Kreu | Muzike | Nertila Vreto - Folku shqiptar eshte i pashtershem

Nertila Vreto - Folku shqiptar eshte i pashtershem

Parajsa
Nertila Vreto Nertila Vreto

Kengetarja e njohur e muzikes popullore te jugut Nertila Vreto nxjerr albumin e saj te katert ne tregun muzikor. Megjithese fare e re ne moshe Nertila ka realizuar kater albume te cilet jane lancuar ne tregun muzikor. Nje bashkepunim me figura te njohura te muzikes si: Edmond Zhulali, Arben Duka, Genti Lako, Alban Furtuna, Sokol Marsi etj. Ajo tregon se perpiqet te alternoje ne harmoni shkollen per Bio-Kimi dhe muziken te cilat ne jeten e saj tashme plotesojne njera-tjetren. Idhulli i saj i muzikes popullore eshte kengetarja e njohur e serenatave korcare Eli Fara. Ajo deshiron qe te jete autentike dhe vetvetja ne tregun muzikor. Nertila Vreto shpreh lidhur me kengetaret te cilet perpunojne muziken e huaj se folku yne eshte mjaft i pasur dhe eshte e rendesishme qe t?a shfrytezojme ate.

K ëngëtarja e njohur e muzikës popullore të jugut Nertila Vreto nxjerr albumin e saj të katërt në tregun muzikor. Megjithëse fare e re në moshë Nertila ka realizuar katër albume të cilët janë lançuar në tregun muzikor. Një bashkëpunim me figura të njohura të muzikës si: Edmond Zhulali, Arben Duka, Genti Lako, Alban Furtuna, Sokol Marsi etj. Ajo tregon se përpiqet të alternojë në harmoni shkollën për Bio-Kimi dhe muzikën të cilat në jetën e saj tashmë plotësojnë njëra-tjetrën. Idhulli i saj i muzikës popullore është këngëtarja e njohur e serenatave korçare Eli Fara. Ajo dëshiron që të jetë autentike dhe vetvetja në tregun muzikor. Nertila Vreto shpreh lidhur me këngëtarët të cilët përpunojnë muzikën e huaj se folku ynë është mjaft i pasur dhe është e rendësishme që ta shfrytëzojmë atë.

Kënga juaj Eja djalo eja është një këngë e orkestruar nga Edmond Zhulali dhe tekst të Arben Dukës. Kjo këngë është bërë hit Kjo këngë është realizuar edhe videoklip. Kam gjetur dy nga figurat më të njohura të muzikës dhe jam shumë e kënaqur nga kjo.

E juaja ka qenë ideja për këngën Eja djalo eja dhe kë thërret Nertila Vreto me këtë këngë Thjesht i thamë Arben Dukës për të bërë një tekst dhe ai pranoi me kënaqësi. Gjithë tekstet që bën Arbeni janë pëlqyer.

Ky është albumi juaj i katërt i hedhur në treg. A mund ta quani të parin nga popullariteti që ka fituar
Për mua ky është albumi i parë sepse ishte albumi që goditi në tregun muzikor. Mendoi se në këtë album kam dhënë maksimumin dhe se albumet e parë jo.

Kur realizove albumin e parë mendove se do të arrije të realizoje katër albume dhe të ishe e njohur në publik
Albumin e parë e kam bërë krejt rastësisht. Nuk mendoja se do të bëja një album. U prita shumë mirë pasi isha e re në treg. Më pas erdhi albumi i dytë, një bashkëpunim me FM studio e cila ka edhe tani produksionin e albumeve të mia në dorë.

Në këtë album ju keni bashkëpunuar me shumë emra të njohur si: Edmond Zhulali, Sokol Marsi, Genti Lako, Alban Furtuna, etj të cilët kanë goditur në tregun muzikor me muzikën e tyre Kam pasur dëshirë që të bashkëpunoja me këta emra të shquar të muzikës sepse doja që albumi im të kishte veçantinë e punës së tyre. Veçantia që kanë kultivuar këta muzikantë është shfaqur edhe në albumin tim. Ky album nuk ka asnjë këngë të njëjtë me tjetrën pasi janë punuar nga duar të ndryshme.

