Total: (50755)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Prozë nga Poetë Shqiptarë.

Postuar ne: Letersia


  • Participant
    AlbShkodra ne #1105

    MIGJENI

    Luli i vocerr

    Askush s’e njef Lulin. As shoket e tij, qe perpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mire me thane se e njofin, por ata lozin per hesap te vet e Luli i shikon per hesap te vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu dhe femijte, ashtu dhe Luli. More Lul! Shume heret ke fillue me shikue punen tande!Kur Luli hyn n’oborr te shkolles, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjale s’i thote. Ece ngadale, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ece deri sa te mbrrije ne cak te vet. Aty, te dera e rrugines shkollore, shume i pelqen te qendroje. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta te diellit ne keto ditet e vjeshtes. Mbeshtetet Luli per mur, grushtat e vogjel i shtje nder xhepa, hunden picrroke te kuqun nga te ftoftit e mengjesit ja sjell diellit dhe…shikon. Gjaja qe ma teper terhjek vemendjen jane cizmet qe i kane te veshun disa shoke te tij. Sa te bukaura jane! Si shkelqejne! – mendon Luli dhe pa dashtje i shkojne syte nder tullumbat e veta, neper te cilat shifen fare mire te pese gishtat e kambeve te zbathuna. Nga kurreshta i afrohet nji shokut qe ka cizmet ma te reja. Ulet dhe shef ne lustrin e cizmes kambet e veta te zbathuna – aq shume shkeqejshin cizmet!!! Mbasi shoku me cizme fluturoi, Luli ngadale shkoi te caku i vet, ne diell, t’i ngrohi kambet. – Por kur ka diell, si ja ban i shkreti Lul? Ndoshta ja bajne hallin apostujt e meshires dhe te dashunis…Noshta, ndoshta…Nganjiher i afrohet mesuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyren e dlire dhe pa puca, mesuesi ja ledhaton faqet, gushen, e Luli i afrohet, ja merr doren, e shikon me sy pellumbi, dhe kishte me dashte t’i fale dicka mesuesit. Por vjollca nuk ka. Vec ne i falte tollumbat e veta, qe kane hapun gojen si me dashte me e hanger mesuesin. Po, po, tollumbat e Lulit te vocerr kane me e hanger mesuesin.


    Participant
    AlbShkodra ne #19920

    MIGJENI

    Vetvrasja e trumcakut

    Dhe trumcaku vuente nga melankolia. U lind ne nje vend me te vertete te shkrete. Ne vend te barit bijshin qime e derrit e ne vend te pemve – brinat e nje shtazes parahistorike. Dhe ne ket natyre – e cila nuk mund te quhet natyre – kush mos te bahet melankolik? Dihet se nje trumcaku s’i duhet shume per jete, por natyra, e cila nuk ishte natyre, s’i epte as aq. Mos pyetni si e tek u gjet trumcaku n’at vend, dhe si e tek u gjet njeriu ne ket pike kozmike; nuk dijme shume. Hipoteza dhe andrra. Miliona vjetesh dhe nje fjale goje, si per shembull: “â?te bahet drite! Dhe drita u ba!” – A shifni? Nje fjale magjike! Hokus-pokus! Sa bukur!Dhe une thash: te bindet trumcaku ne nje vend ku ne vend te barit bijne qimet e derrit e ne vend te pemve – brinat e nje shtazes parahistorike.Njehere trumcaku qendroi mbi nje brene. U merzit te shikoje qimet e derrit, u merzit te fluturoje prej brenes mbi brene. Nga merzia dhe idhnimi mbylli syt. Ra ne pikllim melankolik. Njeriu me temperament melankolik asht inteligjent. E inteligjenca ne kuptim ma te hapet te fjales, pakkuj i solli qetsi dhe te mire.Dhe trumcaku, ne maje te brenes e ne kulm te melankolis, vendosi te vritet. Plot ironi filozofike shikonte rreth perqark vetes e vendimi i patundun mirfilli pasqyrohej nder syt e tij te deshpruem. Cicrroi nje here, cicrroi dy here; cicrroi tri here. Mandej nje crrrr e gjate e plot mallengjim ishte porosia e tij e fundit. Testamenti i dhimave te tij. Dhe, pa u dhane krahve, kecej prej brenesâ? ra mbi nje qime te derrit, te gjate e te mprehte si thika, dhe u ngul mbi te.Trumcaku i ngulun mbi nje qime te derrit. Me krahet dhe puplat e tij lonte era dhe e sjellte rreth qimes, si sillet dhe gjeli metalik ne maje t’oxhaqeve tona. Atbote frynte veka jane keto kapercime logjike! Ka me bertite ndokush.Po, lexues i dashtun e jo i ceket. Po! A pak po kemi kapercime logjike, morale dhe dogmatike ne boten tone reale? Pse po zemrohe dhe po don me me gjykue per disa kapercime logjike askuj damsjellje ?


    Participant
    AlbShkodra ne #19921

    ISMAIL KADARE

    Koncert ne fund te Dimrit

    Duke hapur deren e apartamentit, ku zilja kishte nje cope here qe binte me kembengulje, nenqeshja me te cilen Silva behej gati te priste mysafiret e pare, i mbeti ne buze. Ne vend te mysafireve ajo pa nje burre, qe mbante ne krahe nje fuci te rende, siper se ciles dilnin deget e nje limoni.- Familja Gjergj Dibra? – pyeti burri. – Po, – tha Silva pakez e hutuar.- Ah, ju keni sjelle kete limon per ne?- E keni porositur, apo jo?Pa e bere te gjate njeriu hyri brenda ne korridor.- Ku do ta vendosni? – pyeti ai me njefare padurimi. Ndihej menjehere qe fucia ishte e rende- Kujdes! – tha Silva. – Ketej ju lutem, – dhe hapi deren e njeres prej dhomave. Njeriu kaloi me hapa te rende mes per mes dhomes, per te dale ne ballkon, deren e te cilit Silva porsa e kishte hapur.- Vendoseni si te mundni, – tha Silva, – me vone do ta rregullojme.Njeriu e uli fucine, drejtoi trupin dhe psheretiu. Ne korridor po binte telefoni dhe s’kishte asnjeri qe ta ngrinte. Uh, ia beri me vete ajo, edhe ky limon na duhej te vinte sot.- Nje here ne tre mnuaj duhet ta sperkatni kunder paraziteve. Nje here ne gjashte muaj t’i nderroni dheun, – nisi te fliste njeriu me nje ze monoton.- Vec kesaj, ne raste ngricash duhet ta mbuloni me nje leter celofani, ndryshe mund te thahet brenda nje nate. Silva degjonte pa e pasur mendjen aty. Kishte mbetur ende pa u pergatitur sallata, pa u prere rostoja dhe dhjetera gjera te tjera te vogla. Kurse mysafiret mund te vinin nga casti ne cast. Vec kesaj i duhej te vishte nje fustan tjeter per darken dhe te bente pak tualet. Ajo beri nje shenje padurimi, te cilen ai, sic duket, e kapi, sepse i tha:- Na falni, se mbase erdhem ne nje kohe te papershtatshme .- S’ka gje,- tha Silva.- S’ka gje. Asaj papritur i erdhi turp nga vetja. Njeriu e kishte ngritur ne krahe gjer ne katin e trete ate fuci, kurse ajo behej nervoze. -Urdheroni te merrni dicka, – tha ajo ne korridor, e pushtuar befas nga nje ndjenje faji. – Jo, falemnderit.- Ju lutem,- ia beri ajo, – sot kam ditelindjen e vajzes, mos ma prishni. – Epo mire atehere, – tha ai. Silva rrembeu njeren nga shishet e rakise te bera gati per darken dhe i shtiu ne nje gote. – Gezuar ! Edhe njeqind ! – Ju falemnderit! Kur dera u mbyll pas shpines se te panjohurit, Silva u kthye te tryeza e shtruar, deshi te rregullonte dicka ne te, por nuk beri asgje, vec veshtroi nje cope here pjatat dhe gotat, qe rrezellenin ftohte. Zilja e deres e nxori nga mpirja, por kete here e njohu doren e se bijes. – Brikena, c’u bere? – i tha. – Po kishte shume njerez ne dyqan, mama, – tha vajza, duke nxjerre nga canta shishet me uje mineral. – Te keqen mami, a mund ta besh ti sallaten e ta presesh roston, sa te bej une nje dush edhe te nderrohem? Me duket se mbaj ere gjelle. – Mire, mama. Ndersa zhvishej ne banje, asaj iu duk se ishte mbushur pak me teper se c’duhej ne ijet dhe nje cope here qendroi mendueshem perpara pasqyres, sikur te harronte perse gjendej atje. Pastaj qe nga orridori erdhi tingulli i ziles se telefonit dhe Silva, ikur te permendej nga gjumi, ngriti dorezen e dushit. Ajo e beri dushin shpejt e shpejt, e munduar nga ideja se mysafiret mund te mberrinin ne cdo minute. Meqenese me perjashtim te dy mesueseve te Brikenes ishin te gjithe njerez te afert, ajo nuk ua kishte caktuar oren dhe tani po pendohej per kete.Ne dhomen e gjumit Silva qendroi nje cope here para dollapit pa vendosur cilin fustan te vishte. Pastaj ndjeu ftohte dhe, pa e zgjatur me, veshi me shpejtesi nje fustan ngjyrelila, qe Gjergji e pelqente vecanerisht. Fustani i rrinte njelloj si me pare dhe kjo donte te thoshte se dyshimi se ishte shendoshur me shume se c’duhej kishte qene i kote. Une nuk e kuptoj shqetesimin tend per linjen e trupit, i thoshte here pas here Gjergji. Ti je ne ate moshe qe quhet mosha e lulezimit te plote te gruas. (Silva e dinte se ai ishte teper i kujdesshem per te perdorur fjalen “lulezim” ne vend te fjales “pjekuri”, gje per te cilen ajo fshehurazi e falenderonte). Mbase une kam shije disi te kapercyer, por sidoqofte nuk e kuptoj dot se si nje grua ne lulezim te jete si shkarpe. Silva buzeqeshi me vete perpara pasqyres Ajo e ndjeu se fustani qe veshi e ndau menjehere diten me dysh. Keshtu ndodhte gjithmone ne raste te tilla, ne ditelindje apo festa te tjera. Dukej sikur rremuja e pergatitjeve s’do te merrte fund, por vinte papritur nje cast kur dita e telasheve ndahej prerazi nga dita festive. Ndersa kopsiste jaken e fustanit, Silva e ndjeu se ky cast kishte ardhur. Me krehrin ne dore ajo s’u mendua gjate per modelin e flokeve. Beri nje krehje qe i pelqente Gjergjit, megjithese ai ishte larg. Por ndoshta pikerisht ngaqe ai ishte larg dhe ne udhetim, ajo i krehu floket ashtu -Mami, sa e bukur je bere! – i tha Brikena, kur ajo doli ne korridor. Silva i buzeqeshi se bijes, i hodhi nje sy tryezes, qe tani iu duk si dicka qe s’kishte shume lidhje me te, dhe, pa e ditur as vete pse, u vertit nje cope here neper apartament. Asaj i pelqente gjithmone ne oren perpara ardhjes se miqve te ulej ne ndonje nga ndenjeset, ne pritje. Mirepo gabimi qe kishte bere, qe nuk u kishte thene oren e ardhjes, po ia prishte tani kete kenaqesi. – Mama, e preva edhe roston, do ta shikosh?- u degjua zeri i se bijes nga kuzhina. Silva ishte ulur me ne fund ne njerin nga kolltuket e dhomes se ndenjjes me sy gjysme te mbyllur. Dita kishte qene vertet teper e lodhshme, sepse, ndryshe nga heret e tjera, ajo nuk kishte pasur ndihmen e Gjergjit. Sa mire qe bera banje, mendoi. Drita e pasdites se tetorit binte e perhirte mbi raftet e bibliotekes, ku statujat e vogla te vendosura prane librave, te gjitha kujtime te kohes kur ajo punonte ne ekspediten arkeologjike, ngjanin ne kete ore para renies se muzgut me nje radhe hijesh te afruara heshturazi si per te kumtuar dicka. Por mjaftonte nje zhurme, nje hyrje e dikujt qe ato ta humbnin ne cast ate gjallerim misterioz, per t’u kthyer prape ne terakote apo gur. Te dera e dhomes, e holle dhe e gjate per trembedhjete , vjetet e saj, qe shfaqur Brikena. – Mami, gjithcka eshte gati. Ti mos u shqeteso me. – Falemnderit, Brikena. Ulu tani edhe ti. Vajza u ul perballe saj. – Ku mund te jete tani babi? – tha ajo. Silva ngriti supet. – Ne qiell mbi ndonje shkretetire ose ne ndonje aeroport, duke pritur avionin tjeter. Vajza u mat te pyeste dicka tjeter, por fytyra e Silves, qe kishte mbeshtetur koken pas shpines se kolltukut, ishte ajo e njeriut qe, pas nje dite te lodhshme, kerkon pakez pushim.Heshturazi vajza iu afrua bibliotekes, mori qe andej nje nga albumet e fotografive te familjes dhe, pasi u ul ne vendin e meparshem, nisi ta shfletonte.


