Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Kinemaja Shqiptare
Filmi hyri ne Shqiperi ne vitet 1911-12. Shfaqjet e para publike u dhane ne qytetet Shkoder e Korce. Sallat e para te kinemave si institucione publike u ngriten me iniciative private pas Luftes I Boterore, ne qytetet Vlore, Korce, Tirane, Shkoder, Berat. Filmat e pare u bene nga te huajt; ata qene kronika. Kronika e pare per ngjarje te lidhura me Shqiperine eshte ajo e lidhur me Kongresin e Manastirit (1908), qe sanksionoi Alfabetin e gjuhes shqipe.
Brad Pitt
Ka lindur me 18 Dhjetor, 1963, ne Shawnee, Oklahoma. Pitt u rrit ne Springfield, Missouri, me i madhi i tre femijeve te nje familje te devotshme baptiste jugore. Babi i tij, Bill Pitt, ishte pronari i nje kompanie kamionesh, ndersa e ema e tij, Jane Pitt, ishte nje konsulente familjare. Ne fakt, Pitt deshironte te behej nje drejtues i artit te reklamimit, per ta arritur kete synim te tij, ai studioji per gazetari ne Universitetin Missouri.
Sander Prosi
Fati nuk mund te kishte qene i pabese me Sander Prosin. Edhe pse me nje diplome stomatologu ne xhep, ai nuk mund ta tradhtone pasionin qe kishte per skenen. I sapokthyer nga studimet ne Austri, kishte degjuar per nje konkurs qe Teatri Kombetar organizonte per aktore dhe ai nuk u mendua gjate. Qysh kur ishte adoleshent, i kishte ngelur si gozhde nje merak.
Nicole Kidman
Eshte vertet viti i Nicole Kidman. Pas nje Golden Globe dhe nje Oscar-i si aktorja me e mire me portretin e saj te Virginia Woolf ne filmin Oret, ja ku kurorezohet tani edhe nga pretigjiozja American Cinemateque me nje cmim te rendesishem. Hollivudi e ka ngritur ne piedestal. Nderkaq, Lady Nicole, 36 vjec, shfaqet ne ekrane si ne filmin Dogville te regjisorit Lars Von Trier, ashtu edhe ne Njolla njerezore, te Robert Bentonit, ne krah te Anthony Hopkinsit, ne nje adaptim i romanit te shkrimtarit Philip Roth.
Yllka Mujo
Teksa te fundit spektatore zbrazin kolltuket e teatrit, Yllka Mujo ngjit e qete shkallet e brendshme te pas-skenes, qe te shpien ne dhomen e grimit. Fshin shpejt e shpejt makiazhin dhe pa bere asnje koment, me nje naten e mire kolegeve, niset drejt shtepise. Me nje fytyre tejet te paqte, sikur para pak minutave te mos kete qene e perfshire ne nje vorbull aq te madhe emocionesh si ajo qe sapo ka kaluar.
Tom Cruise
Kur e pyetem gjate intervistes nese ndjehej i lodhur nga kjo xhiro rreth botes, u pergjigj seriozisht: Nuk kam kohe te jem i lodhur. Pastaj shpjegoi se kishte pak kohe qe kishte pare perseri filmin Predator ne te cilin, nje i forte nga ata te ish-wrestlerit dhe guvernator i ardhshem i Minesotes, Xhes Ventura, edhe pse i plagosur, qeteson shoket e tij: nuk kam kohe te derdh gjak.
Keanu Reeves
Ka lindur me 2 Shtator, 1964, ne Beirut, Lebanon. Mamaja e Reeves, Patricia, u takua me babane e Keanus, Samuel Reeves, nje gjeologjist me preardhje kinezo Hawaiiane (emri Keanu do te thote 'puhize e ftohte mbi male' ne gjuhen Hawaiiane), ndersa punonte ne nje klub nate ne Beirut. Mbasi martesa e tyre e shkurter perfundoi, Patricia u zhvendos se bashku me Keanu dhe motren e tij te vogel, Kis, ne New York City, ku ajo u martua me Paul Aaron, nje skenarist, prodhues filmash dhe drejtues.
Angelina Jolie
Angelina Jolie Voight, ka lindur me 4 Qershor 1975, ne Los Angeles, California. Ajo u rrit nga mamaja e saj, se bashku me vellane me te madh, James Haven, ne Palisades, New York. Jolie prezantoi veten e saj ne fushen e kinematografise ne nje debutim te saj ne filmin Lookin to Get Out me 1982, ne realizimin e te cilit ne rolin e bashke-regjizorit dhe bashke-krijuesit ishte babai i saj Voight, tashme ne shkelqimin e karrieres.
Eliza Dushku
Lindi ne 30 dhjetor 1980 ne Boston, MA, ne nje familje ku i ati eshte shqiptar dhe e ema daneze. Ajo ishte femija i katert pas tre djemve. U rrit mes "keqtrajtimeve" te te vllezerve gje qe ndoshta ndikoi ne krijimin e nje karakteri te forte te ajo. Pavarsisht se vllezerit e kane ngacmuar gjithmone shume ajo eshte tejmase e lidhur me me te vogelin prej tyre Nat, me te cilin jeton aktualisht.
Nicolas Cage
Nicolas Coppola lindi me 7 Janar 1964, ne Long Beach, California, djale i koreografes Joy Vogelsang dhe profesorit ti letersise August Coppola. Cage ka dy vellezer me te medhenj, Marc dhe Christopher. Ai eshte nipi i regjizorit Francis Ford Coppola dhe, gjate femijerise se tij e vizitonte shpesh xhaxhane e tij ne San Francisco. Ne moshen 15 vjec, Cage ra ne dashuri me aktrimin gjate nje kursi vere ne Konservatorin Teatral ne San Francisco.
Monika Lubonja
E njohur si nusja ne filmin Perdhunuesit, si gruaja e deputetit ne komedin ne te cilen interpreton perkrah Aleko Prodanit e ne shume e shume filma te tjere, ajo ka interpretuar me shume role heroinash. Eshte perkufizuar nga miqte e saj si vajza me pamje te ftohte, por qe ne menyre te cuditshme te imponon ti afrohesh dhe te flasesh me te. Kjo eshte Monika Lubonja.
  1   2   3  

