| Donald Trump ka lindur mė 14 qershor tė vitit 1946 nė Nju-Jork. I takonte gjeneratės sė tretė tė njė familjeje biznesmenėsh. Babai i tij, Fred Trump, u detyrua tė mbėshteste ekonomikisht familjen e tij pėr shkak tė vdekjes sė hershme tė tė atit.
Si rrjedhim, Fredi nisi tė zhvillonte aktivitetin e tij me mjaft sukses dhe Donaldi, mjaft i ri, arriti tė pėrfitonte mjaft hile tė biznesit amerikan tė asaj kohe. Pasi plotėson edukimin e tij nė njė akademi ushtarake, Donald Trump kryen studimet pėr financė nė Universitetin e Pensilvanisė Wharton School. Me njė sy tė mprehtė pėr biznes dhe njė pėrvoje tė akumuluar nė krah tė tė atit, Donaldi e dinte se ēfarė do tė arrinte tė bėnte nė jetė: gjėra tė mėdha.
Por duke e kuptuar qė kėto gjėra nuk mund t'i arrinte aty ku ishte vendosur, ai mbledh plaēkat dhe zhvendoset nė Manhatan. Llogaria e tij bankare dhe tė ardhurat ishin pėr tė qarė, sidomos nė krahasim me pasurinė qė ka sot, por gjithsesi kjo nuk e ndaloi tė bėhej anėtar i njė klubi shumė tė rėndėsishėm nė Nju-Jork.
Ai nuk e pėrdori anėtarėsimin nė kėtė klub pėr tė luajtur golf apo pėr tė marrė pjesė nė mbrėmje tė kėndshme nė jahtet e mė tė pasurve, por pėr tė vendosur kontakte tė rėndėsishme pėr biznesin e tij. Aftėsitė e tij tejet tė zhvilluara pėr tė negociuar dhe zgjuarėsia i dhanė mundėsinė pėr tė pėrfituar nga mundėsitė qė iu dhanė.
Donald Trump e shndėrroi veten e tij nė njė nga njerėzit mė tė fuqishėm tė viteve '80 me ndėrtimin e godinave mė tė njohura nė Nju-Jork, si Kulla Trump nė 5 th Av., Parkun Trump, Plaza Hotel etj. Ai gjithashtu penetroi nė biznesin e kazinove nė Atlantik City dhe Nju-Xhersi dhe transport me Trump Shutlle Airline. Donald Trump njihet si njė nga biznemenėt mė tė ndjekur pėr shkak edhe tė angazhimeve tė tij publicitare dhe televizive. Ai gjithashtu ka qenė edhe producent i shumė spektakleve televizive amerikane, si Miss SHBA, Miss Universi. Ndėrkohė nuk ka munguar edhe nė shumė filma dhe serialė televizivė si Spin City, Fresh Prince of Bel Air dhe nė filmat Home Alone 2, Lost in Nju-Jork dhe Celebrity and 54.
Donald Trump nuk mund tė rrinte pa u shfaqur edhe nė politikė. Nė vitin 2000 deklaroi se do tė kandidonte pėr president. Por pėr fat tė keq, ai nuk mund ta bėnte kėtė pėr shkak se nuk mund tė shtrėngonte duart e tė tjerėve, pasi ėshtė gėrmofobist dhe ėshtė tepėr i ndershėm.
Njė nga gjėrat pėr tė cilat ai pėrmendet si i suksesshėm ėshtė edhe Reality show nė stacionin NBC, ku 16 njerėz luftonin pėr njė post tė rėndėsishėm nė Korporatėn Trump.
Nėse 128 dhoma duken pak
Donald Trump, mbreti i ndėrtimeve nė Nju-Jork, hap dyert e rezidencės sė tij nė Palm Beach me shtretėr shumė tė shtrenjtė, tapiceri veneciane tė shekullit XVI dhe fushė golfi, tė cilėn e ka shndėrruar nė njė klub ekskluziv. Dhe pas dy divorcesh qė i kanė kushtuar miliona dollarė, tani ėshtė gati t'i thotė po Melanisė sė tij. Mund tė martohemi vitin tjetėr, thotė ai. Palm Beach (SHBA). Donald Trump, 58 vjeē me vajzėn e tij, Ivankėn, 22 vjeē, fėmijė i lindur nga martesa me ish-gruan e tij, Ivanėn. Sipėr, rezidenca e tij Mar-a-Lago dhe nė tė majtė nė parkun e pronės.
Kopshti i Edenit
Palm Beach. Donald Trump me tė fejuarėn e tij, Melania Knaus, 33 vjeē. Sipėr njė pjesė e Mar-a-Lagos.
Festa ekskluzive
Lojėra golfi, tenisi dhe dreka pėr 250 tė ftuar.
Palm Beach. Donald Trump ulur nė njė statujė interesante nė formė shpendi. Nė tė majtė, njė sallon i rezidencės dhe poshtė kėnd pėr njė darkė romantike pėr dy veta.
