| Risitė e
modės shqiptare tė sezonit pranverė-verė
2003.
Deri diku, veshja jep impakte nė opinionet
e tė tjerėve dhe varet konsiderueshėm
nga mjedisi rrethues. Nuk mendoni se
do shfaqnit stonaturė gjatė njė pritjeje
zyrtare, po tė paraqiteshit me njė palė
atlete, xhinse dhe xhup me kapuē, ndėrsa
tė tjerėt kanė veshur kostume, kollare
e femrat funde stofi dhe kėpucė me taka?
Duam sduam ne, pamja jonė plotėsohet
nga veshjet tona. Pėr tė dhėnė suplemente
pėr lexuesin, mbi tendencat e modės
aktuale, kontaktova me stilisten e mirėnjohur
Rezarta Skifteri. Ajo tha se kryesisht,
nė kėtė sezon do tė pėrdoren materiale
si pambuku, linoja, tesutot e holla,
napat me ornamente, xhinsi i hollė,
pasi nė trup janė praktike dhe tė rehatshme.
Ngjyrat dominante pėrbėhen nga koloret
e ylberit, tė ndezura e natyrisht nuk
do tė mungojnė ato klasiket: e bardha
dhe e zeza. Rrobat kamuflazh, tip ushtarak,
me po atė shpejtėsi qė erdhėn, po ashtu
edhe do tė zbehen, duke ia lėnė vendin
dizenjove, prerjeve dhe ornamenteve
tė tjera. Para dy vjetėsh gjalluan pantallonat
treēerekshe. Kjo modė po rikthehet,
por nė forma dhe prerje tė tjera. Kėto
lloj pantallonash tashmė janė tip prerje
peshkatare, tė pajisura me mansheta,
lidhėza apo zinxhira deri te gjatėsia
e kaviljes. T- shirt tė ngushta, kėmishat
pėr meshkuj e pėr femra do kenė mė pak
qėndisje dhe mė shumė stampime, tendencė
kjo e cila mungonte vitin e kaluar.
Pjesa e sipėrme e veshjeve pasurohet
me tantella, gogla, temina dhe gjithfarė
ornamentesh tė tjera. Veēantėsi ėshtė
se edhe 28-29 vjeēarėt, me kėtė stil
tė ri do tė kenė luk adoleshenti. Kėpucėt
dhe sandalet me taka mjaft tė ulta,
ēantat me mė shumė qėndisje, ornamente,
kolorite, janė disa risi tė tjera tė
shfaqura nė kėtė periudhė. Ndėrkohė,
stilistja Anila Zajmi, pėrveē pambukut,
linosė e xhinsit, preferon materialet
elastike, ngjyrat dhe tonalitetet e
okrės, tė kuqes, oranxhit dhe bardh
e zisė. Si aksesorė, vė nė pėrdorim
fularėt me madhėsi tė ndryshme, varėset
e pėrbėra nga materiale natyrale si
dru, qeramikė, guacka. Sipas saj, koncepti
indian i bizhusė ėshtė mjaft interesant.
Pra, nėse vjet moda ishte klasiko-moderne,
sivjet ajo priret ndaj sportivo-modernes.
Ėshtė mė e zhdėrvjellėt, me shumė kolore
dhe aksesorė nė pjesėn e sipėrme. Shkurt,
moda shqiptare pėr kėtė sezon etiketohet:
SPORTIVO-
PRAKTIKE- EKSTRAVAGANTE
Kush dominojnė: rrobaqepėset apo stilistet?
