|
|
|
|
 |
 |
|
|
 |
 |
Moda Femerore |
 |
 |
 |
| Armani eshte nje nga emrat e njohur te modes italiane, i cili koleksionin e tij vjeshte dimer 2006-2007 ia ka besuar krejtesisht fundeve dhe fustaneve. Ai sjell nje ndryshim te madh ne stilin e tij, qe do te thote qe nuk ka fare pantallona. Ne pasarele dominojne fundet dhe fustanet e mrekullueshem qe zbulojne kembet e gruas dhe sjellin nje arome krejtesisht femerore. Shume prej veshjeve te Armanit jane kombinuar me hijeshi me kapelet ne formen shinjon.. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Moda Mashkullore |
 |
 |
 |
| Nen vijezime ose me motive floreale kemishat tashme jane bere pjese e 30-vjecareve ne karriere por ndoshta me pak me teper pigment te ngjyrave te guximshme behen dhe me te pranueshem per syte kerkues te vajzave. T-shirt-et jane teper te pranishme kete sezon sepse dhe vete komoditeti i kerkon, por kujdes se ato tashme jane te shumllojshme dhe variojne nga gryka "tip pollo" deri tek "dolce vita" e zakonshme qe sivjet ose eshte nen dizenjo fumetesh te njohur ose serviret ne ngjyra teper te guximshme. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Piercing dhe tatuazhe |
 |
 |
 |
| Truket dhe tipat e ndryshem te operacioneve plastike jane pranuar deri diku nga shoqeria jone. Ngjarje te tjera me pak te perhapura si piercing dhe tatuazhet jane pare si shume te cuditeshme, perverse dhe antishoqerore. Megjithate historia deshmon se pikturimi i trupit dhe berja e vrimave ne te, eshte forma me antike dhe origjinale e shprehjes se krijimtarise njerezore. Ne vendin tone moda e tatuazheve dhe e piercing filloi te perhapej gjeresisht pas viteve 90, por qe para ketyre viteve gezonte nje fare tradite ne vendin tone, tradite e cila kurrsesi nuk mund te percaktohej si mode. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Prakticitet dhe joshje |
 |
 |
 |
| Det, rere, hapesira te pamasa, ndonje cmenduri e momentit ku perzihen rrezet e diellit, uji blu dhe temperaturat e larta. Tashme stina e veres eshte ne kulmin e saj e mund te thuhet pa frike se gjithsecili nga ne preferon te beje dicka ndryshe, te ndryshoje dicka qofte ne lookun e tij, qofte ne mardheniet qe ka me veten. E teksa te zbulosh relacionet me shpirtin eshte pak me shume se e veshtire, te veresh lookun qe ka marre kjo vere ne plazhet tona eshte dicka qe te jep novacione te perhereshme dhe te kendeshme. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Moda Sportive shqiptare |
 |
 |
 |
| Deri diku, veshja jep impakte ne opinionet e te tjereve dhe varet konsiderueshem nga mjedisi rrethues. Nuk mendoni se do shfaqnit stonature gjate nje pritjeje zyrtare, po te paraqiteshit me nje pale atlete, xhinse dhe xhup me kapuc, ndersa te tjeret kane veshur kostume, kollare e femrat funde stofi dhe kepuce me taka? Duam s’duam ne, pamja jone plotesohet nga veshjet tona. Per te dhene suplemente per lexuesin, mbi tendencat e modes aktuale, kontaktova me stilisten e mirenjohur Rezarta Skifteri. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Alta Moda e femijeve |
 |
 |
 |
| Nje linje intime jo me e fshehur poshte veshjes. Sensualiteti, provokimi i drejtperdrejte i femres permes te brendshmeve, nje sfide per te luajtur me mashkullin e per te treguar superioritet ndaj tij. Ngjyrat, materialet dhe tendenca. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Kohe per joshje |
 |
 |
 |
| Nje linje intime jo me e fshehur poshte veshjes. Sensualiteti, provokimi i drejtperdrejte i femres permes te brendshmeve, nje sfide per te luajtur me mashkullin e per te treguar superioritet ndaj tij. Ngjyrat, materialet dhe tendenca. Si u rikthye moda e zhartierit dhe e korsese kuq e zi. |
 |
 |
|
 |
 |
Te hijshem |
 |
 |
 |
| Linja e te brendshmeve per meshkuj te te gjitha moshave eshte sinonim i komoditetit, elegances, prakticitetit dhe padyshim hijeshise. Pergjithsisht ne te gjitha linjat e veshjeve intime qe hidhen ne treg vendin kryesor e ze materiali i pambukut. |
 |
 |
|
 |
 |
Arti i Xhani Versace |
 |
 |
 |
