Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Shqiperia eshte nje vend ne Europen Juglindore, ne perendim te gadishullit te Ballkanit. Ajo ndodhet midis koordinatave gjeografike 39 grade e 38 dhe 42 grade e 39 te gjeresise veriore dhe 19 grade e 16 te gjeresise lindore, ne largesi pothuajse te barabarte nga Ekuadori dhe Poli i Veriut. Siperfaqja e pergjithshme 28.748 kilometra katrore. Kryeqyteti i saj eshte Tirana.Gjatesia e pergjithshme e vijes kufitare eshte 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokesor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor. Ne veri e verilindj
Gjuha shqipe ben pjese ne familjen e gjuheve indoevropiane, ku futen gjuhet indoiranike, greqishtja, gjuhet romane, gjuhet sllave, gjuhet gjermane, etj. Ajo formon nje dege te vecante ne kete familje gjuhesore dhe nuk ka ndonje lidhje prejardhjeje me asnjeren prej gjuheve te sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, perkatesia e saj ne familjen gjehesore indoevropiane, u arrit te percaktohej e te vertetohej qe nga mesi i shekullit XIX, ne saje te studimeve te gjuhesise historike krahasuese. Ishte sidomos merita e njerit prej themel
Gjergj Kastrioti, qe muer fame me mbiemrin Skenderbe, ishte djali ma i vogel i Gjon Kastriotit, kryetari i nji prej familjeve princore ma te fuqishme te Shqipnis se Mesme. Gjergj Kastrioti lindi ne Kruje me 1405, mbas biografis se Barletit, me 1412 mbas mendimit te Fan Nolit. Legjenda popullore, qe u thur mbas gojedhanes, thote se e ama, Princesha Vojsava, kur priste femijen pa ne anderr se i dha jete nji dragoi qe ishte i madh sa e tane Shqipnija dhe perpinte Turqet me shumice. Gjergji kishte, kur lindi, shenjen e nji shpate ne krahun e djatht
Martesat e hershme ishin shume te ndryshme nga ideja e sotme e martesave. Paraardhesit tane primitive qendronin bashke per tu mbrojtur dhe per te mbijetuar me shume, sesa per te krijuar lidhje te kuptimshme. Dhe, ne momentin qe numri i tyre ishte i sigurte, njerezit primitive formuan tribu, te cilave u qendronin shume besnike. Disa historiane besojne se martesat e para kane qene grup-martesash, qe duheshin kryer detyrimisht brenda tribuve. Dhe, pak kohe me vone, burrat dhe grate filluan te qendronin bashke dhe formuan familjet e vecanta. Qe nga
Fjalori me emra shqip, te bazuar ne emrat e perdorur nga iliret, arberit dhe shqiptaret brez pas brezi, i pergatitur nga gjuhetaret A. Kostallari, M. Domi, P. Daka, S. Mansaku, Fjalor me emra njerėzish, Sh. B. 8 Nėntori, Tiranė, 1982. Ja lista e emrave ku ju mund te zgjidhni nje emer shqip apo ilir per femijen tuaj te porsalindur. Jemi shqiptare dhe do te mbetemi te tille perjete! Perse mos te jene dhe emrat tane.
Qysh ne fillim do te theksonim faktin, se problemi i shqyrtimit te historise se krijimit te himnit tone kombetar Rreth flamurit te perbashkuar (apo qofte edhe i berjes ose jo te nje himni tjeter), jane para se gjithash probleme per tu diskutuar dhe rrahur nga muzikologjia shqiptare. Pohimi i ketij momenti ne hyrje te shkrimit tone ka nje rendesi te vecante, pasi, sic do te shohim me poshte, mungesa e analizave, debateve artistke dhe problemore mbi lenden ne fjale, ne me te shumten e rasteve ka sjelle shtremberime dhe keqkuptime te pavend lidhur
Trashegimia arkitektonike sa e larme per nga gjinite, po kaq e hereshme nga fillesa dhe e gjere per nga kohezgjatja, perben nje pasuri te rendesishme per historine e popullit tone. Fillimet e arkitektures ne vendin tone i shenon banesa prehistorike (deri ne shek 5 p.e.s.) ,e zbuluar ne Dunavec (vendbanim buze-ujor palafite) qe i takojne neolitit te mesem dhe ne Maliq qe i takojne neolitit. Banesa ndertohej mbi nje platforme druri qe mbeshtetej mbi hunj te ngulur vertikalisht ne taban.Ne Dunavec jane gjetur 87 hunj te tille te shperndare ne meny
"Me gjak jam shqiptare; me nenshtetesi, indiane. Persa i perket besimit, jam murgeshe katolike. Sipas thirrjes, i perkas botes. Por zemra ime i perket plotesisht Zemres se Krishtit". Nene Terezes, me shtat imcak, por me besim shkembor, te patundur, iu besua misioni te kumtonte dashurine e etur te Jezusit per njerezimin, vecanerisht per me te varferit nder te varfer. "Hyji vijon ta doje boten dhe na dergon ty e mua per t'u shprehur te varferve dashurine dhe meshiren e Tij". Ne shpirtin e saj, perplot me driten e Krishtit e me dashuri te zjarrte
Megjithese jezuitet erdhen me vone ne Shqiperi ata e rroken shpejt natyren dhe kulturen shqiptare. Bie ne sy revista e tyre patriotike "leka". Kurse per Franceskanet dallohet Pater Gjergj Fishta i konsideruar si poet Kombetar Shqiptar dhe themelues i alfabetit te gjuhes shqipe ne Kongresit te Manastirit. Polemika apo konkurrenca mes jezuiteve dhe franceskaneve nuk arriten asnjehere ne krize te kishes katolike ne Shqipetare. Per me teper ato kishin bashkuar gjithnje perpjekjete per te siguruar perkrahes ne fuqite e medha si Austria e cila kishte




