Kreu | Moda | Moda Femerore - Feminilitetet dhe romanticizem ne pasarelen milaneze

Moda Femerore - Feminilitetet dhe romanticizem ne pasarelen milaneze

Moda femerore Moda femerore

Armani eshte nje nga emrat e njohur te modes italiane, i cili koleksionin e tij vjeshte dimer 2006-2007 ia ka besuar krejtesisht fundeve dhe fustaneve. Ai sjell nje ndryshim te madh ne stilin e tij, qe do te thote qe nuk ka fare pantallona. Ne pasarele dominojne fundet dhe fustanet e mrekullueshem qe zbulojne kembet e gruas dhe sjellin nje arome krejtesisht femerore. Shume prej veshjeve te Armanit jane kombinuar me hijeshi me kapelet ne formen shinjon. Kjo eshte edhe deklarata e dashurise qe une i bej gruas,- ka shpjeguar Armani i cili ne nje sondazh te koheve te fundit, ka rezultuar si stilisti me i preferuar ne bote. Sigurisht qe jam teper i gezuar per kete,- ka pohuar Armani,- dhe sekreti im qendron ne te qenit gjithmone koherent. Ne keto 30 vjet te karrieres sime si stilist une i kam qendruar gjithmone besnik modes.

N is në Milano, java e modës me emra të njohur si D&G, Armani dhe Ferragamo.

Armani është një nga emrat e njohur të modës italiane, i cili koleksionin e tij vjeshtë dimër 2006-2007 ia ka besuar krejtësisht fundeve dhe fustaneve. Ai sjell një ndryshim të madh në stilin e tij, që do të thotë që nuk ka fare pantallona. Në pasarelë dominojnë fundet dhe fustanet e mrekullueshëm që zbulojne këmbët e gruas dhe sjellin një aromë krejtësisht femërore. Shumë prej veshjeve të Armanit janë kombinuar me hijeshi me kapelet në formën shinjon. Kjo është edhe deklarata e dashurisë që une i bëj gruas,- ka shpjeguar Armani i cili në një sondazh të kohëve të fundit, ka rezultuar si stilisti më i preferuar në botë. Sigurisht që jam tepër i gëzuar për këtë,- ka pohuar Armani,- dhe sekreti im qëndron në të qenit gjithmonë koherent. Në këto 30 vjet të karrierës sime si stilist unë i kam qëndruar gjithmonë besnik modës. Në fakt, Armani nuk tradhton, ai i ka qëndruar gjithnjë besnik ADN-së së tij edhe tani që ka filluar një kapitull i ri i cili përmban fundet, fustanet, xhaketat e vogla joshëse dhe bluzat tepër seksi aq sa ndonjëherë me zor arrijnë të mbulojnë gjoksin. Veshjet e mbrëmjes të Armanit janë një shpërthim autentik kristalesh Zvarovski, shallash të mëdhenj prej vizoni, pallto të denja për tu veshur mbrëmjeve nga divat hollivudiane.

Tek veshjet Armani ndihet një aromë tjetër gruaje prandaj dhe vetë stilisti e di që ka nisur një rrugë të re. Prandaj me këtë rast ai përshëndet publikun e tij që i dhuroi duartrokitje pafund i veshur me xhaketë dhe kravatë.

Nëse tek Armani mbizotërojnë fundet dhe fustanet në sfilatën vjeshtë dimër 2006-2007 të Ferragamos bien në sy çantat e mëdha me lëkurë krokodili, takat e larta marramendëse dhe veshjet të cilat shkojnë deri tek gjuri. Gruaja e Ferragamos ka një siluetë kaq të brishtë saqë edhe duke veshur fundet mongoliane përsëri duket elegante.

Në pasarelën e të rinjve është një spektakël i vërtetë. Me D&G moda arrin majat më të larta. Edhe njëherë çifti i të mëdhenjve Domeniko Dolce dhe Stefano Gabana që edhe pse sentimentalisht janë ndarë prej disa muaj, profesionalisht mbeten akoma nga më të fortët në botën e modës. Kurioziteti i publikut gjithnjë është i ndezur kur emra të medhenj si D&G priten të nxjerrin krijimet e tyre dhe ky koleksion të linte pa frymë. D&G sjellin në këtë sfilatë golfet e mëdhenj që varen dhe ngjyrat e preferuara janë e bardha dhe thyerjet e saj. Gruaja D&G që në fakt do të ishte më e saktë po të përdornim fjalën çupëlina sepse më tepër se grua ajo ngjan me një vajzë të brishtë por që shfaqet mjaft seksi duke kombinuar këto golfe me mëngë të gjerë me pantallona të shkurtra të trikotuara në po të njëjtën ngjyrë dhe me çorape të trasha që shkojnë deri tek gjuri.

