Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Kinemaja Shqiptare
Filmi hyri ne Shqiperi ne vitet 1911-12. Shfaqjet e para publike u dhane ne qytetet Shkoder e Korce. Sallat e para te kinemave si institucione publike u ngriten me iniciative private pas Luftes I Boterore, ne qytetet Vlore, Korce, Tirane, Shkoder, Berat. Filmat e pare u bene nga te huajt; ata qene kronika. Kronika e pare per ngjarje te lidhura me Shqiperine eshte ajo e lidhur me Kongresin e Manastirit (1908), qe sanksionoi Alfabetin e gjuhes shqipe.
Brad Pitt
Ka lindur me 18 Dhjetor, 1963, ne Shawnee, Oklahoma. Pitt u rrit ne Springfield, Missouri, me i madhi i tre femijeve te nje familje te devotshme baptiste jugore. Babi i tij, Bill Pitt, ishte pronari i nje kompanie kamionesh, ndersa e ema e tij, Jane Pitt, ishte nje konsulente familjare. Ne fakt, Pitt deshironte te behej nje drejtues i artit te reklamimit, per ta arritur kete synim te tij, ai studioji per gazetari ne Universitetin Missouri.
Sander Prosi
Fati nuk mund te kishte qene i pabese me Sander Prosin. Edhe pse me nje diplome stomatologu ne xhep, ai nuk mund ta tradhtone pasionin qe kishte per skenen. I sapokthyer nga studimet ne Austri, kishte degjuar per nje konkurs qe Teatri Kombetar organizonte per aktore dhe ai nuk u mendua gjate. Qysh kur ishte adoleshent, i kishte ngelur si gozhde nje merak.
Nicole Kidman
Eshte vertet viti i Nicole Kidman. Pas nje Golden Globe dhe nje Oscar-i si aktorja me e mire me portretin e saj te Virginia Woolf ne filmin Oret, ja ku kurorezohet tani edhe nga pretigjiozja American Cinemateque me nje cmim te rendesishem. Hollivudi e ka ngritur ne piedestal. Nderkaq, Lady Nicole, 36 vjec, shfaqet ne ekrane si ne filmin Dogville te regjisorit Lars Von Trier, ashtu edhe ne Njolla njerezore, te Robert Bentonit, ne krah te Anthony Hopkinsit, ne nje adaptim i romanit te shkrimtarit Philip Roth.
Yllka Mujo
Teksa te fundit spektatore zbrazin kolltuket e teatrit, Yllka Mujo ngjit e qete shkallet e brendshme te pas-skenes, qe te shpien ne dhomen e grimit. Fshin shpejt e shpejt makiazhin dhe pa bere asnje koment, me nje naten e mire kolegeve, niset drejt shtepise. Me nje fytyre tejet te paqte, sikur para pak minutave te mos kete qene e perfshire ne nje vorbull aq te madhe emocionesh si ajo qe sapo ka kaluar.
Tom Cruise
