Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Shqiperia eshte nje vend ne Europen Juglindore, ne perendim te gadishullit te Ballkanit. Ajo ndodhet midis koordinatave gjeografike 39 grade e 38' dhe 42 grade e 39' te gjeresise veriore dhe 19 grade e 16' te gjeresise lindore, ne largesi pothuajse te barabarte nga Ekuadori dhe Poli i Veriut. Siperfaqja e pergjithshme 28.748 kilometra katrore. Kryeqyteti i saj eshte Tirana.Gjatesia e pergjithshme e vijes kufitare eshte 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokesor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor. Ne veri e verili
Gjuha shqipe ben pjese ne familjen e gjuheve indoevropiane, ku futen gjuhet indoiranike, greqishtja, gjuhet romane, gjuhet sllave, gjuhet gjermane, etj. Ajo formon nje dege te veēante ne kete familje gjuhesore dhe nuk ka ndonje lidhje prejardhjeje me asnjeren prej gjuheve te sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, perkatesia e saj ne familjen gjehesore indoevropiane, u arrit te percaktohej e te vertetohej qe nga mesi i shekullit XIX, ne saje te studimeve te gjuhesise historike krahasuese. Ishte sidomos merita e njerit prej themel
Gjergj Kastrioti, qe muer fame me mbiemrin Skenderbe, ishte djali ma i vogel i Gjon Kastriotit, kryetari i nji prej familjeve princore ma te fuqishme te Shqipnis se Mesme. Gjergj Kastrioti lindi ne Kruje me 1405, mbas biografis se Barletit, me 1412 mbas mendimit te Fan Nolit. Legjenda popullore, qe u thur mbas gojedhanes, thote se e ama, Princesha Vojsava, kur priste femijen pa ne anderr se i dha jete nji dragoi qe ishte i madh sa e tane Shqipnija dhe perpinte Turqet me shumice. Gjergji kishte, kur lindi, shenjen e nji shpate ne krahun e djatht
Martesat e hershme ishin shume te ndryshme nga ideja e sotme e martesave. Paraardhesit tane primitive qendronin bashke per t'u mbrojtur dhe per te mbijetuar me shume, sesa per te krijuar lidhje te kuptimshme. Dhe, ne momentin qe numri i tyre ishte i sigurte, njerezit primitive formuan tribu, te cilave u qendronin shume besnike. Disa historiane besojne se martesat e para kane qene grup-martesash, qe duheshin kryer detyrimisht brenda tribuve. Dhe, pak kohe me vone, burrat dhe grate filluan te qendronin bashke dhe formuan familjet e vecanta. Qe ng
Fjalori me emra shqip, te bazuar ne emrat e perdorur nga iliret, arberit dhe shqiptaret brez pas brezi, i pergatitur nga gjuhetaret A. Kostallari, M. Domi, P.Daka, S.Mansaku, "Fjalor me emra njerėzish", Sh. B. 8 Nėntori, Tiranė, 1982. Ja lista e emrave ku ju mund te zgjidhni nje emer shqip apo ilir per femijen tuaj te porsalindur. Jemi shqiptare dhe do te mbetemi te tille perjete! Perse mos te jene dhe emrat tane,
Qysh ne fillim do te theksonim faktin, se problemi i shqyrtimit te historise se krijimit te himnit tone kombetar "Rreth flamurit te perbashkuar" (apo qofte edhe i berjes ose jo te nje himni tjeter), jane para se gjithash probleme per t’u diskutuar dhe rrahur nga muzikologjia shqiptare. Pohimi i ketij momenti ne hyrje te shkrimit tone ka nje rendesi te vecante, pasi, sic do te shohim me poshte, mungesa e analizave, debateve artistke dhe problemore mbi lenden ne fjale, ne me te shumten e rasteve ka sjelle shtremberime dhe keqkuptime te pavend lid
Trashegimia arkitektonike sa e larme per nga gjinite, po kaq e hereshme nga fillesa dhe e gjere per nga kohezgjatja, perben nje pasuri te rendesishme per historine e popullit tone. Fillimet e arkitektures ne vendin tone i shenon banesa prehistorike (deri ne shek 5 p.e.s.) ,e zbuluar ne Dunavec (vendbanim buze-ujor palafite) qe i takojne neolitit te mesem dhe ne Maliq qe i takojne neolitit. Banesa ndertohej mbi nje platforme druri qe mbeshtetej mbi hunj te ngulur vertikalisht ne taban.Ne Dunavec jane gjetur 87 hunj te tille te shperndare ne meny
"Me gjak jam shqiptare; me nenshtetesi, indiane. Persa i perket besimit, jam murgeshe katolike. Sipas thirrjes, i perkas botes. Por zemra ime i perket plotesisht Zemres se Krishtit". Nene Terezes, me shtat imcak, por me besim shkembor, te patundur, iu besua misioni te kumtonte dashurine e etur te Jezusit per njerezimin, vecanerisht per me te varferit nder te varfer. "Hyji vijon ta doje boten dhe na dergon ty e mua per t'u shprehur te varferve dashurine dhe meshiren e Tij". Ne shpirtin e saj, perplot me driten e Krishtit e me dashuri te zjarrte
Megjithese jezuitet erdhen me vone ne Shqiperi ata e rroken shpejt natyren dhe kulturen shqiptare. Bie ne sy revista e tyre patriotike "leka". Kurse per Franceskanet dallohet Pater Gjergj Fishta i konsideruar si poet Kombetar Shqiptar dhe themelues i alfabetit te gjuhes shqipe ne Kongresit te Manastirit. Polemika apo konkurrenca mes jezuiteve dhe franceskaneve nuk arriten asnjehere ne krize te kishes katolike ne Shqipetare. Per me teper ato kishin bashkuar gjithnje perpjekjete per te siguruar perkrahes ne fuqite e medha si Austria e cila kishte