    Participant
    AlbShkodra ne #19922

    MARTIN CAMAJ

    Diella
    (fragment)

    Kudo shkoj marr me vete nje arke me rraqe ne vete te pavlere, e kjo asht i vetmi trashegim qe me lane prindet.
    Nje dite tue kerkue dicka ne te, gjeta kutine e duhanit te tim et, ende i vinte era duhan, nje ame aromatike si me i pase ruejte ne doze konserve. Kutine, ime ame e pat perdore shum gjate mbas vdekjes se shojt, kur pat fillue me e pshtjelle nga nji cigare “prej merzie”, thonte ajo. Kutine e mbante gjithnje ne gji.
    Vizat e shkrolat mbi mademin e bardhe te kutise me lidhin ehe sot me plot kujtime. Lajlat e vizimet ne siprine m’u mbresen ne tru si miset e fytyres se tyne, thom me qellim “fytyres”, ne njejes sepse prindet e mij ne kujtesen teme kane nje fytyre te vetme. Ato gresa ne metal paraqesin ne kujtese edhe fajet e te dy paleve, ne nje ane, e te mia, ne tjetren.
    Nese nuk i kam dashte sa duhet prindet (mire qe ka nje emen te perbashket per te dy!) asht faji i sime ame. Une per ate isha vetem i biri i tim et i cili duhej rrite e ba i zoti i vetes, posepo, por kryekreje per te mbajte Plakun. PLAKU ose KY, dmth im ate ishte per te shtylla e familjes, dikur lulja e djelmise e sot burrnija e bujaria e mishnueme dhe ma i urti njeri ne bote, andaj fjala e tij duhej cue ne vend me cdo kusht!
    Ne mbramje, posa im ate hynte ne deren e kurtit, ime ame hopte ne kambe as me qene ajo pesembedhete vjece: – Qe, erdh – peshperiste tue me shty ne krah. – Coja fitulin kandilit qe te shohe shpine e ndritun pse nuk a tue hi ne shpelle, por ne plang te vet. Largoje shkamin prej rruge, ndersa une po qes ujin e nxehte te lahet kambesh…
    Kambet mandej ia lante ajo!
    Shpesh me binte ne sy si ajo e ruente kafshaten ma te mire per mundimcarin e shpise.
    Njiqind here me ka shkue mendja me i vjedhe drate e telyenit ne magje, nda mb’ane per tim et. Kurr nuk e harroj, tue ndeje rreth votre, i pata kundershtue per te paren here tim et.
    Mire – me tha ai – flasim ma vone.
    M’u avit, me mori librin qe isha tue e lexue dhe nisi me i sjelle faqet ne menyre nenvleftesuese, si t’ishte libri im nje sendegja si loder. Ishte i acaruem, po e mbante veten:
    - Dishroj me kuvende me ty si me nje shoq, por ndoshta nuk kemi me mujte asnjani. Une kam vjetet, ti ke shkollen, ti per mue je im bire, une per ty malok. Nen plot raste qesh nen mustak per padijen time, per shembull, kur para disa vjetesh pata shikue librin tand, a te bie ndermend?
    “Po, ti me pate ra shpute dhe, sigurisht, te kujtohet se nuk t’i pata idhnue. Bile, te lypa te falun, nese kujtohesh”.
    “Ma bane edhe ma zi kur me lype te falun… Ne familje nuk lypet te falun: skjarojme fetyren me nji buzqeshje e harrohet gjithcka… Por a mundesh me me thane pse pate qeshe?”
    “Shikoshe librin e sjellun per se mbrapshtit…”
    “E disha se ishte per se mbrapshtit. Deshta me te provue se cka ban ti. A nuk e ke pa kur une e qes firmen me emen e mbiemen ne leter kur e do puna? I njoh te gjitha germat por s’mundem me i lidhe si gurt apo tullat ne mur”.
    Bante nji gaz te keq tue picrrue syte. Ne ate levizje buzesh, zbulova se atij i vinte keq qe me kish dhane rrugen e shkolles. “Une e kam fajin qe me doli djali dore”, do te kete thane me vete.
    Ne ate moment edhe une jam kujtue se kisha humbe pergjithmone miqesine e shokun ma te afert qe mund ta kisha pase ne jete.
    “Shiko ketu, kjo nuk asht zeja ime. Sa per kaq, bane se nuk dij send ne kete pune, sall fjalet e mia mos i ban n’asgja. I riu si veriu, beson gjithmone ne vedi. Merret vesht: ke kendue plot libra e storina, por une kam pa e ndie ma teper se ti, a di sa? sa ketu e deri ne Stambolle ma teper se ti”.
    Ai fliste e une veresha kokerr nder sy qe te kishte pershtypjen se jam tue ndegjue me bindje.
    Ishte e para here qe e perqendrosha krejt vemendjen ne fetyren e tim et. M’u duk se hyna ne shpirtin e tij e gjeta pjesen e palatueme, t’ashper e te shemtueme te vetes, dhe ketij njeriu i thashe:
    - Ma jep doren, lamtumire! Ne keto kater mure ku neper dritare te vogla hyn kaq pak drite, asht mbretnia jote dhe e sime ame. Cdo send qe leviz ketu mbrende duhet te marre fryme si ju, ne te njejtin ritem, por i vetmi pinjuell qe ju lindi e ju rrnoi, dale ngadale tue u rrite, prej djalit u shnderrue ne dashamire, prej dashamirit ne nje te njoftun te larget dhe, per mos me u ba anmik, tash del e tret dikah. Due ajer dhe bote te hapet, pa skaje.
    Shum vjet ma vone, para nje pamje dimnore, tue perkujtue vetmine dhe atmosferen e ngushtueme t’atyne koheve, me qene shkepute prej shpirtit keto vargje me nje udobesi te habitshme, ashtu si bie prej peme nje fryt i sterpjekun:

    Plepi ka mbete i thate si shtize:
    Si fryn tash era ne gardh!
    Si loton ardhia e preme me kize!
    Si lari te lumi u mardh!

    Sa druja u dogj nder votra simjet.

    Me fletzen e dushkut na co n’ajer, moj ere,
    Na sjell, na pshtjell e qitna njihere
    Ne ndoj verri pa dimen.

