| Korse, zhartier, dantella, trasparenca. Veshjet intime
ne kete sezon rizbulojne armet provokuese te femrave.
Kesaj rradhe duke i shtuar pak ngjyre te zezes
tradicionale.
Intimitet, trasformim shijesh dhe tendencash.
Joshja eshte femerore. Keto jane fjalet kyc te
veshjeve intime vjeshte-dimer. Mes korseve e zhartierit,
dantellave e trasparencave, bodit dhe dekolteve
marramendese, femra rizbulon shijen e provokimit.
Nje grua ne karriere diten dhe nje femer fatale
naten; nje trasformim shijesh dhe tendencash,
e cila e sheh femren gjithnje e me protagoniste
e agresive. Edhe ne te veshur. Nje sensualiet
i perkryer, mbajteset e corapeve qe vine deri
ne mesin e kofshes jane lajtmotivi i vertete i
veshjeve intime per kete sezon. Si ai i propozuar
nga Kristian Dior, me nje dantelle te cmueshme,
per tu veshur me geta ne rrjete te vpgel. Per
nje loje te gezueshme joshjeje te amplifikuar
nga kontrasti, Xhon Galliano ka prezantuar nje
veshje intiem me rrrip xhinsi me fije. Ndersa
per La perla joshja eshte lyer me shume ngjyra,
ku shija e te ndaluares mbizoteron mbi cdo centimeter
te corapeve ne te cilat dizenjohet nje rrjete
provokuese. Ketu trasgresioni e ka braktisur te
zezen duke perdorur mbivendosje te interpretuara
ne kontrastin e ngjyrave. Aksesore dhe kristalet
shperthejne ne veshjet intime te Blumarine. Dantellat,
guret Svarovski dhe vrima shtrihen ne nje te brendshmet
tejet te vogla. Edhe zhartieri zbukurohet nga reflekse shndritese te cilat vendosen mbi tylin
e holle trasparent, arijne te mbulojne paksa perizomat.
Historia e veshjeve te brendshme dhe aftesia provokuese
qe emeton korseja e shekullit te nentembedhjete
ka frymezuar dhe koleskionin e Parah. Kombinimi
i zhartierit dhe i bodit prodhojne nje efekt joshjeje
eksploziv, ne te cilen e zeza absolute i le hapesire
vetem trasparencave. Per te gjithe te apasionuarat
e linzherise, perse te mos bejne nje vizite ne
France, kombi i sensualitetit. Ne Marseje, ne
muzeun "Mode di la Canebiere" u hap nje retrospektive
e bukur, e cila i dedikohej stilistes Shantal
Tomas, nje poeteshe e vertete e veshjes intime.
Ajo ka qene nder te paret stiliste qe e ka futur
elementin e biankerise intime ne moden pret-a-porter.
Femrat e saj, jane egoiste dhe shume pikante,
diten veshin korse, ndersa ne darke bodi trasparent
me qendisma floureshente. Pervec retrospektives
se Shantal Tomas, qyeteti i Marsejes ka parshikuar
dhe nje dokumentar, i cili i dedikohet historise
se veshjeve intime dhe nudos femerore.
Veshjet intime: kohe
per joshje
Nje linje intime jo me e fshehur poshte veshjes.
Sensualiteti, provokimi i drejtperdrejte i femres
permes te brendshmeve, nje sfide per te luajtur
me mashkullin e per te treguar superioritet ndaj
tij. Ngjyrat, materialet dhe tendenca. Si u rikthye
moda e zhartierit dhe e korsese kuq e zi.
Kohet e fundit veshjet intime jane bere gjithnje
e me te rendesishme. Nuk behet fjale vetem per
nje veshje intime, nje veshje per tu fshehur,
sot biankeria mund dhe duhet te shihet. Filmi
"Moulin Rouge" ishte sinjali i pare i nje mode
te re, ne qender te se ciles u vune te brendshmet
joshese e shume pikante. Korsete dhe recipetat
tashem kane filluar te zevendesojne bluzat, duke
u veshur me pantallona shik dhe funde te ngushta
per mbremje, apo me xhinse ekstravagante gjate
dites.
E kush nuk e ka vene re tendencen me te fundit
te pantallonave me bel te shkurter, nga te cilat
pak si "padashje" dalin te brendshmet me tantelle
dhe domosdoshemrisht perizome, ndersa tek meshkujt
shiriti i te brendshmeve bokser te njeh me emrin
e stilistit qe i ka dizenjuar. Xhamat trasparente
te butikeve me veshje intime, pervecse kutive,
ne te cilat mezi arrin te shquash nje pale recipeta
apo perzoma, nuk njoftojne per ndonje nga elementet
e linjes se ketij sezoni. Te brendshmet apo kompletet
e kuqe i sheh te ekspozuar vetem per Krishtlindje
apo ne diten e San Valentinos. Ndersa per ditet
e tjera te vitit klientet duhet ta marrin informacionin
duke shfletuar revistat e modes, apo duke pare
sfilata te shumta te veshjeve intime ne bote.