Gjate vitit 2002, Teatri i Operas dhe Baletit ka shfaqur per publikun artedashes nje sere aktivitetesh artistike, nga te cilat 4 ishin shfaqje baleti. Sezoni artistik i vitit 2002 nisi me rikthimin e baletit "Don Kishoti", qe erdhi kesaj here jo per t'u ndeshur me mullinjte e eres apo butet e veres, por per t'u perballur serisht me publikun shqiptar.
T.O.B. 2002

TOB 2002Gjatė vitit 2002, Teatri i Operas dhe Baletit ka shfaqur pėr publikun artėdashės njė sėrė aktivitetesh artistike, nga tė cilat 4 ishin shfaqje baleti.

Sezoni artistik i vitit 2002 nisi me rikthimin e baletit "Don Kishoti", qė erdhi kėsaj here jo pėr t'u ndeshur me mullinjtė e erės apo butet e verės, por pėr t'u pėrballur sėrisht me publikun shqiptar. Qė kur u shfaq pėr herė tė parė nė kėtė skenė, nė Janar tė vitit 2000 baleti "Don Kishoti" me muzikė tė Minkus, ėshtė bėrė njė nga shfaqjet mė tė preferuara pėr publikun shqiptar. Nėn dirigjimin e Edmond Dokos dhe nėn intepretimin e balerinėve Enada Hoxha, Ambeta Toromani, Gerti Vaso dhe Esdalin Gorani, ky balet u rikthye mė datėn 20 Janar, duke shėnuar edhe ēeljen e sezonit tė ri tė shfaqjeve pėr Teatrin e Operas dhe Baletit, pėr t'u pasuar nga opera "La serva padrona", qė ishte dhe premiera e parė qė Teatri i Operas dhe i Baletit kishte pėrgatitur pėr sezonin 2002. Me libret tė Xhenaro Federikos dhe me muzikė tė Xhovani Batista Pergolezit, "La serva padrona" (Shėrbėtorja, zonjė) ėshtė shkruar nė fillim tė shekullit 18 dhe ėshtė shfaqur pėr herė tė parė mė 1733 nė Teatrin San Bartolomeo tė Napolit, mė 1752 shfaqet nė Paris dhe pas gati tre shekujsh ajo vjen pėr herė tė parė nė Tiranė pėr publikun kryeqytetas, nėn regjinė e Nikolin Gurakuqit.

