Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Donald Trump
Donald Trump ka lindur me 14 qershor te vitit 1946 ne Nju-Jork. I takonte gjenerates se trete te nje familjeje biznesmenesh. Babai i tij, Fred Trump, u detyrua te mbeshteste ekonomikisht familjen e tij per shkak te vdekjes se hershme te te atit. Si rrjedhim, Fredi nisi te zhvillonte aktivitetin e tij me mjaft sukses dhe Donaldi, mjaft i ri, arriti te perfitonte mjaft "hile" te biznesit amerikan.
Javier Marias
Javier Marias u lind me 1951 ne Madrid ne familje intelektualesh antifashiste. Diplomohet ne universitetin Komplutenz, Madrid. Shume i ri boton romanin e pare, "Dominimi i lobit", i cili do te ndiqet nga shume te tjere, pervec librave me tregime dhe ese. Eshte konsideruar nje nga shkrimtaret me te rendesishem spanjolle te viteve te fundit.
Fransua Nourissier
Ne pleqeri pamja e tij ishte aq e jashtezakonshme, sa njerezit ne rruge ndalonin per ta pare shkrimtarin plak, ashtu krejt pa folur... Ai, djaloshi i holle i dhimbshem, i mesuar me klubet e vallezimit ne Monmartre, ai perandori i "Letrave franceze", burri me nje veshtrim te shpejte e te rende, me miresjellje ngulmuese e paksa provinciale, prestigjatori i zymte qe thoshte: "Jam snob, i dashur!"
Pjeter Budi
Per here te pare, na vjen nje imazh nga Pjeter Budi. I cilesuar si poeti dhe prozatori i pare i letrave shqipe, Budi deri me sot nuk eshte shoqeruar kurre me imazh ne asnje prej teksteve te tij. Pas afro kater shekujsh, libri i tij i trete “Pasqyra e te rrefyemit” te cilin e botoi ne Rome, nje vit para se te vdiste ne moshen 55 vjecare, zbulon ne faqen e katert te tij nje gravure ku poeti prift jepet ne nje moment lutjeje.
Milot Alfred Mirashi
Lindi ne Milot ne vitin 1969. Alfred Mirashi zgjodhi ti vuloste veprat e tij me emrin "Milot", qyteti i origjines se tij ne Shqiperi, sikurse dhe shume artiste te historise se artit oriental. Eshte formuar ne Liceun artistik te Durresit. Me 6 Mars te 1991, gjate eksodit shqiptar te fundit te milleniumit zbriti ne Brindizi.
Sejfulla Myftari
Sejfulla Myftari, nuk eshte shfaqur gjekundi ne programet televizive te neteve te fundit te vitit. Ka preferuar t'u mungoje ardhuruesve te tij per t'u shfaqur se shpejti ne telekomedine e re Pesha e gruas time', me regji te Arjan culiqit. E ndersa keto dite po merret me xhirimet e fundit te telekomedise, Cekja tregon arsyet e kesaj mungese te gjate ne ekran dhe ca te verteta si me humor pertej jetes se tij artistike.
Derr Brodhers Group
Gjate diteve te fundit te ketij vitit, pas perfundimit te Festivalit 41 te kenges, u fol gjate ne shtyp per antikrishtet e humorit. Asnjehere me shume se ne keto dite Gonin dhe Gimi, ata qe cmitizojne figurat, nuk kane qene kurre personazhe aq te ethshme per te gjerbur kafene e per te shtyre ca seanca parlamentare.
Portret i Dorian Greit
Drama e shkruar nga Oskar Wilde do te ngjitet serish ne skenen e Teatrit Kombetar. Kjo do te jete shfaqja e pare qe ngjitet ne skenen e ketij teatri, menjehere pas rikonstruksionit te pjesshem te ambienteve te ketij teatri.regjisori Kico Londo pohon se puna per rivenien ne skene te kesaj shfaqjeje, ka nisur qe nga data 15 dhjetor dhe qe nga shfaqja e vene ne skenen e ketij teatri ne muajin maj, rivenia ne skene e saj vjen me disa ndryshime.
Mula-Gjebrea
U shfaqen fare natyrshem ne skenen ku ajo kishte kohe qe nuk kendonte, ku dhe ai kishte kohe qe nuk kendonte gjate, ne nje koncert te plote. Nisen te kendonin fare qete ne skenen ku mbreteria e Krishtlindjeve kishte zbritur magjishem, me pemen e madhe (e cila ishte marre nga pyjet e Permetit), me yjet, me kembanat, me lulet e qirinjte, simbole te kesaj feste.
Ann Frensis Vata
Kush eshte Ann Frensis Vata, biondina sykalter qe solli nje fryme te re ne Festivalin e kenges. Lidhja e saj me futbollistin Rudi Vata dhe eksperienca e te qenit nene e re. Jeta e re e ciftit Vata dhe djalit te tyre kate vjecar ne Shqiperi, apartamenti i tyre ne zonen e Bllokut, dhe arsyet se pse e flet kaq paster gjuhen shkodrane modelja skoceze.
  1   2   3  

