| Pėr herė tė parė, na vjen njė imazh nga Pjetėr Budi. I cilėsuar si poeti dhe prozatori i parė i letrave shqipe, Budi deri me sot nuk ėshtė shoqėruar kurrė me imazh nė asnjė prej teksteve tė tij. Pas afro katėr shekujsh, libri i tij i tretė Pasqyra e tė rrėfyemit tė cilin e botoi nė Romė, njė vit para se tė vdiste nė moshėn 55 vjeēare, zbulon nė faqen e katėrt tė tij njė gravurė ku poeti prift jepet nė njė moment lutjeje. Gravura ėshtė njė punim mjaft fin dhe gjendet nė Bibliotekėn Kombėatre nė Tiranė brenda pasqyrės sė tė rrėfyemit, menjėherė pasi mbaron parathėnia. -Nė momentin qė fillon teksti nė faqen 4 gjendet kjo gravurė e cila ėshtė pamja e Budit nė moshėn 55 vjeēare, viti i fundit i jetės. Studiuesi i Pjetėr Budit, Behar Gjoka, i vlerėsuar me ēmimin Penda e argjendė pėr studimin nė vitin 2003, ka rėnė nė gjurmėn e kėsaj gravure qė nė vitin 1983. Kjo vonesė e gjatė e shfaqjes sė kėtij imazhi, sipas tij ėshtė njė shans i humbur nga pakujdesia dhe pavėmendja. Por gjithė kėtė rrugė deri tek kjo gravurė, Gjoka e ka pėrjetuar jo krejt qetėsisht.
Kohėt e fundit ju vetė keni rėnė nė gjurmėt e njė imazhi qė shfaqet pėr herė tė parė nga PjetėrBudi.
Si ratė nė kėto gjurmė?
B. Gjoka: Nėpėr shfletimet e prozės sė Budit, (sepse qasja ndaj Budit nuk ka mbaruar, ėshtė fjala gjithmonė pėr qasjen time), gjej njė fjali tė tė madhit Kolė Ashta, i cili thotė tekstualisht se: nė faqen 4 tė Pasqyrės sė tė rrėfyemit ėshtė gravura e Budit, e poetit prift duke u lutur. Pėrnjėherė, ēdo gjė tjetėr nga ato ēfarė dija dhe nuk dija, sikur pėsuan njė ndalim, derisa ta shihja me sy. Sepse nė vėmendjen time ka qenė proza, poezia, dhe gjithēka e shkruar nga ai, por jo anėt e tjera. Kjo tregon se sa pak dimė nė raport me prurjen qė sjell kultura shqiptare.
Nuk mund ta quaj zbulim, as gjetje. Ėshtė thjeshtė prurje e njė imazhi konkret tė poetit. Ky imazh, mėse i vlertė nė kuptimin e shenjimit tė kėsaj figure, na vjen jo vetėm pėrmes poetikės sė tij, apo prozės, qė ėshtė nga mė tė habitshmet, por tashmė edhe me imazh, me gravurė. Nė pėrpjekje pėr tė kuptuar mosdijen dhe heshtjen prej kaq kohėsh tė kėsaj, unė do tė doja tė mos e trajtojmė si zbulim, por thjeshtė si njė prurje tė nevojshme qė mjediseve tė kulturės, njerėzve qė duan tė dinė se ēfarė ndodh, ēfarė ka ndodhur, ēfarė shenjash kanė lėnė njerėzit e kulturės, ata ta dinė.
Pra kjo gravurė gjendet nė faqen 4 tė Pasqyrės sė tė rrėfyemit, njė libėr i botuar ku Budi ishte ende gjallė.
B. Gjoka: Ėshtė fjala pėr njė libėr konkret tė shkruar nė vitin 1621 dhe njė portret tė asaj kohe. Bėhet fjalė pėr njė gravurė tė realizuar pikėrisht nė atė kohė. Dhe raportimi historik dhe i vetė gravurės ėshtė i vetmjaftueshėm pėr tia pėrcjellė lexuesit, pėr ta ditur shqiptarėt se pėrveē vlerave tė teksteve kemi dhe shenja tė mirėfillta tė imazhit tė poetit Pjetėr Budi.
