Total: (49596)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Serenatat Korcare – Si linden ne vitet 30 dhe kush i kendoi

0

Serenatat Korcare - Si linden ne vitet 30 dhe kush i kendoi Korçarët mërgimtarë do të çanin deri në Alaskë dhe Vladivostok, Kanada dhe Australi. Ata janë qytetarë të hapësirave të mëdha. Le të kujtojmë Naum Veqilharxhin, Themistokli Gërmenjin.


Gjithkush e ka një dritare
Nga e mban kokën prapa përjetë
Një siluetë del, zhduket dhe shuhet fare
Dhe prap shfaqet si margaritar në det.

Kush nuk këndoi njëherë një serenatë
Kush nuk dashuroi njëherë me çmenduri
Për të jeta është një mandat

Eshtë thjesht një epitaf i zi
Serenata mori krahë në vitet tridhjetë dhe pikërisht në Korçë. Përfytyroni ju lutemi Korçën e viteve tridhjetë. Me rrugë të pastra me kalldrëme me ato kangjellat plot dritë të pashterur me trëndafilat në pranverë, me studentet e liceut të ardhur nga gjithë Shqipëria, me festat e zhurmshme të Karnavaleve Lëndina e Lotëve ishte atje, në fund Natyrisht kishte edhe shumë shumë lotë por kjo lëndinë e kurbetllinjve korçarë që rrihnin tërë botën ishte edhe një port i madh i hapur për kulturat, për këngët, për qytetërimet, për fitoret dhe deziluzionet. Korça ishte e hapur për qytetërimet e huaja sepse asaj i dridhej qerpiku i bukur për qytetërimin e vet. Ajo kishte për vete një qytetërim të formuar me burimin ndoshta që tek Voskopoja e famshme dhe më tej nëpër shekujt. Mos harroni ju lutem për asnjë moment: Jemi në Korçën e viteve tridhjetë. Në Korçë do të hapej kinema “Majestik” dhe tregëtarët korçarë nëpërmjet aksioneve do të ngrinin një ndërtesë të bukur sipas shembullit të largët të Skalës. Jo më kot në ato vite Prefekt ishte Hil Mosi, ai do ti kushtonte një rëndësi të veçantë kulturës. Banda “Vatra” e kishte burimin në Korçë e shumë e shumë evenimente të tilla. Korça ka qenë dhe mbetet zemra e urtësisë shqiptare. Korça është për Shqipërinë ashtu si Firence për Italinë, Parisi për Francën dhe Athina për Greqinë. Shumë qytete të tjera të Shqipërisë kanë avantazhe natyrore. Por përsëri Korça ka një epërsi të dukshme. Të gjithë shqiptarët kudo që janë, apo dhe të huaj kur përmendin emrin e Korçës ndjejnë një respekt të natyrshëm. Siç thotë një studiues, ka qytete që edhe emri ju tingëllon në mënyrë të magjishme. E tillë është Korça. Në Korçë në ato vite hapeshin shtypshkronja private dhe gazeta të paanshme siç quheshin me të drejtë. Në Korçë në ato kohëra e kishin për nder të zhvillonin fushatate tyre elektorale personalitete të tilla kombëtare si Fan Noli, Ali Këlcyra, Medi Frashëri. Ishte ndoshta i vetmi qytet që i kuptonte dhe i shpallte qytetarë nderi. Në ato kohë kishin filluar të spikasnin në qytet disa familje të mëdha të cilat i sollën qytetit begati, zhvillim kulturor dhe tregtar. Por si në çdo qytet të madh edhe këtu intelektualët e mëdhenj duke filluar që nga Themistokli Gërmenji nuk e mbështetën veprimtarinë vetëm tek këto familje. Ata si demokratë të mëdhenj që ishin u mbështetën tek shtresat e gjera të shoqërisë të atëhershme korçare. Dhe jo më kot në gazetën e tij “Koha” Mihal Grameno në okelio do të shpallte veten të paanshëm nga partitë dhe do të shkruante si diçiturë “Mbron interesat e popullit”.

Kur apostulli shqiptar Naim Frashëri do të shkruante “Lumja ti Korçë o lule” këtë nuk e jepte vetëm se aty u krijua shkolla e parë shqiptare. Jo, Naimi kishte gjithmonë një vizion më të gjerë se diçka konkrete. Korça për të ishte një pararojë e kombit, një evanpost i shoqërisë shqiptare, një ambasadore e përhershme dhe e jashtëzakonshme Shqipërisë nëpër botën e qytetëruar. E tillë ishte dhe e tillë mbeti në vitet tridhjetë Korça e bukur shqiptare. Gjithmonë mund ti bën pyetjen veten: Pse pikërisht Korça Ku i ka rrënjët prosperiteti dhe jeta e lavdishme kulturore e këtij qyteti. Ne mendojmë, tek humanizmi korçar dhe dashuria e korçarëve për lirinë. Një poet amerikan është shprehur se madhësia e një qyteti nuk varen nga madhësia e sipërfaqës së tij për kilometra katrorë apo nga numri i banorëve, por nga madhësia e vetë qytetarëve. Korçarët mërgimtarë do të çanin deri në Alaskë dhe Vladivostok, Kanada dhe Australi. Ata janë qytetarë të hapësirave të mëdha. Le të kujtojmë këtu Naum Veqilharxhin, le të kujtojmë këtu Themistokli Gërmenjin. Ky i fundit është një hero i përmasave antike. Çdo qytet i botës do ti vendoste ata me krenari në panteonin e vet. Dhe pikërisht në një qytet të tillë, në një atmosferë të tillë të ndezur do të lindnin dhe serenatat. Në fillim të vitit 1925 në gazetën e tij të paanshme “Koha” plaku i penës dhe i pushkës Mihal Grameno shkruan për ardhjen e Ahmet Zogut një shkrim me të vërtetë sensacional dhe spektakolar “Katastrofë apo shpëtim” Kritika letrare dhe publicistike e derisotme e ka shënuar këtë shkrim të xha Mihalit si një lajthitje, si një kompromis, si një hutim i çastit. Por fakti nuk qëndron kështu. E vërteta është ndryshe. Xha Mihali e mbështet dhe e quan shpëtim ardhjen e Ahmet Zogut në pushtet sepse plaku i mençur e parandjen se me veprimet e tij energjike Ahmet Zogu po vendoste rendin dhe po ndërtonte konstruktin e shtetit të ri shqiptar.

