Total: (114,745)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

SOS, fëmijët në rrezik nga pedofilia

Postuar ne: Tema shoqerore


  • Participant
    Administratori ne #908

    SOS, femijet ne rrezik!

    Femijet, pjesa me e brishte dhe me e paster e njeriut, ato qe fundi i fundit perbejne gjithe kuptimin e egzistences njerezore, sot po cenohen jo vetem nga semundjet, uria, por dhe nga kafsheria me e eger seksuale, pedofilia. Ne kohet e sotme femijet nuk jane te sigurt askund, edhe pse pedofilia deri me sot ne familjet shqiptare duket sikur nuk ka zene vend. Jo se nuk egziston, fenomene te tilla ka patur dhe do kete gjithnje. Ndoshta traditat shqiptare duket sikur i kane vene parametra me te sigurta familjes, por fakti qe shoqeria jone nuk eshte akoma aq e civilizuar, dhe mbi te gjitha nuk eshte e mbrojtur deri ne fund nga shteti dhe nga faktoret sociale, bejne qe shume femije me abuzime te tilla te durojne dhe te ulin koken, sikur asgje nuk ka ndodhur ne jeten e tyre. Shume mama te shtrenguara nga roberia mashkullore, ulin koken dhe vazhdojne te lajne rrobat e te konstatojne me dhimbje dhe perulshmeri kete lloj dhune. Ne fakt jeta e tyre ka marre fund. Ajo dalengadale ka nisur te kalbet nga rrenjet dhe do jete gjithnje nje dru i shtrember qe do rrezohet ne pragun e vesit.

    Luli, mama 30 vjecare.
    “Kam dy femije dhe jam e tmerruar nga lajmet qe degjoj per pedofiline. eshte tmerr te rrisesh femije ne kohet e sotme. Pervec faktit qe duhet t’i ruash nga rreziqet e aksidenteve, sot duhet t’i ruash dhe nga njerezit. cdo moment qe femijet e mi lozin ne oborr, e kam mendjen tek ta”.
    Ariana
    “Jam detyruar prej femijeve qe te le punen time. Edhe pse jam e diplomuar, me duhet qe t’i shoqeroj femijet e mi neper shkolla dhe me pas t’i marr dhe te kujdesem dhe kur ato lozin neper parqe apo ne oborrin e pallatit. Kane ardhur pak kohe te keqija. Dhe une e them me dhimbje qe perseri nuk jam e qete, sepse po degjojme qe pedofilia ka nisur te evidentohet dhe neper shkolla”.
    Ariani
    “eshte perversiteti me i madh njerezor ne ditet e sotme. Nese do evidentoja nje pedofil te ngacmonte femijen tim, do e mbysja me duart e mia, edhe pse do beja nje krim”.
    Natasha
    “Djali im eshte perdhunuar nga nje pedofil para tre vjetesh. Une jam e divorcuar nga im shoq, dhe fakti qe jetonim vetem ka ndikuar ne abuzimin ndaj djalit tim. Tani djali eshte nje femije me probleme te medha, mbi te gjitha ka humbur besimin tek njerezit dhe tek e ardhmja. E ndiej veten cdo dite keq qe me ndodhi mua, dhe femijes sim. Pedofili nuk eshte kapur, dhe ajo qe vuan ne kete rast jam une dhe zgjidhjet e mia. Pedofilet gjuajne rastet e familjeve me probleme, dhe te femijeve qe jane vetem”.

    c’eshte pedofilia?

    Pedofilia eshte nje semundje. Organizata Boterore e Shendetit e ka futur ne listen e semundjeve te sjelljeve seksuale. eshte patologji psikiatrike qe futet tek parafilite, shqetesime qe sjellin terheqje per anomali, per objekte te animuara, qe ne kete rast jane femijet. Patologjia e pedofileve eshte me natyre psikiatrike, por nuk ka lidhje me kromozomet, hormonet ose genet. Njerezit qe e bejne jane jo psikopate dhe keshtu qe duhet te ndiqen penalisht. Persa i perket kurave qe mund t’i behen pedofileve jane dy: tredhja kimike, duke korrigjuar profilin hormonal dhe sherimi i shqetesimit psikiatrik. Ne rastin e pare reduktohet testosteroni. Ne rastin e dyte nga ana psikiatrike pedofilia manifestohet si obsesion dhe si shqetesim i afeksionit.

