|
|
|
|
 |
 |
|
|
 |
 |
Donald Trump |
 |
 |
 |
| Donald Trump ka lindur me 14 qershor te vitit 1946 ne Nju-Jork. I takonte gjenerates se trete te nje familjeje biznesmenesh. Babai i tij, Fred Trump, u detyrua te mbeshteste ekonomikisht familjen e tij per shkak te vdekjes se hershme te te atit. Si rrjedhim, Fredi nisi te zhvillonte aktivitetin e tij me mjaft sukses dhe Donaldi, mjaft i ri, arriti te perfitonte mjaft "hile" te biznesit amerikan. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Javier Marias |
 |
 |
 |
| Javier Marias u lind me 1951 ne Madrid ne familje intelektualesh antifashiste. Diplomohet ne universitetin Komplutenz, Madrid. Shume i ri boton romanin e pare, "Dominimi i lobit", i cili do te ndiqet nga shume te tjere, pervec librave me tregime dhe ese. Eshte konsideruar nje nga shkrimtaret me te rendesishem spanjolle te viteve te fundit. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Fransua Nourissier |
 |
 |
 |
| Ne pleqeri pamja e tij ishte aq e jashtezakonshme, sa njerezit ne rruge ndalonin per ta pare shkrimtarin plak, ashtu krejt pa folur... Ai, djaloshi i holle i dhimbshem, i mesuar me klubet e vallezimit ne Monmartre, ai perandori i "Letrave franceze", burri me nje veshtrim te shpejte e te rende, me miresjellje ngulmuese e paksa provinciale, prestigjatori i zymte qe thoshte: "Jam snob, i dashur!" |
 |
 |
|
|
 |
 |
Pjeter Budi |
 |
 |
 |
| Per here te pare, na vjen nje imazh nga Pjeter Budi. I cilesuar si poeti dhe prozatori i pare i letrave shqipe, Budi deri me sot nuk eshte shoqeruar kurre me imazh ne asnje prej teksteve te tij. Pas afro kater shekujsh, libri i tij i trete “Pasqyra e te rrefyemit” te cilin e botoi ne Rome, nje vit para se te vdiste ne moshen 55 vjecare, zbulon ne faqen e katert te tij nje gravure ku poeti prift jepet ne nje moment lutjeje. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Milot Alfred Mirashi |
 |
 |
 |
| Lindi ne Milot
ne vitin 1969. Alfred Mirashi zgjodhi ti
vuloste veprat e tij me emrin "Milot", qyteti
i origjines se tij ne Shqiperi, sikurse
dhe shume artiste te historise se artit
oriental. Eshte formuar ne Liceun artistik
te Durresit. Me 6 Mars te 1991, gjate eksodit
shqiptar te fundit te milleniumit zbriti
ne Brindizi. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Sejfulla Myftari |
 |
 |
 |
| Sejfulla Myftari, nuk eshte shfaqur gjekundi ne programet televizive te neteve te fundit te vitit. Ka preferuar t'u mungoje ardhuruesve te tij per t'u shfaqur se shpejti ne telekomedine e re Pesha e gruas time', me regji te Arjan culiqit. E ndersa keto dite po merret me xhirimet e fundit te telekomedise, Cekja tregon arsyet e kesaj mungese te gjate ne ekran dhe ca te verteta si me humor pertej jetes se tij artistike. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Derr Brodhers Group |
 |
 |
 |
| Gjate diteve te fundit te ketij vitit, pas perfundimit te Festivalit 41 te kenges, u fol gjate ne shtyp per antikrishtet e humorit. Asnjehere me shume se ne keto dite Gonin dhe Gimi, ata qe cmitizojne figurat, nuk kane qene kurre personazhe aq te ethshme per te gjerbur kafene e per te shtyre ca seanca parlamentare. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Portret i Dorian Greit |
 |
 |
 |
| Drama e shkruar nga Oskar Wilde do te ngjitet serish ne skenen e Teatrit Kombetar. Kjo do te jete shfaqja e pare qe ngjitet ne skenen e ketij teatri, menjehere pas rikonstruksionit te pjesshem te ambienteve te ketij teatri.regjisori Kico Londo pohon se puna per rivenien ne skene te kesaj shfaqjeje, ka nisur qe nga data 15 dhjetor dhe qe nga shfaqja e vene ne skenen e ketij teatri ne muajin maj, rivenia ne skene e saj vjen me disa ndryshime. |
 |
 |
|
|
 |
 |
Mula-Gjebrea |
 |
 |
 |
| U shfaqen fare natyrshem ne skenen ku ajo kishte kohe qe nuk kendonte, ku dhe ai kishte kohe qe nuk kendonte gjate, ne nje koncert te plote. Nisen te kendonin fare qete ne skenen ku mbreteria e Krishtlindjeve kishte zbritur magjishem, me pemen e madhe (e cila ishte marre nga pyjet e Permetit), me yjet, me kembanat, me lulet e qirinjte, simbole te kesaj feste. |
 |
 |
| |
 |
 |
Ann Frensis Vata |
 |
 |
 |
| Kush eshte Ann Frensis Vata, biondina sykalter qe solli nje fryme te re ne Festivalin e kenges. Lidhja e saj me futbollistin Rudi Vata dhe eksperienca e te qenit nene e re. Jeta e re e ciftit Vata dhe djalit te tyre kate vjecar ne Shqiperi, apartamenti i tyre ne zonen e Bllokut, dhe arsyet se pse e flet kaq paster gjuhen shkodrane modelja skoceze. |
 |
 |
|
|
|
|
 |
 |

|
 |
 |
|
Kush eshte Ann Frensis
Vata, biondina sykalter qe solli nje fryme
te re ne Festivalin e kenges. Lidhja e
saj me futbollistin Rudi Vata dhe eksperienca
e te qenit nene e re. Jeta e re e ciftit
Vata dhe djalit te tyre kate vjecar ne
Shqiperi, apartamenti i tyre ne zonen
e Bllokut, dhe arsyet se pse e flet kaq
paster gjuhen shkodrane modelja skoceze.
