Bricjapi
 |
Pėr ju tė shenjės sė bricjapit, fillimi i vitit tė ardhshėm do tė jetė njė mrekulli: gjithēka do tė shkėlqejė nė tė gjitha fushat e jetės. Do tė jenė tė favorizuar ata qė udhėtojnė jashtė vendit pėr studime apo pėr tė bėrė tregti. Shumė gjėra do tė ndodhin nė jetėn tuaj, sidomos ata qė kanė njė raport tė konsoliduar. Do jeni plot ndjenja dhe do tė kaloni momente tė paharrueshme me partnerin tuaj, do tė ketė shumė pak vend pėr njerėzit e tjerė, pasi pėr ju nuk ekziston askush tjetėr. Pėr fat tė keq nė mars do tė zgjoheni nga ėndrra e bukur dhe do tė ktheheni nė realitet, kur do tė keni njė zėnkė me partnerin.
Dikush do tė vihet mes jush, por ju do tė keni kujdes. Nėse do tė kaloni sė bashku momentet e vėshtira, maji do tė jetė njė muaj shumė i bukur dhe gjithēka do tė kthehet ashtu si ishte mė parė. Projekte tė rėndėsishme pėr ata qė duhen ēmendurisht, madje nuk ėshtė ēudi tė flitet edhe pėr ndonjė martesė. Gjatė muajve tė verės, pėrkujdesja do tė kthehet nė pasion dhe eros nė nivele tė larta. Nė shtator do tė keni njė moment pauze dhe dot merrni lajme jo fort tė mira, prandaj pėrpiquni tė jeni besnikė dhe mos dyshoni pėr partnerin tuaj. Po kėshtu njė periudhė shumė tė mirė do tė kalojnė edhe beqarėt gjatė vjeshtės, momente qė nuk do tu hiqen kollaj nga mendja. Gjatė kėtij viti do tė keni njė mirėkuptim me virgjėreshėn dhe demin, keqkuptime me gaforren dhe peshoren.
Nė muajt e parė tė 2008 do tė keni shumė fat dhe ju do tė arrini tė realizoni planet pėr tė cilėt keni kohė qė po punoni. Do tė bashkėpunoni mė shumė me kolegėt tuaj dhe do tė keni mundėsi qė tė sqaroni debatet e mėparshme. Pėr aftėsitė tuaja do tu pėrgėzojnė edhe kolegėt, prandaj duhet qė tė punoni edhe mė shumė pėr tė arritur objektivat. Pėr gjithė vitin e ardhshėm do tė jeni nė formė dhe me shėndet tė mirė. |