Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Anita Bitri
Anita Bitri u lind ne Sarande, me 8 Janar 1968 ne nje familje intelektuale. Te gjithe admironin tiparet e embla dhe te bukura te kesaj femije engjellor. Edhe pse ishte ne kopesht, ajo kendonte me femijet e tjere dhe imitonte ne ambjentet e shtepise, recitonte pa pushim; qe ne ate moshe dinte shume poezi te njohura dhe imitonte shume kenge te festivaleve.
Anjeza Shahini
Sa e veshtire ishte te perfaqesoje Shqiperine? Per mua ishte nje pergjegjesi shume e madhe. Shpeshhere e pyesja veten nese kisha bere mire qe kisha marre nje pergjegjesi kaq te madhe ne dore. Mund ta quaj pa frike pergjegjesine me te madhe qe kam marre ne jeten time, sepse nuk eshte pak kur te gjithe i kane syte tek ti dhe thone kujdes se ke Shqiperine ne krahe.
Tingulli 3
"Kishe une bukuroshe.... Kishe une p...". Adhuruesit ia kendojne ende ne rruge, refrenin e kenges se tij, qe ai ka kenduar pak kohe me pare. E ngacmojne me shikime kureshtare, ndersa ai u dhuron buzeqeshjen e tij karakteristike, duke e ditur mire se pikerisht tek ajo buzeqeshje qendron celesi i suksesit te tij.
Veli Sahiti
Veliu i kendoi zeshkanes. Ai bashkeshorten e ka biondine. Bashkeshortja e tij e kishte futur ne "gjyqin" femeror dhe e pyeste kush eshte ajo zeshkanja qe i ke kenduar? Pas gjithe kesaj "gjykate ushtarake" femerore, Veliu u detyrua tfi kendoje edhe biondines. Natyrisht me deshiren e tij.
Eda Zari
Nga mesi i potpurise, dinamika e grupit u ul per t'i lene vend solos se "Cobanit", i cili mbante si nje femije te sapolindur klarineten e tij mbi gjoks, prane zemres. Klarineta e zeze dominonte mbi kostumin e bardhe kombetar qe "cobani" kish veshur. Cuditerisht, qeleshja qe kish mbi koke i qendronte gati ne te rreshqitur ne nje ane te kokes kacurrele.
Alketa Vejsiu
Eshte nje eksperience shume e mire sepse ke mundesi te merresh me boten e menaxhimit dhe te vetemenaxhimit gje qe mua me lidh ne nje lloj menyre me artin, sepse eshte shume e rendesishme qe te dish te vetmenaxhohesh kur je figure publike pa e konsumuar veten dhe duke dhene me te miren atehere kur duhet tek publiku. E futur ne kete bote kaq te bukur biznesi (per te cilin edhe studioj) mendoj qe me vone te kem edhe une nje biznes.
Ardit Gjebrea
Shume here kam menduar qe te perfshij ne albumin tim kenge te ketyre pese viteve. I gjithe ky akumulim me bente te mendoja se duhej ti futja keto kenge patjeter. Nderkaq edhe doja te krijoja sepse kisha nevojen e nje evolucioni. Gjithe jeten kam studiuar, kam kenduar, kam qene ne skene dhe mendoja se do vinte nje dite dhe emri do te punonte per mua.
Bojken Lako
Eshte shume e veshtire t'a takosh, thuajse e pamundur. Perhere ne levizje, gjendet ne nje vend, duhet te jete diku tjeter. I bej "prite" ne oret e vona te pasdites, ne shkollen Poleposition, pikerisht aty ku gjendet cdo nate per te kalkuluar shfaqjen e dites se neserme. "Prijesi" i muzikes alternative ne Shqiperi, Bojken Lako i ka qendruar besnik muzikes se tij. Tingujt qe ai krijon jane muzike jokomerciale.
Backstreet Boys
Backstreet Boys eshte nje grup i perbere nga pese pjestare te rinj nga Orlando, Florida, qe e devijuan boten muzikore nga vetja ne 1995, dhe dy vjete me vone u bene nje fenomen internacional. Ata shiten mbi shtate milion kopje ne te gjithe boten, kane kater kenge "single" ne krye te renditjes se dhjete kengeve me te mira, Top Ten, dhe kane bere koncerte te suksesshme ne Europe, Ameriken Veriore, Azi, dhe Australi.
Eminem
Marshall Bruce Mathers III, lindi ne Kansas City, Missouri me 17 Tetor 1972. Eminem kaloi nje pjese te mire te femijerise se tij duke u shperngulur nga Kanzas City ne zonen metropolitane ne Detroit; kur ishte 12 vjec, ai se bashku me te emen u shperngulen perfundimisht ne Warren, Michigan. Ishte nje fans i muzikes rap qe ne vogeli, dhe filloi te prezantonte vetveten ne kete fushe ne moshen 14 vjec.
  1   2   3   4  

