Total: (49658)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Brad Pitt – Djaloshi me seksi ne Holliwood

0

Brad Pitt - Djaloshi me seksi ne Holliwood A ktor. Ka lindur me 18 Dhjetor, 1963, ne Shawnee, Oklahoma. Pitt u rrit ne Springfield, Missouri, me i madhi i tre femijeve te nje familje te devotshme baptiste jugore. Babi i tij, Bill Pitt, ishte pronari i nje kompanie kamionesh, ndersa e ema e tij, Jane Pitt, ishte nje konsulente familjare. Ne fakt, Pitt deshironte te behej nje drejtues i artit te reklamimit, per ta arritur kete synim te tij, ai studioji per gazetari ne Universitetin Missouri. Megjithate, studenti i ri, kishte dhe synime te tjera te fshehura, produkti i vegjelise “dashuria per filmat”, deshire kjo qe u be e prekshme per te, simestrin e fundit ne Universitet, dhe ne ate moment ai arriti ne konkluzionin, “Une duhet te largohem”. Per nje kaprico, Pitt braktisi kolegjin, mblodhi rrobat e tij, dhe u nis per ne Perendim, per te ndjekur nje karriere te re ate te aktrimit ne Los Angeles. Pitt u tha prinderve se kishte si synim te regjistrohej ne nje kolegj, Qender Arti per Dizenjime ne Pasadena, por ne fakt ai kaloi disa nga muajt ne vazhdim si shofer i nje limuzine striperash nga nje mbremje vallezimi pjekurie ne tjetren, duke bere trasportime ftohesish, dhe duke u perpjekur vazhdimisht per tu bere pjese e skenes se aktrimit ne L.A. Ai u be pjese e nje klase aktrimi dhe, shume shpejt mbas kesaj, ai shoqeroi nje shoqe klase si partneri i saj i skenes ne nje audience ku ndodhej dhe nje agjent filmash. Per fatin e mire, agjenti preferoi Pitt ne vend te shoqes se tij te klases. Mbas vetem shtate muajsh ne Los Angeles, Pitt arriti te siguronte nje agjent dhe nje pune te rregullt aktrimi. Puna e pare e Pitt ne televizion, ishte shfaqja e tij ne episodet Dallas, tek Another World, Growing Pains, dhe ne vitet 1990 ne serite e shkurtra live ne Fox Television, Glory Days.

» Me 1989, Pitt luajti rolin e Billy Canton, tutori vartes-droge i nje adoleshenteje se arratisur, e luajtur nga Juliette Lewis, e trasmetuar ne NBC si film i krijuar-per-televizion, Too Young to Die. Pitt dhe Lewis (9 vjete me e vogel e moshes 16 vjecare) filluan te dalin bashke dhe shume shpejt filluan te frekuentohesh si te dashur. Pitt realizoi debutimin e tij te madh ne ekranin televiziv me 1989 ne nje film horror Cutting Class me Donovan Leitch, dhe luajti rolin e nje adoleshenti tek Sandy Tungs Across the Tracks, por ishte nje pjese e nje kohe mire te rezervueshme ne nje film teper te diskutueshem holivudian, qe e vendosi ate ne vemendjen dhe qendren e yjeve te gjinise se filmit. Performanca e Pitt si nje shpirt-kundershtues, autostopist qe u be akoma me i njohur nga dy karaktere te vogla ne Ridley Scotts Thelma dhe Louise (1991) dhe fitoi vemendjen universale, edhe pse ishin vetem disa minuta te vlefshme ne monitorazhin televiziv.

Brad PittKombinacioni tek Pitt i nje djaloshi agresiv dhe seksualisht bukurosh e sharm (sidomos ne nje skene dashurie me Geena Davis) i siguroi atij pozicionin e nje divi ne boten e seksit. Ne disa nga filmat e metejshem ne te cilat Pitt debutoi paten nje fare renie ne reklaminin e figures se tij si e besueshme ne boten e aktrimit, dhe e percaktuan ate gjithnje e me shume si nje figure te bukur te Hollywood-it. Ai u paraqit ne filmin The Favor (1992) me Elizabeth McGovern; me debutimin e drejtuar nga Tom CiCillo, Johnny Suede (1992); dhe ne filmin jobindesin, gjysem te animuar Cool World (1992). Megjithate, ne fund te atij viti, figura e djalit te arte shkelqeu serisht ne boten Hollywood-iane ne filmin e Robert Redford, me 1992 te bazuar ne autobiografine e Norman McLean, A River Runs Through It. Pitt luajti rolin kryesor te vellait, me karakterin e nje kumari frymezues, (nje paraqitje e mrekullueshme sikurse e te riut Robert Redford).

