Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Kinemaja Shqiptare
Filmi hyri ne Shqiperi ne vitet 1911-12. Shfaqjet e para publike u dhane ne qytetet Shkoder e Korce. Sallat e para te kinemave si institucione publike u ngriten me iniciative private pas Luftes I Boterore, ne qytetet Vlore, Korce, Tirane, Shkoder, Berat. Filmat e pare u bene nga te huajt; ata qene kronika. Kronika e pare per ngjarje te lidhura me Shqiperine eshte ajo e lidhur me Kongresin e Manastirit (1908), qe sanksionoi Alfabetin e gjuhes shqipe.
Brad Pitt
Ka lindur me 18 Dhjetor, 1963, ne Shawnee, Oklahoma. Pitt u rrit ne Springfield, Missouri, me i madhi i tre femijeve te nje familje te devotshme baptiste jugore. Babi i tij, Bill Pitt, ishte pronari i nje kompanie kamionesh, ndersa e ema e tij, Jane Pitt, ishte nje konsulente familjare. Ne fakt, Pitt deshironte te behej nje drejtues i artit te reklamimit, per ta arritur kete synim te tij, ai studioji per gazetari ne Universitetin Missouri.
Sander Prosi
Fati nuk mund te kishte qene i pabese me Sander Prosin. Edhe pse me nje diplome stomatologu ne xhep, ai nuk mund ta tradhtone pasionin qe kishte per skenen. I sapokthyer nga studimet ne Austri, kishte degjuar per nje konkurs qe Teatri Kombetar organizonte per aktore dhe ai nuk u mendua gjate. Qysh kur ishte adoleshent, i kishte ngelur si gozhde nje merak.
Nicole Kidman
Eshte vertet viti i Nicole Kidman. Pas nje Golden Globe dhe nje Oscar-i si aktorja me e mire me portretin e saj te Virginia Woolf ne filmin Oret, ja ku kurorezohet tani edhe nga pretigjiozja American Cinemateque me nje cmim te rendesishem. Hollivudi e ka ngritur ne piedestal. Nderkaq, Lady Nicole, 36 vjec, shfaqet ne ekrane si ne filmin Dogville te regjisorit Lars Von Trier, ashtu edhe ne Njolla njerezore, te Robert Bentonit, ne krah te Anthony Hopkinsit, ne nje adaptim i romanit te shkrimtarit Philip Roth.
Yllka Mujo
Teksa te fundit spektatore zbrazin kolltuket e teatrit, Yllka Mujo ngjit e qete shkallet e brendshme te pas-skenes, qe te shpien ne dhomen e grimit. Fshin shpejt e shpejt makiazhin dhe pa bere asnje koment, me nje naten e mire kolegeve, niset drejt shtepise. Me nje fytyre tejet te paqte, sikur para pak minutave te mos kete qene e perfshire ne nje vorbull aq te madhe emocionesh si ajo qe sapo ka kaluar.
Tom Cruise
Kur e pyetem gjate intervistes nese ndjehej i lodhur nga kjo xhiro rreth botes, u pergjigj seriozisht: Nuk kam kohe te jem i lodhur. Pastaj shpjegoi se kishte pak kohe qe kishte pare perseri filmin Predator ne te cilin, nje i forte nga ata te ish-wrestlerit dhe guvernator i ardhshem i Minesotes, Xhes Ventura, edhe pse i plagosur, qeteson shoket e tij: nuk kam kohe te derdh gjak.
Keanu Reeves
Ka lindur me 2 Shtator, 1964, ne Beirut, Lebanon. Mamaja e Reeves, Patricia, u takua me babane e Keanus, Samuel Reeves, nje gjeologjist me preardhje kinezo Hawaiiane (emri Keanu do te thote 'puhize e ftohte mbi male' ne gjuhen Hawaiiane), ndersa punonte ne nje klub nate ne Beirut. Mbasi martesa e tyre e shkurter perfundoi, Patricia u zhvendos se bashku me Keanu dhe motren e tij te vogel, Kis, ne New York City, ku ajo u martua me Paul Aaron, nje skenarist, prodhues filmash dhe drejtues.
Angelina Jolie
Angelina Jolie Voight, ka lindur me 4 Qershor 1975, ne Los Angeles, California. Ajo u rrit nga mamaja e saj, se bashku me vellane me te madh, James Haven, ne Palisades, New York. Jolie prezantoi veten e saj ne fushen e kinematografise ne nje debutim te saj ne filmin Lookin to Get Out me 1982, ne realizimin e te cilit ne rolin e bashke-regjizorit dhe bashke-krijuesit ishte babai i saj Voight, tashme ne shkelqimin e karrieres.
Eliza Dushku
Lindi ne 30 dhjetor 1980 ne Boston, MA, ne nje familje ku i ati eshte shqiptar dhe e ema daneze. Ajo ishte femija i katert pas tre djemve. U rrit mes "keqtrajtimeve" te te vllezerve gje qe ndoshta ndikoi ne krijimin e nje karakteri te forte te ajo. Pavarsisht se vllezerit e kane ngacmuar gjithmone shume ajo eshte tejmase e lidhur me me te vogelin prej tyre Nat, me te cilin jeton aktualisht.
Nicolas Cage
Nicolas Coppola lindi me 7 Janar 1964, ne Long Beach, California, djale i koreografes Joy Vogelsang dhe profesorit ti letersise August Coppola. Cage ka dy vellezer me te medhenj, Marc dhe Christopher. Ai eshte nipi i regjizorit Francis Ford Coppola dhe, gjate femijerise se tij e vizitonte shpesh xhaxhane e tij ne San Francisco. Ne moshen 15 vjec, Cage ra ne dashuri me aktrimin gjate nje kursi vere ne Konservatorin Teatral ne San Francisco.
Monika Lubonja
E njohur si nusja ne filmin Perdhunuesit, si gruaja e deputetit ne komedin ne te cilen interpreton perkrah Aleko Prodanit e ne shume e shume filma te tjere, ajo ka interpretuar me shume role heroinash. Eshte perkufizuar nga miqte e saj si vajza me pamje te ftohte, por qe ne menyre te cuditshme te imponon ti afrohesh dhe te flasesh me te. Kjo eshte Monika Lubonja.
  1   2   3  