| Ne muzeun "Viktoria & Albert" do te ekspozohen me shume se 100 veshje te stilistit, Xhani Versace ne pese vjetorin e vdekjes se tij. Si arriti Versace te ngreje dinastine me te madhe ne fushen e modes. Perbuzjet dhe injorimi i linjave te tij ne vitet '80 deri ne pushtimin total te pasarelave nga koleksionet e firmosura Versace. |
 |
 |
|
 |
 |
Armani |
 |
 |
 |
| Ne koleksionin e pranvere-veres se ardhshme, stilisti italian Xhorxho Armani ka nxjerre jashte mode minifundet. Vulgare dhe fyese, keshtu i ka cilesuar stilisti veshjet e shkurtra dhe minin. Ne linjat e prezantuara ne pasarelat milaneze, Armani propozon femrat e veshura, te cilat sipas tij emetojne me shume sensualitet. Veshja e sekretares eshte prototipi i ri i te qenit shik. |
 |
 |
|
 |
 |
Vjeshte-dimer 02-03 |
 |
 |
 |
| Vjeshte-dimer 2002-2003. Propozimet spektakolare te stilisteve Ungaro, Givenchy, Gaultier, Dior, Valentino e Versace Garderoba e vjeshtes, rrofte ekstravaganca! |
 |
 |
|
 |
 |
Modelet e Rinj |
 |
 |
 |
| Te kesh apo te jesh, nje dileme e veshtire, per te qene i pranishem ne pasarela. Jane te pashem dhe joshes, me cdo kusht duan te futen ne rrugen e modes. eshte kaq e veshtire sa mundesite e nje tregu qe pothuajse nuk ekziston, u veshtireson rrugen. Deri tani kane provuar te dorezohen para objektivit te fotografit, te pozojne shkujdesur me gjithfare veshjesh, firmato ose jo qofshin ato. |
 |
 |
|
 |
 |
E parezistueshme? |
 |
 |
 |
| Jeni te apasionuara pas modes, zgjidhni gjithnje veshjet me ardhjen e sezonit te ri dhe kerkoni gjithnje te jeni perfekte. Per te arritur persosmerine duhet te dini se cfare nuk duhet te mungojne ne garderoben tuaj, cilat jane veshjet dhe ngjyrat qe ju shkojne me shume, me te cilat do te ndjeheni me mire. Nga pantallonat e ngushta, takat e larta, kemisha e bardhe, canta prej lekure, bluzat kashmiri, xhinset dhe t-shirt, deri te buzekuqi. Deshironi te jeni ne cdo cast e mrekullueshme? |
 |
 |
|
|
|
|
 |
 |

|
 |
 |
|
Koleksioni i pare i firmave me prestigjzoze te Alta Modes per femije mberrin ne kryeqytet. Veshjet firmato, jo me ekskluzivitet i te rriturve. "Mamma & Baby" ka menduar dhe per grate shtatezena. Nje linje e plote, qe nga veshjet sportive deri tek ato te mbremjes. Pse hezitojne biznesmenet e tjere per te sjelle moden firmato te femijeve dhe sa i rendesishem eshte raporti cilesi-cmim per portofolin e klienteve shqiptare.
|
|
Alta Moda e femijeve mberrin ne Tirane
|
|
| |
|
| Koleksioni
i pare i firmave me prestigjzoze te
Alta Modes per femije mberrin ne kryeqytet.
Veshjet firmato, jo me ekskluzivitet
i te rriturve.
"Mamma & Baby" ka menduar dhe per grate
shtatezena. Nje linje e plote, qe nga
veshjet sportive deri tek ato te mbremjes.
Pse hezitojne biznesmenet e tjere per
te sjelle moden firmato te femijeve
dhe sa i rendesishem eshte raporti cilesi-cmim
per portofolin e klienteve shqiptare.
Moda e larte ka arritur te pushtoje
dhe garderoben e femijeve. Veshjet firmato
nuk jane me vetem ekskluzivitet i te
rriturve, tashme edhe vogelushet do
te mund te vishen me Armani, Dissel,
Trusardi, Monalisa apo Henry Cottons.
Keshtu te vegjlit shqiptare, qe ne muajt
e pare te jetes do te kene mundesi te
mbeshtillen nga veshje origjinale te
firmave me prestigjoze te modes. Per
te paren here ne Tirane hapet nje butik,
teresisht me veshje origjinale te Alta
modes per femije, si dhe nje linje e
plote per grate shtatezena. "Mamma &
Baby" ka pak muaj qe eshte hapur, e
megjithate klientet e pare kane filluar
te blejne mallin firmato, qe ofron dyqani.
Ne nje ambjent te kendshem, me ngjyra
te gezueshme jane vendosur thjesht dhe
harmonikisht koleksionet e Pappa & Chicca,
Trusardi, Armani Junior, Monalisa, Parrot,
Gimmel, Ikks, Aghatta Ruiz de la Prada,
Dissel, Henry Cottons. "Ideja e femijeve
me argetonte. Nje butik me veshje firmato
per femije me mbushte me shume se sa
nje per te rritur. Ai kerkimi i vazhdueshem
i se bukures per femijen tend e ben
me te kendshem perzgjedhjen", thote
Gerta, nje nga pronaret e "Mamma & Baby".
