Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Donald Trump
Donald Trump ka lindur me 14 qershor te vitit 1946 ne Nju-Jork. I takonte gjenerates se trete te nje familjeje biznesmenesh. Babai i tij, Fred Trump, u detyrua te mbeshteste ekonomikisht familjen e tij per shkak te vdekjes se hershme te te atit. Si rrjedhim, Fredi nisi te zhvillonte aktivitetin e tij me mjaft sukses dhe Donaldi, mjaft i ri, arriti te perfitonte mjaft "hile" te biznesit amerikan.
Javier Marias
Javier Marias u lind me 1951 ne Madrid ne familje intelektualesh antifashiste. Diplomohet ne universitetin Komplutenz, Madrid. Shume i ri boton romanin e pare, "Dominimi i lobit", i cili do te ndiqet nga shume te tjere, pervec librave me tregime dhe ese. Eshte konsideruar nje nga shkrimtaret me te rendesishem spanjolle te viteve te fundit.
Fransua Nourissier
Ne pleqeri pamja e tij ishte aq e jashtezakonshme, sa njerezit ne rruge ndalonin per ta pare shkrimtarin plak, ashtu krejt pa folur... Ai, djaloshi i holle i dhimbshem, i mesuar me klubet e vallezimit ne Monmartre, ai perandori i "Letrave franceze", burri me nje veshtrim te shpejte e te rende, me miresjellje ngulmuese e paksa provinciale, prestigjatori i zymte qe thoshte: "Jam snob, i dashur!"
Pjeter Budi
Per here te pare, na vjen nje imazh nga Pjeter Budi. I cilesuar si poeti dhe prozatori i pare i letrave shqipe, Budi deri me sot nuk eshte shoqeruar kurre me imazh ne asnje prej teksteve te tij. Pas afro kater shekujsh, libri i tij i trete “Pasqyra e te rrefyemit” te cilin e botoi ne Rome, nje vit para se te vdiste ne moshen 55 vjecare, zbulon ne faqen e katert te tij nje gravure ku poeti prift jepet ne nje moment lutjeje.
Milot Alfred Mirashi
Lindi ne Milot ne vitin 1969. Alfred Mirashi zgjodhi ti vuloste veprat e tij me emrin "Milot", qyteti i origjines se tij ne Shqiperi, sikurse dhe shume artiste te historise se artit oriental. Eshte formuar ne Liceun artistik te Durresit. Me 6 Mars te 1991, gjate eksodit shqiptar te fundit te milleniumit zbriti ne Brindizi.
Sejfulla Myftari
Sejfulla Myftari, nuk eshte shfaqur gjekundi ne programet televizive te neteve te fundit te vitit. Ka preferuar t'u mungoje ardhuruesve te tij per t'u shfaqur se shpejti ne telekomedine e re Pesha e gruas time', me regji te Arjan culiqit. E ndersa keto dite po merret me xhirimet e fundit te telekomedise, Cekja tregon arsyet e kesaj mungese te gjate ne ekran dhe ca te verteta si me humor pertej jetes se tij artistike.
Derr Brodhers Group
Gjate diteve te fundit te ketij vitit, pas perfundimit te Festivalit 41 te kenges, u fol gjate ne shtyp per antikrishtet e humorit. Asnjehere me shume se ne keto dite Gonin dhe Gimi, ata qe cmitizojne figurat, nuk kane qene kurre personazhe aq te ethshme per te gjerbur kafene e per te shtyre ca seanca parlamentare.
Portret i Dorian Greit
Drama e shkruar nga Oskar Wilde do te ngjitet serish ne skenen e Teatrit Kombetar. Kjo do te jete shfaqja e pare qe ngjitet ne skenen e ketij teatri, menjehere pas rikonstruksionit te pjesshem te ambienteve te ketij teatri.regjisori Kico Londo pohon se puna per rivenien ne skene te kesaj shfaqjeje, ka nisur qe nga data 15 dhjetor dhe qe nga shfaqja e vene ne skenen e ketij teatri ne muajin maj, rivenia ne skene e saj vjen me disa ndryshime.
Mula-Gjebrea
U shfaqen fare natyrshem ne skenen ku ajo kishte kohe qe nuk kendonte, ku dhe ai kishte kohe qe nuk kendonte gjate, ne nje koncert te plote. Nisen te kendonin fare qete ne skenen ku mbreteria e Krishtlindjeve kishte zbritur magjishem, me pemen e madhe (e cila ishte marre nga pyjet e Permetit), me yjet, me kembanat, me lulet e qirinjte, simbole te kesaj feste.
Ann Frensis Vata
Kush eshte Ann Frensis Vata, biondina sykalter qe solli nje fryme te re ne Festivalin e kenges. Lidhja e saj me futbollistin Rudi Vata dhe eksperienca e te qenit nene e re. Jeta e re e ciftit Vata dhe djalit te tyre kate vjecar ne Shqiperi, apartamenti i tyre ne zonen e Bllokut, dhe arsyet se pse e flet kaq paster gjuhen shkodrane modelja skoceze.
  1   2   3  

