Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Kinemaja Shqiptare
Filmi hyri ne Shqiperi ne vitet 1911-12. Shfaqjet e para publike u dhane ne qytetet Shkoder e Korce. Sallat e para te kinemave si institucione publike u ngriten me iniciative private pas Luftes I Boterore, ne qytetet Vlore, Korce, Tirane, Shkoder, Berat. Filmat e pare u bene nga te huajt; ata qene kronika. Kronika e pare per ngjarje te lidhura me Shqiperine eshte ajo e lidhur me Kongresin e Manastirit (1908), qe sanksionoi Alfabetin e gjuhes shqipe.
Brad Pitt
Ka lindur me 18 Dhjetor, 1963, ne Shawnee, Oklahoma. Pitt u rrit ne Springfield, Missouri, me i madhi i tre femijeve te nje familje te devotshme baptiste jugore. Babi i tij, Bill Pitt, ishte pronari i nje kompanie kamionesh, ndersa e ema e tij, Jane Pitt, ishte nje konsulente familjare. Ne fakt, Pitt deshironte te behej nje drejtues i artit te reklamimit, per ta arritur kete synim te tij, ai studioji per gazetari ne Universitetin Missouri.
Sander Prosi
Fati nuk mund te kishte qene i pabese me Sander Prosin. Edhe pse me nje diplome stomatologu ne xhep, ai nuk mund ta tradhtone pasionin qe kishte per skenen. I sapokthyer nga studimet ne Austri, kishte degjuar per nje konkurs qe Teatri Kombetar organizonte per aktore dhe ai nuk u mendua gjate. Qysh kur ishte adoleshent, i kishte ngelur si gozhde nje merak.
Nicole Kidman
Eshte vertet viti i Nicole Kidman. Pas nje Golden Globe dhe nje Oscar-i si aktorja me e mire me portretin e saj te Virginia Woolf ne filmin Oret, ja ku kurorezohet tani edhe nga pretigjiozja American Cinemateque me nje cmim te rendesishem. Hollivudi e ka ngritur ne piedestal. Nderkaq, Lady Nicole, 36 vjec, shfaqet ne ekrane si ne filmin Dogville te regjisorit Lars Von Trier, ashtu edhe ne Njolla njerezore, te Robert Bentonit, ne krah te Anthony Hopkinsit, ne nje adaptim i romanit te shkrimtarit Philip Roth.
Yllka Mujo
Teksa te fundit spektatore zbrazin kolltuket e teatrit, Yllka Mujo ngjit e qete shkallet e brendshme te pas-skenes, qe te shpien ne dhomen e grimit. Fshin shpejt e shpejt makiazhin dhe pa bere asnje koment, me nje naten e mire kolegeve, niset drejt shtepise. Me nje fytyre tejet te paqte, sikur para pak minutave te mos kete qene e perfshire ne nje vorbull aq te madhe emocionesh si ajo qe sapo ka kaluar.
Tom Cruise
Kur e pyetem gjate intervistes nese ndjehej i lodhur nga kjo xhiro rreth botes, u pergjigj seriozisht: Nuk kam kohe te jem i lodhur. Pastaj shpjegoi se kishte pak kohe qe kishte pare perseri filmin Predator ne te cilin, nje i forte nga ata te ish-wrestlerit dhe guvernator i ardhshem i Minesotes, Xhes Ventura, edhe pse i plagosur, qeteson shoket e tij: nuk kam kohe te derdh gjak.
Keanu Reeves
Ka lindur me 2 Shtator, 1964, ne Beirut, Lebanon. Mamaja e Reeves, Patricia, u takua me babane e Keanus, Samuel Reeves, nje gjeologjist me preardhje kinezo Hawaiiane (emri Keanu do te thote 'puhize e ftohte mbi male' ne gjuhen Hawaiiane), ndersa punonte ne nje klub nate ne Beirut. Mbasi martesa e tyre e shkurter perfundoi, Patricia u zhvendos se bashku me Keanu dhe motren e tij te vogel, Kis, ne New York City, ku ajo u martua me Paul Aaron, nje skenarist, prodhues filmash dhe drejtues.
Angelina Jolie
Angelina Jolie Voight, ka lindur me 4 Qershor 1975, ne Los Angeles, California. Ajo u rrit nga mamaja e saj, se bashku me vellane me te madh, James Haven, ne Palisades, New York. Jolie prezantoi veten e saj ne fushen e kinematografise ne nje debutim te saj ne filmin Lookin to Get Out me 1982, ne realizimin e te cilit ne rolin e bashke-regjizorit dhe bashke-krijuesit ishte babai i saj Voight, tashme ne shkelqimin e karrieres.
Eliza Dushku
Lindi ne 30 dhjetor 1980 ne Boston, MA, ne nje familje ku i ati eshte shqiptar dhe e ema daneze. Ajo ishte femija i katert pas tre djemve. U rrit mes "keqtrajtimeve" te te vllezerve gje qe ndoshta ndikoi ne krijimin e nje karakteri te forte te ajo. Pavarsisht se vllezerit e kane ngacmuar gjithmone shume ajo eshte tejmase e lidhur me me te vogelin prej tyre Nat, me te cilin jeton aktualisht.
Nicolas Cage
Nicolas Coppola lindi me 7 Janar 1964, ne Long Beach, California, djale i koreografes Joy Vogelsang dhe profesorit ti letersise August Coppola. Cage ka dy vellezer me te medhenj, Marc dhe Christopher. Ai eshte nipi i regjizorit Francis Ford Coppola dhe, gjate femijerise se tij e vizitonte shpesh xhaxhane e tij ne San Francisco. Ne moshen 15 vjec, Cage ra ne dashuri me aktrimin gjate nje kursi vere ne Konservatorin Teatral ne San Francisco.
Monika Lubonja
E njohur si nusja ne filmin Perdhunuesit, si gruaja e deputetit ne komedin ne te cilen interpreton perkrah Aleko Prodanit e ne shume e shume filma te tjere, ajo ka interpretuar me shume role heroinash. Eshte perkufizuar nga miqte e saj si vajza me pamje te ftohte, por qe ne menyre te cuditshme te imponon ti afrohesh dhe te flasesh me te. Kjo eshte Monika Lubonja.
  1   2   3  

