Kreu | Kinematografia | Adriatik Berdaku - Vetem talenti dhe pasioni nuk mjaftojne ne art

Adriatik Berdaku - Vetem talenti dhe pasioni nuk mjaftojne ne art

Gazeta SOT
Adriatik Berdaku Adriatik Berdaku

Arti eshte filozofia e imagjinacionit, me kete pershendetje regjisori shqiptar me banim ne Itali, Adriatiku eshte nga ata artiste qe arrin te beje art me fantazine, te cilen e formeson nepermjet objektivit te telekameres se tij. Regjisori Berdaku eshte shfaqur se fundi ne skenen e kultures shqiptare nepermjet realizimit te regjise se videoklipit te kenges Me ty, te kantautorit Joe Artid Fejzo, pjesemarrese ne konkursin e pervitshem Netet e Klipit Shqiptar. Pershtypja e pare teksa sheh kripin e kenges Me ty te realizuar nga Berdaku eshte ajo e nje filmi, ku personazhet, vija e subjektit dhe imagjinata e kameres se regjisorit shkrihen ne nje dhe natyrshem te mbushin me emocione. eshte nje artist i shumanshem, qe me kameren dhe aparatin fotografik ben mrekulli. Ai realizon foto artistike, videoklipe e regji dokumentaresh, sherbime per publicitet, mode, teater, reality show e video industriale.

A rti është filozofia e imagjinacionit, me këtë përshëndetje regjisori shqiptar me banim në Itali, Adriatiku është nga ata artistë që arrin të bëjë art me fantazinë, të cilën e formëson nëpërmjet objektivit të telekamerës së tij. Regjisori Bërdaku është shfaqur së fundi në skenën e kulturës shqiptare nëpërmjet realizimit të regjisë së videoklipit të këngës Me ty, të kantautorit Joe Artid Fejzo, pjesëmarrëse në konkursin e përvitshëm Netët e Klipit Shqiptar. Përshtypja e parë teksa sheh kripin e këngës Me ty të realizuar nga Bërdaku është ajo e një filmi, ku personazhet, vija e subjektit dhe imagjinata e kamerës së regjisorit shkrihen në një dhe natyrshëm të mbushin me emocione. Është një artist i shumanshëm, që me kamerën dhe aparatin fotografik bën mrekulli. Ai realizon foto artistike, videoklipe e regji dokumentarësh, shërbime për publicitet, modë, teatër, reality show e video industriale. Në intervistën e mëposhtme, mësojmë më shumë rreth artit të tij, punës së një regjisori dhe realizimin e klipit Me ty.

Pak fjalë për Adriatik Berdaku
Ka lindur në qytetin historik dhe të traditës së bukur të Krujës. Mbaron studimet e para në qytetin e lindjes e më pas në Tiranë e Itali për regji televizive dhe kinematografike. i përgatitur në shumë kurse të tjera kualifikimi, ka krijuar një profesionalizëm për tu admiruar dhe shumë të vlerësuar. Është fare i ri, por me një dëshirë dhe vullnet në profesionin e tij, të cilin e ka të ushqyer që fëmijë prej origjinës familjare. Nga një familje artistësh, ka trashëguar pikërisht pasionin për atin e kinemasë, teatrit dhe videos. i ati i tij, regjisori i nderuar Ibrahim Berdaku, ka dhuruar në këtë profesion më shumë se 33 vjet, duke lënë gjurmët e veta në radhën e artistëve shqiptarë dhe regjisë së skenës. Vlen për tu përmendur një nga veprat e regjisuara prej tij, Berberi i Seviljes në vitin 1979 me Teatrin e Operës dhe Baletit (TOB), datë dhe muaj ky që përkon edhe me datëlindjen e djalit të tij, Adriatik Berdaku.

Aktualisht, Adriatiku punon në Itali si profesionist i lirë, duke bashkëpunuar me studio të ndryshme televizive: FreeLance, studio TV në televizionet rajonale dhe ato satelitore të platformës SKY, nazionale dhe internazionale, reportazhe të ndryshme për mediat shqiptare e të huaja etj.

Adriatik BerdakuVideoklipi Me ty vjen si një bashkëpunim Berdaku Fejzo, që këto kohë po njeh jehonën në kanalet televizive shqiptare dhe jo vetëm. Mund të na thoni më tepër për këtë realizim dhe bashkëpunim mes jush
Kam rastin dhe kënaqësinë të falenderoj publikisht kantautorin Joe- Artid Fejzo për mundësinë e këtij bashkëpunimi, besueshmërinë që më dha në realizimin prej meje të këtij videoklipi. Ka qenë një bashkëpunim total në të gjitha momentet tona gjatë punës, sugjerime, këshilla, opinione dhe profesionalizëm, kjo edhe për faktin dhe nderin që gjatë xhirimeve patëm ndihmë regjisorin e madh, Muharem Fejzo, një mbështetje prej tij, që padyshim ka rëndësinë e vet. Vetëkuptohet, çdo realizim televiziv dhe për më tepër video, ka vështirësi nga më të ndryshmet, duke filluar që nga individualizimi i ambientit ku duhet xhiruar, nga kushtet atmosferike, teknike dhe që më tepër përkushtimi për të arritur diçka ndryshe dhe sa më afër të përkryerës.