Joshëse deri në fund është edhe femra që paraqitet në sfilatën e Blugirl e cila pëlqen të koleksionojë më shumë se një të dashur. Kështu nëse njëherë ajo paraqitet e veshur si Audry Hepburn, njëherë tjetër e shohim atë të veshur si geishë me një minikimono. Atëherë kur Blugirl do ta paraqesë romantike femrën e saj ajo zgjedh veshjet e qëndisura si dhe shallet prej peliçeje.

Po mirë le ta themi hapur, moda ime është tërësisht femërore, kështu ka deklaruar Miuça Prada për krijimet e saj. Ajo arrin të bëjë politikë edhe kur flitet për modë. Gruaja që paraqitet në sfilatën e Pradës është e egër dhe ka dëshirë të reagojë për gjithçka. Prada sjell në këtë koleksion sandalet prej druri dhe reçipetat që shfaqen sipër bluzave. Nga ana tjetër, edhe Alberta Ferreti dhe Philosophy kanë stiluar veshjet për një femër inteligjente dhe me personalitet. Në veshjet e ditës mbizotërojnë fundet e gjatë dhe palltot e mëdha, ndërsa në mbrëmje veshjet e ngushta.

Matheu Williamson është emri i stilistit që debuton tek firma tjetër e madhe e modës italiane Puci. Edhe në këtë koleksion Puci nuk kishte dalë jashtë stilit që e karakterizon, pra kombinimit të mahnitshëm të shumë ngjyrave. Ky koleksion është inspiruar nga moda e viteve 70 dhe stilisti ka sjellë një stil seksi por aspak banal.

Beretat e gjyshes dalin përsëri në modë
Me siguri ju kujtohen beretat e trikotuara, që mbanin dikur gjyshet tona. E pra për dimrin që vjen ato do të jenë përsëri në modë. Dolce Gabana dhe stilistë të tjerë lançojnë në këtë mënyrë beretat e mëdha që janë si të punuara me dorë

Veshje për mbrëmjen e madhe Oskar
Armani për veshjet e mbrëmjes ka stiluar fustane të cilat janë të denja për divat hollivudianë në një mbremje të çmimeveOskar

 

Fustane, ku shumë ngjyra kombinohen njëherësh dhe që janë inspiruar nga vitet \'70-të kanë qenë veshjet e dizenjuara nga stilisti anglez Mathew Williamson, i cili punon për firmën e njohur italiane Gucci

Sandale prej druri, që shumë mirë kombinohen me xhinse por edhe me veshje të tjerë gjatë ditës

Çantat e mëdha me lëkurë krokodili janë një aksesor i rëndësishëm që Prada ka zgjedhur në koleksionin pranverë- verë 2006.

Aksesorë Ndoshta, por tepër të guximshëm

Nëse jeni përqafues të tendencave të reja, ka ardhur momenti për ju Moda është tepër e nxehtë, por jo vetëm nga gradët celcius dhe ngjyrat që tashmë janë tepër normale për një verim alla shqiptarçe, por dhe nga vetë format e servirura që në pak fjalë janë vërtetë të çmendura këtë sezon. Nisi si një lojë përdorimi i super-takës, por tashmë është kthyer dhe në zakon! Fakti bën të vërtetojë që një pjesë e mirë e vajzave në rrugët tona, ecin ashtu si mbi maja gradaçelash me extremitetet e takave në sandalet e tyre.

Ndoshta fati i ndihmoi sepse në të vërtetë nevojiteshin për të humbur kilogramët e tepërt dhe për të shtuar centimetrat që janë aq të dëshiruara nga mesdhetaret. Ngjyrës së eshkët të marrë në bregdet apo gjetkë, tashmë i shtohen dhe fosforeshentet në të gjithë gamën e tyre, në sandale e çanta, në rripa e dekoruese, në këpucë e në syzee pastaj ne flasim për aksesorë ose më mirë për çmendurinë e sezonit

Moda Femerore - Akserore

Mëndafsh në mbrëmje

Mëndafsh është kryefjala këtë verë dhe kanë bërë mirë Stilistët se me temperaturat qe kemi nën kurriz është i vetmi material që i bën bisht: Vapës! Në ngjyra të shumta por kryesisht nën motive floreale ose shkrirje kontrastesh në formë ujrash vjen dizenjo e çdo materiali këtë sezon. Nën linja kryesisht të ngushta që në stil tek-tuk përqafojnë orientalen si tendecë e fundit, por pa lënë mënjanë klasiken e të zezës që në çdo paraqitje ka vendin dhe aprovuesit e saj. Me gjatësi të pa llogaritura dhe plot rastësi vijnë fustanet që në thelb kanë të njëjtin destinacion koktelin, pra nën një muzikë në sfond dhe me një gotë në dorë çdo gje do të jetë perfekte ne imazhin që do të krijoni, tani ju mbetet vetëm të zgjidhni.