U shfaqen fare natyrshem ne skenen ku ajo kishte kohe qe nuk kendonte, ku dhe ai kishte kohe qe nuk kendonte gjate, ne nje koncert te plote. Nisen te kendonin fare qete ne skenen ku mbreteria e Krishtlindjeve kishte zbritur magjishem…me pemen e madhe (e cila ishte marre nga pyjet e Permetit), me yjet, me kembanat, me lulet e qirinjte…simbole te kesaj feste te shenjte.
Mula-Gjebrea,
surpriza e Krishtlindjeve
 

Ardit Gjebrea + Inva MulaKoncerti i madh i Krishtlindjeve ėshtė dhėnė mbrėmė me 25 Dhjetor, nė Pallatin e Kongreseve.





Mula-Gjebrea, surpriza e Krishtlindjeve.


U shfaqėn fare natyrshėm nė skenėn ku ajo kishte kohė qė nuk kėndonte, ku dhe ai kishte kohė qė nuk kėndonte gjatė, nė njė koncert tė plotė. Nisėn tė kėndonin fare qetė nė skenėn ku mbretėria e Krishtlindjeve kishte zbritur magjishėm, me pemėn e madhe (e cila ishte marrė nga pyjet e Pėrmetit), me yjet, me kėmbanat, me lulet e qirinjtė, simbole tė kėsaj feste tė shenjtė. Me sfondin e kuq, nga pas supeve tė tyre, Inva Mula dhe Ardit Gjebrea nisėn kėshtu ta parin koncert shqiptar, kushtuar Krishtlindjeve. Kishte munguar deri mė sot njė spektakėl i tillė, ashtu siē i kishte munguar asaj skene zėri i magjishėm i Inva Mulės. Por edhe Mulės i kishte munguar ajo skenė ndaj emocioni qė pėrjetoi nė ēastet e para kur u shfaq pėrpara publikut, e mbėrtheu tė tėrėn. Me zė tė dridhur e pėrshėndeti sallėn. Me zė tė dridhur arriti tė thoshte se atė emocion dėshironte ta ndante me tė gjithė tė pranishmit nė atė sallė dhe vėrtet duartrokitjet e ngrohta ia qetėsuan paksa zėrin-“Ėshtė mirė qė tė jemi gjithmonė bashkė, nė tė tilla festa”-tha sė fundi ajo, e pastaj nisėn bashkė me Gjebrenė kėngėn “One god”… “O vemi o s’vemi”.

Tingujt e muzikės janė ndėrprerė pėr disa sekonda. Vendin e tyre e zunė kėmbanat…derisa Timo Flloko u shfaq nė skenė. Interpretoi vargjet qė vetė i kishte shkruar vetėm tre-katėr ditė pėrpara atij koncerti. Kur ai ngjit shkallėt pėr tė ikur e kur kėmbanat pushuan sė rėni, Mula u shfaq sėrish e veshur me njė fustan nė ngjyrė bojėqielli. Dukej si njė ėngjėll qė sapo kishte zbritur mbi atė skenė. E nė krah tė saj, Gjebrea, si gjithnjė, ishte njė zotėri i vėrtetė. Edhe pse i ka “gėlltitur’ shumė shpesh emocionet qė tė ngjall ajo skenė, Gjebrea u dorėzua sėrish ndėrsa u rrėfye se ky koncert shėnonte rikthimin e tij tek dashuria e vjetėr…tek kėnga-“Sot mė mungon mikrofoni dhe letrat e prezantimit sepse unė sot nuk do tė kem rolin e drejtuesit tė njė spektakli. Sot jam kėngėtar dhe jam shumė i gėzuar qė kėtė rikthim nė dashurinė time tė vjetėr e bėj nė krah tė sė madhes Inva Mula”. Pas kėtij rėfimi tė sinqertė, Gjebrea u ul nė piano e nisi tė kėndojė ashtu siē ka bėrė shpesh nė ambiente familjare, me miqtė e ngushtė, ashtu siē nuk kishte bėrė asnjėherė nė skenė. Nga tastjera e asaj pianoje kėngėt rrodhėn njė pas njė… “Kur tė jesh mėrzitur shumė”, “Pendesė”, “Tė dua” sė cilės iu bashkua dhe Inva Mula (tashmė e veshur me njė fustan tė kuq).