Xha Mihali në shkrim shpallte se atë e njihnin të gjithë në Korçë, se ai nuk ishte servil dhe trimërinë kur ishte dashur e kishte rrëfyer aty ku duhej. Atë që thoshte për Ahmet Zogun e kishte bindje. Dhe këtë e tregon edhe më vonë edhe një fakt tjetër: Kur do të botonte librin e tij të dëgjuar “Kryengritje shqiptare” ai do t’ja dedikonte këtë libër Ahmet Zogut. Kushtetuta e vitit 1928 i dha lirisë së shtypit një status solid për kohën dhe shembull inspirimi për të ardhmen. Gazetat dhe revistat në atë periudhë lulëzuan. Liria e shtypit nuk kishte kufi përveç më vonë familjes mbretërore. Me këtë liri, me këtë hapësirë lulëzoi së pari shtypi korçar me një traditë të hershme që i kishte rrënjët deri në shtypin e diasporës ku shumica ishin korçarë. Liria e shtypit në Amerikë u bë shembull për lirinë e shtypit në Korçë. Shumica e gazetarëve korçarë që shkruanin në ato vite kishin punuar dhe jetuar dikur në Amerikë. Shoun e parë publicistik e bëri me të vërtetë revista “Rilindja” me drejtor juristin Pandi Frashëri. Deri më tani është studiuar me imtësi “Bota e Re” dhe nuk na duket e drejtë që është lënë në hije kjo revistë cilësore dhe moderne për kohën. Avokati i ri Pandi Frashëri do ti jepte revistës së tij një mbështetje demokratike në mbrojtje të interesave të popullit, por pa lënë mënjanë edhe prirjet aristokratike të një shtrese të caktuar apo penat e shkolluara të borgjezisë korçare. Ja kjo është atmosfera kur do të lindin dhe lindën serenatat e famshme korçare

Po serenata si lindi Pse lindi Kush është ajo tharmë jetike plot klorofile që do ta krijonte nga hiçi, mbretë-reshën e zemrës, atë mbretëreshë që do ta pushtonte me thesaret e bukurisë së saj të shpirtit dhe të hirit, zemrën e djaloshit korçar.

Ishte një eklips i Zotit apo një Eklips i Diellit
Vemi, ah vemi
Në mes të pyllit thellë
Ku nuk hyn dielli
Dhe bota nuk na sheh

Përse kështu Mos kërkonin vallë në mes të pyllit atë lule magjike që del sipas këngës njëherë në njëqind vjet dhe të bën të lumtur
O moj ti që rri tek porta
Mos dëgjo se ç’thonë bota

Bota Ah, bota. Ka mbretëresha të zemrës, por ka edhe një botë. Dhe për djalin bota është tjetër, për vajzën ka një botë tjetër. Ajo është mbyllur në shtëpi, qëndis pajën, ul sytë mbi gjergjef dhe aty me molinetë e mallit ngre një Mbretëri të vetën, me zogj me lule, me gonxhe në shpërthim dhe me shpresa Eshtë ndoshta tetëmbëdhjetë vjeçare Trupi i rritet shpejt, gjinjtë i kanë kërcyer si dy shegë, bleta kërkon lulen për nektarin e magjishëm Si do të vijë princi i ëndrrave të saj Ajo ka ëndërruar një djalë të bukur që s’pi verën dhe rakinë dhe mendon për shtëpinë”. Por si do të vijë ai Mos vallë me shkuesi, mos vallë me mblesëri Jo, jo. Korçarja e qyretëruar nuk mund ta pranojë për jetën e saj një alternativë të tillë. Por atëhere mbetet dashuria Por ajo del rrallë nga shtëpia për të bërë një Pazar ose nëpër farefis, edhe atëhere e shoqëruar nga njerëzit e shtëpisë. E shoqëruar është edhe kur bën një xhiro në bulevard Eh, bulevardi Bulevardi është një pistë fluturimesh të ëndrrave, një port i vërtetë i anijeve të udhëtimeve të largëta të shpresave vajzërore dhe djaloshare, një lëndinë romancash, arjesh dashurie dhe së fundi duete të heshtura premtuese:

O moj korçare e bukur si pupë
Me ato naze shumë si nuse e re
E kur më shkoje ti në bulevard
Zemrat tona digjen flakë dhe zjarr

Po. Një shikim i hedhur në kalim, një buzëqeshje, një prekje e gërshetit enkas, një kthim koke vetvetiu ishin postjerët e parë të Kupidonit. Por si do të bëhej më tej Shkëndija e dashurisë a kishte rënë në zemër A digjte dhe përvëlonte dhe përhapej si një zjarr në pyll Si do të vazhdonte ajo arie, ajo arjozë e lindur në bulevard Romeot dhe Zhuljetat korçare do të nxirrnin një shpikje të mrekullueshme të shpirtit të tyre: Serenatën. Serenata do të ishte pëllumbi postjer, pëllumbi i bardhë që do të bridhte zemër më zemër, do të ishte bleta që do të rendte lule më lule për të mbledhur nektarin e perëndishëm të dashurisë. Fuqia e artit do të shfaqej përsëri me përmasat e veta kozmike: Ajo do të krijonte atë poemë brezash, ku zemrat bashkëbisedojnë, filozofojnë, dhe farkëtojnë ndjenjat për dashurinë:

Perëndeshë e bukur je
Unë për ty do të pëlcas
Dashurinë që kam shtënë me ty
U bu bu si do t’ja ngasë.
Ilaçet nuk më bëjnë gjë
S’më shërojnë plagët
Përveç se syrit tënd të zi
Që më dogji zemrën

Në çdo shtëpi korçare në përgjithësi është një kitarë apo një mandolinë. Ajo është “arma e dashurisë së përjetshme”. Kush ishte ai korçar i parë që për të shprehur zjarrin që i dogji zemrën kuturisi dhe rrëmbeu kitarën me vendosmëri dhe me pasion dhe pse jo edhe me shpirtin rinor të aventurës, u ngrit dhe “në mes të natës në qetësi” aty nën një ballkon ja morri një kënge dashurie të improvizuar aty për aty nga zemra e përvëluar. Ishte vetëm ky Romeo korçar apo me vete për çdo eventualitet kishte marrë dy – tre shokë, të cilët ishin edhe garda e tij mbretërore, por edhe korri i dashurisë. Po Zhuljeta e parë korçare kush ishte “që rrinte nën ballkon dhe dëgjonte” Cila këngë u këndua e para Nuk e dimë, por patjetër do të ketë qenë siç thamë një këngë e improvizuar ku Romeo i parë korçar do të ketë përshkruar me fjalë zemre të dashurën e tij, dashurinë që ndjente në zemër, do ti ketë premtuar të adhuruarës se do ta dashuronte përjetë do ta ketë quajtur “mbretëreshë e zemrës sime” Dhe në orët e vona të natës është larguar. Zhuljeta korçare me zemër të dridhëruar ka hedhur sytë larg në qiell nga yjet që digjeshin dhe nga kometat që binin Çfarë ylli ishte djegur dhe ç’kometë kishte rënë në zemrën e saj Ajo, pasi i dashuri i këngës ishte larguar ka shkuar para pasqyrës dhe ka mbetur e kënaqur kur ka parë se është e bukur dhe e re si një pupë Dhe ka krehur leshtrat

Krihmi leshtrat, leshtrat krimi
Bini shkallë, shkallë të ngjitemi
Të puthë nishanin e ballit
Edhe gushën mgushënë
e miturë

O Zot: Çfarë krahasimi! Ajo nuk e do të dashurin e këngën thjesht aty poshtë në oborr nën dritën e zbehtë të fenerëve të Bashkisë por ja kishte dëshiruar zemra që të vinte aty në dhomë, të ledhatonte Dhe që të ngjitej i dashuri në ballkon ishte gati që të falte edhe gërshetat që ai ti përdorte si shkallë. Pastaj ajo kishte parë edhe njëherë pajën e bukur dhe atë natë mbi gjergjef ka thurrur një lule të mrekullueshme. Ndërsa të nesërmen siç shprehet diku me të drejtë një kritik ka marë fshesën dhe siç bëjnë nikoqiret e mira korçare ka pastruar oborrin dhe rrugën. Ja aty ishte ai që këndonte këngën. A do të vinte përsëri nesër Do të ishte në një ankth të vërtetë deri në mbrëmje, prelud madhështor i dashurisë

Që në mëngjes ke dalë
Që të më shikoje mua
Zemrën ma ke marrë
Me syçkat e tua

Ai që kishte kënduar serenatën mund të ishte student, mund të ishte mjeshtër, por mund të ishte edhe ndonjë shergert apo mërgimtar i sapoardhur Pas punës së mundimshme po të ishte çirak dhe pas mësimeve po të ishte student ai kishte shkuar andaj nga Panda bashkë me shokët. Aty në Panda mes trëndafilave dhe karafilëve mes pemëve të larta dhe plot fresk, kërkonte bashkë me shokët një birra Korça dhe bashkë me shokët dhe madje edhe me të zotin e kafenesë ja merrte këngës. Aty kishte si një parlament i problemeve të dashurisë dhe i punëve të shpirtit, secili thoshte fjalën e vet dhe jepte mendimet e veta. Kishte aty edhe polemika. Dikush atje madje ishte i martuar për pasuri dhe mbronte idetë e veta megjithëse thellë në shpirt i ndjente ato vargjet e këngës që shokët këndonin me vlagë dhe zjarr:

S’kam ç’e dua pasurinë
Por s’ma deshi zemra sot
Nuk e ble dot dashurinë
Me të holla nuk blihet dot.
Harrojnë se paraja harxhohet fët fët
Dhe zonjën e tyre e marrin për zët

Jo, jo. Ai Romeo që kishte dalë dje me kitarë për ti kënduar zemrës Xhuljetës së tij nuk do të vepronte kurrë ashtu sikur ti falnin “gjithë arin e botës. “Në djall “meteliku” dhe në djall “çifligu”. Me asgjë nuk do ta ndërronte të dashurën e tij. Në darkë do të dilte përsëri me kitarë të këndonte këngën e tij të shpirtit. Ndërsa ajo priste dhe priste si një lule e hapur bletën e saj që do ti merrte polenin E pra, serenata ishte një Esperanto e veçantë e zemrave korçare me një kod të paharueshëm ndjenjash dhe mendimesh fisnike. E në këtë Esperanto që fillonte me dy zemra si enë komunikuese, ishte një qytet i tërë që e bëri gjehen e vetëtë të zemrës dhe të shpirtit. Shpirti Liri shpirtit, liri ndjenjës, liri gëzimit dhe mirësisë. Sa dashuri për jetën dhe sa fisnikëri. Sa drama dhe sa tragjedi ka në këto senenata. Na duket se nëpërmjet tyre flet vetë Korça, Korça e viteve tridhjetë që niset në kurbet me dashurinë dhe mallin mu në zemër.

