Total: (128,364)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Një veprim i lapsit mjafton për vetulla të formësuara mirë

0

Një veprim i lapsit mjafton për vetulla të formësuara mirë  Një veprim i lapsit mjafton për vetulla të formësuara mirë lapsi mbi vetulla 213605396

Vetullat e formësuara mirë janë jetike për theksim të fytyrës, thotë ekspertja e grimit për të famshmit, Kevin Ejkon. Nëse nuk jeni të sigurt se si të formësoni vetullat, le ta bëjë këtë fillimisht ekspertja e grimit. Për të përcaktuar fillimin e vetullave, vendoseni lapsin paralelisht me hundën, në vijë me këndin e brendshëm të syrit. Përfundimin e vetullës do ta fitoni në atë mënyrë që e mbështetni në mënyrë diagonale përkrah skajit të jashtëm të flegrave. Pasi e përcaktoni formën e dëshiruar, ndukni qimet nga poshtë-lart dhe me këtë rast përcillni formën natyrale të vetullave. Në mënyrë që vetullave tu jepni shkëlqim, me lapsin për vetulla mbushni vrimat dhe forcojeni ngjyrën natyrale. Në mënyrë që vetullat të duken të përkryera, vendosni pakëz gel dhe vazelinë. Vetullat e formësuara mirë i bëjnë kornizë sytë dhe bëjnë të duken më të mëdhenj dhe e ripërtërijnë pamjen.

Hapi i parë

Mateni gjatësinë e fytyrës nga maja e kokës deri te maja e mjekrës (në këtë rast, gjatësia e fytyrës është 24 cm).

Hapi i dytë
Gjatësinë e fituar ndajeni në 3 (24 pjesëtuar me tre, 8 centimetra).

Hapi i tretë
Mateni gjatësinë nga maja e hundës deri te maja e mjekrës (në këtë rast bëhet fjalë për gjashtë centimetra). Nëse numri i fundit (6 cm) është më i madh se një e treta e numrit të parë (24 cm), keni fytyrë të zgjatur. Nëse numri i fundit është më i vogël se numri i parë, keni fytyrë të rrumbullakët, ndërsa nëse numri i fundit dhe i pari janë të njëjtë, keni fytyrë ovale.

Fytyra ovale
Konsiderohet forma ideale e fytyrës. Fytyrës me ballë të gjerë dhe mollëza të theksuara, u përshtaten vetulla të lakuara lehtë.
 
Fytyra e rrumbullakët
Balli, faqet dhe mjekra bëjnë qark. Faqet e plota fshehin mollëzat. Fytyrës së tillë u pëlqejnë vetulla me lakim të lartë.

Fytyra e zgjatur
Nofulla dhe eshtrat e mollëzës janë të gjerë gati si balli, ndërsa mjekra është e zgjatur. Vetullat duhet të ndjekin vijën natyrale.

Fytyra në formë zemre
Në pjesën e epërme fytyra zgjerohet, ndërsa një pjesën e poshtme ngushtohet. Tipit të tillë i përshtaten vetullat me lakim të ulët.

Fytyra diamant
Nuk është e pazakontë sikurse tipat e tjerë të fytyrës. Vijat e fytyrës janë të ashpra, ndërsa balli i ngushtuar. Vetullat do të duhej të jenë të lakuara në mënyrë të theksuar.

Shkembejeni

Rreth autorit

parajsa

Parajsa.com është një portal i pavarur në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 2001, që ka depërtuar zemrat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çameri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, për vite me rradhë, nëpërmjet një larmie temash të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës.

Shkruani nje koment

loading...