    “Hajt, ve vesh pa i cue turijt. – Me shkundi im ate. – Shoh edhe se ke fillue me i ba n’asgja disa urti e doke, ruejte brez mbas brezi ne trojet tona si malesore si jemi. Para nji jave kje ketu Culi, per Zotin burre per t’u nderue e i mire mjaft! Kur u cue me shkue, nuk e percolle deri te dera. Ti edhe pak e ke me ua dhane doren gjindjes ndejun, si ne Evrope. Kajhere e ve doren ne tamth e pyes: kur djali sot ndrroi keshtu, po nipi? Sigure, ka me i ardhe marre me thane se i nipi i kuj asht. Shkurt, djalo, me duket se si me qene tue shkue me qiri fiket”!
    Keshtu ishte puna per se gjalli te prindeve te mij, por kur ata u zhduken, vetmia u dyfishue. Atebote me kaploi malli i ndrydhun me mote ta kthej kohen prape per te jetue nje jete familjare te re, me prind. Fytyra e tyne u zdrit para syve te mij si t’ishin gjalle: ne kujtese lemosha me dashuni te paperjetueme rrudhat e ballit te sime ame, por buza e saj nuk qeshte. Pergdheljet e mia ishin te vona, te palande, mendim qe s’gjen kurrkun fjale, i thate.
    Butesia birnore e mirenjohja me shtyne ma vone, mbasi qe rane ne fashe mallengjimet e perflakta, te shkruej:

    Dy gjana print me thane kur ishin gjalle:
    Poqese shkel ti buken gand,
    Coje prej toke, puthe e vene ne balle!
    Ndigjo ti djale, pse na jemi pleq.
    Kur te rrijsh te votra mbeshtete tue pi duhan,
    Mos pshtyj ne zjarm
    Mos pshtyj ne drite, se a keq!

    Harrova plot sende qe thane print
    Plot tjera mesova e dola ndoshta i larm,
    Por bijve t’mij une kam me u thane tu’u rrite:
    Mos pshtyni ne zjarm,
    Mos pshtyni ne drite.


    Participant
    AlbShkodra ne #19923

    MARTIN CAMAJ

    Krymbi i mendafshit

    Fijet e bardha te mendafshit ndahen prej zemres se krymbit qe vdiq vetem ne pallatin mbas malit. Ashte koha e korrjeve: edhe ara xhveshet perpara dimnit plak e jo ma nusja perpara djalit te ri! Ashte koha e pleqnimit me vete.

    Nuk jane caqet qe percaktojne kohen, por mosha e njeriut te urte! Rremimi fillon me nje gjalm dy ngjyrash: bardh e zi. Dhe ankohet i urti: askush s’me ndihu te shoh me kohe fillimin e sosjen e fijeve ne gjalm e mbata nen hijen e sendeve. Ne vjeshte kundrova beselidhjen mes jetes e vdekjes prej punevet te pareve mij qe ruenin petkat e mira per mort dhe hynin ne nje vorr brez mas brezi:


    Participant
    AlbShkodra ne #19924

    MIMOZA AHMETI

    Fantazma ne rere
    (fragmente)

    Nje boshatisje e thelle mbreteron globin. Mbetem me ate qe ky te jete sensasioni im. Perse u dashka te kridhemi atehere ne senasione individuale, do te thoshit, per me teper ne nje situate te tille?Githsesi ky sensasioni im nje veti e ka: merr ne supozim ane te panjohura. Pra midis meje dhe meje tanime ekziston nje distance, e cila pret dhe ne pritje jeton pritshmeri.Nuk mund te them se ne kete distance sundon ndofar koshience. As qe behet fjale. Do te isha Zot po te pohoja dicka te tille. Mbetem me ate qe tashme kjo ndarje me pajton mua “persosurisht” me gjerat, megjithate s’mund te mburrem se e zoteroj pergjithmone kete ndarje.Shume shfaqje te miat kane qene dhe mbeten reagim. Une isha nje njeri ne reagim e siper si te gjithe te tjeret. c’eshte e verteta reagimi eshte kaq i perhapur, saqe pothuaj ende s’kam njohur qenie jashte tij. Pafundesisht reagojne.Femijet, per shembull, reagojne ne menyre energjike- pra nuk eshte gjithmone kenaqesi kur reagojne keshtu.Isha ne kompartimentin e trenit kur u shfaq Fantazma qe te largon nga reagimi.- Quhem Vdekja- tha ajo (pershendetja e rastit u supozua).Bera nje levizje nga vendi dhe i buzeqesha me sy.- Nuk keni frike- konstatoi ajo. Pra nuk ishte pyetje.-Jam teper elegante- i thashe pa folur.-Keni filluar- pohoi ajo.Per nje kohe te dyja veshtronim peisazhin. Ishte i laget, i gjelber, vetem vagullia ishte afer, gje qe e largonte edhe me shume. Po bluaja me mendje nese ajo “Keni filluar” lidhej me elegancen, apo ishte dicka ne lidhje me vete ate… Po fundja s’eshte ndonje ndryshim, mendova.-Perjetesia fillon kur mbaron te venit re si detaj.-Ju perceptoni kohen absolute?- pyeta me interesim te montuar ne vetull, por zemren e kisha te zbrazur nga cdo lloj kureshtje.- Zemra juaj nuk troket, qe kur nuk kap ndryshimin, ndersa po vdireni per t’u kompaktesuar me cilesine e tij.-Ju po me cmendni- mund t’i thosha sakaq, po te mos ishte paralelja tjeter qe tha-Ju po me zbavisni- dhe perseri nuk fola.Ne te vertete nuk e doja Vdekjen. Aftesia perceptive e qenieve te gjalla me bente iluzionist ndaj jetes. Por ne menyre te vecante me trondiste koincidenca e kesaj aftesie me Une. Pra koincidonte ekzistenca e te qenit tim si koshience perceptive, por perseri si dicka mbi te gjitha keto: ate qe vetem une isha une. Une jam une. A do te me jepet edhe njehere mundesia qe une ta ndiej kete? A do te kem tjeter jete?- Ju e doni shume jeten- tha e pranishmja tjeter.Nderkohe treni qendroi. Ajo mori valicen hije dhe nxitoi per te zbritur. Ne ikje siper une ndieva dashamiresine e saj.Dua te vazhdoje iluzioni! Dua te vazhdoj iluzionin, insistoi teresia ime kunder kesaj dashamiresie.Hapesirat zbulonin peizashe te squllura shkurti. Ishte France. Treni ikte me shpejtesi. Me lekundeshin peizazhet ne stomak, ndersa perpiqesha te fokusoja. Ne te vertete kjo gjendje me shkaktohej nga truri. Isha perpjekur me kohe ta minimizoja efektin e tij mbi organizmin tim. Nuk e kuptoja qe kerkoja nje gjendje pa gjendje. cdo obligim edhe me i parendesishmi me shkaktonte lodhje. Vete reagimi me lodhte. Perballimi i reagimeve me lodhte. Ideja e reagimit me lodhte. Isha njeri i lodhur, humus njerezor. Kisha deshire te humusoj diku qenie te tjera qe prisnin te rriteshin. Por nderkohe, per fat te pashprese, deshiroja dicka te tille edhe per veten time.Ngadonjehere shoh Zotin te vuaje per pak shije. Rrenoi Lashtesine per te krijuar qyteterimin tone, shkaterroi skllaverine per te cliruar krijesen, por kjo krijese e tij e zhveshur nga skllaveria dhe Lashtesia me tmerron po aq sa nje femije i braktisur qe ha te ndoturen e vet.Hapesirat inerte ravgonin ne ikje duke formuar gjithfarlloj boterash qe jepnin iluzionin e pafundesise. Te kapesh ndryshimin eshte si te kapesh Zotin. Por mua kjo s’me terheq. Une jam me patriark se gjyshi im kalores, princ kuajsh. Dua te jetoj prej gjerash te bera prej meje. Mundesisht te shoh prekjen time ne cdo forme. Te kap jeten si nje send timin. Te kundermoj ne shijen e gjerave te mia si ne thellesite e kafeve te sapoziera, qe avullojne ne pasdreken e bute midis mendesise universale, ku te qenit tim ne lidhje me mua eshte nje grimce aq e cmuar, ngopur me avuj shijesh, ku gjithcka eshte kenaqesi me ne fund dhe humb funksioni. Vitin e kaluar ishte lufte. Edhe nje vit qe kaloi para vitit te kaluar ishte lufte. Mos mendoni se une do te mund te lejoja te shqisoja luften.. Madje une nuk arrij ta konceptoj luften sepse une nuk e shqisoj dot, por…Ishte e pranishme. Histeria dhe rropama e saj eshte dicka qe te hutojne. Ti harron te mbyllesh rubinetin e shqisave, si nje roje qe e ka rropatur pagjumesia, ty te ka rropatur paskrupullsia. Dhuna. O zot, edhe nje here me huton mendimi per te.Ishte lufte vazhdimisht ndersa pritet perseri te jete. Nuk mund te dini si humbin miqte, te dashurit, te njohurit, kur eshte lufte. Nuk eshte vdekja qe i merr, nuk eshte pafundesia.I merr nje zvogelim i pikellueshem, zhvleresimi, mungese rendesie.A ishim ne qeniet e brishta? A mundet shqisa qe shqisoi gjak te shqisoje lule? Renia, renia na shoqeron. E menjehershme na perfshiu, u rrembyem si te ishim pluhur. Nje kaotike e pashprese ku te mbijetuarit eshte thuajse turp. Do gjetur kuraje, por ku? Ishte mengjes. Menjehere u be dite. Brenda nje kohe te tille u krye imagjinimi i plote. Ngadonjehere me duket se i mbaj peng te gjithe me paaftesine time per t’u kenaqur.Ngadonjehere me duket se sorollatem kot, se do t’i vi botes rrotull pa mundur te matem qofte dhe nje here te vetme me te.Ne prag te luftes shoqeria ishte me e lumtur se kurre. Njerezit putheshin ne buze dhe kjo ishte nje dashuri e hapur, pa domethenien mediokre qe ka e puthura ne buze zakonisht. cuditerisht putheshin me shume ata qe mendohej te kishin natyra te papajtuara. Hierarkia klasore ia la vendin se bukures dhe jeta lundronte ne akord shpirteror. Nuk mund te mendohej me nje jete e konfliktuar. Konflikti vete dukej si nje djallezi infantile, zvillimi i te cilit nuk gjente as supozim.Sigurisht, njerez ne mbarim e siper, te suprimuar nga mosha dhe diktatura paten shperthime seksuale nga me te pakuptueshmet, shperthime libidosh qe kapercenin shemtite fizike dhe pragjet e moshes, e drejte morale qe kerkohej me nje imoralitet te pafytyre, te vetedijshem deri ne plasje cipe.Te gjitha keto sigurisht,dhe shume te tjera si keto, forma te shlira qe nuk arriten te krijonin kurrfare identiteti, lulezonin si shkuma dhe dicka tjeter e larget dhe e perkryer, njeheresh mund te them e gjitha, perhapej ne forme e zhvillim. Ajo ishte ideja se bota nuk eshte per rrezik, por per kenaqesi. Jeta vete ishte njefarlloj argetimi. Ndersa karakteri, vetembrojtja si te thuash, ishin ceshtje sqime. Pra gjithcka varej nese te vinte ndot apo jo. Dhe qe te jem me e qarte, gjerat vinin kaq natyrshem sa nuk arrije te te vinte as ndot. Pra ishte ceshtje pertese. Si te thuash, megjithese dukej orgji, askush nuk qinte, ishte njefare pertese si me thene, qe i jepte nje sharm te pashoq mbremjeve, lokaleve, birrave; dashuria, kjo gracke ne vetvete nuk funksiononte me si e tille. Ajo ishte gjendje e pergjithshme. Edhe makinat rruges ecnin me kete dehje (makina e shpreh krejtesisht gjendjen e shoferit).c’tju them tjeter! Picerite punoni dite nate sikur gjithe qyteti martohej, kafenete punoni 24 ore. Veshje te perkryera: “Italian Brothers”, Benetton”, sa e sa firma qe nuk ua mbajta dot emrin ndermend.Njeriu! Kjo ishte lumturi njeriu. Njerez hesapi, si te thuash. Nje dore jete dhe… Dhe tani qe kam filluar te besoj te zoti, e kuptoj se nga meshira e tij diten e gjygjit, s’do te marr dot nje therrime.Ndoshta ia vlen te denohem. Gjithe jeten kam qene i kthjelle. Ishte qeliza e pare e shendoshe. Trashegimia e gjysherve. Ishte kaloresish.Por kjo deshire imja per te mbetur i pacenuar, do te rrenoje Boten.