Thatė se bėhet fjalė pėr njė gravurė tė 1621. Nė atė kohė pėr cilat figura realizoheshin gravura tė tilla?
B. Gjoka: Natyrisht shenjimi me gravurė ndodhte pėr figura tė spikatura tė niveleve fetare, tė niveleve kulturore, ose shkencore. Nė fakt ka njė hipotezė qė edhe Meshari i Gjon Buzukut nė pjesėt e fletėve qė kanė humbur, ka pasur njė gravurė. Ka gjithashtu gravura tė Bogdanit, dhe pėrgjithėsisht libri i asaj kohe dhe figurat shenjoheshin me gravura. Veēimi tek libri i tretė i autorit, tek Pasqyra e tė rrėfyemit pėr mendimin tim ka dy tregues. Natyrisht po flasim nė kėtė ēast kur kemi mundur ti qasemi gravurės, kėtij fakti tė prekshėm nė librin e tij dhe janė vetėm se mendime tė kėtij ēasti. Pėr mendimin tim, lidhen me njė moment, qė pikėrisht nė vitin 1921 Pjetėr Budi merr edhe detyrėn e Arqipeshkvit tė Zadrimės e... Detyra e Arqipeshkvit, sipas rregullave tė Vatikanit, ishte njė detyrė tepėr e lartė. Me sa duket, duke shėnuar kėtė nivel, pėrcillet libri i tij i tretė me kėtė gravurė.
Gjithashtu duke qenė nė kuptimin letrar, qė tashmė ai ishte njė personalitet i pranuar si pjestar i dijes, kulturės, ligjėrimit tė shqipes, por jo vetėm i kėsaj tė fundit, sepse nga Budi kemi edhe tekste nė italisht, nė latinisht, kemi trajtime gjuhėsore, qė tė habisin, kur mendon nė kėto ēaste se ēfarė posedon. Ėshtė pra njė shenjė e pranimit tė kėsaj figure, si dimension fetar dhe letrar. Natyrisht, shpjegimet e mėpastajme, prekja e problemit mė nga afėr, ndoshta do tė na ēojė nė konkluzione tė tjera. Por ma do mendja se, duke qenė se Budi nuk e kishte titullin e doktorit nė teologji, siē e kishte Pjetėr Bogdani, ai arriti, pėrmes kulturės autodidakte, nėpėrmjet shkrimit tė librave, ta meritonte emėrimin si Arqipeshkv. Mendoj se duke patur kėtė nivel nė kiearkinė kishtare, ndodhi edhe pėrcjellja e librit tė tij Pasqyra e tė rrėfyemit edhe me gravurė.
Gravura nė njė kuptim, ėshtė i vetmi imazh qė na vjen prej asaj kohe. Dhe ėshtė vetė fytyra e Budit. Pa hyrė nė elementėt teknikė tė gravurės, unė do tė thoja se ėshtė mė konkretja, qė na sillet nga ajo kohė, nga pamja, nga fytyra, nga ēfarė posedoi ky emėr nė kulturėn shqiptare.
Si mendoni, pse pėr kaq e kaq kohė ky imazh i ka munguar kulturės dhe rretheve letrare?