Ne pleqeri pamja e tij ishte aq e jashtezakonshme, sa njerezit ne rruge ndalonin per ta pare shkrimtarin plak, ashtu krejt pa folur... Ai, djaloshi i holle i dhimbshem, i mesuar me klubet e vallezimit ne Monmartre, ai perandori i "Letrave franceze", burri me nje veshtrim te shpejte e te rende, me miresjellje ngulmuese e paksa provinciale, prestigjatori i zymte qe thoshte: "Jam snob, i dashur!" Gjithmone me ka pelqyer nje gjykim i Klodelit per shkrimtarin e madh: Aragoni shkruan frengjisht si ta kishte frengjishten gjuhen e nenes, ku personaliteti i gjykatesit perqaset me nje shije te vecante. Sot pyes veten: c'do te thote kjo? Qe nuk ka asgje artizanale, fshatareske, te rendomte ne prozen aragoniane? Ne kete e dime shume mire. Pergjigjen e marr nga nje monolog i Aragonit rreth vitit 1962, kur po shkruante
librin "I marre pas Elses".
Fransuį Nourissier
 

Fransuá NourissierLindur nė Paris nė vitin 1927. I ati, Pol Nurisie, ishte shfrytėzues pyjesh. Kishte lindur nė vitin 1891 nė Avokur, nė Mėzė, dhe vdiq nė vitin 1935. E ėma, lindur nė vitin 1895 nė Sen Marten o Laert, nė Pa dė Kale, vdiq nė vitin 1980. Fėmijėrinė e kaloi nė bregdet, pastaj nė Paris, duke filluar nga 1940-a.

Studimet: Disa kolegje private, pastaj nė licetė Sen Luķ dhe nė Luigjin e Madh. Studimet, pasksa tė ērregullta, nė shkencat politike, nė Sorbonė dhe nė fakultetin e Drejtėsisė.

"Trashaluqi i vogėl", qė nė vitin 1947. Jetėn profesionale e nisi nė vitin 1949. Ėshtė marrė me publicistikė. Veprimi humanitar (Ndihma Katolike), pėr "njerėzit e zhvendosur" dhe "emigrantėt": 1949 – '52. Drejtor i Shtėpisė sė Studentėve, nė Komblś, nė Savojėn e Sipėrme. Hyri "nė letrat" nė nėntor tė vitit 1952: sekretar i pėrgjithshėm i botimeve Denoėl (1952 – 1955), kryeredaktor i revistės La Parisienne (1955 – '58), kėshilltar nė botimet Grasse (1958 – 1966). Gazetar: bashkėpunon nė mjaft organe tė shtypit: pėr kritikėn letrare, nė Nouvelles litteraires (1960 – 1970), nė Point ( pas 1972-shit), nė Figaro Magazine; kritikė kinematografike: nė l'Express (1970-'72); kritikė teatrore: nė Figaro (1975-1977); si reporter dhe si shkrimtar, nė Paris Match (1962-1963). Bashkėpunim: Dėshmi kristiane: Elle, Marie-Claire, Vogue, Gazette de Lausane, Paris Match, Le Lettres franēaises, France-Obesrvateur, Lė Monde. Midi-Libre, etj. Udhėtime dhe konferenca nė Evropė, nė Shtetet e Bashkuara, nė Amerikėn Latine, nė Indi, nė Lindjen e Afėrt, nė Magreb, etj. Nė vitin 1977 zgjidhet nė akademinė Gonkur,- sekretar i pėrgjithshėm nė vitin 1983,- kryetar nė vitin 1966.

Vepra autobiografike:
« Njė borgjez i vogėl », 1963, Grasset, Livre de Poche & Cahiers rouges
« Letėr qenit tim », 1975, Gallimard & Folio
« Muzeu i njeriut », 1978, Grasset & Livre de Poche
« Bratislava », Grasset 1990 & Livre de Poche
« Romani i vjedhur », Grasset, 1996 & Livre de Poche
« Ndėshkimi i gjeniut », 2000, Gallimard

