Total: (49719)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

7 zgjedhjet e vjeshtës

0

7 zgjedhjet e vjeshtës

Jemi në sezonin e vjeshtës. Modelet, zgjedhjet dhe shijet kanë ndryshuar në krahasim me ditët e nxehta. Parfume të tjera, buzëkuq, tone apo ngjyra të reja të cilat janë më të forta, dominante por specifikisht më elegante. Njihuni me shtatë zgjedhjet e duhura të këtij sezoni, produkte tërësisht femërore.

Michael Kors, i pari në listë

Është zgjedhja më e mirë për vjeshtë. Parfumi Michael Kors është ai që sugjerojnë estetistët për këtë sezon vjeshte 2009. I ëmbël, i freskët një përzierje arome mes jasminës dhe manaferrës. Në shtatë produktet kryesore, parfumi Michael Kors listohet i pari.

Tone më të forta

Me ardhjen e një tjetër sezoni, siç është ai i vjeshtës, estetistët do të sugjeronin tone më të forta për sytë. Ngjyrat e forta sidomos për darkën si dhe tonet poshtë panelit pak më të lehta.

Buzëkuq qershi

“Kiss me” është buzëkuqi i lëngëzuar që do të përbënte edhe zgjedhjen e tretë midis shtatë produkteve që ju duhet ti keni absolutisht me vete.

Ruzhi pink

Për sa i përket hijeve në faqe ose e thënë ndryshe ruzhit ai sugjerohet sa më i lehtë në nuancë pink. Është i rekomandueshëm për çdo lloj fytyre, ngjyra e të cilës nën efektin pink do të duket më me shkëlqim dhe jetë.

Lapsat ngjyrë metalikë

Lapsa ngjyrë metalikë janë një tjetër zgjedhje që i përshtatet ditëve të vjeshtës. Ngjyra metalike do të zëvendësonte të verdhën apo bezhën, sidomos në rastet kur dilni për party apo festa.

Glossi i lehtë

Edhe buzëkuqtë gloss do ishin një tjetër zgjedhje, sidomos gjatë paraditeve kur ngjyrat e forta nuk janë komode. Shkëlqimi i buzëve do ishte i përshtatshëm në ato raste kur plotësimi i tyre është i nevojshëm për ti bërë ato jo vetëm më të bukura por edhe më mishtore.

Gishtërinj ngjyrë vere

Modelet frenç të thonjve do të zëvendësohen nga ngjyrat e forta sidomos të kuqe dhe vishnje. Është moda e gishtërinjve elegantë, dominues me ngjyra të ndezura. 
Shkembejeni

Rreth autorit

parajsa

Parajsa.com është një portal i pavarur në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 2001, që ka depërtuar zemrat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çameri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, për vite me rradhë, nëpërmjet një larmie temash të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës.

Shkruani nje koment