TRUMP PA 25 VJET
IVANA PA 18
Nėse Donald Trump ka zgjedhur njė partnere 25 vjet mė tė re, ish-gruaja e tij, Ivana, 53 vjeē, nuk ka mbetur mė prapa: ajo shfaqet me shoqėruesin e saj, Rosano Rubikondi, 35 vjeē.
Palm Beach. Melani Knaus, ish-modele. Nė tė majtė, njėra nga dhomat e gjumit nė Mar-a-Lago. Sipėr njė dhomė e inspirimit moresk me oxhak.
Donald Trump. Vetėm emri tė jep menjėherė pėrshtypjen e pasurisė, luksit dhe tė madhėshtisė si Kulla Trump, njė ndėr grataēielat mė tė bukura nė Manhatan. Si tė jesh njė miliarder si ai? E thjeshtė (por vetėm me fjalė): Unė punoj shumė dhe luaj ashpėr, thotė magnati i pasurive tė patundshme, vetėm 58 vjeē dhe qė zotėron njė pasuri prej 2 miliardė e gjysmė dollarėsh (sipas revistės amerikane Forbes). Pėr herė tė parė shohim pamje ekskluzive tė Mar-a-Lagos, pronė e mrekullueshme e tij nė Palm Beach, Florida. Bėhet fjalė pėr njė pallat mbretėror tė stilit hispaniko-moresk tė vitit 1927, i shtrirė nė njė hapėsirė me mė shumė se 7 hektarė, qė Trump e bleu nė vitin 1985 nė tė cilin solli mė pas antike tė mrekullueshme. 128 dhoma, mobilim luksoz, shtretėr tė larė nė flori, tapiceri veneciane tė shekullit 16, tamam sikur bėhet fjalė pėr kėshtjellėn e ndonjė sovrani. Nė Amerikė ekziston njė shprehje: Ēdo burrė ėshtė mbret nė shtėpinė e tij. Nė pallat, mbreti i ndėrtimit dhe e fejuara e tij, Melania Knaus, sllovene, ish-modele, shpesh organizojnė dreka dhe me 250 tė ftuar. Nuk mė pėlqen tė rri vetėm, thotė ai, i cili nė rezidencėn e tij ka edhe 12 vila tė vogla, dy pishina, fusha tenisi nė ēimento dhe bar, njė qendėr relaksuese dhe njė fushė golfi (Trump ėshtė njė golfist i shkėlqyer).
I biri i Fred Trumpit, ndėrtues njujorkez, nė vitet '80 Donald blinte ndėrtesa tė vjetra nė Nju-Jork dhe i transformonte nė mrekulli dhe nė njė kohė tė shkurtėr ndėrtoi lehtėsisht njė perandori grataēielash, pallatesh dhe kazinosh. Nė botė ka shumė miliarderė mė tė pasur se ai, por Trump ėshtė pa dyshim njė nga mė tė njohurit dhe mė tė pėrfolurit. Ai gjithmonė dėshiron tė shfaqet nė televizone dhe kėtė vit gjetja mė e fundit e tij ishte tė qenit protagonist nė Reality show tė organizuar nga NBC, The apprentice, ku njė grup konkurrentėsh nė 15 javė nė Kullėn Trump duhej tė arrinin tė pėrfitonin njė sėrė favoresh. Ndėr kėta, Bill Rankic, shėrbėtorit mė tė mirė, iu dha njė ēmim nga miliarderi me njė punė tė vėrtetė me njė pagė prej 250 mijė dollarėsh nė vit. Pėrjashtimet e lojės? Kanė marrė poshtėrimin e pushimit nga puna me njė shprehje: You're fired (je i pushuar). Televizon, por edhe gra tė bukura. Trump ka pasur gjatė gjithė kohės nė krah bukuri, pėr tė cilat ka shpenzuar njė pasuri tė tėrė. Divorci me gruan e parė, Ivana Zelniēek (martuar mė 1977-tėn, ku patėn tre fėmijė , Donald Jr. 26 vjeē, Ivanka 22 vjeē dhe Erikun 20 vjeē) i ka kushtuar 30 milionė dollarė. Me gruan e dytė, martuar nė 93-shin, Marla Maples (me tė cilėn pati vajzėn Tifani, 10 vjeē), i shkoi mė mirė dhe pėr divorcin pagoi vetėm 2 milionė dollarė. Por tė shkuara tė harruara dhe tani e fejuara aktuale, Melani, thotė: Dua tė kem familje njė ditė. Donaldi ėshtė njė baba i jashtėzakonshėm. E treta e vėrteta? Mund tė martohemi nė Mar-a-Lago vitin tjetėr, thotė Trump, i cili i ka dhuruar asaj njė diamant 12-karatėsh. Si njė premtim pėr martesė ju duket pak?
|