Romane:
« Uji i murmė », Plon 1951 dhe Stock 1986
« Jetimėt e Otėjit », Plon 1956 & Presses Pocket
« Trupi i Dianės », Julliard, 1957 & Presses Pocket
« Blu si nata », Grasset 1958 & Livre de Poche
« Njė histori franceze », Guilde du Livre 1965, Grasset 1966 & Livre de Poche
« I zoti i shtepisė », 1968, Grasset & Livre de Poche
« Vdekja », 1970, Grasset & Livre de Poche
« Gjermania », Grasset 1973 & Livre de Poche
« Perandoria e reve », Grasset 1981 & Livre de Poche
« Festa e Etėrve », Grasset 1985 & Livre de Poche
« Ec pėrpara, kujdes djathtas », Grasset 1987 & Livre de Poche
« Rojtari i gėrmadhave », Grasset 1992 & Livre de Poche
« Bari i skuadriljes », 1997 & Livre de Poche

Nė botim:
« Armėpushimi nė luftėn e grave »
« Ec pėrpara, kujdes djathtas », pėrkthyer nė shqip nga Viktor Kalemi ; parathėnia nga Besnik Mustafaj.

Pamflete:
« Qentė e rrahur », Julliard 1957
«Portreti i njė shpėrfillėsi» , "Pamflete", Fasquelle 1957
« Letėr e hapur Zhak Shirakut », Albin Michel, 1977

Tė ndryshme:
«Autos Graphie», 1990 Albin Michel & Livre de Poche
«Njerėz tė kėqij», bashkėbisedim me Arnaud Guillon & Frederic Badre, 1996, Quai Voltaire & Folio
«Nė mermer», kronika, me Franēoise Sagan dhe Guy Dupre, 1988, La Desinvolture
«Njė shekull» NRF, album 2000, Bibliothčque de la Pleļade

Albume:
« Hebrides », Fotografi nga Paul Strand, Guilde du Livre, 62
« Rroftė Franca », Fotografi nga Henri Cartier-Bresson, Robert Laffont, 1970
"Drunjtė e Vosxhėve », Fotografi tė Patrick et Christiane Weisbecker, Le Chźne, 1976
"Besnikja Metz », fotografi tė Jean-Luc Tartarin, Denoėl/Serpenois, 1982
« Svicra e thellė », 1900-1930, Slatkine, Genčve, 1990

Libra qė kanė marrė ēmime:
L'Eau grise, Bourse Feneon 1951 - Une Histoire franēaise, Grand Prix de la Guilde du Livre (Lausanne) 1965 dhe Grand Prix du Roman de l'Academie franēaise 1966 - Le Maītre de maison, plume d'or nga Figaro litteraire 1968 - La Crčve, prix Femina 1970 Fransua Nurisie ka marrė pėr bashkėsinė e veprave tė tij : Ēmimin Pierre de Monaco, 1975 – Ēmimin e Madh tė romanit nga qyteti i Parisit,- ēmimin Jean Giono .

Fransua Nurisie : Ende e pėrbuz vetveten
Nė vitin 1963 doli libri "Njė borgjez i vogėl". Ėshtė njė autoportret mizor, por i ndritshėm, qė ėshtė ribotuar nė njė format tė veēantė dhe ėshtė bėrė klasik, tashmė. Zherom Garsen (Garcin) e ka pyetur Fransua Nursienė nėse, pas 40 vjetėsh, e njeh vetveten nė kėtė pėrmbledhje vetėzhvlerėsimi.

Dy vite mė parė, Fransua Nursie pėrshėndeti shoqėrinė dhe u tėrhoq nė vetvete. ("Mjaft luajtėm. T'ia mbathim tani. Ta spastrojmė vendin »). Nė njė vėllim tė madh kujtimesh – « Ndėshkimi i gjeniut » (Gajimar),- ai pėrshkruan, si gjithmnonė, « gjendjen e humbjes » , nė tė cilėn e kishte katandisur sėmundja e Parkinsonit. Shkrimtari sot, nė moshėn 75-vjeēare, ėshtė duke bėrė nasqerisjen e veprės sė tij. Kėshtu ai po i mbledh romanet qė do t'i ribotojė Grasse, i cili do tė paraqesė tė gjitha veprat autobiografike. Libri i parė, qė ka dalė nė vitin 1963, ėshtė «Njė borgjerz i vogėl ».Ėshtė njė libėr, nė tė cilin autori s'e ka pėr pesė vetveten. Vetė libri binte ndesh me kohėn dhe letėrsia e pėrkushtuar orvatej pėr ta renditur nė Romanin e Ri. Nursie pėruronte me kėtė vepėr njė bashkėsķ rrėfimesh tė hidhura qė e kishin vėnė nėn trysni mendore autorin, e cilėsuar tani si autoportretisti mė i mirė. Pėr kėtė vlerėsim shėrbeu vepra edhe e fundit, "Ndėshkimi i gjeniut". Pėr « Le Nouvel Observateur » autori bėn, si tė thuash, njė ushtrim tė flash-back-ut (rikthimit nė tė kaluarėn). Gajimari, nė koleksionin e tanishėm, riboton librat tuaj autobiografikė dhe, nė vitin e ardhshėm, ai do tė mbledhė romanet tuaja. Ēfarė pėrzgjedhje keni menduar ? Me pėrjashtim tė librit tim mbi veturat, « Auto grafģ », kam menduar tė paraqes sėrishmi tė gjitha veprat e mia autobiografike. Por, nga ana tjetėr, ka hequr gjysmėn e romaneve tė mia, veēanėrisht tė parat: « Jetimėt e Otejit » dhe « Trupi i Dianės ». Ato sikur e ērregullojnė punėn. Unė, lexuesi i Montenjit, Rusoit, Konstanit dhe Leirisit, jam i prirur pėr letėrsinė e vetės sė parė, atė qė i paraqet gjėrat zbuluar, pa fshehur edhe rreziqet. "Njė borgjez i vogėl" doli nė vitin 1963. Unė kam bėrė disa zgjedhje nė disa pjesė dhe do tė doja tė dija nėse, pas njė kohe dyzetvjeēare, ngulmoni nė to. Titulli, pastaj…. Ndjenjėn e vetėpėrbuzjes e kam provuar shpesh herė: njė borgjez i vogėl, ėshtė njė ēunak i borgjezisė dhe jo njė francez i borgjezisė sė vogėl.

