|
|
|
|
 |
 |
|
|
 |
 |
Moda Femerore |
 |
 |
 |
| Armani eshte nje nga emrat e njohur te modes italiane, i cili koleksionin e tij vjeshte dimer 2006-2007 ia ka besuar krejtesisht fundeve dhe fustaneve. Ai sjell nje ndryshim te madh ne stilin e tij, qe do te thote qe nuk ka fare pantallona. Ne pasarele dominojne fundet dhe fustanet e mrekullueshem qe zbulojne kembet e gruas dhe sjellin nje arome krejtesisht femerore. Shume prej veshjeve te Armanit jane kombinuar me hijeshi me kapelet ne formen shinjon.. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Moda Mashkullore |
 |
 |
 |
| Nen vijezime ose me motive floreale kemishat tashme jane bere pjese e 30-vjecareve ne karriere por ndoshta me pak me teper pigment te ngjyrave te guximshme behen dhe me te pranueshem per syte kerkues te vajzave. T-shirt-et jane teper te pranishme kete sezon sepse dhe vete komoditeti i kerkon, por kujdes se ato tashme jane te shumllojshme dhe variojne nga gryka "tip pollo" deri tek "dolce vita" e zakonshme qe sivjet ose eshte nen dizenjo fumetesh te njohur ose serviret ne ngjyra teper te guximshme. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Piercing dhe tatuazhe |
 |
 |
 |
| Truket dhe tipat e ndryshem te operacioneve plastike jane pranuar deri diku nga shoqeria jone. Ngjarje te tjera me pak te perhapura si piercing dhe tatuazhet jane pare si shume te cuditeshme, perverse dhe antishoqerore. Megjithate historia deshmon se pikturimi i trupit dhe berja e vrimave ne te, eshte forma me antike dhe origjinale e shprehjes se krijimtarise njerezore. Ne vendin tone moda e tatuazheve dhe e piercing filloi te perhapej gjeresisht pas viteve 90, por qe para ketyre viteve gezonte nje fare tradite ne vendin tone, tradite e cila kurrsesi nuk mund te percaktohej si mode. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Prakticitet dhe joshje |
 |
 |
 |
| Det, rere, hapesira te pamasa, ndonje cmenduri e momentit ku perzihen rrezet e diellit, uji blu dhe temperaturat e larta. Tashme stina e veres eshte ne kulmin e saj e mund te thuhet pa frike se gjithsecili nga ne preferon te beje dicka ndryshe, te ndryshoje dicka qofte ne lookun e tij, qofte ne mardheniet qe ka me veten. E teksa te zbulosh relacionet me shpirtin eshte pak me shume se e veshtire, te veresh lookun qe ka marre kjo vere ne plazhet tona eshte dicka qe te jep novacione te perhereshme dhe te kendeshme. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Moda Sportive shqiptare |
 |
 |
 |
| Deri diku, veshja jep impakte ne opinionet e te tjereve dhe varet konsiderueshem nga mjedisi rrethues. Nuk mendoni se do shfaqnit stonature gjate nje pritjeje zyrtare, po te paraqiteshit me nje pale atlete, xhinse dhe xhup me kapuc, ndersa te tjeret kane veshur kostume, kollare e femrat funde stofi dhe kepuce me taka? Duam s’duam ne, pamja jone plotesohet nga veshjet tona. Per te dhene suplemente per lexuesin, mbi tendencat e modes aktuale, kontaktova me stilisten e mirenjohur Rezarta Skifteri. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Alta Moda e femijeve |
 |
 |
 |
