Total: (126,523)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Shkrimtari Leom – Jeta eshte pasion qe rrjedh neper trillet e natyres

0

Shkrimtari Leom - Jeta eshte pasion qe rrjedh neper trillet e natyres  Shkrimtari Leom - Jeta eshte pasion qe rrjedh neper trillet e natyres shkrimtari leom 2 L EOM lindi ne Shkoder me 14 Mars 1969. Qe ne femijeri i apasionuar per artin e poezise dhe muzikes eshte aktivizuar ne disa programe artistike te kohes. Si interpretues, recitues dhe kengetare.

Krijimet e para poetike do ti hidhte neper letra qe ne moshen dymbedhjete vjecare, do te publikonte poezite e para ne revisten Fatosi, te asaje kohe. Me vone ne moshen pesembedhjetevjecare do te shkruante disa tregime te shkurtera ne proze te cilat do te trajtonte ti publikonte, por qe s’arrine sepse s’prapsen nga disa kritike te kohes.

“Konsiderohen si shume te perparuara per moshen dhe per rregjimin”. Ato tregime do te botoheshin me vone pasi te ishin rafinuar nga nje mesues letersie i cili simpatizonte punen e Leomit.

Studimet fillestare dhe ato tetevjecare I kryen po ne vendlindje.Ne moshen 14-vjecare kerkon burse per te vazhduar studimet ne shkollen pedagogjike te qytetit vendlindas por i ndikuar nga disa persona te cilet kishin kritikuar krijimet e mepareshme te Leomit nuk i jepet e drejta e studimit ne shkollen e mesme Pedagogjike. Si rrjelloje, ne ate kohe, duke i rene pas shkolles per te cilen e ndillte pasioni, humbet cdo prove tjeter dhe e vetmja burse qe ngelet e lire, nje dite shtatori te vitit 1984, eshte ajo e mekanikes bujqesore. Per te mos humbur kohe i hyn studimeve duke mos e lene pas pasionin e krijimtarise. Edhe pse studion mekaniken shkelqen gjithmone ne fushen e letersise.

Me mbarimin e shkolles se mesme perseri i hyn betejave te tjera per te care ne rruget universitare, por edhe asaje rradhe i nderpriten te drejtat e studimit te gjuhe-letersise prane Universitetit ne qytetin te lindjes.

Ne moshen 19-vjecare, shkon me sherbim ushtarak prane marines se qytetit te Durresit. As atje s’e ndal krijimtarine dhe arrine te botoje disa tregime dhe poezi me te cilat nderohet me cmim ne shkalle republike. Ne njerin prej atyre dy viteve nderohet me cmim edhe per shkruarjen dhe venien ne skene te nje drame te quajtur “Mes Familjes”teme sociale ushtarake e asaje kohe. Gjithashtu ne po ate drame cilesohet si interpretuesi me i mire dhe nderohet per cmim ne interpretim ne shkalle republike. Eshte koha kur statusi i komunizmit eshte ne prag te shembjes, ndaj dhe drama e tije perkrahet nga shoke te tije marinare dhe nga disa prej komandanteve te tije, te cilet ishin perndjekur disa here nga strukturat politike te brigades bregdetare, por qe e perkrahnin me shume denjesi dhe sakrifice Leomin.

Me mbarimin e sherbimit ushtarak, arrine te braktise atdheun,per te shkruar ne po ato vite dhimbjeje dhe malli permbledhjen e vellimit te pare poetik “Nje nate ne shtepinte publike”. Me pas vellimet e tjera “Germadhe e kam shpirtin”, “Cfare do dikush gjithe jeten”, novelen “Kthimi i Mergimtarit” etj si dhe arrine te botoje edhe shkrime artistike ne faqet e shtypit te kohes ne Athine dhe Rodos Greqi.

Ne vitin 1992 largohet nga Grecia dhe eshte pikerisht atehere kur merr krahe edhe kultura e tije e gjere ne lidhje me poete dhe shkrimtare te njohur te vendeve te ndryshme te botes.

Vazhdon te botoje nje pas nje, vellime te tjera poetike ndersa pergatitet per ti dhene lexuesit nje sere shkrimesh ne proze. Shtegeton pothuaj ne te gjithe boten,ku lene shenja te pashlyera, ne kujtimin dhe shpirtin e tije, kulturat e ndryshme njerezore.

Leom njeh tre gjuhe te huaja me gramatike ndersa njeh me shume se tridhjete kultura te vendeve te ndryshme, Europen, (Greqia, Franca, Spanja, Gjermania, Hollanda, Portugalia etj), Europen lindore (Bullgaria, Rumania, Rusia, etj), Azine: Turqia, Siria, Liban, Iran, Avganistan, Kina, Tailanda, Japoni etj, Ameriken latine (Brazil, Venezuela, Kolumbi, Peru, Argjentine, Arub, Ecuador etj), Ameriten qendrore (Panama, Nikaragua, Meksike etj.) Me se fundi Leom vendos rrenjet ne SHBA. Aty punon mediton dhe krijon ne vazhdimesi. Fiton cmim ne Word Poetry, me poezine “Nju Jork”.

Realizohet me ne fund enderra e vetme e tije, te diplomohet ne fusha artistike.

Studion prane Hollywood Institute ne Los Angeles Californi dhe me 4 prill te vitit 2004 LEOM diplomohet per Direktor filmash dhe Filmaker. Qe nga ajo kohe i ka kushtuar rendesi edhe shkrimeve te filmave.

Ka shkruar nje sere Skenaresh nje nder te cilat e ka drejtuar dhe prodhuar. Filmi eshte me metrazhe te shkurter 26 min 31 sek dhe quhet “Ghost Love” me tej jane ne prodhim e siper skenare te tjere “Last Wish”, “Last Life”, “Kill to be Killed” etj.

Nderkohe Leom po punon per ti dhene lexuesit disa vellime me proze nder te tjera romanin me titull “Dashuri ne Madrid” me nentitull (Historia e horrorit te miliona grave) dhe romanin “Porta e Fatkeqesise”, te dy te bazuar ne realitetet e problemeve sociale boterore. Me tej punon ne libra te tjere te cilet do te vihen ne qarkullim se shpejti sic eshe vellimi me poezi “E pashe Boten”, romani me titull “Dashuria qe therret ne emer te krimit” dhe romanin “Djem te mire ne udhe te keqija” te cilin e ka te shkruar ne skenare, (Histori qe i perket bemave mafioze te viteve pesedhjete ne Amerike kur italianet lene biznesin e alkolit per te strukturuar biznesin e femrave), … etj.

Pasaporta personale:
Emri i tij: LeoM
Datelindja: 14 Janar 1969
Vendlindja: Shkoder
Publikime: 11

Jeta eshte pasion qe rrjedh neper trillet e natyres duke homogjenizuar enderrat te cilat kurre smbarojne. Njeriu rron per te enderruar. Realizimi i cdo endrre eshte triumfi yne. Eshte ngjyra e spikatur me te cilen deshirojme te ngjyrosim ditet dhe netet tona, te cilat i kundrojme si vetmitare, sepse jemi vetmitare.

Shkembejeni

Rreth autorit

parajsa

Parajsa.com është një portal i pavarur në gjuhën shqipe, i themeluar në vitin 2001, që ka depërtuar zemrat shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çameri, Maqedoni, Mal të Zi, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, për vite me rradhë, nëpërmjet një larmie temash të ndryshme nga të gjitha fushat e jetës.

Shkruani nje koment

loading...