| Atė paradite marsi kur u nisa tė takoja Fatos Kongolin mendova se ėshtė e rėndėsishme tė mėsosh diēka nga goja e vetė shkrimtarit nėse do tė shkruash pėr veprėn e tij. Nė fakt, duke njohur modestinė e tij proverbiale dhe natyrėn fjalėpak, nuk shpresoja tė zbuloja ndonjė gjė tė madhe. Por ndėrsa unė i thosha se romani i tij "I humburi" mė kujtonte "Tė huajin" e Camu-sė dhe ai ma ktheu se "I huaji" kishte qenė gjithmonė romani qė do tė kishte dashur tė shkruante, befas mė pyeti: "A e di se kush ėshtė Balzaku te "Ėndrra e Damolkleut?" "Sigurisht qė po, je ti, ia ktheva".
"A tė kujtohet ajo tabloja e Gojės ku ai ka paraqitur familjen mbretėrore dhe nė sfond ka vėnė portretin e tij? Pata tė njėjtėn ngasje, doja ta fusja veten diku nė endjen e romanit tim, mė rrefeu ai". Dhe vetėm me kėtė mė kishte dhėnė tashmė jo vetėm idenė e titullit tė kėtij shkrimi; emri i Gojės mė solli ndėr mend jo vetėm tablonė e familjes mbretėrore por edhe "pikturat e tij tė zeza". Befas pėrfytyrimi mu popullua me ato dhjetra portrete (apo koka tė prera) tė pėrēudnuar, tė pėrhumbur, tė frikshėm, haluēinantė si tė kapur nė njė apoteozė vuajtje, ēmendurie dhe njėkohėsisht shenjtėrimi e sublimimi.
Po, thashė bindshėm me veten, kėshtu ėshtė proza jote, ėshtė njė epope e dhimbjes njerėzore.
Proza e Kongolit zė vend e afirmohet nė letėrsinė e pas vitete 90. Zakonisht, letėrsia qė prodhohet pas rėnieve tė diktaturave, vuan nga njė lloj ngutjeje, njė ngasje pėr tė thėnė gjithēka qė skishe mundur ta thoshe mė parė e nganjėherė edhe pa talent. Ajo ėshtė si tė thuash njė letėrsi e traumatizuar. Nė kėtė mozaik tė ērregullt krijimesh letrare tė dhjetėvjeēarėve tė fundit ku konfirmohen pėrpjekjet pėr tė pėrmbysur njė sistem tė vjetėr vlerash e pėr tė krijuar njė tė ri, proces ky qė shoqėrohet herė me pseudo vlera tė reja, herė me rezistencė tė antivlerave, por fatmirėsisht edhe me krijimin e vlerave autentike, mendoj se mund tė flitet me siguri, pėr fenomenin Kongoli.
Ai i ofron lexuesit njė prozė tė re ose mė mirė njė prozė tjetėr. Them kėshtu sepse nėse do tė provoja ta krahasoja me traditėn paraardhėse nuk do tė gjeja dot pika referimi. Proza e tij ka lindur si njė reaksion ndaj traditės sė realizmit socialist pėr tė cilin ai nuk e kursen ironinė nė veprėn e tij.
Prirja e pėrgjithshme e shoqėrive, paradoksalisht, ėshtė kėrkimi i doktrinave dhe tė vėrtetave tė qėndrueshme ku enigmat gjejnė zgjidhje dhe vuajtjet ngushėllim. Kėshtu marksizmi ofroi dehjen e gjeneratave tė tėra me tė vėrtetat "e bukura", siguritė mbi tė ardhmen e ndritur tė cilave u kėndoi pėr shumė kohė realizmi socialist. Por siguritė nuk mund tė ofrohen si barna qetėsuese nė tregun e inteligjencės; shoqėria nuk mund tė lutet: "Na jepni dogmėn e pėrditshme qė tė militojmė pėr tė ardhmen e ndritur".
Kongoli i kundėrvihet letėrsisė entuziaste tė heronjve tė pamposhtur, tė fanfarava, festimeve e paradave butaforike, pllakatave me fytyra fėmijėsh tė qeshura e tė shėndetshme, pėr tė krijuar njė letėrsi tė "gjendjes njerėzore", tė njeriut normal, tė thyeshėm, tė dobėt, tė kapur nė grackėn e situatės dhe tė kufizimeve tė tij.
"Ne rriteshim tė bindur se ishim fėmijėt mė tė lumtur nė botė. Kėshtu thuhej nė kėngėt qė mėsonim" (I humburi, f.21)
Proza e Kongolit hap njė epokė dyshimi, nė njė plan tė dyfishtė: sė pari se ajo vė nė dyshim letėrsinė pararendėse dhe e dyta se krijon personazhė qė vėnė nė dyshim krejt njė jetė e shfaqen si alter ego e qenieve tė kota qė janė ata vetė. (Dragoi i fildishtė)
Pėrmbysjet e mėdha, sikundėr dhe ajo qė ndodhi nė vendin tonė provuan se ēdo epokė ka tė vėrtetėn e saj dhe e vėrteta e kohės sonė ndoshta do tė quhej e vėrteta e dhimbjes. Jo mė kot shkrimtari i vė katėr tė vėrtetat fisnike, qė sjanė gjė tjetėr veēse tė vėrtetat mbi dhimbjen nė gojėn e dy heronjve tragjikė tė Dragoit tė fildishtė, Vang Meit dhe Tomasit.
Nė kėtė kėndėvėshtrim vepra e Kongolit qė vjen si njė epope e fateve njerėzore merr njė rėndėsi tė veēantė. Ajo rreket tė tregojė se ndoshta duke ecur kundėr shpresave tė rrejshme, iluzioneve postkomuniste mund tė rilindė pak nga pak Shpresa. Sigurisht ky itinerar i vėshtirė kalon pėrmes tragjikes, asaj tragjikeje qė vė nė skenė jo vetėm pėrmbysjet e mėdha, rėniet fatale, tmerrin, natėn, shijen e gjakut dhe tė vdekjes, por edhe qetėsinė qė ndehet mbi kadavrat, ankthin ekzistencial, shpėrfilljen qė mbulon kotėsinė, dėshtimin dhe katastrofat, gjakftohtėsinė qė pason krime nga mė tė pėrbindshmet.
Vepra e Kongolit pėrcjell njė shqetėsim tė thellė njerėzor ku makthi, frika, drama metafizike, ēmenduria, realja dhe halucinantja, seksualiteti, kotėsia e ekzistencės marrin njė pėrmasė mitologjike.
Dimensioni tragjik
Tragjikja shfaqet sė pari me fatin tragjik tė heroit pa faj. Ashtu si nė tragjedinė greke pothuaj nė tė gjitha romanet qė pėrbėjnė ciklin "Burgjet e kujtesės", fatet e heronjve janė tė paracaktuar; pėr lexuesin ato janė jetė tė mbaruara; dramat janė luajtur, perdja ka rėnė tashmė. Hija e fatalitetit apo fatum-it u rri mbi kokė si shpata e Damokleut.