|
|
Ann Frensis Vata
|
|
| |
|
| Mbreteresha
e Rudi Vates, magjeps shqiptaret.
Kush eshte
Ann Frensis Vata, biondina
sykalter qe solli nje fryme te re ne
Festivalin e kenges. Lidhja e saj me
futbollistin Rudi Vata dhe eksperienca
e te qenit nene e re. Jeta e re e ciftit
Vata dhe djalit te tyre kate vjecar
ne Shqiperi, apartamenti i tyre ne zonen
e Bllokut, dhe arsyet se pse e flet
kaq paster gjuhen shkodrane modelja
skoceze.
Edhe pse skoceze, ne shtepine e saj
sillet si nje amvise e mirefillte shkodrane.
I jane dashur shtate vjet per te zoteruar
mjeshterisht gjuhen e bashkeshortit
te saj, nente muaj per te nxjerre ne
drite Ruanin e vogel dhe tre nete per
tu bere personazhi kryesor i Festivalit
te 41-te ne RTSH. Ndryshe nga ajo bukuroshja
superelegante e 48 oreve me pare Ann-Frensis
Vata te jep pershtypjen se para teje
ke as me shume e as me pak se nje shkodranfolese
angleze. Mikpritja qe te rezervon kur
hyn ne shtepine e saj te re ne Tirane,
te le te kuptosh se ajo pervecse nje
zoteruese e mire e dialektit shkodran
ka adoptuar po aq mire dhe traditen.
Qerasja me dore ne zemer, interesimi
per shendetit dhe per mbarvajtjen e
puneve, tingellojne butesisht ne zerin
dhe shfaqen natyrshem ne gjestet e saj.
Nderkohe qe ka vetem 30 sekonda qe te
njeh. Ashtu e thjeshte me nje buzeqeshje
e cila i rrezellin ne te gjithe fytyren
i drejtohet dhe bashkeshortit te saj,
futbollistit te Tiranes, Rudi Vata,
i cili duket me i mesuar me intervistat,
aq sa shpesh kur pyet Ann Fresis te
pergjigjet Vata. Nje kombinim fantastik,
i nje skocezeje me origjine irlandeze
dhe nje shkodrani te mirefillte, i cili
dhe ne laborator po te ishte eksperimentuar
nuk do te kishte dale kaq perfekt.
Jeta e
re ne Shqiperi
Prej dy muajsh cifti Vata, se bashku
me djalin e tyre kater muajsh eshte
vendosur ne Tirane, ne nje nga lagjet
me shik te saj, ate te Bllokut. Ne nje
nga Pallatet luksoze te tij ndodhet
dhe apartamenti i vogel i Ann Frensis
dhe Rudi Vates. Nje shtepi e mobiluar
thjeshte, komode dhe shume funksionale.
"Mobiljet tona i kemi ne Skoci. Ndryshimi
i shpeshte i vendbanimit e ben te pamundur
qe kudo qe te vemi te marrim me vete
mobiljet. Gjithsesi ne thjeshtesia na
pelqen, jemi me rehat", thote per "Korrieri"
Ann Frensis. Ndersa Rudi stervitet cdo
dite ne sportklubin Tirana, Ann Frensis
kujdeset per te birin dhe ben punet
e perditshme te nje amvise te mire.
