Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Moda Femerore
Armani eshte nje nga emrat e njohur te modes italiane, i cili koleksionin e tij vjeshte dimer 2006-2007 ia ka besuar krejtesisht fundeve dhe fustaneve. Ai sjell nje ndryshim te madh ne stilin e tij, qe do te thote qe nuk ka fare pantallona. Ne pasarele dominojne fundet dhe fustanet e mrekullueshem qe zbulojne kembet e gruas dhe sjellin nje arome krejtesisht femerore. Shume prej veshjeve te Armanit jane kombinuar me hijeshi me kapelet ne formen shinjon..
Moda Mashkullore
Nen vijezime ose me motive floreale kemishat tashme jane bere pjese e 30-vjecareve ne karriere por ndoshta me pak me teper pigment te ngjyrave te guximshme behen dhe me te pranueshem per syte kerkues te vajzave. T-shirt-et jane teper te pranishme kete sezon sepse dhe vete komoditeti i kerkon, por kujdes se ato tashme jane te shumllojshme dhe variojne nga gryka "tip pollo" deri tek "dolce vita" e zakonshme qe sivjet ose eshte nen dizenjo fumetesh te njohur ose serviret ne ngjyra teper te guximshme.
Piercing dhe tatuazhe
Truket dhe tipat e ndryshem te operacioneve plastike jane pranuar deri diku nga shoqeria jone. Ngjarje te tjera me pak te perhapura si piercing dhe tatuazhet jane pare si shume te cuditeshme, perverse dhe antishoqerore. Megjithate historia deshmon se pikturimi i trupit dhe berja e vrimave ne te, eshte forma me antike dhe origjinale e shprehjes se krijimtarise njerezore. Ne vendin tone moda e tatuazheve dhe e piercing filloi te perhapej gjeresisht pas viteve 90, por qe para ketyre viteve gezonte nje fare tradite ne vendin tone, tradite e cila kurrsesi nuk mund te percaktohej si mode.
Prakticitet dhe joshje
Det, rere, hapesira te pamasa, ndonje cmenduri e momentit ku perzihen rrezet e diellit, uji blu dhe temperaturat e larta. Tashme stina e veres eshte ne kulmin e saj e mund te thuhet pa frike se gjithsecili nga ne preferon te beje dicka ndryshe, te ndryshoje dicka qofte ne lookun e tij, qofte ne mardheniet qe ka me veten. E teksa te zbulosh relacionet me shpirtin eshte pak me shume se e veshtire, te veresh lookun qe ka marre kjo vere ne plazhet tona eshte dicka qe te jep novacione te perhereshme dhe te kendeshme.
Moda Sportive shqiptare
Deri diku, veshja jep impakte ne opinionet e te tjereve dhe varet konsiderueshem nga mjedisi rrethues. Nuk mendoni se do shfaqnit stonature gjate nje pritjeje zyrtare, po te paraqiteshit me nje pale atlete, xhinse dhe xhup me kapuc, ndersa te tjeret kane veshur kostume, kollare e femrat funde stofi dhe kepuce me taka? Duam s’duam ne, pamja jone plotesohet nga veshjet tona. Per te dhene suplemente per lexuesin, mbi tendencat e modes aktuale, kontaktova me stilisten e mirenjohur Rezarta Skifteri.
Alta Moda e femijeve
Nje linje intime jo me e fshehur poshte veshjes. Sensualiteti, provokimi i drejtperdrejte i femres permes te brendshmeve, nje sfide per te luajtur me mashkullin e per te treguar superioritet ndaj tij. Ngjyrat, materialet dhe tendenca.
Kohe per joshje
Nje linje intime jo me e fshehur poshte veshjes. Sensualiteti, provokimi i drejtperdrejte i femres permes te brendshmeve, nje sfide per te luajtur me mashkullin e per te treguar superioritet ndaj tij. Ngjyrat, materialet dhe tendenca. Si u rikthye moda e zhartierit dhe e korsese kuq e zi.
Te hijshem
Linja e te brendshmeve per meshkuj te te gjitha moshave eshte sinonim i komoditetit, elegances, prakticitetit dhe padyshim hijeshise. Pergjithsisht ne te gjitha linjat e veshjeve intime qe hidhen ne treg vendin kryesor e ze materiali i pambukut.
Arti i Xhani Versace
Ne muzeun "Viktoria & Albert" do te ekspozohen me shume se 100 veshje te stilistit, Xhani Versace ne pese vjetorin e vdekjes se tij. Si arriti Versace te ngreje dinastine me te madhe ne fushen e modes. Perbuzjet dhe injorimi i linjave te tij ne vitet '80 deri ne pushtimin total te pasarelave nga koleksionet e firmosura Versace.
Armani
Ne koleksionin e pranvere-veres se ardhshme, stilisti italian Xhorxho Armani ka nxjerre jashte mode minifundet. Vulgare dhe fyese, keshtu i ka cilesuar stilisti veshjet e shkurtra dhe minin. Ne linjat e prezantuara ne pasarelat milaneze, Armani propozon femrat e veshura, te cilat sipas tij emetojne me shume sensualitet. Veshja e sekretares eshte prototipi i ri i te qenit shik.
Vjeshte-dimer 02-03
Vjeshte-dimer 2002-2003. Propozimet spektakolare te stilisteve Ungaro, Givenchy, Gaultier, Dior, Valentino e Versace Garderoba e vjeshtes, rrofte ekstravaganca!
Maurizio Galante
Minigaleri fotosh..
Armani Jeans
Minigaleri fotosh ...
Modelet e Rinj
Te kesh apo te jesh, nje dileme e veshtire, per te qene i pranishem ne pasarela. Jane te pashem dhe joshes, me cdo kusht duan te futen ne rrugen e modes. eshte kaq e veshtire sa mundesite e nje tregu qe pothuajse nuk ekziston, u veshtireson rrugen. Deri tani kane provuar te dorezohen para objektivit te fotografit, te pozojne shkujdesur me gjithfare veshjesh, firmato ose jo qofshin ato.
E parezistueshme?
Jeni te apasionuara pas modes, zgjidhni gjithnje veshjet me ardhjen e sezonit te ri dhe kerkoni gjithnje te jeni perfekte. Per te arritur persosmerine duhet te dini se cfare nuk duhet te mungojne ne garderoben tuaj, cilat jane veshjet dhe ngjyrat qe ju shkojne me shume, me te cilat do te ndjeheni me mire. Nga pantallonat e ngushta, takat e larta, kemisha e bardhe, canta prej lekure, bluzat kashmiri, xhinset dhe t-shirt, deri te buzekuqi. Deshironi te jeni ne cdo cast e mrekullueshme?
  1   2  

