Total: (114,176)
Parajsa.com

Parajsa

... per nje jete me te mire

Humoristike

Postuar ne: Qeshni dhe ju


  • Participant
    imported_Shigjetari ne #873

    Shume kohe me pare nje fshatar i pasur duke u zene me Hoxhen e fshatit, Birbil Efendiun, i tha te dhj… mjakren. Te shaje hoxhen e fshatit ne kete menyre ishte teper e rende. Nje miku i tij i tha:-shiko se Birbil Efendiu do te hedh ne gjygj. Ky e siguroi mikun e tij se cdo gje do te shkonte ne rregull. Diten e gjygjit fshatari i pasur paraqitet ne sallen e gjygjit me nje qitap(liber) nene sqetull.
    Kadiu(Gjygjtari) therret te parin Birbil Efendiun i cili tregon ngjarjen si kishte ndodhur dhe cfare i kishte thene fshatri. Pastaj Kadiu thirri fshatarin dhe e pyeti se cfare kishte per te thene. Fshatari iu pergjigji:- Une nuk kam gje per te thene por dua qe te lexosh kete librin qe kam marre me vete, por mundesisht lexoje nen bango qe te mos shikojne te tjeret. Atehere Kadiu merr librin dhe e hap shikon ne faqen e pare ishte futur nje napolon, shikon te dyten po keshtu e me rradhe. E mbyll librin dhe e vendos mbi bango dhe pyet fshatrin se ky libri ishte keshtu nga fillimi ne fund dhe fshtari i pergjigjet- Bitevi (plot).Pastaj Kadiu thote:-Degjo Birbil Efendi ky qitapi ketu jo mjekren tende qe e dhj… e dhj… po dhj… dhe kete timen.

    Nje here e nje kohe dy vellezer u nisen te shkonin tek krushqia. Rruges duke ecur vellai i madh i thote te voglit (i cili ishte shume genjashtar):- degjo kur te bejme muhabet dhe e shikon qe une kruaj hunden zvogeloje pak genjeshtren. Mire i thote vellai i vogel. Mbas disa ore rruge mberrijne tek krushqit, shtrohet dreka. Pasi mbaruan se ngreni te gjithe burrat u rrethuan rreth vatres per te pire kafe dhe per te bere muhabet. Folen te gjithe me rredhe, kur filloi te fliste vellai i vogel- Rruges kur po vinim per ketu pame nje dhelper qe e kishte bishtin 3 metra te gjate ( te mendosh qe dhelpra bashke me bishtin eshte 1 meter e gjate), atehere vellai i madh kruajti hunden, i vogli vazhdon- epo 3 metra nuk ishte por 2 metra po, vellai i madh perseri kruajti hunden, i vogli vazdon perseri- epo 2 metra nuk i shte por nje meter e gjysme pa diskutim, vellai perseri kruajti hunden, atehere te voglit nuk iu durua me dhe i tha:- degjo ti byrazer, ti mund ta hedhesh hunden ne hale por une dhelpren pa bisht nuk e le.


    Participant
    imported_Shigjetari ne #7903

    Kjo qe po shkruaj me poshte eshte nje ndodhi e vertete, personi qe e ka treguar ka fituar 5000$ ne nje konkurs ” per historine e vertete me te turpshme”:

    Nje grua kishte telefonuar tek gjinekologu per te prenotuar, per nje kontroll.Aj kishte pritur per nje konfirmim nse do t’a bente viziten apo jo. Dhe konfirmimin ia bene po diten qe kishte viziten,ne kohen qe po hante mengjesin me femijet dhe burrin e saj. Ne ate kohe ora ishte 8 e 45 min, ndersa ora e vizites ishte ne 9 e 30 minuta. Atehere gruaja duke mos pasur mundesi qe te bente nje dush, mori nje peshqir te paster ne raftin e peshqireve hapi dushin dhe duke perdorur peshqirin pastroi me kujdes pjeset intime, qe te ishte sa me e paster per viziten, ndersa peshqirin e hodhi tek rrobat e palara. Vajti ne konsultore dhe mbasi e thirren te hynte ne dhomen e vizitave ajo u zhvesh dhe hypi ne kaluc duke pritur qe ta vizitonte mjeku. Kur e pa mjeku tha:- Sot qenkemi bere te bukur. Gruaja nuk reagoi fare. Te nesermen duke bere pune ne shtepi vjen vajza dhe i thote :- Mami ku e kam peshqirin tim?. E ema i pergjigjet:- shko merr nje peshqir tjeter ne dollap. Atehere vajza ia kthen:- Por une nuk dua nje peshqir tjeter une dua timin, sepse atje kisha xixat e mia te zbukurimit per te luajtur. Atehere gruaja u vu ne siklet sepse e kuptoi thenien e mjekut diten e vizites.