"Mbaj cunin, bej punt e shpis dhe baj
per te hanger", thote me krenari topmodelja
skoceze. Jeta e tyre mondane eshte pak
e kufizuar, nje kafe ne mengjes, nje
dreke apo darke e qete. "Tashme kemi
me shume pergjegjsi edhe per djalin,
Ann kujdeset per te gjate te gjithe
kohes, ndaj dhe nuk kemi kohe per te
argetuar", thote Rudi Vata. Por ajo
qe padyshim nuk mungon ne asnje cast
ne familjen e tyre te vogel jane batutat
alla shkodrance dhe e qeshura, duke
filluar qe nga djali katre muajsh deri
tek prinderit. "Tan diten rrin tuj qesh",
thote Ann, ndersa nga fytyra nuk i ndahet
buzeqeshja e fisme. Skocezet njihen
per sensin e tyre te humorit, po ashtu
edhe shkodranet. Ketu mund te kishte
me te vertete vend ajo shprehja popullore
"ka gjet tenxherja kapakun".
Festivali,
shansi per tu ndjere shqiptare
Misteri se kush do te ishte ne krah
te Adi Krastes ne prezantimin e Festivalit
te 41-te ne RTSH, eshte mbajtur deri
ne fund. Kur ne skene eshte shfaqur
Ann Frensis Vata, te gjithe jane habitur,
jo vetem per faktin se ajo ishte nje
huaj, por me shume se pse kjo zgjedhje.
Batutat dhe ngacmimet me nje doze te
mire humori mes dy prezantuesve shkaktuan
te qeshura dhe duartrokitje nga publiku
relativisht i akullte i Pallatit te
Kongreseve. "Kisha frike nga reagimet
e publikut. Nje e huaj qe prezanton
Festivalin, a thua te me pranonin. Kur
filluan te qeshin dhe te me duartrokisnin
kuptova se ne ato pak minuta ua kisha
fituar zemren". Oferta per te prezantuar
Festivalin i ka ardhur vetem dy jave
para fillimit te tij. Nje nga asistentet
e regjisorit Pali Kuke, si dhe mike
e ngushte e ciftit kembenguli qe Ann
Frensis te ishte prezantuese. Oferte
e cila u mireprit nga bukuroshja skoceze.
"Festivali ishte shansi im per tu ndjere
shqiptare, per te qene pjese e Shqiperise",
pohon ajo. Ndersa Ann prezantonte se
bashku me Adi Kratsen netet e Festivalit,
Rudi qendronte ne shtepi se bashku me
te birin, duke e pare te shoqen nga
ekrani. "Kur familja dhe te afermit
e mi vijne te me shohin ne stadium,
ndjej me shume pergjegjsi per te laujtur
sa me mire, por ne fakt ndodh e kunderta.
Duke patur kete eksperience nuk doja
qe Ann te ndihej keq e te mos jepte
maksimumin e saj, ndaj dhe preferova
te qendroj ne shtepi. Me eshte dukur
si mbretereshe, i jepte shfaqjes hijeshi
edhe pse nuk kishte eksperience ne prezantim".
Ne nje kohe rrekord biondina sykalter
ka arritur te perpije skenarin dhe te
realizoje nje bashkepunim perfekt me
shoemen-in Adi Krasta, aq sa batutat
e thena prej tyre kane filluar te perdoren
neper baret apo ambjentet mondane te
Tiranes.
Njohja
dhe e ardhmja
Futbollisti shqiptar Rudi Vata dhe modelja
skoceze Ann Frensis Smith jane njohur
shtate vjet me pare ne Glasgou ne nje
klub nate. Nje dashuri me shikim te
pare. "Rudi ben shume per familjen,
eshte shume burrnor, i dashur dhe tejet
patriot, cilesi te cilat qe ne takimin
e pare i ndjeva instiktivisht", pohon
Ann, ndersa ushqen me Ruanin kater muajsh.
Ata kane jetuar per disa vite ne Skoci,
dy vjet ne Qipro, 2 vjet ne Gjermani
dhe aktualisht jetojne ne Shqiperi,
kjo per shkak dhe te impenjimeve te
futbollistit shqiptar. Kontrata qe ka
lidhur me Tiranen do ta mbaje rudin
deri ne fund te sezonin. Me pas eshte
e veshtire te percaktohet nese cifti
kaq i diskutuar ditet e fundit do te
qendroje ne Tirane apo do te shperngulet
serish ne ndonje shtet tjeter.Gjithsesi,
Shkodra dhe lidhja e ngushte e tyre
me vendin nuk do ti mbaje per shume
kohe larg Shqiperise.
|
|
(Publikuar me 19 Dhjetor 2002 17:51) |
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
|
|
 |
|
 |
|
Radio Parajsa
Zeri i Parajses
|
|
|
|