Kreu | Muzike | Adriano Celentano, 65 vitet e nje mbreti

Adriano Celentano, 65 vitet e nje mbreti

Adriano Celentano Adriano Celentano

Qe nga data 6 janar e vitit 1938, date kur lindi kengetari i madh i muzikes italiane, aktori, regjisori dhe prezantuesi Adriano celentano, e deri me sot kane kaluar plot 65 vjet. Pikerisht diten e hene me 6 janar 2003 kjo legjende e gjalle e muzikes, filmit dhe televizionit, mbush 65 vjet. Edhe kete vit, shoqata celentano ne Shqiperi do te festoje kete pervjetor te vecante ne jeten e artistit te madh. Diten e premte ne Muzeun Historik Kombetar, nen organizimin e kesaj shoqate, do te zhvillohet nje takim i vecante per nder te ketij pervjetori.

M ë 10 janar ,në Muzeun Kombëtar do të festohet 65- vjetori i lindjes së Adriano Çelentanos.

Çelentano, 65 vitet e një mbreti.
Që nga data 6 janar e vitit 1938, datë kur lindi këngëtari i madh i muzikës italiane, aktori, regjisori dhe prezantuesi Adriano Çelentano, e deri më sot kanë kaluar plot 65 vjet. Pikërisht ditën e hënë më 6 janar 2003 kjo legjendë e gjallë e muzikës, filmit dhe televizionit, mbush 65 vjet.

Edhe këtë vit, shoqata Çelentano në Shqipëri do të festojë këtë përvjetor të veçantë në jetën e artistit të madh. Ditën e premte në Muzeun Historik Kombëtar, nën organizimin e kësaj shoqate, do të zhvillohet një takim i veçantë për nder të këtij përvjetori. I konceptuar si një takim me adhuruesit e Çelentanos, ku nuk do të mungojnë rrëfimet më të fundit, në këtë program përfshihen promovimi i librit më të fundit kushtuar Çelentanos Kjo është historia, fotoekspozitë dhe fotografi të zgjedhura të artistit, dhe 5 librat e botuara në shqip nga shoqata Çelentano, këngë, filma e muzikë e kënduar live në skenën e improvizuar me këtë rast. Kryetari i kësaj shoqate, Shpendi Xheka, thotë se përkujtimi i ditëlindjes së Çelentanos, tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme. U bënë vite, që nga 1994, që ne e festojmë këtë përvjetor.

Kemi botuar në shqip plot pesë libra kushtuar Çelentanos, si Parajsa është një kalë i bardhë që nuk djersin kurrë, i botuar në vitin 1996, Çelentano, artisti i shekullit, Io non so parlar damore, Eco di rado e parlo ancora bene dhe botimi i fundit Questa e la storia. Siç rrëfen edhe vetë Xheka, në këtë libër tregohet për herë të parë për Çelentanon, si aktor, regjisor, dhe si prezantues në televizion. Kjo është historia e një njeriu që vazhdimisht i ka ngatërruar letrat në tavolinë: disqe në filma, kolona zanore që më pas janë bërë Long Play, këngë të autorit që kthehen në romanca, libra në filma etj. Autori që e ka shkruar këtë libër, Aldo Fittante, është kritik kinematografie dhe punon për Film TVdhe për Segnocinema duke bashkëpunuar si gazetar për disa organe të medias.

Që nga mosha 10 vjeç ai mbledh disqe, copëza nga shtypi, video dhe gjithçka tjetër që lidhet me veprën e Adriano Çelentanos. Në këtë libër të tij janë përfshirë shumë momente nga jeta e tij artistike, sukseset dhe sfidat, mendimet dhe opinionet e hedhura mbi të, e veç të tjerash, edhe plot faqe mbi shkëlqimin e tij.

Çelentano, me muzikë cigane
E ndërsa kishte kohë që Çelentano nuk po dilte më në skenë me diçka të re nga krijimtaria e tij, ja ku ia ka behur edhe befasia më e fundit. Një album krejt i veçantë me këngët e tij më të fundit ka dalë në qarkullim prej rreth një muaji.