Muzika mė ka tėrhequr qė e vogėl dhe fillimet e para ishin interpretimet e mia nėpėr shtėpi. Ngaqė kėndoja, familja vuri re prirjen pėr tė kėnduar. Nė pallatin e pionierėve konkurrova pėr violinė dhe mė pas filluan aktivitetet e kėngės nė ansamblin popullor tė pionierėve. Nė moshėn 15-16 vjeēe, nė festivalet e muzikės sė lehtė pėr interpretuesit e rinj, jam vlerėsuar me ēmim tė parė dhe tė dytė. Pra, ėshtė njė eksperiencė e nisur qė nė vogėli.
Artiola Toska,
nė pritje tė altarit ...
 

Artiola ToskaEshtė tip i qetė dhe i kuptueshėm, gjė qė mė siguron qetėsi dhe siguri nė vetevete. Unė ndihem e lumtur dhe e qetė pranė tij, dhe mund tė vazhdoj rrugėn e kėngės, tashmė edhe mė e sigurt. U bėnė njė vit e gjysmė qė jemi bashkė.

Diku tek “Selvia e vjetėr”, nė njė shtėpi tipike tiranase, banon Artiola Toska, kėngėtarja e njohur e muzikės popullore. Mund tė ishte njė violiniste e shkėlqyer, po qe se do tė kishte njė fizik mė tė zhvilluar dhe krahė mė tė gjatė pėr tė mbajtur violinėn e ėndėrruar. Pas debutimit tė suksesshėm nė “ 12 nė Hollivud” nisi njė “jetė nė udhėtime” ku u bė shumė e afėrt pėr admiruesit dhe dashamirėsit e kėngės popullore, duke lėnė pas studimet. E lumtur nė krahėt e dashurisė sė saj, nė ngrohtėsinė e familjes qė gjithmonė i ka qėndruar pranė, e adhuruar nga miqtė dhe publiku, mendon tė ardhmen artistike dhe projekton lumturinė e saj, askund tjetėr veēse nė kryeqytet. Pak indiferente nga monotonia dhe jeta e zhurmshme e qytetit tė saj tė lindjes, e thjeshtė dhe e sinqertė, bukuroshja e kėngės popullore, tregon pėr revistėn “Spekter” rrugėn e saj drejt karrierės por edhe pėr djalin qė i ka rrėmbyer zemrėn tė bukurės Artiola.

Fillimet tuaja si kėngėtare ishin tė rastėsishme apo njė dėshirė e lindur prej kohėsh qė vendosėt ta realizoni!
Muzika mė ka tėrhequr qė e vogėl dhe fillimet e para ishin interpretimet e mia nėpėr shtėpi. Ngaqė kėndoja, familja vuri re prirjen pėr tė kėnduar. Nė pallatin e pionierėve konkurrova pėr violinė dhe mė pas filluan aktivitetet e kėngės nė ansamblin popullor tė pionierėve. Nė moshėn 15-16 vjeēe, nė festivalet e muzikės sė lehtė pėr interpretuesit e rinj, jam vlerėsuar me ēmim tė parė dhe tė dytė. Pra, ėshtė njė eksperiencė e nisur qė nė vogėli.