Princeshë në të bardha

Për të gjitha ju vajza që keni zgjedhur të martoheni këtë vit ju propozojme modelet më të fundit të veshura nga bukuroshet shqiptare. Klasike, shik, pse jo dhe moderne, ndihuni një princeshë në të bardha. E dimë që atë ditë nuk do të jeni vetëm, prandaj në faqet e tjera të revistës do të keni mundësinë të zgjidhni modelin e kostumit të princit tuaj.

 

 

Joshëse nën kostumin e banjos

Këtë verë keni mundësinë më shumë se kurrë për të joshur. Me pamjen e një lolite të pafajshme, apo një femre tigër, nxehtësia e kësaj vere do të kthehet në favorin tuaj për të sunduar në bregdet.

 

 

Më të guximshmet u treguan modelet tiranase të cilat në një sfilatë verore me veshje të gjitha nga boutique MARILINO, shpalosën hiret e tyre pranë akuadromit të Tiranës si për t\'ju kujtuar se ka ardhur koha të zgjidhni.

Pranvera

Moda FemeroreNjë fushë shumë ngjyrëshe do të jetë stina në vijim, por jo vetëm kaq: të mëdhenjtë e modës nuk u mjaftuan për këtë sezon vetëm me ngjyrat. Gjithçka që ka ndodhur përbën përjashtim me modën e vitit të shkuar, një përzjerje materialesh ku mbizotëron mëndafshi me të gjithë parametrat e tij por pa lënë mënjanë materialet e rehatshme me përqindje pambuku. Vëmëndjen tuaj përqëndrojeni në në atë që ndodh me harmonizimin e ngjyrave sepse linjat pak a shumë po marrin njëtrajtshmërinë tek të gjithë Stilistët.

Një kombinim i çuditshëm i materialeve të mëndafshta të trashësive të ndryshme, një trekuart i linjave të drejta me një fund organze, është paraqitur nën një dizajn fantastik.

Nën një çrregulltësi ngjyrash, sharmi femëror vjen nën një pamje tepër sensuale dhe rrezaton shkëlqim. E kuqja, e gjelbra dhe vjollca tendenca e fundit e Ferreti-t për sezonin në vazhdim.

Mbrëmja juaj nën një kostum mëndafshi të përhimtë mbërthyer në dy kopsa poshtë një pantalloni me bel të shkurtër të shoqëruar nga një këmishë me jakë e marsheta të egzagjeruara dhe tepër të dukshme.

Një xhaketë e ornamentuar çudishëm por plot shije nën linja harkore, dhe e përdorur sëbashku me një kapelë dhe një këmishë mëndafshi tym poshtë saj është propozimi i fundit i Ferre-s për pranverën e tij.

E bardha sërish bën balancën e ngjyrave të sezonit. Armani e ka përdorur si ngjyrë të lehtë dhe në këtë xhaketë pa harruar ta kornizoj me rripin e zi në dy skajet e belit.

Nën një dopiopet kontrastesh stilisti nuk e ka harruar sensualitetin, duke I dhënë me të ccarën e fundit një tjetër ajër, rigorozitetit të xhaketës në dukje mashkullore.

Sportiviteti nën përzjerje materialesh do të ishte çudia e Cacharel-it. Propozimi i tij vjen me një xhaketë - këmishë material xhins dhe pantallona alla pescatore në dukje të mëndafshta.

Një trekuart i bardhë sëbashku me një fund të të njëjtës ngjyrë do të harmonizoheshin nën sfondin e krijuar nga një shall imadh plot ngjyra të theksuara.

Mëndafshi dhe e bardha nga sa kuptuam ka pushtuar jo vetëm ne por dhe emrat më të mëdhenj të pranverës së sivjetme, por ndryshe Biaggiotti ka provuar ta sevirë atë nën një prekje të lehtë të së verdhës.

Si një Barbie e vërtetë nën prerje over dhe lidhje fundore poshtë vitheve, do të dukeni nëse zgjedhja juaj pranverore do të jetë kjo

Tendencioz dhe plot sharm ky model i ofruar nga Cavalli, mëngët e fryra të viteve 80-të si dhe beli i shkurtër i pantallonave stil vitet 70-të rrijnë për mrekulli me krehjen e shkujdesshme

Nën ngjyra të errëta pranvera e Cavalli-t, paraqitet ndryshe nga të tjerët. Pantallona të stilit cargo të ngarkuara me xhepa prej materjali të pambuktë dhe një top mëndafshi tepër të thjeshtë.