Brenda një kohe mjaft të shkurtër, ky album arriti të pushtojë tregun diskografik në Itali dhe shitjet e këtij albumi morën përmasa të mëdha. Befasia kësaj herë qëndron tek tingujt që Çelentano ka zgjedhur. I frymëzuar nga muzika cigane, Çelentano ka realizuar një disk të mrekullueshëm me muzikë, ku spikat ndërthurja mes tingujve ciganë dhe atyre rok.

Gazetat e teprojnë gjithmonë pak.
Marrëdhëniet mes Çelentanos dhe shtypit nuk kanë qenë kurrë idilike. Ato, jo rrallë, kanë arritur deri aty sa Adriano ka ndier nevojën të ndërhyjë në vetën e parë, duke firmosur artikuj me grushtin e tij, qoftë si kryeartikullshkrues,( për Corriere della sera, La Stampa, Epoca, Il giornoetj) e qoftë si i intervistuar. Shumë herë atë e kritikonin, madje herë herë kritikat ishin aq të ashpra se dukej se figura e tij po fundosej. Kritikat kryesore ishin ndaj figurës së tij televizive. Në librin Kjo është historia përfshihen pjesë nga shkrimet kritike dhe sulmet ndaj Çelentanos në gazetat kryesore që nga viti 1987deri në vitin 1988.

Kështu, Pippo Baudo në La Stampa shprehet se Çelentano ka përdorur mjetin televiziv në mënyrë rravguese, duke i përfshirë pasojat deontologjike. Ka menduar për veten, për suksesin e tij. Ndërsa Enzo Biagi shprehet në La Republika: Shfaqja e Çelentanos, siç thonë specialistët, e ka prishur, por do të duhej edhe të përcaktohej se çfarë. Çelentano që që do të jetë një njeri instiktiv, por që është, nga ana tjetër, edhe një dinak, një dhelpër, ka recetën e tij: e ka kuptuar se , për të bërë për vete publikun, dhe faqet e para të gazetave, nuk duhet ti besohet burimeve të zakonshme.

Ndërsa vetëm një muaj më parë, në po këtë gazetë , Giorgio Bocca shkruan për emisionin e drejtuar nga Çelentano në atë kohë: Gjetja mahnitëse e të shtunës mbrëma është që budallai me talent Adriano Çelentano, i detyron burokratët pa talent të RAI TV, të rritur si krimba në djathë, në qeverisje me hatëre, në vetëcensura, në nderime servile, të ndërsjella, për të prishur shëmbëlltyrën e vet, dhe për ti dhënë vetes, një paraqitje qesharake e për tu mëshiruar. Ndërsa Maurizio Costanzo, në artikullin e tij të datës 5 tetor 1987 në Il Messaggero kritikon më ashpër.

Në qoftë se keni aty afër një copë letër dhe një laps, shënoni datën 3 tetor 1987 dhe kohën nga ora 20:30 në atë 23:45. Në këtë orë është arritur pika më e ulët e historisë së televizionit italian, në këtë orë kemi qenë të pranishëm në fundosjen e drejtpërdrejtë të Titanikut televiziv. Lulja e syçkës së programit Rai Fantastico, shkoi në mënyrë të pandreqshme drejt fundit, para syve të hutuar të përhumbur dhe të shtrembëruar të atij që do të duhej të ishte timonieri trim, komandanti sypatrembur Adriano Çelentano, gjithmonë në hit parade-n e mendjemadhësisë, të fodullëkut.

Nuk është gjë e vogël për pagën e tij mujore prej më tepër se tre miliardë, për koston e përgjithshme të transmetimit, për investimin e papritur që TV dhe Shteti ka bërë me të hollat e të gjithë neve, taksapaguesve të detyruar,- thotë ndër të tjera Costanzo. E po me këtë ritëm për prezantimin e tij në fantastico shkruanin edhe shumë gazeta të tjera. Veç të tjerash, vetë artikujt ishin të shoqëruar me tituj si Çfigurë prej budallai, Adriano nuk predikon, kopjon Baudo-n, Çelentano bëhet deputet, etj. Por me gjithë këtë as ai nuk heshti. Herë pas herë ai e mori guximin dhe i dha të gjitha përgjigjet e tij, madje në faqet e para të gazetave...