Ika larg në mërgim
O ëngjëll i dashurisë
Më lë të vuaj si jetim
Të qaj papushim

Në këto serenata do të na flasin flokët e dëborët që bien mbi çatitë e shtëpive dhe zbardhin tërë qyetin si një vello e madhe nusërie plot em lule bajamesh:

Dëbora zbardhi mallet
Dhe fushat tatëpjetë
Se njerëzia nuk dalin dot
Se rruga është e shkretë

Në këto serenata flasin çobankat që shkojnë zallit për inat të QirDhaskalit ato që aq lezet u kanë fustanetë, ato balukeprerat. E mbi të gjitha në këto serenata është zëri i pranverës, zëri i ujrave pranverore, e zogjve ëngjëj, zëri i dallëndysheve.

Çelni lule se erdhi pranvera
Shihni sa zbukuron kjo erë
Lindi djalli i dashurisë

Dhe si rrjedh në këtë serenatë ai burimi i pakrahasueshëm i Cardhukut. “Në gji tënd dua të shtrihem” dhe buçet në të kënga e jetës, kënga e Mullirit. Dhe ja tek rodhën mbi 85 vjet të këngëtarit të shquar të serenatës korçare, Tole Adhami. Megjithatë kujtesën ai e ka të fortë dhe teksa afron manjetofonin për të dëgjuar serenatat ai thotë: – Të dëgjojmë në fillim “Këngën e Mullirit”. Dhe kënga ushton:
Dielli vërtitet, bota rrotullohet
Mbi jetën tonë koha po kalon
Vitet dhe shekujt shkojnë dhe s’kuptohen
Mjerisht edhe njerëzit harrohen

Kënga sikur gurgullon, fashitet diku në një liman të qëtë, shpërthen diku si një rrëkezë e qeshur malore dhe shtrihet më tej një lumë në fushë që ikën drejt detit. -Eh, thotë mjeshtri- të gjithë kanë vdekur, vetëm unë kam mbetur, si një dëshmi e gjallë si një i “Fundit i Mohikanëve”. Tole Adhami përmend gjithë shokët e tij të paharuar të këngës të korit karakteristik “Lira” Gaqo Jorganxhi, Ilo Mosko, Raqi Treska, Raqi Floriri, Maqo Frashëri, Niko Cavali, Llambi Ziko, Koli Kondakçiu, Andon Bitri, Teli Mele

Uji vërtitet, guri rrotullohet
Ditën dhe natën mulliri punon.
Ushton kënga e mullirit nëpër dhomë
dhe përhapet tej

Kam lindur në vitin 1913 në qytetin e Korçës. Baba im ishte me profesion murator. Ishim tre vëllezër dhe një motër. Them ishim se njëri Vangjeli u vra që i ri. U nis për në luftë partizan kundër fashizmit dhe nuk u kthye më Mua që në vitin 1928 shoku im Vaskë Xherahu më foli për korin “Lira”: Jemi të gjithë zanatçinj dhe bij zanatçinjsh- më tha Vaska këndojmë pas punës Vajta dhe aty filloi një jetë e re për mua, bota e madhe e këngës dhe e serenatës. Unë bëra edhe dy vjet liceun francez në Korçë dhe isha një çikë më I shkolluar se shokët e tjerë, por në drejtimin tonë artistic ishin personalitete të tilla si Kristo Konua, Mihal Cikua etj me nivel të lartë kulturor. Me këngën e tyre të mrekullueshme ata ju kushtuan popullit të tyre dhe sidomos të varfërve. Me këta njerëz të paharuar të korit “Lira” ne kemi kënduar këngë të tilla si “Kënga e mullirit”, “Dua më shumë Shqipërinë” në “Drenovares”, “O moj korçare” dhe dhjetra serenata. Ishim 12 në fillim të punës sonë, tani kam mbetur vetëm unë o Zot. Më duket se edhe unë më shumë jam nën tokë sesa mbi tokë. Por ata jetojnë nëpërmjet këngës. A mund të vdesë Gaqo Jorganxhiu, Vaskë Xherahu, Kosta Osmanlliu, Mihal Ciko etj. Jo, natyrisht jo. Me duart që i dridhen Tole Adhami hap manjetofonin dhe nëpër dhomë, nga dritarja e hapur ushton kënga e famshme:
Dua mëngjeset e majit
Kur këndon bilbili i bukur
Kur fryn erëza e malit
Dhe qarku është i skuqur.
Dhe lulet e fushës
Në mëngjes kur janë
plot me vesë
Doçkat e bardha të çupës
Që vetë me mall ti presë
Por nga gjithë këto më parë
Dua më shumë Shqipërinë
Dua ti vejë puna mbarë
Dhe përjetë të ketë lirinë

Historia e krijimit të grupit “Lira”
Tole Adhamoi përmend gjithë shokët e tij të paharuar të këngës të korit karakteristik “Lira” Gaqo Jorganxhi, Ilo Mosko, Raqi Treska, Raqi Floriri, Maqo Frashëri, Niko Cavali, Llambi Ziko, Koli Kondakçiu, Andon Bitri, Teli Mele
Uji vërtitet, guri rrotullohet
Ditën dhe natën mulliri punon.

