Total: (110,068)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Ilir Kerni, kthimi i nje ylli ne Shqiperi

0

Ilir Kerni, kthimi i nje ylli ne Shqiperi  Ilir Kerni, kthimi i nje ylli ne Shqiperi ilirkerni 2 P as largimit të tij nga Shqipëria në fillimvitet 90, balerini shqiptar, Ilir Kerni, vjen në spektaklin e madh përgatitur me rastin e 45- vjetorit të Shkollës së Baletit.

Ilir Kerni, kthimi i një ylli në Shqipëri.

Tepër modest dhe me një drojë të habitshme që i endet në vështrim, ai përpiqet të kujtojë sekuenca nga jeta e tij prej balerini. Një yll që shkëlqeu për një kohë jo shumë të gjatë në Tiranë, Ilir Kerni pas largimit të tij prej mëse 12 vjetësh, është sërish këtu. Ka prekur maja të larta si balerin nëpër Evropë, Azi, etj dhe e ka marrë tashmë shpërblimin e punës së tij. Veç i sëmbon në zemër të vijë e të realizojë një ëndërr në Tiranë. Dëshiron me shpirt të vijë në Tiranë e të realizojë një shfaqje madhështore me trupën e tij të baletit të Zagrebit. Sigurisht do ta realizojë në një të ardhme. Por tani është pak herët që të mendojë për detaje. Për të ky kthim i shkurtër disa ditësh në Tiranë, që nga Zagrebi është një zhytje në nostalgji Ka kaluar nëpër shumë klasa të shkollës së baletit, i ka ngjitur dhe zbritur shkallët gjithë nostalgji dhe tashmë i kalojnë përpara si në një ekran gjigant kinemaje gjithë ditët që ka kaluar në atë shkollë, profesorët e tij me të cilët ka punuar gjithë ato vite, miqtë e tij dhe ngjarje të veçanta në atë shkollë. I ftuar nga drejtori i shkollës së Baletit, Arjan Sukniqi, në festën madhështorë që do të shvillohet me 8 dhe 9 maj në Pallatin e Kongreseve me rastin e 45- vjetorit të kësaj shkolle, Ilir Kerni do të jetë këto net krah shumë balerinëve të suksesshëm shqiptarë të shpërndarë nëpër botë, si Kledi Kadiu, Ambeta Toromani, Altin Naska, Gentian Doda, etj.

Por cila ka qenë jeta e balerinit këto vite larg Shqipërisë dhe cila qe shtysa që e largoi
Unë nuk u largova nga Shqipëria. Atëherë shkova si një specializant në Operan e Parisit për pesë muaj. Por specializimi ishte i ndarë në dy pjesë në Operan e Parisit dhe në Operan e Strasburgut. Kur Shkova në Operan e Strasburgut, drejtori i Operas më propozoi që unë të punoja aty si balerin. Unë e pranova këtë ofertë dhe kësisoj qëndrova tre vjet në Francë, pra me këtë repertor që kisha deri atëherë, Zhizel, Don Kishoti, dhe shumë duete e pjesë të tjera të veçanta. Në Francë u befasova me baletin kontemporan, i cili kishte një dimension krejt tjetër nga ai që unë njihja. Por me shumë durim dhe vullnet arrita të suportoj vështirësitë e para që ishin vërtet shokante që nga mënyra e punës, disiplina artistike etj. Sidoqoftë sot kam një repertor mjaft të gjerë klasik dhe modern dhe jam i kënaqur për këtë rrugë ku kam ecur.

Pas sa vitesh ktheheni në Shqipëri
Kam qenë edhe herë të tjera që pas largimit tim të parë. Hera e fundit që kam ardhur ishte në spektaklin 12 ëndrrat e një nate vere që zhvillohej në Durrës. Isha i ftuar nga regjisorja Vera Grabocka dhe aty kam kërcyer me balerinën Ambeta Toromani. Por gjatë kësaj kohe kam pasur ftesa edhe nga Teatri i Operas dhe Baletit, por nuk kam pasur mundësi të vij. Është e vështirë që të gjendet koha që të përkojë mes shfaqjeve këtu në Tiranë dhe kohës sime të lirë në Zagreb. Por një tjetër vështirësi është edhe gjetja e një balerine me të cilën mund të kërcej. Këto janë arsyet pse kam munguar gjithë këto kohë. Jo se nuk kam pasur dëshirë, sepse dëshira ka qenë gjithmonë e madhe.