"Vjen njė ditė kur njeriut i duket se i ka larė hesapet me botėn, i ėshtė mbyllur cikli
" (I humburi f.1)
"Tre vjet tė shkuara, nė vjeshtė 97, R.G. vrau veten" (Ėndrra e Damolkleut, f.1)
Tė gjithė heronjtė e Kongolit janė vėnė nėn shėnjėn e fatalitet, ndaj dhe mė sė shumti ata janė tragjikė. Tragjedia ėshtė konsideruar shpesh si pėrballja e lirisė me fatalitetin. Atėherė njė fjalė e vetme kthehet nė fjalė-zot, fatum . Fataliteti nuk qėndron mė te ngjarja as te liria, por te fjalėt qė lidhen thjesht me njė mallkim, njė mėkat, njė emėrtim, njė paralajmėrim apo orakull.
Nė veprat e Kongolit mallkimi ėshtė nė trajtėn e Valmir A apo D ("Mallkimin tim e quanin Valmir", I humburi), mėkati quhet Dizi, kjo Fedėr moderne ("Ėndrra e Damokleut") ose Abel (Kufoma), emėrtimi ėshtė Kain (Kufoma), orakujt mund tė ishin hija e varrezave, fėmija shėndetlig i maktheve,shpirtrat e kėqinj te rrėnojat e teqesė etj. Nga njėra anė ėshtė faji i pandėrgjegjshėm (Festimi sjell nė shtėpi vrasėsin e tė vėllait) dhe ndėshkimi i pamerituar qė krijon atmosferėn e rėndė dhe tė mbyllur tė fatalitetit, nga ana tjetėr fataliteti ėshtė njė "marrėveshje" midis lirisė dhe skllavėrisė sė heroit, njė shkakėsi e fshehur- nė tokė ose nė qiell- ku transferohet pėrgjegjėsia e magjepsjes sė tij, delirit, katastrofės dhe humbjes sė tij.
Por heroi i tragjedisė greke shpesh pėrpiqet tė reagojė ndaj "teprimeve" tė fatalitetit, ndaj atij ēproporcioni midis shkakut dhe pasojės: njė njeri i humbur vetėm pėr ca fjalė (shkrimtari R.M, Franci, etj Kufoma) ose krejt njė brezni e humbur pėr "fajin" e njė tė afėrmi, atit, gjyshit, stėrgjyshit (Thesar Lumi, Genc Skampa, Lori, Krist Tarapi), ashtu si krejt raca e Atridėve. Tragjedia antike krijoi heronj qė ngrejnė krye e sfidojnė Zeusin dhe fatum-in; rasti mė tipik ėshtė Prometeu, por ajo krijoi edhe heronj tragjikė qė nuk ngrenė krye kundėr fatalitetit si pėr shembull Edipi. Dhe ky ėshtė rasti i heronjve kongolianė. Heronjtė apo mė mirė antiheronjtė e romaneve tė tij janė tė nėnshtruar ndaj fatit. Ndaj ata janė heronj tė fatalitetit, pasi, nė njė epokė si e jona, ku fataliteti zhvishet nga madhėshtia mitologjike dhe zhurma e Olimpit, fatalitet quhet forca e Historisė dhe heronjtė e Kongolit nuk ngrihen mbi determinizmin historik. Ata nuk janė tė aftė ta shndėrrojnė fatum-in nė liri. Thesar Lumi kthehet nga "rruga e lirisė" pėr tu rimbyllur nė qytezėn e tij me njė jetė dhe njė "cikėl tė mbyllur" pėr tė thithur pluhurin gri tė mėrzisė e fatkeqėsisė. Po kėshtu Krist Tarapi edhe nė kushtet e lirisė, zėnė nė ngėrēin e sė kaluarės, deformuar prej saj, nuk arrin tė zgjerojė hapėsirėn e tij tė lirisė dhe vazhdon tė jetė skllav i sė kaluarės.
Njeriu modern ėshtė bėrė aq i pavarur, "i lirė", sa ti shpėtojė determinizmit teologjik qė i ofron ose ferrin ose parajsėn si dhe determinizmit moral apo ideologjik qė i ofron tė Mirėn ose tė Keqen. Megjithatė edhe njeriu i sotėm shtrėngohet si nė darė nga forca tė tmerrshme qė lindin nė nėnndėrgjegjen e tij ose nė shoqėri dhe ndonėse ato vetėm e nėnkuptojnė tragjedinė, mund ta shkaktojnė sapo njeriu shpreh dėshirėn pėr liri. Mosdallimi i hyjnores nga djallėzorja ėshtė tema indirekte e antropologjisė tragjike madje edhe teologjisė tragjike. Dhe heronjtė e Kongolit gjenden shpesh pėrballė kėaj dileme:
"Ēdo vlerė ka humbur, sdi ku tė kapesh, sje nė gjendje tė dallosh shenjtorėt nga djajtė, djajtė shpallen shenjtorė, shenjtorėt djaj" (Ėndrra e Damokleut, f.175)
Fajtori pa faj
Nė zemėr tė universit kongolian qėndron misteri i fajėsisė sė tė pafajshmit qė nuk rroket dot nga arsyeja. Faji pa fajtor tė ēon nė njė fajėsi hyjnore dhe e projektuar mbi tokė nė fajėsi tė Shtetit-diktaturė. Kjo dialektikė pėrshkon historinė e Shqipėrisė totaliatre tė hedhur nė prozėn e Kongolit. Nė fakt, asgjė stė revolton mė shumė se fati tragik qė vendos njeriun pėrballė ndėshkimi tė pajustifikuar.Totalitarizmi rigjallėroi mitin e fajėsisė (pa faj) dhe tė armikut; ai rigjallėroi njė nga temat madhore tė tragjedisė: ekuivokun herė me dashje e herė dhe padashje midis sė mirės dhe tė keqes. Politika ėshtė e mbushur me kėto kontradikta monstruoze kundėr tė cilave morali srresht sė protestuari.
Por ka edhe mė keq se faji i kryer pafajėsisht (si rasti i Edipit); ėshtė trashėgimi i fajit, qė shkėput ēdo lidhje midis heroit dhe krimit.