    Participant
    imported_Shigjetari ne #7904

    Para shume kohesh nje nuse e re e sapomartuar jetonte vetem me te shoqin. I Shoqi shkonte cdo dite ne are, ndersa ajo merrej me punet e shtepise, lante, gatuante. Mirepo ajo kishte shume turp qe t’a shikonte i shoqi duke ngrene. Keshtu qe sa here qe shtrohej sofra ajo nuk afrohej. Megjithese i shoqi e ftonte te hante bashke me te, ajo nuk pranonte. Gruaja sapo ikte i shoqi ne are skuqte nente kokrra veze me gjalp dhe i hante. Kaluan pak kohe dhe burrit i beri pershtypje se si mund te jetonte e shoqja pa ngrene. Nje dite burri vendosi t’a pergjonte te shoqen. U ngrit ne mengjes, u la hengri megjesin dhe u nis gjoja per ne are. Pa e pare gruaja aji u ngjit ne traret e catise, nga ku mund te shikonte te gjitha veprimet e te shoqes. Gruaja e sigurt se ishte vetem ve tiganin ne zjarr dhe ne nje tas thyen nente kokrra veze. Kur pa pritur degjon nje zhurme ne oborr dhe del me vrape te shikoje. Ne kete kohe burri zbret nga traret dhe i thyen dhe nente kokrra veze te tjera dhe u ngjit perseri larte. Gruaja u kthye brenda i skuqi vezet dhe u ul te hante. Mirepo ajo mundi te hante vetem gjysmen e vezeve te skuqura. Kjo gje e shqetesoi gruan dhe duke menduar me ze te larte tha:

    – Une o jam semure, o do semurem! Se une nente kokrra veze i kam ngrene perdite!

    Atehere burri zbret nga traret dhe i thote:

    – Ti nuk je semure e as do te semuresh, se une te shtove edhe nente veze te tjera!

    Dhe i jep nje dru te mire te shoqes, se ciles i doli turpi per te ngrene me te shoqin.


    Participant
    imported_Shigjetari ne #7905

    Pra disa vjetesh, ne kohen e emerimeve nje djale mbaroi shkollen e larte per mesues filloreje. Per fatin e tij, ai u emerua ne nje fshat malor te Skraparit. Vitet e para i kaloi me shpresen se do t’a transferonin nga fshati ne qytet. Mirepo kaluan 6-7 vjete dhe njeri nuk po kujtohej per te. Keshtuqe ai filloi te dergoje lutje ne Seksionin e Arsimit te Rrethit, per t’a transferuar, mirepo asnje pergjigje. Kur nje dite Drejtori e lajmeron se te nesermen do te vinte nje Inspektor nga Seksioni i Arsimit te Rrethit per kontroll.
    Erdhi e nesermja dhe Inspektori shkoi ne klasen ku jepte mesim personi ne fjale. Ate dite do t’ju spjegonte nxenesve shkronjen C.
    Mbasi i pyeti nxenesit, filloi te shpjegonte mesimin e ri.

    – Nxenes te dashur mund te me thoni si ben zogu?

    Dhe femijet te gjithe ne kor:

    – Ciu- ciu!
    – Si ben gjinkalla?
    – Cerr- cerr!
    – Si ben violina?
    – Ciu- viu?…

    E keshtu me rradhe, ai bente pyetje dhe femijet pergjigjeshin ne kor. Inspektori u skandalizua. Kur mbaroi ora e mesimit, Inspektori shume i merzitur dhe i skuqur ne fytyre i kthehet mesuesit:

    – C’fare eshte kjo? Keshtu i meson nxenesit ti? Pale ke bere dhe gjithe ato lutje per t’u transferuar ne qytet! Keshtu si i meson nxenesit ti s’ke per te ardhur asnjehere ne qytet!
    – Ashtu?- Ia kthen mesuesi- Atehere violina ciu-viu do te beje gjithe vitin.