    Kush mund te quhet pedofil?

    Nje person qe ka kaluar 16 vjec, qe eshte pese vjet me i madh se viktima dhe qe kryen maredhenie seksuale me femijet para pubertetit, quhet pedofil. Ne fakt pedofilia shprehet tek njerezit qe e kane kaluar adoleshencen. Terheqja ndaj vogelusheve femra eshte me e shpeshte dhe kryesisht ndaj vajzave ne moshen 8-10 vjec, ndersa meshkujt jane pak me te medhenj. Subjektet me pedofili shprehin impulset e tyre me femijet duke i zhveshur femijet, duke i veshtruar, duke i treguar organet e tyre, duke masturbuar. Nderkohe qe nje pjese tjeter kryejne maredhenie te verteta seksuale duke e justifikuar qe ato kane vlera edukative per femijet ose qe i sjellin dhe vete femijeve kenaqesi te tilla. Keto jane argumente shume te perdorshme tek pedofilet. Ne raste te ndryshme ne gjithe boten abuzimet kane qene me femijet e tyre, me femijet e biresuar apo me te huaj te tjere. Pedofilet i frikesojne femijet me forma nga me te ndryshmet. Shume here kane ndodhur qe pedofilet kane adoptuar femije nga vendet e botes se trete, por shume here jane rrembyer dhe nga vendet e varfra, ose jane shitur nga njerez te pandergjegjshem.

    Si veprohet me femijet qe kane pesuar kete lloj dhune

    Rasti i fundit i vajzes nga Vlora, ngriti perpjete opinionin publik shqiptar. Femijet qe kane pesuar dhune nga personat pedofile, sipas psikologes duhet te kalojne menjehere nen kujdesin e shoqatave dhe te personave te kualifikuar. Ne keto raste prinderit nuk mund te bejne asgje per te kthyer gjerat ne normalitet. Duhet nje kure e vertete psikologjike, per te kthyer femijen ne normalitet, ne jeten e saj, ku nuk egzistojne akoma abuzimet dhe kur dashuria ka ngjyren e bukur dhe romantike te moshes. Vajza u trajtua me shume kujdes nga personeli i shoqates “Vatra”, ku trajtohen personat mbi te cilat eshte ushtruar dhune. Por ajo qe eshte me e rendesishmja eshte hartimi i nje ligji te vecante per mbrojtjen e femijeve, sidomos ne ambientet e shkolles. eshte vendi ku ato pervec familjes mesojne parimet me te rendesishme te jetes, dhe vend ku parashtrohen ligjet e se ardhmes.

    Hipokrizia mbareboterore mbi pedofiline

    Here pas here kur ngjarjet ndodhin, duket sikur nje ortek i kap te gjithe, politikane, gazetare, media ne gjithe boten. Dhe akuzohet pa fundâ?pa fund. Por ajo qe tingellon e paster fare ne gjithe keto mori deklaratash eshte hipokrizia e madhe. Violenca mbi te miturit eshte nje e keqe e perhapur jo vetem ne vendet ku femijet zhvirgjerohen nga padituria dhe injoranca, por dhe ne vendet me moderne te planetit. Ajo qe shihet nuk nevoje per koment. Sot komentin duhet ta beje ligji, dhe ai ne kesi rastesh duhet te jete me te vertet i ashper. Rastet shqiptare tregojne qe pedofilet shqiptare jane futur pak muaj ne burg per tu liruar, dhe me pas per tu rindaluar perseri per te njejtat akte. Nuk ka nje ligj te sakte mbi pedofiline, nuk ka kura imediate per sherimin e tyre, dhe ne pjesen me te madhe pedofilet mbahen ne burg njelloj si te burgosurit e tjere.