Armani eshte nje nga emrat e njohur te modes italiane, i cili koleksionin e tij vjeshte dimer 2006-2007 ia ka besuar krejtesisht fundeve dhe fustaneve. Ai sjell nje ndryshim te madh ne stilin e tij, qe do te thote qe nuk ka fare pantallona. Ne pasarele dominojne fundet dhe fustanet e mrekullueshem qe zbulojne kembet e gruas dhe sjellin nje arome krejtesisht femerore. Shume prej veshjeve te Armanit jane kombinuar me hijeshi me kapelet ne formen shinjon. "Kjo eshte edhe deklarata e dashurise qe une i bej gruas",- ka shpjeguar Armani i cili ne nje sondazh te koheve te fundit, ka rezultuar si stilisti me i preferuar ne bote. "Sigurisht qe jam teper i gezuar per kete,- ka pohuar Armani,- dhe sekreti im qendron ne te qenit gjithmone koherent. Ne keto 30 vjet te karrieres sime si stilist une i kam qendruar gjithmone besnik modes".
Moda Femerore
 

Nis nė Milano, java e modės me emra tė njohur si D&G, Armani dhe Ferragamo.

Armani ėshtė njė nga emrat e njohur tė modės italiane, i cili koleksionin e tij vjeshtė dimėr 2006-2007 ia ka besuar krejtėsisht fundeve dhe fustaneve. Ai sjell njė ndryshim tė madh nė stilin e tij, qė do tė thotė qė nuk ka fare pantallona. Nė pasarelė dominojnė fundet dhe fustanet e mrekullueshėm qė zbulojne kėmbėt e gruas dhe sjellin njė aromė krejtėsisht femėrore. Shumė prej veshjeve tė Armanit janė kombinuar me hijeshi me kapelet nė formėn shinjon. “Kjo ėshtė edhe deklarata e dashurisė qė une i bėj gruas”,- ka shpjeguar Armani i cili nė njė sondazh tė kohėve tė fundit, ka rezultuar si stilisti mė i preferuar nė botė. “Sigurisht qė jam tepėr i gėzuar pėr kėtė,- ka pohuar Armani,- dhe sekreti im qėndron nė tė qenit gjithmonė koherent. Nė kėto 30 vjet tė karrierės sime si stilist unė i kam qėndruar gjithmonė besnik modės”. Nė fakt, Armani nuk tradhton, ai i ka qėndruar gjithnjė besnik ADN-sė sė tij edhe tani qė ka filluar njė kapitull i ri i cili pėrmban fundet, fustanet, xhaketat e vogla joshėse dhe bluzat tepėr seksi aq sa ndonjėherė me zor arrijnė tė mbulojnė gjoksin. Veshjet e mbrėmjes tė Armanit janė njė shpėrthim autentik kristalesh Zvarovski, shallash tė mėdhenj prej vizoni, pallto tė denja pėr tu veshur mbrėmjeve nga divat hollivudiane.

Tek veshjet “Armani” ndihet njė aromė tjetėr gruaje prandaj dhe vetė stilisti e di qė ka nisur njė rrugė tė re. Prandaj me kėtė rast ai pėrshėndet publikun e tij qė i dhuroi duartrokitje pafund i veshur me xhaketė dhe kravatė.

Nėse tek Armani mbizotėrojnė fundet dhe fustanet nė sfilatėn vjeshtė dimėr 2006-2007 tė Ferragamos bien nė sy ēantat e mėdha me lėkurė krokodili, takat e larta marramendėse dhe veshjet tė cilat shkojnė deri tek gjuri. Gruaja e Ferragamos ka njė siluetė kaq tė brishtė saqė edhe duke veshur fundet mongoliane pėrsėri duket elegante.

Nė pasarelėn e tė rinjve ėshtė njė spektakėl i vėrtetė. Me D& G moda arrin majat mė tė larta. Edhe njėherė ēifti i tė mėdhenjve Domeniko Dolce dhe Stefano Gabana qė edhe pse sentimentalisht janė ndarė prej disa muaj, profesionalisht mbeten akoma nga mė tė fortėt nė botėn e modės. Kurioziteti i publikut gjithnjė ėshtė i ndezur kur emra tė medhenj si D&G priten tė nxjerrin krijimet e tyre dhe ky koleksion tė linte pa frymė. D&G sjellin nė kėtė sfilatė golfet e mėdhenj qė varen dhe ngjyrat e preferuara janė e bardha dhe thyerjet e saj. Gruaja D&G qė nė fakt do tė ishte mė e saktė po tė pėrdornim fjalėn ”ēupėlina” sepse mė tepėr se grua ajo ngjan me njė vajzė tė brishtė por qė shfaqet mjaft seksi duke kombinuar kėto golfe me mėngė tė gjerė me pantallona tė shkurtra tė trikotuara nė po tė njėjtėn ngjyrė dhe me ēorape tė trasha qė shkojnė deri tek gjuri.

Joshėse deri nė fund ėshtė edhe femra qė paraqitet nė sfilatėn e ”Blugirl” e cila pėlqen tė koleksionojė mė shumė se njė tė dashur. Kėshtu nėse njėherė ajo paraqitet e veshur si Audry Hepburn, njėherė tjetėr e shohim atė tė veshur si geishė me njė minikimono. Atėherė kur Blugirl do ta paraqesė romantike femrėn e saj ajo zgjedh veshjet e qėndisura si dhe shallet prej peliēeje.