    Participant
    AlbShkodra ne #19925

    KASEM TREBESHINA

    Dje, sot dhe neser

    Qe ne fillim te kujteses se tij njeriu u perball me veshtiresine e pakapercyeshme te percaktimit te kohes dhe hapesires. Duke mos gjendur asnje perkufizim per te treguar ato dy kuptime, njeriu i lashtesise se hershme u nis praktikisht nga vendi ku ishte per te kujtuar ate qe kishte kaluar… Dhe ai tha : – Qe nga koha kur ishim atje te Lisi i Madh. Brenda kesaj fjalie , ne dukje jo shume te ngaterruar, qendron kuptimi praktik i kohes dhe i hapesires qe formesohen, qofte edhe ne menyre te mjegullt, permes nismes te ngritjes te nje percaktimi per nuje lis te gjendur diku. Me vone, pas nje kohe te bukur te gjate, njeriu tha dhe shkroi me shkronjat qe kishte shpikur vete : – Qe nga koha e themelimit te ketij qyteti. Nga te dyja theniet qe shenuam percaktohen veprime te kryera ne kohe dhe hapesire. Jashte atyre veprimeve dhe veprimeve te ngjashme koha dhe hapesira nuk do te kishin asnje kuptim. Sa me siper tregon se ne levizjen mes dukurive perftohet hapesira, kurse nga kujtesa per dicka te lene perfundimisht dhe pa kthim kuptohet koha. Ne perplasjen e vazhdueshme ne mes te lendes dhe antilendes arrihet vetem barazpesha e nje casti kozmik ne mbariminh e tkurrjes dhe ne fillimin e shtrirjes se hapesirave. E tashmja nuk mund te kuptohet dhe e ardheshmja nuk arrin kurre. Njeriu mbetet gjithnje ne levizje pa asnje cast pushimi.Keshtu, pa kohen e shkuar, ai nuk do te arrinte kurre t’i kuptonte dy kohet e tjera. Kotesia e nje te tashmeje te pandalshme dhe tmerri para nje te ardheshmeje qe nuk dihet e kthen njeriun vazhdimisht ne ndertimin e panderprere dhe te pandertuarshem te asaj gjeografie te humbur perfundimisht si varr i nje historie te dhimbshme …. Dhe e gjithe kjo zhvillohet permes kujteses. Procesi i te kujtuarit ka qene nje zhvillim i ngadalshem dhe shume i gjate.Per me teper ai ka qene nje process i pavetedijshem per ate qe do te arrihej. Po te mos ishte keshtu, njeriu nuk do te hynte kurre ne fushen tragjike te njohjes. Paranjeriu, pa e kuptuar cfare po bente, nisi te dalloje dukurite dhe , duke rrotulluar gjuhen ne menyrat me te cuditshme, u dha atyre dukurive ne vende te ndryshme emra te ndryshem dhe filloi te dalloje nje send qe kishte pare me pare nga nje send qe i ishte shfaqur me vone. Permes fjales nisen keshtu edhe kalendaret e pershkruara ne jeten e njerezore. Hapi i pare i madh ne jeten e njeriut u shenua kur ai nisi te dalloje kohen e shkuar nga e tashmja dhe nga ajo qe do te vinte. Mund te themi pa frike se ne kete drejtim edhe sot e kete dite mendimi njerezor nuk ka levizur shume perpara. Ne themi : Viti X pas lindjes, pas vdekjes ose pas veprimit te ketij apo atij njeriu … Mos nje percaktim i tille ka rene nga Qielli ? … Jo… Ate percaktim e kemi bere ne duke shenuar si nje pikenisjeje ne horizontin e jetes sone… Dhe ashtu njerezimi arriti, pa e kuptuar cfare po bente, te percaktimi i kohes. Arriti te kalendaret… Arritit te shtyhej me tej, pa e ditur ku do te delte, te tri fjalet e mrekullueshme : dje, sot dhe neser. Magjia e atyre tri fjaleve te cuditshme nxirrte te disa kuptime te jashtezakonshme qe shpesh dukej se perjashtonin njeri – tjetrin dhe me shpesh dhe mrekullisht i jepnin permbajtje te kushtezuar njeri-tjetrit. Si ishte e mundur qe keto tri fjale te perbenin nje shtyse aq te madhe ne hedhjen e njeriut permes hapesirave te panjohura ?… Duket si e pabesueshme nje magji e tille e kushtezuar vetem nga tri fjale… Por ajo ndodhi… Dhe nuk kishte si te mos ndodhte … Se fjala dje i dha njeriut mundesine e kalimit permes nje te panjohure dhe ai provoi dicka qe mund te harrohej.E sotmja nuk kuptohej, por vinte pas dickaje qe ai e kishte harruar… Kurse neser ishte deshira per te arritur diku te percaktuar nga dicka qe ishte me pare… Keshtu, permes kujteses dhe harreses, ne baze te mundesive pafund qe permbajne lenda dhe antilenda ne perplasjene tyre, njeriu arriti te percaktonte ne menyre te kushtezuar kohen dhe hapesiren .Magjia e ketyre kuptimeve krijoi tek njeriu deshiren per te kaluar diku ku nuk kishte qene dhe per te perballuar dhembjen e paperballueshme te asaj qe kishte ikur pa te kthyer… Dhe i mberthyer ne mes te asaj deshire dhe te asaj dhembjeje njeriu filloi te jepte te gjitha shpjegimet e mundeshme qe lindnin dhe varroseshin ne mes te harreses dhe kujteses… Deshira e madhe per te kujtuar i ngjan lehtesimit qe vjen nga lendimi i nje plage te pasherueshme dhe qe dhemb shume. Procesi i mesiperm ne hapesirat kozmike mund qe perben nje cast te vetem, por ne historine e njerezimit kap nje periudhe kohe shume dhe shume te gjate. Ne baze te kalendareve qe kemi krijuar, ne mund te themi se ajo periudhe kohe kapi disa miliona vjet te kohes tone ne Toke. Sot ne i kemi pranuar te trija kohet si praktikisht te kuptueshme dhe me ane te tyre kemi arrtiur ta nisim mendimin edhe me pertej mundesive te kuptimit tone… Ndaj dhe jemi ne gjendje te ndjejme ne menyre te perseritur humbjen e vazhdueshme te gjeografise dhe historise tone, kurse jehona e asaj me te rendes percillet permes shekujve gjer te mbarimi i koheve dhe hapesirave per ate qe ne e quajme jete. Ne fund nuk do te gjendet me njeri per te harruar dhe kujtuar.


