Kreu | Kulture | Miss dhe Mister Albania 2003 - Konkuruesit per ju - Peshkopia merr kuroren e Miss Albania 2003

Miss dhe Mister Albania 2003 - Konkuruesit per ju - Peshkopia merr kuroren e Miss Albania 2003

Miss & Mister Albania 2003 Miss & Mister Albania 2003

Miss dhe Mister Albania 2003 jane shpallur ne daten 15 Prill rreth mesnates vajza nga Peshkopia, Denisa Kola dhe djali nga Tirana, Gerald Shahu. Denisa Kola, mis Peshkopia, eshte 20 vjec dhe ndjek studimet ne vitin e dyte ne Fakultetin Ekonomik ne Tirane. Ndersa Mister Albania 2003 u shpall djali me numrin 21, Gerald Shahu, 19 vjec, i cili studion anglisht ne liceun e gjuheve te huaja ne Tirane, ku ndjek vitin e katert.

U  shpallën Miss dhe Mister Albania 2003, Denisa Kola, 20 vjeç, nga Peshkopia dhe Gerald Shahu, 19 vjeç, nga Tirana.

Peshkopia merr kurorën e Miss Albania 2003.

Miss dhe Mister Albania 2003 janë shpallur ne daten 15 Prill rreth mesnatës vajza nga Peshkopia, Denisa Kola dhe djali nga Tirana, Gerald Shahu. Denisa Kola, mis Peshkopia, është 20 vjeç dhe ndjek studimet në vitin e dytë në Fakultetin Ekonomik në Tiranë. Ndërsa Mister Albania 2003 u shpall djali me numrin 21, Gerald Shahu, 19 vjeç, i cili studion anglisht në liceun e gjuhëve të huaja në Tiranë, ku ndjek vitin e katërt. Aktorja Ornela Muti, e ftuara speciale këtij spektakli, i ka vendosur kurorën vajzës së shpallur Miss Albania 2003. Shoqëruese e dytë e Mis Albanias u shpall Oneida Sulaj, ndërsa shoqëruese e parë u zgjodh numri 38, Qëndresa Cacaj. Nga ana tjetër, dy shoqëruesit e Mister Albanias u zgjodhën Dritan Shehaj (shoqëruesi i dytë) dhe Arben Bajrami (shoqërues i parë). U zgjodhën gjithashtu edhe Mis Buzëqeshja, Jonida Vokshi dhe Mis Eleganca, Delina Cici si edhe Mis Personaliteti e Mis Miqësia. Këto çmime u dhanë nga juria ndërsa vlerësimi për tre më të bukurat dhe tre më të bukurit u bë me votim dhe mesazhe telefonike. Spektakli ka mbaruar rreth mesnatës, pasi ka nisur me gjysmë ore vonesë.

Ishin 40 vajza dhe 20 djem të cilët morën pjesë në garën e Miss dhe Mister Albania 2003, që synonin kurorën e bukurisë. Djem dhe vajza nga Shqipëria, Kosova, Diaspora, konkurentë në këtë edicion të 11-të një prej dy konkurseve të bukurisë shqiptare. 20 vajza që vinin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës dhe Diasporës, dhe 20 vajza nga Tirana, të moshës 17-22 vjeç, janë përzgjedhur mbi bazë të kërkesave të "Komitetit nacional të miss-eve". Kjo sipas organizatorëve është bërë në mënyrë të tillë që të pasqyrohet bukuria e qyteteve të Shqipërisë, Kosovës, dhe Diasporës prej nga janë përzgjedhur, gjatë seleksionimit të organizuar atje që prej datës 15 Shkurt. Ndërsa për të dytën herë pjesë e kësaj gare bukurie janë bërë edhe 20 djem të moshës 19-23 vjeç të përzgjedhur në këtë hapësirë gjeografike për konkursin e "Mister Albania 2003". Gjeografia e pjesëmarrësve përfshinte disa qytete nga veriu deri në jug të vendit, si:Gjirokastra, Bulqiza, Vlora, Puka, Saranda, Lezha, Fieri, Kukësi, Skrapari, Laçi, Berati, Korça, Pogradeci, Durrësi dhe Peshkopia. Morën pjesë gjithashtu në këtë konkurrim, Miss Mjelma e Maqedonisë, Miss Kosova në Diasporë dhe Miss Diaspora.