Fatkeqėsia trashėgohet si njė stoli me vlerė e familjes.Kongoli na jep shumė shembuj tė tillė.Thesari qė bėn pjesė te tė pėrjashtuarit, "qentė bastardė, zgjebanjosė" sepse daja i tij ėshtė i arratisur, Ladi qė duhet tė vetėvritet pėr "fajet" e tė atit, Sonja qė duhet tė vuajė internimin, sepse ėshtė kushėrira e Ladit, Lori qė mbart vuajtjet dhe masakrimet e tri brezave, etj
Atėherė, faji im nuk ėshtė thjesht pasojė e vullnetit tim, qė mund ta bėj por edhe mund ta shlyej Ai i shpėton njeriut, madje edhe i paraprin (pėrderisa ėshtė i trashėguar). Fatkeqėsia pa arsye, krimi pa fajtor, mbushin jetėn e pėrditshme nėn diktaturė qoftė kjo nė Shqipėri apo nė Kinė ("Dragoi i fildishtė"). Tragjedi tė tilla individuale apo kolektive(tė pushkatuarit, tė internuarit, vila e shtrigave, etj) janė jo vetėm fatkeqėsi ontologjike, por edhe absurde. Modeli mė absurd i misterit tragjik mbetet Edipi, mbreti i verbėr (edhe para se ti nxirrte vetė sytė) qė mbetet mė i pafajshmi dhe mė i ndėshkuari. Heroi edipian, par excellence, i Kongolit do tė ishte R.G. jo vetėm se ai ėshtė heroi mė tragjik, por sepse ashtu si nė tragjedinė antike ai ėshtė mė i pafajshmi dhe viktimė e njė Zoti "fajtor". Sikundėr nė tragjedinė e lashtė fati i tij ėshtė i paracaktuar. Nuk ėshtė orakulli i Delfit qė do tė shpallė humbjen e tij, ėshtė njė bestytni banale e fėmijėrisė (shpirtrat e kėqinj tė teqesė). Dhe asgjė nuk do ti mungojė "romanit familjar", atij trekėndėshi qė Frojdi do ta quante dhe interpretonte si kompleksi i Edipit. Njė baba- rival (Ai (i ati) zuri tė pėrdorte xhinse, bluza sportive me ngjyra tė ēelura) dhe mizor (Ti nuk mund tė martohesh me atė vajzė...kėtej e tutje tė mos shkelėsh nė kėtė shtėpi), njė bir i mohuar, jetim qė ruan imazhin idilik tė nėnės dhe incesti, eksperienca seksuale inisiatike me Dizin. (Nė fakt ashtu si ndodh shpesh tek adulti, objekti i dashurisė sė moshės preedipiane, nėna, zėvendėsohet me njerkėn). Ndonėse kritika shpesh me tė drejtė e ka interpretuar historinė e R.G dhe Lindės si njė histori moderne e Romeo dhe Zhuljetės, vetė autori ka pasur pothuaj tė njejtėn ndjesi pasi nė kapitullin 10 ai vė nė gojėn e fėmijės-hije:
"Rreziku yt nuk ėshtė Edipi, tha nuk ke asgjė prej Edipi. Tė kėrkohet vetėm njė apologji".
Duke rikrijuar mitin e armikut, totalitarizmi ushqen tmerrin dhe frikėn.Universi qė krijon Kongoli ėshtė i mbushur me "armiq". Nė kėtė realitet tė mbytur nga frika e ankthi ku tė gjithė spiunojnė njėri- tjetrin, ku as fatkeqėt e as fatlumėt smund tė jenė tė sigurtė, paralajmėrimet ndjellazeza, thashethemet, sinjalet paralajmėruese, ashtu si kori grek nė tragjeditė antike nuk mungojnė. Por nėn totalitarizėm kori grek zėvendėsohet me turmėn. Ideologjia pėrdor njė gjuhė tė glorifikimit ose mohimit, njė gjuhė qė ligjėron diskriminimin midis tė mirėve dhe tė kėqinjve ku vjen e shfaqet nocioni i fajėsisė (shpalljet e bujshme tė armiqve tė popullit, prangosja e tyre nė sytė e turmės-kolektivit, etj). Ndaj edhe te I humbri flitet pėr dy kategori njerėzish:
"Qė nga ajo ditė bota pėr mua shfaqej nė dy ngjyra: bardhė e zi. Pėrbėhej nga dy bashkėsi: e tė bardhėve (Vilma) dhe e tė zinjve (unė) (I humburi, f.37). E gjithė kjo krijon njė atmosferė frike, pasigurie, ndėshkimi, censure e vetėcensure, vetėfajėsimi me procese tradhėtarėsh, ekzekutime personalitetesh. Kėshtu politika totalitare taetralizohet e ofron skena makabre (spektakli i tė varurve te "Kufoma", ndodhitė e tė vdekurve te "Dragoi i Fildishtė", jeta e banorėve tė vilės sė shtrigave etj).
Prej shekujsh, tragjedia na tregon lidhjen midis politikės dhe krimit por epoka moderne e injoron kėtė tė dhėnė tė pėrjetshme tė tragjedisė qė ėshtė etja pėr pushtet dhe lakmia e tij vrastare. E keqja nis e shfaqet nė formėn e saj moderne qė ėshtė politika. Pėr kėtė do tė na paralajmėrojė shkrimtari te Lėkura e qenit:
"Edhe po tė pranoja se njė Had, kushdoqoftė ai, paskej vdekur, dikush tjetėr do tė pėrpiqej ta zėvendėsonte, tė ngjitej nė vend tė tij, boshllėku i piedestalėve tė pushtetit ngjallte lakmi tė pėrbindshme".
Njė rend totalitar lidhet me perceptimin e njė kozmosi ku gjithēka tė ēon drejt qendrės : Zoti, mbreti, ati. Por "Hadi- mbret" nuk shfaqet, ai rri mėnjanė, nė portrete, mbi piedesatale, bazėgaz mes lulesh e fėmijėsh. Ai nuk merr pjesė nė frenezinė qė krijon. Atėherė, politika na ēon drejt pyetjes finale qė shtron tragjedia: kush ėshtė fajtori dhe pėrse? Totalitarizmi nėnkupton pranimin e fajėsisė tragjike, njerėzit duhet tė imitojnė heronjtė e lashtė tragjikė: ata duhet tė jenė patjetėr tė fajshėm, kur shpallen tė tillė nga Zeusi. Kėshtu lind dhe ideja e ngulmėt mbi armikun dhe shfarosjen atyre qė nuk mund tė asimilohen.
A nuk e urren Thesari dajėn qė nuk e njeh, sepse ai ėshtė njė i arratisur, njė armik?
Si mund ti jepet realitet armikut, kėtij abstraksioni tė namatisur, nė mos nėpėrmjet njė ndjenje tė paqartė fajėsimi? Si mund tė ēlirohemi prej tij nė mos nėpėrmjet spastrimit qė tė ēon nė autenticitet? Dhe kėshtu ideologjia totalitare shpiku luftėn e klasave qė e konkretizoi me fatin e turmave anonime tė tė internuarve.
Absurdi dhe vetėfajėsimi
Tragjikja ėshtė e lidhur me njė ekuilibėr hije dhe drite, me njohje tė vetvetes dhe humbje dhe moskuptim tė saj. Tė gjitha mėdyshjet e heronjve para se tė kryejnė aktin e madh lidhen me kėtė gjendje hije-dritė.