    Participant
    AlbShkodra ne #19926

    FAIK KONICA

    Malli i atdheut

    Kur vete njeriu, i lire e i vetem, larg atdheut – viset e reja, ndryshimi i zakoneve, embelsia e udhetimit e nje mije gjera qe vihen re nder popuj te huaj, te gjitha keto ta pergezojne zemren e te bejne jo te harosh Shqiperine, po te mos te veje tek ajo aq dendur mendja. Me tutje, si ngopen syte se pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di c`te mungon, s`di se c`te duhet. Nje hije trishtimi ta mbulon fytyren; e, pike se pari here-here, mbastaj me dendur e me ne fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prinderve, i miqve e shokeve, kujtimi i dheut ku u lindem e u rritem, ku qajtem foshnja e ku lozem djelm, kujtimi i atyre maleve larg te cileve nuk rron dot mire nje shqiptar, kujtimi i kombit, qe, me gjithe ca te liga qe ka, eshte kombi yne, e me teper kujtimi e deshira e etja e gjuhes sone ta shtrengojne e ta derrmojne me te vertete zemren. Ah, malli i Shqiperise, malli i atdheut te dashur, i shenjte mall e dashuri e shenjte, kush eshte ai shqiptar qe s`e ka pasur ne dhe te huaj! Duhet te jeshe jashte Shqiperise, e te jesh larg, per te kuptuar se c`force e c`bukuri te embel ka per veshet kjo fjale: Shqiperi! Ajo me e zbrazura leter, ajo fjala me e vogel,na sjell, kur vjen nga Shqiperia, nje gaz te parrefyeshem, se na sjell si nje cope te atdheut…


    Participant
    AlbShkodra ne #19927

    ERNEST KOLIQI

    Kroni i katundit

    Shtegu qi con te kroni asht shetija e katundarvet. Buze mbramje me buljere ne krah, dalin gra e vajza per me mbushun uj ne krue. Ndeshen udhes shoqe me shoqe e shendrrojne dy fjale.
    Dita asht e mundshme nder katunde e ato biseda mbramjeje disi jane nji pushim e nji argtim. E ndersa dielli prendon e hana del, kroni i mbushe buljerat nji nga nji tue kendue. Seciles vajze e seciles grue i kendon nga nji kange te vecante, perse kroni te tana i njef. Vajzat i njef te vogla e i pau dalkadale tue u rrite; grat i njef nuse e i pau dalkadale tue u plake. Pasqyra e qete e ujit mban kujtimin e te gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehte, i kendon gjithkuj kangen e mallengjyeshme te kohes se kalueme. Por pak kush din ta marre vesht… E shumta kalojne habitshem. Shuejne etjen, mbushin buljerat e nuk e ndigjojne. Kjo, ndoshta, asht ma mire per to, sepse kanga e kronit shendrrohet ne vaj, tue jehue ne thellsit e shpirtit. Atehere ma mire mos me ndigjue.


    Participant
    AlbShkodra ne #19928

    AGIM BACELLI

    “Enkele – Kurbani i paqes”

    Kjo histori thone se eshte e vertete dhe ka ndodhur atehere kur toka, kafshet dhe njerezit shkatrroheshin nga luftrat e panderprera grabitqare te fiseve te pazhvilluara njerzore. Ne ate kohe, ne te dy anet e liqenit te bukur te Enkeles (Ndoshta Poradeci i sotem, por liqeni duhet te kete qene shume here me i vogel se c’eshte sot), jetonin dy fise qe ishin ne lufte me njeri tjetrin. Kjo lufte nuk mbahej mend se kur kishte filluar dhe askush nuk mund ta percaktonte dot se kur do te perfundonte. Ndoshta do te merrte fund kur te ishin shuar te gjithe ata qe e mbanin te ndezur kete ate. Ne fakt te dy fiset flisnin te njejten gjuhe dhe kishin te njejtat zakone qe rridhnin nga i njejti fis pellazgjik por, lakmia, egoizmi i prijesve i kishin ndare ne dy kampe kundershtaresh per jete a vdekje. Nese dikush haste kundershtarin ne pyll, rruge apo ne sinoret e veta, duhet ta vriste pa asnje medyshje. Ky qe ligj i vendosur njehere e pergjithmone dhe askush nuk mund ta c’bente ate.

    Nje dite, nje vashe e re dhe shume e bukur qe kulloste qingjat ne kodrat perreth tokave te Fisit Perendimor, kaloi pa e ditur sinorin duke hyre ne pyllin qe ishte prone e Fisit Lindor. Kur ajo e kuptoi se qe ne nje vend te huaj, menjehere u kthye nga kishte ardhur por qe vone, nje djale azgan i Fisit Lindor i kishte prere rrugen. Vajza qe quhej Demne, mbylli syte dhe mendoi fundin e saj te pashmangshem. Ne mendje i erdhen fjalet e gjyshes qe shpesh i thoshte nese binte ne nje situate te till ajo duhej t’i lutej armikut qe te mos e mundonte por t’i fuste thiken direkt e ne zemer. Per qudi goja nuk i hapej njelloj si edhe syte. Pas pak ndjeu hapat e djaloshit qe i afrohej dhe me pas nje dore te lehte mbi floket e saj. Askush se kishte ledhatuar ate ne kete menyre. Trupi iu rrenqeth dhe nje fllad i embel i mbushi shpirtin e saj te trazuar. Hapi syte e bukur dhe pa nje djale simpatik qe i buzeqeshte kaq embelsisht sa asaj iu duk se nuk kishte pare kurre nje njeri kaq te pashem, kaq te embel, kaq te dashur. A thua keshtu te ishin armiqte e tyre?! Iu duk sikur njihej me kete djale simpatik qe nga fillimi i jetes se saj te brishte. Gjaku i ngrire zuri te shkrije dhe te ngrohet duke vene ne pune rrembat e gjakut qe sa vinin e me shume fryeshin…Ne gjoks ndjeu ngrohtesi dhe shpirti i psheretiu nga nje lehtesire qe i erdhi ashtu vetvetiu. Syte e djalit shkelqenin si dy yje ne qiell te paster, por sepse ishin paksa te turbullt si ata yje qe reflektoheshin ne siperfaqen e Liqenit Enkele kur s’frynte era. Pa e kuptuar as vete te dy moren rrugen per nga sinoret e vajzes. Pothuajse ata nuk folen fare por, qe te dy ndjenin te njejten gje – dashuri per njeri tjetrin.- Me quajne Illy – theu heshtjen djali – dhe jam nga Fisi Lindor. Si te quajne dhe prej nga je?- Me quajne Demne dhe jam armikja jote…Perseri ra heshtje e gjate.- Demne! – E prishi heshtjen pas pak djali. – Qe nga ky moment ti do te jesh drenusha e jetes sime dhe jo armike.- Po. – Tha goja e saj qe i dukej se nuk komandohej prej qenies se saj por prej ketij djali Yll qe edhe emrin e kishte po Illy.- Degjo drenusha ime, – vazhdoi Illy, – une mendoj qe ne te takohemi perseri, si thua?- Perseri?!- Po perseri. Te takohemi cdo nate kur Hena te jete e plote, si thua?- Po.Ai e percolli deri tek sinjori armik dhe u ndane me mall ne gji qe do t’i pervelonte per 28 dite rjesht. Keshtu ata ne cdo 28 dite takoheshin dhe qendronin bashke nen driten e bukur te Henes se Plote ne Bregun Perendimor, pra ne anen e vajzes ku djali vinte permes liqenit me nje varke te vogel qe e mbante te fshehur ne nje vend sekret diku ne Bregun Lindor dhe ata kurre nuk i treguan kujt per kete qe benin. Kaluan muaj dhe erdhi dimri, por ata asnje cast nuk e lan premtimin dhe ne cdo 4 jave shtrengoheshin ne krahet e njeri tjetrit. Nje nate me Hene te Plote, si perhere, djali i thote vajzes: “Ne duhet t’u themi njerzeve tane per kete qe po bejme dhe t’u marrim lejen per martese.”- Kam frike se mos te humbas per fare , – i thote Demne Illyt.- Por duhet bere, – ia kthen djali, – duhet bere se s ben. Ndoshta bashkimi jone sjell edhe bashkimin e dy fiseve dhe ne jetojme ne paqe me njeri tjetrin.- Por sikur te ngjaje e kunderta, qe per fajin tone te shuhen fiset…? – Thote ajo e trembur.- E leme per njehere tjeter pasi te takohemi perseri dhe ta kemi menduar gjate.- Dakort.U ndane perseri si perhere me dhimbje dhe mall te pa shuar e me padurimin e takimit te ardhshem.Radhes tjeter kur Illy shkon tek vendi sekret per te marre varken, nuk e gjen atje. Me kot kerkoi kudo por asgje. Nata po kalonte dhe Hena po rreshqiste ngadale per t’u fshehur ne anen tjeter te liqenit. Djali s kishte kohe as te mendohej dhe as te kerkonte tjeter varke qe do t’i linte ne dyshime njerezit e vet, por as te mos shkonte nuk bente se kushedi se c’fare do te mendonte Demne e cila e priste atje tek bregu tjeter, ne vendin e tyre sekret, sic pret vesa driten e mengjezit. Ai vendosi te notoje. Hyri ne uje por uji ishte teper i ftohte se qe muaji i pare i dimrit. “Megjithate do te nxehem duke notuar” – mendoi dajaloshi dhe beri tutje ne uje. Rruga qe shume e gjate dhe ftohtesia e tij e beri qe t’i paralizohen kembet dhe muskujt e trupit, vetem krahet i punonin disi. Kishte bere vetem pak me teper se gjysmen e rruges. Nderkohe vajza qe priste u shqetesua shume se koha e ardhjes se tij kaloi. Me syte ne liqen ajo po dridhej e tera dhe sikur zemra t’ia ndjente te keqen ajo nuk duroi dhe u hodh ne uje. Mirepo llapuqitjet e ujit bene qe dikush ta shohe dhe me pishtar ne dore te afrohet. E njohu. Menjehere ai shkoi ne fshat per te lajmeruar. I gjithe fisi per pak minuta u ndodhen ne breg. I jati vajzes kerkoi varken e tij dhe pas pak kohe erdhen te gjithe ata qe kishin varka dhe filluan te vozitin ne liqen. Asgjekund nuk dukej asgje.Te gjithe me pishtare ne duar bene qe liqeni te dukej sikur kishte marre flake dhe i shqetesoi shume armiqte e tyre ne anen tjeter te cilet u armatosen dhe u nisen ne ate drejtim…Kur iu afruan fisit te vajzes pane se te gjithe qene pa arme.- Hej! c’fare kerkoni ju aty? – Pyeti kryetari i fisit Lindor por nuk mori asnje pergjigje.Djemte e rinj dhe te fuqishem zhyteshin ne brendesi te liqenit me radhe duke e kontrolluar pellembe per pellembe liqenin…Me ne fund ata e gjeten vajzen e ngrire qe mbante te shtrenguar per qafe nje djale qe askush nuk e njihte.- Hej! Mos eshte i juaj ky njeri? – Pyeti dikush armiqte e vet. Dikush afrohet dhe e njohu Illyn.-Po, eshte i joni.U munduan t’i ndanin qe secila pale te merrte te veten por nuk munden.- Le t’i varrosim bashke – tha dikush.Te dy palet armike qene perzier bashke pa e kuptuar shume armiqesine e tyre shekullore dhe me pikellim shikonin dy viktimat e fatit te tyre te hidhur. Dy me te bukurit e me te miret e fiseve. Te gjitheve u qante zemra dhe pikellimi i madh beri qe te bashkohen dhe t’i varrosin ashtu sic edhe tha dikush, te dy bashke ne teritorin Perendimor. Dikush tha neper dhembe: “U dashka nje Enkele qe ne te veme mend dhe te pajtohemi.” Vertete ashtu. U desh vdekja tragjike e ketij cifti shume simpatik qe fiset me ne fund te ulnin “unin” e tyre kapricios dhe t’u linin brezave te ardhshem paqe midis tyre. Qe nga ajo kohe, liqeni u quajt Enkele qe ne gjuhen pellazge do te thote “Kurban Paqe”.