| Nje linje intime jo me e fshehur poshte veshjes. Sensualiteti, provokimi i drejtperdrejte i femres permes te brendshmeve, nje sfide per te luajtur me mashkullin e per te treguar superioritet ndaj tij. Ngjyrat, materialet dhe tendenca. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Kohe per joshje |
 |
 |
 |
| Nje linje intime jo me e fshehur poshte veshjes. Sensualiteti, provokimi i drejtperdrejte i femres permes te brendshmeve, nje sfide per te luajtur me mashkullin e per te treguar superioritet ndaj tij. Ngjyrat, materialet dhe tendenca. Si u rikthye moda e zhartierit dhe e korsese kuq e zi. |
 |
 |
|
 |
 |
Te hijshem |
 |
 |
 |
| Linja e te brendshmeve per meshkuj te te gjitha moshave eshte sinonim i komoditetit, elegances, prakticitetit dhe padyshim hijeshise. Pergjithsisht ne te gjitha linjat e veshjeve intime qe hidhen ne treg vendin kryesor e ze materiali i pambukut. |
 |
 |
|
 |
 |
Arti i Xhani Versace |
 |
 |
 |
| Ne muzeun "Viktoria & Albert" do te ekspozohen me shume se 100 veshje te stilistit, Xhani Versace ne pese vjetorin e vdekjes se tij. Si arriti Versace te ngreje dinastine me te madhe ne fushen e modes. Perbuzjet dhe injorimi i linjave te tij ne vitet '80 deri ne pushtimin total te pasarelave nga koleksionet e firmosura Versace. |
 |
 |
|
 |
 |
Armani |
 |
 |
 |
| Ne koleksionin e pranvere-veres se ardhshme, stilisti italian Xhorxho Armani ka nxjerre jashte mode minifundet. Vulgare dhe fyese, keshtu i ka cilesuar stilisti veshjet e shkurtra dhe minin. Ne linjat e prezantuara ne pasarelat milaneze, Armani propozon femrat e veshura, te cilat sipas tij emetojne me shume sensualitet. Veshja e sekretares eshte prototipi i ri i te qenit shik. |
 |
 |
|
 |
 |
Vjeshte-dimer 02-03 |
 |
 |
 |
| Vjeshte-dimer 2002-2003. Propozimet spektakolare te stilisteve Ungaro, Givenchy, Gaultier, Dior, Valentino e Versace Garderoba e vjeshtes, rrofte ekstravaganca! |
 |
 |
|
 |
 |
Modelet e Rinj |
 |
 |
 |
| Te kesh apo te jesh, nje dileme e veshtire, per te qene i pranishem ne pasarela. Jane te pashem dhe joshes, me cdo kusht duan te futen ne rrugen e modes. eshte kaq e veshtire sa mundesite e nje tregu qe pothuajse nuk ekziston, u veshtireson rrugen. Deri tani kane provuar te dorezohen para objektivit te fotografit, te pozojne shkujdesur me gjithfare veshjesh, firmato ose jo qofshin ato. |
 |
 |
|
 |
 |
E parezistueshme? |
 |
 |
 |
| Jeni te apasionuara pas modes, zgjidhni gjithnje veshjet me ardhjen e sezonit te ri dhe kerkoni gjithnje te jeni perfekte. Per te arritur persosmerine duhet te dini se cfare nuk duhet te mungojne ne garderoben tuaj, cilat jane veshjet dhe ngjyrat qe ju shkojne me shume, me te cilat do te ndjeheni me mire. Nga pantallonat e ngushta, takat e larta, kemisha e bardhe, canta prej lekure, bluzat kashmiri, xhinset dhe t-shirt, deri te buzekuqi. Deshironi te jeni ne cdo cast e mrekullueshme? |
 |
 |
|
|
|
|
 |
 |

|
 |
 |
|
Vjeshte-dimer 2002-2003. Propozimet spektakolare te stilisteve Ungaro, Givenchy, Gaultier, Dior, Valentino e Versace Garderoba e vjeshtes, rrofte ekstravaganca!