Tragjedia na paraqet atė enigmė qendrore tė njeriut ku pėrballen tė vėrtetat dhe dyshimet tona; dyzimet tona. Sipas Hegelit, tė jeshė vetvetja, ta njohėsh veten do tė thotė tė bėhesh i huaj pėr veten, ta gjesh veten do tė thotė ta humbėsh atė dhe sipas Niēes njohja ka njė fat tragjik ose tė ēon drejt vdekjes. Ndoshta kėshtu mund ta interpretojmė vetėvrasjen e R.G qė do tė pėrshkojė njė rrugė tė mundimshme midis, kllapive, maktheve, kurtheve tė kujtesės, ėndrrės dhe zhgjėndrrės deri sa zbulon tė vėrtetėn e hidhur, derisa rikuperon atė vetėdije dhe njohje qė ia bėn tė pamundur jetėn.
Personazhėt e Kongolit tė shenjuar nga mėkati, ndjenja e fajit, diskriminimi, dhunimi fizik e moral janė tė destinuar tė ndjekin njė ekzistencė absurde dhe njė itinerar tragjik. "Absurdi ėshtė situata e tyre thelbėsore, divorci i pashmangshėm midis mendjes qė kėrkon unitetin dhe botės sė paarsyeshme qė e zhgėnnjen kėtė shpresė". Pėr Camus-nė bota absurde ėshtė qė nė prag njė botė qė thotė jo dhe njeriu i absurdit, njė njeri qė thotė jo, dhe vetėm mė pas ndoshta po, ndonjėherė.
Thesar Lumi ėshtė vėllai i personazhit kamyzian mė absurd, Meursault. Njeriu absurd ėshtė i rrethuar, pa rrugėzgjidhje, pa tė ardhme, njė njeri qė "flet me murin". Ky mur ėshtė brenda kokės sė gjithkujt: Thesarit, Festimit, Gencit, Kristit etj, ėshtė si muri kinez ku personazhet e Dragoit tė Fildishtė bėjnė foton e tyre si tė bėnin njė foto nekrologjie. Ėshtė gjendja e tė humburit i cili vetėm nė fund vendos, nėn trysninė e njė jete heshtje, tė bėjė rrėfimin e tij. Thesari jeton i mbuluar jo vetėm nga pluhuri i ēimentos por edhe nga armiqėsia dhe moskuptimi ku vetėm heshtja dhe izolimi mund tė jenė aleatė. Duket se konkluzioni mė logjik i zbulimit tė situatės absurde ėshtė vetėvrasja, por Thesari (sikundėr Sonja) nuk ėshtė nga ata qė vret vetetn si Ladi dhe Vilma; ai jeton vdekjen e tij tė zakonshme, tė pėrditshme. Jeta ėshtė njė dėshtim e zhgėnjim pa fund, nė tė gjitha drejtimet. "Tė jetosh pas njė muri, ėshtė jetė qeni" thotė Camus dhe pothuaj tė gjithė personazhėt e Kongolit janė tė ndėrgjegjshėm se bėjnė njė jetė qeni, term qė vjen shumė shpesh nė gojėn e tyre.
"...jeta ime ka qenė mediokre, jetė e njė njeriu qė nuk ishte kurrkush e nuk u bė dikush, njė jetė anonime...", "... Jeta ime do tė ishte e tillė, bosh." (I humburi, f.33)
Asnjė dialektikė nė botė, nuk mund tė nxjerrė nga konstatimi i absurdit, detyrėn e refuzimit tė absurdit (ky refuzim ēon nė vetėvrasje), ndaj ajo e ēon Thesarin nė njė indifererncė tė thellė, nė harresė tė vetes qė pajtohet me botėn absurde dhe pranon fatin e Sizifit, kur punon nė bluarjen e gurėve, nė fronto. "Ajo fabrikė qe ferri mbi tokė. Kisha pėrfunduar nė ferr" (I humburi, f.99)
Njeriu absurd ska asgjė heroike nė ekzistencėn e tij por ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr kufizimet e tij. Ai slė rast pa e shpallur pamjaftueshmėrinė, mediokritetin, vetminė dhe kotėsinė e tij.
"...unė, pra, isha lėkura e qenit" (Lėkura e qenit, f.12)
"Vetėm! Njė neveri pėrzier me diēka tė papastėr mė zė grykėn kur pėrmend kėtė fjalė. Jeta ime ka qenė njė vetmi pa fund..." (Kufoma, f.107)
"Turma nuk merret me ata qė sjanė asgjė" do tė thotė R.G te "Ėndrra e Damokleut" dhe mė poshtė "...imagjinono ēparadoks pėrfaqėson ky njeri-asgjė".
Nga ndjenja e dėshtimit e tė qenit zero e njeri i dobėt, do tė vuajė Balzaku, shkrimtari i tallur e i nėpėrkėmbur. "Ishte njė ēast kur pashė kotėsinė e ekzistencės sime tė nėpėrkėmbur" (Ėndrra e Damokleut, f.91)
Kjo botė pa iluzione, pa shpresė, ėshtė pa rrugėdalje. G. R , te "Ėndrra e Damokleut", rimerr kėtė ide pothuaj me tė njėjtat terma si Meursault te i "I huaji"
"Tė gjitha shtigjet janė tė mbyllura" (Ėndrra e Damokleut, f.69)
Nė kėtė botė pa iluzione, ku Kongoli vendos personazhet e tij, njeriu duhet tė mėsohet tė mos shpresojė, tė kėnaqet me cogiton e tij tė dėshpėruar dhe kujtesėn e tij sterile pėr tė hyrė nė "ferrin e sė tashmes", ku i vetmi akt ėshtė rrėfimi.
Absurdi nuk pėrpiqet tė shpjegojė e as tė japė zgjidhje. Ai fillon aty ku mendimi mbaron dhe mendimi mbaron kur ka provuar paaftėsinė e tij.
Atėherė njeriu absurd duke mos qenė i zoti tė sublimojė realitetin ose e imiton atė (njėsohet me mediokritetin, kriminalitetin, tradhėtinė, spiunllėkun, etj) ose arratiset prej tij. Dhe ky atdhe i brendshėm, kjo hapėsirė ku arratiset janė kujtimet, alkoli ose shpėrthimi erotik. Njeriu absurd ėshtė thjesht aventurieri i sė pėrditshmes sė rėndomtė qė i mungon plotėsisht vullneti.
"E vetmja nyjė me botėn, ku dalim nganjėherė me leje tė posaēme tė rrojtarėve tė ferrit [...] janė kujtimet" thotė Nirvana e Dragoit tė Fildishtė.
Ndėrsa Balzaku i Ėndrrės sė Damokleut, rigjen dinjitetin nėn efektin e alkoolit dhe e gjen " [shpėtimin] diku larg, nė njė botė ku edhe ai ndihet mrekullisht i fortė, i gatshėm tu bėjė ballė maskarenjve ...i trimėruar fizikisht edhe shpirtėrisht, nė njė botė mjegullore ku ēlirohesha nga nofka shkrimtar i dėshtuar..."