Ushton kënga e mullirit nëpër dhomë dhe përhapet tej. Jam lindur në vitin 1913 në qytetin e Korçës. Baba im ishte me profesion murator. Ishim tre vëllezër dhe një motër. Them ishim se njëri, Vangjeli u vra që i ri. U nis për në luftë partizan kundër fashizmit dhe nuk u kthye më Mua që në vitin 1928 shoku im Vaskë Xherahu më foli për korin “Lira”: Jemi të gjithë zanatçinj dhe bij zanatçinjsh- më tha Vaska këndojmë pas punës Vajta dhe aty filloi një jetë e re për mua, bota e madhe e këngës dhe e serenatës. Unë bëra edhe dy vjet liceun francez në Korçë dhe isha një çikë më i shkolluar se shokët e tjerë, por në drejtimin tonë artistik ishin personalitete të tilla si Kristo Konua, Mihal Cikua etj me nivel të lartë kulturor. Me këngën e tyre të mrekullueshme ata ju kushtuan popullit të tyre dhe sidomos të varfërve. Me këta njerëz të paharuar të korit “Lira” ne kemi kënduar këngë të tilla si “Kënga e mullirit”, “Dua më shumë Shqipërinë” në “Drenovares”, “O moj korçare” dhe dhjetra serenata. Ishim 12 në fillim të punës sonë, tani kam mbetur vetëm unë o Zot. Më duket se edhe unë më shumë jam nën tokë sesa mbi tokë. Por ata jetojnë nëpërmjet këngës. A mund të vdesë Gaqo Jorganxhiu, Vaskë Xherahu, Kosta Osmanlliu, Mihal Ciko etj. Jo, natyrisht jo. Me duart që i dridhen Tole Adhami hap manjetofonin dhe nëpër dhomë dhe nga dritarja e hapur ushton kënga e famshme:

Dua mëngjeset e majit
Kur këndon bilbili i bukur
Kur fryn erëza e malit
Dhe qarku është i skuqur.
Dhe lulet e fushës
Në mëngjes kur
janë plot me vesë
Doçkat e bardha të çupës
Që vetë me mall ti presë
Por nga gjithë këto më parë
Dua më shumë Shqipërinë
Dua ti vejë puna mbarë
Dhe përjetë të ketë lirinë

Kënga mbaron dhe në sytë e Tole Adhamit shket një pikë lot si një ortek i vogël dhimbjeje të kujtimeve. Ah, ajo kënga Edhe pas vdekjes dua ta dëgjoi. Manjetofoni në këngë vazhdon me këngën e Mullirit:
Dielli vëritet, bota rrotullohet
Mbi jetën tonë koha po kalon

Pa dëgjo ky është zëri i Gaqos, ky është zëri i Vaskës, ky është zëri i Kolit
Uji vërtitet, guri rrotullohet
Ditën dhe natën mulliri punon

Tole Adhami është një nga gurët e themelit të grupit “Lira”. Por ç’është dhe si u formua ky grup i famshëm që u bë i dëgjuar dhe i paharruar edhe për interpretimin madhor të serenatave të Korçës, të shpirtit lirik të qytetit të tyre të dashur Ja ç’na thotë tani udhëheqësi artistik i këtij grupi Jorgaq Nano: – Faktor kryesor që i dha impuls lindjes së grupit të këngëve karakteristike “Lira” është ardhja e bandës “Vatra” nga Amerika në Korçë me drejtuesin e saj zotin Thoma Nasi. Me impulset e bandës “Vatra” u formua në Korçë shoqëria e Arteve të Bukura dhe midis degëve të shumta kjo shoqëeri krijoi edhe grupin koral të burrave nën drejtimin e të palodhurit dhe të apasionuarit të këngës korçare, zotit Ilo Mosko. Aktiviteti i grupit “Lira” nuk është ndërprerë për asnjë cast. Gjatë gjithë jetës së tij janë të pallogaritshem shfaqjet e shumta që ky grup ka dhënë. Vlen të përmendim edhe koncertin që ky grup ka dhënë për të ndihmuar poetin Lasgush Poradeci, i cili atë vit ishte shtruar në sanatoriumin e Gracit në Austri. Ky koncert u dha më 28 shkurt të vitit 1929 ku kishte të ftuar edhe nga Tirana dhe midis të tjerave edhe princeshat. Me grupin “Lira” kanë punuar personalitete të paharruara në Korçë si përshembull arbëreshi Paskuale Anibali e më tej Mihal Ciko, Gaqo Avrazi etj.

Vlen për të përmendur mbajtjen gjallë të këtij grupi, prej drejtuesit të apasionuar Kostaq Osmanlliu i cili e drejtoi këtë grup në vitet 1945-1978, Kostaq Osmanlliu punoi dhe e pasuroi traditën dhe të serenatës korçare Në një nga lagjet karakteristike të Korçës është edhe shtëpia e Kostaq Osmanlliut njërit prej këngëtarëve më të vjetër të Korçës. Kostaqi tani nuk jeton më. E bija e tij pianistja Ina Osmanlliu na nxjerr një album të mrekullueshëm. Kostaqi është një nga të parët që mblodhi këngët karakteristike. Ishte një natyrë fisnike dhe njerëzit e donin dhe e respektonin. Kori në fillim u quajt grupi i këngëve karakteristike dhe më vonë kori i pleqve. Dhe vërtetë, ata që kënduan më bukur serenatat, më me madhështi dhe më me fisniëkri ishte kori i pleqve.

Si ka mundësi që serenatat i këndoi më vonë më bukur ky kor A thua se ky kor ruante mirë thesaret e viteve tridhjetë dhe i shpërndau në ardhmëri fuqinë kozmike të këtyre këngëve të dashurisë A thua se ata e kuptuan se serenatat lindën në një kohë të caktuar dhe do të zhdukeshin në një kohë të caktuar Do të zhdukeshin, por si ata përrenjtë me burimin tek zemrat do të përfundonin në detin e përjetësisë të artit të madh dhe dashurisë së madhe Ata pleq shtatëdhjetë vjeçarë tetëdhjetë vjeçarë që vinin çdo pasdite për në pallatin e kulturës ju ngjanin më së shumti atyre pleqve trojanë që ishin vënë në rradhë në Iliadën e Homerit për të parë si ekspertë bukurinë e Helenës së Trojës. Dhe këta pleq korçarë vinin çdo pasdite për të parë bukurinë e dhjetra Helenave që ju kënduan serenatë, bukurinë e zmerave dhe i bënë ato të pavdekshme. Shumë prej atyre njerëzve, djemve që ngritën serenatat tani prehen në varrezat e qytetit.