    Participant
    AlbShkodra ne #19929

    LINDITA ARAPI

    Mbi Qenesine i huaj

    Ka kohe qe perplasem me fjalen i huaj, – me fatin e zgjedhur apo aty ku je hedhur – te jesh i huaj. I huaj eshte Ai Tjetri, Ai qe nuk eshte si ty, qe del jashte kufijve te asaj me te cilen ti je familjarizuar, te cilen ti e njeh, sepse eshte e jotja, eshte ai qe del jashte rregullit tend, ose sic e emerton Husserli, jashte kufijve te Sferes se te Sates.E Jotja dhe E Huaja u perkasin dy sferave qe qendrojne perballe njera-tjetres, te panjohura. Ato jane gjithmone ne kontrast apo edhe ne kunderti me njera tjetren, ose sic na kane treguar pervojat njerezore, ato qendrojne edhe ne armiqesi apo e luftojne njera-tjetren. Por memeceria e ketyre dy boteve duhet mundur! Keshtu, vijme tek koncepti miredashes dhe aq i perfolur ne mediat evropiane, ai multikulturor, qe predikon krijimin e ures se komunikimit si baze per mirekuptim mes kulturave. Per te ndertuar nje ure komunikimi mes ketyre dy sferave, se pari duhet qe njera nga palet te flase gjuhen e tjetres. Normalisht, gjuhen e flet ajo pale qe del nga bota e ngrohte dhe e sigurte e se Njohures, dhe shkel kufijte e Tjetres, te se panjohures. Koha kaloi. Une komunikoj ne gjuhen e se Huajes, jetoj aty, ia njoh historine, traditat, letersine, kinemane, deri edhe banalitetet. Per kete arsye, E Huaja m’i hapi dyert, me dha strehe, shkollim, me lejoi te njihja skutat e saj, me la liri, por me tregoi edhe kufijte, gje qe do te thoshte se une nuk jam i Saji, nuk u perkas rrenjeve te saj. E Huaja, nga e cila une kisha frike, kishte frike prej meje. Por as une vete nuk doja te kthehesha ne pjese e se Huajes. Keshtu, edhe pas vitesh te jetes sime aty, kufijte e botes sime dhe te se Huajes, nuk jane shkrire. Une gezoj anonimitetin e te qenurit i huaj dhe nuk i cenoj kufijte mes nesh. Ura eshte ndertuar, por eshte ure qe lidh kufijte tane te brendshem, te pacenueshem, teper te ndjeshem. Deri ketu, marreveshje e heshtur, marredhenie korrekte. Problemi i te qenurit i Huaj fillon aty kur ti behesh i vetedijshem apo ke ndjesine se po jeton mbi ure, ose se jeton ne kufij, ne kufijte mes Tendes dhe te Huajes. Po cfare nuk shkon me te jetuarit mbi ure? Aty veshtrimi yt hapet nga dy ane, nga nje hapesire e re, vec asaj qe ti njeh! A nuk do te ishte pasurim i ri, te jetosh ne kufij, te marresh nga te dyja botet? Apo mos jeta ne kufij eshte fillim i humbjes, i humbjes se identitetit, dhe po qe se eshte keshtu, cili do te ishte identiteti yt i ri, qytetar i dy boteve? Le te shkojme me tej. Po pranoj se jam qytetar i dy boteve, i times dhe asaj te huajes. Po cfare t’i bej gjendjes se mungeses qe me bren, dhe me sinjalizon se dicka nuk shkon? Dikur, dikush me tha se pas shkuarjes jashte, te gjithe jemi si nje molle e ndare. Kur je andej, te mungon gjysma e ketushme, kur je ketej, te mungon ajo gjysma e atjeshme. Atehere, sipas mikut tim, te jesh qytetar i dy boteve, nuk perben identitet te plote, por konstruim dy gjysmash, qe qendrojne prane njera-tjetres, por nuk shkrihen asnjehere ne nje teresi. Megjithe pasurine e fituar, nuk je me i plote, pra je i ndare. Edhe ajo hapesira e padukshme mes dy gjysmave te boteve te lartpermendura, krijon mungesen. * * *Ne hapesiren e se Huajes, ti ke drita e uje, ke rregull e infrastrukture qe ta lehteson perditshmerine, parqe te mrekullueshme, mundesi argetimi e kenaqesira te pafund kic, te gjitha mundesite edhe per ty si i huaj, ta pasurosh jeten. Por te jesh i Huaj, do te thote edhe vetmi kur je mes njerezish, do te thote te te rrethoje komoditeti i te qenurit i vogel, me keq, vetedija e te qenurit i panevojshem, apo akoma me keq, vuajtja e te qenurit i tepert. Une dal shpesh, shetis ne vendin per te cilin une jam e huaj. Gjermania eshte e rregullt, aq e rregullt, sa te pushton merzia e perkryerjes se gjerave, te vjen t’i hedhesh letrat neper ato rruge te pastra, te marrin pak jete. Gjermania eshte e gjelber, aq e gjelber sa mua me bie ndermend vetem Shqiperia, e thare ne vere, sa here dal e shetis ne parqet e ketushme, pafund. Ky eshte vendi i grise, eshte tamam si nje perralle dimri e Hajnes. Gjermanet thone se e kuptojne qe ka ardhur vera, ngaqe shiu behet me i ngrohte. Ketu e mbysin trishtimin ne birre, dhe i ikin, i ikin grise ne vendet me diell. Ne kete vend, gjeta kohe te pafund per te qene vetem me veten, per te degjuar ata zera te shqetesuar te brendshem, te cilet, po te jesh ne hapesiren tende, nuk ekzistojne, pasi molla akoma nuk eshte ndare. Ndarja sjell paevitueshem mungesen. Ketu nuk kam parasysh mungesen e familjes apo mallin per rrugicen e shkolles apo shoqet e lagjes, por ate komponente, qe mban ngrehinen e personalitetit njerezor te mos shperbehet, identitetin e perkatesine, mungesa e teresise se te cilave te bjerr. Kam parasysh nje mungese me te thelle, ate qe te shoqeron ne menyre te vazhdueshme, dicka qe mungon pa arsye e ti nuk kupton se cfare te mungon. Di se te pushton nje mungese e pergjithshme e mall metafizik, te cilit nuk i shpeton, nuk i iken dot. Ajo qe nuk eshte, qe mungon, dhemb. Dikur mungesa te behet e vetedijshme, problem i personalitetit, te cilit ka kohe qe i gerryhen themelet. E Jotja, nuk eshte me prezente, vetem kujtimi perpiqet te mbaje koherent boten e se shkuares dhe te Huajen. Ky boshllek kerkon te mbushet. Disa e mbushin duke zbukuruar shtepine me flamurin kombetar e simbole te tjera te tradites. Disa me kthim e rikthim te vazhdueshem. Disa me perkushtimin ndaj se tashmes qe i rrethon, pra me perkushtimin ndaj te Huajes. Disa thyhen perfundimisht e i leshohen sentimentalitetit te memedheut, nostalgjise qe i zbukuron gjerat nga larg. Treten nga malli e dyshimi mes kthimit aty ku balta eshte me e embel se mjalta, apo qendrimit, aty ku me mundim kane ndertuar boten e re pa rrenje. Aty ku fillon ndarja, fillon te kerkoje pergjigje perkatesia. Per ate te dikurshmen, boten e se Sates, ti je i ikuri, apo i humburi, ngadale, fillon behesh per te Tute nje i Huaj i ri. Per boten e se Huajes, mbetesh i Huaj. Si do te dukej jeta pas gjetjes se pergjigjes, qe eshte edhe nje lloj pakt paqeje me veten e dy botet qe terheqin e shtyjne njera-tjetren? Nuk di te pershkruaj nje pamje, te cilen as vete nuk e kam te qarte, pasi vete nuk e kam arritur Nirvanen e paqes, por perfytyroj me kete moment paqeje, qartesine e qetesine me fatin e te qenurit i huaj dhe mosbjerrjen. Di se po nuk u gjet nje pergjigje per mungesen gerryese, atehere fillon shperberja. Humbet nga syte qellimi, nga horizonti zhduket perspektiva, e ardhmja nuk ekziston, iken shpresa, ta konsumon energjine boshesia. Aty ku fillon shperberja, vdesin endrrat. E Huaja kthehet ne nje burg te mrekullueshem dhe jeta ne hapesiren e saj kthehet ne lufte kunder shperberjes. Ne perpjekjen e mundimshme te Unit per te rifituar veten, ti kerkon si neper erresire te gjesh nje pike mbeshtetjeje, kerkon te rigjesh forcen t’i rezistosh shperberjes. Ndoshta kjo nuk eshte nje pike, ndoshta duhet te jete shtylle, por gjithsesi duhet kerkuar nje aks qe te te mbaje, te mos rrezohesh. E cili aks eshte me i fuqishem ne jeten e te huajit se sa mungesa? Tashme une jam e vetedijshme se forca per te perballuar konfliktin e te qenurit i Huaj e rrezikun e perhershem te shperberjes, qendron pikerisht tek mungesa, shnderrimin e saj ne aksin mbajtes, ne force positive. Ndoshta do te ishte pikerisht ky rivleresim i ri i mungeses, i ndarjes, qe do te menjanonte konstruktin e dy gjysmave, ne emer te rikonstruimit te nje identiteti te ri, per te cilin akoma nuk ekziston nje emer.