“Po mirė le ta themi hapur, moda ime ėshtė tėrėsisht femėrore”, – kėshtu ka deklaruar Miuēa Prada pėr krijimet e saj. Ajo arrin tė bėjė politikė edhe kur flitet pėr modė. Gruaja qė paraqitet nė sfilatėn e Pradės ėshtė e egėr dhe ka dėshirė tė reagojė pėr gjithēka. Prada sjell nė kėtė koleksion sandalet prej druri dhe reēipetat qė shfaqen sipėr bluzave. Nga ana tjetėr, edhe Alberta Ferreti dhe Philosophy kanė stiluar veshjet pėr njė femėr inteligjente dhe me personalitet. Nė veshjet e ditės mbizotėrojnė fundet e gjatė dhe palltot e mėdha, ndėrsa nė mbrėmje veshjet e ngushta.

Matheu Williamson ėshtė emri i stilistit qė debuton tek firma tjetėr e madhe e modės italiane Puci. Edhe nė kėtė koleksion Puci nuk kishte dalė jashtė stilit qė e karakterizon, pra kombinimit tė mahnitshėm tė shumė ngjyrave. Ky koleksion ėshtė inspiruar nga moda e viteve 70 dhe stilisti ka sjellė njė stil seksi por aspak banal.

Beretat e gjyshes dalin pėrsėri nė modė
Me siguri ju kujtohen beretat e trikotuara, qė mbanin dikur gjyshet tona. E pra pėr dimrin qė vjen ato do tė jenė pėrsėri nė modė. Dolce Gabana dhe stilistė tė tjerė lanēojnė nė kėtė mėnyrė beretat e mėdha qė janė si tė punuara me dorė

Veshje pėr mbrėmjen e madhe “Oskar”
Armani pėr veshjet e mbrėmjes ka stiluar fustane tė cilat janė tė denja pėr divat hollivudianė nė njė mbremje tė ēmimeve”Oskar”

Fustane, ku shumė ngjyra kombinohen njėherėsh dhe qė janė inspiruar nga vitet '70-tė kanė qenė veshjet e dizenjuara nga stilisti anglez Mathew Williamson, i cili punon pėr firmėn e njohur italiane “Gucci”

Sandale prej druri, qė shumė mirė kombinohen me xhinse por edhe me veshje tė tjerė gjatė ditės

Ēantat e mėdha me lėkurė krokodili janė njė aksesor i rėndėsishėm qė Prada ka zgjedhur nė koleksionin pranverė- verė 2006.

Aksesorė ? Ndoshta, por tepėr tė guximshėm

Nėse jeni pėrqafues tė tendencave tė reja, ka ardhur momenti pėr ju… Moda ėshtė tepėr e nxehtė, por jo vetėm nga gradėt celcius dhe ngjyrat qė tashmė janė tepėr normale pėr njė verim alla “shqiptarēe”, por dhe nga vetė format e servirura qė nė pak fjalė janė vėrtetė tė “ēmendura” kėtė sezon. Nisi si njė lojė pėrdorimi i super-takės, por tashmė ėshtė kthyer dhe nė zakon! Fakti bėn tė vėrtetojė qė njė pjesė e mirė e vajzave nė rrugėt tona, ecin ashtu si mbi maja “gradaēelash” me extremitetet e takave nė sandalet e tyre.

Ndoshta fati i ndihmoi sepse nė tė vėrtetė nevojiteshin pėr tė humbur kilogramėt e tepėrt dhe pėr tė shtuar centimetrat qė janė aq tė dėshiruara nga mesdhetaret. Ngjyrės sė eshkėt tė marrė nė bregdet apo gjetkė, tashmė i shtohen dhe fosforeshentet nė tė gjithė gamėn e tyre, nė sandale e ēanta, nė rripa e dekoruese, nė kėpucė e nė syze…e pastaj ne flasim pėr aksesorė ose mė mirė pėr “ēmendurinė e sezonit”

Moda Femerore - Akserore

Mėndafsh nė mbrėmje

Mėndafsh ėshtė kryefjala kėtė verė dhe kanė bėrė mirė Stilistėt se me temperaturat qe kemi nėn kurriz ėshtė i vetmi material qė i bėn bisht: Vapės! Nė ngjyra tė shumta por kryesisht nėn motive floreale ose shkrirje kontrastesh nė formė ujrash vjen dizenjo e ēdo materiali kėtė sezon. Nėn linja kryesisht tė ngushta qė nė stil tek-tuk pėrqafojnė orientalen si tendecė e fundit, por pa lėnė mėnjanė klasiken e tė zezės qė nė ēdo paraqitje ka vendin dhe aprovuesit e saj. Me gjatėsi tė pa llogaritura dhe plot rastėsi vijnė fustanet qė nė thelb kanė tė njėjtin destinacion “koktelin”, pra nėn njė muzikė nė sfond dhe me njė gotė nė dorė ēdo gje do tė jetė perfekte ne imazhin qė do tė krijoni, tani ju mbetet vetėm tė zgjidhni.

Princeshė nė tė bardha

Pėr tė gjitha ju vajza qė keni zgjedhur tė martoheni kėtė vit ju propozojme modelet mė tė fundit tė veshura nga bukuroshet shqiptare. Klasike, shik, pse jo dhe moderne, ndihuni njė princeshė nė tė bardha. E dimė qė atė ditė nuk do tė jeni vetėm, prandaj nė faqet e tjera tė revistės do tė keni mundėsinė tė zgjidhni modelin e kostumit tė princit tuaj.

Joshėse nėn kostumin e banjos

Kėtė verė keni mundėsinė mė shumė se kurrė pėr tė joshur. Me pamjen e njė “lolite tė pafajshme”, apo njė femre “tigėr”, nxehtėsia e kėsaj vere do tė kthehet nė favorin tuaj pėr tė sunduar nė bregdet.

Mė tė guximshmet u treguan modelet tiranase tė cilat nė njė sfilatė verore me veshje tė gjitha nga boutique MARILINO, shpalosėn hiret e tyre pranė akuadromit tė Tiranės si pėr t'ju kujtuar se ka ardhur koha tė zgjidhni.