Pastaj Mula mbeti e vetme nė skenė me “Ave Maria” dhe me duartrokitjet e gjata qė nuk kishin tė sosur. Nė mes tė atij entuziazmi ftoi nė skenė, njeriun e saj tė zemrės, Pirro Ēakon. Ai kėndoi njė kėngėn “Xhuli” tekstin e tė cilės e kishte shkruar Teodor Keko-“Homazh pėr Teodorin dhe pėr dashurinė njerėzore, pėr tė cilėn ne kemi shumė nevojė”,-kaq tha Ēako dhe nisi kėngėn pastaj, ndėrsa duartrokitjet ende nuk ishin qetėsuar. Nėn tingujt e fundit kushtuar “Xhulit”, Inva iu afrua nė krah. Ashtu pranė njeriut tė saj tė zemrės, Inva tha-“Shumėkush ėshtė frymėzuar nga “Mall”, nga vargjet e tė madhit Kadare. Mbi kėto vargje Pirro ka realizuar krijimin e tij tė parė. Ne po i rikthehemi kėsaj kėngė pėr tė pėrshendetur mėsuesit e maturės. Unė Pirro dhe Arditi kemi qenė shokė tė njė klase dhe sot festojmė njė pėrvjetor.” Ndėrsa kėndonin kėtė kėngė, mėsuesja e tyre kujdestare u ngjit nė skenė dhe u dhuroi njė tufė me trėndafila. Inva Mula e prezantoi pėr tė tėrė pa e fshehur aspak emocionin qė e kishte kapluar nė ato ēaste.

Pas kėsaj atmosfere tė ndezur, nė skenė janė shfaqur njė grup balerinėsh (nxėnės tė Liceut Artitik). Pas tyre, Inva Mula ka kėnduar “Mon amur”, nėn njė ritėm krejt ndryshe nga ay qė ishte kėnduar mė parė. Sė bashku me Arditin kanė falenderuar artistėt qė i ndihmuan pėr realizimin e kėtij koncerti…Robert Radojėn, Avni Mulėn, Thoma Gaqin e Endri Sinėn qė punuan me muzikėn. Tatjana Sinon qė punoi me korin e Liceut Artitik, Adelina Mulėn qė punoi me kompleksin dhe mbi tė gjithė dirigjentin Ermir Krantja dhe orkestrėn e Radio-Televizionit shqiptar qė i shoqėroi “live” nė kėtė koncert i cili do tė transmetohet nė ekranin e TVA-sė natėn e Vitit tė Ri, dhe nė ekranin e TV21 tė Kosovės.

Kėngėt e gėzueshme tė Krishtlindjeve (edhe tė shqipėruara) i kanė dhėnė njė tjetėr ngjyrė sallės. Edhe zilkat qė tundeshin nė duart e fėmijėve, edhe fishekzjarret qė u ndezėn furishėm mbi skenė. Pas urimit “Ju urojmė Krishtlindjet dhe Vitin e Ri”! nėn tingujt e kėngės sė njohur “WE Wish you a merry Kristmas” dhe pas fikjes sė fishekzjarreve, publiku mendoi se koncerti mbaroi. Por jo. Nė qetėsi dhe nė gjysėm errėsirė, Ardit Gjebra dhe Inva Mula kėnduan tė fundit kėngė tė koncertit “Mesnatė kristiane”…duke i uruar tė gjithėve njė natė tė mirė.