Festimi i Kufomės do tė thotė se "mendja arratisej nė formė imateriale ...Suzi ishte anija me tė cilėn arratisesha".
Pėr njeriun absurd, ku mendimi, cogito e tij si pėrftim i sė shkuarės nuk mund ti zgjidhė asgjė, ku shpresa apo mė mirė mungesa e shpresės i anullon tė ardhmen, duket se vetėm trupi, ana mėrshore e sensuale e lidh me tė tashmen, gjaku i tij qė pulson ėshtė e vetmja e vėrtetė aktuale. Tė ekzistosh atėherė do tė thotė tė jetosh. Ndoshta kėtė kishte parasysh Camus kur ndryshe nga tė gjitha doktrinat e shpėtimit tė shpirtit do tė bėnte thirrjen e fuqishme "Shpėtoni trupat!" Ndaj dhe erosi te Kongoli ėshtė njė sublimim i jetės, njė tejkalim i kufijve tė gjendjes sė tij njerėzore pėr tė cilėn personazhet e tij janė tė ndėrgjegjshėm.
"... me njė frymė hynore brenda meje, ngritur peshė nga vuajtja e thithjeve tė Suzit, pėr njė ēast guxova e mendova se isha Zot..." (Kufoma, f.115) Universi kongolian ėshtė njė unives i mbyllur, pa tė ardhme, pa qėllim ėshtė njė botė monotone, homogjene, pėrsėritėse deri nė mėrzi. Ndaj edhe drama kthehet nė tė kundėrtėn e dramės; pėr shembull nė jetėn e Thesarit nuk ka kulminacion dramatik e as zgjidhje. Heroi nuk bėn asgjė pėr tė tejkaluar vetveten (as nuk vetėvritet si Ladi apo Vilma), ai ėshtė hero (antihero) i rimarrjes pa fund, i rifillimit monoton, njė Sizif qė refuzon ti shpėtojė fatit tė tij edhe kur njerėzit mund ti shpėtojnė "burgut" tė madh shqiptar.
"Mėrzia qe pothuaj e modės dhe mua smė bėri ndonjė pėrshtypje" (Kufoma, f.159)
"Gjithēka vazhdonte kėshtu ēdo ditė, me njė rregullsi laboratorike, me njė monotoni veprimesh rraskapitėse gjer nė mizori", "....ditėt dhe netėt i shtyja nė njė monotoni vdekjeje" (I humburi, f.103, f.131)
"E vetmja gjė qė kuptoja qartė ishte gjendja ime absurde..." (Lėkura e qenit, f.75)
Dhe kjo monotoni prodhon njė indiferencė gati patologjike siē ėshtė ai e Thesar Lumit qė pothuaj nuk reagon; ai e "pėson" jetėn, jo vetėm vuajtjen por edhe miqėsinė apo dashurinė. Kjo indiferencė mund tė marrė formėn e zakonit si te I humburi, tė mpirjes dhe mosveprimit si paftėsia e Genc Skampės pėr tė ndryshuar jetėn e tij.
Shpesh kjo indiferencė shoqėrohet, nė mėnyra paradoksale me idenė e ngulmėt tė fajėsisė si dhe nevojėn pėr tė shpallur me forcė pafajsinė. Personazhet e Kongolit vuajnė nga njė ndjenjė fajėsie, nga njė akuzė qė duket sikur mbin nga terri. Ndaj ata shpesh protestojnė dhe justifikohen ose i japin fajėsisė njė dimension kolektiv, fatal e parak. Ata tė kujtojnė heroin kamyzian, Meursault e Tarrou qė thonė, pothuaj me tė njėjtat terma: "Ne tė gjithė jemi fajtorė". Ky afirmim i fajėsisė ose papėrgjegjshmėrisė kolektive qė shpreh rivendikimin e pafajėsisė, ėshtė njė lloj alibie ("Tė gjithė kush mė pak e kush mė shumė jemi tė marrė" Kufoma). Por tė gjitha justifikimet zhvlerėsohen nga skandali i vuajtjes dhe i vdekjes sė tė pafajshmėve ( Abeli, Ladi, Sonja, Tomasi..). Thesar Lumi do tė vuajė nga njė ndjenjė fajėsie pasi "shkakton" vdekjen e vuajtjen e atyre qė i rrinė pranė.
"Kobndjellėsi duket isha unė. Tė gjithė ata qė patėn lidhje me mua i ndoqi kobi". (I humburi, f.56)
E njėjta ndjenjė faji qė kyhehet nė njė makth metafizik mundon heroin e Kufomės: "... pėr vėllain tim Abelin, unė jam Kaini", "Pėrderisa shkatėrroj jetėn e tė tjerėve pėr ēarsye duhet pėrjashtuar mundėsia qė njė ditė tė mos shkatėrroj dhe jetėn e saj dhe tė djalit?" (f.207)
R.G heroi fatkeq i Ėndrrės sė Damokleut ėshtė ndoshta njeriu mė pa faj qė nuk do ti shqitet ndjenja e fajėsisė dhe pasi ta ketė shpallur fajėsinė e tij me zė tė lartė, kėrkon njė justifikim njėlloj si heroi kamyzian: "U pėrfshiva nga njė ndjenjė e rėndė prej fajtori" (f.139), "Tė gjithė janė fajtorė dhe kanė gisht nė krim. Tė gjithė! (f.70)
"Ne tė vdekshim jemi mėkatarė" do tė thotė edhe Sui Lini te Dragoi i Fildishtė ku Genc Skampa do tė bjerė shpesh "pre e njė kopmleksi fajesh"
Ndjenja e fajit ėshtė njė obsesion te Krist Tarapi.
"E vetmja gjė qė kuptoja qartė ishte gjendja ime absurde. Njė ndjenjė prej fajtori mė pushtonte..." (f.76).
Camus do tė thoshte "absurdi ėshtė mėkati pa Zotin" (Shteti ka zėvendėsuar Zotin), pra bota jonė e absurdit anullon dhe fshin totalisht shpresėn e faljes e shėlbimit; koha jonė ėshtė epoka e njė teologjie negative, ku nuk as falje as shpėtim po ku nuk mungon ndėshkimi,Gjyqi i fundit. Ndjenja e fajėsimi dhe shfajėsimi njėherėsh shoqėrohet, sigurisht, me idenė e ndėshkimit, gjyqit, ferrit, kėtij koncepti zanafillor tė sė drejtės.