E, megjithatė, asgjė nė fėmijėrinė time nuk i pėrkiste borgjezisė sė vėrtetė. Ne ishim mė tepėr nė bisht tė saj. Tė parėt e mi nga Lorena ishin fshatarė, zanatēinj. Nuk kam trashėguar asnjė pasuri. Por ia kisha zilinė njėlloj borgjezie tė zhvilluar, pėrparimtare dhe tė civilizuar. E kam sendėrtuar jetėn time, i kam ndėrtuar miqėsitė e mia, leximet, edhe zemėrimin, rreth kėsaj ideje. Ende jeni i atij mendimi? Nė fund tė « Borgjezit tė vogėl » ju shkruani : - "Nuk krenohem me jetėn time. Nuk kam dobėsi pėr vetveten. Nuk mė pėlqen jeta ime". Nė vitet Gjashtėdhjetė, me dukej vetja njė shkrimtar tepėr i rėndomtė. Prapėseprapė nuk reshtja sė thėni se nuk mė pėlqente vetja. Ishte njė vetėshqyrtim vajtues, nėse jo i vajtueshėm. Por ishte edhe njė teknikė e tė shkruarit, qė pajtohej me teorinė kubiste sipas sė cilės, pėr ta kapur e pėrthithur njė send, ai duhej kqyrur nga tė gjitha anėt e cepat. Unė nuk pushoj, pėr t'u kuptuar mė mirė, tė rrotullohem rrerth vetvetes, t'i vij vėrdallė, tė krijoj rrėmujė rreth vetes sime. Kėto shprehje tė "Borgjezit tė vogėl", po t'i shkruaja prapė, do t'i paraqitja mė tė ashpra e mė tė prera. Njė pohim tjetėr i vitit 1963: "Tė shkruarit nuk ka qenė pėr mua njė mėnyrė jetese. As fėmijet e mi, lidhjet e mia, punėt e mia, nuk kanė qenė tė tilla. Jetohet edhe pa u marrė shumė me arsyetime tė stėrholluara". Kjo frazė ka bėrė shumė pėrshtypje dhe bujė, nė atė kohė. Miq tė mi mė kanė qortuar ashpėrsisht.

Iv Berxhe (Berger) mė kishte thėnė se nuk e kisha "tė drejtėn" qė tė shkruaja kėsisoj. Qė nga viti 1958, pas botimit tė « Blu, si nata », nuk botova mė asgjė. Jetova nė heshtje pėr pesė vjet. S'u mora mė libra dhe mund tė vazhdoja kėshtu. Prandaj e quaj "Borgjezin e vogėl" si librin tim tė parė. Makina u ndez dhe rifilloi tė lėvizė nga ky ēast. Puna e tė shkruarit u bė mėnyrė jetese, tanimė. Tani, mė shumė se kurrė mė parė. Ėshtė i vetmi trapez i fizkulturės tek i cili jam mbėrthyer dhe qėndroj nė hava. Por thesit i hapen edhe vrima, aty-kėtu. Nė lidhje me lartėsitė: "Jam i mendimit se jeta ėshtė mė e rėndė nė mjerimet e vogla, sesa nė ndjenjat e mėdha. Janė pikėrisht mjerimet e vogla qė e ngarkojnė jetėn. Ato e vėshtirėsojnė atė dhe, siē thuhet pėr aeroplanėt, ata e kanė paksa tė vėshtirė ngritjen pėr fluturim".