|
|
Vjeshte-dimer 2002-2003
|
|
| |
|
| Funde me pantallona, corape malesorce, gezofe dhe pupla,
gjithe tendencat e reja te sezonit
Belina Budini
TIRANE - Ndersa stilistet shqiptare jane tani
ne kulmin e punes per krijimin e veshjeve te kesaj
fundstine dhe pergatiten per dimrin, me te medhenjte
e stilisteve te botes i kane mbaruar sfilatat
vjeshte-dimer 2002-2003. Kush rreket te jete pararoje
ne ndjekjen e modes me te fundit, duke rrezikuar
shpesh te shnderrohet ne "fashion-victime", i
ka gati tanime modelet qe mund te ndjeke per veshjet
e vjeshtes e te dimrit. Po cfare ofrojne stilistet
e Alta Modes kete sezon veshjesh? Cilat jane materialet,
ngjyrat dhe prerjet e preferuara te dimrit. Nje
gje duket hapur, mjaft te ndjekesh sfilatat e
tyre ne ekranin "Fashion TV" per te kuptuar se
prerjet asimetrike, stolite ekstravagante qe nga
vareset e gjithfareshme e deri tek puplat, minifundet,
por edhe mantelet e gjata, fundet me pantallona,
por edhe fustanet e mbremjes mbi to, cizmet alla
"Pretty Women", por edhe corapet e leshta tip
malesorce, kapelet me pellush, por edhe ato strehesuper
te gjera, gjithcka e propozuar krijon nje mish-mash
te vertete, nje pafundesi zgjedhjesh dhe variacionin
aq shume te kerkuar.
Sfilata, Emanuel Ungaro
Per sezonin vjeshte-dimer 2002-2003, Emanuel Ungaro
nuk demonstron kurrfare prirjeje ortodokse, as
ne pelhurat e zgjedhura, as ne stampat e veshjeve.
Kredoja e tij e re jane format e vena mire ne
pah nepermjet qendismave te pakursyera. Klientet
qe duan te vishen sipas stilit te Ungaros, duhet
te organizojne vec mbremje gala ne tropiket, sepse
per t'u ngrohur kane vetem disa pelice ekstravagante.
Emanuel Ungaro e percepton ne fakt dimrin te ngrohte
me minifunde e pelice mendafshi, museline ose
me dantella mbi kofshe. Me nje fjale frymezimi
i tij eshte etniko-shik, frymezime keto te ardhura
nga Lindja dhe Arabia per te theksuar ndjesine
e grumbullimit te efekteve.
Jean-Paul Gaultier
Sezon pas sezoni, Jean-Paul Gaultier perforcon
idene: Alta Moda ka te ardhme te shkelqyer dhe
ai eshte nje nder me te shkelqyerit perfaqesues
te saj. Ai vijon t'i jape kesaj mode karakterin
e fisnikerise se kohes. Pa rene ne kurthin e qepjes
per spektakel, ai di t'u jape permasat e duhura
te ekstravagances e te shkelqimit veshjeve, gjithnje
duke respektuar frymen e Alta Modes, venien e
gruas ne pah. Gjithcka e ben ne nje stil te paimitueshem;
nje pamje e re, shik. Per dimrin Gaultier propozon
per meshkuj e per femra kemisha bezhe te qendisura,
me kraharorin jashte dhe pantallona te gjera me
viza. Interesante paraqiten ne kete koleksion
xhaketat e qendisura me pende. Duket se kete dimer
puplat do te rikthehen ne mode, pas nje menjanimi
te tyre nga veshjet prej dy vjetesh. Pelicet gjithashtu
do te jene shume ne mode. Pararoja e modes neper
bote do te mund te mbaje pelice te renda, stolisur
me pupla sipas stilit Gaultier. I njejti stilist
propozon edhe pelice prej kadifeje, sigurisht
me model "qafe-laraske", me dekolte te thelle.
Sfilata, Valentino
Me simbolin e gjarprit ne sfond, Valentino ne
kete koleksion vjeshte-dimer eshte me elektrik
se kurre. Stilisti i rikthehet guximit me origjine
ekzotike. Ai i magjinon nje grua gllaberuese me
nje te ecur te rende, te sigurt, qe i dominon
meshkujt qe nga takat e saj te larta prej lekure
krokodili, e mbushur me byrzylyke si gjarperinj.
Fustane mendafshi, te qendisura ne forme gjetheje,
heroina e Valentinos del ne skene, elektrizuese.
Kete here Valentino eshte frymezuar edhe nga veshjet
gjithe lulka te babushkave te dikurshme ruse.
Nje larmi lulesh sjell ai ne pelhura mendafshi,
kashmiri e museline. Mjeshtri nuk e harron as
ngjyren e vet te preferuar, te kuqen qe mbylli
sfilaten me tre fustane te mrekullueshme mbremjeje.