Vështirësi kemi patur, sidomos gjatë filmimeve në ambientet e fabrikë së braktisur në zonën e Marche. Si një pronë private, por ideale për tiu përshtatur ambientit të videoklipit tonë, nuk mundëm të nxjerrim leje, kështu që filmimet janë realizuar brenda pak kohe, realizuar vetëm me Steadicam, pa Kran e mjete të tjera teknike. Sigurisht, nuk arritëm të realizonim atë çka kisha në skenarin bazë dhe si e kisha imagjinuar këtë videoklip, sepse gjithmonë mbetet diçka për të bërë më shumë dhe asnjëherë nuk mund të vetëkënaqesh nga punët e tua. Për momentin, them se ka krijuar simpatizantët e vet. Unë jam përpjekur dhe i kam kushtuar gjithçka që duhet, për të arritur diçka të bukur dhe profesionale, megjithatë vlerësimin e fundit e jep padyshim publiku ynë artdashës.

Si e pritet ftesën për të realizuar një videoklip me këngëtarin Joe Artid Fejzo Padyshim pozitivisht. Duke dëgjuar albumin e tij që vërtet ka një bazë të fortë muzikore, krijuese dhe instrumentale, ishte e vështirë të seleksionoje këngën me të cilën duhet të realizonin videoklipin tonë. Ndërkohë që studiova me vëmendje këngët e tij, natyrisht për një regjisor - video menjëherë të vjen dëshira për të krijuar imazhe dhe skena, duke transformuar vijën melodike dhe fjalët në një shirit filmi. Tematika ishte shumë e larmishme, por gjithmonë të ngacmon ideja për të realizuar diçka të veçantë dhe që të pëlqehej nga artdashësit.

Megjithatë, ideja që unë perceptova që në fillim mbetej gjithmonë në trajtimin e një teme aktuale sociale, e cila u mbështet edhe nga Joe. Dhe pikërisht, ramë dakord në zgjedhjen e këngës Me Ty.

Subjekti që trajtohet në këngë është vërtet aktual, por edhe si një plagë që ka përjetuar shoqëria shqiptare. Pse pikërisht ju ngacmoi kjo temë Ndoshta unë, si shumë të tjerë që jetojmë në Itali prej vitesh, këtë plagë të shoqërisë shqiptare në vitet e ndryshimeve e kemi takuar shpesh në mediat dhe shtypin italian. Një fenomen që ka shumë forma, por që nis si i tillë, fatkeqësisht, nga vendet me problemet sociale që kanë. Është një temë që nuk të lë indiferent, aq më tepër kur ato kanë brenda historisë së tyre shumë e shumë ndjenja të ndërthurura.

Adriatik BerdakuDoja të ishte diçka e fortë dhe ngacmuese, si në trajtimin e saj, po ashtu edhe në realizimin skenik. Joe nga ana e vet, ishte po i të njëjtës ide, për të trajtuar diçka të tillë, një "kartëvizitë" publikut shqiptar ndryshe, edhe pse ndoshta e trajtuar më parë. Sigurisht, shqetësimi i parë është si do ta mirëpresë publiku një gjë të tillë. Videoklipin e pamë si një film me metrazh të shkurtër, ku çdo element kishte rolin e vet. Ideja për ta parë në këtë këndvështrim më goditi shumë dhe menjëherë fillova nga hartimi i një skenari, ku interesi ishte i përqendruar tek drama. Dramë, e cila prek padyshim shoqërinë, familjen, por mbi të gjitha femrën si instrument prostitucioni, duke e fshirë dhe mohuar atë nga të gjitha ndjenjat, ëndrrat dhe dashurinë e saj, ekzistencën humane dhe njerëzore.

Menduam se në një videoklip të tillë mund të qëndronin mjaft mirë muzika, subjekti, filmi dhe personazhet. Një harmoni elementesh, që jemi munduar ta realizojmë me cilësi e profesionalizëm.

Në "backstage" shfaqen disa aktorë dhe grupi i punës gjatë xhirimeve. Si jeni ndier që keni punuar së bashku dhe a keni patur vështirësi Më bëhet qejfi që më bëni këtë pyetje. Doja ta theksoja që në fillim faktin, që aktorët në realizimin e këtij "filmi" nuk ishin aktorë me njohuri në fushën e dramës dhe aktrimit, por edhe më tepër, që skenarin e patën në duar vetëm në ditët e xhirimeve. Efekti surprizë dhe reagimet e tyre ishin një anë tjetër e veçantë gjatë punës për ta bërë atë sa më reale. Por vullneti, pasioni dhe dëshira e madhe për të bërë vërtet diçka origjinale, mendoj se ia ka arritur qëllimit.

