Kreu | Muzike | Vesa Luma - Skena po me pranon per bukurine, zgjuarsine dhe kengen joshese

Vesa Luma - Skena po me pranon per bukurine, zgjuarsine dhe kengen joshese

Vesa Luma Vesa Luma

E embel, lozonjare dhe mjaft e talentuar kengetarja dhe gazetarja kosovare Vesa Luma po shkelqen kete sezon veror ne te gjitha top listat e hiteve muzikore. E bukur dhe me ze brilant kur paraqitet ne skene, Vesa Luma sjell fantazine e kengetareve te Kosoves. Biondina e bukur, njihet qe prej kohes kur ajo ngrinte ne kembe te gjithe publikun ne Pallatin e Kongreseve ne spektaklin Ethet e se premtes, me zerin e saj shume te vleresuar dhe nga kritiket e muzikes.

E ëmbël, lozonjare dhe mjaft e talentuar këngëtarja dhe gazetarja kosovare Vesa Luma po shkëlqen këtë sezon veror në të gjitha top listat e hiteve muzikore. E bukur dhe me zë brilant kur paraqitet në skenë, Vesa Luma sjell fantazinë e këngëtarëve të Kosovës. Biondina e bukur, njihet që prej kohës kur ajo ngrinte në këmbë të gjithë publikun në Pallatin e Kongreseve në spektaklin "Ethet e së premtes", me zërin e saj shumë të vlerësuar dhe nga kritikët e muzikës. E shohim shumë shpesh të vijë në Tiranë dhe duket se këngëtarja kosovare nuk lë aktivitet dhe koncert pa qenë e pranishme.Çështë e vërteta jam shumë pranishme këtu, por këndoj dhe në Prishtinë, tregon Vesa, duke pohuar se miqësia që ka krijuar, është e konsoliduar që nga pjesëmarrja në spektaklin Ethet e së premtes. Mes muzikës dhe gazetarisë, vështirë të qëndrojnë këto dy profesione bashkë. Por këngëtarja pohon se vazhdon që të ushtrojë dhe profesionin gazetares në Radio Televizionin e Kosovës.

Gjatë këtyre ditëve Vesa ka qenë e pranishme në bregdetin shqiptar, duke qenë pjesë koncerteve të ndryshme që zhvillohen këtë sezon. Ky sezon ka nisur me shumë impenjime për këngëtaren nga Prishtina, Vesa Luma. Sapo ka prezantuar vidioklipin e këngës së saj më të fundit Ik kur të lë unë, i cili vjen me një performancë të shkëlqyer nga këngëtarja, e cila siç pohon edhe vetë mund të jetë hiti i kësaj vere. Por pas këtij vidioklipi, ajo sapo është prezantuar dhe me një vidioklip tjetër, që është një bashkëpunim me Turin e grupit Produkt 28. Kënga titullohet Eja dhe të dy këngëtarët nëpërmjet tingujve ritmikë, sjellin një gjetje të re për publikun. Por një vit më parë për Vesën, muaj qershor ishte koha kur ajo theu akullin, duke u paraqitur me këngën e saj të re Jemi dhe s'jemi, e cila arriti të pushtojë vendet e para nëpër të gjitha top listat muzikore në Kosovë, duke lënë pas vetës shumë këngëtarë të tjerë të njohur. Vesa Luma është njëra ndër këngëtaret, e cila synon suksesin gradual. Ndërkaq që teksti dhe tingujt e kësaj kënge krijojnë një atmosferë elektrizuese.

Vesa tregon se tekstin dhe orkestrimin e kësaj kënge i ka bërë Florian Mumajesi (Flori). "Flori ka punuar edhe më herët një këngë për mua, prandaj një ditë kur ishim duke ndenjur bashkë më tha se do të më punojë një këngë shumë ritmike", tregon Luma. "Në këtë këngë janë të përziera disa zhanre në një temë muzikore, meqë kam dashur që t'i përshtatem më shumë shijes së publikut", thotë ajo. Vesa Luma pas suksesit të kësaj kënge filloi që të punojë për albumin e saj të parë. Ndërkaq që në vijim të karrierës së saj ajo u prezantua denjësisht dhe në Top-Fest. Vesa tregon se eksperienca në spektaklin e njohur "Ethet e së premtes" ka bërë që ajo të marrë guximin për t'i futur disa zhanre muzikore në një album. Edhe pse eksperimenton me shumë zhanre muzikore, ajo ende mendon se duhet të vazhdojë më shumë në rrugën e këngës. Për karrierën e saj muzikore ajo thotë se përkujdeset shumë dhe familja e saj. Vesën e njohim edhe si prezantuese dhe gazetare në Televizionin publik të Kosovës, që ajo thotë se është profesioni i saj.

