Kreu | Kulture | Zbulohet dieta e Victorias Secret: Veze pluhur, pa ushqime te forta dhe galone te ujit!

Zbulohet dieta e Victorias Secret: Veze pluhur, pa ushqime te forta dhe galone te ujit!

Telegrafi
Zbulohet dieta e Victorias Secret: Ve Zbulohet dieta e Victorias Secret: Ve

Zbulohet dieta e Victorias Secret: Vezë pluhur, pa ushqime të forta dhe galonë të ujit! Nëse e ndjeni se nuk ka gjë më të vështirë se sa dieta që jeni duke e mbajtur, shikoni se si vepron Engjëlli i Victorias Secret, për ta kuptuar se ka dieta edhe më të vështira.Shou i modës së Victoria"s Secret konsiderohet si kremi i modelimit, ku manekinet më të mira të veshura (apo të zhveshura) për sfilatë, i vendosin krahët e engjëjve dhe pozojnë para kamerave televizive në pistat vezulluese.

Zbulohet dieta e Victorias Secret: Vezë pluhur, pa ushqime të forta dhe galonë të ujit! Nëse e ndjeni se nuk ka gjë më të vështirë se sa dieta që jeni duke e mbajtur, shikoni se si vepron Engjëlli i Victorias Secret, për ta kuptuar se ka dieta edhe më të vështira.

Shou i modës së Victoria"s Secret konsiderohet si kremi i modelimit, ku manekinet më të mira të veshura (apo të zhveshura) për sfilatë, i vendosin krahët e engjëjve dhe pozojnë para kamerave televizive në pistat vezulluese.

Që të përgatiten për pozimin me veshje intime të pakta në një skenë aq masive, modelet duhet të duken më së miri që munden - ndërsa që tani shpjegohet nga burimet e brendshme të Victoria"s Secret se si veterania e Engjëjve, Adriana Lima, vepron për tu dukur aq bukur në një skenë të tillë.

Së pari fillon me ushtrime trupore: "Duke filluar nga gushti, Lima, 30 vjeçare, bënë ushtrime trupore çdo ditë me trajner personal. Për tre javët e fundit, ajo ushtron dy herë në ditë."
Pastaj vjen "dieta e çmendur".
Vërejtje: vetëm sasi të vogla të ushqimeve të ngurta përdoren.

Ajo e viziton nutricionistin, i cili e mat masën e saj muskulore të trupit, proporcionin e yndyrave dhe sasinë e ujit të mbajtur në trupin e saj. Ai i përshkruan proteina, vitamina dhe suplemente tjera që ta mbaj nivelin e nevojshëm të energjisë për Adrianën gjatë sesioneve të trajnimeve fizike. Lima e pinë një galon (3.8 litra) ujë në ditë. Për nëntë ditë, para fillimit të shout, ajo prej ushqimit do të konsumoj vetëm lëngje proteinike - "pa ushqime të forta". Përzierjet e lëngjeve përmbajnë vezë pluhur.

Dy ditë para se të filloi shou ajo e ndërpret pirjen e ujit prej një galoni në ditë, dhe fillon "të pijë ujë normalisht". Pastaj 12 orë para shout ajo ndërpret në mënyrë të plotë pirjen e ujit.

Pra, pa ushqime të ngurta dhe të lëngëta. prandaj është çudi se si vajzat me krah të engjëjve nuk alivanosen në pistën e modës!

me shume  Vizitoni faqen

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 0 postime

Ju duhet te identifikoheni per te postuar komente!


Rrjete Sociale

Google+

Facebook
Autori
Telegrafi
Telegrafi
Kendi i Reklamave
Fjalekyce
Asnje fjalekyce per kete artikull
Vleresoni kete artikull
0
Publikoni artikullin
Kendi i Reklamave