Kur e pyetem gjate intervistes nese ndjehej i lodhur nga kjo xhiro rreth botes, u pergjigj seriozisht: Nuk kam kohe te jem i lodhur. Pastaj shpjegoi se kishte pak kohe qe kishte pare perseri filmin Predator ne te cilin, nje i forte nga ata te ish-wrestlerit dhe guvernator i ardhshem i Minesotes, Xhes Ventura, edhe pse i plagosur, qeteson shoket e tij: nuk kam kohe te derdh gjak.
Keanu Reeves
Ka lindur me 2 Shtator, 1964, ne Beirut, Lebanon. Mamaja e Reeves, Patricia, u takua me babane e Keanus, Samuel Reeves, nje gjeologjist me preardhje kinezo Hawaiiane (emri Keanu do te thote 'puhize e ftohte mbi male' ne gjuhen Hawaiiane), ndersa punonte ne nje klub nate ne Beirut. Mbasi martesa e tyre e shkurter perfundoi, Patricia u zhvendos se bashku me Keanu dhe motren e tij te vogel, Kis, ne New York City, ku ajo u martua me Paul Aaron, nje skenarist, prodhues filmash dhe drejtues.
Angelina Jolie
Angelina Jolie Voight, ka lindur me 4 Qershor 1975, ne Los Angeles, California. Ajo u rrit nga mamaja e saj, se bashku me vellane me te madh, James Haven, ne Palisades, New York. Jolie prezantoi veten e saj ne fushen e kinematografise ne nje debutim te saj ne filmin Lookin to Get Out me 1982, ne realizimin e te cilit ne rolin e bashke-regjizorit dhe bashke-krijuesit ishte babai i saj Voight, tashme ne shkelqimin e karrieres.
Eliza Dushku
Lindi ne 30 dhjetor 1980 ne Boston, MA, ne nje familje ku i ati eshte shqiptar dhe e ema daneze. Ajo ishte femija i katert pas tre djemve. U rrit mes "keqtrajtimeve" te te vllezerve gje qe ndoshta ndikoi ne krijimin e nje karakteri te forte te ajo. Pavarsisht se vllezerit e kane ngacmuar gjithmone shume ajo eshte tejmase e lidhur me me te vogelin prej tyre Nat, me te cilin jeton aktualisht.
Nicolas Cage
Nicolas Coppola lindi me 7 Janar 1964, ne Long Beach, California, djale i koreografes Joy Vogelsang dhe profesorit ti letersise August Coppola. Cage ka dy vellezer me te medhenj, Marc dhe Christopher. Ai eshte nipi i regjizorit Francis Ford Coppola dhe, gjate femijerise se tij e vizitonte shpesh xhaxhane e tij ne San Francisco. Ne moshen 15 vjec, Cage ra ne dashuri me aktrimin gjate nje kursi vere ne Konservatorin Teatral ne San Francisco.
Monika Lubonja
E njohur si nusja ne filmin Perdhunuesit, si gruaja e deputetit ne komedin ne te cilen interpreton perkrah Aleko Prodanit e ne shume e shume filma te tjere, ajo ka interpretuar me shume role heroinash. Eshte perkufizuar nga miqte e saj si vajza me pamje te ftohte, por qe ne menyre te cuditshme te imponon ti afrohesh dhe te flasesh me te. Kjo eshte Monika Lubonja.
  1   2   3  

