Total: (107,978)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Nota muzikore IX

0

Nota muzikore IX  Nota muzikore IX notamuzikore9 2 1 . 50 Cent lajmëron daljen e albumit të ri
Reperi nga Queens me miliona kopje cd-sh të shitura, do publikojë më 11 shkurt diskun e dytë të titulluar The Valentine’s Day Massacre. Të gjithë fansat e tij duhet të dinë se ky titull është marë nga një episod i përgjakshëm i vitit 1929, me protagonist Al Capone. Për momentin nuk dihet më shumë për albumin përveç faktit që edhe këtë herë në produksionin e albumit duhet të ketë gjurmë Dr. Dre.

 

2. Limp Bizkit : Album shumë i rëndë
Limp Bizkit  Nota muzikore IX limpbizkit2 Albumi i ri i Limp Bizkit do jëtë kaq i rëndë sa do ndiheni keq . Me këtë fjali Fred Durst i impenjuar me regjistrime në një vend të izoluar në veri të Kalifornisë- i ka premtuar zjarr dhe flakë fansave të tij. Kam gjetur diskun tim të preferuar të Limp Bizikit dhe ju ende nuk e njihni, – ka shkruar në faqen zyrtare të grupit Durst- Këto kohë nuk e njohim fjalën pushim… Të gjendesh i izoluar në mes të një pylli dhe të përballosh djajt, më vjen të hedh poshtë stilin e jetës që bëja më parë. Më duket sikur po çmendem, por në të njëjtën kohë ky izolim më ndihmon të dëgjoj zërin e pjesëve më të errëta të shpirtit tim. Me pak fjalë, prisni një evoluim nga ana e Fred Durst dhe ortakë, aq më tepër pas mbështetjes që i jep dhe kitaristi Ëes Borland, i rikthyer në grup pas tre vitesh mungesë.

3.Victoria Beckham braktis mikrofonin
Victoria Beckham  Nota muzikore IX victoriabeckham2Victoria Beckham ka vendosur ta lërë përgjithmonë mikrofonin. Në një intervistë më të fundit , Posh Spice ka bërë të ditur se ka si synim ta mbyllë karrierën e saj si këngëtare, për t’iu dhënë 100 % modës. Edhe sikur të doja, nuk do mund të vazhdoja me muzikë. Industria diskografike nuk është më e njëjta dhe tani jam e bindur mbi faktin që nuk mund të jem kurrë këngëtarja më e madhe në botë. Me botën e modës ndihem shumë më rehat… Tani jetoj në Spanjë, rris dy fëmijët e mi dhe në kohën e lirë merrem me design, që është dhe pasioni im më i madh.

4.Hotel Moby
Moby  Nota muzikore IX moby2Do titullohet Hotel dhe do dalë javën e dytë të muajit mars albumi i ri i Moby. Dj/muzikanti njujorkez ka bërë të ditur më në fund detajet mbi daljen diskografike që kishte lajmëruar disa muaj më parë. Hotel është albumi i pestë si solist i Moby. Disku do të paraprihet më 10 shkurt nga një singëll. I regjistruar, prodhuar dhe miksuar totalisht në apartamentin/studio te Mobit. Hotel sipas autorit është një miks intrumentash shumë intime, muzikë elektrizuese dikoteke dhe baladash. Natyrisht nuk do të mungojë dhe sfondi politik, meqënëse dhe disku. Eshtë shkruar dhe regjistruar gjatë luftës në Irak kundër forcave amerikane, gjë që ishte shumë fitim prurëse për Mobin. Nëpërmjet muzikës ai shfaq tendencat e tij anti Bush… dhe nuk është i vetmi.

Shkembejeni

Rreth autorit

parajsa

Parajsa.com është një portal i pavarur në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 2001, që ka depërtuar zemrat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çameri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, për vite me rradhë, nëpërmjet një larmie temash të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës.

Shkruani nje koment

loading...