B. Gjoka: Ka shumė pėrgjigje pėr kėtė. Por mė tepėr se tė japėsh pėrgjigje, unė do ta shihja shpjegimin, mė shumė, tek njė pėrqendrim, qė i ėshtė bėrė letėrsisė sė vjetėr, pėr ta parė si fakt gjuhėsor dhe letrar. E kam thėnė dhe vazhdoj tė jem i po kėtij mendimi, se studimet gjuhėsore nuk i kanė asnjė borxh, asnjė haraē letėrsisė sė vjetėr. Ata e kanė studiuar nė tė gjitha kuptimet, nė prurjen leksikore, sintaktike, nė prurjen morfologjike, me atė fakt themelor tė artikulimit tė shqipes tashmė si gjuhė e shkruar, duke e vendosur edhe nė kontekstet historike, kur reformacioni dhe kundėrreformacioni krijoi shansin qė tė lėvrohen gjuhėt kombėtare. Nė kėtė kuadėr ėshtė edhe kjo prurje e letėrsisė sė vjetėr. Por letrariteti i tyre, (prania e letėrsisė), ēuditėrisht deri para pak kohėsh ishte pothuajse i harruar, i nėnkuptuar dhe nė njė farė mėnyre edhe nuk pėrfillej. Tė vjen keq kur ndodhesh para tregimesh tė tilla. Dhe nė kėtė shkujdesje futet ndoshta edhe harrimi dhe mosgjetja e kėsaj gravure.
Ju merreni prej njė kohe tė gjatė me studimin e Budit. Ēfarė do tė thotė pėr ju prekja e kėsaj gravure?
B. Gjoka: Prekja e kėsaj gravure pėr mua ėshtė njė shans qė lidhet me atė ēfarė kam nėpėr duar, sa i pėrket prozės sė Budit. Shumė nga studiuesit e Budit piksėpari e quajnė prozatori i parė i letėrsisė shqipe, nisur nga fakti qė janė 121 faqe origjinale, tė cilat mund tė formuloheshin si letėrsi autobiografike, si letėrsi ku gjenden impresionet, gjithė ngacmimet, gjithė bota e shqetėsimeve tė asaj kohe, nė lidhje me librat, me gjuhėn besimin fetar, dhe shijet pėr tė promovuar botėn shqiptare. Ajo qė tė habit, ėshtė pjesa e njė ngulitje tė frazės, e njė leksiku qė rri edhe sot e kėsaj dite nė krahinėn e Gurit tė Bardhė, e mė gjerė tė Matit e gjithė Shqipėrisė sė Mesme. Pavėmendja ndaj gravurės ka shumė shpjegime, por mė themelor ėshtė fakti se prania e tre librave, prania e pohimit si poeti dhe prozatori i parė i letrave shqipe ka qenė e mjaftueshme pėr tė tėrhequr vėmendjen. Ndėrsa imazhi ėshtė i vlertė nė kuptimin e plotėsimit tė kontureve, tė kėsaj figure qė na vjen me shumėēka e na vjen dhe me imazhin, i cili krijon njė raportim krejtėsisht mė tė drejtpėrdrejtė. Do tė ishte normale qė poezia dhe proza e Budit tė shoqėroheshin nga kjo gravurė, e cila ėshtė krejt e prekshme.
Ēfarė zbret me anė tė kėtij imazhi, prej asaj kohe tė largėt, kur Budi lutej?
B. Gjoka: Ėshtė njė rregull. Qė tė shohėsh gjithēka qė kanė librat tė paktėn duhet njė lexim, qoftė edhe formal, ku tė prekėsh sasinė e faqeve, tė fjalės, tė grafikave qė gjenden nė tė. Mė tepėr se sa gjykimi i mosgjetjes, unė do tė thoja se ėshtė e vlertė rėndėsia qė ka, qė gjendet njė portret pikėrisht i asaj kohe. Tashmė nuk ka pse tė vrasim mendjen pėr tė pėrfytyruar se si ka qenė Budi. Budi ėshtė i ngrirė nė kėtė gravurė, ėshtė krejtėsisht i kapshėm si dimension portreti, pikėrisht nė kėtė gravurė, nė atė misionin e tij tė famulltarit, nė fjalėn e tij tė priftit, por ēuditėrish nė atė pamje qė ka gravura ofron edhe shansin e Budit njeri dhe Budit poet. E Budit njeri, sepse ėshtė pikėrisht nė ato momentet e fundit tė jetės, ndjehet rrėgjimi i kėsaj jete. Kapet nė imazhin, qė ka gravura gjithė ajo rraskapitje jetėsore qė ka ndodhur me tė, por ndjehet edhe njė besueshmėri nė kuptimin e njė tė ardhmjeje qė ai e mendonte, qė ai prezantonte nė poezinė e tij. Besimi tek shansi i bėrjes sė arbneshėve, i bėrjes sė shqiptarėve, besimi tek shansi i kultivimit tė gjuhės shqipe, tė kulturės shqiptare, ndjehet nė atė portret qė pėrcjell krenari dhe besim, ndonėse janė momentet e fundit.