----******----

Vjeshta!
Temperaturat u ftohën disi, por a erdhi në të vërtetë vjeshta, sigurisht jemi në muajin e parë të saj dhe shpresojmë që sivjet të kemi mundësinë e shijimit të të gjithave stinëve dhe të mos ndodhë rëndom që nga vera e nxehtë të kalojmë në dimrin e ftohë.Stina vjen e njëjtë për të gjithë, por mënyrat si e përjetojmë atë në veshje, janë të ndryshme. Jemi mësuar të klasifikojmë grupmoshat dhe sipas formave, ngjyrave dhe tendencave arrijmë të dallojmë se cila është veshja adapte për moshën e caktuar.Vecojmë disa nga risitë që sjell stina dhe tjua ofrojmë ato në grupmoshën tuaj:

18-22 vjec
Mosha ju a lejon që të keni gjithë risinë dhe tendencat që stina sjell.Në këtë vjeshtë shpesh herë do ta gjeni veten me ngjyra të qeta (me përjashtim të ndonjë portokallije) por prerjet dhe format do të jenë tepër provokuese, dhe nuk do të jetë e rrallë kur ta gjeni veten nën barkun jashtë dhe në temperatura jo fort të përshtatëshme.Pantallona të silit Cargo në shumë xhepa dhe rripa dekorues, këmisha të stilit klasik që do tju tregojnë linjat për mrekulli, mëngë të gjëra, bluza të stilit Etno dhe të mos harrojmë xhinsin me të gjithë gamën e ngjyrave që përmban që do tju shoqërojë në këtë sinë.

22-26 vjec
E bardha, bezha dhe e zeza do të jenë të pandara për ju në këtë stinë. Pushimet i mbaruat dhe para tyre sigurisht dhe studimet, pra do të ishte momenti ideal që të punësoheni, por a keni menduar që look-u juaj do të pësojë një ndryshim thelbësorXhaketa të shkurtra në materiale të pambukta dhe linoje. Pantallona me qemer të gjerë (po kështu dhe përmasa e pantallonit poshtë tepër e gjerë...)Këmisha ose bluza disi provokuese për tju bërë të qartë që jeni tepër e re dhe keni të gjithë kohën e duhur për të qenë serioze në veshje

26-30 vjec
Vjeshta ka trokitur dhe bashkë me të për ju dhe pjekuria, prandaj më tepër ju se cdo moshë tjetër ju lejohet ti kushtoheni vetes me pak momente cmëndurie në veshjen tuaj.Ngjyrat që propozon stina për ju janë kryesisht e bardha dhe e zeza, por linjat janë tmerrësisht të ndryshme.Pantallona të stilit Cargo-Orjental, xhaketa me mëngë të stilizuara, bluza të përmasave X-Larghe të punuara me shtiza që rrëshqasin lehtaz mbi shpatulla si dhe aksesorë të panumërt.

30-35 vjec
Tashmë një stil të caktuar në veshje tuaj duhet të keni krijuar, por ne do të mundohemi që me anë të fotove tju ofrojmë më të mirën për sinën që vijonNgjyrat që do ti dhuronin freski moshës suaj në këtë stinë të të zymtë, do të ishin e bardha dhe bezha.Materialet, kryesisht lino, kjo e fundit e përzjerë me thurje të leshta ose sintetike.Linjat xhaketa me mëngë trecerekëshe me mansheta në fund, pantallona të drejta Stil cigharette, bluza të punuara me fill të trashë që shpalosin hijshëm dekoltenë, pse jo dhe shpatullat tuaja.

Parisi ne stil te lireTendencat në pasarelat Franceze për vjeshtën e ardhëshme.

Nga lëkurat tek pelicet, nga minifundi tek fundi i gjatë, nga klasikja tek sportivja. Një grua kreative në fantazi të shfrenuar, plot personalitet dhe tepër e fuqishme.
Linja Extra larghe, bolero prej peliceje, të brëndëshme të dukshme, trasparenca të qëndisura dhe funde asimetrik, do të jenë e reja e stinës.Inspirim nga stili Japonez si dhe tendeca në motive indjane. Një look në dukje i varfër plot lojra dritash si dhe një rikthim i dukshëm në vitet 60 dhe tek tuk deri në mesjetë.Këto janë disa të rejat cfarë do të propozonte pasarela vjeshtore franceze.

E zeza, jo vetëm për në mbrëmje.
Gjatë viteve të fundit tendenca e ngjyrave të ekzagjeruara në të gjithë gamën e tyre kishte pushtuar pasarelat dhe vitrinat tona, dhe në një farë mënyre i dhamë të drejtë stilistëve sepse ata u përkujdesën jo vetëm me shumllojshmërinë e veshjeve por dhe me dekorimin e të ashtuquajturave rrugët tona nën veshje shumëngjyrëshe.
Po e zeza - E kishin harruar vallë të zezën , kornizën e elegancësNë rastin tonë nuk bëhet fjalë për harresë por thjeshtë për një dëshirë për të celur pak zymtësinë që krijon e zeza, sepse cështë e vërteta e zeza kish krijuar një kolonizim të modës pas viteve 90-të.Por mos u trishtoni ju mikesha që me të zezën keni krijuar një relatë speciale, ajo tanimë u kthye nën një përdorim të gjërë jo vetëm për në mbrëmje por dhe në ditët tona.Ju sugjerojme që në këtë vjeshtë për të gjitha ju që keni probleme me shëndetin e tepruar dhe ju që adhuroni eleganten, e zeza u kthye së bashku me ndryshueshmërinë optike të saj.