"Arti eshte filozofia e imagjinacionit", me kete pershendetje regjisori shqiptar me banim ne Itali, Adriatiku eshte nga ata artiste qe arrin te beje art me fantazine, te cilen e formeson nepermjet objektivit te telekameres se tij. Regjisori Berdaku eshte shfaqur se fundi ne skenen e kultures shqiptare nepermjet realizimit te regjise se videoklipit te kenges "Me ty", te kantautorit Joe Artid Fejzo, pjesemarrese ne konkursin e pervitshem "Netet e Klipit Shqiptar". Pershtypja e pare teksa sheh kripin e kenges "Me ty" te realizuar nga Berdaku eshte ajo e nje filmi, ku personazhet, vija e subjektit dhe imagjinata e kameres se regjisorit shkrihen ne nje dhe natyrshem te mbushin me emocione. eshte nje artist i shumanshem, qe me kameren dhe aparatin fotografik ben mrekulli. Ai realizon foto artistike, videoklipe e regji dokumentaresh, sherbime per publicitet, mode, teater, reality show e video industriale.
Adriatik Berdaku
 

Adriatik BerdakuArti ėshtė filozofia e imagjinacionit, me kėtė pėrshėndetje regjisori shqiptar me banim nė Itali, Adriatiku ėshtė nga ata artistė qė arrin tė bėjė art me fantazinė, tė cilėn e formėson nėpėrmjet objektivit tė telekamerės sė tij. Regjisori Bėrdaku ėshtė shfaqur sė fundi nė skenėn e kulturės shqiptare nėpėrmjet realizimit tė regjisė sė videoklipit tė kėngės “Me ty”, tė kantautorit Joe Artid Fejzo, pjesėmarrėse nė konkursin e pėrvitshėm “Netėt e Klipit Shqiptar”. Pėrshtypja e parė teksa sheh kripin e kėngės “Me ty” tė realizuar nga Bėrdaku ėshtė ajo e njė filmi, ku personazhet, vija e subjektit dhe imagjinata e kamerės sė regjisorit shkrihen nė njė dhe natyrshėm tė mbushin me emocione. Ėshtė njė artist i shumanshėm, qė me kamerėn dhe aparatin fotografik bėn mrekulli. Ai realizon foto artistike, videoklipe e regji dokumentarėsh, shėrbime pėr publicitet, modė, teatėr, reality show e video industriale. Nė intervistėn e mėposhtme, mėsojmė mė shumė rreth artit tė tij, punės sė njė regjisori dhe realizimin e klipit “Me ty”.

Pak fjalė pėr Adriatik Berdaku
Ka lindur nė qytetin historik dhe tė traditės sė bukur tė Krujės. Mbaron studimet e para nė qytetin e lindjes e mė pas nė Tiranė e Itali pėr regji televizive dhe kinematografike. i pėrgatitur nė shumė kurse tė tjera kualifikimi, ka krijuar njė profesionalizėm pėr tu admiruar dhe shumė tė vlerėsuar. Ėshtė fare i ri, por me njė dėshirė dhe vullnet nė profesionin e tij, tė cilin e ka tė ushqyer qė fėmijė prej origjinės familjare. Nga njė familje artistėsh, ka trashėguar pikėrisht pasionin pėr atin e kinemasė, teatrit dhe videos. i ati i tij, regjisori i nderuar Ibrahim Berdaku, ka dhuruar nė kėtė profesion mė shumė se 33 vjet, duke lėnė gjurmėt e veta nė radhėn e artistėve shqiptarė dhe regjisė sė skenės. Vlen pėr tu pėrmendur njė nga veprat e regjisuara prej tij, “Berberi i Seviljes” nė vitin 1979 me Teatrin e Operės dhe Baletit (TOB), datė dhe muaj ky qė pėrkon edhe me datėlindjen e djalit tė tij, Adriatik Berdaku.

Aktualisht, Adriatiku punon nė Itali si profesionist i lirė, duke bashkėpunuar me studio tė ndryshme televizive: FreeLance, studio TV nė televizionet rajonale dhe ato satelitore tė platformės SKY, nazionale dhe internazionale, reportazhe tė ndryshme pėr mediat shqiptare e tė huaja etj.

Adriatik BerdakuVideoklipi “Me ty” vjen si njė bashkėpunim Berdaku – Fejzo, qė kėto kohė po njeh jehonėn nė kanalet televizive shqiptare dhe jo vetėm. Mund tė na thoni mė tepėr pėr kėtė realizim dhe bashkėpunim mes jush?
Kam rastin dhe kėnaqėsinė tė falenderoj publikisht kantautorin Joe- Artid Fejzo pėr mundėsinė e kėtij bashkėpunimi, besueshmėrinė qė mė dha nė realizimin prej meje tė kėtij videoklipi. Ka qenė njė bashkėpunim total nė tė gjitha momentet tona gjatė punės, sugjerime, kėshilla, opinione dhe profesionalizėm, kjo edhe pėr faktin dhe nderin qė gjatė xhirimeve patėm ndihmė regjisorin e madh, Muharem Fejzo, njė mbėshtetje prej tij, qė padyshim ka rėndėsinė e vet. Vetėkuptohet, ēdo realizim televiziv dhe pėr mė tepėr video, ka vėshtirėsi nga mė tė ndryshmet, duke filluar qė nga individualizimi i ambientit ku duhet xhiruar, nga kushtet atmosferike, teknike dhe qė mė tepėr pėrkushtimi pėr tė arritur diēka ndryshe dhe sa mė afėr tė pėrkryerės.

