Kreu | Kulture

Kulture

Genti Tavanxhiu: Këmba e shqiptarit, në kullën më të lartë të botës

Genti Tavanxhiu: Këmba e shqiptarit, në kullën më të lartë të botës

Skulptori shqiptar Genti Tavanxhiu që prej vitesh jeton në Ascoli Piceno të Italisë e po prej vitesh talenti i tij gërsheton suksesshëm traditat e shkollës së gurgdhendësve shkodranë me vlerat antike dhe "absolute" të skulpturës italiane. Një nga veprat e skulptorit Tavanxhiu, e titulluar "Barra e udhëtimit", zbukuron atmosferën mahnitëse rrethuese të Burj Dubaj, grataçelës më të lartë në botë në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara, e konfirmon praninë e tij pranë emrave më të njohur të skulpturës aktuale ndërkombëtare .
Bajrush Mjaku: Gjenerali i skenës shqiptare

Bajrush Mjaku: Gjenerali i skenës shqiptare

I lindur në vitin 1952, në fshatin Gjurgjedell, aktualisht e njohur si Kodra e Trimave, të komunës së Kaçanikut, një fshat i thellë malor, aktori Bajrush Mjaku, me fizikun e tij, të duket si një copë shkëmbi i shkëputur nga ato bjeshkë, për t'u bërë pastaj një gjeneral i skenës teatrore ndër ne. Duke tymosur cigare puro, ai flet me krenari për rrugën prej aktori. Me respekt flet për profesorët e tij të aktrimit, Faruk Begollin, Bekim Fehmiun, Ramiz Kelmendin dhe Faik Imerin....
Robert Qafzezi: Misioni im, ura e dyfishtë Paris-Tiranë

Robert Qafzezi: Misioni im, ura e dyfishtë Paris-Tiranë

Është cilësuar si një prej emrave, i cili me krijimtarinë e tij artistike ka prezantuar artin dhe kulturën shqiptare në botë, duke u renditur përkrah emrave të mëdhenj. Regjisori dhe piktori i njohur shqiptaro-francez Robert Qafzezi tregon se në krijimtarinë e tij artistike një rol të rëndësishëm ka luajtur dhe puna që ai ka bërë në Kinostudio para shumë vitesh, për të cilën pohon se ka qenë një shkollë e vërtetë. I njohur jo vetëm në vendin e tij, por dhe në botë Qafzezi është fitues i disa çmimeve në festivale të ndryshme të filmit dokumentar dhe atij vizatimor. Fitues i "Palmës së artë" në festivalin FIPA, Qafzezi në vijim të kësaj interviste na rrëfen mbi krijimtarinë e tij artistike në Shqipëri dhe si nisi aventura e tij në Paris....
Skënder Sallaku: Pengu i kllounit të parë shqiptar, një godinë për cirkun

Skënder Sallaku: Pengu i kllounit të parë shqiptar, një godinë për cirkun

Skënder Sallaku "Artist i Popullit", njëri nga aktorët tanë më të mirë të humorit, ish-kampion kombëtar në mundjen klasike, autor skeçesh e parodish sot kujtohet nga të gjithë për interpretimin e tij brilant në cirk dhe në estradë. Kllouni i parë i cirkut shqiptar ka lindur në Tiranë më 25 janar 1935. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës Fizike "Vojo Kushi" dhe ka kryer një kualifikim një vjeçar në Kinë, pranë cirkut të Pekinit. Fillimisht Skënderi filloi punë si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun akrobatik në cirk, duke dhënë një kontribut te papërsëritshëm në ecurinë e këtij profili sa të vështirë aq edhe të bukur....
Shqiptarët duhet ta njohin Gandin

Shqiptarët duhet ta njohin Gandin

Homazh për Gandin. Shqiptarët duhet ta njohin Gandin, ja pse: - Për të kuptuar filozofinë e tij, të mbijetesës njerëzore, arsyen, prej të cilit nga Ilir Harshova u shkrua një libër për shqiptarët, duke vënë në dukje ato cilësi që ka shumë nevojë shoqëria shqiptare. Një grup esesh që vijnë si përgjigje e "totalitarizmit komunist që kaluam u përpoq ti barazonte e ti homogjenizonte njerëzit në çdo aspekt, dhe ia arriti deri në njëfarë mase ta bënte atë. Ai sheshoi ndryshimet midis njerëzve, duke krijuar një model të njeriut tipik mesatar mbi të cilin shteti kishte kontroll të plotë e prej të cilit njeriu i kishte krejt të kufizuara veprimet, madje edhe mendimet"....
Kur rënia në rutinë shkatërron intimitetin në çift

