| Quhet Alfred Mirashi, por tė gjithė e njohin me emrin e artit: Milot. Telajot me pėrmasa tė mėdha, ku mes ngjyrave tė qeshura dhe formave dekorative, bėjnė ballė hera-herės "portrete" skulpturash greke e ilire, mbajnė tashmė gjurmėn e personalitetit tė tij artistik. Nė kuptimin qė mund tė thuhet me plot gojėn se djaloshi shqiptar qė lindi 38 vjet mė parė nė njė qytezė nė veri tė Shqipėrisė, e ka me tė vėrtetė stilin e tij.E ka krijuar me mund,duke pėrzjerė kujtime, tonalitete e forma, qė siē thotė vetė, i kėrkon nė pazarin e fėmijėrisė, nė Milot, atje ku si nė paradė kalonin veshjet e mrekullueshme popullore shqiptare.Por edhe duke studiuar me kujdes e thithur me ėndje gjithēka i ka ofruar historia e artit bashkėkohor, e sidomos antik. Ndaj s'ėshtė pėr t'u habitur punimet e tij qė do tė ekspozohen nga 13 qershori mė 11 korrik nė ambientet e Kompleksit tė Vitorianos nė Romė tė paraqesin tė njėjtin interes qė ngjallėn me ekspozitėn e tij tė para katėr vjetėve nė Napoli, nė kėshtjellėn aragoneze tė Maschio Angioinos. Alfredi ka ardhur nė Itali nė 1991, nė kurriz tė njė trageti mbushur citazi me shqiptarė. Linte pas njė vend tė pėrrallshėm, me pemė e ujėra tė kaltėr, male e shkėmbinj tė bardhė, kėshtjella tė shkatėrruara nga luftėrat... Sė paku, kėshtu e rrėfen ai vetė, ndoshta pa e kuptuar se atdheu i tij, i pėrshkruar me njė nostalgji e afsh tė kėtillė, i ngjan paksa atdheut tė "Bagėti e Bujqėsi" tė Naim Frashėrit. Prej rilindasi Miloti ka edhe kokėn me flokė kaēurrela tė gjatė, mjekrrėn dhe njė kasketė, por sidomos njė lloj krenarie tė hapur pėr gjithēka i takon sė shkuarės shqiptare.Telajot e tij, shpesh larg figuratives, pranėvėnė pikėrisht kėtė dėshirė pėr rilindje, shprehur nė artin klasik, me ngrohtėsinė e ngjyrave tė mesdheut.Pas punėve tė Milotit fshihet artizani e mjeshtri, por edhe lexuesi i kujdesshėm e admiruesi e njohėsi i artit. Karriera e Alfredit numėron pjesėmarrjen nė dhjetra ekspozita kolektive, disa ēmime tė rėndėsishme, shkrime e studime mbi punėt e tij nė gazeta e revista arti nė Itali. Per kėtė, edhe pjesėmarrja nė ekspozitėn e rėndėsishme tė Romės, i bind kritikėt qė e ndjekin me dashamirėsi prej disa vjetėsh tanimė, se talenti i shqiptarit nuk ėshtė thjesht njė rastėsi.
Nga 13 qershori deri nė 11 korrik artisti shqiptar Alfred Mirashi, i njohur me emrin e artit Milot, do tė ekspozojė punimet e tij krahas artistėve tė tjerė tė Mesdheut nė kompleksin e Vitorianos nė Romė nė festivalin Il Lazio tra lEuropa e il Mediterraneo. Artisti rrėfen rrugėn e tij tė mundimshe dhe ikonat e veta si shprehje e njė arti me identitet mesdhetar.
Ke patur njė jetė emigranti plot sacrifica. Arti, dihet, nuk jep bukė. Si ja ke dalė tė ndjekėsh pasionin tėnd?
Milot: Do t'ju mbaja gjatė, po tė tregoja gjithė ēfarė kam kaluar pėr tė mbėrritur kėtu ku jam sot. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė se kam besuar gjithnjė, si i marrė, nė mendimet dhe forcat e mia. Nė fillim s'dija tė thosha as "Mirėdita!" nė italisht. Kam fjetur jashtė, punoja kudo (krejt papritur njihja shumė zanate!), studioja dhe ndihmoja edhe shtėpinė. Por Zoti mė ka dhėnė gjithnjė forvė pėr tė menduar nė mėnyrė pozitive dhe pėr tė parė pėrpara. Mė ka ndihmuar edhe edukata familjare. Gjithnjė kam menduar tė jetoj ndershmėrisht. Kam zgjedhur njė profesion tė vėshtirė, por ne shqiptarėt jemi tė fortė. Jam krenar pėr virtytet qė kemi trashėguar. Kam njohur shumė bashkatdhetarė tė mitė qė po ashtu kanė bėrė sakrifica tė mėdha pėr tė studiuar dhe pėr tė realizuar ėndrrat e tyre.