Thatė mė parė se keni kėnduar muzikėn e lehtė, mendoni tė shfaqeni dhe nė kėtė fushė muzikore?
Unė e pėlqej muzikėn e lehtė dhe besoj se do t’ia arrija tė interpretoja mjaft mirė, por nuk mė ėshtė dhėnė mundėsia. Muzika popullore mbetet primare pėr mua dhe pėlqej tė kėndoj kėngė qė publiku i do dhe i vlerėson si dhe muzikė qė i pėrshtatet shijes sė publikut. Do tė kėndoja edhe muzikė tė lehtė,- mė pėlqen tė rrezikoj pėr muzikėn!

Mendimi juaj pėr muzikėn popullore, diēka mė konkrete lidhur me aktivitetet artistike tė kėngės popullore.
Pėr mendimin tim, kėnga popullore ėshtė lėnė nė harresė. Nuk ka aktivitete tė saj. Nga Ministria e Kulturės, nga media televizive, nuk organizohen spektakle tė muzikės popullore dhe nuk ėshtė mirė tė lihet mėnjanė muzika tradicionale popullore shqiptare, e t’u kushtohet mė shumė vėmendje kėngėtarėve tė huaj qė tė sillen nė Shqipėri, ndėrkohė qė Shqipėria ka kėngėtarė e artistė profesionalė dhe qė kanė nevojė pėr mbėshtetje.Edhe tek “ Maratona e kėngės popullore” mė shumė janė pjesėmarrės kėngėtarė tė muzikės sė lehtė qė kėndojnė kėngė popullore. Nuk ka evenimente me larmi muzikore popullore, me pjesėmarrje tė gjėrė tė kėngėtarėve tė njohur nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė apo dhe me shtrirje mė tė gjėrė.

Cilėt kėngėtarė pėlqeni nga muzika popullore shqiptare. Kujt do dėshironit t’i ngjanit?
Afsa Zyberi,- njė kėngėtare e paarritshme e muzikės popullore tė Shqipėrisė sė Mesme, kėngėt e sė cilės unė vazhdoj t’i kėndoj. Merita Halili dhe Eli Fara qė janė kėngėtare tė mira tė kėngės popullore.

Keni emocione kur dilni para publikut?
Jam tip kurajoze. I jap vetes shumė kurajo, megjithatė emocionohem shumė dhe emocionet i kam tė brendshme. Pėrgjithėsisht jam natyrė qė nuk lė tė kuptoj nėse jam e emocionuar, e frikėsuar, e pasigurt, e mėrzitur. Dhe diēka, gjithmonė para njė koncerti apo aktiviteti unė sėmurem, por nė momentin qė jam para publikut, ndihem e sigurt dhe zėri mė del pa problem.

Ē’mendoni mbi reagimet e adhuruesve ?
Marr shumė shpesh urime e pėrgėzime. Edhe telefoni bie nga shumė dashamirės tė kėngės. Nė rrugė mė ndalin dhe mė pėrgėzojnė por, ne, shqiptarėt ka shumė raste qė nuk dimė tė shprehemi. Ndonjėherė, edhe bezdisem.

Mėrziteni shpesh dhe nėse po, si e kaloni kete gjendje?
Unė mėrzitem shumė shpejt pėr gjėnė mė tė vogėl dhe mė ndodh shumė herė. Jam dhe tipi i njeriut qė nuk e shpreh mėrzitjen gjė qė mė bėn tė mendoj gjatė vetėm me veten time, ndaj e vuaj. Mundohem qė gjendje tė tilla t’i kaloj pa u shprehur me njeri, ose thjesht tė harroj duke bėrė diēka tjetėr, pėrshembull duke dalė…

Si e ndėrton njė ditė tė zakonshme Artiola?

