Total: (49365)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Bill Gates – Gjeniu me i madh dhe me i pasur i koherave tona

0

Bill Gates - Gjeniu me i madh dhe me i pasur i koherave tona B ashke themeluesi i Microsoftit. William H. Gates ka Lindur me 28 Tetor 1955 ne Seattle, Washington. I bobet, i turpshem dhe i ngathet, nje adoleshence e ndryshme nga ajo e arritjeve te shkelqyeshme te prinderve te tij. Babai i tij, trupmadh, rreth 6’6” i gjate, ishte nje avokat teper premtues dhe i njohur ne Seattle, ndersa mamaja e tij ishte pjesmarrese e nje organizate bamirese dhe drejtonte organizaten United Way. Ndersa ai tregonte nje talent te shkelqyer ne matematike dhe logjistike, Billi i ri, ne moshen e tij femijerore, nuk mund tja kishte idene e te qenurit nje lider natyral, qe do te behej nje bilioner ne te ardhmen dhe do te ishte ne krye te biznesmeneve me te njohur ne Amerike.

Lindur me 1955, Gates ndoqi ne fillim nje shkolle publike, dhe me pas ne moshen 12 vjecare kaloi ne shkollen private Lakeside School. Nr vitet ne vazhdim, Gate shkroi programin e tij te pare ne kompjuter, ne nje kohe kur kompjuterat ishin ne permasat e nje dhome, dhe perdoreshin nga shkenctaret me bluze te bardha. Ne vitet ne vazhdim, ai dhe shoku i tij Paul Allen shkruajten nje program planifikues per shkollen ne te cilen fare rastesisht i bashkoi te dy gjenite ne te njejten klase me vajzat me te bukura te shkolles. Akoma ne shkolle te mesme, Gates dhe Allen themeluan nje kompani te quajtur Traf-O-Data, qe analizonte trafikun e te dhenave te qytetit.

Gates u vendos ne Harvard University duke patur si qellim te behej nje avokat i shquar si i jati. Akoma nje djale i turpshem dhe i ngathet, shume rradhe shkonte neper mbremje, deri ne momentin qe u njoh me mikun e tij Steve Ballmer, te cilin ai me vone do ta emeronte president te Microsoftit.

Nje dite ne Dhjetor te 1974, Allen, qe punonte tek Honeywell jashte Bostonit, i tregoi Gates nje Mekanizem Popullor qe mbulonte vecorite e nje Altair 8800, nje kompjuter prej $397 nga M.I.T.S. te cilen pothuajse cdo person qe kishte hobi dhe deshire mund tja arrinte ta bente. E vetmja gje qe mungonte ne ate kompjuter, pervec tastieres dhe monitorit, ishte programi funksionant (software). Gates dhe Allen kontaktoi me qendren e M.I.T.S. dhe u tha atyre se mund tju siguronin nje version BASIC per Altair.

Mbas nje demonstrimi te suksesshem ne zyrat e kompanise Albuquerque, M.I.T.S. lidhi nje kontrate me Gates dhe Allen per gjuhe programimi. Cifti i miqve u zhvendos ne New Mexico dhe filloi Micro-soft (me pas ata e hoqen vizen ndarese, duke e quajtur Microsoft). Meqenese kompania e pare prej 5 klientesh pesoi nje falimentim, kompania me gjithe perpjekjet e saj, u zhvendos ne Seattle me 1979. Ne vitet ne vazhdim, IBM i kerkoi Bill Gates qe ti siguronte nje sistem operimi per kompjuterat e saj te pare. Gates bleu nje sistem te quajtur QDOS (Sistem Operativ i Shpejte dhe i Piste) per $50,000 nga nje kompani tjeter, dhe i ndryshoi emrin ne MS-DOS, dhe ja licensoi ate kompanise IBM. PC IBM ishin nje stuhi e vertete ne fushen e marketingut, kur u be prezantimi i pare i tyre ne 1981, dhe te ardhurat nga licensa kontribuan ne vazhdimin e projektit Microsoft, duke i siguruar kompanise mbijetesen per vitet ne vazhdim.

