Total: (49523)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Odeta Katundi – E verteta mbi ndarjen e grupit Mister

0

Odeta Katundi - E verteta mbi ndarjen e grupit Mister D atëlindja: 1975
Shenja zoodiake: Luani
Arsimi i lartë: Juridik, Universiteti i Shkodrës.

Debutimet më të suksesshme me grupin Mister:
Kulti im dita ime – Festivali i pranverës 1996.
Krimi nuk jam unë – Festivali i 35 i këngës në RTSH, dhjetor`96
Fundshekull – Festivali i pranverës 1998.
Muri- Festivali i pranverës 1999.

Popullore
Jepma mollën
Trëndafilja e bardhë

Preferencat
Ngjyra: Gri
Stinët: Vera
Këngëtarë: Celine Dion,Whitney Houston
Gjuhët e huaja: Frëngjishtja
Letërsia: Ajo moderne

Hobi
Të gatuajë edhe për tridhjetë vetë.
Pas shtatë vitesh karrierë të suksesshme me grupin Mister, këngëtarja shkodrane Odeta Katundi jeton prej mëse një viti në Tiranë. E diplomuar me rezultate të larta në Fakultetin Juridik të Universutetit të Shkodrës, aktualisht punon si juriste në një firmë ndërtimi italiane.Po përgatit një album me këngë të reja, tashmë solo, në të cilin i ka kushtuar një këngë edhe njeriut me të cilin ndan ditët e saj.
Në këtë intervistë, Odeta prononcohet publikisht për herë të parë për shkaqet e ndarjes nga grupi, ato të largimit nga Shkodra, ndryshimin e shijeve të publikut si dhe joshjen e këngëtarëve ndaj komercit dhe antivlerave.
Duke u rikthyer pak nga pak në formën fizike të pak viteve më parë si pasojë e një diete së cilës vazhdon ti nënshtrohet, Katundi i përgjigjet pyetjeve qetësisht duke të lënë më tepër përshtypjen e një psikoanalisteje sesa atë të këngëtares së vrullshme dhe energjike ashtu siç jemi mësuar ta ndjekim në skenë dhe ekran

Po mbushet viti që nuk po ju shohim më të këndoni me grupin Mister. A mendoni se ka ardhur koha që të shpjegoni arsyet e ikjes nga ky grup, gjë e cila solli edhe shpërndarjen e tij
Me kompozitorin Jetmir Mehmeti vazhdoj të ruaj marrëdhënie normale. Përsa i takon Ervin Bushatit, ndarja erdhi gradualisht dhe ishte më se e natyrshme. Ai vuante nga ideja e të qënit njësh. Në një prononcim të dhënë para disa kohësh në një nga mediat lokale të Shkodrës, është shprehur ajo ishte shoqëruese. Sipas tij, ajo isha unë. Grupi nuk ka pasur shoqëruese, por këngëtare. Para tetë vjetësh Mister kishte nevojë për këngëtare dhe për ta plotësuar këtë vakuum nuk shkova unë te grupi, por erdhi grupi te unë. Ervinit, meqë i duket vetja i zoti, le ta kërkojë suksesin vetëm.Veçse të mos i këndojë vetëm këngët që i kemi kënduar bashkë se duket qesharak. Në Shkodër kemi një shprehje Tu rrittë mendja. Para tre javësh Bushati dha një intervistë në një gazetë periodike të njohur

E di. Në fakt intervistën ma sollën se vetë nuk kisha ndër mend as t`ia hidhja sytë, aq më tepër që nuk dija gjë fare.Do të doja të nënvizoja dy gjëra. Së pari ai harron se në botën e spektaklit e futa unë kur punoja në TV Rozafa dhe së dyti më ka bërë përshtypje momenti kur ka bërë praktikën në vitin e fundit të shkollës së lartë dhe nxënësit s`e paskan lënë të zhvillojë mësim ngaqë i kërkonin autografe, siç edhe është shprehur. Eshtë e vërtetë se para tre vjetësh ai duhej të mbaronte për Gjuhë-Letërsi, por problemi është se ai nuk e ka mbaruar shkollën as sot që po flasim. Në këtë gazetë, Ervini hiqet si xhentëllmen karshi meje dhe bën mirë sepse e di se do ta lexojë edhe ajo kategori artistësh që e di se sa vlen njëri apo tjetri. Ndërsa në prononcimin që pat dhënë në TV Rozafa që jua përmenda më lart, luajti garipin sepse edhe audienca që e ka ndjekur kanë qenë pionierët dhe adoleshentët që nuk i zinte gjumi dhe shihnin Zërat e natës. Eshtë një tartufëri e pastër. Lutem, të mos merremi më me të, sepse unë do të humbisja kohën ndërsa ju rreshtat.