Korsete dhe zhartieri jane elementet e pare qe
kane mberritur ne disa butike kryeqytetas. Per
momentin pronaret e tyre hezitojne te marrin linjen
komplete, pasi druajne se femrat shqiptare nuk
do te jene dhe aq te interesuara per kete linje
qe emeton kaq shume erotizem. Por duket se kerkesa
e tyre perkundrejt ofertes eshte shume here me
e larte. Getat ne forme rrjete, korsete e ngushta,
recipetat me silikon dhe te brendshmet tejet te
vogla, jane nder me te kerkuarat ne tregun shqiptar
te veshjeve intime. Por tendencat e modes mund
ti shohesh edhe nepermjet televizionit. E ulur
ne kolltuk e mbeshtjelle nga nje batanije e ngrohte
me syte e mberthyer tek nje nga serialet televizive
me ne ze te momentit "Seksi dhe qyteti", do te
konstatosh elegancen dhe sensualitetin qe percon
nje nder protagonsitet e tij. bukuroshja Sara
Xhesika Parker, Alias Kerri, e cila ne momenetet
me intime te saj nuk heq dore nje biankeri teper
e rafinuar, elegante, dhe shume provokuese, duke
i cuar ne "qiellin e shtate" meshkujt qe i rrine
prane. Ne nje fare menyre kjo eshte nje sfide
qe iu leshohet te gjitha femrave. Por pervecse
te "luash" me biankerine, duke e vene mire ne
dukje kur del ne mbremje, per ne pub apo per ndonje
darke me intime eshte bukur edhe kur e mban veshur
ne shtepi Te ben te ndihesh e lire, e sigurte
dhe shume joshese. Ne fakt ne sezonin vjeshte-dimer
gjithcka rrotullohet rreth joshjes. Biankeria
eshte me seksi se kurre. Shume stiliste per koleksionet
e ketij viti jane kthyer mbrapa ne kohe, per te
gjetur origjinen dhe per zbuluar natyren intime
te dantelles dhe e pelhurave te qendisura, te
cilat ne fillim te viteve '900 u bene simboli
i vertete i joshjes dhe i misterit. Pra ne nje
fare menyre krijuesit e modes kane rizbuluar esencen
e ketyre materialeve dhe aftesine per te treguar
gjerat apo per te shfaqur vetem hijet joshese.
Lirshmeria e linjave harmonike te cilat here pas
here gershetohen nga elemente grafike e dantella
shpesh te jep pershtypjen se keto veshje intime
nuk mund te jene pjese e garderobes sone te perditshme
por vetem e Modes se Larte. Nderkohe qe dhjetra
butike te veshjeve intime ne kryeqytet kane filluar
te bejne dhe porosite e para. Ndersa persa i perket
games se ngjyrave qe do te perdoren; jane tonet
ujore te se kaltres e te jeshiles, tonet e ngrohta
te vishnjes e te ngjyres se arte deri tek bezha,
te gjalleruara nga pika drite fosforeshente. Gjithcka
per ta bere femren sa me erotike te jete e mundur.
Ndersa ne pamjen e jashtme veshja eshte tipike
mashkullore, ajo e brendshme i le shteg fantazise
mashkullore, duke e terhequr me kujdes drejt lojes
erotike, qe ne nje menyre ose ne nje tjeter ka
ne thelb elementin zhartier, trasparencen, dekoltete
marramendese dhe padyshim te brendshmet perizoma.
Duket se kjo linje e re kaq erotike kaq provokuese
eshte krijuar me shume sesa per komoditetin e
te ndjerit mire te femrave, eshte per meshkujt,
te cilet do te jene preja e kesaj tendence te
embel dhe shume intriguese.
Zhartieri dhe korseja,
motivacioni i te qenit seksi.
Ne cdo sezon propozohen tendenca te reja te modes,
nje pjese e te cilave arrijne ti rezistojne asaj
duke u bere pjese edhe e sezonit pasaredhes, natyrisht
duke pesuar rinovime te dukshme. Por tendenca
per te patur veshje intime duket se nuk ka dale
asnjehere nga moda. Deshira per tu dukur sa me
bukur e pse jo dhe shume seksi ka bere qe stilistet
ta mendojne ndryshe koleksionin e ketij sezoni.
Tashme veshjet intime nuk do te fshihen me poshte
kemishave e xhaketave me jaka te mbyllur, por
do ekspozohen sa me shume te jete e mundur. Dekoltete
e theksuara dhe zhartieri do te dominoje ne elementet
e tjere te veshjes intime. Format e tyre jane
nga me te ndryshmet, sipas preferencave e formave.