Teksa te fundit spektatore zbrazin kolltuket e teatrit, Yllka Mujo ngjit e qete shkallet e brendshme te pas-skenes, qe te shpien ne dhomen e grimit. Fshin shpejt e shpejt makiazhin dhe pa bere asnje koment, me nje naten e mire kolegeve, niset drejt shtepise. Me nje fytyre tejet te paqte, sikur para pak minutave te mos kete qene e perfshire ne nje vorbull aq te madhe emocionesh si ajo qe sapo ka kaluar. Per mbi dy ore e gjysme ka recituar Cehovin, ka dashuruar dhe eshte bere kokete, ka rene ne deshperim dhe ka shperthyer ne histerizem.
Yllka Mujo
 

Yllka MujoYllka Mujo rrefen intrigat dhe dashurite qe e ndoqen qe nga koha e Luiza Milerit. Kapercimin e viteve te veshtira. Emigrimin dhe rinisjen nga fillimi per te siguruar vendin e humbur te punes. Miqte e paket dhe triumfi me i fundit: nje stine premierash me emrin e saj.

Teksa te fundit spektatore zbrazin kolltuket e teatrit, Yllka Mujo ngjit e qete shkallet e brendshme te pas-skenes, qe te shpien ne dhomen e grimit. Fshin shpejt e shpejt makiazhin dhe pa bere asnje koment, me nje naten e mire kolegeve, niset drejt shtepise. Me nje fytyre tejet te paqte, sikur para pak minutave te mos kete qene e perfshire ne nje vorbull aq te madhe emocionesh si ajo qe sapo ka kaluar. Per mbi dy ore e gjysme ka recituar Cehovin, ka dashuruar dhe eshte bere kokete, ka rene ne deshperim dhe ka shperthyer ne histerizem. Brenda te njejtes pjese eshte shnderruar disa here, duke realizur nje rol krejt te ndryshem nga ai qe publiku e kishte pare pak jave me pare ne filmin Letra ere. Apo edhe me te ndryshem akoma nga dy jave para tij, ne nje tjeter premiere, ne ate te filmit Lule te kuqe lule te zeza. E nese ndonje aktor sot ankohet per mundesite e pakta qe i jep skena dhe ekrani, per Yllka Mujon eshte krejt e kunderta. Kjo eshte stina e saj e arte. Nje stine premierash dhe ofertash, ku ajo ka luksin e zgjedhjes.