Mis Amerika:Shqiptarët më duken të fortë dhe kuriozë
Edhe pa grim ajo është shumë e bukur. Ka pranuar menjëherë të vijë në Shqipëri, sapo që Fadil Berisha ia ka kërkuar këtë si një ndër miset më të preferuara të tij, siç shprehet fotografi kosovar, jo vetëm për bukurinë por edhe për inteligjencën. Asaj i pëlqen të eksplorojë vende të tjera. Bosnje, Itali, Hungari, janë disa nga shtetet e tjera ku ajo ka qenë. I pëlqen të eksplorojë edhe kontinentin afrikan. Eksplorimi është edhe pjesë e profesionit të saj. Ajo ka mbaruar shkollën e gazetarisë dhe punon në një televizionin KBTX në Nju Jork. Për shqiptarët ajo thotë se i duken të fortë dhe kurajozë si edhe njerëz të hapur e simpatikë. Dua të vij prapë në Shqipëri, sepse kam dëshirë të shoh detet e saj, - thotë Mis USA 2001, Candace Crueger nga Teksasi.

Mister Universi:
Ai vjen për herë të dytë në Shqipëri. Ai jeton mes Greqisë dhe Amerikës. Niko Papadakis. I pyetur për përshtypjet e tij për bukurinë shqiptare ai thotë se është një bukuri e veçantë. Më pëlqen gjithashtu mënyra e të ecurit të femrave shqiptare, që flet për personalitetin e tyre. Kjo është diçka shumë pozitive për to sepse i ndihmon të spikasin më fort. Janë gjithashtu vajza të ëmbla dhe të këndshme, - thotë Mister Unversi 2001, nga Greqia.

Premtimi
Pas konkursit ...

Siç janë shprehur organizatorët vajzat fituese në këtë konkurs bukurie e kanë të siguruar tashmë pjesëmarrjen e tyre në konkurset, "Miss Universi" që organizohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, "Miss Bota" që organizohet nga Anglia, "Miss Europa" që organizohet nga Franca. Nga ana tjetër Misteri që do të shpallet fitues do të ketë të drejtën e konkurimit në "Mister Ëord", aktivitet ky që organizohet në Angli.

Ornela Muti: Ky është një rast për tju njohur
Aktorja e njohur italiane Ornela Muti, tanimë 48 -vjeçare qe e ftuara më e veçantë e kësaj shfaqje. Pak para se të fillonte spektakli i bukurisë ajo u shpreh se dëshiroj të jem në lartësinë e miseve shqiptare sonte. Nuk di shumë për Shqipërinë dhe ardhja këtu është një rast i mirë për ta prekur dhe ndier realitetin e vendit tuaj, - tha Ornela gjatë spektaklit. Pyetjes se a është e dashuruar ajo iu përgjigj: Jam e dashuruar me jetën, njerëzit dhe burrin tim. Ende e bukur edhe në moshën 48 vjeçare Ornela Muti u shpreh se e rëndësishme është të dish të administrosh bukurinë tënde dhe ti japësh asaj dimension shpirtëror.

Konkuruesit per ju ...


Aida Shyti

Aurora Çulli

Besa Danga

Delina Cice
Miss Peshkopia
Denisa Kola

Doriana Gogo
Miss Puka
Elona Asllanaj

Eranda Topi

Eugerta Meta

Jonida Vokshi
Miss Kukesi
Mariola Domi
Miss Lezha
Marsela Lekaj

Najada Salia

Olta Çobani
Miss Kosova
Qendresa Cacaj

Romina Alku
Miss Berati
Rovena Keli

Silvi Dauti
Miss Bulqiza
Suela Hita
Miss Diaspora
Vlora Hoxha

Alisa Sami

Baftjana Bytyçi

Bora Repishti

Denalda Muço

Denisa Noka
Miss Kosova
Drenusha Jatipi

Eralda Hitaj
Miss Kurbini
Ermira Lallinjaj
Miss Skrapari
Greta Hysi
Miss Saranda
Lorena Qiro
Miss Shkodra
Marseda Musarai

Oneida Sulaj
Miss Pogradeci
Oligeta Çulaku

Olta Hoxha

Ridrina Kosta
Miss Durresi
Romina Islamaj

Sibora Balla
Miss Fieri
Stela Lladi
Miss Mjellma e Maqedonis
Teuta Hoxha

 


Admir Kolpreçi

Arben Bajrami

Artur Llapa

Bledi Shkalla

Dritan Shehaj

Elvin Kapllani

Enuar Merko

Gerald Shahu

Gridi Duka

Ilir Leti

Kledi Xhani

Alis Rama

Arber Ponari

Besjan Bitri

Denis Gega

Egli Kristuli

Elvis Skenderi

Gentian Zotaj

Gezim Kola

Gritin Sherko

Julian Bajraktari

Miss Albania 2003 - Denisa Kola

Miss Albania 2003 - Denisa Kola

Mister Albania 2003 - Gerald Shahu

Mister Albania 2003 - Gerald Shahu

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 0 postime

Ju duhet te identifikoheni per te postuar komente!


Rrjete Sociale

Google+

Facebook
Kendi i Reklamave
Vleresoni kete artikull
0
Publikoni artikullin
Kendi i Reklamave