Unë kisha dashur shumë që profesioni im i dytë të jetë muzika dhe shpresoj që zoti të më japë atë mundësi që t'u përkushtohem të dyjave. Unë e dua muzikën, ajo më shoqëron në çdo çast të jetës sime, por edhe gazetarinë e kam në shpirt, prandaj s'do të mund t'i ndaja", shprehet Vesa Luma. Ndonëse gjatë kësaj interviste për profesionet e saj flet me dëshirë, për jetën e saj private nuk flet shumë, apo edhe nuk preferon të flasë. Ajo pohon se atë e ruan për vete.Unë e ruaj jetën time private për vete, e ruaj nga vrazhdësia e shoë biznesit, sepse nëse atë e bëj publike atëherë ajo më nuk është private tregon këngëtarja.

Biondina e Etheve Vesa Luma, prej disa vjetësh është duke përjetuar një histori dashurie me Genc Dobroshin, një regjisor kosovar, një lidhje, që deri tani i ka falur asaj vetëm momente të bukura. Sapo është diplomuar në Fakultetin e Komunikimit Masiv (dega e gazetarisë) në Prishtinë, por përveç muzikës po përgatitet edhe për të filluar studimet pasuniversitare në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Pas turneut që do të zhvillojë në disa qytete të Shqipërisë, ku do të shkojë dhe në qytetin e Ulqinit, Vesa do të jetë e pranishme me koncertet e saj dhe në diasporë. Gjatë ditëve të qëndrimit të saj në Shqipëri ajo dha një intervistë, ku përveçse aktivitetit të saj të përditshëm ajo na rrëfeu edhe disa të fshehta të jetës së saj.

Vesa si po i kalon këto ditë?
Këto ditë të ngrohta po i kaloj me punë me shumë dhe angazhime. Janë koncertet verore, të cilat këtë vit më kanë nisur më herët, por që kjo është një lodhje e lezeçme sepse po e bëj punën që e kam edhe pasion, e kush nuk lakmon për një punë ku duhet të këndosh.

Sezoni që kaloi si ka qenë për ju nga ana profesionale?
Jam shumë e kënaqur me të gjitha projektet, që më ka sjell sezoni i kaluar. Kam qenë e angazhuar në pothuajse të gjitha mbrëmjet e organizuara në Shqipëri dhe Kosovë, duke më lënë një shije të mirë edhe për këtë verë.

Kemi ndonjë projekt muzikor të ri nga ju gjatë këtij sezoni veror?
Sapo përfundova xhirimet e klipit më të ri, i cili jam shumë e bindur se do t'ju pëlqejë shumicës, sepse është një klip që ka kushtuar shumë, por ja ka vlejtur sepse edhe kënga, e cila është shumë ritmike, besoj se do ti pushtoj diskot verore.

Në Shqipëri, a do të jeni sërish me krijimtarinë tuaj muzikore?
Unë punoj njëlloj si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, dhe tashmë ka vite që unë kaloj shumicën e kohës në Shqipëri, dhe më duket njëlloj si në Kosovë kur jam në Shqipëri, por nëse flasim për festivale të cilat mendoj se ndiqen më shumë se klipet atëherë patjetër se do të jem pse jo, por pas një pauze shumë të shkurtër.

Në Kosovë aktualisht me çfarë po merreni?
Sapo jam diplomuar në Fakultetin e Komunikimit Masiv(dega e gazetarisë) dhe vazhdoj të punoj në Radio Televizionin e Kosovës si gazetare, dhe përveç muzikës po përgatitem edhe për të filluar studimet pasuniversitare në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Këto ditë do të niseni në turne, çmund të na thoni diçka rreth tij?
Do të filloj më Durrësin, do të vazhdoj me Vlorën, Sarandën, Lezhën , pastaj në fund të korrikut do të jem në një festival të muzikës zbavitëse në Novi Pazar të Bosnjës, ku më kanë ftuar të jem pjesëmarrëse. Këtë ftesë unë në këtë festival unë e vlerësoj si një pjesëmarrje mjaft të rëndësishme, ndërsa gjatë muajit gusht do të jem në Kosove dhe në qytetin e Ulqin shumicën e kohës, deri në shtator kur do të nisem në një miniturne edhe në diasporë.