SandaleEkstremitetet e të bardhës

Ide të reja interpretimi për ngjyrën e verës jo ngjyrë. Stilistët e duan romantike, të qetë por edhe të egër , metropolitane gjithashtu dhe pak hard, sepse idetë e tyre i bashkon vetëm një fjalë.

Ngjyra në fjalë është tepër intense dhe njëkohësisht me një impakt të tepruar grafik. Kemi dëgjuar e parë që ngjyra e bardhë karakterizon një brishtësi Ëngjëllore, por në këtë verë ajo është ripropozuar në të gjitha pasarelat si ngjyra lider e kësaj stine dhe në këtë mënyrë ajo e ka humbur qetësinë, por ka fituar atë çka i mungonte për ta bërë tejet të pëlqyeshme djallëzoren. Intepretimi prej stilistëve të ndyshëm është po kështu, disa e duan atë për mbrëmje, të tjerët e duan për veshje dite dhe të tjerë e kanë përdorur për veshjet intime, por një gjë është tepër e sigurtë, pa të bardhën në këtë stinë ata do të mbeteshin si peshku pa ujë. Dhe kështu pra e bardha e tanishme nuk propozohet vetëm për veshjet sportive, por ajo shprehet dhe në forma tepër serioze supershik Laura Biagiotti, që simbolizon pastërtinë e modës italiane, e ka bërë këtë ngjyrë ikonën dalluese të sajën, ajo e ka ripropozuar sivjet në stilizime tepër të rafinuara, në kostume e tunikë tepër të thjeshtë. E bardha në versionin e shkurtër, të gjatë, të pasuruar ose esencial, duke e çiftëzuar në pantallona me ngjyra. Me pak fjalë e bardha e pastër, e rafinuar, që sjell një lloj feminiliteti romantik dhe tejet modern, që nuk duket të kontrastojë keq me asnjë ngjyrë tjetër, biles është ajo e përshtashmja për këtë stinë.

Përsëri e bardha, por këtë herë tepër romantike dhe tepër e stilizuar është ngjyra bazë e Valentinos për këtë sezon. Stilisti ka zgjedhur trasparencat e rrezikshme për të krijuar veshje mbrëmje pa ngjyrë dhe akoma e bardha absolute dhe për Dior dhe Galliano, që arrin nga ekstremet e ngjyrave dhe ka një tendencë të dukshme drejt metalikes, dekolteve dhe ekstremiteteve të gjatësive. Pra të gjithë miqtë tanë stilistë janë munduar të na ofrojnë me anë të virgjinitetit që na jep e bardha trasgresivitetin e saj.

Sandalet e Verës 2003 ELEGANCË dhe STIL

Në historikun e veshjeve sandalet kanë ardhur si elementet e para të aksesorëve, fillimisht njerëzve u duheshin për ti ndihmuar në ecje në gurë dhe pluhur, dhe kujt do ti kishte shkuar mëndja që evolucioni i quajtur Sandale do të kishte pushtuar vitrinat në propozime të shumëllojta dhe në ngjyra të ndryshme. Jo pa qëllim eshte hezituar deri më tani tju propozoheshin të rejat mbi këtë aksesor tepër të rëndësishëm, sepse dhe vetë stilistët duken që janë në procesin e krijimit të një sandaleje femërore që do të shërbejë si një urë ndërmjet elegantes dhe konfortit. Me rripa ose jo, me lëkurë ose xhins, nën takë ortopedike ose në taka tepër të larta, ato reflektojnë qartë elegancë, sharm dhe sportivitet njëkohësisht.

Aksesorët ...

Nën diell, por jo vetëm
Ju kujtohen Divat kinematografike, lente të mëdha me pasqyrim ose dritë hije që herët a vonë do tju falin një pamje të mistershme për ti mbajtur ditë e natë

Foto 1: Një pamje klasike e viteve 70 por e riparë me një vizion të ri, modeli prej aviatori me skelet metalik qëndron për mrekulli me fytyrën ovale të Farrah Fawcett.
Foto 2:Të stërmëdha ose më mirë makroskopike me skelet plastik dhe lente nën dritë-hije që kanë bërë bujë në tërë pasarelat europiane. Në sintoni me modën që po kalojmë dhe në përshtatje me elegancën prej zonje të madhe hyjmë në epokën e viteve 60 por sigurisht të rimodeluara për vitet 2003.

 

Moda, ngjyrat, stina e nxehte

Roza
Zgjidhe nëse: Adhuron të ndjehesh femër, por nuk dëshiron të jesh tepër në dukje sepse roza bën pjesë tek ngjyrat e qeta, e pra bëhet fjalë për një ngjyrë të përbërë që fitohet nga përzjera e të kuqes së zjarrtë dhe të bardhës së pastër. Kush është rezultati midis përzjerjes së kontrasteve Një himn i vërtetë i feminilitetit, por kujdes miq të Spekterit, nuk thashë i sensualitetit, sepse foca e sfumuar e pasionit vjen më pas e ëmbëlsuar nga notat e të kuqes që e bëjnë këtë ngjyrë të nxjerrë në plan të parë sentimentet e lidhura me sferën afektive.