Natyrisht me moshėn, mjerimeve tė vogla ua zėnė vendin tė mėdhatė. Mjerimet e vogla janė shqetėsuese dhe tronditėse, kur je i ri dhe me shėndet. Por tani, qė unė jam nė ndeshje me sėmundjet, me shterjen, me humbjen e kujtesės, qė bėj qendresė me ndihmėn e ilaēeve "Miss P." (nė "Ndėshkimin e gjeniut" kėshtu e quan ai sėmundjen e Parkinsonit), - sikur ta dinit sa do t'i doja ato mjerimet e vogla… « Je harbut nė moshėn 20-vjeēare, kur nuk tė vete nė medje se do tė tė vijė edhe ty pleqėria… ». Pa dyshim qė e keni fjalėn pėr atė pamfletin "Qentė qė rrihen", me nėntitullin "Pėr disa tė kėqija tė shoqėrisė letrare", qė e keni botuar nė vitin 1956, por e keni hequr, mė pas, nga bibliografia juaj. Kjo frazė mė ēudit edhe mė tepėr, ndonėse e kisha harruar, se pėr mua harbutėsia nuk ka asnjė vlerė. Unė i jam shmangur kurdoherė pafytyrėsisė dhe dandizmit, si tė thuash, tangėrllėkut, njė fjalė e cila del nė pah nė ēdo njėzet vjet nga djemtė e portierėve, qė mė ngjiteshin atėherė e mė bėheshin pullė. Ėshtė e kollajtė tė bėhesh cipėplasur. Unė kam qenė gjithmonė i kujdesshėm pėr tė mos prekur nė sedėr tė tjerėt. Nuk e kam ndier kėnaqėsinė sadiste tė tė ligjve. Nuk mund tė qetėsosh vetveten duke u ndeshur me tė tjerėt. Pėrsa u pėket « Qenve tė rrahur », kėtė vepėr dua ta heq fare nga kujtesa ; nuk ėshtė veēse nga ato tė revistave mujore.

I ribleva kopjet e fundit dhe i asgjėsova. Nė kapitullin "zakoni pėr tė droguar kalin" nuk shprehet kalorėsi, por shkrimtari, qė rrėfehet se pėrdor pilula Maxiton, Ciridran, Optadilon… - si edhe alkoole tė shumta, me qėlim qė "jeta tė bėhet e durueshme dhe puna tė bėhet e mundshme". Mė vonė a e keni ruajtur "zakonin qė tė drogoni kalin"? Pohoj se kėto droga kanė qenė tė rėndėsishme pėr mua gjatė gjithė jetės sime. Kam pėrdorur me ėndje nxitėsit (eksitantėt), shkathėsuesit, pėrshpejtuesit. Nuk i mohoj rreziqet me tė cilat jam ndeshur. Por, pėrsa i pėrket alkoolit, kėtij superkarburanti, ai ka qenė gjithmonė njė joshje qė e kam shtypur, zotėruar. Sepse nuk e pranoj vetėshkatėrrimin. Jam xhindosur shumė pėr tė gjetur forca qė t'i bėj qėndresė estetikės sė vetėvrasjes. « Sa i dua shtėpitė ! Janė njė pasion pėr mua. Ėshtė pak tė thuash se janė njė dashuri…». A jeni, pas dyzet vjetėsh, gjithaq i marrosur pas shtėpive? Le tė themi se Don Zhuani ėshtė lodhur pak, tanimė. Por provoj gjithmonė njė emocion tė fortė nė pamjen e disa fasadave, nė vėshtrimin e disa parqeve. Nė rjedhė tė kohės kam pyetur veten pėrse, meqė shija ime pėr gurin ka qenė kaq e lartė, unė kam dėshtuar gjithmonė nė shtėpitė e mia. E ndiej veten, nė njė kėnd timin, paska si njė kolonel nė pension. Dua njė simetri tė plotė, rregull, jo shumė muzikė. Nuk ėshtė halli i gjithė te fiziku.

