Total: (115,982)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Prezantohet filmi “Me and Orson Welles”

0

Prezantohet filmi   Prezantohet filmi "Me and Orson Welles" me and orson welles 981445379

Aktorët Zac Efron, Claire Danes dhe Ben Chaplin prezantuan të merkurën premierën e filmit europian “Me and Orson Welles” të regjizorit Richard Linklater. Zac Efron luan personazhin e Richard Samuel, një djalosh 17-vjeçar i cili është i dashuruar me artin ka shansin të punojë me të madhin Orson Welles. Ngjarjet zhvillohen në vitin 1937 dhe Samueli është një i ri i cili bie në dashuri me një grua më të madhe se ai në moshë roli i të cilës luhet nga Claire Danes. Edhe pse vetëm pas filmit të tij të dytë, Efron që ka luajtur te “High Musical School” po kërkon të shkëputet nga roli i tij i zakonshëm dhe dëshiron ta zgjerojë karrierën e tij me role të tjera.

Ndërkohë aktorja Claire Danes luan rolin e Sonja Jones, e cila është një sekretare ambicioze që kërkon të ecë përpara në botën e biznesit. “Sonja Jones është shumë ambicioze dhe unë e admiroj ambicien e saj. Ajo është shumë e uritur për sukses dhe nuk e fsheh asnjëherë këtë gjë”- tha Danes, aktorja e personazhit. Regjizori i filmit Richard Linklater i cili e nisi karrierën e tij me filmat “Dazed and Confused”, “Before Sunrise”, dhe “A Scaner Darkly”, arriti të përfshihet në Hollywood me filmin the “School of Rock”.

“Me and Orson Welles” pritet të shfaqet për publikun britanik me datë 4 dhjetor

Shkembejeni

Rreth autorit

parajsa

Parajsa.com është një portal i pavarur në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 2001, që ka depërtuar zemrat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çameri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, për vite me rradhë, nëpërmjet një larmie temash të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës.

Shkruani nje koment

loading...