Total: (121,249)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Nota muzikore II

0

Nota muzikore II  Nota muzikore II notamuzikore2 2 1 00% ELIZA
Fonotekës muzikore moderne shqiptare i është shtuar më 16 maj albumi më i ri i këngëtares kosovare Eliza. Realizimi diskografik mban titullin 100% Eliza. Që nga vetë titulli kuptohet se këngëtarja e prezanton vetveten 100%. Promovimi i këtij albumi u bë në Qendrën Kulturore të Mitrovicës dhe të ftuar ishin mjaft përfaqësues të mediave. Për të gjithë kujtojmë se bukuroshja dhe e talentuara Eliza në Shqipëri ka arritur shumë sukses nëpërmjet këngëve Me Ritëm do të vallëzojmë, Dua, Ende, Pendimi etj.

MIKROFONI I ARTË
Do të nisë në muajin qershor në studiot e +2 Radio evenimenti i muzikës moderne shqiptare Mikrofoni i Artë 2003. Këtë vit ky spektakël do të organizohet në tre faza. Faza e parë Radio Show do të zhvillohet në studiot e +2 Radio për muajt qershor dhe korrik. Faza e dytë Piazza Show do të ofrojë një spektakël i cili do të organizohet në qytetet bregdetare, aty ku janë pushuesit. Kjo do ti japë mundësi këngëtarëve të promovohen më pranë publikut. Faza e tretë do të jetë Nata Finale ku do të ndahen dhe çmimet e mëdha. Kujtojmë se vitin e shkuar triumfues të Mikrofoni i Artë 2002 u shpallën Djemtë e Detit me këngën Jo Tani. Edhe këtë vit organizatorët premtojnë këngë shqip të të gjitha rrymave muzikore, alternativa origjinale dhe në mënyrë të veçantë korrektesi në vlerësim. Ky festival synon të kthehet në një festë të muzikës moderne shqiptare.

 

GJURMËT
Një sukses të konsiderueshëm po përjeton aktualisht këngëtari kosovar Naser Berisha. Albumi i tij Gjurmët nuk ka shumë kohë që është lançuar në tregun muzikor dhe fansat e kanë mirëpritur në mënyrë të jashtëzakonshme duke patur parasysh faktin se me disa këngë të këtij albumi këngëtari mbizotëron në klasifikime të ndryshme muzikore. Me këngën Çka nuk mbaron këngëtari ka arritur të pozicionohet në vendin e parë të klasifikimit në RTK. Me A më kujton Berisha prej 3 javësh mbizotëron klasifikimin e T21. Pritet që shumë shpejt albumi të vijë dhe në Shqipëri.

Britney Spears  Nota muzikore II britney2BRITNEY kërkon ndihmë
Britney Spears e impenjuar në regjistrimin e albumit të saj më të ri, dëshiron të realizojë një bashkëpunim me ish të fejuarin Justin Timberlake. Gjatë një interviste të dhënë për “Sun”, njëri nga pjestarët e ekuipazhit të Justin ka deklaruar: “Britney po mundohet rinisë karrierën e saj. Ka kaluar një vit shkatërrues, me një publicitet shumë të keq. Ajo e di që duhet të bëjë për vete fansat e saj dhe Justin mund ta ndihmojë shumë. Ato janë të dy shumë të impenjuar dhe të gjesh kohën për tu takuar në studio është e vështirë. Zgjidhja do të ishte që secili të regjistronte pjesën e tij veç dhe më pas pjesët të bashkohen. Aktualisht Justin është karta fituese e Jive.
(shtëpia diskografike që e ka nën kontratë).

Të gjithë të çmendur për BEYONCE
BEYONCE  Nota muzikore II beyonce2Beyonce Knowles, liderja e padiskutueshme e Destiny’s Child, është më në fund gati për të publikuar albumin e saj “Dangerously In Love”. I paraprirë nga singëlli “Crazy In Love”, disku do të përmbajë bashkëpunime mjaft prestigjoze. Përkrah saj do të jenë artistë si Missy Elliot, dekani i soul-it Luther Vandross me këngën “Closer I Get You”, zbulimi i hip hop Sean Paul. Shumë shpejt e palodhshmja Beyonce do të na dhurojë rolin e saj të dytë në kinematografi.”The Fightin Temptations”, përkrah Cuba Gooding Jr,një paraqitje në edicionin e ri të “VH1 Diva’s’ dhe një turne botëror i pagëzuar më emrin “Dangerously In Love”.


U2  Nota muzikore II u2 2U2 këngë të reja

Disa këngë mjaft ekskluzive të viteve 70 80 të artistëve të kalibrit si: U2, Elvis Costello, Rod Stewart dhe Thin Lizzy do të publikohen për të parën herë. Këngët në fjalë (rreth 600) lidhen me regjistrimet live të një programi radiofonik të Radio Clyde, arkivat e së cilës kishin humbur dhe tashmë janë rihapur falë një tjetër radio, Radio Holding. Gati në të gjitha rastet ka shpjeguar një përgjegjës i BBC bëhet fjalë për regjistrime të panjohura nga fansat dhe të apasionuarit e muzikës, ndaj dhe pritja për të dëgjuar këto këngë është e madhe.

Një album personal për ASHANTI
ASHANTI  Nota muzikore II ashanti2Albumi i ri i Ashanti do të jetë realizimi diskografik më personal i këngëtares në karrierën e saj. Gati të gjitha këngët e Chapter2 janë inspiruar nga gjendja e saj si singëll dhe nga zhgënjimet më të fundit sentimentale. Edhe pse pse për momentin jam singëll ka thënë Ashanti gjatë një interviste- nuk do të thotë që nuk kam përjetuar eksperienca të ndryshme, ndaj mund të shkruaj të gjitha gjërat që kam jetuar. Singëlli i parë shkëputur nga albumi do të jetë Rock With You (Aww Baby). Prodhuar nga Irv Gotti, kënga do të paraprijë daljen e Chapter2 që do të lançohet më 30 qershor.


