|
Tė kesh apo tė jesh, njė dilemė e vėshtirė, pėr tė qenė i pranishėm nė pasarela. Janė tė pashėm dhe joshės, me ēdo kusht duan tė futen nė rrugėn e modės. Ėshtė kaq e vėshtirė sa mundėsitė e njė tregu qė pothuajse nuk ekziston, u vėshtirėson rrugėn.
Deri tani kanė provuar tė dorėzohen para objektivit tė fotografit, tė pozojnė shkujdesur me gjithfarė veshjesh, firmato ose jo qofshin ato. Nuk mungojnė as nė sfilatat e pakta qė jeta e metropolit ofron, por edhe kėtu nuk ėshtė kaq e lehtė. Me miq, psherėtijnė shkujdesur, duke rrufitur tė disahertėn kafe. Ėshtė ky kushti i vetėm pėr t'u hedhur nė treg si njė produkt, qė doemos duhet tė ketė jetėgjatėsi. Shumė pak konsumim dhe mbi tė gjitha njė imazh, qė kurdo qoftė mund t'u mbushė mendjen biznesmenėve, pėr tė firmosur kontratat e ndonjė reklame, shuma e tė cilave, janė tė pallogaritshme. Kurrsesi jo aq shumė sa tė lodhesh duke i numėruar, por ēikėrrima monetare, qė nuk tė mjaftojnė pėr kafe, ndėrsa pėr rroba apo trajtimet estetike, nuk mund tė bėhet fjalė.
Nė kėtė botė tė munguar pasarelash, tė rinjtė kryeqytetas tentojnė tė provojnė, sesa bukuria vlen, edhe pse krahasuar me etalonin financiar, pothuajse ėshtė i papėrfillshme. Pothuajse tė gjithė pranojnė se nė Shqipėri ėshtė vėshtirė tė bėjnė karrierė. Shumėkush prej tyre rrezikon tė provojė jashtė, Tirana, nuk ofron asnjė mundėsi nė kėtė fushė. Duan tė provojnė me ēdo kusht pasarelat evropiane, qofshin edhe modelė tė dorės sė dytė, njė sakrificė kjo pėr tė cilėn modelėt e rinj shqiptarė pohojnė se ia vlen tė rrezikosh.
Enea Kondi
Unė, imazhi i vetvetes
Djaloshi i dinastisė Kondi, ka ndier ethet e pozimit dhe ecejakeve nė pasarele, qysh kur ka qenė kėrthi. Aty nga mosha 16 vjeē, kur qimet e mjekrės sapo kishin nisur t'i zhubravisnin fytyrėn njomėzake. I ngatėrruar mes fustaneve qė stilonte e ėma Zina Kondi, kishte provuar se veshja, ėshtė po aq e rėndėsishme, sa edhe inteligjenca. Mund tė vlerėsoj njė njeri, vetėm duke i parė kėpucėt-pohon ish basketbollisti 19 vjeēar nga Brraka. Ai ka nisur tė marrė leksionet e para tė modės, atėherė kur nuk i hynin fare nė punė. Me njė gjyshe qė gjithė jetėn kishte qepur dhe njė nėnė qė i kishte qėndruar si ēekiē mbi krye, Enea Kondi, nuk kishte pėr tė menduar ndryshe. Aty nga gjimnazi, beson vėrtet se jeta e tij morri kthesėn e madhe. Aspak ndėrdyshas, i kaloi nė tru, ideja e tė qenit i pranishėm nė pasarela, tė pozonte para fotografit pėr tė nxjerrė nė pah sharmin e njė njomėzaku, qė u pėrpi menjėherė nga tregu. I pėrfshirė nė rrėmujėn e sfilatave, aty pas kuintave duke ndjekur dhe ndihmuar tė ėmėn, pinjolli i familjes Kondi, tregon se pėrpos pasarelave i pėlqen edhe organizimi i ngjarjeve tė kėtij kalibri.