Por shpirti i tyre nuk ka vdekur dhe nuk do të vdesë kurrë. Se shpirti nuk vdes, aq më shumë ky shpirt i madh fisnik dhe njerëzor që buroi dhe shpërtheu nëpër serenatat. Serenatat janë një trashëgimi dashurie dhe mirësie që na lanë prindërit gjyshërit dhe stërgjyshërit. Eshtë një trashëgimi që na ka lënë Korça jonë, kjo nënë e dhimbshur dhe e mirë, kjo flladitëse shpirtërash të lirë që gjithmonë artin e ka parë si një smerald të pazëvendësueshëm të zemrave. Natyrisht që serenatat nuk mund të futen në muze. Ato nuk janë thjesht relike. Ato sjellin një rigjenerim të vazhdueshëm, ato janë një katraris shpirtëror, një ballafaqim i asaj që është më e bukura, më e mira, më fisnikja. Nëse sot mjaft këngëtarë të mrekullueshëm dhe të talentuar korçarë si Mihallaq Andrea, Afërdita Zonja, Eli Fara, Lindita Theodhori etj këndojnë serenata kjo jo rthjehst për një nderim për të kaluarën dhe traditën. Ne kemi nevojë për serenatat. Kemi nevojë për atë ajër të pastër që fryn nga maja e shpirtërave të së kaluarës që vjen nga zemra e madhe e Korçës, nga shpirti fisnik i qytetit. Dhe na vjen të nrgemë një kryesereatë për Korçën tonë, për Shqipërinë, për çdo shqiptar që i bëjmë të kujtojë atë këngën e paharruar të viteve tridhjetë:

Kur ika lashë Shqipërinë
Kur lashë prapa Korçën
Ato male, atë lëndinë
Ku humbet njerëzia mendjen.
Pashë Morenë dhe Italinë
Shëtita Francën dhe
Gjermaninë
Barita tërë Bullgarinë
Barita fushëne Rusisë
Të Rumelisë, të Serbisë
Pashë malet e Helvetisë
Por s’paska si të Shqipërisë.

Po. Ne jemi të dashuruar me këtë qytet. E duam atë dhe do ti thurim serenataMeqë janë shpirti i këtij q yteti serenatat janë këngë të shenjtëruara, psallme të dashurisë së brezave në faltoren e madhe të zemrës njerëzore. Por serenatat korçare duke qenë njëherësh romantike dhe realiste nuk dinë të fshehin “mëkatin”. Por këto “mëkate” nuk sulmohen me fjalë të vrazhda që të lënë shenja plumbi në kujtesë. Jo, ato “qëllojnë” me pambuk duke pranuar se të gjithë njerëzit janë mëkatarë. Një ironi e lehtë si një avull e dalë nga parajsa futet si pakuptuar në purgatorin njerëzor e deri në perandorinë e të vdekjeve. Madje këto këngë serenata të “mëkatit” japin një dekor preçiz me interjerë të tyre, madje edhe em emrat e personazheve.

Në dyqan e Tasit karshi Mitropolisë
Mblidhen djemtë e Skolisë
nga sevda e dashurisë
Bëmë moj zonjë dhëndërë
Se jam djalë i ëmbël

Në këto rreshta jepet një kolorit korçar në dinamik. Po dale: më tej vjen një këngë e çuditshme “Të mori Pali:
Të mori Pali, të shpuri në Rrëmbec
Surat karajane kokë kastravec
Jam, jam e mirë dhe në s’jam e mirë
Jam për veten time

Kjo këngë këndohet sot nëpër dasma, sepse serenatat përveç se janë të bukura ato kanë edhe natyrën që mësohen lehtë që nga të vegjëlsit deri tek të mëdhenjtë.Ne sot e këndojmë këngën e Tasit apo të Palit por pak kush shtron pyetjen: Se kush ka qenë ky Tasi që ka pasur dyqanin karshi Mitropolisë. Po Pali kush ishte që morri atë çupë “me këpucë vidello, me baltë Pojani” që i thërriste dajos “mbamë dajo mbamë, se më merr shejtani”. Por ama skena erotike del açik në serenatë dhe jepet e plotë:
Nëpër vërkët të gardhit
fshehurazi
Ti moj nuse e Tasit bënje
dashuri
Nëpër vërkë të kyçit fshehurazi
Ti moj nuse e tasit bënje dashuri

Çdo të thoshte bota Si do ti binte filli kësaj aventure që këngëtari e “studion” me shaka që nga vërka e gardhit Kush ishte kjo mëkatare që në vend të skuqet dhe të marr vrapin shpall sfidën ndaj gjithë qytetit dhe si rrjedhojë ndaj gjithë botës:
Jam jam e mirë, dhe në
s’jam e mirë
Jam për veten time

Një buzëqeshje e lehtë i përshkon këto këngë dhe madje edhe një mëshirë e padukshme kur dramat marrin përmasat që i kalojnë qytetit:
Eshtë shumë larg që nga Fieri
Dashurinë që ta kesh
Eshtë shumë larg që nga Fieri
Për në Shkodër që të vesh
lamtumirë o moj e dashur
Lamtumirë unë të lë
Eshtë shumë larg që nga Fieri
Për në Korçë që të vesh