Nderkohe qe ne Shqiperi malli, qe tregtohet
eshte i kapshem per portfolin mesatar.
Alta Moda e femijeve eshte pikerisht
per ate kategori njerezish, qe kane
nje portofol relativisht te majme, e
qe mund t'ia lejojne vetes, me sakte
femijeve te tyre luksin e te paturit
nje veshje origjinale. Nje linje e plote
i eshte dedikuar dhe veshjeve per grate
shtatezena. Stresit te rrobave qe jane
o shume te ngushta, o tejet te gjera
e aspak elegante, tashme i pergjigjet
nje koleksion i tere i mberritur keto
dite ne Tirane. Klienteve te vegjel
u ofrohen veshje sportive dhe modele
ideuara enkas per ta. Duke filluar qe
nga kanatieret e vogla me ngjyre te
bardhe, te kalter per djemte e roze
per vajzat. Jane gjithmone te zbukuruara
me dizenjo te kendshme e me shume harmoni
ne vendosjen e tyre me material te bute
pambuku. Per ta bere me te thjeshte
orientimin ne boten modes per femije
eshte e nevojshme te njihen koleksionet
e struktuara qe jane te ndare ne kater
linja, te cilat disponohen dhe nga "Mamma
& Baby".
Linja e pare, qe u perket femijeve te
porsalindur, derisa arrijne moshen 1
vjecare . Linja e dyte u perket femijeve
6 muajsh deri ne 2 vjec, ndersa linja
e trete eshte studiuar per femijet deri
ne moshen 6 vjec, linja e katert eshte
per femijet deri ne 12 vjec. Per cdo
linje pervec pershtatjes ne moshe jane
te menduara edhe masa me te sakta. Ato
jane te ngjyrave te ndryshme me forma
e dizenjo shume te kendshme, nga ato
te pambukta e deri tek te mendafshtat.
Shume "shik" jane edhe kostumet e leshta
te djemve. Shume te preferuara nga klientet
shqiptare jane edhe veshjet sportive,
kerkesat e te cileve jane pe modele
te ndryshme ne veshje e ne kepuce, qe
nga ato klasike e deri tek ato me sportivet.
Shume te preferuara ne kete sezon jane
kostumet e kadifes, me kapele e shall.
Pronare te shumte butikesh, te cilet
tregetojne veshje firmato, shprehen
se momentalisht ne Shqiperi tregu nuk
eshte i gatshem per firmatot e femijeve.
Ndaj dhe me te vegjlit, duhet te kenaqen
me ato qe i'u ofrohet, pra me mall te
dobet nga ana cilesore dhe pak rezistent.
Por volumi i punes ne butikun e pare
firmato per femije dhe gra shtatezena
ka vertetuar te kunderten. Se ne fund
te fundit ka dhe nje kategori njerezish
qe preferojne te harxhojne shuma te
majme, per ti veshur femijet e tyre
me marken me prestiogjoze te Modes se
Larte. Nese nje te rrituri i duhen shume
pune e para per te blere nje kostum
Versace apo nje pale atlete addidas,
nje femije i mjafton te kete prinder
bujare, padyshim te pasur dhe shume
"qeflij" per lukun e bebes se tyre.
Veshje
mbremjeje per nenat shtatezena
Cdo femer, e cila ka patur fatin te
behet nene padyshim qe nuk mund te harroje,
stresin e veshjes. Pantallona te mbajtura
me llastik, bluza e triko ne masa dy
tre here me te medha, geta qe s'mund
te vishen dot. Si rrjedhoje daljet ne
publik rrallohen duke evituar festat,
me shprehjen standarte "Nuk kam c'te
vesh". Te gjitha ketyre "sikleteve"
i kane gjetur zgjidhje stiliste te shumte,
te cilet kane krijuar koleksione te
tera enkas per to. Elegante, sportive
dhe shume komode, per te kaluar nje
shtatezani sa me te qete e padyshim
sa me te kendshme. Prej disa muajsh
butiku "Mamma & Baby" ka bere te mundur
qe edhe femrat shqiptare, qe presin
te behen nena, te kene linjen e tyre
te veshjes. Fustanet e mbremjes, duket
se jane gjetja me e spikatur, vecanerisht
nese mendojme per festat e fundvitit.
Format e rrubullakosura jane pershtatur
me se miri me linjen e veshjeve, te
cilat e bejne akoma me sensuale mamim
e ardhshem dhe mbi te gjitha duke e
bere ate te ndjehet mire me trupin e
saj, i cili trasformohet cdo dite. Ne
nje fare menyre Alta Moda e nenave te
reja, nuk ben gje tjeter vecse ndihmon
qe 9 muajt e shtatezanise se tyre te
jene sa me te bukur dhe me sa me pak
stres, te pakten per veshjen.
|
|
(Publikuar me 8 Dhjetor 2002 17:51) |
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
|
|
 |
|
 |
|
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Reklamimi ne Parajsa.com - Parajsa.com
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|