Për sa kohë është realizuar albumi juaj Syri yt
Relativisht më është dashur shtatë muaj për të realizuar këtë album. Kam qenë e impenjuar me shkollën dhe jam shkëputur disi për periudha të shkurtra. Gjithsesi është realizuar mirë.

Titulli i albumit Syri yt ndikon në tregun muzikor dhe në shijet e publikut. Ka një mesazh ky titull
Këtë titull ka e vetmja baladë në këtë album. Nuk është këngë popullore e përpunuar si të tjerat por një baladë shumë e bukur me tekst të Arben Dukës dhe orkestrim të Alban Furtunës.

Shumë këngëtarë të këngës popullore kanë në albumet e tyre një apo dy balada. Si shpjegohet, janë më të pëlqyera baladat tani Jo të gjithë njerëzit pëlqejnë ahengun dhe të kërcejë por kërkon edhe një melankoli. Ka shumë këngëtarë që e gjejnë veten tek baladat. Beri në albumin e katërt unë nuk kisha realizuar balada dhe kjo ishte e para baladë që bëja unë.

Këngët e këtij albumi janë krijime të reja përveç këngës Hapi sytë e zezë që është një këngë e njohur korçare
Po. Është një këngë e Lindita Theodhorit dhe një këngë tjetër Kolazhi i fundit me këngë të njohura korçare.

Ju nuk jeni nga Korça. Përse këndoni këngë korçare
Unë kam filluar karrierën time me këngë korçare. Kam kënduar në një konkurs në shkollë një këngë të Eli Farës dhe më pas më ftuan në teatrin Skampa ku u prita shumë mirë. Ky ishte fillimi i karrierës sime duke pasuar regjistrimi i albumit tim të parë.

Ju studioni një degë që nuk ka lidhje me muzikën, bio-kimi. Sa e rëndësishme është për ju shkolla
Është shumë e rëndësishme për mua sepse jeta të rezervon gjithmonë të papritura dhe duhet një diplomë kudo. Nuk e di nëse do të këndojë gjithmonë apo jo. Është e rëndësishme për mua që të diplomohem. Kënga natyrisht që nuk do të shkojë në plan të dytë.

Janë pengesë për njëra-tjetrën shkolla dhe muzika
Jo, aspak. Ato alternojnë njëra-tjetrën. Kur lodhem në shkollë dëgjoj këngët e mia dhe kur mërzitem duke dëgjuar këngë fillojë të lexojë. I kam për zemër të dyja dhe nuk mund ti ndajë.

 

Gjatë verës këngëtarët janë të angazhuar me koncerte. Sa e angazhuar jeni ju me koncerte Më janë bërë disa ftesa dhe në fakt jam në dilemë se kë duhet të zgjedh prej tyre. Më pëlqen të jem sa më afër publikut dhe kështu do të jem në koncerte dhe do të pranojë shumë ftesa.

Çështë publiku për ju
Publiku për mua është gjithçka. Unë këndojë për publikun dhe nëse zhgënjehem prej tij atëherë do të jetë fundi për mua. Më pëlqen kur më admirojnë, adhurojnë dhe kur i pëlqejnë këngët e mia.

Të pëlqejnë më shumë komplimentet apo edhe kritikat
Më pëlqejnë më shumë vërejtjet sepse e di që vërejtjet më vlejnë. Nga vërejtjet unë kuptoj se ku e kam gabimin. Normalisht që më pëlqejnë edhe komplimentet por kur janë reale dhe jo fallco.

Cili ka qenë konplimenti më i bukur që ju kanë bërë
Komplimenti më i bukur ka qenë krahasimi me Eli Farën.

Kënga Lala Gjoni është një këngë shumë e pëlqyer. Si është realizuare videoklipi i kësaj kënge
Realizimi i këtij klipi në fakt mua më pëlqen por mund të bëhej edhe më mirë. Për videoklipin ka ardhur një plan nga Amerika.

Në tekst është përmendur politika. E pëlqeni ju politikën
Nuk më pëlqen fare politika por më pëlqejnë batutat që bëjnë politikanët.

Sa qendësi i kushtoni lukut tuaj Një këngëtari nuk i mjafton vetëm vokali apo muzika e bukur. Për të qenë sa më i pëlqyer duhet të jesh i kompletuar nga të gjitha, luku, grimi etj. Fotot në album janë bërë nga studio Marens, grimi është bërë nga Artemisë.