"Me gjak jam shqiptare; me nenshtetesi, indiane. Persa i perket besimit, jam murgeshe katolike. Sipas thirrjes, i perkas botes. Por zemra ime i perket plotesisht Zemres se Krishtit". Nene Terezes, me shtat imcak, por me besim shkembor, te patundur, iu besua misioni te kumtonte dashurine e etur te Jezusit per njerezimin, vecanerisht per me te varferit nder te varfer. "Hyji vijon ta doje boten dhe na dergon ty e mua per t'u shprehur te varferve dashurine dhe meshiren e Tij". Ne shpirtin e saj, perplot me driten e Krishtit e me dashuri te zjarrte per Te, kishte nje deshire te vetme : "Te shuante etjen e dashurise se Tij per shpirtrat njerezore".
Nene Tereza

Nene TerezaMe gjak jam shqiptare, me nėnshtetėsi, indiane. Pėrsa i pėrket besimit, jam murgeshė katolike. Sipas thirrjes, i pėrkas botės. Por zemra ime i pėrket plotėsisht Zemrės sė Krishtit. Nėnė Terezės, me shtat imcak, por me besim shkėmbor, tė patundur, iu besua misioni tė kumtonte dashurinė e etur tė Jezusit pėr njerėzimin, veēanėrisht pėr mė tė varfėrit ndėr tė varfėr. "Hyji vijon ta dojė botėn dhe na dėrgon ty e mua pėr t'u shprehur tė varfėrve dashurinė dhe mėshirėn e Tij". Nė shpirtin e saj, pėrplot me dritėn e Krishtit e me dashuri tė zjarrtė pėr Tė, kishte njė dėshirė tė vetme : "Tė shuante etjen e dashurisė sė Tij pėr shpirtrat njerėzore".

Kjo lajmėtare e ndritur e dashurisė sė Zotit, lindi mė 26 gusht 1910 nė Shkup, qytet i vendosur nė udhėkryq tė historisė sė Ballkanit. Mė e vogla e pesė fėmijėve tė Nikollė dhe Drane Bojaxhiut, u pagėzua me emrin Gonxhe Anjeze, mori Kungimin e parė nė moshėn pesė vjeē e gjysėm e u krezmua nė nėntor tė vitit 1916.