Opera me tre personazhe, dy prej tyre solistė, u intepretua nga Avni Shehu nė rolin e Umbertos dhe Izolda Yzeiri nė rolin e Serpinės dhe njė figurant qė intepretohet nga Fatmir Caka, ndėrsa loja e aktorėve u shoqėrua edhe nga muzika e pianistes Daniola Kurajo. Kjo opera, pėr shkak tė lehtėsive qė kishte edhe skenografia e saj dhe personazhet e saj tė paktė, u planifikua tė shfaqej edhe nė skena tė tjera, duke qenė opera e parė nė kėto dhjetė vjetėt e fundit jashtė kryeqytetit. "Traviata", njė nga kryeveprat e muzikės operistike botėrore, u ngjit sėrisht nė skenėn e T0B-it me ndryshime nė intepretues dhe nė dirigjim. Kėshtu, pėrkrah Mariana Lekės, qė do ishte sėrisht nė rolin e Violetės, tenori Josif Gjipali interpretoi rolin e Alfredos, nė ndryshim nga viti i kaluar kur ky rol u interpretua nga bullgari Svetan Svetnov. Ndėrkohė, italiani Xhorxhio Groki dhe Edmond Doko, ishin dy dirigjentėt qė drejtuan orkestrėn dhe korin e TOB-it nė shfaqjen e njė prej operave mė tė pėlqyera dhe mė tė ndjekura nga publiku ynė, "Traviatės" tė kompozitorit Xhuzepe Verdi. "Rrahmaninov nr.3"; premierė nė TOB, njė koncert pėr piano nga Deniola Kuraja, u shfaq pėr publikun artdashės nė pranverėn e ketij viti, nėn shoqerinė e orkestrės sė TOB-it dhe dirigjim tė Rifat Teqes. E cilėsuar si njė nga pjesėt qė kėrkon teknikė tė lartė interpretimi, ajo ka qenė njė vepėr qė njeh njė historik tė gjatė pėrēimi dhe evidentimi. Irini Nikolla solli nė Teatrin e Operas dhe Baletit arien "Madam Batėrflaj", interpretuar para shumė vjetėsh, nga solistet e njohura tė asaj kohe, Gjyzepina Kosturi dhe Nina Mula.

Ky koncert recital i solistes Irini Nikolla, e cila interpretoi nėn dirigjimin e Rifat Teqes (Artist i popullit), pėrmbante pjesėt "La rosa" nga C.Mercadante, romancėn e Santuzza-s nga Cavaleria Rusticana", "Voi lo sapete mamma" tė P.Mascagni, "Suicido" arien e Gioconda-s tė A.Ponchielit, "Trovatore" nga Verdi, etj. Opera "Toska" e Giacomo Puēinit, u interpretua nė pranverėn e kėtij viti, nė sallėn e Tetarit tė Operės dhe Baltit nė Tiranė nėn dirigjimin e muzikantit grek, Viron Fidexhi dhe Orkestrės sė Teatrit tė Operas dhe Baletit. Shfaqja, qė solli emocione pėr publikun shqiptar, u realizua nga njė bashkėpunim i Teatrit tė Operas dhe Baletit (TOB), me dirigjentin e njohur grek Fidexhi si dhe me Institutin Italian tė Kulturės, i cili mundėsoi ardhjen nė Tiranė tė baritonit italian Alfio Grasso. Edith Mihali, sopranoja e njohur shqiptare, interpretoi rolin e Florias, ndėrsa nė rolet e tjera ishin Gjergj Suljoti, Ylber Gjini, Avni Shehu, etj, tė cilėt nėn regjinė e Nikolin Gurakuqit, sollėn nė skenėn shqiptare tė T.O.B., njė rifreskim nė interpretimin e kėsaj kryevepre operistike. Njė tjetėr shfaqje nė skenėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit, ishte opera "Toska" e interpretuar mė 28 Shtator tė vitit 2000, e drejtuar nga dirigjenti Eno Koēo, e regjisor Nikolin Gurakuqi.