Kritikėt kanė thėnė se nė punėt e tua "pėrzihen stilemat e pikturės ekspresioniste mė tė fundit (ku njė peshė tė rėndėsishme ka Transavanguardia) me mėsimet tashmė klasike tė Dadaizmit tė vjetėr e tė ri
", dhe se nė tė gjithėn kėtė "ndjehet tek rreh flatra mbrojtėse e mėsimeve tė Mimmo Paladino- s." (Eduardo Cicelyn) Sa e gjen veten nė njė pėrkufizim tė tillė dhe sa tė kanė ndihmuar njohja e artit tė sė kaluarės dhe atij bashkėkohor nė veprėn tėnde? Piktura ime ėshtė njė lloj identiteti mesdhetar. Kjo kulturė mijėravjeēare me art dhe legjenda tė mistershme ėshtė njė labirint i madh pėr artistėt, por edhe njė pasuri e madhe nė fushėn e kėrkimit artistik. Pas shumė vjet studimesh, nė fillim nė Milano, nė Akademinė e arteve tė bukura tė Breras, e pastaj nė Londėr, nga 1999 e kam ndarė jetėn time mes Milanos dhe Nju Jorkut. Kam vizituar shumė muzeume dhe galeri arti. Kėsisoj kam fituar njė njohje tė mirė, si tė artit bashkėkohor, ashtu edhe atij tė antikitetit. Por tashmė teksa pikturoj, frymėmarr me personalitetin tim vetjak artistik. Pas shumė vitesh pune dhe pėrpjekjesh, kam nisur tė vjel frytet e para. Mund tė thuhet qė shekulli i kaluar, ka qenė shekulli i artistėve, sepse gjatė kėsaj periudhe kohore kanė lindur mjaft rryma artistike.
Sipas meje, Dadizmi i Dushamp-it dhe Man Ray-t, ka qenė mė kreativi, ndoshta edhe sepse tė gjithė artistėt ndėrkombėtarė e kanė ndjekur me vėmendje tė madhe. Ndėrsa Transavanguarda ėshtė njė rrymė e pėrkufizuar nė Itali nga kritiku i njohur i artit Achile Bonito Oliva, dhe mes artistėve qė tė kėtij ambjenti ėshtė edhe Paladino. Eshtė njė artist qė mė pėlqen, por piktura ime ėshtė krejt tjetėr gjė, sepse unė pėrdor nė kuadrot e mija traditėn e popullit tim. Arti ynė ėshtė mė i lashti nė Mesdhe, ndaj dhe s'ka nevojė tė shikojė pėr kah tė tjerėt. Nė pikturėn timė, nuk bėj tjetėr veēse interpretoj pjesėn mė tė bukur tė artit mesdhetar, grek dhe romak, sipas pikėvėshtrimit tim.
Sa dhe ē'vend zė nė punėn tuaj fėmijėria?
Pėr mua ka qenė fat i madh qė kam lindur nė njė familje tė madhe malėsorėsh, nė njė qytet tė vogėl verior tė Shqipėrisė, nė Milot. Nė qytetin tim, ēdo tė diel, bėhej pazari. Shitej ēdo gjė dhe fshatarė e qytetarė vinin nga tė katėr anėt e vendit. Isha i vogėl, e megjithatė mė ngjallnin kureshtje tė madhe kostumet e jashtėzakonshme tė malėsorėve mirditorė e zadrimorė. Kostumet e tyre me zbukurime tė thjeshta pėr nga fantazia, por me njė harmoni tė mrekullueshme ngjyrash, e tė qėndisura me mjeshtėri, mė kanė lėnė njė kujtim tė pashlyer. Dhe sot janė njė burim i pashtėrshėm nė krijimtarinė time artistike.
Teknikė e pėrzjerė mbi kanavacė, mozaik, instalacion... Ku e ndjen veten mė tė sigurt dhe mė tė shprehur?