Nėna Terezė
Qė ditėn e Kungimit tė parė, ndjeu nė zemėr njė dashuri tė thellė pėr shpirtrat njerėzore. Me vdekjen e papritur tė babait, nė sa Anjezja nuk i kishte mbushur endč 8 vjetėt, pėr familjen filluan vėshtirėsitė ekonomike. Dranja, grua burrneshė, i rriti fėmijėt plot dashuri, duke ndikuar shumė nė karakterin dhe rrugėn e jetės qė do tė zgjidhte e bija. Mė pas formimi fetar i Gonxhes u thellua nė famullinė Zemrės sė Krishtit, nėn drejtimin e jezuitėve, nė sa merrte pjesė gjallėrisht ndėr tė gjitha veprimtaritė.

Nė moshėn 18 vjeēare, e shtyrė nga dėshira pėr t'u bėrė misionare, nė shtator tė vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirė shtėpisė atėrore, pėr tė hyrė nė Institutin e sė Lumes Zojė, qė njihej ndryshe me emrin "Motrat e Loretos", nė Irlandė. Atje mori emrin motėr Mari Tereza, pėr nder tė Shėn Terezės sė Krishtit Fėmijė. Nė dhjetor u nis pėr nė Indi. Nė Kalkutė arriti mė 6 Janar tė vitit 1929. Pasi bėri kushtet e pėrkohshme, nė maj tė vitit 1931, Motėr Tereza u dėrgua nė bashkėsinė e Loretos, nė Entali, ku dha mėsim nė shkollėn St.Mary pėr vajza. Mė 24 maj tė 1937-ės, motėr Tereza paraqiti kushtet e pėrjetshme duke u bėrė, siē tha ajo vetė: "Vashė e Jezusit" pėr "amshim". Qė nga ajo ditė e tutje u quajt Nėnė Tereza. Vazhdoi tė jepte mėsim nė St. Mary dhe mė 1944 u emėrua drejtoreshė e shkollės. Grua qė ia kishte kushtuar jetėn lutjes, qė i donte fort motrat dhe nxėnėset e saj, Nėnė Tereza jetoi e lumtur nė Loreto pėr njėzet vjet me radhė. E njohur pėr zemėrgjerėsi, bujari, guxim, aftėsi tė posaēme nė kryerjen e punėve mė tė rėnda dhe pėr talent tė natyrshėm organizativ, ajo e jetoi pėrkushtimin e saj ndaj Jezusit, ndėrmjet motrave, me besnikėri dhe gėzim.

Mė 10 dhjetor tė 1946-ės, gjatė udhėtimit me tren nga Kalkuta nė Darjeeling, pėr ushtrimet shpirtėrore vjetore, Nėnė Tereza ndjeu "frymėzimin" e ri, "thirrjen brenda thirrjes". Atė ditė, si e qysh ajo nuk e tregoi kurrė, etja e Krishtit pėr dashuri e pėr shpirtra njerėzore e pushtoi zemrėn e saj dhe dėshira e flaktė pėr ta shuar etjen e Zotit u bė qėllimi kryesor i jetės. Nė javėt dhe muajt e mėpasėm, ajo nisi tė dėgjonte njė zė qė i fliste shpirtit tė saj e tė shihte vegime. Krishti i zbulonte kėshtu dėshirėn e zemrės sė Tij ndaj "njerėzve, qė duke u flijuar pėr dashurinė", "do tė rrezatonin dashurinė e tij ndėr shpirtra". "Eja, tė jesh drita ime"- iu lut - "nuk mund tė shkoj vetėm". E i tregoi sa vuante duke parė mospėrfilljen ndaj tė varfėrve, sa i dhimbte, kur mendonte se ata nuk e njihnin e sa dashuri tė zjarrtė kishte pėr ta. Jezusi i kėrkoi Nėnė Terezės tė themelonte njė bashkėsi rregulltare, Misionaret e Bamirėsisė, qė do t'i kushtoheshin shėrbimit ndaj mė tė varfėrve ndėrmjet tė varfėrve. Kaluan rreth dy vjet arsyetimesh e verifikimesh, para se Nėnė Tereza tė merrte lejen pėr fillimin e misionit tė saj tė ri. Mė 17 gusht tė 1948-ės, veshi pėr herė tė parė sarin e bardhė me anėt blu dhe la pas shpine kangjellat e kuvendit tė Loretos, tė cilin e donte aq shumė, pėr tė hyrė nė botėn e tė varfėrve.