Dashje pa dashje, i angazhoi "aktorët" duke dhënë maksimumin dhe një pjesë të ndjenjave të tyre në rolet të cilat ata interpretonin, qoftë edhe fragmente të vogla. Vështirësi mendoj se nuk patëm në drejtim të organizimit mes nesh. Me mirëkuptim dhe shumë dashamirësi krijuam raporte shumë të mira me të gjithë. Ato që meritojnë një falënderim më të madh dhe sigurisht, të merituar, janë pikërisht vajzat të cilat asnjëherë nuk munguan me gatishmërinë dhe durimin e tyre. Xhirimet janë bërë në një periudhë të ftohtë dhe pikërisht ato e kanë ndier me veshjet e tyre verore dhe skenike. Më kujtohet një fragment, ku u thamë se mund të pushonin pak në makinë. Ishin aq shumë të gëzuara, sa u ndodha në keqardhje.

Ato po vuanin për ti treguar të gjithëve në rol se çfarë ndodh, kur dikush shkel dhe dhunës kufijtë njerëzor. Patjetër që desha të falenderoj të gjithë grupin realizues për përkushtimin dhe punën e tyre. Mendoj se kemi krijuar një miqësi të bukur nga një bashkëpunim i tillë mes nesh, që uroj ta kemi, pse jo, edhe në të ardhmen.

Ju konkurroni për herë të parë në Netët e klipit shqiptar. Mendoni se do merrni pjesë edhe në të ardhmen në konkurrime të tilla, apo qoftë edhe me këtë videoklip në konkurse ndërkombëtare Unë mendoj se po. Padyshim, shikohet mundësia e bashkëpunimeve të cilat gjejnë një emërues të përbashkët midis artistit dhe regjisorit të një videoklipit, por edhe pjesëmarrja në aktivitete të tilla, që japin mundësinë e një paraqitjeje serioze dhe konkurruese. Këto ditë kam patur ftesa për të marrë pjesë në disa konkurse, të cilat kanë edhe temë sociale. Shpresoj të arrij objektivat e mia profesionale.

Po ashtu në Itali, ku unë zhvilloj aktivitetin në studion time, është pritur shumë mirë, pasi Italia është një vend në të cilin hapësira e trajtimit të problemeve është nga më të shumtat, aktualiteti është dhe mbetet një përparësi mbi çdo temë tjetër.

Si i shikoni ju si "filmaker" videoklipet shqiptare
Siç e kam thënë edhe në një intervistë tjetër, mendoj se videoklipet shqiptare kanë patur një zhvillim të shpejtë nga ana teknologjike, qysh nga viti 2000. Por problemi qëndron tek realizimi. Pra, së pari duhet të dimë çfarë kërkohet tek një videoklip, çfarë mesazhi do të përcjellë, cila është ideja e këngëtarit dhe si mund të shtrihet regjia në degët e saj Shumë videoklipe që kam patur rastin të ndjek, si dhe nga shumë opinione, më rezulton që disa prej tyre janë njëlloj: regjia, efektet skenike, inkuadrimet, lokacionet, paraqitja dhe pa fabul.

Duhet të investojmë më shumë në krijimin e figurave të reja artistike, të investojmë e të testojmë veten në këtë pikëpamje, që një ditë mos të gjendemi përsëri në këto kushte. Dua të theksoj, në konkursin Netët e Klipit Shqiptar 2007 konkurrenca është shumë e madhe dhe me disa realizime mahnitëse, ndaj duhet vlerësuar puna e secilit, njohuria artistike e tyre. Mendoj se duhet ti shmangemi aspektit thjesht "tregti" e të përqendrohemi më tepër në planin cilësor e profesionalizmin, të përpiqemi më shumë për të arritur artin, duke vlerësuar çdo përbërës të tij.

Me se po merreni këto kohë dhe cilat janë planet tuaja
Planet e mia për të ardhmen besoj janë të njëjta me shumë të tjerë. Krahas punës, mundohem të ndjek studimet apo më të rejat në fushën tonë të regjisurës, pa të cilat nuk mund të bëhemi më perfeksionues për veten dhe për të realizuar për të tjerët.

Dëshirat dhe pasionet janë të mëdha, por ato nuk mjaftojnë në art dhe për këtë unë jam gjithmonë kërkues në punën time. Vetëm pak ditë më parë jam kthyer nga Franca, ku kam përfunduar një projekt dokumentarësh televizivë në fushën e "AltaModa" dhe po disa projekte të tjera në Itali dhe Shqipëri.

Adriatik Berdaku

Adriatik Berdaku

Adriatik Berdaku

Cfare mendimi keni per kete artikull, ju pelqen apo jo?

Subscribe to comments feed Komente: 0 postime

Ju duhet te identifikoheni per te postuar komente!


Rrjete Sociale

Google+

Facebook
Kendi i Reklamave
Vleresoni kete artikull
5.00
Publikoni artikullin
Kendi i Reklamave