Nė faqen 190: "Pamja ėshtė esqullėt, e gjatė, e gjerė, si njė hėnė. Duket si njė fėmijė i stėrmadh. Profili, nė mėnyrė tė vagėlluar, tė jep pamjen e njė kali". Kam pėrshtypjen se me moshėn, pėrmirėsohet diēka. Objektivisht dhe nga pikėpamja letrare ėshtė njėri nga pėrshkrimet mė tė goditura qė i kam bėrė vetvetes. Ėshtė e vėrtetė se temat e autoportretit janė njė njė dhuratė pėr shkrimtarin. Por, nė kundėrshtim me atė qė mendoni, mosha nuk i ndryshon ndonjė gjė portretit. Unė vazhdoj ta kem zėt vetveten me njė besnikėri rrėnuese. Nuk mund tė pajtohem dot kollaj me pamjen qė mė ka dhėnė natyra. « Unė u jam mirėnjohės kuajve. Ata m'i kanė prishur studimet ». Ah! Sa i kam dashur kuajt! Mė kanė tėrhequr jashtėzakonisht. Kur isha 20 vjeē, pėr pak sa nuk humba jetėn pėr ta. Do tė mė besonit po t'ju thosha se u shndėrrova nė njė asket jobesimtar. Unė s'kuptoja nga feja, por nė mėnyrė tė pavetėdijshme kisha njė pėrkushtim njėherėsh prej ushtaraku dhe prej murgu. Pėrsa i pėrket dashurisė apo, mė mirė, seksit, ju shkruanit. « Kisha pėrshtypjen se festės i kaloja mėnjanė ». Dhe nuk ishit veēse 34 vjeē! Nuk flas dot me qejf pėr kėtė. Tė pohoj se nuk kam qenė njė Kazanova, se nė dashuri e ndieja veten mė tepėr tė mėrzitur se tė apasionuar, se kjo kėnaqėsi nuk mė interesonte tepėr, shkurt se kam qenė njė dashnor i keq, ėshtė njė mėnyrė pėr t'i shkuar gjer nė fund rrėfimit tim. Nė thelb, nuk kam ndryshuar: seksi nuk ka qenė i rėndėsishėm; ka qenė si njė gjė pa vlerė. Njė teprim. Si u prit « Borgjezi i vogėl » nė vitin 1963? Pier-Hanrķ Simoni e ka dėrmuar nė pesė kolona nė « le Monde ». Kulmin e inatit e kishte nė atė pjesė ku flitej, si me fjalė nėpėr dhėmbė, pėr biseda me time shoqe pėr lindjen e njė fėmijė : « Ta bėnim apo jo ? ». Simoni nuk i duronte dot ato projektet pėr njė dėshtim (abort). Mė vonė, kur studionte nė kolegj, im bir, i prekur thellė, e kishte kėtė artikull para syve.

I telefonova Pier-Hanri Simonit pėr t'i thėnė se ē'mendime kisha pėr kundėrvėnien e tij. Por ai mė foli pėr njė kronikė tė bukur e tė gjatė tė Aragonit. Sė fundi, "Njė borgjez i vogėl" ka tronditur mjaft lexues pėr arsye morale por, ama, ėshtė libri qė mė futi nė letėrsi, mė mėsoi qė tė mos kem shumė besim te tė shkruarit "pėr bukuri", mė dha shijen pėr tė dhėnė disa shkundje elektrike nė tekstet e mia dhe, sidomos, mė bėri tė kuptoj virtytin e punės. Nėse duhet tė bėj njė pėrmbledhje tė jetės, nuk do tė thosha: kam shkruar shumė, por: kam punuar mirė. Fransuį Nourissier, lindur nė vitin 1927, anėtar i Akademisė Gonkur, kritik letrar, jeton nė Paris e nė Menerbė, nė Lubėron. Ėshtė autor i shumė romaneve, ndėr tė cilėt edhe "Perandoria e reve" (1981), si edhe i shumė teksteve autobiografike. "Njė borgjez i vogėl", sipas Aragonit: "Biografi qoftė apo roman ,- tė paktėn sipas kuptimit tim,- thelbi ėshtė njė ēėshtje gjuhe dhe tani qė s'para e duan shumė prozėn, mė pėlqen qė njėri ndėr mė tė rinjtė se unė, pasi arriti pjekurinė, u jep lexuesve kėtė leksion tė frėngjishtes sė sotme, pėr tė cilin mungojnė katedrat nė shkollėn tonė. Ka mjaft kohė qė nuk ėshtė shkruar kėshtu, dua tė them me kėtė mjeshtėri tė frazave, qė tė bėn tė mendosh se nga to dilet si nga gratė, kaq tė bukura sa edhe tė shpėrfillura" (Les lettres franēaises").

Mburoja e stilit
Fransua Nurisie

Fransuá NourissierNė pleqėri pamja e tij ishte aq e jashtėzakonshme, sa njerėzit nė rrugė ndalonin pėr ta parė shkrimtarin plak, ashtu krejt pa folur... Ai, djaloshi i hollė i dhimbshėm, i mėsuar me klubet e vallėzimit nė Monmartre, ai perandori i "Letrave franceze", burri me njė vėshtrim tė shpejtė e tė rėndė, me mirėsjellje ngulmuese e paksa provinciale, prestigjatori i zymtė qė thoshte:"Jam snob, i dashur!"