Kjo Opera erdhi nė skenėn e TOB-it, dy javė pas shfaqjes sė parė, ku rolin e Toskės e interpretoi sopranoja Irini Nikolla, ndėrkohė qė surpriza e kėsaj mbrėmjeje nė sallėn e T.O.B, ishte pjesėmarrja e baritonit italian, Alfio Grasso, ardhja nė Shqipėri e tė cilit u mundėsua nga Instituti Italian i Kulturės, nė bashkėpunim me Ambasadėn Italiane nė Tiranė. Opera "La voix humaine" (Zėri njerėzor) e kompozitorit Francis Poulenc, njė vepėr intime e periudhės sė impresionizimit francez u interpretua me sukses nė skenėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit nė Tiranė. Njė histori dashurie, shkruar nga kompozitori i njohur i shekullit XX Poulenc, pėrmbante nė 50 minuta dashuri dhe dramė interpretuar me nivel nga sopranoja Sonila Baboēi. Me regji tė Nikolin Gurakuqi, opera u kėndua nė gjuhėn frėnge ndėrsa u shoqėrua nga njė formacion orkestral prej 45-50 orkestrantesh, nėn drejtimin e dirigjentit Edmond Doko. Opera e vėnė nė skenė mbi njė koncept modern si nė lojėn aktoriale ashtu dhe nė skenografi, luhatej mes simboleve dhe shumė pak elementėve skenike. Baleti premierė "Hirushja" e kompozitorit rus Sergei Prokofiev u shfaq ne skenėn e Teatrit tė Operės dhe Baletit nė Tiranė nėn drejtimin e dirigjentit anglez Martin Andre. Me koreografi tė mjeshtrit tė baletit, Agron Aliaj dhe skenografi tė Taulant Pustinės, baleti "Hirushja" erdhi pėr publikun shqiptar nėn interpretimin e balerinėve tė njohur Enada Hoxha dhe Ambeta Toromani, nė rolin e Hirushes, Gert Vaso dhe Estalin Gorani nė rolin e princit, Elona Nallbani dhe Sueda Guri nė rolin e motrave, Jerasim Popi nė rolin e njerkės Eva Sere nė rolin e zanės. Trupa e "Balet Preljocaj", e cila interpretoi pėr mė shumė se njė orė nė sallėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit nė Tiranė, solli teknikėn bashkėkohore tė kėrcimit, tė fortė dhe plotė tension.

"Njė vijė lidhėse", pjesė pėr dy balerinė , e krijuar nė vitin 1989, me njė kohėzgjatje prej 30 minutash dhe qė vepron me muzikėn e Jean Sebastian Bach, u luajt nga Gleen Gould, dhe Orkestra Simfonike tė Kolumbisė. Ndėrsa "Kurorėzimi i pranverės" qė vjen nėn interpretimin e 12 balerinėve dhe qė zgjat 40 minuta, i pėrket vitit 2001, dhe sjell nė atmosferė tė ngjeshur dhe plot larmi tė lėvizjeve dhe kuptimit tė tyre. Trupa e baletit pėrbėhej nga Thomas Michaux, Leonardo Centi, Guillaume Siard, Batpioste Oerson, Nagisa Shirai, Natacha Grimaud, Teresa Simas, Zaratiana Randriananteniana, Julien Monti, Gaėlle Chappaz, Alexandre Nipau, dhe Claudia De Smet. Me kostumografi tė Nathalie Chatelet, balerinėt interpretuan ritmika tė ndryshme me teknika tė pėrziera, ashtu siē ėshtė cilėsuar nė tė njėjtėn kohė dhe spektakolare. Krijuar nė Dhjetor tė vitit 1984, kompani "Preljocaj" u bė nė vitin 1989, Qendra kombėtare koreografike e Champikny-sur-Marne dhe tė Val tė Marne dhe mė pas Qendra Koreografike Kombėtare Franceze Aix-en Provence. Qė nga themelimimi i kėsaj kompanie, tashmė e pėrbėrė nga 22 balerinė, koreografi Angjelin Preljocaj ka realizuar mė shumė se 20 pjesė koreografike. Pjesė tė zgjedhura nga baleti botėror dhe ai shqiptar, u prezantuan gjatė njė Grand Gala Korreografike tė organizuar ne skenen e Teatrit Operas dhe Baletit nė Tiranė. Pėr gjatė 80 minutave pėr njė publik tė zgjedhur u prezantuan pjesė tė zgjedhura baleti nga autore tė njohur botėrorė si Ēajkovski, Koēante, Prokofiev dhe autori shqiptar Ē. Aliaj.