Pranvera

Moda FemeroreNjė fushė shumė ngjyrėshe do tė jetė stina nė vijim, por jo vetėm kaq: tė mėdhenjtė e modės nuk u mjaftuan pėr kėtė sezon vetėm me ngjyrat. Gjithēka qė ka ndodhur pėrbėn pėrjashtim me modėn e vitit tė shkuar, njė pėrzjerje materialesh ku mbizotėron mėndafshi me tė gjithė parametrat e tij por pa lėnė mėnjanė materialet e rehatshme me pėrqindje pambuku. Vėmėndjen tuaj pėrqėndrojeni nė nė atė qė ndodh me harmonizimin e ngjyrave sepse linjat pak a shumė po marrin njėtrajtshmėrinė tek tė gjithė Stilistėt.

Njė kombinim i ēuditshėm i materialeve tė mėndafshta tė trashėsive tė ndryshme, njė trekuart i linjave tė drejta me njė fund “organze”, ėshtė paraqitur nėn njė dizajn fantastik.

Nėn njė ērregulltėsi ngjyrash, sharmi femėror vjen nėn njė pamje tepėr sensuale dhe rrezaton shkėlqim. E kuqja, e gjelbra dhe vjollca tendenca e fundit e Ferreti-t pėr sezonin nė vazhdim.

Mbrėmja juaj nėn njė kostum mėndafshi tė pėrhimtė mbėrthyer nė dy kopsa poshtė njė pantalloni me bel tė shkurtėr tė shoqėruar nga njė kėmishė me jakė e marsheta tė egzagjeruara dhe tepėr tė dukshme.

Njė xhaketė e ornamentuar ēudishėm por plot shije nėn linja harkore, dhe e pėrdorur sėbashku me njė kapelė dhe njė kėmishė mėndafshi tym poshtė saj ėshtė propozimi i fundit i Ferre-s pėr pranverėn e tij.

E bardha sėrish bėn balancėn e ngjyrave tė sezonit. Armani e ka pėrdorur si ngjyrė tė lehtė dhe nė kėtė xhaketė pa harruar ta kornizoj me rripin e zi nė dy skajet e belit.

Nėn njė dopiopet kontrastesh stilisti nuk e ka harruar “sensualitetin”, duke I dhėnė me tė ccarėn e fundit njė tjetėr ajėr, rigorozitetit tė xhaketės nė dukje mashkullore.

Sportiviteti nėn pėrzjerje materialesh do tė ishte ēudia e Cacharel-it. Propozimi i tij vjen me njė xhaketė - kėmishė material xhins dhe pantallona “alla pescatore” nė dukje tė mėndafshta.

Njė trekuart i bardhė sėbashku me njė fund tė tė njėjtės ngjyrė do tė harmonizoheshin nėn sfondin e krijuar nga njė shall imadh plot ngjyra tė theksuara.

Mėndafshi dhe e bardha nga sa kuptuam ka pushtuar jo vetėm ne por dhe emrat mė tė mėdhenj tė pranverės sė sivjetme, por ndryshe Biaggiotti ka provuar ta sevirė atė nėn njė prekje tė lehtė tė sė verdhės.

Si njė Barbie e vėrtetė nėn prerje “over” dhe lidhje fundore poshtė vitheve, do tė dukeni nėse zgjedhja juaj pranverore do tė jetė kjo…

Tendencioz dhe plot sharm ky model i ofruar nga Cavalli, mėngėt e fryra tė viteve 80-tė si dhe beli i shkurtėr i pantallonave stil vitet 70-tė rrijnė pėr mrekulli me krehjen e shkujdesshme

Nėn ngjyra tė errėta pranvera e Cavalli-t, paraqitet ndryshe nga tė tjerėt. Pantallona tė stilit “cargo” tė ngarkuara me xhepa prej materjali tė pambuktė dhe njė top mėndafshi tepėr tė thjeshtė.

----******----

Vjeshta!
Temperaturat u ftohėn disi, por a erdhi nė tė vėrtetė vjeshta…, sigurisht jemi nė muajin e parė tė saj dhe shpresojmė qė sivjet tė kemi mundėsinė e shijimit tė tė gjithave stinėve dhe tė mos ndodhė rėndom qė nga vera e nxehtė tė kalojmė nė dimrin e ftohė. Stina vjen e njėjtė pėr tė gjithė, por mėnyrat si e pėrjetojmė atė nė veshje, janė tė ndryshme. Jemi mėsuar tė klasifikojmė grupmoshat dhe sipas formave, ngjyrave dhe tendencave arrijmė tė dallojmė se cila ėshtė veshja adapte pėr moshėn e caktuar. Vecojmė disa nga risitė qė sjell stina dhe t’jua ofrojmė ato nė grupmoshėn tuaj:

18-22 vjec
Mosha ju a lejon qė tė keni gjithė risinė dhe tendencat qė stina sjell. Nė kėtė vjeshtė shpesh herė do ta gjeni veten me ngjyra tė qeta (me pėrjashtim tė ndonjė portokallije) por prerjet dhe format do tė jenė tepėr provokuese, dhe nuk do tė jetė e rrallė kur ta gjeni veten nėn barkun jashtė dhe nė temperatura jo fort tė pėrshtatėshme. Pantallona tė silit “Cargo” nė shumė xhepa dhe rripa dekorues, kėmisha tė stilit klasik qė do t’ju tregojnė linjat pėr mrekulli, mėngė tė gjėra, bluza tė stilit “Etno” dhe tė mos harrojmė xhinsin me tė gjithė gamėn e ngjyrave qė pėrmban qė do t’ju shoqėrojė nė kėtė sinė.