Fati nuk mund te kishte qene i pabese me Sander Prosin. Edhe pse me nje diplome stomatologu ne xhep, ai nuk mund ta tradhtone pasionin qe kishte per skenen. I sapokthyer nga studimet ne Austri, kishte degjuar per nje konkurs qe Teatri Kombetar organizonte per aktore dhe ai nuk u mendua gjate. Qysh kur ishte adoleshent, i kishte ngelur si gozhde nje merak. Kishte tentuar te luante ne dramen e Shilerit “Vilhelm Tel”, por pas disa provave te lodhshme gjithcka ishte anuluar nga fashistet. Brenda pak kohesh u kthye ne aktor, pedagog, nje kult i teatrit dhe i kinemase shqiptare. Pati mesues dhe kolege te njohur, si: Naim Frasheri, Andon Pano, Marie Logoreci e shume te tjere, nje plejade aktoresh te vjeter qe vendosen themelet e aktrimit ne vend.
Sander Prosi
 

Sander ProsiFati nuk mund tė kishte qenė i pabesė me Sandėr Prosin. Edhe pse me njė diplomė stomatologu nė xhep, ai nuk mund ta tradhtone pasionin qė kishte pėr skenėn. I sapokthyer nga studimet nė Austri, kishte dėgjuar pėr njė konkurs qė Teatri Kombėtar organizonte pėr aktorė dhe ai nuk u mendua gjatė. Qysh kur ishte adoleshent, i kishte ngelur si gozhdė njė merak. Kishte tentuar tė luante nė dramėn e Shilerit “Vilhelm Tel”, por pas disa provave tė lodhshme gjithēka ishte anuluar nga fashistėt. Brenda pak kohėsh u kthye nė aktor, pedagog, njė kult i teatrit dhe i kinemasė shqiptare. Pati mėsues dhe kolegė tė njohur, si: Naim Frashėri, Andon Pano, Marie Logoreci e shumė tė tjerė, njė plejadė aktorėsh tė vjetėr qė vendosėn themelet e aktrimit nė vend. Sandėr Prosi lindi janarin e 1920 nė qytetin ku u kėndua pėr vite tė tėra “Luleborė”. Qysh kur ishte ende nė gjimnaz provoi tė vishte petkun e njėrit prej personazheve tė dramės "Vilhelm Tel", e cila nuk mundi tė shfaqej. Pasionin pėr teatrin e kishte qė i vogėl kur shkonte nė kinema. Aty jepeshin shfaqje nga grupi amator i drejtuar nga Mihal Popi dhe ai pėrpiqej sadopak qė tė pėrshtatej me personazhet qė kishin filluar t’i ceknin ėndrrėn e tij tė madhe, atė tė aktorit. Por me sa duket planet qė kishte pėr tė familja ishin ndryshe. Niset pėr studime nė Austri nė degėn stomatologji, tė cilat i la pėrgjysmė. Pasi kishte lėnė kujtimet e ėmbla tė Austrisė, merr pjesė nė konkursin e Teatrit Popullor, ku edhe iu besua roli i parė. Roli i tij i parė ka qenė ai i Shaqir Agės nė komedinė "Prefekti" tė Besim Lėvonjės, qė u prit