Ato u interpretuan nga balerinėt-solistė tė Teatrit tė Operės dhe Baletit shoqėruar edhe nga trupa e baletit nėn koreografinė e mjeshtrit Agron Aliaj. Me kostume tė Taulant Pustinės dhe Ardi Asllanit dhe me skenė tė Tulant Pustinės dhe ndriēim tė Edi Dingu, paraqitja skenike ishte nė nivel tė lartė. E alternuar me numra tė baletit, Grand gala solli pėr spektatorin njė show me nivel tė lartė artistik. Pjesė si "Romeo dhe Zhuljeta" e Hooper dhe "Rete", nga autori shqiptar Aliaj (sipas poezisė sė Ismail Kadaresė) u prezantua nėn interpretimin e shkėlqyer tė Eno Birko dhe Odeta Dishnica tė cilėt ngjallėn emocione nė sallė. ndersa balerina Ambeta Toromani u prezantua me pjesėt "Vdekja e Mjelmės" tė Sans dhe "Bukuroshja e fjetur" tė Ēajkovski. Po kėshtu, ēifti i njohur Hoxha-Vaso prezantuan pjesė nga baleti "Notre Dam de Paris" tė Koēante dhe "Hirushja "tė Prokofiev. Nje koncert vokalo-sinfonik u organizua nė sallėn e Teatrit tė Operės dhe Baletit nė Tiranė, me pjese sinfonike tė kompozitorėve G.Verdi dhe L.V.Beethoven, nė kuadėr tė Ditės Ndėrkombėtare tė Muzikės. Nė pjesėn e parė tė kėtij koncerti u interpretuan pjesė nga opera "Trovatore" e Verdit kėnduar nga Avni Shehu, dhe Enkelejda Zepishta si dhe dy akte tė shkėputura nga opera "Traviata" po e Verdit, interpretuar nga Josif Gjipali, Etleva Golemi si dhe Sonila Baboēi, Pandush Koka dhe Avni Shehu.

Nė pjesėn e dytė nga orkestra e Teatrit tė Operės dhe Baletit u interpretua pjesė nga Sinfonia Nr 5 e L. Van Beethoven. Njė koncert madhėshtor, i titulluar "Lutje pėr besim, shpresė dhe dashuri", organizua nė sallėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit nė Tiranė, nė pėrkujtim tė tragjedisė amerikane tė 11 Shtatorit, ku humbėn jetėn mijėra njerėz. Organizimi i kėtij aktiviteti ishte njė bashkėpunim i Bashkisė sė Tiranės me TOB-in, qė kishte synimin pėr ta kthyer kėtė ditė, nė njė moment tė promovimit tė paqes globale, nė njė lėvizje madhore drejt njė bote pa dhunė, pa varfėri, njė botė qė ushqen bashkim, unitet e humanizėm. Koncerti pėrmbante njė program vokalo-sinfonik, me pjesė kryesisht tė autorėve amerikanė si nga Dvorzhak simfonia "Bota e Re" e Beethoven, nėn shoqėrimin e orkestrės sė T.O.B dhe nėn interpretimin e sopranos Mariana Leka, mezosopranos Vikena Kamenica dhe klarinetistit Fatos Qerimi. Sezoni artistik Tetor-Dhjetor 2002 rinisi mė 4 Tetor, nė Teatrin e Operas dhe Baletit me rivėnien nė skenė tė operas "Traviata" tė Verdit, ndėrsa u prezantuan gjithsej 23 shfaqje pėrkatėsisht, opera, balete, koncerte, etj. Midis tė tjerash, u prezantuan produksioni ri i operės "Boheme" tė Puccinit, me regji tė Armando Borės, operėn-premierė "Trovatore" te Verdit, gjithashtu tre koncerte premierė, njė instrumenist simfonik, me soliste Suela Picirin dhe dirigjent Martin Andre, njė koncert recital tė korit tė Teatrit tė Operas dhe njė koncert special me repertor premierė me rastin e festave tė fundvitit.

"Pėrzgjedhja e shfaqjeve tė kėtij sezoni u bė nė bazė tė dy kritereve, atij tė preferencave tė publikut dhe potencialit artistik tė TOB-it", ishte shprehur nė fillim tė kėtij sezoni artistik drejtoresha e TOB-it znj.Cela. Shtate artiste te huaj dhe shqiptare ishin ftuar gjate ketij sezoni, Frano Lufi, Adrian Xhema, Thomas Gazheli, Bruno Dal Bon, Martin Andre, Alberto Jelmoni, Hyoung Kyoo Kang". Disa nga shfaqjet qė u shfaqėn nė sezonin artistik Tetor-Dhjetor 2002 ishin, baleti "Don Kishot", "Hirushja", operat "Trovatore", "La serva padrona", disa koncerte holl dhe koncerte recitale, qe kishte si mbėshtetėsit kryesorė financiarė tė kėtij sezoni Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve (MKRS), Ambasadėn Italiane, Institutin Italian tė Kulturės nė Tiranė si dhe Kėshillin Britanik.

(Publikuar me 26 Dhjetor 2002 16:34)


© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
                             
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Hivemail - The missing update
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Fjalor Emrash Shqip