Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Moda Femerore
Armani eshte nje nga emrat e njohur te modes italiane, i cili koleksionin e tij vjeshte dimer 2006-2007 ia ka besuar krejtesisht fundeve dhe fustaneve. Ai sjell nje ndryshim te madh ne stilin e tij, qe do te thote qe nuk ka fare pantallona. Ne pasarele dominojne fundet dhe fustanet e mrekullueshem qe zbulojne kembet e gruas dhe sjellin nje arome krejtesisht femerore. Shume prej veshjeve te Armanit jane kombinuar me hijeshi me kapelet ne formen shinjon..
Moda Mashkullore
Nen vijezime ose me motive floreale kemishat tashme jane bere pjese e 30-vjecareve ne karriere por ndoshta me pak me teper pigment te ngjyrave te guximshme behen dhe me te pranueshem per syte kerkues te vajzave. T-shirt-et jane teper te pranishme kete sezon sepse dhe vete komoditeti i kerkon, por kujdes se ato tashme jane te shumllojshme dhe variojne nga gryka "tip pollo" deri tek "dolce vita" e zakonshme qe sivjet ose eshte nen dizenjo fumetesh te njohur ose serviret ne ngjyra teper te guximshme.
Piercing dhe tatuazhe
Truket dhe tipat e ndryshem te operacioneve plastike jane pranuar deri diku nga shoqeria jone. Ngjarje te tjera me pak te perhapura si piercing dhe tatuazhet jane pare si shume te cuditeshme, perverse dhe antishoqerore. Megjithate historia deshmon se pikturimi i trupit dhe berja e vrimave ne te, eshte forma me antike dhe origjinale e shprehjes se krijimtarise njerezore. Ne vendin tone moda e tatuazheve dhe e piercing filloi te perhapej gjeresisht pas viteve 90, por qe para ketyre viteve gezonte nje fare tradite ne vendin tone, tradite e cila kurrsesi nuk mund te percaktohej si mode.
Prakticitet dhe joshje
Det, rere, hapesira te pamasa, ndonje cmenduri e momentit ku perzihen rrezet e diellit, uji blu dhe temperaturat e larta. Tashme stina e veres eshte ne kulmin e saj e mund te thuhet pa frike se gjithsecili nga ne preferon te beje dicka ndryshe, te ndryshoje dicka qofte ne lookun e tij, qofte ne mardheniet qe ka me veten. E teksa te zbulosh relacionet me shpirtin eshte pak me shume se e veshtire, te veresh lookun qe ka marre kjo vere ne plazhet tona eshte dicka qe te jep novacione te perhereshme dhe te kendeshme.
Moda Sportive shqiptare
Deri diku, veshja jep impakte ne opinionet e te tjereve dhe varet konsiderueshem nga mjedisi rrethues. Nuk mendoni se do shfaqnit stonature gjate nje pritjeje zyrtare, po te paraqiteshit me nje pale atlete, xhinse dhe xhup me kapuc, ndersa te tjeret kane veshur kostume, kollare e femrat funde stofi dhe kepuce me taka? Duam s’duam ne, pamja jone plotesohet nga veshjet tona. Per te dhene suplemente per lexuesin, mbi tendencat e modes aktuale, kontaktova me stilisten e mirenjohur Rezarta Skifteri.
Alta Moda e femijeve
Nje linje intime jo me e fshehur poshte veshjes. Sensualiteti, provokimi i drejtperdrejte i femres permes te brendshmeve, nje sfide per te luajtur me mashkullin e per te treguar superioritet ndaj tij. Ngjyrat, materialet dhe tendenca.
Kohe per joshje
Nje linje intime jo me e fshehur poshte veshjes. Sensualiteti, provokimi i drejtperdrejte i femres permes te brendshmeve, nje sfide per te luajtur me mashkullin e per te treguar superioritet ndaj tij. Ngjyrat, materialet dhe tendenca. Si u rikthye moda e zhartierit dhe e korsese kuq e zi.
Te hijshem
Linja e te brendshmeve per meshkuj te te gjitha moshave eshte sinonim i komoditetit, elegances, prakticitetit dhe padyshim hijeshise. Pergjithsisht ne te gjitha linjat e veshjeve intime qe hidhen ne treg vendin kryesor e ze materiali i pambukut.
Arti i Xhani Versace
Ne muzeun "Viktoria & Albert" do te ekspozohen me shume se 100 veshje te stilistit, Xhani Versace ne pese vjetorin e vdekjes se tij. Si arriti Versace te ngreje dinastine me te madhe ne fushen e modes. Perbuzjet dhe injorimi i linjave te tij ne vitet '80 deri ne pushtimin total te pasarelave nga koleksionet e firmosura Versace.
Armani
Ne koleksionin e pranvere-veres se ardhshme, stilisti italian Xhorxho Armani ka nxjerre jashte mode minifundet. Vulgare dhe fyese, keshtu i ka cilesuar stilisti veshjet e shkurtra dhe minin. Ne linjat e prezantuara ne pasarelat milaneze, Armani propozon femrat e veshura, te cilat sipas tij emetojne me shume sensualitet. Veshja e sekretares eshte prototipi i ri i te qenit shik.
Vjeshte-dimer 02-03
Vjeshte-dimer 2002-2003. Propozimet spektakolare te stilisteve Ungaro, Givenchy, Gaultier, Dior, Valentino e Versace Garderoba e vjeshtes, rrofte ekstravaganca!
Maurizio Galante
Minigaleri fotosh..
Armani Jeans
Minigaleri fotosh ...
Modelet e Rinj
Te kesh apo te jesh, nje dileme e veshtire, per te qene i pranishem ne pasarela. Jane te pashem dhe joshes, me cdo kusht duan te futen ne rrugen e modes. eshte kaq e veshtire sa mundesite e nje tregu qe pothuajse nuk ekziston, u veshtireson rrugen. Deri tani kane provuar te dorezohen para objektivit te fotografit, te pozojne shkujdesur me gjithfare veshjesh, firmato ose jo qofshin ato.
E parezistueshme?
Jeni te apasionuara pas modes, zgjidhni gjithnje veshjet me ardhjen e sezonit te ri dhe kerkoni gjithnje te jeni perfekte. Per te arritur persosmerine duhet te dini se cfare nuk duhet te mungojne ne garderoben tuaj, cilat jane veshjet dhe ngjyrat qe ju shkojne me shume, me te cilat do te ndjeheni me mire. Nga pantallonat e ngushta, takat e larta, kemisha e bardhe, canta prej lekure, bluzat kashmiri, xhinset dhe t-shirt, deri te buzekuqi. Deshironi te jeni ne cdo cast e mrekullueshme?
  1   2  