Për muzikën
Kënga për mua është një hymn i gëzimit, i haresë, dëfrimit e ngazëllimit. Një jetë pa muzikë është e trishtuar, një muzikë pa jetë është e tmerrshme. Vulgare është gjithçka që është jashtë kohës. Jeta është gjithmonë një e vërtetë muzikore. Unë, një Mumje që flet! Nuk kam parë kurrë një mumje që këndonrock-un. Jam i sigurt për ato tri gjëra , që me aranxhime të ndryshme, i këndoj që prej dyzet vjetësh.

Për TV
Televizioni është nëj top, me të cilin gjithkush hedh predhat e tij dhe shenja jeni ju. Po të dëshironi mund të ndryshoni kanal. Por cilat nga gomarllëqet që do të gjeni, do tju duken më të mira se ato për të cilat po ju them unë Gjëja më e shëmtuar e shtypit, a e di kush është Askush nuk ia del ta zhdukë atë leximin e bezdisshëm të dyfishtë, që ndihet vagëllimthi në fund të çdo artikulli. Është si të përdoren dy të folura të ndryshme në çdo shërbim gazetaresk, një për njerëzit e zakonshëm, e një tjetër për një rreth më të ngushtë. Në qoftë se unë do të bëhesha shef i gjithë rrjeteve televizive, do të ruaja dhe do të mbroja vetëm transmetimet e drejtuara nga santoro, gad lerner, Costanzo, Riotta, Ferrara, Blob dhe emisionet e lajmeve Unë e kam kundërshtuar gjithmonë Berluskonin dhe reklamën e tij bombarduese. Në shenjë proteste nuk kam punuar kurrë për të. Por jemi miq. Herë pas herë takohemi dhe unë i them: Silvio, unë punoj për ty vetëm në rast se e ul reklamën.

Për ekologjinë Vetëm nuk ia dal të rindërtoj të gjithë qytetet e Italisë. Të themi të vërtetën unë do të mund të kisha pesë muratorë nga Valsassina, por nuk mjaftojnë. Oh Zot! Të paktën mund të filloja të shembja, të çmontoja Milanon ose Leccen, që është më tepër e shkatërruar, ose edhe Como-n. -Ndotja më e madhe vjen nëpërmjet shikimit.

Për jetën
I dua gjërat më të mira. Janë shumë më të parapëlqyeshme se më të këqijat. Përbuz paranë, më pëlqen dashuria, nuk njoh urrejtjen , më pëlqen rreziku. Kur luhet me letra, të gjithë njerëzit janë të barabartë. Unë kërkoj të dallohem. Që kur kam qenë i ri kam pasur rastin të njoh botën. Përshtypja nuk ka qenë shumë e mirë. . E quaj veten një njeri që ka hyrë në bar-lokalin e artit dhe që nganjëherë dëfrehem duke çuditur dy a tre të rinj. Sipas radhës më pëlqejnë gratë, natyra, kafshët. Jam me fat, sepse nuk më prek, as kalimthi hija e asnjë dyshimi. Kam mësuar se martesa është një bëmë më serioze dhe më e guximshme se sa të ngjisësh lartësinë e K2 pa maskë.

Gjithmonë punoj, që një ditë të ndalem Kur suksesi të mbarojë do të jem i trishtuar për një çerek ore. Pastaj do të gjej diçka tjetër që do të më argëtojë. Me dëshirë të madhe do të punoja si orëndreqës.

Për politikën
Në qoftëse unë do të isha kryeministër do të bëja një kopsht me pula në Piazza del Duomo (në sheshin e katedrales së qytetit) Partitë janë përpjekur të më instrumentalizojnë, kur ishin të terrorizuara nga mendimi, se nga fjalët e mija mund të lindte një parti. Ditën, në të cilën u kuptua, se duke folur për Amazonën dhe vrimën e ozonit, nuk kisha asnjë prapa, filluan të ngrinin padi në gjyq kundër meje.

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 0 postime

Ju duhet te identifikoheni per te postuar komente!


Rrjete Sociale

Google+

Facebook
Kendi i Reklamave
Vleresoni kete artikull
1.00
Publikoni artikullin
Kendi i Reklamave