Elvira Diamanti ende lumturisht e martuar, rrefen se ka vendosur ti rikthehet perseri botes se kinematografise, mbas nje largimi prej tete vjetesh. "Kam nostalgji per filmin",- thote ajo, duke pohuar se behet fjale per nje rikthim konkret, me nje rol protagonisteje ne nje film te regjisorit Saimir Kumbaro. "Lulet e majit" eshte filmi qe do te xhirohet ne pranvere dhe ku aktorja me sharmin e Marigose, do te interpretoje pothuajse vetveten. Kesaj radhe nje drejtoreshe, pasi ky eshte edhe pozicioni i saj social prej disa vitesh, ne krye te Teatrit te Kukullave. Ne filmin me skenar te Rruzhdi Pulahes, ajo do te jete drejtoresha e nje azili te moshuarish, personazhe keto qe do te interpretohen gjithashtu nga nje kast aktoresh profesioniste, por emrat e te cileve nuk jane ende perfundimtare.
Elvira Diamanti
 

Elvira DiamantiElvira Diamanti ende lumturisht e martuar, rrėfen se ka vendosur ti rikthehet perseri botes se kinematografise, mbas nje largimi prej tete vjetesh. "Kam nostalgji pėr filmin",- thotė ajo, duke pohuar se bėhet fjalė pėr njė rikthim konkret, me njė rol protagonisteje nė njė film tė regjisorit Saimir Kumbaro. "Lulet e majit" ėshtė filmi qė do tė xhirohet nė pranverė dhe ku aktorja me sharmin e Marigosė, do tė interpretojė pothuajse vetveten. Kėsaj radhe njė drejtoreshė, pasi ky ėshtė edhe pozicioni i saj social prej disa vitesh, nė krye tė Teatrit tė Kukullave.