Det, rėrė, hapėsira tė pamasa, ndonjė ēmenduri e momentit ku pėrzihen rrezet e diellit, uji blu dhe temperaturat e larta…Tashmė stina e verės ėshtė nė kulmin e saj e mund tė thuhet pa frikė se gjithsecili nga ne preferon tė bėjė diēka ndryshe, tė ndryshojė diēka qoftė nė lookun e tij, qoftė nė mardhėniet qė ka me veten. E teksa tė zbulosh relacionet me shpirtin ėshtė pak mė shumė se e vėshtirė, tė vėresh lookun qė ka marrė kjo verė nė plazhet tona ėshtė diēka qė tė jep novacione tė pėrherėshme dhe tė kėndėshme.
Prakticitet dhe joshje
 

Det, rėrė, hapėsira tė pamasa, ndonjė ēmenduri e momentit ku pėrzihen rrezet e diellit, uji blu dhe temperaturat e larta. Tashmė stina e verės ėshtė nė kulmin e saj e mund tė thuhet pa frikė se gjithsecili nga ne preferon tė bėjė diēka ndryshe, tė ndryshojė diēka qoftė nė lookun e tij, qoftė nė mardhėniet qė ka me veten. E teksa tė zbulosh relacionet me shpirtin ėshtė pak mė shumė se e vėshtirė, tė vėresh lookun qė ka marrė kjo verė nė plazhet tona ėshtė diēka qė tė jep novacione tė pėrherėshme dhe tė kėndėshme.

Ēdo vit nė verė shfaqet i ashtuquajturi look i zhveshur. Mė shumė se sa njė tendencė kjo ėshtė dhe njė kushtėzim i vapės sė madhe dhe i banjove tė herėpasherėshme nė ujė. Por problemi i vėrtetė ėshtė se njė look i zhveshur nuk ėshtė aq i thjeshtė pėr t’u realizuar sepse look i zhveshur nuk do tė thotė mostrukim, por njė trukim qė ėshtė sa mė pak i dukshėm. Fytyrė tė freskėt dhe tė pastėr, vetullat tė rregullta dhe buzėt tė buta dhe pa plasaritje, kjo ėshtė pamja femėrore qė shikohet nė buzė tė detit. Si ėshtė arritur?