    Participant
    AlbShkodra ne #19930

    ANTON GOJcAJ

    Atomet , Shpirti , Dashuria

    Ne fillim eshte dashuria. Dhe pak fat. Gjithsesi edhe rastesia e luan nje rol ne kete mes. Dashuria, fati, rastesia, tri kende te nje historie jo te perditshme. Rastesia. Muaji korrik. Nje cift bashkeshortor, ajo 30 ai 35, e pa te nevojshem tapetimin e ri te baneses se tyre tridhomeshe, ne nje pallat te arkitektures se re, ne nje qytet gjerman. Alberti i vogel i pengonte ata ngapak, por jo edhe aq shume. Gruas i ra ndermend:” Tere bota e mban zogun ne ballkon, gjate veres, e ne ne dhome. E qesim edhe ne Alefin tone ne ballkon. Ta them te verteten edhe eshte kah me shkon ne nerva kohen e fundit. Pastaj edhe per te do te jete me mire ne ajer te paster.” Gruaja foli, burri veproi. Alefi eshte nje papagall i bukur. Ai jeton ne kafaz, qysh se di per veten. Befas ne ballkon. Nje realitet i ri. Se paku nje kendveshtrim i ri i jetes. Deri tash krejt cka kishte pare Alefi, ishin dy bashkeshortet dhe djali i tyre i vogel. Natyrisht, ndonjehere vinte edhe njeri apo tjetri mik, por kjo ngjante rralle. Megjithate, televizioni Alefit ia kishte zgjeruar shume horizontet e njohjes. Kishte pare shume filma artistike dhe te vizatuar, olimpiadat sportive dhe pamje te tmerrshme lufte… Vetmine nuk e njihte Alefi. Ai mendonte se gjithcka ishte ashtu sic duhej te ishte dhe se bota eshte ne rregull. Nen ballkon kalonte nje rruge. Ballkoni ishte ne katin e dyte. Nata e pare jashte e frikesoi pak Alefin. Zhurma e panderprere e automjeteve kurrsesi ta linte te flinte. “Domethene, keshtu qenka jashte. Zhurme. Ftohte. Shume me ftohte se brenda.” Bota nga ballkoni eshte me e madhe se ne dhome. Alefi fitonte eksperiencen e jetes. Nata kaloi. Mengjesi i pare ne ballkon. Gjumi i doli shume me heret se zakonisht ne dhome. E zgjoi dielli me rrezet e tij. Mbi parmaket e ballkonit zbriti nje zog skofiar. Zogu i panjohur e turbulloi Alefin me kengen e tij te mrekullueshme. Dicka te tille Alefi nuk kishte degjuar kurre. Melodia e zogut i dukej me e bukur se kenget e Majkell Xheksonit dhe se ato te Luciano Pavarotit. Deshira per te komunikuar me zogun u paraqit instinktivisht, por pyetja ishte si, ne cilen gjuhe?”Hej, kumbare, a po ia ule zerin, se ma shurdhove b…!” Turfulloi Alefi. Zogu vazhdoi te kendoje, si te mos e kishte degjuar fare.” Kurre s’ka qetesi ne kete shtepi. As te pushoj rehat, ne shtepine time, nuk me lejohet me. c’ kohe e perdjallezuar!” Nervozohej me tutje Alefi.Zogu, pas nje grime kohe, pushoi se kenduari dhe u kthye kah Alefi. Ne nje gjuhe tjeter nga ajo e njerezve, i foli qenies ne kafaz, por gjithnje duke kercyer, here ne njeren kembe, here ne tjetren.” Kush je ti?” Alefi e kuptoi kete gjuhe, megjithese e degjonte per here te pare.” Jam ky qe jam. Nuk me sheh? S’ke sy ne balle?”” c’ben aty?”” Sa pyetje e marre. Ketu jetoj, ketu ha, ketu fle. Kapishi?”” A gjithmone jeton aty? Nuk del asnjehere jashte?”” serish nje pyetje tipike. E si te dal jashte? Une kam lindur brenda ketyre grilave. Ky eshte nje kafaz.”” cudi. Si e ke emrin?”” Alef. Po ti?”” Omega”” E kam degjuar diku kete emer. Nuk me kujtohet me c’rast. Me vjen mire qe u njoftuam.”” Alef, ti je nje kreature e cuditshme. I krisur disi. Ha-ha-ha. Jashte nuk ka zogj si ti. cfare ben, me se merresh, si e fiton kafshaten e gojes?”” Asgje nuk bej. Degjoj cfare flasin njerezit, e pastaj i imitoj ata. Kjo i argeton. Njerezve u pelqen te degjojne te perseriten fjalet e tyre.”” Njerezit jane tmerresisht te krisur. Ata jane armiqte tane.”” Mos fol ashtu. Nuk ke te drejte. Ata me japin te ha, te pi, ma pastrojne rregullisht kafazin. Ata kujdesen per mua.”” Dhe te mbajne ne kafaz.”” Omega, ti je nje grumbull atomesh, pa shpirt, pa tru.”” S’di cka po thua. Por, me duhet te shkoj. Per dallim nga ti, mua me duhet te luftoj per kafshaten time. Lamtumire!” Omega u zhduk brenda disa castesh, ashtu sic edhe pat ardhur. Pastaj u duk serish.” Harrova te te pyes dicka. A ke grua?”” Jo! Dhe nuk me mungon. Aspak.”Omega u zhduk prape. Kesaj here nuk u kthye. As deri ne mbremje nuk u duk me Omega. Alefin filloi ta there dicka ne zemer. Per here te pare ne jeten e tij prej papagalli, Alefi ndieu nje zbrazeti te cuditshme, dicka si mall per nje zog tjeter. Biseda me Omegen ishte shume me e bukur, me e pasur, me… ndryshe… sesa perseritja bajate e fjaleve te njerezve. Tash edhe Alefi ishte dikush. Omega mungoi edhe te nesermen ne mengjes. Pikellimi i Alefit ishte matane mundesive pershkruese te nje shkrimtari margjinal. E humbi apetitin. cifti bashkeshortor qe merrej me tapetimin e dhomes, u habit kur pa se Alefi nuk e kishte ngrene racionin e perditshem. Alefi tani kafazin filloi ta njohe ne dimensionet e tij te kufizuara. Kafazi ishte me i vogel se bota, se paku per nje arsye, sepse brenda kafazi nuk ishte nje Omege, e cila tani, ashtu egersisht e bukur, botes i binte kryq e terthuer.Nje dite me vone, Omega erdhi serish, me gjithe shkelqimin e bukurise se saj. Omega e hijeshme, Omega e mire, Omega me zerin e mrekullueshem. Prej emocioneve te shumta, Alefit i rrehi zemra. Bim-Bam.” Ku dreqin ishe kaq gjate? Te nena jote?” I rreshqiti Alefit ne gjuhen e njerezve. Per fat te mire, Omega nuk e merrte vesh kete gjuhe.” Wow! cuni flet edhe gjuhe te huaja. cfare mashkulli!” Edhe i shkundi pendlat e saja, me instinktin femeror.” Me ke munguar.”” Kaq shpejt ? Ho-ho! I njoh une tipat si ti. Jashte ka plot te tille. I nderroj dy fjale me ta, sa per gjimnastike te gjuhes, e ata besojne menjehere se ma rrembyen zemren. Ngadale, Alef, me ngadale. Ngadale beg, se ka hendek. Kaq shpejt nuk ma hedh dot.”” Une vec po them se me ke munguar. Por, cfare di ti nga kjo pune? Ti nuk di gje per atomet, per shpirtin, per dashurine.”” Dhe ti nuk di gje per qiellin, per stuhine, per lumenjte, per urine…”” Atje jashte, ku jeton ti, ka edhe shume zogj si ti?”” Zogj ka sa te duash. Disa statistika tregojne se sa me shume qe shtohen njerezit, zogj ka gjithnje me pak. Mua me duket se zogj ka megjithate mjaft. Gjithfare lloji.” Sa bukur. Atje ka njeriu me ke te flase. Merzi ka me pak, koha fluturon me shpejt, me lehte. Omega, kisha dashte qe edhe une te fluturoj me ty.”” Te besoj. Me zemer. Nuk do te ishe penduar kurre, me beso. Por, cka t’i besh, kafazi eshte kafaz, kurse ti je brenda tij. Sidoqofte, ushqimin e ke te sigurt. Nuk frikesohesh per jeten…”” Per jeten ?”” Po, Alef. Jashte eshte demokraci e vertete. Fatkeqesisht, edhe kriminele, gangstere, mafje, zogj grabitqare, me teper se ti mund ta imagjinosh.”” A eshte e mundur ?”” Liria e ka cmimin e vet, shpesh me te shtrenjte se jeta e nje zogu. Tash, Alef, t’i leme vajtimet, me duhet te shkoj. Nuk kam kohe per te humbur.Lamtumire.” Omega u nis fluturimthi, per t’u kthyer prape pas disa sekondash. Ashtu, ne fluturim e siper, pa zbritur mbi parmaket e ballkonit i ciceroi Alefit:” Alef, ti je nje tip interesant, e di!? Do te vij prape te te vizitoj. Tung!”E hengri Alefi. Nje mendim s’e linte rehat, Omega. Ishte dashuruar? E pamundur. Njerezit bejne seks kur dashurojne, kurse ky nuk mund te bente seks me Omegen, sepse ky ishte brenda kafazit, e ajo jashte. Ketu edhe ndjenjat me te thella ishin te pafuqishme para ligjeve te pathyeshme te realitetit. Te nesermen ne mengjes Omega erdhi para se Alefit t’i dilte gjumi. Alefi kishte pas fjetur shume me vone, i molisur nga mendimet e dashurise se paarritshme.” e pertac. Gjumash i keq. Ti nuk do ta kishe te gjate perjashta.”” Pse, ti nuk fle kurre?”” Gjithsesi, por per dallim prej teje, une flej vetem naten. Megjithese naten e mbrame fjeta keq.”” Mos ke pare endrra pornografike, apo te ndoqi ndonje lugat? Apo ishe e semure?”” Nga te gjitha ngapak. Po me mundon dashuria.” Kur e degjoi Omegen t’i fliste keto fjale, Alefit iu dridhen kembet.”” Ti dashuron? Do te martohesh?”” Dashuria ime eshte ne kafaz. Une dashuroj dike qe nuk guxoj te dashuroj. Une dashuroj dike qe nuk mund ta martoj.”Alefi, gjysem K.O.:” A ben te jesh vetem pak me e qarte?”” Ta zeme, po them vetem ta zeme, une te dashuroj ty.”Alefi, gati histerik:” E pamundur. S’ben. Falemnderit shume, por ketu eshte kufiri. Te tallesh me mua, nuk te duroj. Kjo s’mund te jete. Kurrsesi.”” E sheh, edhe ti e ke te qarte deridiku, sa e pashprese eshte dashuria ime. Kjo eshte e verteta e vetme.”Alefi, serioz:” Pernjemend e ke?”” Teper pernjemend. Kisha bere gjithcka per ty, por une jam vetem nje zog. Di vetem te kendoj. Per dicka tjeter nuk kam talent dhe as nuk di te bej gje tjeter. Alef, nuk e di si as pse ndodhi, ndoshta une jam me te vertete vetem nje grumbull atomesh pa shpirt e pa tru, sic me the ti, por une te dua, pavaresisht nga te gjitha te vertetat dhe fatamorganat e botes.”Alefi, thellesisht meditativ:” Ik. Mos ec me ketu. Me harro. Bota eshte plot me zogj interesante, te cilet mund te te bejne te lumtur. Gjeje nje tjeter. Harrome.”” Zogjte e fisit tim dashurohen vec njehere ne jete. Po nuk u realizua dashuria ime, une do te vdes.”Alefi, me patetizem:” O shira te Brestit! cfare ndodhi me ne? Ti me dashuron mua, e une te adhuroj ty. Kurse gjasat qe ne te bashkohemi ndonjehere jane barazi me zero. Zero. Nje zero e vogel, e parendesishme ne kozmos eshte dashuria jone.Omega, me ze sentimental:” Megjithate, kjo eshte nje ndenje e bukur. As frika e vetmise se neserme dhe as absurditeti i amshimit, nuk e turbullojne kete ndiesi te kulluar dashurie. Nje grusht atomesh dashuron nje grusht tjeter atomesh. Te dashuroj ty une, apo atomet e mia!? Dhe si eshte e mundur, qe nje kafaz prej lendes materiale, ta pengoje dashurine shpirterore? Te dua, Alef! Une i injoroj te gjitha per ty. Une nuk shoh kafaz, une shoh nje zog te dashur. Te dua, ani se je vec nje papagall i krisur, qe di vec te perserite fjalet e te tjereve. Te dua, ani se dashuria jone nuk eshte racionale as me perspektive. Alef, une te dashuroj pavdekesisht.”.. . .Iku vera, erdhi vjeshta. Moti nisi te ftohej.” Ta fusim Alefin brenda, se jashte mund te merdhihet”, tha e shoqja. Ashtu u be. Ata por nuk e kuptonin dot pse Alefi nuk hante asgje nga ajo qe i afrohej. As nuk hante, as nuk pinte.” Sikur ben greve urie. E pabesueshme. cka mund te jete, o Zot, me te?”Peshperiti me vete gruaja dhe vazhdoi:” Ozoni. Ndryshimet klimatike. Gjithcka eshte bere kaos. Zot na ruaj!”Tri dite, pasi e futen brenda, Alefi ishte shtrire pa jete ne kafaz.”Vetevrasje, tjeterqysh nuk di si ta quaj kete”, tha ai. Nje krisme e vogel, sikur dicka e bute, por me shpejtesi, e goditi xhamin. Ajo e hapi deren e ballkonit. Poshte nen dritare, ishte nje zog tjeter i pajete.” O Zot, c’po behet keshtu me zogjte ?” Ofshani thelle zonja e shtepise. ” cka te bej me zogjte e vdekur, o Zot?”Kjo pyetje e mbushte ciftin e ri me frike.Gruaja e mori zogun dhe e futi po ne ate kontejner ku e pat hedhur vec ca minuta me pare Alefin.