Dhe jo vetem ne teater. E nese ndokush kishte menduar se ajo ishte shkeputur njehere e mire nga filmi per tu marre perfundimisht me teatrin, Yllka e kishte ndjere se kjo ishte nje shkeputje e perkohshme. Nje shkeputje thuajse dhjete vjecare nga filmi, qe nuk i kishte ndryshuar asgje brenda vetes. E kishte ndjere se ato vite te kaluara ne skenen e teatrit do ta benin ndoshta me te pergatitur per rolin e saj. Sepse nese pergjate ketyre viteve degjonte ti thoshin ke lindur per skenen ajo thelle ne shpirt perjetonte te njejten ndjesi te shume viteve me pare. Kur nga skenat e festivaleve te kenges per femije mendonte: kam lindur per tu bere artiste filmi.

Qe ajo vajza e vogel me emrin Yllka Mujo kendonte mire, kete e dinin te gjithe. Pasi ndersa enderronte te behej si Vace Zela, Yllka nuk ia pertonte aspak te kendonte me sa e kishte ne koke ku te gjendej: ne shtepi, ne dritare madje edhe ne rruge. Dhe per tu bere kengetare nuk linte festival pa marre pjese, qe fare e vockel e deri kur zgjodhi te studionte ne lice per kanto. Festivalet e femijeve e kishin mesuar nderkaq me skenen, i kishin dhene kenaqesine e cmimeve te para dhe e kishin vendosur disa here para kamerave. Ca filmime te shpejta, qe nese do te mbesnin aty nuk do te luanin ne jeten e saj ndonje rol te madh. Por do te ishte po nje festival femijesh prej nga ku do te niste rruga e saj si aktore. Nje festival ku ajo, spektatore, ne mbarim do te takonte udheheqesen e saj te provave e cila ishte gruaja e operatorit Ilia Terpini. Pas fjaleve ceshte kjo goce e bukur, ai e kishte pyetur a te pelqen te luash ne nje film? Dhe Yllka 15 vjecare, te cilen ekrani i madh i kinemase e perthithte te gjithen aq sa te harronte ckishte rreth e rrotull, kishte thene nje po te menjehershme. Vetem pak dite me pas, Terpini e kishte mbajtur fjalen. Kishte shkuar ne mesimin e korit dhe aty kishte zgjedhur Yllken se bashku me nje vajze tjeter, te cilat do te provoheshin per rolin e Almes tek I teti ne bronx.

Ndryshe nga operatori, regjisorit Viktor Gjika sdo ti dukej aspak se perpara tij qendronte aktorja e ardhshme. Cma keni sjelle kete piciruke, kishte thene ai para se ta drejtonte Yllken per tek grimi. Nuk e kisha degjuar ndonjehere kete fjale dhe aty per aty mendova: ceshte ky grim?! Tani po, qe me dogjen, tregon Mujo ate ndjesi te vecante kur nuk po kuptonte se cpo ngjiste me te. Pasi ishte grimuar dhe kishte marre pamjen e nje zonjushe te rritur, ishte vendosur para aparatit per te bere poza pafund. Me vone, kur nisi xhirimet e filmit, mori vesh se per ate rol ishin provuar nderkaq 150 vajza, se ishte zgjedhur madje nje tjeter vajze per te cilen ishte prere edhe kemisha e nates per rolin, e qe mesa duket, ne momentet e fundit regjisori kishte nderruar mendje dhe kishte vendosur per picirruken. Heren e dyte gjithcka do te ishte me e lehte. Dhimiter Anagnosti i besoi rolin te Malet me blerim mbuluar dhe vetem atehere Yllka, 17 vjecare, do te mendonte per nje rruge te ndryshme nga ajo e kenges. E nese mesuesja e saj e kantos, Shpresa Nishani e terhiqte fort pas vetes duke i thene se ajo mund te behej nje soprano e mire, Yllka terhiqej po aq fort nga nje ze i brendshem qe e terhiqte nga filmi, nga ajo bote magjike qe sapo kishte filluar ta njihte. Deri ne momentin kur ai ze i brendshemm vendosi dhe ajo jo vetem qe nuk u pendua asnjehere per ate zgjedhje instiktive, por i besoi edhe ne te ardhmen atij zeri. Mesoi ta ndjeke, duke e ditur qe vetem ai ze nuk do ta gabonte asnjehere.