Trukimi
Diell mė prit se erdha...
Duket se kėtė kanė thėnė femrat shqiptare para se tė udhėtojnė drejt rerės, detit e diellit. Ngjyrat e detit blu e hapur, blu e errėt, e gjelbėr, e smeraltė, tonalitete e sė kuqes etj, sundojnė kėtė verė nė plazh. Trukimi me tonalitete qė variojnė nga shumė tė hapura nė shumė tė mbyllura i jep mė shumė larmi relaxit. Duket e ekzagjeruar? Nuk ėshtė kėshtu. Dhe pse tonalitetet mund tė jenė tė theksuara, struktura e trukimit ėshtė trasparente gati e njomėsht si deti. Tė pėrdorura nė mėnyra nga mė tė ndryshmet, ngjyrat japin ndjesinė qė kėrkojnė sirenat e pėrkohshme tė detit. Ato qė pėlqejnė tė duken potente dhe joshėse njėkohėsisht kanė zgjedhur tė bėjnė njė truk mė tė rėnduar ndėrsa “tė brishtat e ujit” pėrdorin njė hijė tė hollė pėr tė arritur njė efekt shumė tė bukur trasparent. Sytė qė vėshtrojnė, ngacmojnė, meditojnė tė pėrcaktuar si njė tipar pėr tė cilin duhet tė kujsdesemi shumė gjatė relaxit tonė veror, shikohen tė trukuar me ngjyra tė gjalla dhe me dritė. Truku varion qė nga njė mbulim i plotė i qepallės e deri tek njė vijėzim afėr qerpikėve nė qepallėn e sipėrme. Tendenca e kėsaj vere? Ngjyrat duket se nuk janė vetėm ato tradicionalet qė kanė rezistuar pėr njė kohė tė gjatė nė pozitėn e triumfatoreve por kėtė vit shikohet njė pėrdorim i tė gjitha ngjyrave verore. I njėjti trukim shikohet dhe me buzėt. Freski dhe joshje. Butėsi dhe trasparencė. Ngjyra e kuqe si korale e pėrdorur ēdo vit sundon mbi pjesėn mė sensuale dhe kėtė verė. Shkėlqyesi i buzėve ėshtė gjithmonė i preferuar pėr t’u pėrdorur. Tendenca e kėsaj vere? Buzėkuqi i kristaltė me shumė pak ar. Tė gjitha kėto ngjyra tė njomėshta nė fytyrė shoqėrohen nga njė pėrkujdeje trasparente pėr duart. Thonjtė, njė tipar shumė elegant femėror pėrshtaten mė sė miri lookut prej sirene.Tendenca e kėsaj vere? Vetėm manikyrė tė tejdukshme. Gjatė mbrėmjes pėrdoret njė truk mė i fortė dhe i ngarkuar ashtu si dhe verėn e kaluar por me njė novacion qė krijon komoditet pėr femrat, ngjyrat mbeten ato qė kanė sunduar gjatė ditės veē mė tė theksuara.

Flokėt
Kujdes i veēantė, look ndryshe... ja dhe disa ide:
Kush i ka flokėt me kaēurrela tė dendur, pėr tė luftuar efektin e fryrjes mund tė aplikojė mbi flokė tė lagur sė bashku me xhelin apo shkumėn dhe njė vaj flokėsh. Pėrziejini tė dy pėrbėrėsit nė dorė dhe aplikojini nė flokė. Vaji pėrveēse kuron flokėt i jep atyre njė efekt tė lagur shumė modern. Mė pas lerini flokėt tė thahen vetė pėr njė look sa mė natyral. Kush i ka flokėt e drejtė mund tė ndryshojė krehje duke bėrė gėrsheta kur flokėt janė akoma tė lagur dhe pasi tė thahen duke i lėshuar flokėt, do tė mbeten me onde dhe tė valėzuar si sipėrfaqja e detit, ashtu si ėshtė dhe moda e fundit. Krehje tė tjera moderne sidomos pėr ata qė janė nė plazh janė gėrshetat dhe bishtat gjithmonė tė ulura poshtė si indianėt. Kush i ka flokėt e gjatė mund tė bėjė dhe njė bisht kali nė pjesėn e sipėrme tė kokės pėr njė pamje mė tė sofistikuar.