Këtu mëshira bashkohet edhe me një mister, me një “sekret” që këngëtari nuk e jep. Përmend qytete por këtu heshtet për emrat e njerëzve. Diçka tepër aventurore do të ketë ndodhur, madje dhe me tragjizëm. Po pse për emrat këtu heshtet Mos vallë kemi të bëjmë këtu me Mis Korçën 1942, një personazh real që i donte aq shumë serenatat dhe u dashurua pas një serenate dhe së fundi përfundoi në një qytet tjetër. Ndoshta Rasti i Mis Korçës 1942 është një serenatë e madhe me vete që ndihet në shumë serenata të kënduara pas këtij viti. Por a është ajo një “mëkatare” Jo, jo. Ajo është një shenjtore e dashurisë. Dhe të gjithë duan të dinë rrugën e shenjtorëve Pranvera si një vajzë rebele e ç’burgosur kishte dalë fushave, ishte rritur dhe fustani nuk e nxinte më, kishte shpërthyer nëpër gonxhe dhe nëpër lule. Në kinema “Majestik” shpallej atë mbrëmje “Mis Korça 1942″. Komentatori Italian përmendi emrin e saj: Zonjusha Sh Salla brohoriti O Zot Sa lule, puthje dhe duartrokitje u derdhën mbi të. Por ajo nuk lëvizi. Ajo qëndronte si një shtyllë mermeri e një teatri antik. Jo, zemra nuk i gëzonte. Kishte hyrë në atë garë marramendëse pa dëshirën e saj dhe ja, po merrte kurorën e Mis Korçës 1942. vajzat e tjera qanin se nuk kishin fituar. Ajo qante thellë në zemrën e saj. “Dëgjoni kishte thënë së fundi ai. E ke lexuar vjershën e Hajnes “Asra”. Pra, unë jam si ata të fisit Asra që vdesin kur dashurojnë”. Komentatori Italian kërkoi që ajo të thoshte diçka. Ndërsa në sytë e saj nuk kishte gëzim, as shpresë, as dëshirë për jetë. Hodhi syë nga ballkohet ku dukej nata e mrekullueshme e pranverës qëndisur me mijëra xixëllonja dhe ju kujtua serenata e parë.

Një ditë ti do të ikësh
do të ikësh larg
Dhe mua zemrën
do ma marrësh pas

Zonjusha Sh.. juve patjetër duhet të thoni nja dy-tre fjalë, patjetër duhet të thoni.Salla ra në një heshtje të thellë, torturonjëse. Ajo bëri dy-tre hapa përpara. Dhe hapat e saj ishin të rëndë dhe funebër, jo sikur të merrte kurorën e Misit por sikur po shkonte drejt vdekjes. Në qiell nga ballkoni lart ajo pa se u këput një yll. Eshtë ai- tha ajo me zë të lartë.

Salla mbeti pezull nga një zjarrmi torturonjëse. O Zot, mos u çmend nga gëzimi kjo çupa e botës Eshtë ai, është ai Kush pra- ndërhyri komentatori Italian kësaj radhe me një zë të paduruar dhe të egërsuar, pothuajse brutal. Salla priste përgjigjen. A thua të gjitha yjet do të këputen sot në zemrën e saj Eshtë Ai. Ai ishte prej fisit Asra që vdesin kur dashurojnë. Dhe ajo përmendi me të fortë emrin e tij, emri i një shegerti të varfër që tanimë nuk jetonte. Salla shtangu. Ajo tha përsëri emrin e tij dhe iku me vrap dhe pastaj u dëgjua kërkëllitja e metaltë e derës së madhe të “Majestikut”.

Moj vajzë e arratisur ku rend kështu A mund të gjendet ylli i këputur Të nesërmen Mis Korça hipi në një llandon apo në një kamion dhe nuk u pa më në qytetin e saj. Dhe mbeti aq e bukur sa dhe misterioze ajo natë pranverë e vitit 1942. Zonjusha SH nuk jeton më, por shumëkush nga të moshuarit në Korçë e përkujtojnë si një mall të valë, dhe përshpërit: Ndoshta ishte nga ata të fisit Asra që vdesin kur dashurojnë. Ndoshta, por serenata ka mbetur për këtë shenjtore të dashurisë

A ka këtu mëkat Aspak
Unë do të iki, do iki larg
Por zemrën ti do të ma marrësh pas

A keni qenë ndonjëherë për Pashkët në Korçë A keni parë se si marrin zjarrin me qirinjtë në kishë dhe pastaj e shpërndajnë këtë zjarr hyjnor shtëpi më shtëpi dhe zemër më zemër duke thënë: Krishti u ngjall
Dhe serenatat pra duket se shpërndajnë këtë zjarr të shenjtëruar. Në një intervistë me këngëtaren e mirënjohur Afërdita Zonja ajo na tha: Këngët e serenatës ose “serenata korçare janë pjesë e qytetit të Korçës dhe të korçarit. Nuk duket se është e vështirë të jepni saktësisht një përgjigje: I lindi qyteti këto këngë apo bashkë me to u ndërtua vetë qyteti Kjo është një pyetje retorike që ndoshta nuk kërkon përgjigje por që ka në vetvete një të vërtetë të madhe: Korça është shkrirë në këto këngë, merr frymë nëpër vargjet e serenatave jeton dhe dashuron, fisnikëron me to brezat e saj.