    Ja nje realitet shokant

    “Kam menduar gjithnje se nese do gjendesha balle per balle nje pedofili do ta mbysja me duart e mia. Tani po ju tregoj me lot ne sy qe gjendem nje hapâ?larg pedofilise. Me cmendin vajzat e vogla qe kendojne dhe kercejne ne televizor. Ato vajza me bark jashte me kerthiza provokante qe i shohim neper stacionet televizive, te lyera, show girl te verteta”.

    Dhe eshte nje fakt shokant. Vajza minorene te trukuara dhe te veshura ne menyre eksituese qe u jepen si ushqim konsumist te gjitheve. Me pare kur nuk egzistonte televizioni, nje abuzuesi i pergjigjej nje abuzues, por nuk behej fjale per nje psikopatologji sociale. Ne 21 qershor komuniteti i pedofilise internacionale celebron “Boyloveday”, diten e e krenarise pedofile. Dhe te gjitha televizionet e botes nuk do pasqyrojne aspak ulerimen mbarenjerzore dhe alarmizmin ndaj kesaj dukurie te ndyre njerezore.

    Pedofilia ne rrjetet internacionale

    Si te gjitha trafiqet, edhe pedofilia sot po ushtrohet me qellime fitimi nga rrjetet kriminale internacionale. Sipas te dhenave te fundit dy milione e gjysem femije ne gjithe boten jane te detyruar cdo vit te prostituojne ne vende te ndryshme te botes dhe sot cmimi i prostitucionit pedofil kap vlerat mbi dy milione. Ne muajt e pare te 2003 jane zbuluar shtate mije site pornografike, njeri prej te cileve i kapur nga policia italiane kish patur brenda nje kohe te shkurter 78 mije kontaktime nga navigatoret e internetit.

    Interneti, nje rrezik i vazhdueshem

    Nje pjese e madhe femijesh bien pre e pedofilise nga interneti. Rasti i vajzes nga Masacusetsi, nje15 vjecare e cila duke naviguar ne internet njeh dike qe i tregon se donte te ikte nga shtepia. Perversi seksual e kontakton ne internet duke e bindur se do ta ndihmonte per vendimin e saj. Keshtu e mban ne shtepine e tij, ku abuzon disa here seksualisht, e keqtrajton fizikisht dhe ben mbi te nje radhe aktesh cnjerezore dhe poshteruese. Rrembyesit e mbanin vajzen ne nje banese ne New Jork, ku pas disa ditesh ajo arriti te lajmeroje policine dhe te marre ndihmen e tyre. Anonimiteti ne Internet u jep mundesine shume personave te paraqiten me emra te rreme. Femijet dhe adoleshentet krijojne intimitet me persona te panjohur, dhe pa dyshim qe bien pre e abuzimeve te tilla.
    Nese femijet tuaj do kene kontakte te tilla ne internet, eshte detyra e te gjitheve, mbi te gjitha e prinderve te lajmerojne rrjetet internacionale si (Internet Relay chat), (Netmeeting chat web) duke i kaluar testet origjinale sic ju a kane sjelle.

    Box: Si mund t’i mesojme femijet per te shpetuar nga ky rrezik
    -Duhet qe femijet te na thone se ku shkojne dhe me ke.
    -Duhet t’i shpjegoni qe s’duhet te flasin me te huaj dhe nuk duhet te ndjekin persona qe prinderit nuk i njohin
    -Duhet qe femijet te mos lejojne te preken nga te tjeret, ne menyren qe atyre nuk i pelqen
    -Nese ato preken duhet te bertasin dhe te kerkojne ndihme.
    -Duhet qe femijet te konfidohen me prinderit
    -T’i inkurajojme femijet te mos kene sekrete
    -Femijet duhet te mesohen qe prinderit i kane per gjithcka.

    Shoqeria njerezore eshte duke kaluar drejt perversitetit. Por megjithate jeta vazhdon. Njerezit martohen, mbrojne dashurine e tyre e jetojne dhe lindin vogelushe te mrekullueshem qe do te jene progresi yne .
    Pastertia e tyre eshte e shenjteâ?
    Mbroni femijerine e tyre!

Duke pare 1 postime (nga 1 ne total)

You duhet te identifikoheni per tju pergjigjur kesaj teme.

loading...