Perizomat, te cilat prej dy vitesh kane qene prezent
ne sirtaret tane, kete vit kane arritur kulmin
e tyre. Forma e tyre do te jete me hark te theksuar
ne pjesen e perparme dhe shume te vogla, ndersa
prapa mjafton vetem nje rrip. Materialet e perdoruara
jane nga ato me te thjeshta, te pambukut deri
tek me luksozet me material sintetik, dantelle,
tyli i holle si dhe qendismat e shumta ne pjesen
e perparme. Por ajo pa te cilen shume femra nuk
do te benin dot eshte dhe kemisha, te cilat kete
vit jane te shkurtra, e lidhur me nje shirit te
vogel ne pjesen e gjoksit, per tu derdhur deri
poshte vitheve. Por mbreteresha e vertete e ketij
sezoni eshte ne menyre absolute zhartieri dhe
korseja, te cilat kane konturuar ne menyre harmonike
lukun sensual te femres ne sezonin vjeshte-dimer.
Cmimet, zbrazja e xhepit
ne emer te sensuales
Koleksioni i ri i veshjeve intime do ti bente
zili cdokujt qe do ta shihte ne vitrine, apo ne
trupin e ndonje super modeleje. Te paturit e nje
veshje te tille do te thote ti zbrazesh mire xhepat,
ne rast se do te kenaqesh veten, apo personit
qe do ti besh nje dhurate te tille. Si ne cdo
artikull qe propozohen ne fillim sezoni, edhe
cmimet e veshjeve intime jane jo pak te shtrenjta.
Ky fenomen lidhet jo vetem me faktin se ne Shqiperi
cmimet jane ne tavanin e tyre, edhe per mallra
jo cilesore, por me shume me ate qe vete vendet
nga te cilat merren koleksionet e veshjeve intime
i shesin ato me cmime relativisht te shtrenjta.
Keshtu ne rast se deshironi nje komplet, zhartier,
korse te brendshme dhe ndodhta edhe nje kemishe
te holle trasparente do te duhet ta paguani me
nje cmim qe varion nga 5.200-6.500 leke te reja.
Luhatja e cmimit, afersisht brenda kesaj kuote
eshte ne varesi te materialit dhe te zbukurimeve
te tjera shtese. Kemishat e femrave kane nje cmim
qe varion nga 2000-3000 leke te reja, per kemishat
e sezonit te kaluar, ndersa ato qe i perkasin
ketij sezoni kane nje cmim prej 4000, 5000 deri
tek 6000 leke te reja. Getat ne forme rrjete dhe
te mbathurat e vogla perizome jane ne majen e
preferencave dhe kerkesave te klienteve shqiptare.
Kombinacioni kuq e zi,
celesi i intimes
Gama e ngjyrave qe do te mbizoteroje ne veshjet
intime do te jete kryesisht ajo ujore, e kaltra,
jeshilja si dhe tonet e ngrohta te vishnjes, ngjyrat
e arte, e zeza, bluja e per te mberritur deri
tek bezha. Ndersa ne garderoben e veshjeve te
ketij sezoni do te mbizoteroje e zezasi dhe nje
mori ngjyrash qe do ta gjallojne me shume intimitetin
tone. Por nga lista e ngjyrave nuk perjashtohet
dhe e bardha, e cila kete vit eshte lene pak si
ne harrese. Ajo nxirret nga sirtari vetem ne raste
martesash apo ne rast se deshironi te jeni shume
klasike, format dhe pastertia e kesaj ngjyre te
krijojne gjithnje ndjesine e se bukures. Ndersa
e zeza kesaj rradhe nuk eshte e vetme, kombinimi
i saj me vishnjen, te kuqen apo me blune e ben
ate me te fisme, me ngacmuese, erotike dhe intriguese.
Nese doni me shume embelsi dhe me pak nga agresiviteti
i se zezes mund ti besoni bezhes. Dhe padyshim
e kuqja, e cila nuk kishte si te mos ishte pjese
e kesaj linje kaq sensuale. Pasioni, erotizmi
dhe sensualiteti qe mbart me vete kjo ngjyre ben
qe ajo te jete nje nder me te preferuarat jo vetem
nga stilistet, te cilet ne koleksionet e tyre
te vjeshte-dimrit i kane kushtuar nje vemendje
te vecante, por edhe nga ana e klienteve. Shume
e preferuar dhe tejet ne mode eshte dhe ngjyra
blu. Imazhi qe jep nje femer me veshje intime,
ne te cilen mbizoterojne keto ngjyra te forta
eshte shume provokativ, por ne te njejten kohe
emeton dhe shume embelsi.
|