Veshje
Kostum banjoje apo bluzė? Pse jo tė dyja?
Veshje plazhi apo veshje mbrėmjeje? Njė dilemė e bezdisėshme kjo deri kėtė vit pėr femrat, se ēfarė veshjesh duhet tė merrni mė shumė gjatė pushimeve. Por tendenca e kėtij viti duket se e ka zgjidhur dhe kėtė problem. Nuk ka pse tė na vijė ēudi kur tė shikojmė kėtė verė qė njė vajzė ka veshur gjatė mbrėmjes rrobat e saj tė banjos. Ėshtė njė dukuri qė ka nisur kėtė vit tek femrat nė buzė tė detit, veshjet janė shumė funksionale. Mund tė mbahen veshur nė shtėpi, nė plazh apo dhe nė festa verore. Tė kaltra si deti, tė arta si dielli, tė argjenta si hėna. Kėto janė ngjyrat qė sundojnė kėtė verė nė plazh pėr t’u dukur si dea greke. Njė kostum banjoje trup?! Mė i preferueshmi kėtė verė qė kėrkon mė shumė komodidete nė krahasim me verėn e shkuar. Femrat ndihen mjaft komode pėr tė notuar, pėr tė luajtur dhe gjatė mbrėmjes kostumi shndrrohet njė bluzė perfekte. Modelet e fundit janė tė gjitha shumėngjyrėshe dhe seksi. Perfekte pėr tė vrapuar. Tashmė e dimė tė gjithė qė stilistėt janė tė prirur tė frymėzohen nga e shkuara. Vitet 50 janė kthyer nė modė. Vitet 70 dhe 80 vazhdojnė qė tė frymėzojnė linja dhe stile por pėr kėtė verė stilistėt kanė shkuar dhe mė thellė nė kohė duke rinterpretuar veshjet e Romės antike. Nė pasarela janė parė shumė veshje tė buta qoftė tė shkurtra, qoftė tė gjata nė ngjyra tė arta dhe tė argjenta. Funde tė gjatė sportivė, bluza tė gjėra dhe pantallona tė ngushta dhe sexy natyrisht apo minifunde qė janė vėrtet minifunde. Por sa ndiqet kjo modė e pasarelave nė plazhet tona? Mund tė themi se ėshtė mishėruar plotėsisht nė trupat femėror shqiptarė. Si ėshtė interpretuar ky stil buzė bregdeteve tona? Gjatė ditės pėrdoren mė shumė kėmishat e gjėra ndoshta dhe josimetrike qė lenė njė sup tė zbuluar. Rregulli kryesor qė po ndiqet kėtė verė ėshtė: rroba tė gjėra nė pjesėn e sipėrme tė trupit dhe tė ngushta nė pjesėn e poshtme ose e anasjellta. Rrobat e shkurtra dhe tė gjėra janė ideale pėr njė mbrėmje verore. Vishen me sandale tė sheshta ose ato qė janė mė tė pėrshtatėshme, sandalet me takė tė lartė. Fustanet e gjatė janė tė pėrsosura pėr mbrėmje mė formale dhe sigurisht qė vishen me sandale me takė tė lartė dhe shumė sexy.

Minifundi
Minifundi sportiv qė kemi parė nė pasarelat dimėrore ka zotėruar plotėsisht kėtė verė nė bregdet. Vera e 2003 duket se ėshtė tėrėsisht nėn sundiminn e minifundit. Funde shumė tė shkurtėr bluza shumė tė vogla…gjithēka lejohet vetėm qė tė duken kėmbėt. Vajzat i kanė thėnė “mjaft” stilit folkloristik shtresė mbi shtresė. Mė sė fundi ėshtė ndryshuar taktikė. Shumllojshmėria e kėtyre minifundeve nuk le vend pėr asnjė justifikim tė vlefshėm pėr mospėrdorimin e tyre. Nuk ka rėndėsi nė qoftė se je romantike, sportive, klasike apo sensuale-do tė gjesh me siguri pjesėn mė tė madhe tė vajzave qė veshin minifunde dhe bluza tė shkurtra qė i pėrshtaten mė sė miri tipit tė tyre.

Ēanta
Njė nga aksesorėt mė tė rėndėsishėm tė plazhit ėshtė dhe ēanta. Mjafton qė tė jetė e madhe pėr tė qėndruar nė supet femėrorė. Me njė hapėsirė sa mė tė bollshme nė mėnyrė qė tė mbajė brenda gjithēka qė nevojitet gjatė njė dite tė gjatė e tė lodhshme plazhi. E tillė ėshtė ēanta e plazhit kėtė verė por vajzat nuk janė mjaftuar vetėm me madhėsinė sepse njė vėmėndje e veēantė i kushtohet dhe materialit, ngjyrave dhe dekorit tė saj. Mė tė preferuarat mbeten gjithmonė ato me formė trapezi me dekoracione tė bėra me dorė. Janė ēanta tė ngjashme me ato qė ju jepej ushqimi kuajve nė ditė festash tė mėdha. Gjithmonė tė preferuara mbeten dhe ēantat e punuara me kashtė dhe tė zbukuruara me lule, peshq tė vegjėl apo forma tė tjera shumėngjyrėshe. Tė pėlqyeshme janė dhe ēantat e mėdha prej plastike tė tejdukshme njėngjyrėshe. Nė qoftė se plazhi ėshtė larg apo shkohet vetėm me barkė, e dini se cilat janė modelet e reja tė preferuara nga plazhistėt shqiptarė? Ēantat si thes nė formė gjatėsore tė stilit marinė jo mė me ngjyrat blu, tė bardha apo tė kuqe, por me viza dhe me shumė lule, version i prakticitetit.