"Fabrika ishte njė ferr, e nė ferr ēohen tė vdekurit mėkatarė pėr tė vuajtur mėkatet dhe ne ishim mėkatarė tė vdekur, tė dėnuar nė amėshim" (I humburi, f.100). Te Dragoi i fildishtė pėrēartja e Genc Skampės shkon deri aty sa pėr ti shpėtuar ndjenjės sė fajit do tė gjykohet nga njė juri tė vdekurish. Festimi i Kufomės do tė vuajė ferrin e tij nė makthet e pafund ku hija e varrezave, ky persekutor ireal i kėrkon vetėvrasjen dhe kur persekutori real Valmir D e zbret nė ferrin e birrucės. Njė nga heronjtė ndoshta mė tragjik tė Kongolit rreket parreshtur tė krijojė Gjyqin e Madh ontologjik qė mė nė fund tė realizojė hakmarrjen e tij duke u kthyer nga "i akuzuar nė akuzues". "Unė duhet tė ēoja pėrpara planin tim, tė vija nė lėvizje njė rrokullimė gjigande tė botės: Gjyqin e Madh" (Ėndrra e Damokleut, f.56)
Pėr Krist Tarapin, ish personazhet e tij janė ata qė do ta gjykojnė: "Ata ishin viktima tė miat dhe ndodheshin kėtu pėr njė arsye tė vetme: tė bėnin gjyqin tim" (Lėkura e qenit, f.277). Fatos Kongoli krijoi nė romanet e tij tė "burgjeve tė kujtesės" dy lloje ferri: ferrin real qė krijoi diktatura me burgjet, torturat, kampet e internimit dhe ferrin e brendshėm me atocensurėn, frikėn, vetėfajėsimin qė torturon qenien e deformuar tė kėtij universi.
Dhe ky ferr qė ka njė dimension mitologjik jo vetėm nga atmosfera tragjike qė krijon por edhe pėr repertorin verbal qė pėrdor shkrimtari ku nuk mungon Hadesi, cerberi, korbi, Zeusi, minizeusi, Ciklopi etj nė fakt ėshtė njė ferr tokėsor, real e i prekshėm qė mund tė rinjihet nga tė gjithė. Vetėm se me vdekjen e Zotit, verdikti jepet nga Shteti totalitar; raeliteti i qelive dhe internimeve ėshtė shumė mė i rėndomtė e banal se aparati pompoz i Olimpit, ndaj tragjedia bėhet banale dhe e pėrditshme. "Fati bėhet ēėshtje njerėzish, qė duhet rregulluar midis njerėzve" . Njerėzit e veshur me pushtet do tė trashėgojnė e do tė vazhdojnė tė luajnė rolin e kobshėm tė zotave. Ata e largojnė tragjedinė nga skena, pėr ta vėnė nė jetė. Ndėrsa tragjedia antike greke, edhe me mbylljen absurde tė tė gjitha shtigjeve edhe nė kulmin e dėshpėrimit, shpreh forcėn e Zotave, tė qytetit, tė heroit qė ndonėse i dėrrmuar nuk ėshtė i poshtėruar, antiheroi i Kongolit ėshtė njė qenie qė nuk revoltohet kundėr "Zeusit", Kupolės, Tempullit, por pėson ēdo ditė degradimin, poshtėrimin, dhunėn totaliatre apo barbarinė e automatizimit tė jetės. Ai ėshtė njė prodhim i "gjendjes njerėzore" qė vegjeton pa vepruar, pa folur (nė mos vetvetes). Tmerri i kohės sonė ėshtė se ne po humbim gjuhėn njerėzore dhe dialogu i gjatė midis njerėzve ėshtė ndalur tashmė.
Kėtu nis fill ferri i brendshėm, Fataliteti "psikologjizohet". Pėr shembull, pėr R.G kurthi nuk ėshtė mė jashtė si pėr Thesar Lumin, por brenda; ndėrgjegja apo nėndėrgjegja e tij endet pa rrugėdalje si nė njė labirint. Pothuaj tė gjithė personazhet e Kongolit tė romaneve "tė burgjeve tė kujtesės" si R.G, Festimi, Genc Skampa apo Krist Tarapi vuajnė nga njė gjendje haluēinante shumė afėr demencės, ku nė makthe nokturne alter egoja e tyre, ky dyzim cinik i vetėvetes, ana e tyre e fshehtė u shfaqet si maskė pėr vetevten nė ato dialogė-monologė: Hija e varrezės dhe Anonimi, Genc Skampa dhe letėrshkruesi anonim, Kristi dhe personazhet e tij, R.G dhe fėmija shėndetlig. Ky ėshtė ferri modern, kjo gjendje pothuaj konstante e tyre me njė konflikt intim xhelat-viktimė, ku koha nuk evoluon sepse jashtė, nė historinė reale qė shpalos rrėfimtari, asgjė nuk ndryshon. E gjithė kjo ēon edhe njė herė nė njė ndėrgjegjėsim liriko-filozofik pėr fajėsinė pa faj dhe absurdin pa rrugėdalje. Kjo qenie kontradiktore, e shqyer nga dyzimet, tashmė e ndėrgjegjshme pėr ambiguitetin e njeriut dhe historisė sė tij, ėshtė thjesht njeriu tragjik.
Shkrimi romanesk
Shkrimi dhe stili te Kongoli ėshtė shumė i veēantė dhe origjinal. Nėse do tė bėnim pėrpjekje ta klasifikonim, ai do tė bėnte pjesė nė atė kategori shkrimtarėsh qė quhen klasikė tė modernizmit. Ai trashėgoi padyshim vlerat mė tė mira tė realizmit nė realizimin e tablove reale dhe paraqitjen e tregimit romanesk me pjesėza jete, por pa artific dhe ezoterizėm, pa prirjen pėr detajin dhe analizėn. Stili i tij i zhveshur, konciz mund tė klasifikohet, nėse do tė adoptonim fjalėt e R. Barthe-it pėr "Tė huajin" e Camus, si "shkalla zero e tė shkruarit", ose e shkruara e bardhė. Kjo e shkruar e kursyer, e thatė karakterizon nė mėnyrė tė veēantė "Tė humburin", si pėr tė karakterizuar njė jetė monotone e pa ngjyrė. Nė kėtė roman, ashtu si dhe nė ato qė do tė pasojnė, synimi i Kongolit ėshtė paraqitja e fatit njerėzor, problemet ekzistenciale, ose ndryshe kompozimi i romanit tė "gjendjes njerėzore" ose tė njė "stili jete".
"I humburi" pėrcakton njė mėnyrė apo stil jete pa projeksion drejt tė ardhmes, ku e tashmja ėshtė i vetmi dimension real i kohės. Ėshtė njė "pikė zero" nė kėrkimin e njė jete pa kuptim, qė ėshtė vetėm "njė varg zhgėnjimesh", "njė jetė qė nis nga hiēi pėr tė mbėrritur askund". Absurdi kėtu pėrkthehet nė njė jetė ku i vetmi heroizėm ėshtė tė jetosh pa asnjė shpresė, madje edhe pa shpresėn iluzore fetare, tė jetosh nė njė botė pa Zot. Por ky pasivitet, kjo plogėshti simptomatike pėr tė reaguar, ky negativitet qė buron nga bindja se stė mbetet rrugė tjetėr", nuk ėshtė thjesht njė lėshim, braktisje e vetvetes, por edhe njė zgjedhje. Ndryshe si mund ta shpjegojmė kthimin e Thesar Lumit nė ēastin e fundit dhe aktin e tij tė rrėfimit.