Kujt i këshillohet - Është perfekte për kë nuk do të ketë një look tepër agresiv dhe që dëshiron të ndjejë përkëdhelje të lehta shikimesh, dhe këtë ta ofron roza në të gjitha shkallët pastel të saj.

Kur është momenti

Kryesisht për në mbrëmje, por pse jo dhe gjatë ditëve tuaqja sepse roza është quajtur si ngjyra e mendimit të mirë dhe kjo është arsyeja që ne ju a këshillojmë ta vishni në momente të trishta të çiftit tuaj

Me çfarë ngjyrash ta kombinojmë
Me të gjitha, por jo me të kuqen sepse i privoni të drejtën për të qenë ngjyra më e ëmbël.

Portokalli
Zgjidhe nëse: Bën pjesë tek tipat e shpejtë, gjithmonë me adrenalinë në nivele të larta, sepse kjo është ngjyra më energjike e skaletës së ngjyrave, është ngjyra e gëzimit dhe e alegrisë e përbërë nga e kuqja provokuese dhe e verdha plot forcë, stabilitet dhe ndriçim dhe jo më kot është përdorur në pranverë stinë në të cilën është e thjeshtë të ndjeheni tërheqëse, dhe për verën ku abinohet bukur me ngjyrën e eshkët të lëkurës.

Kujt i këshillohet Sigurisht dhe pa dyshim është ngjyra e personave aktivë, dinamikë, krijues dhe kuriozë, dhe jo më kot është quajtur ngjyra e rilindjes dhe e diellit që stimulon lëvizjen, krijimin por pa humbur kurrë kontrollin e situatës.

Kur është momenti
- Studentëve të cilët lexojnë dhe nuk arrijnë të asimilojnë asgjë, u shërbensepse është quajtur ngjyra e koncentrimit. Me çfarë ngjyrash Bukur do të rrinte me të e bardha, dhe të zezën që nuk rrezikojnë të zbehin ndriçimin e saj.

E kaltra
Zgjidhe nëse: Ke një karakter djellor por dhe determinus dhe racional, tonalitetet qellore faktikisht shkojnë mirë për të gjithë por sigurisht më mirë i mbajnë ata që kurrë nuk e marrin seriozisht. Zanat dhe princi i kaltër nuk është rastësi që gjithmonë të vishen me këtë ngjyrë sepse përzjera e blusë së qiellit dhe të bardhës evokon pastërti.

Kujt i këshillohet sigurisht është një ngjzrë që do tju dhurojë një ajër prej vajze të mirë sepse vetë si tonalitet përcjell sinjale qetësie dhe sugjeron një shpirt larg skemave dhe kornizave tabu, i gatshëm për të çuditur por jo tradhtuar..

Kur është momenti Ndoshta pas disa ftesash telefonike që ju ofrojnë një shëtitje për tu njohur, nuk do të ishte idealja e kësaj ngjyre,, pse jo idealen mund ta gjeni në takimin e parë me vjehrrën, dhe pse e ruajtur gjatë kjo ngjyrë do tjua dëmshpërblejë durimin.

 

40 vitet e minifundit
Cilado veshje 40 vjeçare e modës do të quhej një klasike e paperëndueshme dhe do të mbahej me një kujdes të veçantë në garderobë duke pritur momentin e përshtatshëm për ta veshur, ose për të shijuar në pak momente vështrimi një elegancë të përjetshme pornuk ndodh kjo me minifundin. Që në 1963 vit nën të cilin u krijua në Francë nga stilisti Pierre Cardin dhe në Angli nga Mary Quant minifundi, moda i ka rezervuar vetëm pozicione seksi, rinore dhe alegre. Kjo ka ndodhur dhe në sfilatën më të fundit ku stilistët pothuajse unanimisht kanë deklaruar: fundi është i shkurtër madje shumë i shkurtër dhe më shumë se kurrë sensual. Veshja me funde të shkurtër tani e tutje do të jetë një domosdoshmëri për ato që e ndjekin modën. Ja disa pika referimi për ato që duan ta provojnë dhe disa kujtime për ata që vite më parë ja kanë dalë kësaj nisme. Në qoftë se e vesh minifundin në këtë moshë...

Deri në 25 vjeç
Kushtet themelore për një përdorim korrekt janë: jetë plot gjallëri, një shpirt i lirë, pasion për muzikën. Nga mund të frymëzohesh: nga garderobat e balerinave të spektakleve dhe nga veshjet e këngëtareve pop të brezit të fundt si Shakira dhe Britney Spears. Me çfarë mund ta veshësh: me një kanotierë të shkurtër, me një bluzë të shkurtër dhe të ngjitur pas trupit ose me një T-shirt me numrat e lojtarëve të tu të preferuar. Aksesorët me të cilët mund ta shoqërosh: me syze dielli jo të tejdukshme, me çantë të stampuar me figura të mëdha apo të modeluar me lule. Kundërshtimet që do të hasësh: profesorët, eprorët, prindërit e rreptë, lëvizjet me biçikletë dhe me urban.