Me nje film te trete te realizuar, nje film gjysme dokumentar realizuar per publikun e huaj, [ku ajo me dhjete djem e vajza te bukur shetisnin Shqiperine turistike], Yllka Mujo u fut ne Akademine e Arteve. Ku ata tre filma nuk e benin qe te ndihej aspak e privilegjuar, perkundrazi. Me nje disipline tejet te rrepte ajo nisi te studionte teatrin, te punonte nga mengjesi deri ne mbremje ndersa pedagoget fillimisht nuk i vinin nota te larta, thjesht per te mos e lene te krijonte njefare rehatie. Nje vit stazhi ne teater, i detyruar per te gjithe ata qe dilnin nga shkolla e Arteve, do ta vendoste perballe miqesive te saj me te medha. Ne vend te moshatareve, miqte e saj me te mire brenda teatrit do te ishin Naim Frasheri e Andon Pano, Marie Logoreci e Sander Prosi, nje plejade aktoresh te vjeter qe do ta mbanin si nje femijen e tyre te perkedhelur, duke mos e mbushur me komplimenta por duke i dhene nderkaq mjaft dashuri. Aq sa Yllken do ta ndihmonte per te realizuar te parat role te verteta, por qe do ta mbronin edhe nga ato ngjarjet e pakendshme te shkaktuara nga xhelozite e te tjereve. Do ta mbronin aq sa ajo te mos demtohej shpirterisht nese ne situata te ndryshme ajo do ta gjente veten ne qender te vorbulles se thashethemeve e te ligesive, apo kur do te rrezikonte te nisej ne prodhim per shkak te nje bishti cigareje te gjetur ne dhomen e zhveshjes...

Ka pasur momente kur jam ndjere e rrethuar nga xhelozia e te tjereve, tregon ajo. Ne ambientet e artit, xhelozite kane qene gjithmone te pranishme. Ca xhelozi qe kane tentuar te minimizojne aftesite e mia aktoreske. Por qe une duke qene nje natyre qe nuk mban inate, pavaresisht se per momentin mund te me kene lenduar, i kam kaluar. Ne ate kohe kam qene teper e re, e bukur, e talentuar, e ndieja se me priste nje e ardhme e mire ne teater dhe ate energji te deshperimit e ktheja fare lehte ne energji pune. E nese nje veprim apo nje fjale dashakeqe ndaj saj mund tia zbriste gjendjen shpirterore nje shkalle me poshte, nga ana profesionale ajo e ndjente te ngrihej ndoshta dhjete shkalle me lart. Ne kete atmosfere ajo realizoi rolet me te mira ne teater, dhe paralelisht disa te tjera neper filma. Qe nga Luiza Miler me i njohuri nder te parat role [vetem 25 vjec] tek Vizita e inspektorit, Permbytja e madhe, Nata e dymbedhjete, Prometeu, Nate me Hene ... Aq shume role ne teater sa filmi do te fillonte te behej nje mall qe shuhej kohe pas kohe, duke pritur nje rol po aq te madh sa ata qe realizonte nderkaq ne teater. Nje deshire qe iu realizua tamam vetem dy vjet me pare, kur regjisori Mevlan Shanaj me Lule te kuqe, lule te zeza e riktheu ne film me nje rol dhe ajo e permbushur tha: eshte i shkruar per mua.