mjaft mirė, dhe ku aktori luajti krahas Loro Kovaēit, Mihal Popit, Marie Logorecit etj. Popullariteti i tij si aktor lidhet me karakterin e thellė popullor tė artit tė tij. Vetitė fizike, trupi i drejtė, pamja fisnike, me njė nur skenik, vėshtrimi i ngrohtė, plastika dhe forca e fjalės sė tij, nėpėrmjet zėrit tė veēantė i dhanė kėtij aktori pėrmasat e njė aktori tė madh qė i vjen rrallė skenės shqiptare. Krijimet e Sandėr Prosit nė film shėnojnė kulme nė mjeshtėrinė e aktorit. Ishte viti 1961 kur ai mori rolin e parė nė film. Ishte personazhi i drejtorit tė shkollės nė filmin "Debatik". Ky do tė ishte fillimi, ndėrkohė qė ai do tė spikaste dukshėm duke reflektuar impulset e magjishme tė artit dramatik. Me shikimin e thellė, me tė folurėn e prerė, me zėrin e ėmbėl ai nuk mund tė mos tė shfaqte Sandrin e vėrtetė, njeriun e natyrshėm qė u bė artist i madh. Nė filmin "Vitet e para" ai i bėri pėrshtypje spektatorit pėr njė konkretizim tė qartė tė personazhit tė Abdylit, duke mbetur nė mendje tė ēdokujt pėr njė kohė tė gjatė. Sandėr Prosi vdiq atėherė kur mund t'i jepte akoma role tė bukura skenės dhe ekranit. U vlerėsua me ēmime, tituj e medalje, si dhe me titullin e lartė "Artist i Popullit". U nda nga jeta duke xhiruar metrat e fundit tė filmit "Pranverė e hidhur" mė 24 mars 1985.

Portreti i harruar Nė njė nga vilat e vjetra nė zonėn e Bllokut, nė galerinė e njė piktori ruhet qė nga 1985 njė portret i ēuditshėm. Me shallin e hedhur shkujdesur nė qafė, flokėt e shpupurisur e vėshtrimin e thellė fshehur pas syzeve aktori Sandėr Prosi ende thotė diēka. Ndoshta fjalė tė pathėna nė ato ditė prilli, qė u thyen nė mes dhe e ndanė shpirtin nga trupi nė hotel “Vollga”. Koha e rėnduar duket ende pėrtej kokės sė menduar tė aktorit, atje ku peneli ka hedhur ndoshta veē reve tė errėta edhe trishtimin e asaj humbjeje. Tashmė kanė kaluar vite dhe ai portret sikur ėshtė harruar. Tė vetmit qė e kujtojnė ende janė njerėzit e paktė tė grupit tė xhirimit, qė punuan me Sandrin. Ata e dinė se si Vangjel Gjikondi kishte mundur tė shkėpuste nga ai portret edhe copėza dhimbjesh e shqetėsimesh qė i kishin trazuar mendjen. E nė ato pak ditė xhirimesh kanė ndodhur plot ngjarje tė zakonta e tė pazakonta, mbyllur me njė ngjarje tragjike. Tė gjitha kėto tani pakkush i di. Ngjarja tragjike e mori me vete tė vėrtetėn e asaj dite tė ngrysur prilli…