Nė filmin me skenar tė Rruzhdi Pulahės, ajo do tė jetė drejtoresha e njė azili tė moshuarish, personazhe kėto qė do tė interpretohen gjithashtu nga njė kast aktorėsh profesionistė, por emrat e tė cilėve nuk janė ende pėrfundimtarė. "Rikthehem me shumė shqetėsim nė fakt dhe jo pa frikė, pasi shkėputja ime me kinemanė ka zgjatur disi. Ky rol ėshtė si njė sprovė pėr mua. Megjithatė, mė ngroh shumė skenari, grupi i aktorėve qė po pėrzgjidhen. Por, filmi ka shumė komponentė qė nuk janė nė dorėn tėnde, prandaj frika e dėshtimit ekziston gjithmonė",- shprehet Elvira gati me ndrojtje, pėr kėtė rikthim nė profesionin e saj tė vėrtetė.

Sidoqoftė, aktrimi duket se nuk ėshtė mė njė pasion i pazėvendėsueshėm pėr tė dhe thotė se e ka gjithnjė e mė tė vėshtirė, tė ndėrrojė lėkurėt e personazheve njėri pas tjetrit. I janė dashur tetė vjet, pėr tė pranuar tė veshė lėkurėn e njė personazhi nė kinemanė shqiptare, por nė fakt nuk i duhet tė sforcohet shumė, pasi ajo ēfarė i ėshtė kėrkuar nga regjisori, ka qenė thjeshtė tė luajė vetveten, pra tė komportohet njėlloj siē bėn nė Teatrin e Kukullave. Nė fund tė fundit, gjithnjė ėshtė thėnė se pleqtė dhe fėmijėt janė njėlloj. Pėr Elvirėn, njė shoqėri si kjo e jona ėshtė shumė e egėr, si pėr fėmijėt, ashtu edhe pėr tė moshuarit.

"Por frika e pleqėrisė ėshtė megjithatė, mė e madhe se ajo e fėmijėrisė kur je i vogėl, por ke pėrpara fushėn e mundėsive, tė cilėn nė pleqėri e sheh tė lėnė pas",- shprehet Elvira, e cila nuk duket megjithatė edhe aq e trembur nga pleqėria. "Unė vetė nuk kam njė raport frike apo ankthi nga pleqėria. Mua mė pėlqen tė jetoj moshėn qė kam dhe mendoj se ėshtė pėrvoja ajo qė tė mbush dhe i zė vendin trishtimit tė viteve qė ikin",- thotė ajo, duke nxituar tė shtojė pėrvojėn e saj si nėnė dhe raportin me vajzėn e saj, Edrėn, tanimė studente nė degėn e Mjekėsisė.

"Kur ke njė vajzė nė shtėpi, gjėrat ke mundėsi t'i rijetosh, madje mė bukur, dhe kjo gjė nuk mė le aspak shijen e gjėrave qė kam dashur t'i bėj edhe vetė, por nuk kam mundur. Thjesht u rikthehem ndjesive tė mia tė dikurshme nėpėrmjet vajzės sime",- rrėfen Elvira pėr raportin e saj me tė bijėn, qė thotė se ėshtė njė raport shumė special dhe konfident. Shton se nuk ndodh krejt e njėjta gjė me tė birin, Markon, qė po kalon adoleshencėn. "Ėshtė shumė i bukur, por edhe shumė i hedhur",- tregon Elvira, qė thotė se marrėdhėnia e saj familjare bėhet gjithnjė e mė e bukur, duke shtuar se thashethemet pėr njė divorc tė saj e kanė shqetėsuar disi, ndėrsa tregon se vazhdon tė jetė me Drinin, bashkėshortin e saj, njėlloj si mė parė. "Nuk bėhet fjalė pėr divorc. Janė thjeshtė thashetheme",- thotė ajo dhe shton se ndoshta keqkuptimi mund tė ketė lindur nga njė proces pėr kalim pronėsish, nė emrin e saj personal.