GERI HALLIWELL  Nota muzikore II geri halliwell2GERI HALLIWELL prezantuese

Geri Halliwell mund të jetë një Oprah Winfrey Kështu mendohet. Ish pjestarja e Spice Girl, pavarësisht nga popullariteti jo i madh që pati me spektaklin e saj televiziv All American Girl mendohet se ka bërë për vete tërë audiencën amerikane. Në të ardhmen e divës së It is Raining Men ndodhen tre spektakle për TV amerikane, tre takime që do e shohin protagoniste në rolin e prezantueses. Mos ndoshta kjo do të jetë dhe një lamtumirë për muzikën

Miss Eliot  Nota muzikore II misi eliot2MISSY ELLIOT dhe albumi i ri
Album i ri në horizont për këngëtaren Missy Elliot. Edhe pse nuk ka më shumë se një vit që këngëtarja ka prezantuar me sukses albumin e saj Under Construction, artistja nr. 1 në SHBA do të publikojë një disk të ri Remix, i cili do të lançohet në treg muajin e ardhshëm. Titulli i albumit është Hurt Something dhe do të jetë fryt i bashkëpunimeve të këngëtares me shumë emra të tjerë si : Nelly Furtado, Basement Jaxx, Eve dhe shumë të tjerë.

SINEAD OCONNOR mësuese feje
Sinead OConnor tregon arsyet SINEAD OCONNOR  Nota muzikore II sinead oconnor2mbi largimin e saj nga bota muzikore. Po lë muzikën sepse dua të ndjek një kurs për tu bërë mësuese feje në shkollat fillore. Kam zbuluar se kam më shumë se një talent dhe se e dobishme nuk mund të jem vetëm në muzikë. Paksa i çuditshëm vendimi i Sinead duke patur parasysh faktin se 11 vjet më parë, në vitin 1992 këngëtarja gjatë një koncerti ka grisur foton e Papës.

JARABE DE PALO flasin mbi Bonito
JARABE DE PALO  Nota muzikore II jarabe de palo2 Në një moment kur e gjithë bota duket se është duke shkuar drejt fundit, ne hedhim në treg një nga këngët më alegro, duke shpresuar të jetë një nga më të mirat e verës sepse mendojmë se në këtë jetë mund të luftohet edhe me një buzëqeshje në vend të armëve. Me këto fjalë e shpjegon Pau Dones, lideri i grupit Jarabe De Palo, diskun më të ri me titull Bonito i cili u lançua në treg në javën e dytë të majit maj. Janë 14 këngë të cilat mund të këndohen kudo, madje dhe në dush. Kanë tekste mjaft të thjeshta, por që mbartin mesazhe shumë të forta dhe me këtë duam të themi se në botë jo gjithçka është e shëmtuar apo e rrezikshme, por ka edhe dicka të mirë, diçka BONITO- vazhdon Dones. Ndërkaq në album ka edhe një këngë të cilën Jarabe De Palo e kanë realizuar me mikun e tyre Lorenzo Jovanotti.

MTV EUROPE MUSIC AWARDS

Është Skocia vendi që do të presë edicionin e ardhshëm të festivalit MTV Europe Music Awards, ku do të jepen dhe çmimet e këngëve më të mira të vitit 2003. Organizatorët kishin si qëllim ta mbanin të fshehur vendin e organizimit, por ka qenë Sky News, një agjensi interneti, e cila bëri të ditur informacionin. Ky eveniment është një nga më të famshmit në të gjithë botën dhe vendi që e pret është me shumë fat sepse ky eveniment ka të ftuar 24 karatësh. Për këtë vit kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre Kylie Minogue dhe e madhja Madonna. Do të jenë në konkurim dhe pritet të fitojnë çmime artistë si: Enrique Iglesias, Coldplay, Robbie Williams.

Momente të vështira për kolumbianen SHAKIRA
Shakirës mesa duket po i zbehet suksesi i madh që ka fituar vitin e shkuar. Para disa ditësh artistja dha një koncert në Santo Domingo, në një stadium i cili mban gati 20 mijë spektatorë, por faktikisht stadiumi ishte gati bosh, gjë që kish shtangur të gjithë fansat besnikë të këngëtares, manaxherët e së cilës kishin deklaruar se biletat ishin ezauruar dhe se nuk do të kishte vende për tu ulur. Përveç kësaj shumë gjëra kishin shkuar keq gjatë gjithë koncertit dhe vetë këngëtarja kishtë mbetur disi e zhgënjyer.

KLASIFIKIME
Dance Floor Chart

1. Armand Van Helden Funk Phenomena 2k
2. Richard X Vs Liberty X Being Nobody
3. The Ones Superstar
4. Dino Leny Change The World
5. Snap Rhythm is A Dancer 2003

Web Chart
1. Madonna American Life
2. Tom Jones Black Betty
3. Evanescence Bring Me To Life
4. Marilyn Manson Mobscene
5. Blur Out Of Time

Brand New
1. Feeder Come Back Around
2. Beck Lost Cause
3. Badly Drown Boy Born Again
4. Idlewild American English
5. Death In Vegas Scorpio Rising.

Shkembejeni

Rreth autorit

parajsa

Parajsa.com është një portal i pavarur në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 2001, që ka depërtuar zemrat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çameri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, për vite me rradhë, nëpërmjet një larmie temash të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës.

Shkruani nje koment

loading...