Hidroterapia
Kush tha se shqiptarėt nuk kujdesen pėr fizikun gjatė pushimeve? Mjafton tė bėsh njė xhiro gjatė bregdetit, qoftė atij jonian, qoftė atij adriatik pėr tė kuptuar se shumēka ka ndryshuar nė kėtė drejtim. Pėrdorimi i ujit pėr kurimin e trupit ėshtė njė traditė e lashtė dhe e pėrhapur nė tė gjitha kulturat. Sigurisht qė ndryshe nga e kaluara sot hidroterapia ėshtė njė art i vėrtetė: nuk mjafton qė tė futemi nė njė vaskė me ujė tė freskėt pėr t’u ndjerė tė lehtėsuar dhe pėr tė larguar shqetėsimet shėndetėsore dhe psikologjike. Nė kėtė lloj terapie nuk ėshtė uji nė vetvete qė kuron, por mėnyra me tė cilėn uji bie nė kontakt me trupin dhe mbi tė gjitha alternimi i temperaturave tė ngrohta dhe tė ftohta gjė qė po aplikohet gjerėsisht kėtė verė. Pėr tė qenė realistė duhet tė pranojmė se kujdesi i meshkujve shqiptarė pėr lookun lė shumė pėr tė dėshiruar megjithatė dhe ata sjellin tendencėn e kėsaj vere nė trupat e tyre. Si?! Mos u ēudisni kur kėtė vit nė plazh tė shikoni trupa mashkullorė qė u ngjajnė “seksit tė dobėt”nga depilimi i qimeve dhe “seksit tė fortė” nga tatuazhet e shumtė. Ē’kontrast i madh nė maskilitetin shqiptar!

Mariza Ikonomi : “Flokėt, shqetėsimi im pėr kėtė verė”
Mariza Ikonomi Kėshtu kėngėtarja e njohur Mariza Ikonomi thotė se dėshiron tė sjellė njė tendence kėtė vit pėr t’u ndjerė paksa ndryshe me veten e saj por preokupimi mė i madh tani pėr tani pėr tė janė flokėt. “Kam bėrė shumė eksperimente me to dhe mė duhet qė tė kujdesem shumė gjatė pushimėve tė kėsaj vere pėr tė pasur diēka tė re nė lookun tim dhe pėr tė rimėkėmbur mirėqėnien e flokėve tė mi”. Ndėrsa pėr sa i pėrket aksesorėve dhe veshjeve nuk do tė ketė ndonjė ndryshim nga ato tė vjetshmet.

Olta Daku
tashmė pasi i ka kaluar krizat e “ēiftit tė shqyer” kėrkon tė pushojė pa u preokupuar shumė pėr tendenca tė reja por me dėshirėn pėr tė kaluar pushime nė Spanjė. Ajo thotė: “Nėse do tė mė plotėsohej kjo dėshirė do tė isha shumė e lumtur. Ēmenduri tė tjera pastaj do tė ketė, por janė shumė intime dhe nuk mund tė pėrbėjnė njė tendencė qė i pėrket tė gjithėve.”

(Publikuar me 6 Gusht 2003 22:51)
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
  • Spurl
  • Digg
  • Del.icio.us
  • Blink
  • Furl
  • Technorati
  • Stumbleupon
  • Y!MyWeb
  • Simpy
  • Google
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Parajsa Njoftime Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Reklamimi ne Parajsa.com - Parajsa.com
Muzika jone
Degjoni tingullin shqip nen zerin e mrekullueshem te kengetareve shqiptare. Shijoni melodite dhe notat e muzikes shqiptare ne Parajsen Shqiptare.
muzika.parajsa.com

Posta elektronike
Tani ju mund te keni nje email te vertete ne shqip dhe vetem ne shqip. Gezojuni vecorive te mrekullueshme te ketij sherbimi te ri.
mail.parajsa.com

Bukuroshet e botes
Bukuria, ideja e se bukures pa komente. Jemi munduar te realizojmee krijimin e nje galerie me disa nga bukuroshet e botes.
bukuroshe.parajsa.com
Fjalor Emrash Shqip