Po për serenatat kemi intervistuar edhe Artistin e Popullit Gaqo Çako. E pyetëm: Kemi dëgjuar se serenatat korçare ishin shkolla juaj e parë artistike. A qëndron kjo pandehmë Korça u bë për mua me të vërtetë akademia e parë e Arteve të Bukura. Në rininë time të parë mbaj mend serenatat e paharrueshme korçare kur me grupe shokësh vinim me kitarë pranë dritareve të vajzave që preferonim dhe ju këndonim atyre këngë dashurie. Çfarë poezie Çfarë harmonie, çfarë miseri fshihej në ato netë. Ishin netë me të vërtetë të bardha të një rinie të pakthyeshme dhe pa lamtumirë. Serenatat zgjasnin nga ora dhjetë deri në tre pas mesnate me këngë dashurie nga më të ndryshmet dhe nga më të çuditshmet. Secili kishte vajzën e vet. Këngët e dashurisë ishin konkrete dhe organizoheshin në periudhën e verës Netë të bardha: Sa shumë i shkojnë Korçës këto netë të bardha Ishtë një ikonë e mrekullueshme e Onufrit “Shën Mërija me Krishtin e vogël në krahë”. Ç’buzëqeshje e mrekullueshme lexohet në fytyrën e Shën Mërisë Çfarë buzëqeshje A nuk flet ajo për dashurinë hyjnore por edhe njerëzore Ai nuk flet për gëzimin e papërsëritshëm që të sjell fëmija E pra vajza korçare dhe djali i dashuruar shkonin në kishë në Mitropoli apo në Shën Gjergj dhe aty shikonin ikonat e pavdekshme. Shën Mëria me Krishtin në krah është dashuria e dashurive, është kënga e këngëve, është serenata e serenatave. Ne mendojmë se kjo frymë hyjnore ikonat duket dhe ndihet edhe nëpër sereneatat, te këto këngë të dashurisë së shenjtëruar. A nuk ndihet në këngë përveç trokitjes së përvëluar të dashurisë, edhe pritja e fëmijës së parë, edhe belbëzimi i perëndishëm i foshnjës, edhe ngrohtësia në vatrat familjare, edhe bërja e kryqit para bukës dhe bekimi i madh i prindërve. Dhe të gjitha këto përmblidhen në atë buzëqeshjen e Shën Mërisë, në atë buzëqeshje nismëtare të natyrës dhe të jetës, në atë shpërthim të parë kozmik të botës moderne. Dhe kjo buzëqeshje e Shën Mërisë është e përhapur si një bekim i ëmbël nëpër serenatat korçare që pa frikë mund ti quajmë ikona me tinguj. Ndaj edhe tingëllon natyrshëm ai vargu madhështor që duket se ka zbritur direct nga Olimpi:
Perëndeshë e bukurisë ti je
E tillë është Afërdita e shtëpive korçare e thjeshtë, e ulur mbi avlimend ose mbi gjergjef, e pastërt si pika e vesës e dalë nga shkuma e detit të qelibartë të serenatave Dhe si dritë të përjetshme ka atë buzëqeshje, buzëqeshjen e Shën Mërisë me Krishtin. Këngë-Ikona dhe Ikona-këngë
Në vend të epilogut
Serenatat kanë natyrisht një karakter romantik. Ato zakonisht këndohen nën dritën e praruar të hënës dhe fjalët më të zakonshme për to janë “Bilbil”, “hënë”, “trëndafil”. Ato janë kryefjala e serenatave. Por krahas karakterit romantik, siç thamë ato fshehin në vetvete diku në thellësi një karakter të spikatur realist. Se kujdes.. Mund të vesh të bësh një serenatë dhe mund të bijesh pa dashur në një dërrasë të kalbur, të papërshtatshme. Të mos harrojmë për asnjë cast se Korça në vitet tridhjetë ishte e ndarë në tre lagje të mëdha në Varosh, Katavarosh dhe lagjen përtej lumit.

Martesat bëheshin brenda “sërës tënde” dhe jo të dilje jashtë kësaj “sëre”. Po të veproje ndryshe ose do të bëheshe gazi i botës ose do të ndodhte ndonjë tragjedi si midis Montekëve dhe Kapuletëve. Ndaj ai që vinte në mbrëmje bashkë me dy-tre shokë ose vetëm e kishte studiuar mirë vajzën e tij në të gjitha drejtimet. Serenata ishte me objekt, e adresuar, vetëm pas viteve pesëdhjetë serenata u bë pa objekt të caktuar. Madje në këngë I këndohej hollësisht bukurisë shpirtërore dhe fizike të vajzës të cilës mentohej ti fitohej zemra. Ndaj këngët janë me fjalë të zgjedura, fisnike, të zhveshura nga çdo fjalë banale, nga çdo shprehje e rëndomtë. Jo thjesht se në këngët e serenatës përdoren shpesh fjalët “Mbretëreshë e Zemrës”, “o mbreti im” “mbretëreshë e mbretëruar” etj por më tepër për faktin se në thellësi të tyre ato kanë një qëllim tejet fisnik ndaj femrës, me fjalët më të zgjedhura të zemrës, me një temp të spikatur kalorsjak, ato, serenatat, dallohen për një shpirt mretëroir, madhështor, sipëror. Serenatat janë e kundërta e këngëve të mejhaneve dhe të klubeve, ku qejflinjtë me gotën e hedhur njëra pas tjetrës nuk dinë ti kontrollojnë fjalët dhe shpërthejnë në këngë.

Serenatat kanë fjalë të pastra zemre dhe shpirti. Fjalët e tyre kanë vezullimin e yjeve dhe të buzëqeshjeve, freskinë e pikave të vesës dhe mrekullinë e flladit parajsor të pranverës. Shpirti I tyre mbretëror duket që në misionin, që në objektin dhe në qëllimin e tyre dhe deri në mjetet dhe në arsenalin e përdorur. Mbretëresha e Zemrës duhet të jetë e denjë për një mbret. Edhe sjelljet edhe fjalët duhet të jenë mbretërore. Madje edhe në qoftë se nuk e arrin objektin tënd duhet të largohesh si një mbret dhe kujtimin e saj ta ruash të shenjtë, si një vajzë të fronësuar përjetësisht në zemrën tënde. Ndaj serenatat na duken kaq të bukura dhe të afërta, edhe sot në një prag shekulli të ri, të një epoke të re. Ato janë Titaniku ynë “i mbytur” nga kujtimet, janë brilantet e gjyshërve të zhytur në thellësitë e tingujve. Ndaj kur i këndojmë na drithërohen zemrat dhe na fisnikërohet dhe zbukurohet shpirti.
Sepse gjithkush e
ka një dritare
Nga e mban kokën prapa
përjetë
Një siluetë del, zhduket
dhe shuhet fare
Dhe prapë shfaqet si një
margaritar në det
Lum ne për margaritarë
të tillë mbretërorë

Shkembejeni

Rreth autorit

parajsa

Parajsa.com është një portal i pavarur në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 2001, që ka depërtuar zemrat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çameri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, për vite me rradhë, nëpërmjet një larmie temash të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës.

Shkruani nje koment