Shqiptarėt i sigurojnė veshjet nga burime
tė ndryshme: gabi, tregu ēam, tregu
i madh, tė ardhura nga jashtė etj. Ka
edhe qė blejnė veshje firmato nėpėr
butikė apo qė qepin tek specialistėt
pėrkatės. Stilistėt, me talent dhe punė
kanė menaxhuar sfilata, atelie mode
e klientelė tė fuqishme. Megjithatė,
ėshtė fakt qė pothuaj nė ēdo rrugė tė
Tiranės, punishtet e rrobaqepėsisė kanė
mbirė si kėrpudhat, pa pėrmėndur kėtu
rrobaqepėsit qė punojnė nė shtėpi pa
liēencė. Ēmimet e rrobaqepėsve variojnė
nga popullariteti qė fitojnė. Zakonisht,
ndjekin njė kurs rrobaqepėsie katėr
mujor dhe pas pėrfundimit tė tij, synimi
i pothuaj tė gjithave ėshtė tė iniciojnė
aktivitete private, duke qepur, qoftė
edhe nė shtėpi me Butterfly ose Singer.
Nė kėtė kontekst, lind pyetja: A ka
konkurencė midis stilistėve dhe rrobaqepėsve,
qoftė nė aspektin e klientelės dhe nė
atė tė prestigjit? Anila Zajmi mendon
se ndryshimin mes tyre dhe seleksionimin
e duhur e bėn vetė publiku, klientela.
Rezarta Skifteri pohon: Pėr tu bėrė
stilist, duhet minimumi 4 vjet arsimim
specialiteti. Shkolla bėn doktorin,
juristin, inxhinierin; shkolla bėn edhe
stilistin. Ēdokush mund tė dizenjojė,
por kjo nuk mjafton. Stilisti i mirė
njeh proporcionet e trupit tė klientit
(tė rregullta apo tė ērregullta), fizionominė
dhe kolorin e fytyrės, prerjen e flokėve,
strukturėn anatomike, ndėrthurjen e
materialeve. Ai duhet tė zotėrojė teknikat
e rrobaqepėsit dhe nėse i referohemi,
le tė themi qepjes sė njė fundi, kjo
veshje nuk duhet marrė si fund i thjeshtė,
por si vepėr arti. Pra, procesi deri
nė pėrfundimin e plotė tė njė veshjeje
kalon disa faza: dizenjimin, prerjen,
qepjen, dekorimin. Gjithsesi, pyetja
e mėsipėrme, nė lidhje me kėtė fluks
punishtesh qepjeje e butikėsh, ėshtė
pak komplekse, pasi klientela varet
nga shija dhe kuleta. Ēdo kush dėshiron
tė thithė myshterinj dhe tė sigurojė
tė ardhura me kėtė zanat. Sofie Murati,
instruktore e kursit tė rrobaqepėsisė
shprehet se u ndje mjaft e shpėrblyer
moralisht, kur njė ish-nxėnėsja e saj
e kish takuar dhe duke u dridhur nga
emocionet, i pat thėnė: Tė falenderoj,
se me dijet qė mė ke dhėnė, mė ke bėrė
tė pasur.
Skifteri
dhe Zajmi
Nė ateljen e Rezarta Skifterit kridhesh
mes pirgjeve tė copave, rrotave penjsh
shumėngjyrėsh, teminave, rruazave, kopsave,
kremastarit tė mbushur me veshje tė
pėrfunduara etj, etj. Ajo ėshtė e komunikueshme
me klientėt, e ėmbėl dhe e bukur. Kur
e pyeta nėse kish menduar ndonjėherė
tė bėhej modele, mu pėrgjigj duke buzėqeshur
lehtaz se kjo dėshirė i pėrkiste viteve
tė adoleshencės. Origjinaliteti i saj
qėndron se i pėrmbahet ekstravagantes
mė tepėr se klasikes. I pėlqen asimetrikja,
abstraktja, e ēuditshmja. Njė stil tė
ngjashėm ndan dhe Anila Zajmi, e cila
shprehet se nė vizionin e saj, e ēuditshmja
nuk pėrbėn ekstravaganten, por stilin
dhe mė tepėr se materialet, ka rėndėsi
ideja. Nė atelje i rri afėr manari i
saj, njė qen shtatlartė, i kuqėrremė,
qė tė krijon imazhe mondane, delikate,
paqėsore dhe tė pafajshme
Duke u kthyer
te Rezarta, ėshtė fakt i dukshėm qė
ekstravaganca e saj nuk njeh kufij,
pėrderisa ka arritur tė pėrpunojė materiale
bruto dhe ti shndėrrojė nė vepra arti.