Ndryshe nga shume aktore te tjere qe numerojne ekzaktesisht rolet ne skene apo ekran, Yllka Mujo nuk e ben aspak per modesti kur thote se nuk i mban mend te gjitha. Nje germim me nge brenda mureve te kujteses, i sjell perpara sysh momente provash, premiera te sukseshme dhe levdata. I kujtohen si ne nje film te shkeputur. Pasi ndryshe nga shume te tjere, Yllka Mujo nuk ka qene kurre tipi i aktores qe e mat suksesin me cmime e tituj te mare apo me numra rolesh. As me intervista apo artikuj gazetash. Nuk eshte as tipi qe ruan me fanatizem gjithe ceshte shkruar e ceshte thene per te.

Por do te vinte nje moment kur lodhja, streset, trysnia e ambientit dukej sikur po e vinin perfund. E per te parandaluar pikerisht kete mposhtje Yllka Mujo vendosi te largohej per pak kohe. Se bashku me dy femijet e saj, ende te vegjel, per gati dy vjet, ajo aktorja aq e njohur ne vendin e saj, do te provonte emigracionin. Vendosa te ikja per tiu larguar lodhjes e streseve e per te qene pak me afer endrrave te mia. Isha duke kaluar nje periudhe te paqete dhe meqenese shpirterisht jeta me ishte bere pak e rende, kisha nevoje te hapja nje tjeter porte. Vendosa tu ikja gjerave perkohesisht, per ti lene te gjitha prapa kraheve, ne menyre qe kur te kthehesha te shihja jashte meje nje realitet me fytyre me te paster. Kur u kthye, ne fakt realiteti ishte po ai. Por tashme ishte Yllka ajo qe kishte ndyshuar. Sikur te kishte bere jo nje udhetim jashte kufijve por brenda vetes, ajo kishte arritur te ndertonte realitetin e saj.

Edhe pse brenda saj gjerat ishin bere serish te bukura, ambienti rrethues nuk ishte pike per pike ne sintoni me ate paqe brenda vetes. Do ti duhej fillimisht te perpiqej te rifutej ne teater, ku vendi i punes i ishte zene. Per te paren here dhe te fundit ne jeten e vet, ne ate kohe Yllka Mujo pranoi nje rol ne komedine Tete persona plus, pa mundur te perzgjedhe. Tha menjehere po, per tu gjendur sa me pare ne skene. Edhe pse nuk ishte lloji i komedise ku ajo e sheh veten, ne njefare menyre i eshte mjaft mirenjohese atij roli qe po e kthente pas nje shkeputjeje dy vjecare ne teater. Fernando Krafi me ka shkruar kete leter, e riktheu fuqishem ne skene. Aty e kuptova se ne te vertete nuk isha shkeputur kurre. Pas kesaj ofertat nuk do te mungonin asnjehere, nga shumica e regjisoreve. Nga ajo pjese do ti mbetej kenaqesia e te punuarit me Gezim Kamen, te cilit do ti pergjigjej pozitivisht per te tjera projekte punen me te e kujtoj si nje periudhe te mbushur me komoditet psiqik dhe shpirteror.

Ne listen e regjisoreve me te cilet ka punuar, Yllka kujton me nostalgji punen me Piro Manin, nje pune qe do ajo do ta quante shkollen e saj te vertete brenda teatrit. Kurse ne vitet e fundit, do te mbetej e mbushur shpirterisht nga dy role te realizuara nen regjine e Arben Kumbaros, dy pune paksa te mundimshme per Kumbaron, pasi te tilla kane qene rrethanat per te, por me rezultate te dukshme. Nderkaq qe dy pjese, fare pak te shfaqura ne Shqiperi, i kane dhene Yllka Mujos te vetmet kenaqesi te medha te njohjes jashte kufijve: Zonjusha Julia e Strinbergut me regjine e Hervin Culit dhe Neser nisemi per parajse me regji te kosovarit Dritero Kasapit. Nese kjo e fundit e njohu Mujon me nje menyre te re te te berit teater, Zonjusha Julia do ta bente qe per te paren here te ndihej e vleresuar sic duhej. Kjo ndodhi ne festivalin e Strinbergut, kur ne 100-vjetorin e lindjes se shkrimtarit flitej me superlativa per nje Julia te ardhur nga Shqiperia. Apo kur nje kritik teatri shkruante: e kam pare kete pjese ne 64 vende te botes, deri ne Hong-Kong, por Julian e vertete e pashe sonte.

