Total: (49795)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Ermali i The Dreams – Dua ti bej vajzat te qajne

0

Ermali i The Dreams - Dua ti bej vajzat te qajne D atëlindja: 21.3.1982
Gjatësia: 175
Pesha: 65kg
Ushqimi i preferuar: Peshku Ngjyra e preferuar: E kuqja

Pija ime e preferuar është Coca-cola dhe ndonjëherë pi dhe Jin Tonik.
Nuk pi cigare as drogë dhe as hashash.
Më pëlqen të betohem për kokën e mamit.
Jam shumë xheloz për çdo gjë që më përket sidomos me femrat.

Sa herë që jam i mërzitur marr kitaren dhe filloj të bisedoj me të. Kënga Nuk dua ta di ka patur një histori të vërtetë. Kam qenë shumë i mërzitrur dhe ky krijim është një produkt mërzitjeje. Zakonisht këngët e bukura dalin kur je i mërzitur. Kur jam i lumtur më pëlqen të udhëtoj ose të dëgjoj muzikë me zë të lartë. Në dhomën time të zë syri vetëm bokse të mëdha të vendosura gjithandej.

E meta ime më e madhe është që e kam shumë vështirë të fal ndërsa të tjerat pastaj janë të meta të vogla që i kanë të gjithë njerëzit . E mira që vlerësoj më shumë tek vetja është humori dhe pastaj këmbëngulja. Dua të arrij në atë pikë që kur njerëzit të flasin për mua apo unë vetë ta kthej kokën pas të ve re se nuk kam ndenjur kot në këtë jetë, por kam bërë diçka që ka lënë gjurmë.

Më pëlqen shumë të bëj dashuri, por kjo nuk do të thotë që unë jam i fiksuar pas dashurisë. Femra ideale për mua do të ishte një tip sportiv, me humor, që di të kërcejë bukur dhe me flokë si Alanise Morisette . Në një ditë pushimi (të cilat më mungojnë pothuajse fare) mund të rri të gjithë ditën shtrirë në shtëpi mund të rregulloj gjërat e mija oseose të marr dikë të shkoj diku, të fik telefonin dhe.. Një nga ëndrrat e mija të fshehura tek sirtari i tezes së babit (qesh) mu realizua duke marrë pjesë tek komedia Herkuli si aktor dhe kompozitor. Dramaturgjia është një nga dëshirat e mija.

Shoqëria më ka zhgënjyer shpesh si shokët ashtu dhe shoqet. Në moment që ti i afron dhe i mendon si veten tënde kupton se ata janë shumë të ndryshëm. Unë me të vërtetë jam një tip alegro dhe i humorit por jam shumë i ndjeshëm dhe.nuk fal. Njerëzve u ndodh çdo ditë që të pendohen. Pendohem kur më ikën koha kot pa bërë asgjë ose kur bëj ndonjë (qesh)

Jetoj me familjen por thjeshtë figuroj aty. Më vjen keq ta them por shtëpia më është trasformuar në hotel. Vij në orët e para të mëngjesit deri në momentin që unë gjej diçka për të ngrënë dhe një palë rroba të lara për mua nuk është pengesë jetesa me familjen. Në mëngjes zgjohem ose në ora 12 ose 1, hap celularin shikoj mesazhet, agendën dhe gjë që më ndodh shumë shpesh është që dal me vrap nga shtëpia.

Jam tip sportiv, jam shumë i djeshëm më pëlqen të krijoj dhe ti bie kitares në breg të detit me një vajzë. Frekuentoj shumë pubet, më pëlqen muzika live, ndonjëherë mund të hipi dhe në skenë të këndoj. Kur dëgjoj tani këngën Nuk dua ta di më shpifet fare, por më parë kur isha në lokal me shoqërinë dhe dëgjoja këngën thoja me shaka: Hallall ia bëftë Zoti atij që e ka bërë këtë këngën bëj shaka kuptohet. Kjo këngë më ka kthyer besimin që më kishte humbur për faj të disa klaneve që ishin krijuar në televizionin shqiptar. Çoja përvit këngë në TVSH dhe nuk panoheshin, këngë të cilat tani po bëjnë bujë nëpër diskoteka, pube dhe makina dhe kjo është më e rëndësishmja për një artist që të fitojë besim tek vetja e pse jo dhe pak lekë. Betohem që vajzat do ti bëjnë të qajnë dhe kjo është pikërisht ajo që dua të arrij: Ti bëj vajzat të qajnë..

Dua të kem shumë ndryshime në jetën time, dua të shoh shumë ekstreme, ndryshime të herëpasherëshme. Këtë e bëj dhe me flokët dhe me çorapet. Muzika ime e preferuar është hip hopi origjinal, Opinioni për mua është shumë i rëndësishëm. Ka njerëz që unë dua që të kenë një mëendim të mirë për mua, mundohem çdo ditë që të ndërtoj imazhin tim tek të tjerët çdo artist e ka këtë.

Planet e mija të tanishme janë që të arrij që The Dreams të bëhet grupi më i mirë në Shqipëri. Kam patur mundësi të largohem nga Shqipëria por nuk jam larguar sepse kam frikë se nuk mund ta përballoj dot jetën andej, jam shumë i lidhur me Shqipërinë, kam krijuar aq shumë gjëra të bukura këtu që nuk dua ti prish.

Vajzat më kanë keqkuptuar shumë herë në qoftë se unë i kam dhënë pak afrimitet atyre shpesh u është dukur se unë kam synuar një lidhje me to. Kjo më duket një gjë e çuditëshme dhe nuk më pëlqen. Unë kurrë nuk i kam keqptuar vajzat sepse unë jam shumë i qartë dhe di të shpjegohem. Gjithçka gjë kam arritur në jetën time ja dedikoj Jezu Krishtit. Besoj shumë tek Zoti lutem dhe i falem shpesh atij.

Shkembejeni

Rreth autorit

parajsa

Parajsa.com është një portal i pavarur në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 2001, që ka depërtuar zemrat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çameri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, për vite me rradhë, nëpërmjet një larmie temash të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës.

Shkruani nje koment