Total: (49895)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Woody Allen – Te plakesh eshte e tmerrshme

0

Woody Allen - Te plakesh eshte e tmerrshme R egjisori i famshem aktualisht jeton me qera ne nje shtepi londineze, ne jug te Hyde Park (Londer) me dy vajzat, qe ka me gruan aktuale, nje koreane 35 vjeç me e re.

Per regjisorin Woody Allen te plakesh eshte e tmerrshme. Plakja te pakeson mundesite per te zgjedhur ate qe jeta te ofron çdo dite. Konsumohesh fizikisht dhe pastaj vdes. Une konkludoj qe jeta ime nuk eshte si me pare. Jane budallalleqe fjalet qe te thone per shembull eshte bukur te mbash niperit e tu ne preher apo te behesh me i ditur.

Une ne kete moshe prape nuk jam i pjekur. Ne fakt do vazhdoja te beja te njejtat gabime. Per me teper duke u plakur nuk do arrij te bej nje film kryeveper. Nga ana tjeter, e pranoj: nuk do te luaj kurre me basketboll si Michael Jordan, thote Allen i deshperuar. Ai festoi 70- vjetorin e lindjes me 1 dhjetor 2005, dhe e perkufizon jeten e tij shume monotone.

Woody Allen
70 vjeç
40 vjet karrierë në Hollivood
35 filma

Allen, çdo vit një film të ri
Per rreth 40 vjet rresht, çdo vit Allen ka shkruar nje film te ri, rregull që edhe per kete vit nuk e ka ndryshuar. Në Janar 2006 ne kinemate e Italise u shfaq per here te pare filmi i tij me i fundit i xhiruar ne Londer (Angli), me titull Match point, nje triller moral me aktore protagoniste Scarlett Johanson, Eily Mortiner dhe Jonathan Rhys-Meyers.

Woody AllenNderkohe Allen ndodhet ne Londer duke punuar per Scoop, filmi i tij me i fundit (i 36-ti), qe do te perfundoje xhirimet brenda ketij viti. Scoop eshte nje komedi e pershtatur ne boten e gazetarise qe ka si aktore protagoniste perseri Johanson. Regjisori Allen qe jemi mesuar ta gjejme gjithmone ne Manhattan, po xhiron kete here ne Londer per arsye financiare, por duket qe ky vend eshte edhe nje azil simbolik’ per te. Ne dhjetevjeçarin e fundit duket se publiku amerikan i Wood-it eshte pakesuar, duket qe studiot hollivudiane te filmit qe dikur e trajtonin si princ, tashme jane ftohur ndaj tij, po ashtu edhe kritiket kinematografike qe deri vone kane qene aleatet e tij kryesore.

Mes 35 filmave qe ka realizuar deri tani, 10 prej tyre jane kryevepra:Une dhe Annie, Manhattan, Broadway Danny Rose, Zelig, Burra dhe gra, etj. Allen mban nje qendrim filozofik ndaj kapriçiove te reputacionit te tij.

Mosha e tij e preokupon me shume ne keto momente. Ditelindja e 70-te ishte e veshtire per te edhe pse gjithe keto vjet pamja e jashtme e tij i fsheh mire.

Nuk jam pasuruar me filma
Studioja e tij e projektimit ndodhet ne Upper East Side (Londer). Ne kohe te vjetra filmat e tij nuk kushtonin deri ne 40 milione USD (filmi Hannah dhe motrat e saj ne vitin 1986), por ai gjithmone mbeshtetej tek financuesit e huaj. Qe me filmin Harry i thyer pati nje renie.Filmat e fundit kushtuan rreth 20 milione USD secili. Tani Allenit i pelqen te xhiroje ne Angli. Per dy filmat e funditMatch point dhe Scoop shpenzimet kane arritur deri ne 15 milione USD. Kam punuar gjithmone me pak para per te qene i lire’, thote Allen. Nuk jam pasuruar me filma.

Woody AllenE megjithate para disa vitesh ai dhe bashkeshortja Soon Yi blene nje shtepi 6 mije metra katrore per 17.9 milione USD, ne Upper East Side (Londer). Pas disa kohesh, shtepine e stermadhe e shiten dhe tani jetojne me qera ne pritje te nje shtepie te re.

Barbara Streisand fiton nga nje film shumen qe une fitoj nga pese filma, tregon Woody.

Gabimet e jetes se Allen
Regjisori i famshem jeton me qera ne nje shtepi londineze, ne jug te Hyde Prak (Londer). Shtepia ka nje pishine te madhe qe Woody dhe dy vajzat qe ka me gruan aktuale Soon-yi, Bechet (6 vjec) dhe Manzie (5 vjec), e frekuentojne ne çdo kohe te lire.

Duke u kthyer tek gabimet e jetes se tij, ne vitin 1992 Mia Farow (ish gruaja e Allen), gjen prane oxhakut ne shtepine e tyre disa foto nudo te vajzes se tyre te adoptuar, 21- vjecares Soony-yi Farrow Previn (sot gruaja e Allen). Mia akuzoi Allen per abuzim seksual ndaj vajzes tjeter te adoptuar prej tyre, Dylan (7 vjeç). Megjithese akuzat ndaj tij rane, Mia arriti te fitoje kujdestarine e Dylan, te djalit te tyre te adoptuar Moses (14 vjeç) dhe te djalit te tyre biologjik, Satchel, qe atehere ishte 4 vjeç.

A do ta ndryshonit sjelljen tuaj ndaj Mia Farrow
Une besoj se duhet ta nderprisja ate lidhje shume me perpara se te ndodhte gjithe kjo histori.
Çfare mendoni sot per fotot nudo te Soony-Yi
Ka qene fati me i madh i jetes time. Por nga gjithe kjo histori me vjen keq qe nuk mund te takoj me femijet e mi dhe te Mias.
Megjithate ju keni vazhduar punen
Kjo tregon se une mund te punoj edhe ne kushte jo te qendrueshme familjare.
Si ndjeheni tani i martuar me nje 35 vjecare
Nuk e mendoja kurre se do te martohesha me nje vajze 35 vjet me te re se une, koreane, dhe jashte botes se spektaklit. Megjithate ne shkojme mrekullisht mire. Dua ta bej te lumtur dhe ajo do te me beje te lumtur. Soon-Yi merret me shtepine, vajzat dhe ndihemi shume mire.

Sa pesimist jeni
Jam shume. Por pretendoj te jetoj gjate. Babai im jetoi deri 100 vjeç, nena deri 96 vjeç. Nese nuk me bie nje piano mbi koke, sipas llogarive te mia duhet te bej filma edhe per 17 vjet te tjere.

Skeda psikologjike e Allen
Une nuk kam marre kurre droge dhe nuk kam kuriozitet per te. Une vuaj vetem nga nje depresion i grades se dyte, qe me ndodh kur me trajtojne keq padrejtesisht ose kur gezohem shume. Vuaj akoma nga klaustrofobia dhe agorafobia. Nuk kaloj ne tunele. Kur punoj mbaj veshur gjithmone te njejtat pantallona, ha çdo dite te njejtin mengjes,qumesht te skremuar, drithera, veze, banane, dhe bananen e ndaj fiks ne 7 feta. Nuk dua ta provoj fatin duke e ndare bananen ne 6 apo 8 feta, pohon Allen.

Shkembejeni

Rreth autorit

parajsa

Parajsa.com është një portal i pavarur në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 2001, që ka depërtuar zemrat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çameri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, për vite me rradhë, nëpërmjet një larmie temash të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës.

Shkruani nje koment