Nga 25 vjeç në 35 vjeç
Kushtet themelore për një përdorim korrekt janë: siguri në vetvete, disa orë palestër në javë, flokët e prerë nga një parukier i llahtarshëm dhe një nxirje e lehtë e trupit. Nga se mund të frymëzohesh: nga stili pak i ftohtë por i pakundërshtueshëm i ish-Spice Girl, Victoria Beckam. Me çfarë mund ta veshësh: me një xhup të ngushtë dhe të shkurtër lëkure apo xhins, ose me një bluzë pop. Aksesorët me të cilët mund ta shoqërosh: Me syze dielli jo të tejdukshme, me një çantë origjinale, me sandale me takë të lartë dhe unaza dhe vathë brilantë, nuk ka rëndësi në se janë të vërtetë apo falso. Kundërshtimet që do të hasësh: një takim në moment e fundit në punë ku do të ishte e domosdoshme të vishje pantallona dhe xhaketë.

Nga 35-45 vjeç
Kushtet themelore për një përdorim korrekt janë: sa më pak celulit, grintë me vetveten dhe aspak xhelozi për vajzën tuaj adoleshente. Nga mund të frymëzohesh: nga fantazia e larmishme e Julia Roberts tek filmi Erin Brockovich por pa i marrë anët e ekzagjeruara. Me çfarë mund ta veshësh: me një xhaketë saharianë me prerje të mrekullueshme, me një T-shirt klasike, me këmishë me prerje si të burrave dhe me bluza hipi të ruajtura që nga vitet 70. Aksesorët me të cilët mund ta shoqërosh: me këpucë me takë të butë dhe jo shumë të lartë, me këpucë sportive të firmosura ose me një palë çizme të bukura. Kundërshtime që do të hasësh: me një veshje të tillë është e vështirë që të zbresësh nga makina.

Rreth të 50-ave
Kushtet themelore për një përdorim korrekt janë: sens i realitetit dhe fëmijë të cilët me komentet e tyre të zbresin me këmbë në tokë. Nga mund të frymëzohesh: nga Ivana Tump, veshjet e ngushta të Donatella Versace dhe Tina Turner. Me çfarë mund ta veshësh: me xhaketë, me T-shirt si këmishë dhe me bluza pak më të mëdha se sa masa jote. Aksesorët me të cilët mund ta shoqërosh: Me një byzylyk floriri por të vërtetë, me një çantë serioze dhe më këpucë me takë jo shumë të lartë. Kundërshtimet që do të hasësh: në qoftë se ndihesh rehat me veten tënde nuk do të kesh asnjë kundërshtim.

Aksesorët dhe stina e nxehtë
Duke parë që veshjet në sezonet që po kalojmë sa vijnë dhe thjeshtëzohen dhe veshjen mbi të gjitha e bën aksesori:

Rrip në lëkurë të bardhë i shoqëruar nga hallka të stërmëdha metalike që të krijojnë një gjëndje helenike për shkak të përqasjes me epokën.

Rrip i ndërtuar nga fije lëkure të gërshetuara sikur janë punuar nga nënat tona me grep plot ajër dhe tendencë folku.

Rrip i përbërë nga disa fetëza lëkure shumëngjyrëshe për të dhënë pak idenë e një adoleshenteje të shfrenuar që vesh çfarë gjen.

Rrip prej cope të fortë i ornamentuar me perçina dhe togza metalike që mund të shoqërohej fare mirë me një palë xhinse për të krijuar një military- look.

Rrip i punuar në lëkurë kryesisht të errët me aplikacione prej lëkure (të imituar) metalixato për të krijuar idenë e një gjarpri poshtë belit tuaj.

Rrip nën inspirim indian i punuar në kamosh të celët dhe i qëndisur me rruaza të vogla në ngjyra e imazhe indiane.

Rrip i gërshetuar në lëkurë me dy unaza metalike për një tendencë Etno.