Vėshtirėsi kemi patur, sidomos gjatė filmimeve nė ambientet e fabrikė sė braktisur nė zonėn e Marche. Si njė pronė private, por ideale pėr t’iu pėrshtatur ambientit tė videoklipit tonė, nuk mundėm tė nxjerrim leje, kėshtu qė filmimet janė realizuar brenda pak kohe, realizuar vetėm me “Steadicam”, pa “Kran” e mjete tė tjera teknike. Sigurisht, nuk arritėm tė realizonim atė ēka kisha nė skenarin bazė dhe si e kisha imagjinuar kėtė videoklip, sepse gjithmonė mbetet diēka pėr tė bėrė mė shumė dhe asnjėherė nuk mund tė vetėkėnaqesh nga punėt e tua. Pėr momentin, them se ka krijuar simpatizantėt e vet. Unė jam pėrpjekur dhe i kam kushtuar gjithēka qė duhet, pėr tė arritur diēka tė bukur dhe profesionale, megjithatė vlerėsimin e fundit e jep padyshim publiku ynė artdashės.

Si e pritet ftesėn pėr tė realizuar njė videoklip me kėngėtarin Joe Artid Fejzo? Padyshim pozitivisht. Duke dėgjuar albumin e tij qė vėrtet ka njė bazė tė fortė muzikore, krijuese dhe instrumentale, ishte e vėshtirė tė seleksionoje kėngėn me tė cilėn duhet tė realizonin videoklipin tonė. Ndėrkohė qė studiova me vėmendje kėngėt e tij, natyrisht pėr njė regjisor - video menjėherė tė vjen dėshira pėr tė krijuar imazhe dhe skena, duke transformuar vijėn melodike dhe fjalėt nė njė shirit filmi. Tematika ishte shumė e larmishme, por gjithmonė tė ngacmon ideja pėr tė realizuar diēka tė veēantė dhe qė tė pėlqehej nga artdashėsit.

Megjithatė, ideja qė unė perceptova qė nė fillim mbetej gjithmonė nė trajtimin e njė teme aktuale sociale, e cila u mbėshtet edhe nga Joe. Dhe pikėrisht, ramė dakord nė zgjedhjen e kėngės “Me Ty“.

Subjekti qė trajtohet nė kėngė ėshtė vėrtet aktual, por edhe si njė plagė qė ka pėrjetuar shoqėria shqiptare. Pse pikėrisht ju ngacmoi kjo temė? Ndoshta unė, si shumė tė tjerė qė jetojmė nė Itali prej vitesh, kėtė plagė tė shoqėrisė shqiptare nė vitet e ndryshimeve e kemi takuar shpesh nė mediat dhe shtypin italian. Njė fenomen qė ka shumė forma, por qė nis si i tillė, fatkeqėsisht, nga vendet me problemet sociale qė kanė. Ėshtė njė temė qė nuk tė lė indiferent, aq mė tepėr kur ato kanė brenda historisė sė tyre shumė e shumė ndjenja tė ndėrthurura.

Adriatik BerdakuDoja tė ishte diēka e fortė dhe ngacmuese, si nė trajtimin e saj, po ashtu edhe nė realizimin skenik. Joe nga ana e vet, ishte po i tė njėjtės ide, pėr tė trajtuar diēka tė tillė, njė "kartėvizitė" publikut shqiptar ndryshe, edhe pse ndoshta e trajtuar mė parė. Sigurisht, shqetėsimi i parė ėshtė si do ta mirėpresė publiku njė gjė tė tillė. Videoklipin e pamė si njė film me metrazh tė shkurtėr, ku ēdo element kishte rolin e vet. Ideja pėr ta parė nė kėtė kėndvėshtrim mė goditi shumė dhe menjėherė fillova nga hartimi i njė skenari, ku interesi ishte i pėrqendruar tek drama. Dramė, e cila prek padyshim shoqėrinė, familjen, por mbi tė gjitha femrėn si instrument prostitucioni, duke e fshirė dhe mohuar atė nga tė gjitha ndjenjat, ėndrrat dhe dashurinė e saj, ekzistencėn humane dhe njerėzore.