Ditėt e mia ndryshojnė. Nuk mė pėlqen monotonia. Veē filmave dhe teatrove qė i ndjek gjithmonė. Jam e fandaksur edhe pas filmave shqiptarė dhe mė pėlqejnė shumė batutat e realizuara nė kėto filma. Asgjė tjetėr monotone nuk ndėrtoj nė ditėn time. Ndjek akivitetet kulturore dhe nuk jam e interesuar pėr politikėn. Kam njė ditė tė zakonshme, normale si e tė gjithė njerėzve.

Veshja juaj e preferuar, si ju pėlqen tė visheni?
Sa mė thjesht aq mė mirė, ndihem komode.Dua tė jem e thjeshtė edhe nė skenė, dhe pėr kėtė falenderoj stilisten Rezarta Skifteri e cila m’i ka gjetur shijet si dhe pranon sugjerimet e mia. Mendoj se muzikės qė unė kėndoj i shkon pėr shtat veshja serioze dhe e thjeshtė. Nė skenė klasike, mua mė pėlqen veshja mes klasikes dhe sportives. Gjatė ditės sa mė sportive. Pėrsa i pėrket look-ut, nuk mė pėlqen tė bėj ndryshime tė shpeshta dhe preferoj njė makiazh tė lehtė.

Cilat janė relatat me dhuratat. Ju bėjnė, apo bėni shpesh tė tilla?
(qesh)Dhuratat i pėlqen edhe mbreti! Marr shumė dhurata por mė shpesh bėj dhurata.Ėshtė shenjė respekti, njė kėnaqėsi e veēantė pėr ata qė i dua.

Jeni koleksioniste?! Ēfarė koleksiononi?
Kam vėnė re qė, pa dashje jam bėrė koleksioniste e muzikės instrumentale. Kam shumė disqe me muzikė instrumentale.

Instrumenti i preferuar?
Violina. Ėndrra e parealizuar.

Disa tė veēanta tė karakterit tuaj, qė i keni zbuluar, apo jua kanė zbuluar tė tjerėt?
Jam dilematike. S’jam shumė e vendosur dhe pėr shumė gjėra bėhem pishman,- kjo varet edhe nga situatat apo njerėzit. Krijoj miqėsi shumė lehtė dhe pėrshtatem shumė shpejt. Mė pėlqen ta ruaj miqėsinė por jo gjithēka varet nga unė. Nė tė shumtėn e rasteve, miqėsinė e pėrzgjedh,- jam e sinqertė.

Sinqeriteti njė virtyt, po njė e metė e juaja?
Sinqeriteti. Sinqeriteti, cilėsi pozitive qė vlerėsohet, por nė shumė raste shfrytėzohet. Jo tė gjithė njerėzit janė me shpirt tė pasur e tė sinqertė, ndaj njė e metė qė unė kam ėshtė po sinqeriteti.

Marrėdhėniet tuaja me familjen?
Jam shumė, shumė e lidhur me familjen time. Veēanėrisht me motrėn. Mamaja ėshtė kritikja personale e kėngėve tė mia. Tė gjithė nė familje janė artdashės, sidomos tė muzikės popullore dhe mė kanė mbėshtetur qė nė fillim pėr zgjedhjen time. Kam pėrkrahjen e tyre nė ēdo hap qė hedh. Tashmė, keni filluar tė mendoni pėr familjen e re… Si jeni njohur me “princin e ėndrrave” Jemi njohur krejt rastėsisht, dhe qė nė momentin e parė e kuptova se ishte njeriu ideal me tė cilin mund tė lidhja jetėn. Sinqeriteti, respekti dhe kujdesi qė tregonte ndaj meje, ishin ato qė mė bėnė tė dashurohesha marrėzisht pas tij.

E dashuroni?
Po, por nuk kemi vendosur ende kur do tė martohemi.