    Participant
    imported_Shigjetari ne #7906

    Nje burre i vjeter qe i kishte vdekur gruaja ishte goxha i pasur. Pasuri te cilen e kishte vene me pune. Kishte dy djem te martuar qe jetonin secili me vete. Mirepo nuset e dinin qe plaku kishte para keshtu qe, secila nga nuset perpiqej, si e si ta merrnin plakun qe te jetonte ne shtepine e tyre, qe te mund t’i merrnin parate. Me ne fund njera nga nuset e kandisi plakun qe te vinte te jetonte ne shtepine e tyre. I sherbente plakut, e ushqente me gjithe te mirat deri sa arri ti t’ia merrte te gjitha parate. Kur plaku ngeli pa asnje kacidhe nusja e deboi nga shtepia dhe plaku bridhte rrugeve te fshatit si nje qen i rrahur. Kur nje dite e takoi nje miku i tij dhe kur e shikon ne ate gjendje i thote:

    – C’te ka ngjare miku im?!
    – Nusja e djalit pasi me mori gjithe parate, me perzuri nga shtepia.
    – Eja ne shtepine time se do te ndihmoj une qe te kthehesh prape atje. – I thote miku.

    Keshilla e mikut ishte qe plaku te merrte nje qyp, dhe ca monedha floriri qe ia dha miku i tij, dhe kur te shikonte qe aty prane do te kalonte nusja e djalit, ai te bente sikur numronte monedhat duke i hedhur ne qyp. Dhe keshtu beri. Kur e pa nusja e djalit shtangu dhe e pyeti:

    – Te kujt jane keta florinj?!
    – Te mite moj nuse!- ia kthen plaku me qesendi.
    – Po ku i gjete?!
    – I kam pasur prej kohesh te fshehura diku!

    Dhe nusja filloi nga lajkat.

    – Po sa qenke dobesuar more baba! Sa pis qenke bere!
    – A nuk vjen ne shtepi qe te jetosh me ne!
    – Mire thote- plaku- une do te vij ne shtepi por florinjte do t’i merrni kur une te vdes!
    – Mire!- thote nusja.
    Dhe plaku jetoi ne shtepine e djalit derisa vdiq. Dhe nusja i sherbeu e lau dhe e pastroi me mendimin se do te merrte florinjte kur te vdiste plaku.


    Participant
    imported_Shigjetari ne #7907

    Nje burre duke e pare qe nuk kishte me fuqine dhe zhdervjelltesine e meparshme ne tregeti i tha te birit qe t’a zevendesonte. Ishte dita e pare e punes per djalin. Kur kthehet ne shtepi i thote ta atit:

    – Baba, sot kam fituar 100 000 leke.

    I ati nuk i thote asgje, vetem se ia vesh me nje pellembe.
    Djali mbeti shume i cuditur por nuk tha asnje fjale.
    Edhe te nesermen ndodhi e njejta gje, po keshtu edhe diten e trete. Djali nuk dinte si ta spjegonte sjelljen e te atit. Keshtu qe te neserm iu drejtua nje burri i cili mbahej si njeri i urte. Dhe i tregoi per te atin. Atehere buri i tha:

    – Babai yt ka te drejte! Sepse ti nuk duhet t’i tregosh sa leke ke grumbulluar nga shitja, por duhet t’i tregosh se sa leke ke kursyer nga parate qe ke fituar.

    Atehere djali kur u kthye ne shtepi i thote te atit:

    – Baba sot kam kursyer 60.000 leke.
    – Te lumte bir!- i tha i ati.


    Participant
    imported_Shigjetari ne #7908

    Une dhe e dashura ime ishim te fejuar qe prej nje viti dhe me ne fund e kishim vendosur te martoheshim. Prinderit e mi na ndihmonin me c’te mundnin, miqte na perkrahnin, dhe e dashura ime? Eh, ajo ishte nje enderr!

    Ishte vetem nje gje qe me shqetesonte shume: Motra e saj e vogel.
    Kunata ime e ardhshme ishte 20 vjece, vishte minifunde dhe bluza te tejdukshme me dekolte, ne cdo rast perkulej kur ishte perpara meje, duke me treguar te mbathurat. Sigurisht e bente me qellim sepse nuk vepronte keshtu perpara te tjereve.

    Nje dite motra, me merr ne telefon, dhe me kerkon t’a ndihmoja per te kontrolluar ftesat per dasmen.
    Ishte vetem kur arrita. Filloi te me peshperiste ne vesh, se une pas pak do te martohesha, se ajo ndjente per mua dhe nuk mund te rezistonte.
    Me thoshte se do te donte te bente dashuri me mua te pakten nje here, para se une te lidhja jeten time me motren e saj.