Nisa tė aktivizohem seriozisht nė sfilata, fill pas pjesėmarrjes time nė Mister Albania. Mė pas e kuptova qė fotoja tė jepte njė emocion ndryshe. Nisa tė pozoj pėr Mister Trendy dhe kėshtu u dorėzova pas leksioneve tė para fotografike, sesi duhet tė sillesha si njė model para aparatit fotografik tė Albes Fushės-rrėfen Enea. Kjo eksperiencė dhe emocioni i imazheve tė gdhendura nė celuloid, do tė ishin tė pashlyeshme. Njė set fotografish, qė do tė mbėrrinte nė redaksinė e revistės italiane Maxim, ishte hapi mė guximtar. Fill pas kėsaj fotot e djaloshit kryeqytetas, u pėrdorėn nė njė reklamė kravatash pėr koleksionin e Laura Biagotit. Kjo ėshtė maja qė kam arritur pėr momentin, duke patur parasysh qė nė njė shoqėri tė varfėr si kjo e jona, tė qenit model ėshtė luks-tregon ai. Nėse e pyet se cili do tė ishte ikona e pasarelave, pa asnjė mėdyshje tė thotė UNĖ.
Ky investim i paparashikueshėm, e bėn tė ndihet mė i sigurt nė vetvete, tė jetė me kėrkues, kėmbėngulės dhe pse jo edhe xhelozi, e cila buron nga shpirti i garės. Imazhi im do tė jem vetė unė. Eksperienca ime nė kėtė fushė dhe pasioni qė kam, mė bėn tė punoj aq shumė sa nė njė kohė kur tė tjerėt, do tė shohin se ai djaloshi qė nuk reshte sė investuari pėr vete ia ka dalė mbanė. Atėherė do tė jem unė ai qė do tė vendos pėr vetėn time dhe tė tjerėt vetėm do tė ofrojnė. Kėshtu do tė zgjedh tė pėrdor imazhin tim- thotė ai. Ėshtė njė investim pa kursim qė njė adoleshent i moshės sė tij as qė do tė kishte kurajon tė paktėn tė kishte provuar. Investimi fizik pėr tė, shmang anėn financiare aktualisht, pasi e di qė pagesat e tregut janė shumė tė vogla. Ndoshta nesėr do tė mbledhė frytet e njė mundi tė derdhur. Do tė ketė me se tė krenohet, mes miqsh, por edhe nė familjen e tij, ku tradita padiskutim, ka patur ndikim tė nė rrugėn e pakthyeshme tė modės. Shkolla qė sapo ka nisur nė Fakultetin ekonomik do ta ndihmojė tė djaloshin tė administrojė veten, pse jo nė tė ardhmen edhe njė agjenci qė mund tė jetė totalisht e tija. Ku i dihet edhe me emrin e tij.
Florent Fejzullahu
E ardhmja ime, jashtė Shqipėrisė
Tre vjet mė parė, kur sapo kishte vėnė kėmbėn nė atdhe, tė qenit njė model i ishte dukur pothuajse e pamundur. Edhe pse kishte nė xhep certifikatėn e njė kursi modelėsh nga Milano, nuk ishte aq e lehtė pėr tė bėrė karrierė.Njė 21 vjeēar si Florent Fejzullahu, do tė kishte hequr dorė sa hap e mbyll sytė, pėrballė mungesės sė konkurrencės dhe njė neglizhence dosido ndaj njė sharmit tė tij. Konkursi i bukurisė Mister Albania 2003, ishte e vetmja portė, e cila do tė mė lejonte qė tė dilja si duhet tė treg. E dija qė ishte e vėshtirė, madje nuk pretendoja tė fitoja ndonjė ēmim.