Menduam se nė njė videoklip tė tillė mund tė qėndronin mjaft mirė muzika, subjekti, filmi dhe personazhet. Njė harmoni elementesh, qė jemi munduar ta realizojmė me cilėsi e profesionalizėm.

Nė "backstage" shfaqen disa aktorė dhe grupi i punės gjatė xhirimeve. Si jeni ndier qė keni punuar sė bashku dhe a keni patur vėshtirėsi? Mė bėhet qejfi qė mė bėni kėtė pyetje. Doja ta theksoja qė nė fillim faktin, qė aktorėt nė realizimin e kėtij "filmi" nuk ishin aktorė me njohuri nė fushėn e dramės dhe aktrimit, por edhe mė tepėr, qė skenarin e patėn nė duar vetėm nė ditėt e xhirimeve. Efekti surprizė dhe reagimet e tyre ishin njė anė tjetėr e veēantė gjatė punės pėr ta bėrė atė sa mė reale. Por vullneti, pasioni dhe dėshira e madhe pėr tė bėrė vėrtet diēka origjinale, mendoj se ia ka arritur qėllimit.

Dashje pa dashje, i angazhoi "aktorėt" duke dhėnė maksimumin dhe njė pjesė tė ndjenjave tė tyre nė rolet tė cilat ata interpretonin, qoftė edhe fragmente tė vogla. Vėshtirėsi mendoj se nuk patėm nė drejtim tė organizimit mes nesh. Me mirėkuptim dhe shumė dashamirėsi krijuam raporte shumė tė mira me tė gjithė. Ato qė meritojnė njė falėnderim mė tė madh dhe sigurisht, tė merituar, janė pikėrisht vajzat tė cilat asnjėherė nuk munguan me gatishmėrinė dhe durimin e tyre. Xhirimet janė bėrė nė njė periudhė tė ftohtė dhe pikėrisht ato e kanė ndier me veshjet e tyre verore dhe skenike. Mė kujtohet njė fragment, ku u thamė se mund tė pushonin pak nė makinė. Ishin aq shumė tė gėzuara, sa u ndodha nė keqardhje.

Ato po vuanin pėr t’i treguar tė gjithėve nė rol se ēfarė ndodh, kur dikush shkel dhe dhunės kufijtė njerėzor. Patjetėr qė desha tė falenderoj tė gjithė grupin realizues pėr pėrkushtimin dhe punėn e tyre. Mendoj se kemi krijuar njė miqėsi tė bukur nga njė bashkėpunim i tillė mes nesh, qė uroj ta kemi, pse jo, edhe nė tė ardhmen.

Ju konkurroni pėr herė tė parė nė “Netėt e klipit shqiptar”. Mendoni se do merrni pjesė edhe nė tė ardhmen nė konkurrime tė tilla, apo qoftė edhe me kėtė videoklip nė konkurse ndėrkombėtare? Unė mendoj se po. Padyshim, shikohet mundėsia e bashkėpunimeve tė cilat gjejnė njė emėrues tė pėrbashkėt midis artistit dhe regjisorit tė njė videoklipit, por edhe pjesėmarrja nė aktivitete tė tilla, qė japin mundėsinė e njė paraqitjeje serioze dhe konkurruese. Kėto ditė kam patur ftesa pėr tė marrė pjesė nė disa konkurse, tė cilat kanė edhe temė sociale. Shpresoj tė arrij objektivat e mia profesionale.

Po ashtu nė Itali, ku unė zhvilloj aktivitetin nė studion time, ėshtė pritur shumė mirė, pasi Italia ėshtė njė vend nė tė cilin hapėsira e trajtimit tė problemeve ėshtė nga mė tė shumtat, aktualiteti ėshtė dhe mbetet njė pėrparėsi mbi ēdo temė tjetėr.