Microsoft vazhdoi te perqendrohej ne marketingun e programeve, duke shtuar aplikime teper te kerkuara konsumatoresh si Microsoft Word dhe Microsoft Excel. Nepermjet Gates, Microsoft arriti te kete ne perdorim arkivin e fotove Bettmann te kompanise Corbis, duke fituar te drejten e shperndarjes elektronike. Ne 1986, kur kompani u be publike, Gates u be nje bilioner ne moshen 31 vjec. Ne vitet ne vazhdim, kompania, prezantoi versionin e pare te saj Windows, dhe ne vitin 1993 u shiten rreth 1 milion kopje te tij brenda 1 muaji. Kur Windows 95, u prezantua ne 1995m 7 milion kopje u shiten vetem ne 6 muajt e pare. Microsoft u be kaq popullore si kompani saqe Departamenti i Drejtesise ne SHBA ndermori nje seri te gjate investigimesh mbi te, duke iu bere kundershtaret e vetme ne nje fushebeteje te saponisur.

Ne 1995, Gates ne menyre dramatike ndryshoi drejtimin e kompanise se tij dhe iu perkushtua internetit. Ndersa disa nga perpjekjet e tij, perfshire ketu dhe Microsoft Network dhe arritjen e tij te quajtur Web shows, tronditi, dhe fitoi terren kundrejt shfletuesit Netscape me shfletuesin e tij shume shpejt te popullarizuar Internet Explorer.

Ne kete kohe, Gates ndertoi nje vitrine teknologjike prej 40,000 metra katror ne Lake Washington dhe ne 1994, u martua me Melinda French, nje drejtuese marketingu ne Microsoft. Ne te njejten kohe, Gates i rriti bamiresite e tij duke dhene: Shumen e fituar prej $1 billion gjate 20 vjeteve per te themeluar projektin “Gates Millennium Scholarship Program”, qe do te suportonte nje grup te vogel studentesh premtues nga kolegjet dhe nga disa shkolla te tjera te mesme; dhe $750 million per pese vjet ia dha Global Alliance per “Vaksina dhe Imunizime”, e cila perfshinte dhe Organizaten Boterore te Shendetesise, Fondacionin Rockefeller, Unicef, kompani farmaceutike, dhe Banken Boterore.

Ne Nentor te 1999, Gjykata e Rrethit ne U.S. leshoi nje vendim primar qe programuesja gjigande Microsoft ishte nje monopol, duke paraqitur probleme serioze per Bill Gates dhe korporaten Microsoft. Shume shpjet mbas vendimit, Gates kaloi ne pozicionin e CEO ne Microsoft dhe mori rolin e kryetarit dhe arkitektit te programeve.

Sipas vendimit te vitit 1999, Microsoftit ju kerkua te leshonte kodin funksionant te Windows 2000 ne duart e prodhuesve te tjere. Ne Prill te vitit 2000, Departamenti i Drejtesise propozoi qe Microsoft duhet te ndahet ne dy kompani. Njera prej tyre do te vazhdoje te merret me zhvillimin e programeve te tilla si Microsoft Office dhe Internet Explorer, ndersa tjetra duhet te perqendroje vemendjen ne sistemin e operimit Windows (i cili perdoret ne me shume se 85% te kompjuterave ne bote).

Gates konsistoi ne menyre te vazhdueshme se nuk do te ishte efikase ndarja e sistemit te operimit Windows nga aplikimet e tjera te Microsoftit, pasi ato jane pjese e pandare e njera tjetres. Nuk ndodhi nje kufizim i menjehereshem ne kompani, por ne Korrik te 2001, nje vendim gjykate federale mbivleresoji udherin e gjykates se rrethit, per ndarjen e Microsoft.

Me nje raportim pasurie prej $54 billion, Gates u rendit ne vendin e pare ne revisten 2001 Forbesnga 400 te pasurit me te medhenj en Amerike, edhe pse ai humbi rreth $9 billion nga viti i meparshem. Bashke themeluesi i tij, Allen, ishte i treti ne renditje. Ne Gusht te 1999, ai dhuroi rreth $6 billion fondacionit te tij te bamiresise, trashigimia me e madhe e patur deri me sot nga nje person i vetem.

Gates dhe gruaja e tij, Melinda kane tre femije; vajzen, Jennifer, lindur me 1996; djalin, Rory, lindur 1999; vajzen, Phoebe, lindur me 2002.

Shkembejeni

Rreth autorit

parajsa

Parajsa.com është një portal i pavarur në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 2001, që ka depërtuar zemrat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çameri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, për vite me rradhë, nëpërmjet një larmie temash të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës.

Shkruani nje koment