Pse e thoni kėtė?
B. Gjoka: Sepse pikėrisht nė atė vit tė mrekullueshėm kur ai nxjerr librin Pasqyra e tė rrėfyemit, librin mė tė mirė tė autorit, kam parasysh praninė e tre poezive por edhe tė prozės sė tij, e cila ka detyruar personalitete tė tilla si Gunar Zllame tė formulojė idenė qartėsisht se me Pasqyrėn e tė rrėfyemit, jo vetėm kultivohet gjuha shipe, por vjen nė nivelin e njė gjuhe letrare kombėtare, e njė gjuhė tė kultivuar, qė ēuditėrisht ndėrkomunikonte mjaft lehtėsisht me shqiptarėt e tė gjithė trevave. Duke mbartur kėtė shenjė, edhe prania e gravurės ėshtė njė riformulim tek e fundit, tė asaj ēfarė pėrfaqėsonte Pjetėr Budi dhe tė asaj ēfarė synonte tė realizonte ai pėr atė kohe. Por jo vetėm pėr atė kohė, sepse pėrcjellja e vlerave tė teksteve tė tij, ndjehet e prekshme nė periudhėn e mėvonshme. Ėshtė ēuditėrisht njė dyzim i krijuesit shqiptar, i cili dėshiron tė jetė patjetėr i lidhur me sferėn shpirtėrore, i rrafshit shpirtėror fetar dhe i rrafshit shpirtėror poetik, letrar. Ky bashkėudhėtim, na shfaqet mė vonė tek Naimi, qė ėshtė udhėheqėsi shpirtėror i shqiptarizmės pėrmes panteikes, ku ekziston gjithėsia tek qenia. Na shfaqet gjithashtu edhe tek i madhi Fishtė, ku prifti dhe poeti luftojnė pėr atdhe dhe fe. Na shfaqet pėrgjithėsisht tek dimensioni i intelektualėve, qė fenė e shohin si raport shpirtėror dhe letėrsinė po ashtu. Kjo shpirtėrore e atyre konteksteve, ky portret i asaj kohe, nė fund fare ėshtė njė pėrkujtesė, paksa e ēuditshme, se si ėshtė e mundur qė kjo gravurė tė mos shfrytėzohej pėr imazh, pėr tė artikuluar portretin e tij nė ato mjedise ku ėshtė emri. Ka shkolla nė Shqipėri dhe jashtė saj, qė kanė emrin e Pjetėr Budit, ka rrugė po me emrin e tij. A nuk do tė ishte me vlerė, qė nė kėto mjedise tė ishte edhe ky imazh? A nuk do tė ishte krejt shpirtėrore, qė nisur nga ky imazh tė portretohej nga piktorėt, skulptorėt, portreti i tij? Ka njė pamje konkrete nė ngjallje tė Budit, njė pamje e pėrpunuar artistikisht, njė portret qė mbart shenjtėrimin e jetės sė poetit, jetės sė priftit, tė njeriut tė lidhur pėr gjuhė, pėr fatit tė Kombit, pėr fatit tė qenies nė pėrgjithėsi. Kjo do tė ishte njė dhuratė kur gjithēka e atyre konteksteve komunikon lehtėsisht me kėto kontekste.
Pse duhet tė lodhet mendja e krijuesit pėr ta pėrfytyruar, kur pėrfytyrimi ėshtė i ngulitur nė njė gravurė tė asaj kohe, nė gjallje tė poetit?
|