    Isha aq i tronditur, sa qe nuk rezistova dot!


    Participant
    imported_Shigjetari ne #7909

    Nje profesor filozofie ishte ne kembe perpara klases, dhe po rreshtonte disa objekte perpara vetes, para se te fillonte mesimi.
    Kur mesimi filloi, pa thene asnje fjale, profesori merr nje kavanoz te madh majoneze-je, bosh, dhe e mbush me gure me diameter 5-6 cm. Dhe i pyet studentet, nese kavanozi ishte plote, ata ishin te pasigurt.
    Atehere profesori mori nje kuti me guricka, dhe i hedh ne kavanozin e majonezes, natyrisht, ndermjet hapesirave boshe te gureve. Profesori pyet edhe njehere, nese kavanozi ishte plot, dhe ata ishin dakort.
    Studentet filluan te qeshnin kur profesori mori nje kuti me rere dhe filloi t’a hedh ne kavanoz. Rera mbushi c’do hapesire boshe.

    – Tani- thote profesori- dua qe ju te parafytyroni, se kjo eshte jeta juaj. Guret perfaqesojne gjerat e rendesishme si- familja, partneri, shendeti, femijet- edhe pse gjerat e tjera mund te mungojne, dhe ngelen vetem keto, jeta juaj, megjithate do te ishte plote! Gurickat perfaqesojne gjerat e tjera qe kane vlere si-puna, makina-. Rera perfaqeson, cdo gje tjeter, gjerat e vogla. Nese ju e mbushni vazon me rere, nuk do te kete me hapesire per guret dhe gurickat. E njejta gje eshte dhe per jeten tuaj; nese ju e shpenzoni gjithe kohen tuaj dhe energjine, per gjerat e vogla, nuk do te keni kurre hapesire per gjerat me te vertete te rendesishme. Percaktoni prioritetet tuaja, pjesa tjeter eshte vetem rere!

    Mbas ketyre fjaleve…

    Nje student ngrihet dhe e merr kavanozin me gure, guricka dhe rere, qe te gjithe e mendonin te mbushur plote. Dhe fillon t’i hedhe brenda nje gote me birre. Natyrisht qe birra depertoi ne hapesirat boshe dhe e mbushi me te vertete plote kavanozin, aq sa nuk mund te mbante me.

    Morali i kesaj historie eshte:

    Nuk ka rendesi se sa plote eshte jeta juaj, ka gjithmone hapesire per nje birre!!!


    Participant
    imported_Shigjetari ne #7910

    Tre vellezer hebrenj, lene shtepine e tyre, per te qene te pamvarur dhe te ecin perpara ne jete. Kur u takuan, po flisnin per dhuratat qe i kishin bere nenes se tyre:

    I pari thote:
    – Une kam ndertuar nje shtepi shume te madhe per nenen tone!

    I dyti thote:
    – Une i kam derguar nje “Mersedes” bashke me shoferin!

    I treti thote:
    – Jua kam hedhur te dyve: ju e dini qe nenes tone i pelqen qe te lexoje Torah dhe e dini qe nuk shikon mire. Une i kam blere nje papagall kaf, qe di te recitoje Torah. Ju jane dashur 20 vjete 12 Rabineve, per t’a mesuar. Une kam shpenzuar nga 1 milion dollare ne vit per 20 vjet per kete pune, por ia vlejti. Nena duhet te thote vetem kapitullin dhe ai ia reciton!

    Mbas pak nena iu dergon letra falenderimi:

    I shkruan te parit:
    – Shtepia qe ke ndertuar eshte shume e madhe! Une jetoj ne nje dhome dhe me duhet te pastroj gjithe shtepine!

    I shkruan te dytit:
    – Jam teper plake per te udhetuar. Rri gjithe diten ne shtepi, prandaj nuk e kam perdorur asnjehere “Mercedes”-in!

    I shkruan te tretit:
    – I dashur, ishe i vetmi qe te ka shkuar ndermend se c’fare i pelqen nenes tende! Pula ishte shume e shijshme!!!