Pėr t'u shprehur nė art, sot ekzistojnė shumė forma: pluralizmi artistik ta lejon diēka tė tillė. Duhet tė dish tė bėsh mirė gjithēka, edhe sepse artisti qė nuk njeh shumė teknika, s'e ka tė gjatė nė fushėn e artit. Duhet tė them se mė pėlqejnė tė gjitha kėto teknika, ku besoj se kam mėsuar tė shprehem me njėfarė sigurie. Gjithsesi, aftėsinė pėr t'u shprehur me teknikėn e mozaikut, njė mė tė vėshtirat, ne e kemi tė trashėguar. Gjatė periudhės bizantine, nė Shqipėri ekzistonin shkolla tė veēanta, ku mėsohej realizimi i tyre. Por mua mė pėlqen shumė edhe fotografia dhe besoj qė nė ekspozitat e tjera do tė paraqes edhe punė nė kėtė gjini tė artit.
Ekspozita jote personale mė e madhe, ajo nė Maschio Angioino tė Napolit, titullohej Afėrditat e Milotit. A ka lidhje mes Afėrditės sė Milos,apo asaj tė Botticelli-t dhe Afgėrditave tė Milotit? Si tė lindi ideja e njė instalacioni tė tillė? Nė Muzeun Maschio Angioino tė Napolit, ku para disa vjetėsh hapa ekspozitėn time personale, nė kėta vjet tė fundit, kanė ekspozuar artistė nga mė tė njohurit, si Andy Warhol, Basquiat... E ndjeva pėr detyrė tė realizoja njė punė artistike, sa tė madhe, aq edhe spektakolare. Duke patur ndėr mend Venerat e Milos dhe Botticelli-t, qė mishėrojnė nivelin mė tė lartė tė bukurisė, apo mė mirė qėllimin e saj. Veēsė, nė vend tė bukurisė zgjodha si simbol tė lindjes vezėn, apo mė mirė shtatė vezė gjigande, mbi tė cilat pikturova fytyrat e personazheve tė tillė si Nėnė Tereza, Skėnderbeu, Aleksandri i madh, Caravaggio, Dante Alighieri, Giordano Bruno dhe Maradona. Sot jetojmė nė njė kohė ku nuk mungojnė personazhe tė tillė, ikona tė historisė. Tė gjithė mendonin se titulli i ekspozitės kish tė bėnte me skulpturat e an- Mė 24 maj u mbajt nė Romė, nė ambientet e universitetit mė me emėr nė Itali, njė takim i njė rėndėsi tė veēantė. Italia, Shqipėria dhe Europa me rastin e 50- vjetorit tė Traktatit tė Romės.
Takimi kishte patronazh organizativ emra tė rėndėsishėm institucionalė, si Universiteti La Sapienza i Romės, Qendra e Kėrkimeve Ndėrkombėtare Eurosapienza, Qendra e Dokumentacionit Europian Altiero Spinelli, Ambasada Shqiptare nė Itali dhe Shoqata Studentore Shqiptare, simbol i promovimit tė suksesshėm tė imazhit pozitiv tė shqiptarit nė Itali, Egnatia. Takimi ishte nė kėtė fryme: promovimi i Shqipėrisė drejt rrugės sė vėshtirė, por tė paevitueshme tė integrimit europian dhe mbi kėtė temė, nė atmosferėn e krijuar u konverguan mendimet e Nėnsekretarit tė Shtetit nė Ministrinė e Jashtme Italiane, zotit Crucianelli, Presidentit tė Komisionit pėr Politikėn e Jashtme tė Parlamentit Italian, zotit Ranieri dhe nga homologu i tij shqiptar, ish-kryeministrit, zotit Ilir Meta, si President i grupit parlamentar pėr Integrimin Evropian. Drejtori i pėrfaqėsisė sė komunitetit europian nė Itali, zoti Pier Virgilio Dastoli, nė fjalėn e tij theksoi tashmė rrugėn e ndėrmarrė nga Shqipėria drejt tė ardhmes evropiane, e menjėherė pas tij, znj.Valbona Alikaj, zv/presidente e Shoqatės Egnatiabėri njė pėrmbledhje tė realitetit tė komunitetit studentesk shqiptar nė universitetet italiane dhe theksoi rėndėsinė e valorizimit tė kėtij elementi, pėr hapjen e rrugės drejt njė brezi mė afėr vendit tė tyre e mė afėr Europės.