Si është Nertila Vreto në jetën e përditshme
Unë jam shumë e thjeshtë në jetën e përditshme madje edhe më e thjeshtë se duhet. Ka ndodhur që duke më parë nga ekrani më kanë cilësuar si mëndjemadhe por kur kanë arritur të më njohin nga afër kanë ndryshuar mendim. Jam një tip i qetë edhe i dashur. Dua që të kem një shoqëri të pastër. Jam një njeri pa komplekse. Nuk më pëlqejnë thashethemet.

Keni dëgjuar apo keni pasur ndonjë thashethem për veten tuaj Deri tani jo. Por nuk i dihet ndoshta do dali më vonë diçka por sidoqë të jetë mua nuk do më interesojë.

Cila është më e bukur për Nertilën dita apo nata dhe pse
Për mua më e bukur është dita sepse nata më frikëson deri diku. Ndoshta tek frika ime për natën ndikon edhe fakti sepse unë jetoi vetëm dhe jam larg familjes sime. Pastaj edhe nata edhe dita kanë bukuritë e veta.

Të pëlqen pavarësia dhe të jetoni vetëm
Më pëlqen pavarësia sepse më ndihmon që të mësoj të përballem me jetën. Por familja për mua është gjithçka dhe më merr malli shumë për ta. Kur kam kohë të lirë shkoj gjithmonë dhe i vizitoi.

Kënga Valle rrajcës është një këngë e pëlqyer. Më fol pak për të Është një këngë e Arben Dukës me orkestrim të Genti Lakos. Është një këngë e cila në zonën time është shumë e pëlqyer. Kjo ka qenë vetëm valle por unë mendova që ta bëja këngë.

Si mendoni për këngëtarët shqiptarë të cilët përpunojnë ose vjedhin këngë të huaja ndërsa ju keni bërë një zgjedhje tjetër Çdo këngëtar ka mendimin e vet. Ndoshta mendojnë se duke sjellë një këngë e cila është hit në vendin e vet do bëhet hit edhe këtu. Unë mendoj se kjo gjë ka dalë jashtë mode.

Ne kemi folkun tonë dhe folku jonë është shumë i pasur pse të mos e shfrytëzojmë atë.

Bashkëpunimi juaj me FM studio
Më ka pëlqyer shumë të bashkëpunoi me këtë studio. Që prej ofertës që më është bërë nga kjo studio unë mendova se me këtë studio unë do arrija atje ku doja. FM studio është një studio që nuk bën komerc.

E interpretoni muzikën e lehtë
Po. E interpretoj dhe më pëlqen shumë.

E ndien konkurencën Nertila Vreto dhe si përballet me të
Çdo këngëtarë ka adhuruesit e vet. Unë nuk mund të marr adhuruesit e një këngëtari tjetër. Publiku pëlqen këngët e mia sepse i ka bërë Nertila. Unë kam këngët e mia që nuk mund ti bëj një tjetër.

Ke patur ndonjëherë një këngëtarë idhull Padyshim. Për mua idhulli ka qenë është dhe do të jetë Eli Fara.

Çfarë vlerëson dhe urren më shumë tek një njeri
Tek njerëzit pëlqej respektin, të qënit i thjeshtë dhe njeri mbi të gjitha pa dalë nga natyra e vet. Urrej hipokrizinë dhe njerëzit që merren me thashetheme.

Me albumin tuaj të katërt ju keni arritur më shumë se me tre të tjerët. Si shpjegohet
Kjo është meritë e shtepisë diskografike FM studio në drejtimin e producentit tim dhe bashkëpunëtorëve të mi në këtë album.

Keni realizuar një duet me bilbilin e muzikës së jugut Petrit Lulo Bashkëpunimi me Petritin ka qenë rastësi. Ai po realizonte albumin e vet dhe mendoi që duhet të bënte një duet në këtë album dhe unë e zëri im ishim të përshtatshëm.

Nertila Vreto

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 0 postime

Ju duhet te identifikoheni per te postuar komente!


Rrjete Sociale

Google+

Facebook
Autori
Kendi i Reklamave
Vleresoni kete artikull
0
Publikoni artikullin
Kendi i Reklamave