Mbaroi dhe 2008 dhe tani fillon njė periudhė e re pėr ju ujorėt nė fushėn e dashurisė dhe do tė keni njė fillim viti shumė tė mirė. Muajt e parė tė vitit do ti kushtohen erosit qė u ka munguar gjatė kėsaj periudhe, sidomos nėse do tė bėni atė qė ndieni nė tė vėrtetė. Do tė duhet tė pėrballoni frikėn tuaj. Kėshtu beqarėt do tė kenė eksperienca tė reja, qė do tė jenė plot eros. Nė pranverė do tė keni njė krizė, pasi do tu shkojnė ndėrmend shumė dyshime dhe do tė keni shumė probleme. Por mos bėni tė njėjtat gabime dhe hiqini nga mendja gjėrat e kėqija. Kalojeni sa mė shpejt kėtė periudhė dyshimesh dhe do tė jetoni mirė me njeriun qė gjithnjė e keni ėndėrruar.
Nė verė karakteri juaj do tu sjellė ndonjė problem, prandaj pėrpiquni tė pastroni ndėrgjegjen tuaj dhe arsyetoni mbi atė qė bėni dhe thoni. Nė vjeshtė do tė shkėlqeni sėrish dhe do tė rrethoheni nga dashuria dhe pasioni. Do tė ndieni ndonjė frikė kur mendoni se lidhja qė keni do tė bėhet mė serioze. Pėr tė kaluar kėtė periudhė nuk iu duhet gjė tjetėr veēse tė flisni, tė flisni pėr ti sqaruar gjėrat me partnerin.
Do tė keni marrėdhėnie tė mira me dashin, binjakėt dhe peshoren, ndonjė pėrplasje me luanin, virgjėreshėn dhe akrepin. Viti i ardhshėm do tė jetė shumė i mirė nė fushėn profesionale. Do tė jeni tė sigurt pėr idetė tuaja, tė cilat do tė jenė origjinale dhe produktive dhe do tė arrini qė tė bindni kolegėt tuaj. Edhe pse dikush do tė mundohet qė tu pengojė nė punė ju do tia dilni mbanė, prandaj mos u zmbrapsni pėrballė vėshtirėsive qė do tė hasni. Vera do tė shfaqet me ritme tė ngadalta dhe do tė ndiheni pak tė dembelosur. Vjeshtėn do ta nisni me mė shumė energji dhe projekte. Do tė jeni gjithė kohėn aktivė dhe kjo falė shėndetit tuaj shumė tė mirė. Do tė keni tė ardhura tė mira sidomos nė muajt e parė tė vitit tė ardhshėm. |