Njė nėnė dhe bashkėshorte e pėrkushtuar, Elvira Diamanti, duket se megjithatė nuk e ka harruar pasionin e saj tė parė, kinematografinė dhe nostalgjia ia mbush sytė, sa herė qė flet pėr rolet e dikurshme qė ka pasur. Do tė donte tė kishte prapė njė Marigo, kjo nuk ka dyshim, por kinemaja qė bėhet aktualisht, nuk i pėlqen nė pėrpjekjen e tepruar qė bėn pėr t'u pėlqyer tė huajve. "Kinemaja jonė ėshtė shumė e fryrė. Ka shumė anormalitet nė filmat shqiptarė qė bėhen tani dhe mendoj se ne kemi nevojė pėr mesazhe pak mė tė ndriēuara. Kėtė e vura re edhe nė Festivalin e Filmit, tė cilin e ndoqa me shumė vėmendje kėtė vit, edhe pėr shkak se po pėrgatisja veten emocionalisht, pėr tė hyrė nė rolin tim tė ri". Nė filmin e saj mė tė ri, qė do tė nisė xhirimet nė pranverė, Elvira tregon se ka shumė nga ky normalitet qė i ka munguar kinemasė, ka emocione, por edhe intrigė, karaktere tė forta qė shkojnė nga enveristi deri tek i persekutuari, si edhe njė histori dashurie qė lind nė azil dhe njė konflikt pėr pronėsinė e azilit. "Nėse do tė ruhet realizmi dhe emocioni, ky film besoj se do tė pėlqehet shumė",- thotė ajo.

Por, kur vjen fjala pėr teatrin, Elvira e gjen veten tė ftohtė, sepse nuk ėshtė e gatshme tė sakrifikojė aq shumė, pėr diēka qė nuk del jashtė oborrit tė teatrit, ndėrsa, sipas saj, filmi ėshtė njė sakrificė qė ia vlen, pasi ėshtė shumė mė jetėgjatė.

Sado jetėgjatė tė jetė filmi, karriera e re e Elvira Diamantit, duket se mund tė jetė edhe menaxhimi, edhe pse ajo ende nuk e quan veten njė menaxhere tė mirėfilltė, pasi siē shpjegon, vazhdon t'i bėjė gjėrat mė tepėr me zemėr sesa me arsyetim tė ftohtė. Sado institucion periferik tė duket njė Teatėr Kukullash, pėr Elvira Diamantin ėshtė njė impenjim qė i merr shumė energji dhe madje, thotė se kalon shpesh edhe periudha anoreksie, pėr shkak tė stresit nė punė. Shumė e dobėsuar kohėt e fundit, ajo tregon se do tė donte tė mbushej pak, por punėt me oreksin nuk i ka edhe aq mirė. Tė pandarė duket se e ka edhe cigaren nga dora. "Administrata ėshtė si njė karrocė, tė cilės mezi i ecin rrotat", - komenton ajo stresin e gjėrave tė vogla qė duhet tė kalojė nė punėn e saj si drejtore e Teatrit tė Kukullave, i cili ka arritur tė ketė mė nė fund njė skenė dhe ndriēim bashkėkohor, gjė qė i ka munguar prej shumė kohėsh. Kėtė fundvit, Teatri i Kukullave nė Tiranė ka edhe njė kalendar tė vetin pėr herė tė parė dhe Elvira duket shumė e kėnaqur qė ai do t'u shkojė tė gjithė fėmijėve, qė nga spitalet, shtėpitė e jetimėve e fėmijėve me probleme, e deri nė kopshte e shkolla.