Edhe këtë herë keni ardhur pa partnere
Së pari dua të them se këtu erdha i ftuar nga drejtori i Shkollës së Baletit, z.Arjan Sukniqi. Ishte një ftesë të cilën unë e prita me shumë gëzim. Dhe erdha. Por problemi është se kam ardhur vetëm. Në fakt ishte e pamundur teknikisht që unë të vija këtu i shoqëruar nga një balerinë. Sepse angazhimet e repertorit ishin të tilla.

Si e konsideroni pjesëmarrjen tuaj në 45 -vjetorin e Shkollës së Baletit
E kam menduar si një eveniment shumë të rëndësishëm pjesëmarrjen time në jubileun e 45- vjetorit të Shkollës së Baletit. E them këtë sepse unë vetë jam prodhim i kësaj shkolle. Kam kaluar këtu atë pjesë të fëmijërisë deri në shkollën e mesme. Kam vërtet një nostalgji të pakrahasueshme për këtë shkollë e cila krijon vazhdimësi për nxjerrjen në skenë të balerinëve.
Për kë i ruani kujtimet më të mira
Do të doja ti përmendja me radhë të gjithë profesorët e mi, por në mënyrë të veçantë dua ti bëj homazh profesorit tim, që nuk jeton më, Miltiadh Papa.
Po nga Tetari i Operas dhe Baletit, ku ju shkëlqyet për aq kohë sa ishit aty çmund të kujtoni
Ne erdhëm në një periudhë me fat do ta quaja, atëherë kur Teatri i Operas ishte plot me personalitete. Në këtë frymë u zhvilluam. Aq më tepër që ne na u dha dora dhe u shfrytëzua momenti që të lançoheshim. E sa për pjesë të veçanta prej të cilave ruaj mbresa unë do të përmendja baletin Zhizel me të cilin është bërë turne në Itali, ku kam kërcyer me balerinën italiane Ana Raci. Po ashtu do të përmendja edhe baletin Don Kishoti. Kësisoj mua mu krijua mundësia e një repertori klasik. Por pas kësaj periudhe, unë pata mundësinë të largohem nga Shqipëria për në Francë.

E përmendët edhe më lart largimin tuaj. Po largimi nga Franca për në Kroaci si ndodhi Pse nuk qëndruat në Francë
E thashë edhe më sipër se në Francë unë kisha shkuar si specializant. Mbaj mend se atë periudhë kishte mjaft probleme me dokumentacionin, dhe pasi e kisha shtyrë për rreth tre vjet, gjithmonë nën hijen e këtij specializimi, rastisi të njihja ish- drejtorin e baletit kroat i cili ka qenë një nga figurat e artit botëror. Ishte pikërisht ai që më ofroi të punoja në Kroaci dhe që atëherë po bëhen rreth nëntë vjet që punoj në Zagreb. Sigurisht jam mjaft i kënaqur, prej punës sime atje. Megjithatë ju keni pasur edhe shumë koncerte jashtë Kroacisë
Po kam patur rreth tre katër koncerte në vit në Tokio, ku jam një i ftuar i përhershëm atje. Kam patur po ashtu bashkëpunime edhe me një trupë portugeze me të cilën kam bërë një turne të gjatë në Honkong e Makao. Po ashtu kam patur turne edhe në Gjermani dhe vende të tjera të Evropës.