Lidhur me kėtė fundit te "I humburi" mund tė vėmė re njė metodė narative qė tė kujton mitin e Shehrezades apo tė shamanėve antikė kinezė qė duhej tė vazhdonin historinė aty ku e kishin lėnė, ndryshe rrezikonin jetėn. Ky roman i shkruar nė vetėn e parė ka njė personazh-narrator i cili krijon njė zinxhir ngjarjesh e jetėsh njerėzore si nė njė roman-feuilleton ku lexuesi do tė gjejė nė kapitullin qė vijon aventurat dhe pėrjetimet e personazhit qė pėrmendet nė fund tė kapitullit pararendės.
Mė pas, nė romanet qė vijojnė, loja dhe teknikat e rrėfimit romanesk ndėrlikohen duke realizuar njė gėrshetim tė optikave tė ndryshme: tė shkrimtarit, narratorit dhe personazheve qė krijojnė njė stil modern e origjinal i cili pleks tregime nė kohė dhe perspektiva tė ndryshme.
Heronjtė e Kongolit janė pa rrugėdalje, viktima tė situatava e rrethanava qė nuk arrijnė ti kuptojnė. Nga kjo pikėpamje ata ngjasojnė me personazhet kafkianė e kamyzianė; madje deri na atė pikė sa Festimi i "Kufomės" ngrihet njė ditė me ndjesinė se ėshtė mi madje kutėrbon erė gjirizi duke tė sjellė ndėr mend personazhin e Metamofozės tė shndėrrur nė kandėrr.
Personazhėt kongolianė janė personazhe tė paralizuar qė nuk ndėrmarrin asgjė, nuk reagojnė por vetėm pėsojnė, ndoshta kjo bėn qė jo vetėm veprimi tė kthehet nė njė ėndėrrim apo makth, por edhe dialogėt tė kthehen nė monologė, nė atė pėrrua tė nėndėrgjegjes qė nuk arrin tė artikulohet e qartėsohet dhe e lė vazhdimisht lexuesin nė dyshime, pasiguri duke pėrcjellė gjithė ankthin ekzistencial tė heronjve. Kėta personazhė tė njė lloji tė ri bėjnė tė domosdoshėm dhe teknika tė reja romaneske tė cilat kėrkojnė dhe njė lexues qė duhet tė dalė nga skemat e tij tė tė lexuarit dhe tė mprehi vėzhgimin, shpirtin e depėrtimit qė tė mund tė shohė pėrtej opacitetit qė krijon monologu i brendshėm me pėrjetimet e pafundme, ndjenjat e ndjesitė, kujtimet, pulsionet, akte latente qė asnjė gjuhė e brendshme nuk mund ti artikulojė. Dhe e gjithė kjo lėndė e parė qė shtyhet nė portat e ndėrgjegjes tenton tė organizohet, befas shpėrbėhet e shpėrthen, rikombinohet e rishfaqet nė njė formė tė re si njė fluks spontan fjalėsh i pandėrprerė, duke ngatėrruar pa prerė realitetin me makthet, pėrjetimet reale me ato tė imagjinuara veprimet reale me ato vetėm tė pėrfytyruara, duke pėrcjellė shqetėsim e pasiguri edhe te lexuesi.
Pėr tė realizuar kėtė, Kongoli krijon pothuaj nė tė gjithė romanet e "burgjeve tė kujtesės" njė ndėrthurrje optikash tė ndryshme: ai qė sheh dhe flet, optika e narratorit nė vetėn e parė qė pėrkon me heroin te "I humburi", por te "Kufoma" kemi njė narrator qė tregon nė vetėn e tretė, mė pas rrėfimin e heroit (Festimit) qė flet nė vetėn e parė dhe alter egon e tij Hijen e varrezave qė i kundėrvihet nė njė dialog imagjinar nė vetėn e dytė, apo dialogėt-monologė me kufomėn apo Valmir D qė e persekutojnė nė makthet e tij. E gjithė kjo krijon idenė se jeta ėshtė njė makth pa fund ku nuk mund tė dallojmė ėndrrėn nga zhgjėndra, realitetin e "vėrtetė" nga "realiteti qė krijon" heroi.
Kjo teknikė romaneske duket se ėshtė karakteristike nė krijimtarinė e Kongolit. Ai do ta rimarrė te "Ėndrra e Damokleut" ku filli narrativ do tė ndėrlikohet mė shumė. Libri hapet me njė prolog qė sqaron lexuesin se rrėfimi i heroit bėhet publik nga njėri nga personazhet, Balzaku qė ėshtė vetė shkrimtari.. Mė pas vjen rrėfimi i gjatė i R.G nė veten e parė , i cili shpesh i drejtohet direkt lexuesit tė mundshėm duke e marrė si dėshmitar e duke i kėrkuar leje tė hapė njė "parantezė" siē thotė ai, pėr tė na treguar historitė e miqve tė tij (Spartit, Jonit, Rozės etj). Edhe kėtu ne bėhemi dėshmitarė tė tė gjitha pėrjetimeve tė heroit, nėndėrgjegjes sė tij nėpėrmjet personazhit tė fėmijės shėndetlig, alter egos qė i flet dhe e qorton herė -herė me njė "zė stėrgjyshor". Te "Dragoi i Fildishtė" funksionon i njėjti mekanizėm: romani kalon natyrshėm nga veta e tretė e narratorit qė hap romanin nė vetėn e parė tė heroit qė rrėfen jetėn e tij duke alternuar mrekullisht tė shkuarėn me tė tashmen nė mėnyrė fare tė natyrshme si nė njė bisedė tė lirė, ku vetėm ndonjė shenjė tipografike (hapėsirė boshe, ndarje paragrafesh) realizon kalimet nė kohė. Pastaj befas shfaqet veta e dytė nė formėn e letrave qė Genc Skampa merr nga "dikush"qė do tė vetėquhet "alter ego e qenieve tė kota" dhe ne si lexues kemi tė drejtė tė mendojmė se ėshtė vetė heroi nė njė shpėrthim autoironik e vetėposhtėrues.
Njė tjetėr mėnyrė pėr tiu kthyer sė shkuarės e pėr tė na rrėfyer fatin e personazhėve qė skicon nė fillim tė romanit ai e realizon nėpėrmjet tė vdekurve qė "flasin" historitė e tyre sikur tė shkruante njė epilog. Heroi do tė ndajė me ne historinė e tij edhe me njė formė mjaft origjinale: kujtimet qė ai shkruan pėr pasardhėsit e tij nga shqetėsimi se "prishja e kujtesės ėshtė kthyer nė modė kolektive" (f.87). Ndryshe nga romanet e mėsipėrme "Lėkura e qenit" ėshtė njė roman mė tradicional qė paraqet njė histori fatesh njėrėzore nė njė periudhė qė pėrfshin tri breza dhe Shqipėrinė nga njė sistem nė tjetrin. Ai ėshtė njė varg ngjarjesh qė ndjekin rregullat klasike tė intrigės romaneske me peripeci, takime tė rastėsishme, humbje, rigjetje, koincidenca tė ēuditshme, historira dashurish tė pėrsėritura, histori viktimash tė dėrmuara nėn peshėn e diktaturės, por edhe njerėzish tė dobėt, pre tė impulseve tė tyre apo tė dramave metafizike.