» Redford me vone deklaroi se nuk e zgjodhi Pitt per shkak te fuqise se tij per te bere per vete publikun, por me teper sepse “ai kishte nje konflikt te brendshem dhe ishte teper interesant per mua.” Pitt realizoi nje performance te shkelqyer, duke arritur te luaje nje karakter te rrezikshem, qe retikon midis nje djaloshi nga njera ane bukurosh dhe nga ana tjeter moskokecares e vet-shkaterrues. Ne 1993, Pitt bashkepunoi me te dashuren tre-vjecare Lewis ne Dominic Sela ne Kalifornia. Pitt luajti ne Early Grayce, nje burre i cili vret per argetim se bashku me te dashuren e tij. Filmi u cilesua butesisht violent dhe nihilistik nga shume kritikues dhe nuk rezultoi shume fitimprures. Pitt dhe Lewis u ndane mbas filmit, duke bere nje reklame te gabuar ne syte e publikut. Pitt vazhdoi te ndriconte repertorin e tij me nje performance komike si ne Floyd, nje histori e vertete dashurie nga Tony Scott, por roli me i mire i tij erdhi ne perkthimin e pershtatur te Ann Rice, Interview with the Vampire, ku aktroi ne krah te te njohurit Tom Cruise. “Eshte njesoj si ndarja e roleve midis Huck Finn dhe Tom Sawyer,” – u ankua ne fillim Rice. Por, me vone, mbas prezantimit te filmit, Rice ndryshoi mendim dhe e cilesoi si nje bashkim perfekt te ketyre dy aktoreve. Ishte nje perzgjedhje e shkelqyer, ajo e te pozicionuarit te dy figurave yje te hollivudit, prane njeri tjeterit, duke i dhene filmit emocione te paimagjinuara, dhe duke krijuar nje ambjent te tille teper terheqes dhe intrigues per publikun. Caryn James i “The New York Times” u shpreh, “fuqia e filmit qendron tek performanca e thelle dhe e pasur teper terheqese e Mr. Pitt”, i cili di te hyje ne zemrat e publikut, dhe tu jape realitet endrrave dhe ndjenjave me te fshehura te tyre”.

» Perpjekjet e metejshme te Pitt i siguruan atij nje vend kryesor ne Hollywood; megjithate, shume kritike vazhdonin ta vleresonin interpretimin e tij si nje performance te paekujlibruar ne dimension. Me 1994, ne filmin Legends of the Fall, nje melodrame epike familjare, Pitt luajti rolin e Tristan nje steriotipik hero romantik, me floke te arta dhe nje prirje per te qene njekohesisht sa egoist po dhe aq vete sakrifikues ne xhestet e tij. Megjithate, Pitt ashtu papritur kaloi ne rolin e nje dedektivi, ne gjurmimin e nje serial killer, ne thrillerin e pergjakshem te David Fincher, Seven. Gjate filmimit, ai u njoh dhe filloi te dale me yllin bashkaktrues, deri atehere te panjohur per te, Gwyneth Paltrow. Te dy deklaruan se ishte “dashuri me shikim te pare.” Ata qendruan te lidhur bashke per me shume se 2 vjet e gjysem, dhe ishin cifti me i perfolur dhe me i njohur i Holliwoodit. Ne ate kohe, me 1997, mbas rreth 7 muajsh te qenuri te fejuar, cifti u nda per nje arsye ende te panjohur. Me 1995, Pitt shkelqeu ne interpretimin e tij si nje i semure mendor, ne thrillerin psikologjik te Terry Gilliam, Twelve Monkeys dhe fitoi nje Çmim te Arte si aktori me i mire suportues. Ai vazhdoi me nje tjeter interpretim thriller, Sleepers (1996), dhe Alan J. Pakulas Devils Own me Harrison Ford, perpara se te shkonte ne Argjentine per te aktruar per filmin Seven Years in Tibet, nje projekt ambicioz, prej 70 milion dollaresh, i cili pati nje perfundim zhgenjyes. Fatkeqesisht, filmi tjeter i tij, tre ore me shume Meet Joe Black, ne te cilin bashkaktroi me Anthony Hopkins, ku luajti rolin e versioni te moderuar te Vdekjes, gjithashtu nuk pati kerkesa aq te shumta, dhe nuk u vleresua shume ne syte e kritikeve.

» Me 1999, mbas nje boshlleku ne renditjen me te pelqyer Hollivudiane, Pitt bashkepunoi me regjizorin e filmit Seven, David Fincher, per ti dhene jete filmit Fight Club. Nje film apokaliptik, ne te cilin luajti dhe Edward Norton, prezantoi nje Brad Pitt jomagjepses, ne rolin e nje drejtuesi dhe rekrutuesi jo te ekujlibruar te shume te rinjve meshkuj, ne nje Klub Ndeshjesh te Pergjakshme. Xhirimi tjeter i Pitt ishte ne filmin kriminalistik britanik Snatch (2001), ne te cilin luajti dhe Benicio Del Toro dhe u drejtua nga Guy Ritchie. Ne po ate vit, Pitt luajti me Julia Roberts ne komedine romantike The Mexican, bashkepunoi me Robert Redford ne thrillerin Spy Game. Me 2004, Pitt realizoi nje performance te shkelqyer ne rolin e heroit antik grek, Akili, ne studion kinematografike Warner Bros, ne filmin Troy. Ai do te realizoje se fundi filmin The Madman of Alcatraz, te bazuar ne nje histori te vertete te psikiatristit qe trajtoi te padeshirueshmin Robert “Birdman” Stroud.

Brad Pitt dhe Jennifer AnistonKa fituar dy here ne revisten People, cmimin “Sexiest Man Alive” (1995 dhe 2000). Pitt filloi te frekuentoje aktoren Jennifer Aniston, yllin hollivudian te komedise me te ndjekur amerikane Friends, ne 1998. Pitt dhe Aniston u martuan me 29 Korrik 2000, ne Malibu, California. Çifti jeton tani ne Los Angeles.

Foto te Brad Pitt:

Brad Pitt

Brad Pitt

Brad Pitt

Brad Pitt

Brad Pitt

Brad Pitt

Brad Pitt

Brad Pitt

Brad Pitt

Brad Pitt

Brad Pitt

Brad Pitt

Brad Pitt

Brad Pitt

Brad Pitt

Brad Pitt

Shkembejeni

Rreth autorit

parajsa

Parajsa.com është një portal i pavarur në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 2001, që ka depërtuar zemrat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çameri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, për vite me rradhë, nëpërmjet një larmie temash të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës.

Shkruani nje koment