Gjithmonė mė ka pėlqyer njė gjykim i Klodelit pėr shkrimtarin e madh: Aragoni shkruan frėngjisht si ta kishte frėngjishten gjuhėn e nėnės, ku personaliteti i gjykatėsit pėrqaset me njė shije tė veēantė. Sot pyes veten:ē'do tė thotė kjo? Qė nuk ka asgjė artizanale, fshatareske, tė rėndomtė nė prozėn aragoniane? Ne kėtė e dimė shumė mirė. Pėrgjigjen e marr nga njė monolog i Aragonit rreth vitit 1962, kur po shkruante librin "I marrė pas Elsės". "Unė nuk hezitoj:T'i huaj" ( kjo qe fjala e pėrdorur nga ai) Klodelit formėn e paragrafit tė vogėl, pėr tė cilin, i dashur, kam respektin mė tė madh". Disa gjėra nė kėtė shtesė tė papritur Klodel+Aragon mė duken tė drejta.Dhe pse formula e Klodelit ėshtė paksa naive, ajo pėrbėn nė njė farė mėnyre unitetin e kėtij terreni letrar francez, mbi tė cilin mė duket e rėndėsishme tė vendoset Aragoni, sa herė qė mundet.

Ai pushtoi lehtėsisht njė publik tė gjerė dhe kjo korrespondoi me etapat e eksplorimit tė tij francez: nė fillim farefisnia e tij e shpikur me Dideronė dhe Resti-nė, pastaj krijimi i njė poezie qė rrjedh nga poezia e mirėsjellė. Ngurimi kundrejt Aragonit, mė i vėshtiri pėr t'i zbutur, qėndron nė tė shprehurit" ngaqė ai mund ta bėnte gjithēka mirė, pėr tė mos thėnė mė mirė se tė tjerėt: nuk ka zėnė asgjėkund vendin e parė. Ngaqė ai mund tė bėhej si Hygoi, si Stendali, si Barris, si Rembo dhe si Apolineri, ai ishte i dėnuar tė mbetej vecse njė poligraf (pra njė shkrimtar qė shpėrndahet nė shumė fusha) pa njė vend tė pėrcaktuar saktė nė letėrsinė franceze,duke frikėsuar e shkurajuar kėshtu vlerėmohuesit e tij edhe pas vdekjes. Unė nuk mendoj pa shkruajtur, thoshte Aragoni, dua tė them se tė shkruarit ėshtė metoda ime e tė menduarit. Tonė se ai ishte "grafomotor" ( nxitesh nga tė shkruarit- nėse mund tė formohet kjo fjalė mbi modelin e "verbomotorit" nxitesh nga tė folurit). Pra ai i jepte pėrparėsi- kėtij afshi e muzike fjalėsh iracionales kundrejt racionales, klithmės dhe ngėrdheshjes kundrejt shkėlqimit tė ftohtė. Kur vinte mė vete, ai ishte njėherėsh i xhindosur dhe praktikonte kėshtu njė shkrim nga e keqja. Kjo ėshtė ajo qė duhet mbajtur mend dhe pėrshėndetur tek ai, sepse paraqet tė kundėrtėn e "lehtėsisė" sė pashpjegueshme pėr tė cilėn e kanė kritikuar shumė. Kur e kishte pothuajse veten nė dorė, ai shkruan duke rrezikuar stilin e tij dhe jo nėn mbrojtjen e tij. "Tė shkruash mirė" ėshtė mburoja nėn hijen e sė cilės diskutohen veprat e vogla. Stili i Aragonit nė shumicėn e veprave, pėrkundrazi e ekspozon dhe e ēarmatos atė, mburojėn. Arti i tė shkruarit e kishte ēuar Aragonin pak larg, atje nga ku ai mund tė kthehej mbrapsht ose tė heshtte. E gjithė vepra e mėpastajme ėshtė veēse njė luftė kundėr kėsaj heshtjeje.