Pėrfytyroni fustane druri, veshje me
gjethe origjinale tė thara, me copėza
gazetash
Ka shfrytėzuar materiale si:
tel, rrjeta dritaresh, letra alumini,
shishe plastike. Profesioni im ėshtė
i vėshtirė, pasi has karaktere dhe shije
tė ndryshme njerėzish, por mrekullohem
kur bėj dikė tė bukur dhe kur klientėt
rikthehen tek unė- thotė ajo krenare.
Nė njė sfilatė tė organizuar jashtė
Shqipėrisė, njė modele e huaj qė u paraqit
me veshjet e Rezartės, ra nė sy tė njė
agjencie mode, e cila i lidhi menjėherė
kontratė 5 vjeēare. Nėse do kishte nė
dorė tė zgjidhte ndonjė supermodele
tė huaj tė sfilonte pėr tė, Rezarta
do preferonte Helen Kristensen, pasi
ėshtė tepėr ekspresive.
Komoditeti
qė i krijon njė modele stilistėve tanė
Sipas eksperiencės botėrore, pėrmasat
ideale tė njė modeleje duhet tė jenė:
90- 60- 90. Vajza duhet tė jetė mbi
1.75 cm, me qafė mjellme, kavikula tė
theksuara, kėmbė tė gjata e fytyrė shprehėse.
Nė shtypin e shkruar, kemi lexuar edhe
pėr njė modele tė huaj 1.62 e gjatė.
Megjithatė, tendencat janė tė ndryshme:
disa preferojnė anoreksiket, disa tė
tjerė ato mė me forma. Nė Shqipėri nuk
ka njė shkollė apo agjenci tė mirėfilltė
modelesh, pasi mungojnė kushtet pėr
ta realizuar njė gjė tė tillė. Duke
parė nėpėr atelietė e modės nė Tiranė,
postera apo albume fotografish, nuk
ėshtė e vėshtirė tė shquash fytyra misesh
si: Valbona Ēoba, Hygerta Sako, Ēiljeta
Xhilaga, Denisa Ēela, Erdona Bjeshka,
por edhe vajza tė tjera tė spikatura,
qė me ambicjen, talentin dhe eksperiencėn
e tyre, kanė bėrė emėr nė modelingun
shqiptar. Kėtu mund tė pėrmėndim tė
shpallurėn modele mė tė mirė nė Netėt
e klipit shqiptar, Skerdilajda Lalaj,
e cila sfilon edhe nė njė klub relaksi.
Ka vajza tė zakonshme, tė bukura perri,
me linja trupore simetrike, shtatlarta,
por sipas stilistėve, nėse nuk arrijnė
ta interpretojnė veshjen, sjanė tė
prera pėr kėtė profesion. Interpretimi
i veshjes nuk konsiston vetėm nė tė
ecurit dhe buzėqeshjen prej kukulle,
po nė pėrshtatshmėri. Kjo do tė thotė
qė kur mban veshje sportive, duhet tė
ecėsh me ritėm sportiv, mimika tė jetė
mė e lirshme e kėshtu me rradhė. Nga
disa burime konfirmojmė se pėr pjesėmarrjen
nė njė sfilatė, njė topmodele shqiptare
paguhet mesatarisht 20 mijė lekė tė
vjetra, ndėrsa nė botė ky biznes ėshtė
jashtėzakonisht fitimprurės. Gjithsesi,
pėrveē vlerave monetare qė ajo mbart,
moda ėshtė njė vlerė estetike, ēlodhėse
e qė synon tiu shpjerė nė botėn e fantazisė,
gjenialitetit dhe turbullimit tė ėmbėl.
Veshja zbukuron njeriun dhe kėnaq Shpirtin.
|