Total: (108,409)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Këngëtarja Arta Bajrami flet për martesën e saj

0

Këngëtarja Arta Bajrami flet për martesën e saj  Këngëtarja Arta Bajrami flet për martesën e saj arta bajrami 822265739

Ajo është njëra prej këngëtarëve që më së paku ka pushuar gjatë këtyre viteve. Çdo vit me nga një album! Çdo vit me ka disa spote! Kjo është Arta Bajrami, e cila në një intervistë për Rozë thotë se punon shumë, ndërkaq shprehet se edhe në jetën e saj bashkëshortore është shumë e lumtur. E porsamartuar me Jimmi-in, Arta thotë se nuk i dihet dhe së shpejti ajo edhe mund të bëhet mama.

Sapo jeni martuar… Si po ju duket jeta në çift?

Shumë mirë, është diçka ndryshe, është komplet jetë e re dhe unë po ndihem shumë, shumë mirë. Kam përkrahjen e burrit tim e çka është ma kryesorja e kam dashurinë e tij që me ngroh dhe me bën të lumtur.

A keni planifikuar të keni ndonjë fëmijë se shpejti apo mendoni se ka kohë për këtë?

Sigurisht njeriu martohet, pra edhe të krijojë familje, çdo gjë shkon me kohë. Unë vendimet e mia në jetë i marr me kohë, kështu që pritni edhe pak, kurrë s”i dihet…

Ndërkohë, gjatë këtij viti ka pasur edhe risi nga ana juaj. Keni hedhur në treg album dhe keni realizuar disa video… Çfarë mund të na thoni për këto?

Ka qenë një vit me shumë risi në jetën time. Vit i shpejt! Së pari vit me më së shumti koncerte në diasporë, vit që e njoftova Xhimin tim, gjë që bëri që edhe më shumë të jem në Gjermani. Në Prishtinë kam ardhur vetëm ndërkohë të jem më shumë prezent në studion Arba$ound për punën e albumit tim të ri dhe mund të them që Arbasi, vëllai, ka punuar intensivisht në album.

Sa ka ndikuar jeta private në punë?

Nuk kam dashur që të ndikojë jeta ime private në hovin e punës time. Ia kam caktuar vetës detyrat që më duhet t”i kryej. Albumi “De LUXE” ka dalë shumë i suksesshëm – e edhe njëherë u dëshmua puna e Don Arbas dhe mua më duhet patjetër që t”i realizoj me se paku tri klipe për një album pasi që këngët janë të gjitha hite – siç edhe kam vepruar me albumin e parafundit Chocolata.

Zakonisht bashkëpunoni me Don Arbas… Si është të bashkëpunosh me vëllanë në karrierë?

Ku ka më mirë Jam shumë me fat që e kam vëlla. Por, edhe që punoj me një producent profesionist siç është Don Arbas. Arbasi është shumë strikt në punë! Kërkon maksimumin nga këngëtari dhe çka me pëlqen të ai është që nuk pranon të punojë me këngëtarë që s”kanë talent ose zë për muzikë. Nuk është që vetëm t”u marrë paratë dhe a ka sukses ai person ose jo s”ka rëndësi! Jo, sepse ai i kushton shumë rëndësi një instrumentali, pra punës se tij, dhe dëshiron që atë instrumental ta kompletojë këngëtari me potencialin e tij. Atëherë aty është çelësi kryesor i asaj kënge që të bëhet hit.

A do të këtë befasi nga Arta këtë fundvit?

Po, sigurisht se do të ketë. Unë punoj shumë dhe punoj për afate më të gjata. Edhe nëse dua ndonjëherë të pushoj pak, fansat e mi, pra publiku im nuk më lë. Kërkojnë këngë të reja dhe kjo është arsyeja dhe motivi për punën time. Pra, e dua shumë publikun tim!…

Shkembejeni

Rreth autorit

parajsa

Parajsa.com është një portal i pavarur në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 2001, që ka depërtuar zemrat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çameri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, për vite me rradhë, nëpërmjet një larmie temash të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës.

Shkruani nje koment

loading...