22-26 vjec
E bardha, bezha dhe e zeza do tė jenė tė pandara pėr ju nė kėtė stinė. Pushimet i mbaruat dhe para tyre sigurisht dhe studimet, pra do tė ishte momenti ideal qė tė punėsoheni, por a keni menduar qė look-u juaj do tė pėsojė njė ndryshim thelbėsor? Xhaketa tė shkurtra nė materiale tė pambukta dhe linoje. Pantallona me qemer tė gjerė (po kėshtu dhe pėrmasa e pantallonit poshtė tepėr e gjerė...) Kėmisha ose bluza disi provokuese pėr t’ju bėrė tė qartė qė jeni tepėr e re dhe keni tė gjithė kohėn e duhur pėr tė qenė serioze nė veshje…

26-30 vjec
Vjeshta ka trokitur dhe bashkė me tė pėr ju dhe pjekuria, prandaj mė tepėr ju se cdo moshė tjetėr ju lejohet t’i kushtoheni vetes me pak momente cmėndurie nė veshjen tuaj. Ngjyrat qė propozon stina pėr ju janė kryesisht e bardha dhe e zeza, por linjat janė tmerrėsisht tė ndryshme. Pantallona tė stilit “Cargo-Orjental”, xhaketa me mėngė tė stilizuara, bluza tė pėrmasave X-Larghe tė punuara me shtiza qė rrėshqasin lehtaz mbi shpatulla si dhe aksesorė tė panumėrt.

30-35 vjec
Tashmė njė stil tė caktuar nė veshje tuaj duhet tė keni krijuar, por ne do tė mundohemi qė me anė tė fotove t’ju ofrojmė mė tė mirėn pėr sinėn qė vijon… Ngjyrat qė do t’i dhuronin freski moshės suaj nė kėtė stinė tė tė zymtė, do tė ishin e bardha dhe bezha. Materialet, kryesisht lino, kjo e fundit e pėrzjerė me thurje tė leshta ose sintetike. Linjat xhaketa me mėngė trecerekėshe me mansheta nė fund, pantallona tė drejta “Stil cigharette”, bluza tė punuara me fill tė trashė qė shpalosin hijshėm dekoltenė, pse jo dhe shpatullat tuaja.

 

Parisi ne stil te lireTendencat nė pasarelat Franceze pėr vjeshtėn e ardhėshme.

Nga lėkurat tek pelicet, nga minifundi tek fundi i gjatė, nga klasikja tek sportivja. Njė grua kreative nė fantazi tė shfrenuar, plot personalitet dhe tepėr e fuqishme.
Linja Extra – larghe, bolero prej peliceje, tė brėndėshme tė dukshme, trasparenca tė qėndisura dhe funde asimetrik, do tė jenė e reja e stinės…. Inspirim nga stili Japonez si dhe tendeca nė motive indjane. Njė look nė dukje i varfėr plot lojra dritash si dhe njė rikthim i dukshėm nė vitet 60 dhe tek tuk deri nė mesjetė. Kėto janė disa tė rejat cfarė do tė propozonte pasarela vjeshtore franceze.

E zeza, jo vetėm pėr nė mbrėmje.
Gjatė viteve tė fundit tendenca e ngjyrave tė ekzagjeruara nė tė gjithė gamėn e tyre kishte pushtuar pasarelat dhe vitrinat tona, dhe nė njė farė mėnyre i dhamė tė drejtė stilistėve sepse ata u pėrkujdesėn jo vetėm me shumllojshmėrinė e veshjeve por dhe me dekorimin e tė ashtuquajturave “rrugėt tona” nėn veshje shumėngjyrėshe.
Po e zeza ??? - E kishin harruar vallė tė zezėn , kornizėn e elegancės? Nė rastin tonė nuk bėhet fjalė pėr harresė por thjeshtė pėr njė dėshirė pėr tė celur pak zymtėsinė qė krijon e zeza, sepse c’ėshtė e vėrteta e zeza kish krijuar njė kolonizim tė modės pas viteve 90-tė. Por mos u trishtoni ju mikesha qė me tė zezėn keni krijuar njė relatė speciale, ajo tanimė u kthye nėn njė pėrdorim tė gjėrė jo vetėm pėr nė mbrėmje por dhe nė ditėt tona. Ju sugjerojme qė nė kėtė vjeshtė pėr tė gjitha ju qė keni probleme me shėndetin e tepruar dhe ju qė adhuroni eleganten, e zeza u kthye sė bashku me ndryshueshmėrinė optike tė saj.

SandaleEkstremitetet e tė bardhės

Ide tė reja interpretimi pėr ngjyrėn e verės jo ngjyrė. Stilistėt e duan romantike, tė qetė por edhe tė egėr , metropolitane gjithashtu dhe pak hard, sepse idetė e tyre i bashkon vetėm njė fjalė.

Ngjyra nė fjalė ėshtė tepėr intense dhe njėkohėsisht me njė impakt tė tepruar grafik. Kemi dėgjuar e parė qė ngjyra e bardhė karakterizon njė brishtėsi Ėngjėllore, por nė kėtė verė ajo ėshtė ripropozuar nė tė gjitha pasarelat si ngjyra lider e kėsaj stine dhe nė kėtė mėnyrė ajo e ka humbur qetėsinė, por ka fituar atė ēka i mungonte pėr ta bėrė tejet tė pėlqyeshme “djallėzoren”. Intepretimi prej stilistėve tė ndyshėm ėshtė po kėshtu, disa e duan atė pėr mbrėmje, tė tjerėt e duan pėr veshje dite dhe tė tjerė e kanė pėrdorur pėr veshjet intime, por njė gjė ėshtė tepėr e sigurtė, pa tė bardhėn nė kėtė stinė ata do tė mbeteshin si peshku pa ujė. Dhe kėshtu pra e bardha e tanishme nuk propozohet vetėm pėr veshjet sportive, por ajo shprehet dhe nė forma tepėr serioze supershik… Laura Biagiotti, qė simbolizon pastėrtinė e modės italiane, e ka bėrė kėtė ngjyrė ikonėn dalluese tė sajėn, ajo e ka ripropozuar sivjet nė stilizime tepėr tė rafinuara, nė kostume e tunikė tepėr tė thjeshtė. E bardha nė versionin e shkurtėr, tė gjatė, tė pasuruar ose esencial, duke e ēiftėzuar nė pantallona me ngjyra. Me pak fjalė e bardha e pastėr, e rafinuar, qė sjell njė lloj feminiliteti romantik dhe tejet modern, qė nuk duket tė kontrastojė keq me asnjė ngjyrė tjetėr, biles ėshtė ajo e pėrshtashmja pėr kėtė stinė.