Sander Prosi - Udha e ShkronjaveFilmi ende nuk kishte marrė rrugė. Personazhi i tij ende nuk ishte afruar tek porta pėr tė trokitur nė vėmendjen e shikuesve. Ndoshta ishte gati pėr ta nxjerrė nga vetja edhe kėtė rol. Por ndoshta edhe jo. Kur pa qė tė gjithė ishin larguar… Se ēfarė ka ndodhur nė ato pak minuta askush nuk e di. Panė trupin e tij tė shtrirė pėrtokė, me njė pamje tė shqetėsuar qė i kishte ngrirė nė fytyrė. Dėshmitarėt e parė thonė se ai ka rrėshqitur nė njė moment marramendjeje. Ekuilibri ka humbur shtratin e pėrhershėm dhe ai ka shkelur kufirin ku jeta dhe vdekja bėjnė duel. Nė ato momente kamerat ishin vendosur nė njė shtėpi tė vjetėr nė njė lagje tė qytetit. Grupi i xhirimit aty e mori vesh lajmin e kobshėm. Tė gjithė ngrinė nė vend. Vrapin nga ajo lagje e vjetėr deri te hotel “Vollga” asnjėri nuk e ndjeu. Qe njė vrap i ēmendur, qė nuk mundi tė arrijė dot vdekjen qė ishte larguar duke lėnė pas gjurmė tė kuqe gjaku.

Trofe
Sandėr Prosi, edhe pse ėshtė konsideruar shpesh si njė nga aktorėt mė tė mėdhenj tė skenės shqiptare, sėrish nuk ka marrė aq sa duhet nga shteti. Gjatė karrierės sė tij aktoriale ai ėshtė nderuar me disa ēmime, kupa, medalje, si dhe me ēmime tė Republikės. Nė ‘75 u nderua me Ēmimin e Republikės sė Shkallės sė Parė pėr rolin e Jaho Labit nė filmin "Nė fillim tė verės". Sot numėron nė mbi 100 role tė interpretuara me mjeshtėri nė teatėr dhe kinematografi, por asnjėra prej tyre nuk mund tė pėrsėrisė realizimin e figurės sė Ismail Qemalit, e cila u nderua me Medaljen e Festivalit tė Pestė dhe me Ēmimin e Republikės tė Klasit tė Parė. E kush e ka harruar Dhaskal Todrin, i cili ėshtė ngjizur aq mjeshtėrisht nga Sandri, edhe ky po kaq i vlerėsuar nga publiku? Kolegėt dhe tė afėrmit tregojnė se ai krijonte njė lidhje tė ēuditshme me personazhin, duke pėrftuar nė kėtė mėnyrė ndjesi tė tilla qė shkriheshin direkt me rolin. Sandėr Prosi njihte mirė letėrsinė, qė shėrbente pėr tė zbėrthyer mjeshtėrisht personazhet, para se ai tė vishte petkun e tyre.

Sekreti i lotėve tek “Udha e shkronjave”
Dhaskalin plak askush nuk mund ta shlyejė lehtė nga kujtesa. Stafi qė ka punuar gjatė pėr realizimin e kėtij filmi gėrxheve tė Himarės tregon se u ėshtė dashur shumė mund pėr tė realizuar kėtė film, qė mbart njė emocion tė madh. Mes zagushisė sė tejskajshme ato ditė edhe aktorit tė madh nuk mund t’i mbusheshin sytė mė lot (ashtu siē e kėrkonte skenari) nė momentin kur ai kthehej i mallėngjyer nė vendlindjen e tij tė dashur. Pas disa dublave tė njėpasnjėshėm regjisori Pali Kuke kishte vendosur t’i ndėrpriste xhirimet. Stafi realizues u shtri tė pushonte nėn hije. Zhurma e autobusit tė linjės as qė i kishte bėrė pėrshtypje stafit, aq mė shumė tė ktheheshin nė sheshxhirim. Boria kishte prishur qetėsinė, ndėrkohė qė nė atė tė pėrpjetė u dėgjua frenimi i pėrtuar i autobusit Vlorė-Himarė. Mes tymit dhe afshit pėrvėlues zbret nga autobusi njė burrė dhe i jep Sandėr Prosit njė qese me qershi. “E ke nga tė gjithė ne", - i tha ai. Kaq u desh qė aktori tė thėrriste: "Fillojmė xhirimin". Emocioni kishte marrė udhė dhe ai nuk donte ta humbiste kėtė moment.