I gjithė ky material jetėsor, kėto parcela jete jepen nė veten e parė nga personazhi-narrator Krist Tarapi i cili pėrjeton njė krizė identiteti. I dėshtuar nė profesion, nė jetėn familjare e atė intime ai ka gjithēka pėr tė qenė njė antihero. Skenat e fundit tė dashurisė janė vėrtet njė parodi e dashurisė, si pėr ti provuar se asgjė nuk ka mundur kurrė ta nxjerrė nga rėndomėsia e monotonia e tė sublimojė ekzistencėn e tij. Realizmi i Kongolit nė kėtė roman ka njė forcė e nerv tė veēantė.
Ai nuk merr pėrsipėr tė bėjė analiza psilologjike, por duke na treguar jetėn e individėve shpesh tė izoluar apo tė vetizoluar, tė vetmuar, tė lidhur me komplekset e kufizmet e fėmijėrisė me tė cilėn mbeten tė lidhur fort e qė shpesh i paracakton pėr njė jetė tė dėshtuar, autori duket sikur ēlirohet vetė nga ngėrēi i gjėrave tė pathėna. Prandaj proza e tij ėshtė kaq e sinqertė dhe larg ēdo pretendimi estetizant.
Njė nga meritat e mėdha tė Kongolit ėshtė kohėsia nė shkrimin romanesk. Askush si ai nuk luan me kohėn duke pėrzier natyrshėm tė shkuarėn me tė tashmen pa asnjė kufi tė dallueshėm e duke e lėnė prozėn e tij nė njė mungesė totale tė sė ardhmes.
Me tė njėjtėn lehtėsi qė shkrimtari kalon nga veta e tretė e narratorit nė vetėn e parė tė heroit qė rrėfen, kalohet nga e koha e shkuar qė sjell ngjarjet e tė kaluarės te e tashmja narrative (hipotipoze) qė shėrben pėr tė gjallėruar rrėfimin, pėr ti dhėnė mė ritėm. E tashmja shfaqet gjithashtu nė tė gjithė monologėt-diaologė me Hijen e varrezave, shėmbėlltyėn e Valmir A apo D, me dragoin qė flet, me fėmijėn shėndetlig e madje edhe me Damokleun e stėrlashtė, etj. Kjo e tashme nė mes tė rrėfimit nė tė shkuarėn ėshtė e natyrshme pėrderisa shkrimtari riaktualizon dialogė qė normalisht nė stilin oral do tė ndodhnin nė tė tashmen, pra, po kėshtu transkriptohen nė gjuhėn e shkruar dhe pėrveē kėsaj nė rastin e monologut tė brendshėm ngjarja e treguar sėshtė veēse magjinatė, pra problemi i kohės reale dhe i kronologjisė nuk shtrohet fare. Ėshtė fjala pėr njė tė tashme tė gjithėkohshme tė ngjashme me atė tė ėndrrave gjatė gjumit. Shpesh nė makthet, nė konfuzionin e heroit qė pėrjeton njė situatė tė paqartė krijohet njė efekt kinema, ose mė mirė i njė sekuence potenciale.
Bėhet fjalė atėherė pėr tė njėjtėn "ngjarje" qė rimerret ose projektohet nė nėndėrgjejgjen e heroit me variante, ndryshime tė lehta ose boshllėqe siē ndodh me R.G qė gjakon tė kujtojė e tė rindėrtojė, pėrmes kllapive e haluēinacioneve, atė ēka ndodhi pas vdekjes sė Lindės.
Skema mė tipike e Kongoli lidhur me temporalitetin nė shkrimin romanesk, gjithsesi ėshtė njė narracion i mėvonshėm, pra njė rrėfim-dėshmi ku ndėrfuten ēaste tė sė shkuarės qė mbivendosen dhe kryqėzohen me ngjarje tė sė tashmes. Nga ana tjetėr shkrimi diskursiv i romanit kushtėzon transkriptimin e njėpasnjėshėm dhe njėkohėsinė e ngjarjeve qė nuk ndodhin nė tė njėjtin vend: ndaj shpesh kapitujt fillojnė me "tė nesėrmen", ose ndėrkohė, nė x vend....etj. Ndonėse mendimi i pėrgjithshėm kritik e cilėson veprėn e Konglit si dėshmi tė realitetit, njė vepėr qė nuk shfrytėzon as parabolėn as alegorinė, do tė thosha gjithsesi se realizmi i tij ka hera-herės njė dimension simbolik e mitik jo vetėm thjesht pėr njė repetor tė caktuar simbolesh si Hadi, Hermesi lajmėtar, korbi, Damokleu, Zeusi, etj por edhe pėr temat e gjithėkohėshme qė vazhdojnė tė shqetėsojnė njerėzimin, si tema e dashurisė, vdekjes, femrės, tradhėtisė, krimit etj.
Nė romanet e tij shpesh ai adopton gjuhėn e simbolit, pėr shembull, kur flet pėr Hadin dhe jo Hoxhėn , pėr Kupolėn, Tempullin dhe jo pėr Komitetin Qendror, pėr Zeusin dhe tė Gjithfuqishmin, Satanin, etj ndonėse simbolika ėshtė transparente e lehtėsisht e pėrkthyeshme. Vepra e Kongolit ėshtė njė vepėr njėherėsh dramatike e lirike, por edhe njė vepėr kritike. Dramatizmi dhe tragjizmi ndėrthurren mjeshtėrisht me ironinė e groteskun jo vetėm pėr tė dhėnė njė dėshmi, por edhe pėr tė ngritur njė padi ndaj shoqėrisė sė djeshme dhe tė sotme me shqetėsimin se pasardhėsve "...gjithēka do tu bėhej lėmsh, tė bardhės do ti thonin tė zezė, tė zezės sė bardhė. Asgjė tjetėr nuk mund tė jetė fatale" (Dragoi i fildishtė, f.107). Vepra si jehonė e shqetėsimeve tė qenėsishme njerėzore e ankthit ekzistencial, dramės metafizike, gjendjes njerėzore, do ta rendiste Fatos Kongolin pėrkrah atyre shkrimtarėve qė janė cilėsuar si mė klasikėt ndėr modernėt.


Saverina Pasho,
Lektore e letersise franceze,
Fakulteti i gjuheve te huaja, Universiteti i Tiranes |