Pėrsėri e bardha, por kėtė herė tepėr romantike dhe tepėr e stilizuar ėshtė ngjyra bazė e Valentinos pėr kėtė sezon. Stilisti ka zgjedhur trasparencat e rrezikshme pėr tė krijuar veshje mbrėmje pa ngjyrė… dhe akoma e bardha absolute dhe pėr Dior dhe Galliano, qė arrin nga ekstremet e ngjyrave dhe ka njė tendencė tė dukshme drejt metalikes, dekolteve dhe ekstremiteteve tė gjatėsive. Pra tė gjithė miqtė tanė stilistė janė munduar tė na ofrojnė me anė tė virgjinitetit qė na jep e bardha trasgresivitetin e saj.

Sandalet e Verės 2003 ELEGANCĖ dhe STIL

Nė historikun e veshjeve sandalet kanė ardhur si elementet e para tė aksesorėve, fillimisht njerėzve u duheshin pėr t’i ndihmuar nė ecje nė gurė dhe pluhur, dhe kujt do t’i kishte shkuar mėndja qė evolucioni i quajtur “Sandale” do tė kishte pushtuar vitrinat nė propozime tė shumėllojta dhe nė ngjyra tė ndryshme. Jo pa qėllim eshte hezituar deri mė tani t’ju propozoheshin tė rejat mbi kėtė aksesor tepėr tė rėndėsishėm, sepse dhe vetė stilistėt duken qė janė nė procesin e krijimit tė njė sandaleje femėrore qė do tė shėrbejė si njė urė ndėrmjet elegantes dhe konfortit…. Me rripa ose jo, me lėkurė ose xhins, nėn takė ortopedike ose nė taka tepėr tė larta, ato reflektojnė qartė elegancė, sharm dhe sportivitet njėkohėsisht.

Aksesorėt ...

Nėn diell…, por jo vetėm…
Ju kujtohen Divat kinematografike, lente tė mėdha me pasqyrim ose dritė hije qė herėt a vonė do t’ju falin njė pamje tė mistershme pėr t’i mbajtur ditė e natė?

Foto 1: Njė pamje klasike e viteve 70 por e riparė me njė vizion tė ri, modeli prej aviatori me skelet metalik qėndron pėr mrekulli me fytyrėn ovale tė Farrah Fawcett.
Foto 2:Tė stėrmėdha ose mė mirė makroskopike me skelet plastik dhe lente nėn dritė-hije qė kanė bėrė bujė nė tėrė pasarelat europiane. Nė sintoni me modėn qė po kalojmė dhe nė pėrshtatje me elegancėn prej “zonje tė madhe” hyjmė nė epokėn e viteve 60 por sigurisht tė rimodeluara pėr vitet 2003.

Moda, ngjyrat, stina e nxehte

Roza
Zgjidhe nėse: Adhuron tė ndjehesh femėr, por nuk dėshiron tė jesh tepėr nė dukje sepse roza bėn pjesė tek ngjyrat e qeta, e pra bėhet fjalė pėr njė ngjyrė tė pėrbėrė qė fitohet nga pėrzjera e tė kuqes sė zjarrtė dhe tė bardhės sė pastėr. Kush ėshtė rezultati midis pėrzjerjes sė kontrasteve ? “Njė himn i vėrtetė i feminilitetit”, por kujdes miq tė Spekterit, nuk thashė i sensualitetit, sepse foca e sfumuar e pasionit vjen mė pas e ėmbėlsuar nga notat e tė kuqes qė e bėjnė kėtė ngjyrė tė nxjerrė nė plan tė parė sentimentet e lidhura me sferėn afektive.

Kujt i kėshillohet - “Ėshtė perfekte pėr kė nuk do tė ketė njė look tepėr agresiv dhe qė dėshiron tė ndjejė pėrkėdhelje tė lehta shikimesh…, dhe kėtė ta ofron roza nė tė gjitha shkallėt pastel tė saj.

Kur ėshtė momenti

Kryesisht pėr nė mbrėmje, por pse jo dhe gjatė ditėve tuaqja sepse roza ėshtė quajtur si “ngjyra e mendimit tė mirė” dhe kjo ėshtė arsyeja qė ne ju a kėshillojmė ta vishni nė momente tė trishta tė ēiftit tuaj…

Me ēfarė ngjyrash ta kombinojmė
Me tė gjitha, por jo me tė kuqen sepse i privoni tė drejtėn pėr tė qenė ngjyra mė e ėmbėl.

Portokalli
Zgjidhe nėse: Bėn pjesė tek tipat e shpejtė, gjithmonė me adrenalinė nė nivele tė larta, sepse kjo ėshtė ngjyra mė energjike e skaletės sė ngjyrave, ėshtė ngjyra e gėzimit dhe e alegrisė e pėrbėrė nga e kuqja provokuese dhe e verdha plot forcė, stabilitet dhe ndriēim dhe jo mė kot ėshtė pėrdorur nė pranverė stinė nė tė cilėn ėshtė e thjeshtė tė ndjeheni tėrheqėse, dhe pėr verėn ku abinohet bukur me ngjyrėn e eshkėt tė lėkurės.

Kujt i kėshillohet – Sigurisht dhe pa dyshim ėshtė ngjyra e personave aktivė, dinamikė, krijues dhe kuriozė, dhe jo mė kot ėshtė quajtur ngjyra e rilindjes dhe e diellit qė stimulon lėvizjen, krijimin por pa humbur kurrė kontrollin e situatės.

Kur ėshtė momenti
- Studentėve tė cilėt lexojnė dhe nuk arrijnė tė asimilojnė asgjė, u shėrbensepse ėshtė quajtur ngjyra e koncentrimit. Me ēfarė ngjyrash – Bukur do tė rrinte me tė e bardha, dhe tė zezėn qė nuk rrezikojnė tė zbehin ndriēimin e saj.