Kur rënia në rutinë shkatërron intimitetin në çift

Ndodh, për shembull, që në ndonjë nga përvjetorët, apo për ditëlindje, të presim ndonjë unazë apo trëndafil, ndërsa ai vjen me një frutore. E nevojshme, por nuk është ajo që ti prisje. Në fakt, sipas psikoterapistes në çift partnerët ankohen në veçanti mbi vështirësinë e krijimit të një dialogu të thellë sentimental me partnerët e tyre. Por nuk është i gjithë faji i meshkujve nëse komunikimi nuk funksionon. Shumë gra pretendojnë që i dashuri apo burri i tyre ta marrë me mend çka ato provojnë dhe për çfarë kanë nevojë. Shumë mendojnë se dallimet mes sekseve janë zhdukur, por çiftet që arrijnë të krijojnë një sintoni perfekte që nga takimi i parë janë të rrallë....
Muzeumet jane si shpirti i popullit

Muzeumet jane si shpirti i popullit

Valeria Li Vigni, drejtoresha e Muzeut Historik-Natyror ne Sicili, flet ne kete interviste. Ajo jep mesim ne Sicili, ne lenden e Muzikologji-Etnoarkeologjise, lende te cilen e meson edhe ketu ne Tirane, per studentet e Unviersitetit Europian te Turizmit. Me poshte, Valeria Li Vigni, e dashuruar me historine dhe natyren, pas se cilave perpiqet te jape shpjegimin e saj ne lidhje me traditat qe kane ekzistuar ne kohe dhe hapesire ne nje territor te caktuar, jep disa keshilla se si ne vendin tone mund te aplikohen muzeumet si qendra per interpretimin e territorit. Behet fjale per muze ku kultura, natyra, antropologjia, arkeologjia, etnografia etj., shkrihen se bashku per te transmetuar te vizitoret "shpirtin" e te pareve te tyre dhe qe nxisin turizmin e qendrueshem....
Çifteli dhe këngë djepi të 900-ës në Berlin

Çifteli dhe këngë djepi të 900-ës në Berlin

Një bilanc paradoksal dhe disa zbulime të pazakonta kanë dalë dje në dritë, pasi u paraqit mbyllja e projektit më të rëndësishëm në kulturën e etnografisë shqiptare; dixhitalizimi i fondit të vjetër arkival të Institutit të Kulturës Popullore me një vëllim prej afërsisht 1200 orësh, duke shpëtuar edhe jetën e shiritave zanorë të vjetër që ishin kërcënuar nga humbja për shkak të kushteve. ...
Faktorët që ndikojnë negativisht në dëshirat seksuale

Faktorët që ndikojnë negativisht në dëshirat seksuale

Për të pasur një raport të shëndetshëm duhet vazhduar të kontribuohet përmes disa zgjedhjesh që do të thotë angazhim dhe përpjekje për të rifreskuar herë mbas herë këtë marrëdhënie. Intimiteti në një marrëdhënie nuk mund të jetë pjesë e të shkuarës. Një shprehje në lidhje me këtë çështje thotë: "Jeta pa seks është si një llogari bankare bosh". Sipas studimeve ka rezultuar se seksi jo vetëm shton gëzimin tek njerëzit por edhe përmirëson shëndetin, madje kontribuon edhe në zgjatjen e jetës. Thuhet se në disa marrëdhënie, intimiteti nuk vdes kurrë, ndërsa në disa të tjera dëshira për seks bie shumë shpejt....
Poezia e Janis Ricos e zbërthyer në imazh

Poezia e Janis Ricos e zbërthyer në imazh

Një xhaketë e arnuar me copa poezie, zhaurimë deti, zall, një shishe uzo, një karrige pranë dritares... Kjo ishte bota e poetit grek Janis Ricos, e cila vjen për publikun shqiptar në një mënyrë krejt të veçantë. Pas fjalës erdhi edhe shenja. Kjo është arsyeja pse bota poetike e Janis Ricos vjen edhe përmes arteve pamore. Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së poetit grek, Ambasada Greke dhe Instituti i Kulturës Greke në bashkëpunim me disa institucione kulturore në Tiranë, prej 3 ditësh po organizojnë një sërë aktivitetesh. E nisën me fjalën....
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next totali: 98 | duke treguar: 1 - 10
Kendi i Reklamave
avatar blerim neziri
Jam i interesuar per kete ilaq per kolesterolin sepse vuaj nga kolesteroli ne gjak. Gjate matjes se sheqerit ne mengjes para ngrenies se mengjesit ...
avatar albert
flm per keto keshilla shum te mira
Autori i Perzgjedhur