Kjo eksperiencė mė vleu aq shumė, sa tani qė e mendoj, padiskutim ky spektakėl pati jo pak ndikim nė tė ardhmen time si model-tregon bukuroshi Florent Fezullahu. Fill pas kėsaj ia behėn ofertat. Disa sfilata, ku edhe kėtu duhej mik pėr t'u angazhuar. Mania e reklamave, mbetet njė tjetėr mundėsi pėr t'u afirmuar nėse ke vėrtet njė bukuri mashkullore qė ia vlen tė hidhesh fuqishėm nė treg. Pėr Florentin nuk ka qenė kaq e lehtė. Prej kohėsh ėshtė duke ndjekur njė dietė tė rreptė, pėr tė arritur normėn e njė trupi tė lakmuar.
Nėse kur erdha nga Italia kisha njė trup muskuloz tani mė duhet qė tė ndjek njė dietė tė rreptė, pėr tė humbur kilet e tepėrta.
Brenda pak kohėsh kam humbur jo pak por 12 kilogram nga 86 qė isha tani jam plot 72-tregon bukuroshi i reklamave, tė cilit i ėshtė dashur tė kalojė goxha kohė duke u privuar nga tė ngrėnit, madje edhe po kaq kohė nė palestėr, pėr tė mos humbur format e trupit. Tani e pret njė tjetėr sfidė. Jo mė si ato sfilatat e rėndomta, paksa tė izoluara nga publiku, ku pas trupit ngjesh rroba qė vetėm Made in Albania mund tė jenė. Kam patur njė propozim tė lakmueshėm nga Adriana Karembeu, njė emėr i njohur i modės nė Francė. Do mė duhet tė jap mė shumė, pėr tė pasur format qė ajo kėrkon, pasi pėr fytyrėn mė ka dhėnė viston-shpjegon Fejzullahu, pa fshehur nga sytė shkėlqimin dhe entuziazmin qė i jep kjo ofertė. Bėhet fjalė pėr Francėn, Parisin sigurisht, ku mund tė gjesh gjithfarė modelėsh nė njė treg pambarimisht meshkujt qė luftojnė pėr tė dalė sipėr.
Ajo qė e bėn tė hidhet pupthi pėr momentin, ėshtė njė tjetėr ofertė. Ai tregon se ėshtė zyrtarizuar tanimė pjesėmarrja e tij nė njė nga konkurset mė prestigjioze tė bukurisė mashkullore.
Bėhet fjalė pėr Best Model, qė pritet tė startojė me 3 dhjetor nė Turqi. Fotot qė kam dėrguar janė pranuar zyrtarisht. Shumė shpejt do tė nisem. Ky ėshtė njė shans qė nuk duhet humbur. Gjithēka ia kam lėnė nė dorė njė menaxhereje kosovare, e cila po merret me organizmin-thotė ai. Pėr Florentin Shqipėria ėshtė larg realizimit tė ėndrrės sė tij. Franca mbetet ėndrra e tij. Vetėm aty mund tė shkelė nė pasarala, qoftė edhe nėse do tė mbetet pėrjetėsisht model i dorės sė dytė.
E ardhja ime nė fushėn e modės mund tė konkretizohet vetėm jashtė vendit.
Ai mendon se nė Tiranė, pėr momentin ėshtė e pamundur tė jesh dikush, pavarėsisht investimit dhe sakrificave qė do t'i duhet tė bėjė, madje me ēdo kusht, vetėm pėr tė qenė njė prej atyre.
Kurrsesi si i preferuari i tij Tyson Ballou. Fundja nė kėtė garė do tė mbetet sėrish djaloshi ēapkėn qė nuk heq lehtė dorė nga ėndrra e tij.