E kaltra
Zgjidhe nėse: Ke njė karakter djellor por dhe determinus dhe racional, tonalitetet qellore faktikisht shkojnė mirė pėr tė gjithė por sigurisht mė mirė i mbajnė ata qė kurrė nuk e marrin seriozisht. Zanat dhe princi i kaltėr nuk ėshtė rastėsi qė gjithmonė tė vishen me kėtė ngjyrė sepse pėrzjera e blusė sė qiellit dhe tė bardhės evokon pastėrti.

Kujt i kėshillohet – sigurisht ėshtė njė ngjzrė qė do t’ju dhurojė njė ajėr prej vajze tė mirė sepse vetė si tonalitet pėrcjell sinjale qetėsie dhe sugjeron njė shpirt larg skemave dhe kornizave tabu, i gatshėm pėr tė ēuditur por jo tradhtuar…..

Kur ėshtė momenti – Ndoshta pas disa ftesash telefonike qė ju ofrojnė njė shėtitje pėr tu njohur, nuk do tė ishte idealja e kėsaj ngjyre,, pse jo idealen mund ta gjeni nė takimin e parė me vjehrrėn, dhe pse e ruajtur gjatė kjo ngjyrė do tjua dėmshpėrblejė durimin.

40 vitet e minifundit
Cilado veshje 40 vjeēare e modės do tė quhej njė klasike e paperėndueshme dhe do tė mbahej me njė kujdes tė veēantė nė garderobė duke pritur momentin e pėrshtatshėm pėr ta veshur, ose pėr tė shijuar nė pak momente vėshtrimi njė elegancė tė pėrjetshme por……nuk ndodh kjo me minifundin. Qė nė 1963 vit nėn tė cilin u krijua nė Francė nga stilisti Pierre Cardin dhe nė Angli nga Mary Quant minifundi, moda i ka rezervuar vetėm pozicione seksi, rinore dhe alegre. Kjo ka ndodhur dhe nė sfilatėn mė tė fundit ku stilistėt pothuajse unanimisht kanė deklaruar: fundi ėshtė i shkurtėr madje shumė i shkurtėr dhe mė shumė se kurrė sensual. Veshja me funde tė shkurtėr tani e tutje do tė jetė njė domosdoshmėri pėr ato qė e ndjekin modėn. Ja disa pika referimi pėr ato qė duan ta provojnė dhe disa kujtime pėr ata qė vite mė parė ja kanė dalė kėsaj nisme. Nė qoftė se e vesh minifundin nė kėtė moshė...

Deri nė 25 vjeē
Kushtet themelore pėr njė pėrdorim korrekt janė: jetė plot gjallėri, njė shpirt i lirė, pasion pėr muzikėn. Nga mund tė frymėzohesh: nga garderobat e balerinave tė spektakleve dhe nga veshjet e kėngėtareve pop tė brezit tė fundt si Shakira dhe Britney Spears. Me ēfarė mund ta veshėsh: me njė kanotierė tė shkurtėr, me njė bluzė tė shkurtėr dhe tė ngjitur pas trupit ose me njė T-shirt me numrat e lojtarėve tė tu tė preferuar. Aksesorėt me tė cilėt mund ta shoqėrosh: me syze dielli jo tė tejdukshme, me ēantė tė stampuar me figura tė mėdha apo tė modeluar me lule. Kundėrshtimet qė do tė hasėsh: profesorėt, eprorėt, prindėrit e rreptė, lėvizjet me biēikletė dhe me urban.

Nga 25 vjeē nė 35 vjeē
Kushtet themelore pėr njė pėrdorim korrekt janė: siguri nė vetvete, disa orė palestėr nė javė, flokėt e prerė nga njė parukier i llahtarshėm dhe njė nxirje e lehtė e trupit. Nga se mund tė frymėzohesh: nga stili pak i ftohtė por i pakundėrshtueshėm i ish-Spice Girl, Victoria Beckam. Me ēfarė mund ta veshėsh: me njė xhup tė ngushtė dhe tė shkurtėr lėkure apo xhins, ose me njė bluzė pop. Aksesorėt me tė cilėt mund ta shoqėrosh: Me syze dielli jo tė tejdukshme, me njė ēantė origjinale, me sandale me takė tė lartė dhe unaza dhe vathė brilantė, nuk ka rėndėsi nė se janė tė vėrtetė apo falso. Kundėrshtimet qė do tė hasėsh: njė takim nė moment e fundit nė punė ku do tė ishte e domosdoshme tė vishje pantallona dhe xhaketė.

Nga 35-45 vjeē
Kushtet themelore pėr njė pėrdorim korrekt janė: sa mė pak celulit, grintė me vetveten dhe aspak xhelozi pėr vajzėn tuaj adoleshente. Nga mund tė frymėzohesh: nga fantazia e larmishme e Julia Roberts tek filmi Erin Brockovich por pa i marrė anėt e ekzagjeruara. Me ēfarė mund ta veshėsh: me njė xhaketė saharianė me prerje tė mrekullueshme, me njė T-shirt klasike, me kėmishė me prerje si tė burrave dhe me bluza hipi tė ruajtura qė nga vitet 70. Aksesorėt me tė cilėt mund ta shoqėrosh: me kėpucė me takė tė butė dhe jo shumė tė lartė, me kėpucė sportive tė firmosura ose me njė palė ēizme tė bukura. Kundėrshtime qė do tė hasėsh: me njė veshje tė tillė ėshtė e vėshtirė qė tė zbresėsh nga makina.

Rreth tė 50-ave
Kushtet themelore pėr njė pėrdorim korrekt janė: sens i realitetit dhe fėmijė tė cilėt me komentet e tyre tė zbresin me kėmbė nė tokė. Nga mund tė frymėzohesh: nga Ivana Tump, veshjet e ngushta tė Donatella Versace dhe Tina Turner. Me ēfarė mund ta veshėsh: me xhaketė, me T-shirt si kėmishė dhe me bluza pak mė tė mėdha se sa masa jote. Aksesorėt me tė cilėt mund ta shoqėrosh: Me njė byzylyk floriri por tė vėrtetė, me njė ēantė serioze dhe mė kėpucė me takė jo shumė tė lartė. Kundėrshtimet qė do tė hasėsh: nė qoftė se ndihesh rehat me veten tėnde nuk do tė kesh asnjė kundėrshtim.