Rrip gjigand për nga gjatësia me togza dhe lëkurë të argjenduar që shërben për të krijuar një imazh ndryshe nën një veshje mbrëmje një ngjyrëshe

Kostume banjoje, gjithçka që duhet të dimë.
Moda Femerore
Praktikisht të zhveshura, mund të ishte përkufizimi më i saktë, ai që do të shoqërojë vijën e kaltër të kësaj stine. Me tepër takt dhe përkujdesje stilistët kanë ditur të mbulojnë disa nga pjesët në të cilat dielli nuk është i lejuar të hyjë, ndërsa për të tjerat .. Këtë vit nuk ka histori mbi kostumet e banjës, pra fiton trupi, i rrezatuar ose jo kjo nuk ka rëndësi, sepse tendenca e vjetshme (e çokollatës) që mezi arrihej pas orësh expozimi në rreze artificiale dhe natyrale, është zbehur dukshëm, le të mjaftohemi me ngjyrën bazë. E pra morali i verës së nxehtë është fiziku që me pak fjalë ngelet thesari i vërtetë i ekspozimit. Modelet kryesisht përbëjnë të vetmin, bikini trekëndor fiton sërish dhe beli tepër i ulët, pse jo dhe me lidhje anësore për pjesën e poshtme, të dyja unifikohen duke qenë trendy për një fizik ideal, por kujdes Le të zgjedhim kostumin që na vlerëson pamjen më shumë, sepse ka ardhur momenti i së vërtetës (momenti kostum banjoje).

Ehnjë vit ka kaluar e ndoshta ndonjë kg të tepërt tanimë nuk do ta shohë vetëm pasqyra e dhomës tuaj, por të gjithë dhe madje nën dritën e diellit. Pra që këtë vit të mos kemi të njëjtën situatë largimi deri në arratisje nga sytë e njerëzve, mjafton që të zgjidhni kostumin e duhur dhe prezantimi do të jetë befasues. Para së gjithash duhet të evidentojmë zonat e rrezikshme për ti fshehur dhe të nxjerrim më të mirën çka kemi. Pasi e kemi bërë këtë provë përpara një pasqyre, e kemi tepër të thjeshtë zgjedhjen. Për tju ndihmuar në zgjedhjen tuaj, Spektër ju ofron disa tipologji duke ju paraqitur problemin dhe zbuluar se cili kostum plazhi është perfekt për ju.

Pak gjoks
- Recipet trekëndor i distancuar në mënyrë që të vlerësohen shpatullat.
- Recipet me formë (kupa) sepse vetëm ato i kamuflojnë idetë vizuale.
- Një recipet tepër sportiv nuk do tju jepte volum, por ju paraqet një fizik prej atleteje (se të themi të drejtën nuk është difekt të kesh pak gjoks).

Shumë (tepër) gjoks
- Kupa të zbrazëta të cilat përmbajnë pjesën më të madhe të gjoksit.
- Recipet i kaluar në qafë sepse kjo formë bën që vëmendja të hiqet nga gjoksi i tepërt.

Bust i shkurtër
- Volum i zvogëluar nëse i preferoni veç e veç, sa më e madhe të jetë distanca recipet-slip, më i gjatë duket busti.
- Fantazi në drejtim vertikal (vijëzime) në qoftë se preferoni truporet, zgjasin vizionalisht.

Këmbë të shkurtra
- Slip ose kostum mikro ekzistent sepse zgjat këmbët.
- Evitoni të mbathurat tip kilot, presin gjymtyrët e poshtme duke i bërë të duken të shkurtra.

Tepër e dobët

- Të mbathura tip kilot, sepse krijojnë një efekt të mbushur.
- Recipet në formë fashe krijon të njëjtin efekt si kilotat.

Lëkurë në ngjyrë të celët
- Ngjyra të forta tepër deçizive
- Evtoni ngjyrat e qeta, te verdhën, kafen.

 

Minifundi, tendenca më e re pranverore
Të shkurtra , tepër të shkurtra fundet e këtij sezoni. Duhej të ndodhte pas shumëllojshmërisë së longhet-ëve të viteve që lamë pas. E pra kush nga ju disponon këmbë kilometrike ka tashmë momentin e duhur. Minifundi tashmë me bindje të plotë mund të quhet mikrofund , ato nisin nga mesi i kofshës e lart. Seksi por kurrë vulgare, rrotullohen rreth belit dhe evidentojnë këmbë e vithe.

Të ngushta, elegante në forma të buta, me pala e gufopjeta, tip portofol, të çara përpara ose anash deri në bel. Ngjyrat e përdorura janë të ndryshueshme, e zeza, militare e deri tek ngjyrat diellore më të ngrohta. Sipër është e thjeshtë ti përshtasni me bustet korse, bluza të pambukta dy numra më të mëdha që lehtësisht rrëshqasin poshtë në shpatulla. Aksesorët janë të shumtë në numër për vetë faktin se vetë linja e minifundit është tepër e pastër e pa ngarkesë.

E pra minifundi u kthye sërish në modë bashkë me 100-vjetorin e lindjes së tij, dhe jo më kot propozimet e shumë stilistëve nga më klasikët si Chanel e deri tek më tendenciozët si D&G emëruesin e përbashkët të tyre për këtë sezon kanë 8-gërmëshin, MINIFUND.

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 0 postime

Ju duhet te identifikoheni per te postuar komente!


Rrjete Sociale

Google+

Facebook
Kendi i Reklamave
Vleresoni kete artikull
5.00
Publikoni artikullin
Kendi i Reklamave