Para disa muajsh juve ju akordua edhe Çmimi i Republikës në Kroaci. Si e pritët këtë vlerësim
Është një çmim që ata e quajnë një lloj Oskari. Ai çmim jepet për artistin më të mirë, i cili ka realizuar rolin më të mirë. Unë e mora këtë çmim për rolin e Mefistofelit tek Fausti. Në fakt, mua gjithmonë më kanë cilësuar si një kërcimtar romantik, por me kalimin e kohës dolën në pah edhe shumë anë të tjera të miat si balerin, që më parë nuk shiheshin, si potenciali dramatik e aq më shumë në një figurë aq komplekse siç është figura e Mefistofelit. Ishte sigurisht një befasi për të tjerët, por edhe për mua, realizimi i këtij personazhi.
Po këto kohë me se jeni angazhuar
Kishim premierën e baletit Zhizel me të cilën kam dhënë dy shfaqje me 24 – 26 prill. Para tij ishte shfaqja Romeo dhe Zhuljeta, në Gjermani kemi dhënë rreth dhjetë shfaqje të Faustit, etj .
Keni ndonjë plan për tu kthyer në Shqipëri
E kam pasur gjithmonë këtë dëshirë dhe kjo më ka shkuar shpesh në mendjen time. Por jo gjithmonë përkojnë mundësitë reale me dëshirat që kam. Atje jam shumë i angazhuar hë për hë dhe nuk e di. Të shohim

Përkrah një gruaje të jashtëzakonshme
Me gjithë përgjigjet e shkurtra të tij, kupton që jeta e tij private është e mbushur, megjithëse ende mund të ketë plot gjëra që mund ti shtojë asaj. Kam një bashkëshorte fantastike, – thotë Iliri, ndërsa shton se ka vënë re që ajo i është kthyer në domosdoshmëri. Sa më shumë kohë kalon nga njohja jonë, aq më shumë e vë re se pa të nuk mundem. Ka një mirëkuptim total mes nesh dhe nuk e di nëse do të mundja ta bëjë këtë punë që bëj, pa të,- thotë balerini, ndërsa rrëfen se gruaja e tij, Dorotea, një vajzë me energji të jashtëzakonshme të cilën e ka njohur prej aq vitesh sa smbahet mend, i ka qenë gjithmonë krah. E them këtë duke u nisur nga ndihma që ajo më ka dhënë gjithmonë por edhe nga shija e stërholluar e saj. Unë në fakt nuk i besoj shumë komlimentet, apo opinionet pozitive. Por të vetmet opinione që besoj janë ato që më jep ajo, menjëherë pas çdo shfaqjeje,- thotë Iliri duke shtuar se ajo ka një dashuri të jashtëzakonshme për punën që bëj unë dhe kjo më bën të ndihem me shumë fat. Ndërsa një vogëlush i bukur, ende nuk ka trokitur në jetën e tyre. Ndoshta kjo është një nga të vetmet mangësi që mund të ndiejë në jetën e tij.

Kur nuk e dinte se çishte baleti…
Në familjen e tij nuk ka pasur asnjë shenjë arti. Iliri thotë se prindërit e tij nuk kishin lidhje me baletin dhe as me ndonjë degë tjetër të artit. Madje as ai vetë nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të bëhej balerin, deri atë ditë kur e vunë në provë. I kujtohet shumë mirë dita e parë kur ai u nis drejt baletit. Kurrë më parë nuk kishte menduar për të. Madje edhe atë ditë , në klasë, kur kishin ardhur të provonin shumë nxënës të tjerë, ai nuk e kishte të qartë se për çfarë bëheshin ato prova. Mbaj mend se kishin provuar pothuajse të gjithë nxënësit e klasës sime,- thotë Iliri, ndërsa tregon se asokohe nxënësit që futeshin në shkollën e baletit, zgjidheshin nëpër shkollat fillore. Unë ndodhesha diku nga fundi i klasës, por me gjithë drojën time, nuk i kisha shpëtuar syrit të mësuesve. Më pyetën nëse e kisha bërë edhe unë provën sikurs të gjithë nxënësit e tjerë dhe unë iu përgjigja me gjysmë zëri jo. Atëherë hajde të provosh të bësh urën – më thanë ata. E provova. Kisha një tërheqje të fortë të muskujve dhe ndieva se mu mor fryma. Madje edhe kur më pyetën se si e kam emrin mezi shqiptova shkronjat e emrit tim. Kështu rrëfen Iliri provën e tij të parë që e çoi drejt baletit. Ai thotë se edhe pas kësaj nuk e dinte se ajo provë ishte bërë për tu futur në shkollën e baletit.

Shkembejeni

Rreth autorit

parajsa

Parajsa.com është një portal i pavarur në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 2001, që ka depërtuar zemrat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çameri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, për vite me rradhë, nëpërmjet një larmie temash të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës.

Shkruani nje koment

loading...