Aksesorėt dhe stina e nxehtė
Duke parė qė veshjet nė sezonet qė po kalojmė sa vijnė dhe “thjeshtėzohen” dhe veshjen mbi tė gjitha e bėn aksesori:

Rrip nė lėkurė tė bardhė i shoqėruar nga hallka tė stėrmėdha metalike qė tė krijojnė njė gjėndje helenike pėr shkak tė pėrqasjes me epokėn.

Rrip i ndėrtuar nga fije lėkure tė gėrshetuara sikur janė punuar nga nėnat tona me grep plot ajėr dhe tendencė folku.

Rrip i pėrbėrė nga disa fetėza lėkure shumėngjyrėshe pėr tė dhėnė pak idenė e njė adoleshenteje tė shfrenuar qė vesh ēfarė gjen.

Rrip prej cope tė fortė i ornamentuar me perēina dhe togza metalike qė mund tė shoqėrohej fare mirė me njė palė xhinse pėr tė krijuar njė “military- look”.

Rrip i punuar nė lėkurė kryesisht tė errėt me aplikacione prej lėkure (tė imituar) metalixato pėr tė krijuar idenė e njė gjarpri poshtė belit tuaj.

Rrip nėn inspirim indian i punuar nė kamosh tė celėt dhe i qėndisur me rruaza tė vogla nė ngjyra e imazhe indiane.

Rrip i gėrshetuar nė lėkurė me dy unaza metalike pėr njė tendencė Etno.

Rrip gjigand pėr nga gjatėsia me togza dhe lėkurė tė argjenduar qė shėrben pėr tė krijuar njė imazh ndryshe nėn njė veshje mbrėmje njė ngjyrėshe

Kostume banjoje, gjithēka qė duhet tė dimė.
Moda Femerore
Praktikisht tė zhveshura, mund tė ishte pėrkufizimi mė i saktė, ai qė do tė shoqėrojė vijėn e kaltėr tė kėsaj stine. Me tepėr takt dhe pėrkujdesje stilistėt kanė ditur tė “mbulojnė” disa nga pjesėt nė tė cilat dielli nuk ėshtė i lejuar tė hyjė, ndėrsa pėr tė tjerat ….. Kėtė vit nuk ka histori mbi kostumet e banjės, pra fiton trupi, i rrezatuar ose jo kjo nuk ka rėndėsi, sepse tendenca e vjetshme (e ēokollatės) qė mezi arrihej pas orėsh expozimi nė rreze artificiale dhe natyrale, ėshtė zbehur dukshėm, le tė mjaftohemi me ngjyrėn bazė. E pra morali i verės sė nxehtė ėshtė “fiziku” qė me pak fjalė ngelet thesari i vėrtetė i ekspozimit. Modelet kryesisht pėrbėjnė “tė vetmin”, bikini trekėndor fiton sėrish dhe beli tepėr i ulėt, pse jo dhe me lidhje anėsore pėr pjesėn e poshtme, tė dyja unifikohen duke qenė trendy pėr njė fizik ideal, por kujdes…… Le tė zgjedhim kostumin qė na vlerėson pamjen mė shumė, sepse ka ardhur momenti i sė vėrtetės (momenti “kostum banjoje”).

Eh…njė vit ka kaluar e ndoshta ndonjė kg tė tepėrt tanimė nuk do ta shohė vetėm pasqyra e dhomės tuaj, por tė gjithė dhe madje nėn dritėn e diellit. Pra qė kėtė vit tė mos kemi tė njėjtėn situatė largimi deri nė arratisje nga sytė e njerėzve, mjafton qė tė zgjidhni kostumin e duhur dhe prezantimi do tė jetė befasues. Para sė gjithash duhet tė evidentojmė “zonat e rrezikshme” pėr t’i fshehur dhe tė nxjerrim mė tė mirėn ē’ka kemi. Pasi e kemi bėrė kėtė provė pėrpara njė pasqyre, e kemi tepėr tė thjeshtė zgjedhjen. Pėr t’ju ndihmuar nė zgjedhjen tuaj, “Spektėr” ju ofron disa tipologji duke ju paraqitur problemin dhe zbuluar se cili kostum plazhi ėshtė perfekt pėr ju.

Pak gjoks
- Recipet trekėndor i distancuar nė mėnyrė qė tė vlerėsohen shpatullat.
- Recipet me formė (kupa) sepse vetėm ato i kamuflojnė idetė vizuale.
- Njė recipet tepėr sportiv nuk do t’ju jepte volum, por ju paraqet njė fizik prej atleteje (se tė themi tė drejtėn nuk ėshtė difekt tė kesh pak gjoks).

Shumė (tepėr) gjoks
- Kupa tė zbrazėta tė cilat pėrmbajnė pjesėn mė tė madhe tė gjoksit.
- Recipet i kaluar nė qafė sepse kjo formė bėn qė vėmendja tė hiqet nga gjoksi i tepėrt.

Bust i shkurtėr
- Volum i zvogėluar nėse i preferoni veē e veē, sa mė e madhe tė jetė distanca recipet-slip, mė i gjatė duket busti.
- Fantazi nė drejtim vertikal (vijėzime) nė qoftė se preferoni truporet, zgjasin vizionalisht.

Kėmbė tė shkurtra
- Slip ose kostum mikro ekzistent sepse zgjat kėmbėt.
- Evitoni tė mbathurat tip kilot, presin gjymtyrėt e poshtme duke i bėrė tė duken tė shkurtra.

Tepėr e dobėt

- Tė mbathura tip kilot, sepse krijojnė njė efekt tė mbushur.
- Recipet nė formė fashe – krijon tė njėjtin efekt si kilotat.

Lėkurė nė ngjyrė tė celėt
- Ngjyra tė forta tepėr deēizive
- Evtoni ngjyrat e qeta, te verdhėn, kafen.

“Minifundi”,