Si i shikoni ju si "filmaker" videoklipet shqiptare?
Siē e kam thėnė edhe nė njė intervistė tjetėr, mendoj se videoklipet shqiptare kanė patur njė zhvillim tė shpejtė nga ana teknologjike, qysh nga viti 2000. Por problemi qėndron tek realizimi. Pra, sė pari duhet tė dimė ēfarė kėrkohet tek njė videoklip, ēfarė mesazhi do tė pėrcjellė, cila ėshtė ideja e kėngėtarit dhe si mund tė shtrihet regjia nė degėt e saj? Shumė videoklipe qė kam patur rastin tė ndjek, si dhe nga shumė opinione, mė rezulton qė disa prej tyre janė njėlloj: regjia, efektet skenike, inkuadrimet, lokacionet, paraqitja dhe pa fabul.

Duhet tė investojmė mė shumė nė krijimin e figurave tė reja artistike, tė investojmė e tė testojmė veten nė kėtė pikėpamje, qė njė ditė mos tė gjendemi pėrsėri nė kėto kushte. Dua tė theksoj, nė konkursin “Netėt e Klipit Shqiptar 2007” konkurrenca ėshtė shumė e madhe dhe me disa realizime mahnitėse, ndaj duhet vlerėsuar puna e secilit, njohuria artistike e tyre. Mendoj se duhet t’i shmangemi aspektit thjesht "tregti" e tė pėrqendrohemi mė tepėr nė planin cilėsor e profesionalizmin, tė pėrpiqemi mė shumė pėr tė arritur artin, duke vlerėsuar ēdo pėrbėrės tė tij.

Me se po merreni kėto kohė dhe cilat janė planet tuaja?
Planet e mia pėr tė ardhmen besoj janė tė njėjta me shumė tė tjerė. Krahas punės, mundohem tė ndjek studimet apo mė tė rejat nė fushėn tonė tė regjisurės, pa tė cilat nuk mund tė bėhemi mė perfeksionues pėr veten dhe pėr tė realizuar pėr tė tjerėt.

Dėshirat dhe pasionet janė tė mėdha, por ato nuk mjaftojnė nė art dhe pėr kėtė unė jam gjithmonė kėrkues nė punėn time. Vetėm pak ditė mė parė jam kthyer nga Franca, ku kam pėrfunduar njė projekt dokumentarėsh televizivė nė fushėn e "AltaModa" dhe po disa projekte tė tjera nė Itali dhe Shqipėri.

Adriatik Berdaku

Adriatik Berdaku

Adriatik Berdaku

* Mundesuar per Parajsa.com nga gazeta SOT ne Tirane.
(Publikuar me 5 Maj 2007 20:48)
© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
  • Spurl
  • Digg
  • Del.icio.us
  • Blink
  • Furl
  • Technorati
  • Stumbleupon
  • Y!MyWeb
  • Simpy
  • Google
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Parajsa Njoftime Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Reklamimi ne Parajsa.com - Parajsa.com
Muzika jone
Degjoni tingullin shqip nen zerin e mrekullueshem te kengetareve shqiptare. Shijoni melodite dhe notat e muzikes shqiptare ne Parajsen Shqiptare.
muzika.parajsa.com

Forumi i Parajses
Deshironi te shkruani, nuk dini se ku? Trokisni ne dyert e parajses dhe do te jeni te mirepritur. Gjuha shqipe eshte gjuha kryesore e perdorur ne kete forum shqiptar.
forumi.parajsa.com

Parajsa Chat
Jeni larg, keni mall per vendlindjen, deshironi te flisni ne gjuhen tuaj? Parajsa Shqiptare jua ofron kete mundesi bisedimi me bashkeatdhetaret tuaj.
chat.parajsa.com
Fjalor Emrash Shqip