Pėrveē planit tė 3 premierave nė vit, qė duket i vėshtirė pėr t'u tejkaluar, aktorja tregon se kėtė verė do tė nisė edhe projekti i eatrit tė kukullave tė lėvizshme me kukulla tė vogla, si edhe vėnia nė skenė e njė pjese me kukulla nga njė regjisor italian. Njė shkollė e mirėfilltė pėr artistė kukullash ėshtė njė shqetėsim tjetėr i Elvirės, qė thotė se megjithatė, vetė Teatri ka arritur tė krijojė njė lloj shkolle dhe se salla e shfaqjeve ėshtė gjithnjė e mbushur plot, pavarėsisht konkurrencės qė i bėjnė atij filmat e animuar dhe televizioni.

Rolet qe ka luajtur ne skene:
Kinema
Pėrrallė nga e kaluara
Radiostacioni
Liri a vdekje
Shoqja nga fshati
Shokėt
Nė prag tė lirisė
Dasma e Sakos

Teatėr
Shi nė plazh
Mėsuesi i letėrsisė
Shtėpia e Bernarda Albės
Kush e solli Doruntinėn
Vdekja e Dantonit
Nostalgjia

Kur luante Marigonė Roli i saj mė i dashur, mbetet pa dyshim edhe ai qė ėshtė mė i dashuri e mė i njohuri nga publiku, roli i Marigosė. Ishte 23 vjeē nė kohėn kur u zgjodh pėr tė luajtur gruan e krahinės sė Zagorisė. Kėtė rol e kishte marrė pėrsipėr fillimisht ta luante Luiza Xhuvani. Nė momentet e fundit regjisori Dhimitėr Anagnosti kishte gjetur njė gjė qė nuk shkonte nė figurėn e saj me rolin dhe ia kishte propozuar rolin Elvira Diamantit. "Regjisori erdhi nė teatėr dhe mė dha skenarin. Ishte njė skenar jashtėzakonisht i bukur, tė cilin ai e kishte shkruar vetė. Mė goditi qė nė fillim ai skenar. Iu pėrkushtova kohės sė kinoprovave dhe gjithė xhirimet e provat zgjatėn gjashtė muaj", - tregon ajo.

Nė rolin e Marigosė ajo u fut pasiqė e njihte mirė gjithė krahinėn e Zagorisė edhe pėr arsyen se nėna e saj ka qenė gjirokastrite. Nga ana tjetėr Gjirokastra ėshtė qyteti i saj i dashur ashtu si edhe "Kronikė nė gur" ėshtė libri mė i dashur i saj nga Ismail Kadare.

Nė kohėn kur luante filmin ajo i kishte flokėt e shkurtra dhe me rrica. Pėr kėtė arsye ajo qe e detyruar tė mbante paruken e famshme me dy gėrsheta, qė i erdhi shumė mirė pėr shtat.

Belina Budini

(Publikuar me 13 Janar 2007 14:44)
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
  • Spurl
  • Digg
  • Del.icio.us
  • Blink
  • Furl
  • Technorati
  • Stumbleupon
  • Y!MyWeb
  • Simpy
  • Google
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Parajsa Njoftime Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Reklamimi ne Parajsa.com - Parajsa.com
Muzika jone
Degjoni tingullin shqip nen zerin e mrekullueshem te kengetareve shqiptare. Shijoni melodite dhe notat e muzikes shqiptare ne Parajsen Shqiptare.
muzika.parajsa.com

Me shume se 10MB?
Deshironi te dergoni materiale, dokumente, skedare me nje madhesi me te madhe se 10MB, atehere ju mund te perdorni sherbimin tone.
upload.parajsa.com

Forumi i Parajses
Deshironi te shkruani, nuk dini se ku? Trokisni ne dyert e parajses dhe do te jeni te mirepritur. Gjuha shqipe eshte gjuha kryesore e perdorur ne kete forum shqiptar.
forumi.parajsa.com
Fjalor Emrash Shqip