Givenchy
"Let's have some fun" ! Mesazhi eshte i qarte
dhe sqaron situaten per Givenchy, mjeshtrin tjeter
te Alta Modes, pas endjeve poetike te tij sezonin
e shkuar. Ai sjell ne mode fustanet shume te shkurter
asimetrike, as tamam te qepur, as te shqyer, hollesisht
ekstravagante. Por ai rikthen ne sfilaten e vet
edhe atletet e veshjet sportive alla angleze.
Pelicet megjithate jane pika e forte e sfilates
se tij me te fundit vjeshte-dimer 2002-2003. Per
klientet, eshte pak veshtire te zgjedhin nje veshje,
por misioni i Givenchy-t eshte i arrire, shikimi
i nje sfilate te tille te jep kenaqesi, kjo duket.
Versace
Me nje koleksion te titulluar "Rockoco", Donatela
Versace percjell idene e ekstravagances qe ka
ne koke, sidomos per sfilaten vjeshte-dimer 2002-2003.
Rrobat i kufizon me korse dhe rripa te holle sutjenash,
ka edhe dantella, edhe qendisma, por me ngjyra
metalike. Padyshim nje mode ultra-sexy. Por eshte
e kote te kerkosh aty veshje dite: Donatela kufizohet
tek Alta Moda per t'i dhene hapesire te lire gjithe
kenaqesive te saj estetike, sado ireale qofshin
ato. Pervecse per foto mode e premiera kinemash,
klientela pritet te jete e pakte. Por pak rendesi
ka kjo. Gjithcka eshte krijuar per te kaluar si
nje enderr, nje lloj fantazme, per me teper. Palltot
jane pika e forte e Donateles, te bardha me jaka
te qendisura, aq te ngjitura pas qafes, sa nuk
lejon asgje tjeter per t'u veshur nen te. Ajo
propozon si aksesor edhe kapelet per fustane te
shkurtra ose pelicet. Qendismat jane trulluese,
marramendese, si prej nje bote tjeter. Ky eshte
komenti qe bejne fill pas sfilates spektatoret
e shfaqjes.
Christian Lacroix
Gra, me sy te lyer si per ballo me maska, krijesa
te cuditshme qe ne vend te flokeve kane pupla,
disa veshur me fustane te kuq "camcakez", te tjerat
humbasin ne ca mantele super te gjere. Mbi gjithcka
eshte derdhur ar sikur te binte nga qielli. Veshje
per vepra arti ne pesedhjetevjetorin e Christian
Lacroix, stilist francez. Frymezimin Lacroix e
ka marre nga Amerika e Jugut, por ne universin
e stilistit linja qe ndan veshjet e mbremjes nga
ato teatralet eshte gati e padukshme. Lojera simetrie
ka edhe ne sfilaten e tij. Fundi-pantallon eshte
gjithashtu i pelqyer per femren Lacroix. Keshtu,
nen nje veshje mbremjeje mund te mbash edhe pantallona
roze. "Kam kerkuar te bashkoj gjithe ato gjera
qe dua", - eshte shprehur stilisti.
Christian Dior
John Galliano, drejtori i shtepise se modes, Christian
Dior, ngulmon te paraqese nje grua-luftetare greko-romake.
E nis me nje seri veshjesh shume te shkurtra,
te pambukta, stolisur me ar, ndersa ne krye vajzat
e tij mbajne kokore te stermedha. Vijon mandej
me xhuba lekure e kashmiri dhe me funde stil meksikan.
Festa vazhdon me veshjet shifon dhe bluxhinset
e grisura, stolisur me perla. Cantat mund te jene
te vogla, por edhe canta-samar. Egershanat e verteta
mund te mbajne edhe pelice, edhe corape te gjata,
te leshta. Ndersa ne mbremje triumfon look-u nudo,
me veshje te zeza supertransparente. Rezultati
eshte nje mish-mash, nje perzierje veshjet, te
ashtuquajtura globaliste-antiglobaliste, qe deshmojne
per nje mode alegro.
|
|
(Publikuar me 1 Shtator 2002 17:51) |
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
|
|
 |
|
 |
|
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Reklamimi ne Parajsa.com - Parajsa.com
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|