Duke qėnė se ju jeni e njohur, cili ėshtė reagimi i tij ndaj suksesit dhe admiruesve tuaj?
Ndonėse profesioni i tij ėshtė larg nga muzika, nėse mund tė shprehem kėshtu, ai vetė si person ėshtė admirues dhe me botė tė gjėrė njohėse tė artit nė pėrgjithėsi. Ėshtė tip i qetė dhe i kuptueshėm, gjė qė mė siguron qetėsi dhe siguri nė vetevete. Unė ndihem e lumtur dhe e qetė pranė tij, dhe mund tė vazhdoj rrugėn e kėngės, tashmė edhe mė e sigurt. U bėnė njė vit e gjysmė qė jemi bashkė, dhe nuk ka patur asnjėherė mosmarrėveshje e xhelozi midis nesh.

Keni udhėtuar shpesh, mendoni tė largoheni e tė jetoni jashtė, si shumė artistė tė tjerė?
Unė jam larguar gjithmonė pėr tė punuar, pėr tė kėnduar nė shumė vende ku ndodhen shqiptarė por nuk mė ka pėlqyer tė jetoj atje. Nuk jam shkėputur kurrė pėr njė kohė tė gjatė apo me idenė tė mos kthehem.Nuk ndahem kollaj nga Tirana. E shumta, nė vende tė ndryshme ke njė publik e spektator tė kufizuar, kėndon nėpėr restorante e lokale ku kėnaqėsia shpirtėrore e artistit paraprihet nga ana financiare, ndėrsa emocionet dhe kėnaqėsia qė tė dhuron publiku nė vendin tėnd, lė shumė pėr tė dėshiruar dhe mua personalisht, ngrohtėsia dhe mirėpritja qė mė ka bėrė publiku, pėrfshirė edhe prezencėn e familjes dhe tė njerėzve tė dashur, nuk mė lė tė largohem.

Edhe po tė kishit njė ofertė tė majme?
Nuk tundohem nga paratė, edhe pse nė “shoping” prish shumė. Nuk jam e dhėnė pas “ firmatove” apo gjėrave tė shtrenjta, por gjėrat qė mė pėlqejnė i bėj menjėherė tė miat. Respekti, dhe ana financiare qė arrij kėtu, mė mjaftojnė.

E nė tė ardhmen?
Nuk jam shumė largpamėse. Nuk bėj plane tė largėta. Dėshiroj tė paraqitem para publikut sa mė mirė dhe autentike nė albumin e ardhshėm, ndaj po bashkėpunoj me Shpėtim Saraēin, dhe tekste origjinale nga Jorgo Papingji. Impenjimi im kryesor tani pėr tani ėshtė albumi i ri qė do tė nxjerr dhe pėr kėtė arsye ofertat qė kam patur nga televizionet dhe pėr koncerte tė ndryshme i kam shtyrė pėr mė vonė. Ashtu si dhe tek dy albumet paraardhėse, shumė kėngė do tė jenė tė reja. 80% e tyre, muzikė e kompozuar dhe pjesa tjetėr muzikė e lirė, kėngė tė njohura.

(Publikuar me 5 Shkurt 2003 17:51)
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
  • Spurl
  • Digg
  • Del.icio.us
  • Blink
  • Furl
  • Technorati
  • Stumbleupon
  • Y!MyWeb
  • Simpy
  • Google
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Hivemail - The missing update
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Parajsa Njoftime Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Reklamimi ne Parajsa.com - Parajsa.com
Posta elektronike
Tani ju mund te keni nje email te vertete ne shqip dhe vetem ne shqip. Gezojuni vecorive te mrekullueshme te ketij sherbimi te ri.
mail.parajsa.com

Me shume se 10MB?
Deshironi te dergoni materiale, dokumente, skedare me nje madhesi me te madhe se 10MB, atehere ju mund te perdorni sherbimin tone.
upload.parajsa.com

Forumi i Parajses
Deshironi te shkruani, nuk dini se ku? Trokisni ne dyert e parajses dhe do te jeni te mirepritur. Gjuha shqipe eshte gjuha kryesore e perdorur ne kete forum shqiptar.
forumi.parajsa.com
Fjalor Emrash Shqip