Fransua Nurisie dhe Shqipėria
Fransuá NourissierFransua Nurisie, anėtar i vjetėr i Akademisė Franceze tė ēmimit "GONKUR" ėshtė tashmė njė nga ata personalitete tė letėrsisė sė sotme franceze, krahas Alen Boske, Mishel Turnie, Robert Eskarpit etj, i cili jo vetėm e njeh nga afėr letėrsinė shqiptare, por ka njė tablo tė qartė tė zhvillimeve tė fundit tė shoqėrisė sonė, e vecanėrisht tė ditėve tona. Shkrimtar kontemporan, i vlerėsuar me disa cmime ndėrkombėtare (njė nga romanet e tij tashmė ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe), ai ėshtė pritur nė Shqipėri para disa vitesh ku ka patur rastin tė vėzhgojė nga afėr realitetin shqiptar para rėnies sė murit tė Berlinit e ku ėshtė takuar me disa nga personalitetet e kulturės shqiptare, midis tė cilėve edhe me gazetarin dhe shkrimtarin Besnik Mustafaj. Botimi i dy librave tė B. Mustafajit, eseja politike, "Shqipėria midis krimit dhe mirazhit" dhe romani "Njė verė pa kthim", patėn nje jehonė tė gjerė nė shtypin dhe kritikėn franceze pėr vetė faktin se autori, qė prezantohet pėr herė tė parė kėtu, paraqitet jo vetėm si shkrimtar e kronist i historisė mė tė re shqiptare, por edhe si njė militant politik aktiv. Kėshtu, shkrimtari dhe kritiku francez Fransua Nurisie, botoi njė shkrim nė revistėn e njohur "FIGARO-MAGAZINE", krahas shkrimeve tė shumta qė u botuan nė "Le Quotidien de Paris", nga Alen Boske, "L'Evenemendt de Jeudi", "Le Monde", gazetat lokale etj, nė vecanti emisioni i gazetarit Patrik D'Avor nė emisionin e kanalit 1 tė TV Francez "Ex-Libris".

Ja si i vlerėson Fransua Nurisie librat e Besnik Mustafajit nė shkrimin e tij me titull "Besnik Mustafaj - Midis jetės dhe vdekjes". E kam njohur Besnik Mustafajin mė 1989 nė Tiranė. Isha i habitur nga kultura dhe frėngjishtja e tij e pėrsosur. E kisha pyetur vetveten se me cmimin e sa pėrkujdesjeve, durimi e kufizimi mendimesh, mund tė krijohet njė person me cilėsi tė tilla si nėn njė regjim totalitar. Si gjithė shqiptarėt , edhe Besniku ėndėrronte udhėtimet, pėrkthimet dhe pa e deklaruar, ėndėrronte fundin e njė regjimi qė bėnte kėrdinė qė para 15 vjetėsh se tė lindte ai. Tashmė, sapo ėshtė rizgjedhur deputet i Partisė Demokratike dhe ka kontribuar pėr krijimin e saj. E ftojnė ngado. Udhėton me njė pasaportė diplomatike. Gjithė kjo, ėshtė nė fakt njė revolucion qė ne e pėrshėndesim miqėsisht, pasi kjo i dha fund paralizės 45 vjecare staliniane. Nė librin "Shqipėria midis krimit dhe mirazhit", tregohen pėrmbysjet e fundit. Ky libėr, risjell kujtimet e autorit me njė ton tė lirė dhe familjar. Profesioni i militantit demokratik ėshtė kalitur me shumė qartėsi.

U besua njė cast se rėnia e murit tė Berlinit dhe e sistemeve "socialiste" nuk kishte tė bėnte me regjimin shqiptar tė Ramiz Alisė, i cili qė prej 1985 vazhdonte traditėn e diktaturės sė Enver Hoxhės. Duhej pritur viti 19912 qė pėrmbysja simbolike e statujės sė Stalinit, zemėrimi dėshpėrues i kandidatėve pėr ekzil dhe revolta e studentėve tė bėjnė qė tirania qė po pėrmbysej tė tėrthiqej. Besnik Mustafaj nė librin e tij, tregon dhe pėr rreziqet qė e kėrcėnojnė Shqipėrinė: emigracioni masiv qė mund ta lerė vendin si njė trup pa gjak, problemet e vėshtira tė demokratizimit, zemėrimet popullore, refuzimi pėr tė reformuar psikologjitė, rivendosja e njerėzve nė punė etj. Kjo ese, nė formė konfidenciale, ėshtė aktualisht njė nga dėshmitė mė tė mira mbi krizėn shqiptare. "Njė verė pa kthim", ėshtė njė roman shqetėsues.... Duke pėrshkruar historinė e njė cifti qė rigjejnė njėri-tjetrin kohė mė pas, shkrimtari Fransua Nurisie nėnvizon se "pas njė rikthimi tė shpejtė tė ngjarjeve tė kėtij tregimi, trajta cudibėrėse merr kuptim dhe gjithcka e ndjen tė mrekullueshme. Pra, ėshtė e panevojshme tė kėrkosh tė interpretosh njė alegori dhe as tė citosh I. Kadarenė apo N. Tozaj; Besnik Mustafaj, i vetėm dhe i afėrt, ekziston pėrmes vetė krijimtarisė sė tij".

(Publikuar me 4 Prill 2004 18:51)
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
  • Spurl
  • Digg
  • Del.icio.us
  • Blink
  • Furl
  • Technorati
  • Stumbleupon
  • Y!MyWeb
  • Simpy
  • Google
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Hivemail - The missing update
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Fjalor Emrash Shqip