Vesa si e shpenzon kohën e lirë?
Kam një oborr apo kopsht si i thoni ju në Shqipëri, që është në shtëpinë time. Ai është një ambient i mrekullueshëm dhe shumë i freskët. Aty bashkë me njerëzit, që i dua e kaloj kohën e lirë.

Sa mundësi argëtimi të ofron Prishtina gjatë këtij sezoni veror?
Prishtina është shumë e gjallë gjate sezonit të verës, edhe pse nuk ka det, por nëse kalon afër qendrës së Prishtinës, nuk do të të mungoj deti asnjëherë....

Vesa çfarë vlerëson më shumë tek një lidhje dashurie?
Mendoj që një lidhjeje dashurie të funksionojë, duhet të ketë respektin për njeri-tjetrin dhe normalisht dashurinë reciproke.

Që një lidhje të funksionojë është më mirë martesa apo bashkëjetese?
Çdo gjë që vjen natyrshëm. Bashkëjetesa dhe martesa janë të njëjta, nëse dy njerëz duhen në të vërtetë.

Cila është dhurata më e bukur që keni marrë nga i dashuri?
Hmm..zemra e tij..

Në lidhjen tuaj ka vend për xhelozi?
Në asnjë mënyrë, sepse nga fillimi është ndërtuar ashtu, që të mos ketë vend për xhelozi.

Nëse ju tradhtojnë çfarë bëni?
Nuk e kam provuar e as nuk kam tradhtuar ndonjëherë. Por nuk e di çfarë do të bëja.

Çfarë natyre është Vesa, jeni nevrike, e qetë ...
Jam një natyrë shumë më e qetë, se sa dukem. I marr gjërat me shumë qetësi dhe fatmirësisht më ecën çdo gjë rrjedhshëm.

I falni ata njerëz që ju bëjnë keq?
Edhe pse nuk më ka bërë dikush keq deri tani, por ka pasur raste kur jam lënduar me qëllim apo pa qëllim të tyre, ndaj ka pasur raste edhe kur kam falur.

Për ty bukuria dhe zgjuarsia duhet të jenë të dyja, që të kesh një karrierë të suksesshme?
Patjetër që duhet të jenë të dyja. Në momente të caktuara të duket se vetëm njëra mjafton, por me kalimin e kohës besoj se e kuptojmë, që nëse duam të kemi një karrierë të gjatë atëherë na duhen të dyja së bashku.

Cilat janë gjerat më të rëndësishme në jetë?
Familja dhe njerëzit që i mban afër.

Sijanë marrëdhëniet e Vesës me njerëzit e familjes?
Familja është çelësi i suksesit tim. Pa ndihmën e tyre unë nuk do të isha këtu ku jam. Kam nënën dhe motrat të cilat më ndihmojnë në çdo aspekt të jetës, jo vetëm në karrierë.

Tek një miqësi çfarë vlerëson më shumë Vesa?
Kur një mik është në gjendje të të gjendet në momentet më të renda dhe më të mira të jetës tënde.

Jeni pjesë e spektakleve të ndryshme, duke qenë e tillë ju duhet një gardërobë e pasur, por Vesa shpenzon shumë për rroba?
Kam filluar të shpenzoj më shumë se çmë duhet për veshje, prandaj kam filluar të brengosem për këtë fakt. Megjithatë është pjesë e showbizit, prandaj përveç dëshirës sime për tu veshur sa më bukur, njëkohësisht e ndjej edhe obligim të shpenzoj për veshje.

Vajzat e spektakleve, këngëtare të ndryshme tregojnë se kujdesen shumë për linjat e tyre. Ju mbani dietë?
Metabolizmi im është shume interesant. Ndodh që për një javë të humb kile dhe javën tjetër të shtoj po aq, prandaj nuk e kam provuar të mbaj dietë, sepse e di që ndoshta do të më duhet një paraqitje e rëndësishme dhe unë mund të bie në kilogram me pak kujdes. Por dua të them një gjë që më bën shumë përshtypje në përgjithësi tek ne shqiptarët. Ne i kushtojmë aq shumë vëmendje peshës pa nevojë, përderisa në bote edhe pasarelat e modës kanë filluar të realizohen me modele me peshë normale. Nuk është i nevojshëm gjithë ky kompleks, sepse asnjë njeri nuk është perfekt.

Pjata e preferuar?
Peshku i freskët me sallatë me patate të ziera dhe qepë, e shoqëruar me një gotë verë të bardhë.

Cilat janë dhuratat që ju pëlqejnë më shumë?
Kjo është një pyetje shumë e vështirë, sepse të gjitha dhuratat i konsideroj shumë të çmuara, por mund të them se lulet janë ato që më gëzojnë më së shumë, kur i pranoj si dhurata.