Galeria e roleve
Pėr mė se tri dekada Sandėr Prosi krijoi mbi 80 role nė teatėr dhe kinematografi, tė shkėputura kėto nga 75 vepra tė autorėve tė huaj dhe vendas. Klasi i tij aktorial bėri qė asnjėri prej tyre tė mos i ngjajė tjetrit. Ata ishin aq tė ndryshėm dhe pėr kėtė qėllim u bėnė mjaft popullorė dhe tė pėlqyer nga publiku. Trupi i drejtė, pamja fisnike, njė nur i pakrahasuar skenik, vėshtrimi i ngrohtė, plastika dhe forca e fjalės sė tij, zėri i veēantė i dhanė kėtij aktori pėrmasat e njė artisti tė madh tė skenės, qė u gdhend natyrshėm te publiku. Ai luajti nė mjaft filma, tė cilėt padiskutim u cilėsuan tė suksesshėm. Nėse bėjmė njė shėtitje tė shkujdesur nė galerinė e roleve tė tij, do tė veēojmė filmat: "Horizonte tė hapura", "I teti nė bronz", "Mėngjese lufte", "Yjet e netėve tė gjata", "Nė fillim tė verės", "Fijet qė priten", "Pėrballimi", "Gjeneral Gramafoni", "Udha e shkronjave", "Plaku dhe hasmi", "Kush vdes nė kėmbė", "Detyrė e posaēme", "Oshėtimė nė bregdet", "Guximtarėt", "Shtigje lufte", "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", "Njeriu me top", "Vajzat me kordele tė kuqe", "Plumba perandorit", si dhe shumė tė tjerė, po kaq tė njohur nga shikuesit dhe gjithashtu tė pėlqyer.

Disa nga filmat ku ka luajtur:
"Vitet e para"
"Horizonte tė hapura"
"I teti nė bronz"
"Mėngjese lufte"
"Yjet e netėve tė gjata"
"Nė fillim tė verės"
"Fijet qė priten"
"Pėrballimi"
"Gjeneral Gramafoni"
"Udha e shkronjave"
"Plaku dhe hasmi"
"Kush vdes nė kėmbė"
"Detyrė e posaēme"
"Oshėtimė nė bregdet"
"Guximtarėt"
"Shtigje lufte"
"Gjenerali i ushtrisė sė vdekur"
"Njeriu me top"
"Vajzat me kordele tė kuqe"
"Plumba perandorit"


(Publikuar me 18 Prill 2004 21:01)
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
  • Spurl
  • Digg
  • Del.icio.us
  • Blink
  • Furl
  • Technorati
  • Stumbleupon
  • Y!MyWeb
  • Simpy
  • Google
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Parajsa Njoftime Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Reklamimi ne Parajsa.com - Parajsa.com
Forumi i Parajses
Deshironi te shkruani, nuk dini se ku? Trokisni ne dyert e parajses dhe do te jeni te mirepritur. Gjuha shqipe eshte gjuha kryesore e perdorur ne kete forum shqiptar.
forumi.parajsa.com

Muzika jone
Degjoni tingullin shqip nen zerin e mrekullueshem te kengetareve shqiptare. Shijoni melodite dhe notat e muzikes shqiptare ne Parajsen Shqiptare.
muzika.parajsa.com

Bukuroshet e botes
Bukuria, ideja e se bukures pa komente. Jemi munduar te realizojmee krijimin e nje galerie me disa nga bukuroshet e botes.
bukuroshe.parajsa.com
Fjalor Emrash Shqip