    Participant
    imported_Shigjetari ne #7911

    Ne kohet e shkuara kur grate lindnin ne shtepi, qelloi qe burri, rastesisht, te shikonte gruan tek po lindte femijen. Mbasi kaluan ca kohe, nusja tek bente punet filloi te perplaste, tenxheret, pjata, dyert. Atehere e vjerra e kuptoi dhe e pyet nusen:

    – Qe mbasi linde femijen, ke fjetur me burrin…?

    Nusja e bere flake ne fytyre, i pergjigjet me gjysme zeri:

    – Jo.

    Atehere plaka pret sa kthehet i biri nga ara, merr nje pjate dhe hedh mjalt ne te. Dhe shkon tek i biri dhe i tregon pjaten me mjalt dhe ben me gishtin tregues nje vije ne mes te mjaltit. mbas pak viza ne mjalt uzhduk sikur te mos ishte bere kurre. Atehere e ema i tha djalit:

    – E shikon o bir, keshtu eshte edhe puna e gruas…

    Te nesermen nusja nuk i perplaste me tenxheret e pjatat.


    Participant
    antigona ne #7943

    E pyet Nastradini personin i cili jipte dhome per fjetje se a mos kishte edhe ndonje vende te lire. Ky po i pergjigjet se e kishte edhe nje vend ku po flinte beba dhe ne nje dhome tjeter jokomfore ku kishte edhe krevat ndihmes. Mendohet Nastradini dhe vendose qe te mare oferten e dyte , sepse ne dhomen ku flene beba ,ajo mundet me qajt tere naten dhe nuk mundet me fjet.

    Zgjohet Nastradini ne mengjes (i lodhur se nuk kishte mundur me fjete mire ne ate krevat jokomfor) per te pritur kafen dhe mengjesin , kur papritmas po hyne bjondina si aeroplan dhe po i prezentohet Nastradinit:

    Une jame Beba!

    Nastradini i hutuar po i thote:

    Une jame Kali!


    Participant
    antigona ne #7944

    Papagalli

    Na ishte nje here nje burre dhe ai kishte nje papagall qe e mbante ne shtepi, papagall nga ata qe llapitin shume ishte ky.
    ky burri cdo dite hikte ne pune dhe e lente papagallin ne shpi vetem.
    kur ishte ne shpi vetem papagalli gjithe diten rrinte ne telefon.
    kur i vje billi i telefonit zoterise habitet shume dhe thote qe ska mundesi une gjate kesaj kohe skam qene ne shpi.
    nje dite del per te ik ne pune dhe kthehet fshehurazi per te pare se kush e perdor telefonin.
    ene e gjen papagallin, si denim e mer dhe e dergon ne nje maje te malit dhe e kryqezon dhe i thote ketu ke per te nej si denim ti.
    papagalli i kryqezuar shikon verdalle dhe kur shef kishte perballe te kryqezuar Jezusin.

    Jezusi: pse te kane kryqezuar ty papagall?

    Papagalli: si denim se e kam perdorur teper telefonin.

    Jezusi: e sa kohe te kane denuar?

    Papagalli: me kane denuar 5 vjet.

    Papagalli: po ty sa te kane denuar?

    Jezusi: mua me kane denuar tash 300 vjet.

    Papagalli: yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy ca i paske bo telefonit tiiiiii yyyyyy.


    Participant
    imported_erNis ne #7898

    QENI

    Nje grua i vete burrit nga mbrapa ne kohen qe ai po shijonte kafen e mengjezit , dhe ja fut me shpull mbas koke .

    shife gjeta nje cop leter ne xhepin e pantallonave te tua me emrin Marylou , me shpjego kush eshte kjo .
    Zemra i thot buri te kujtohet javen e kaluar kur shkova ke gara e qenve , ia ishte emri i qenit qe une hodha bast .

    Mengjesin tjeter gruaja i vjen dhe i fut nje shpull tjeter .

    Per cfar me qellove i thot kyje i pikelluar .

    “ai qeni jot mori ne telefon mbrem” ja kthen gruja


    Participant
    imported_erNis ne #7899

    buahahaha :D


    Participant
    imported_erNis ne #7900

    Ne nje kafe…

    Bushi, Shiraku dhe Koli ishin ulur ne kafe. Vjen kamarieri dhe i pyet: “Cfare deshironi, zoterinj?”

    Bushi i thote (ne anglisht): “Coffee!”

    Shiraku: “Me too!”

    Koli: “Me three!”

Duke pare 15 postime - 1 ne 15 (nga 78 ne total)

You duhet te identifikoheni per tju pergjigjur kesaj teme.

loading...