Kur koncerti ende nuk kishte filluar
Shqetėsimi i mbartur ditė pas dite nė pėrgatitjet e fundit, ua kishte lodhur sytė, secilit prej tyre…edhe Grabockės, edhe Mulės, edhe Gjebresė. Paksa tė lodhur ishin edhe sytė e Timo Fllokos e tė Pirro Ēakos. I lodhur ndihej edhe Ermir Krantja. E megjithatė dje, nė provat gjenerale, ata ishin mė tė qetė se nė ditėt e tjera. Gjithēka ishte vėnė nė vijė. Gjithēka po shkonte ashtu si duhej mbi skenėn e madhe tė Pallatit tė Kongreseve, aty ku duart e skenografit Bashkim Ahmeti e kishin ndėrtuar atmosferėn e Krishtlindjeve, fare tė thjeshtė e shumė mahnitėse. Nė ato orė tė pakta tė mbetura nga fillimi i kėtij koncerti (nė orėn 20.00) regjisorja po ngjizte gjithė elementet e spektaklit, pa lėnė asgjė jashtė vėmendjes…lulet, qirinjtė, flluskat e ujit (ato qė do dukeshin si fije dėbore)…edhe me protagonistėt e kėtij koncerti, sigurisht. Gjebrea dhe Mula ndiqnin me vėmendje gjithė udhėzimet e saj, ndėrsa provonin njėra pas tjetrės materialet qė kishin pėrgatitur enkas pėr kėtė natė. Mjaft sportive (e veshur me xhinse) Inva Mula lėvizte si njė ēapkėne e vogėl mbi atė skenė. Sytė i shkėlqenin nga kėnaqėsia…ndihej si nė shtėpinė e saj. Ndėrsa zbret nga skena, pėr tė marrė ca partitura tė thotė shpejt e shpejt se ndihet shumė e lumtur mbi atė skenė, ndėrsa kėndon e shoqėruar nga orkestra e Radio-Televizionit shqiptar. Ndihet entuziaste qė do shfaqet pėrpara publikut, pikėrisht nė ditėn e madhe tė Krishtlindjeve gjė tė cilėn prej kohėsh e kishte dėshiruar. Pastaj ikėn me vrap, nė krah tė Arditit pėr tė kėnduar duetin e radhės. Si gjithmonė, edhe kėtė herė, Gjebrea shfaqet mė pak entuziast nė provat gjenerale. Lėviz nėpėr sallė mė i qetė se gjithė tė tjetėr…dhe shumė mendueshėm. Shpėrthen vetėm, aty nė skenė ku ndihet zot i gjithēkaje. Kishte kohė pa kėnduar aq shumė e aq gjatė, pasi nė kėto kohė i ėshtė pėrkushtuar mė shumė prezantimit tė spektakleve qė ka ndėrtuar sė bashku me Grabockėn. Ka kėnduar njė ose dy kėngė dhe kaq. Ndėrsa tani ėshtė krejt ndryshe. Mbrėmė, Gjebrea ka qenė nė krah tė Mulės pėr tė kėnduar gjatė e gjatė deri nė fund tė koncertit. E bashkė me ta ka kėnduar dhe Pirro Ēako…si shokė tė njė klase, tashmė tė rritur nė moshė dhe nė karrierė.

Emocionet e Avni Mulės
At e bijė
Askush veē Avni Mulės, nuk ia qartėson mendimet Inva Mulės. Nė asnjė skenė ku ngjitet (kudo qoftė kjo skenė) ajo nuk mund tė ndihet e mbushur nėse nuk e ka tė atin diku tė ulur nė ndonjė karrige tė sallės. Vetėm nė herėn e fundit, ndėrsa kėndonte “Traviatėn” nė Londėr, prindėrit nuk mundėn tė ishin nė atė sallė. Ndėrsa dje, nė provat gjenerale, babai i saj e ndiqte ngado dhe ajo nė ēdo ēast kėrkonte sytė e tij. Sapo mbaronte njė pjesė i afrohej dhe dėgjonte me kujdes gjithė ē’i thoshte ai. E ndėrsa ajo ngjitej nė skenė, pas kėsaj, e ndėrsa ajo mbushte sallėn me zėrin e saj tė mrekullueshėm…sytė e babait mbusheshin me lot- “U bėnė vite qė e shoh tek shkėlqen nė skenė,-thotė Avniu-por ēdo herė ėshtė diēka ndryshe nga ajo qė kalon. Mbushem me kėnaqėsi kur e shoh tė kėndojė nė skenėn shqiptare”. Avniu tregon se njė pjesė tė mirė tė materialeve e kėtij koncerti i ka zgjedhur ai vetė. Ka marrė rolin e drejtorit artistik (sidomos pėr Invėn) ndaj tregohet i rreptė, e nuk lė asgjė tė devijojė nga magjia e kėtij koncerti. Mė i rreptė se mė ēdo kėnd ai ėshtė me bijėn e tij Invėn. Kėshtu kanė bėrė gjithmonė, qė kur ajo ishte fare fėmijė, kur nisi tė hidhte tė parat hapa tė karrierės sė saj edhe atėherė kur shėnoi tė parat suksese nė skenat botėrore. Edhe kur s’e ka pranė, pėrmes telefonit, ajo kėrkon udhėzimet e tij, sepse vetėm ai mund t’ia qartėsojė mendimet.

(Publikuar me 26 Dhjetor 2002 17:51)
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
  • Spurl
  • Digg
  • Del.icio.us
  • Blink
  • Furl
  • Technorati
  • Stumbleupon
  • Y!MyWeb
  • Simpy
  • Google
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Hivemail - The missing update
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Fjalor Emrash Shqip