Përse e patë të arsyeshme të largoheshit nga Shkodra
Më vjen keq për gjëndjen reale ku ka përfunduar ai qytet. Nuk kam ndërmend të përsëris të tjerëtKjo ka qenë arsyeja e largimit nga Shkodra sepse s`do ta lija kurrë. Atje shkoj shpesh. Eshtë fakt se në Shkodër s`kemi mundur të japim një koncert recital, jo se ka munguar dëshira jonë, por se nuk na u krijuan mundësitë. Përkrahjen më të madhe e kemi pasur ndër rrethe. Nga ana tjetër, të diplomohesh me mesatare 9.7 është normale që të pretendosh që të fillosh punë diku. Temën e diplomës së juridikut e kam përgatitur në Itali me një pedagoge vendase. Ka qenë mjaft e vështirë. Megjithkëtë dihet që Shkodra nuk ka shumë vende pune. Dihen gjithashtu edhe bërrylat se si funksionojnë atje në të gjitha drejtimetMegjithatë kam punuar për afro dy vjet në Radio Shkodra ku kam kryer edhe funksionin e juristes. Por ndaj artistëve, opinioni, jo vetëm në Shkodër, nuk është serioz. Ata janë tralala, thonë për ne.

Tirana ofron pa dyshim variante pune më shumë, por edhe këtu je i detyruar t`i përshtatesh ritmit më të vrullshëm të jetës dhe indiferentizmit, tipare të pashmangshme këto të metropoleve. Punoj juriste në një firmë italiane ndërtimi, pa lënë mënjanë edhe angazhimin artistik i cili bëhet më komod kur jeton në Tiranë.

Si e gjykoni faktin që për ahengxhijtë shqyhen dyert e teatrit ndërkohë që për artistët dhe këngëtarët e vërtetë s`vijnë as njëqind vetë A mendoni se kemi të bëjmë me bastardim të shijeve të publikut
Natyrisht, shijet kanë ndryshuar për keq. Edhe muzika, kënga popullore nuk bëhet më. Sot gjithkush po këndon. Mungesa e një kontrolli, jo në sensin e çensurimit, por të ruajtjes së vlerave e favorizon këtë fenomen. Çdo gjë është kthyer në tregëti të keqe.

Mister nuk është më dhe pavarësisht arsyes së ndarjes, për ironi të fatit kjo përbën edhe një thyerje në karrierën tuaj artistike. Cilat janë planet tuaja të së ardhmes në këtë drejtim
Kur hyn në skenë është e vështirë të ndahesh prej saj.Nuk do të heq dorë kurrë nga kënga përsa kohë Zoti të ma ruajë zërin.Aktualisht vazhdoj punën për të nxjerrë një album të ri. Kam inçizuar disa këngë deri tani. Albumi mund të dalë nga fundi i verës. Mister tashmë përbën një kapitull të mbyllur, por ky grup arriti një standart dhe prej tij kam marrë një emër dhe vlerë si këngëtare. Mendoj se këtë emër duhet ta çoj përpara e jo të dalim menjëherë para publikut dhe salla t`ia bëjë uuu. Më mirë ia vlen të mendohesh mirë se me çfarë do të dalësh sesa të dalësh me çfarë të dalë përpara. Ato krijime që do të dalin do të hapin një kapitull të ri. Do të jetë një album i punuar mirë dhe i pa ndikuar nga komerci, gjë që mund të ketë ndodhur me kolegët. Njërën prej këngëve ia kam kushtuar njeriut me të cilin ndaj ditët e mia.

Së fundi, si është Odeta në jetën e përditshme
Kam fatin të kem marrdhënie të lira me prindërit. Ata janë njëkohësisht edhe shokët e mi më të mirë. Babai është korçar. Të gjitha këto që ju përmenda kanë bërë që të mos ndikohem nga të tjerët. Nuk shkoj shpesh te parukieri, s`kam shumë miq. Gatuaj me dëshirë edhe për një banket. Jam e lumtur që kam mësuar si gjuhë të parë, qysh në shkollë, frëngjishten, gjuhën e aristokracisë. S`më bëhet vonë nëse bëhem objekt kurioziteti për të tjerët, sepse në fund të fundit po ndodhi kjo do të thotë se je dikushi. Unë i kuptoj mirë ata që bëjnë diskutime të tilla, sidomos në Shkodër. E si mund ta shtyjnë gjithë pasditen në tavolinë vetëm me një kafe pa bërë dy pare muhabet (qesh).

Shkembejeni

Rreth autorit

parajsa

Parajsa.com është një portal i pavarur në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 2001, që ka depërtuar zemrat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çameri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, për vite me rradhë, nëpërmjet një larmie temash të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës.

Shkruani nje koment