Më shumë jepni apo merrni dashuri?
Unë jap shumë dashuri, por në mënyrën time të qetë dhe me vepra. Ndërsa tani jam shumë e lumtur, që marr dashuri nga çdo njeri që më rrethon.

Si sillet Vesa me shoqërinë?
Ndoshta është një pyetje që më mirë do të përgjigjeshin ata, mirëpo dua të them se shoqëria ime e ngushtë është e njëjtë, që nga fëmijëria ime dhe deri tani.

Thashetheme më i madh që keni dëgjuar për veten?
Dëgjoj pothuajse çdo javë thashetheme nga më të ndryshme si e fejuar, e martuar shtatzënë etj. Meqë më bëtë këtë pyetje, po e shfrytëzoj rastin tua shuaj kureshtjen gjithë atyre që janë të interesuar: asnjëra nga këto nuk është e vërtetë dhe as nuk janë afër për tu realizuar.

I injoroni thashethemet apo mërziteni?
Jo nuk mërzitem, madje tashmë aq më pak kur edhe thashethemeve ju ka dal lezeti, sepse më ka rënë të lexoj gjëra të cilat jo që janë thashetheme, por edhe janë aq banale për tu besuar.

Cila është veshja e përshtatshme për Vesën, dhe cilat janë ngjyrat që preferon?
E thjeshtë, atlete, xhinse, gjëra të rehatshme, për ti mbajtur që ndjehesh mirë. Ndërsa për sa i përket ngjyrave nga e kuqja kam kaluar në ngjyrën e kaltër.

Mërzitjen si e kaloni?
Duke shkruar tekste për këngët e mia të reja.

Kur e keni dhënë puthjen e pare?
Jo shumë herët ...

Ju ka falur zhgënjime jeta?
Çdo njeri në jetën e tij ka fitime, humbje, por kjo është jeta. Çdo e mirë e ka një të keqe dhe e kundërta. Prandaj si tip pozitiv që jam vështirë se do të zhgënjehem ndonjëherë në jetë.

Cili ka qenë për ju momenti më i bukur gjatë karrierës suaj, por dhe gjatë jetës jashtë profesionit si këngëtare?
Në karrierën time artistike momenti më i bukur ka qenë paraqitja ime e parë para publikut në Akordet e Kosovës kur isha fëmijë në vitet e 90 , por edhe shumë momente të tjera gjatë spektaklit të Etheve, që u zhvillua në Shqipëri, po ashtu momente të bukura kam nga pjesëmarrja nëpër festivale, por dhe shumë e shumë aktivitete të tjera. Jashtë profesionit çdo pjesë të jetës mundohem ta kaloj si një moment të bukur.

Vesa bën pjesë tek vajzat që janë amvisa të mira, apo që e gjen gjithçka gati?
Jam amvisë e mirë, por në fazën fillestare, që i bie kur nuk gjej ndonjë gjë gati, detyrohem të jem amvisë e vetes.

Mesazhi më i bukur që keni marrë në celular?
Ti je krenaria dhe shembulli më i mirë i popullit tonë, ky është një mesazh që më ka ardhur nga një njeri shumë i rëndësishëm në Kosovë.

Merreni me muzikën, jeni këngëtare, por cila ju pëlqen më tepër muzika ritmike apo e lehtë?
Çdo lloj muzike që nuk ma vret veshin dhe që kënaqem duke e dëgjuar. Ka momente kur jam në disponim të dëgjoj muzikën e lehtë, ka momente kur më nevojitet muzikë energjike techno apo diçka e tillë. Por kur dal në mbrëmje me shoqërinë preferoj muzikën hip-hop.

Vesa, ku keni ndërmend ti kaloni pushimet dhe me kë do ti kaloni?
Sivjet nuk besoj se do të kem kohë për pushime, por do të shfrytëzoj bregdetin shqiptar edhe për punë edhe për pushime.

Cilat janë gjërat që Vesa i merr gjithmonë me vete?
Mjafton të them që çdo çantë, që e blej secila është më e madhe se tjetra, që do të thotë se ka aq shumë gjëra, sa po ti përmendja të gjitha do të humbja një pjesë të madhe të kohës.

Parfumi që preferoni më tepër?
Preferoj Hypnose.

Vesa Luma

Dergojani miqve Dergojani miqve

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 0 postime

Jepni mendimin tuaj comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Kodi i Sigurise:

Captcha
Publikoni artikullin
Autori
Kendi i Reklamave
Fjalekyce
Vleresoni kete artikull
5.00