    Participant
    AlbShkodra ne #19931

    ARBEN VESELAJ

    Kurs i vogel per vdekje

    Trupi im, ne te vertete kufoma, ime qendronte shtrire ne nje lendine te lagesht, skaj nje perroi te panjohur, rrethuar me do lisa te medhenj qe kishin zene driten dhe ate gryke e benin sikur te ishte nje shpelle. Ne ate vend, as per te gjallle, as ne ate gjendje cfare isha, nuk kisha qene kurre. Binte nje shi i ftohte dhe disi me mjegull. Vija e ujit qe vinte rreke nga shpati i malit shembtte stoqet e dheut, perbirohej perfundi meje dhe vazhdonte currila-currila te skuqur, nga gjaku qe me delte nga shpina ime, te pikoje disi mundimshem ne gropen qe po hapej.Qe ne fillim e mora vesh se do te me varrosnin ate nate. Kishin vetem lopaten time qe e shfrytezonin edhe per ta hequr edhe per ta rremihur dheun. Here-here flisnin nder vete me te vogel sa mezi i merrja vesh. Nganjehere ndalonin sikur degjonin nje ze qe u vinte shume larg nga aty. Krejt te qullur, lecka-lecka, me do sy te merdhezur dukej se heshtonin perjete. Pastaj heshtja qe binte me shiun bartte tere trishtimin dhe dukej se s’mbaronte kurre. Kjo u perserite disa here sa per te ngjallur ne mua nje shprese te rreme. Me te goditurat ne dheun sikur u trokellinte dicka dhe nje frike e panjohur i rrembente. U vinte here si ze qe i therriste ne emer, here si renkim, here si gjeme, here si…Desha te nxjerr nje ze se brendshmi por s’munda. Ndjeva nje dridhme nder deje dhe gjaku ngriti koke, qielli m’u shemb dhe mali me lisa, me gure, me balte, me zuri perfundi. Kujtova se me degjuan ata qe po me varrosnin, kujtova se do te kuptonin me ne fund se trupi im s’qe i shtangur si i nje te vdekuri tamam. Por jo. Ata me kishin shpallur te vdekur qyshkur dhe po me varrosnin, ndoshta vetem sa per t’u liruar nga hija e gjakut. Pastaj cdo gje ra ne heshtje. Ngulen lopaten si gur varri mbi stiven e dheut, sigurisht ne vend te te nje epitafi per mua, dhe iken.E dija se koherat e lufterave kendej ishin me mjegull, me shi, dhe krejt kuptimi i luftes mbaronte me nje vdekje te vetmuar dhe me varr te humbur. Trupat e te vrareve ne fushe i hanin korbat mes krrokamave te tyre te frikshme, kokemdhenjeve ua prenin kokat dhe ua ngulnin ne hunje gardhi, gjersa u mbeteshin vec gropat e syve si humbella. Ashtu mbeteshin ndoshta njeqind vjet. Dikush tjeter qe varrosej perrojeve, qente ia shqyenin naten mishin. Gjithmone ata qe u shpetonin plojave tjeterkund kerkonin eshtrat e atyre qe mbeteshin te vrare ne fushe. Perrojeve u perziheshin kockat me te gomareve te ngordhur.Shume me vone degjova tek po afrohej nje zhurme e rende makineje. Thash me vete se paska mbaruar lufta dhe po vijne te me nxjerrin nga ketu. E paskan marre vesh me ne fund. Nuk thone kot: gjak te humbur nuk ka.Eskavatori nisi te hiqte dheun nga siper gjersa u zbulua trupi im i bardhe. Zot !-kam klithur, kur pash se me kishte rene mishi per toke.Dy njerez te veshur me te bardha dhe te maskuar me hodhen ne nje arkivol, se bashku me nje cope plastike te shkruar: kufome e dekompozuar, e paidentifikuar. Pastaj mberthyen gozhdet, hodhen arkivolin ne grope per ta mbuluar pastaj me eskavator.

Duke pare 13 postime - 1 ne 13 (nga 13 ne total)

You duhet te identifikoheni per tju pergjigjur kesaj teme.