Pol Babi
Nė pasarelė me ēdo kusht
Njė vit mė parė, pak para se tė ishte shpallur modeli mė i mirė i vitit, ato qė i pėlqenin tek vetja, nuk ishin gjė tjetėr veēse impresione miqsh. Por kur gjithēka u zyrtarizua, u bind se ia vlente qė t'i futej si duhet kėsaj fushe. Pol Babi, studenti qė lė pa gojė moshatarėt e tij, mėngjeseve kur hyn nė Universitetin e Kamzės, realisht ėshtė shumė ndryshe. Buzėqeshjet nuk ia kursen kurrkujt, jo mė pėr tė qenė nė qendėr tė vėmendjes apo sepse kėtė ia imponon profesioni i sapo nisur, por sepse brenda ėshtė vėrtet i tillė. Me njė pamje njomėzaku, Pol ka nisur tė aktivizohet nė pasarela qysh kur ishte 15 vjeē. Emocioni i parė qė kam pėrjetuar, ka qenė aty nga viti i dytė gjimnaz, kur u shpalla modeli mė i mirė i vitit nė Rinfest. Pėrpiqesha tė pėrsėrisja nė lėvizjet e mia atė ēfarė kisha fotografuar nė kujtesėn time duke ndjekur Fashion TV dhe ia dola-tregon Babi. Por kur fitoi ēmimin e tretė nė Mister Albania, pothuajse e ardhmja e tij ishte vulosur pėrfundimisht.
Prindėrit i kishin dhėnė zemėr. Edhe shoqėria po ashtu. Tė gjithė e nxisnin qė mos linte asnjė shans pėr t'i humbur, me tė vetmin qėllim : pasarelat. Edhe pse tė pakta, ai krenohet se ka qenė njė ndėr tė preferuarit. Nuk i kanė munguar ofertat, madje edhe tani me njė tė tillė po merret. Java e Modės Italiane ishte njė trampolinė e cila me mėsoi se pasarela kėrkon vėrtet profesionalizėm. Aty mėsova do gjėra, qė mė vlejtėn. Edhe reklamat po ashtu, ndėrsa videoklipet me kalitėn vėrtet durimin para kamerės. Njė sprovė, kjo e cila mė shtyu qė tė pėrfshihesha nė njė set fotografik-tregon modeli i ri, qė mban mbi shpinė, jo pak por 3 triumfe, brenda njė periudhe tė shkurtėr. Por kur djemtė nė tregun e modės janė si ujėt e pakėt, pėr Polin ky vėrtet ėshtė njė avantazh.
Disa syresh qė pothuajse numėrohen me gishta, kanė krijuar njė grup tė vogėl, brenda tė cilit qarkullojnė edhe ofertat mė tė fundit. Jo vetėm pėr tė bėrė ca ecejake nė skenė, por edhe pėr tė siguruar njė buxhet, sadopak qoftė ai pėr tė pėrmbushur kėrkesat qė ai ka. I duhet tė investojė fort pėr lookun e tij, por jo dhe aq mjaftueshėm, pasi tregu tashmė njihet. Pėrpiqem tė bėj sa mundem vetė. Flokėt dhe veshjet, janė totalisht kombinimet e mia. Kujdesem normalisht ēdo ditė, pėr tė qenė sportiv nė mėngjes, kur jam nė shkollė, ndėrsa nė mbrėmje tentoj tė zgjedh mes tė qenit casual dhe klasik-pohon Pol. Edhe pse krahasuar me kolegėt, ka arritur tė mbledhė frytet e punės dhe sharmit tė tij brenda njė kohe shumė tė shkurtėr, Tirana, nuk ėshtė vendi ideal pėr tė bėrė karrierė. Milano ėshtė vendi i preferuar pėr modelin e ri. Mosha po ikėn dhe realisht nė kėtė pikė duhet tė ishte i pėrfshirė fuqishėm nė tregun e modės, por kėto janė hapėsirat qė ofron tregu.
Nuk do tė lėrė pa provuar edhe kėtė mundėsi. Milano vazhdon ta tundojė. Verėn qė vjen do tė sakrifikojė duke lundruar drejt Italisė pėr tė provuar shansin e tij, edhe pse i bindur pohon se ėshtė e vėshtirė. Pasioni pėr modėn qė e ka shoqėruar qė nė moshė tė vogėl nuk e ndal kollaj. Pėr mė tepėr prindėrit nuk i kanė kursyer gjė. E ėma nuk mungon nė asnjė sfilatė dhe shpesh e inkurajon pėr tė ecur mė tej. Padyshim edhe pėr njė tentativė drejt pasarelave milaneze.
Elona Gjermeni |