Puna e Shoqatės Egnatia, e rrallė nė aktivizimin qė ka treguar nė fushat ku vepron, u vlerėsua nga tė gjithė tė pranishmit, duke bėrė palėn shqiptare nė takim tė ndihej krenare nga njė pėrfaqėsim kombėtar i tillė. Pėrfundimin e takimit, ku referuan gjithashtu ambasadori shqiptar nė Itali, z.Llesh Kola, Presidenti i Fakultetit tė Ekonomisė, La Sapienza tė Romės, drejtori i Qendrės sė Studimeve Eurosapienza, zoti Burgio, e bėri sėrish pėrfaqėsuesi i Shoqatės Egnatia tė Romės, z.Elton Meta, duke referuar mbi projektin ambicioz tė mbėshtetur nga komuniteti evropian, pėr ndėrhyrjen nė administratėn shqiptare, pėr rehabilitimin e shėrbimeve civile komunale e rajonale. Ky projekt i Egnatias ėshtė njė ndėr hapat e rėndėsishėm qė, tė vulosur nga konsensusi gjithė-palėsh i takimit tė Romės, do tė promovojnė nė ambientet e duhura Shqipėrinė si komunitet kulture e tradite, e si institucion gjithnjė e mė shumė pranė standardeve. Mbėshtetja e qeverisė italiane, qė u pėrshėndet nga zoti Ilir Meta dhe nga ambasadori ynė nė Romė, z.Llesh Kola, u shpreh qartė, ashtu si ka qenė nė momentet mė tė vėshtira tė shtetit shqiptar Indrit Daci, Shoqata Egnatia Shoqatat studentore nxisin promovimin e Shqipėrisė EGNATIA NĖ TAKIMIN ITALIA, SHQIPĖRIA DHE EUROPA tikitetit, ndėrsa nė tė vėrtetė gjetėn simbolet e rilindjes, pėr tė cilėn tė gjithė ne provojmė nostalgji.
Sa Shqipėri ka nė punėt e tua dhe sa do tė ketė nė punėt qė do tė paraqesėsh nė Kompleksin e Vittorianos nė Romė mė 13 qershor? Unė edhe emrin e artit e kam marrė nga qyteti ku kam lindur dhe e them me krenari qė jam shqiptar. Pasuria e pafund kulturore e popullit tonė mesdhetar ėshtė element themelor qė karakterizon veprat e mia. Edhe ekspozita e Romės, qė ka si qėllim tė bėjė tė njohur e tė lidhė kulturat e vendeve mesdhetare besoj se ėshtė njė ndėr takimet ku arti im, e pėrsėris, shprehje e njė identiteti mesdhetar, do tė marrė frymė mė sė miri. Ju ftoj tė vini ta ndiqni. i.s Faqja pėrbri , Alfred Mirashi Milot, me bashkėshorten para njė pikture tė tij. Majtas, vezėt e Milotit me figura gjeometrike dhe personazhe si nėnė Tereza e Skėnderbeu, nga ekspozita Le Veneri di Milot.
Emigrant dhe piktor? Do t'ju mbaja gjatė, po tė tregoja gjithė ēfarė kam kaluar pėr tė mbėrritur deri kėtu.
Unė kam marrė si emėr arti emrin e qytetit ku kam lindur. Pikturat e emia janė shprehje e njė identiteti mesdhetar.”
IL LAZIO TRA LEUROPA E IL MEDITERRANEO
Njė festival dhe njė ēmim Ekspozita ku do tė marrė pjesė Alfred Mirashi ėshtė pjesė e njė festivali shumėngjarjesh me veprimtari pėr Mesdheun qė kurorėzohet nė shtator me dhėnien e ēmimit ndėrkombėtar qė mban emrin e festės. Nė edicionin e parė tė ēmimit, zhvilluar shtatorin e kaluar nė Romė, juria nderoi regjisorin shqiptar Dhimitėr Anagnosti. (nė foto gjatė ceremonisė nė Complesso del Vittoriano). Anagnosti fitoi ēmimin pėr audiovizivėt, ndėrsa ēmimet e tjera, gjithsej tetė ndėr 22 vende pjesėmarrės, u ndanė pėr kontribute tė rėndėsishme nė fushėn politike, letrare, kėrkimore, shkencore, e tė tjera. Mes tė nderuarve me ēmim edhe ish-administratori i Kosovės Bernard Kouchner pėr Paqen dhe vėllazėrimin, ndėrsa njė ēmim i veēantė Pėr Dialogun iu dha shkrimtarit Tahar Ben Jalloun.





Ilirjana Stringa |