Ndonese pa te tilla lavde ne Tirane, kerkesat per role kane qene te shumta. Role tejet te ndryshem nga njeri tjetri. I eshte dashur te beje ne skene qenin, tek Kujdes! Kafshon me regji te Kico Londos, po aq mjeshterisht sa ka bere vajzen qe vret nenen te Mbreteresha e bukur, te luaje te cmenduren tek Kopshti me dallandyshe po aq natyrshem sa sjellja e gjendjeve shpirterore te nje aktoreje se fundmi te Pulebardha e Cehovit. I eshte dashur madje te interpretoje edhe kater role te ndryshem tek Nje njeri ne det si per te treguar se qe nga ajo dite kur Fernando Krafi ... e ktheu perfundimisht ne skene, ajo nuk di te pushoje.

Pervec kenaqesise se rikthimit, Fernando Krafi ... do te sillte ne jeten e Yllka Mujos dhe nje miqesi te re, nje nga me te fortat e saj, me perkthyesin Robert Shvarc. Fillimisht ajo do ta cmonte Shvarcin si perkthyesin gjeni qe e kishte ngritur vepren ne majat e intelektit dhe dalengadale, tek ai shpirt rrebel, jo shume i lehte per tu pertypur nga njerezit e tjere, ajo do te zbulonte se ne momentet e mia te veshtira ishte si muzike per nje shpirt te trazuar. Shvarci do te ishte nder te paktet miq te jetes se saj. Keta pak miq qe kam pasur, te cilet kane vdekur, dhe shume pak miq e mikesha qe me shume mund i kam ruajtur si ujet e bekuar, do te me shoqerojne deri ne fund ne lumturite dhe dhimbjet e mia. Nderkaq une i ruaj per te mos i futur ne ditet e mia te zakonshme. Ca dite te zakonshme ku asaj i duhet te dale nga ai realitet i bukur i krijuar brenda vetes, te shkeputet nga bota e librave, nga muzika e saj e preferuar, nga poezite qe ajo prej vitesh shkruan duke ua treguar fare pak njerezve.

Te dale nga kjo bote virtuale per tu kthyer me kembe ne toke. Per te kujtuar se ai profesion qe i duket sikur i ka zbritur nga lart, ne fund te fundit i duhet edhe per nje gje kaq tokesore sa ceshte mbijetesa. Per te kujtuar se megjithese ajo quhet Yllka Mujo dhe eshte nje aktore e madhe, eshte thjesht nje nene qe i duhet te punoje per te mbajtur femijet, qe i duhet te dale ne treg e pastaj te gatuaje, te beje te vetmen pune qe e ben vertet pa piken e pasionit. E nese nuk ka mundesi qe pasionin per femijet ta tregoje ne kuzhine, nuk ka qene e kursyer askund tjeter me ta. As ne lodrat e perbashketa e as kur ashtu ne menyre insiktive i ka terhequr ne boten e artit. Ne ate bote magjike ku ajo i ka drejtuar ne te njejten menyre sic ishte futur edhe vete. Duke ndjekur instiktivisht ate thirrme brenda vetes kur e ndjeu se fati i saj ishte shkruar qe ajo do ti perkiste kinemase dhe teatrit.

(Publikuar me 8 Shkurt 2004 23:01)
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
  • Spurl
  • Digg
  • Del.icio.us
  • Blink
  • Furl
  • Technorati
  • Stumbleupon
  • Y!MyWeb
  • Simpy
  • Google
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Parajsa Njoftime Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Reklamimi ne Parajsa.com - Parajsa.com
Muzika jone
Degjoni tingullin shqip nen zerin e mrekullueshem te kengetareve shqiptare. Shijoni melodite dhe notat e muzikes shqiptare ne Parajsen Shqiptare.
muzika.parajsa.com

Me shume se 10MB?
Deshironi te dergoni materiale, dokumente, skedare me nje madhesi me te madhe se 10MB, atehere ju mund te perdorni sherbimin tone.
upload.parajsa.com

Bukuroshet e botes
Bukuria, ideja e se bukures pa komente. Jemi munduar te realizojmee krijimin e nje galerie me disa nga bukuroshet e botes.
bukuroshe.parajsa.com
Fjalor Emrash Shqip