Pas njė kursi tė shkurtėr pranė Motrave Mjeke Misionare nė Patna, Nėnė Tereza u kthye rishtas nė Kalkutė ku gjeti njė strehė tė pėrkohshme pranė Motrave tė Vogla tė tė Varfėrve. Mė 21 dhjetor shkeli pėr herė tė parė nė lagjet e tė varfėrve: vizitoi familje, u lau plagėt disa fėmijėve, u kujdesua pėr njė plak qė dergjej nė rrugė tė madhe dhe pėr njė grua qė po vdiste nga uria e nga tuberkulozi. E niste ditėn me Jezusin nė Eukaristi, pastaj, me rruzaren nė duar, dilte pėr t'i gjetur dhe pėr t'u shėrbyer atyre qė janė: "tė braktisur, tė padashur, tė papėrkujdesur". Disa muaj mė vonė, me tė u bashkuan, njėra pas tjetrės, disa nga ish-nxėnėset e saj.

Mė 7 tetor tė vitit 1950, Kryedioqeza e Kalkutės njihte zyrtarisht Kongregatėn e re tė Misionareve tė Bamirėsisė. Nė muajt e parė tė vitit 1960, Nėnė Tereza filloi t'i dėrgonte motrat e saj nė tė katėr anėt e Indisė. E Drejta Papnore, lėshuar Kongregatės nga Papa Pali VI nė shkurt tė 1965-ės, i dha zemėr tė hapte njė shtėpi misionare nė Venezuelė. Menjėherė pas saj u themeluan shtėpi tė tjera nė Romė e nė Tanzani dhe, pak mė vonė, nė tė gjitha kontinentet. Duke filluar nga viti 1980, deri mė 1990, Nėnė Tereza hapi shtėpi misioni pothuajse nė tė gjitha vendet komuniste, duke pėrfshirė ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipėrinė dhe Kubėn.

Nene TerezaPėr t'iu pėrgjigjur sa mė mirė si nevojave fizike, ashtu dhe atyre shpirtėrore tė tė varfėrve, Nėnė Tereza mė 1963 themeloi Vėllezėrit Misionarė tė Bamirėsisė, mė 1976, degėn kundruese tė motrave, mė 1979, Vėllezėrit kundrues dhe mė 1984, Etėrit Misionarė tė Bamirėsisė. Gjithsesi frymėzimi i saj nuk u kufizua vetėm nė njerėzit e thirrur pėr jetė rregulltare. Organizoi Bashkėpunėtorėt e Nėnė Terezės dhe Bashkėpunėtorėt e Sėmurė dhe tė Munduar, njerėz tė feve e tė kombėsive tė ndryshme, me tė cilėt u bė njė nė lutje, thjeshtėsi, flijim dhe nė apostullimin e saj qė shprehej me vepra tė pėrvuajtura bamirėsie. Kjo frymė e shtyu tė themelonte mė pas Misionarėt Shekullarė tė Bamirėsisė. Duke iu pėrgjigjur kėrkesės sė shumė meshtarėve, mė 1991 Nėnė Tereza themeloi edhe Lėvizjen e Korpit tė Krishtit pėr Meshtarė, si "rrugė e vogėl qė i ēon nė shenjtėrim" ata, tė cilėt ishin njė mendje me karizmėn dhe me shpirtin e saj.

Gjatė kėtyre viteve, nė sa misioni i saj pėrhapej me tė shpejtė, bota filloi t'ia ngulte sytė Nėnė Terezės dhe veprės qė ajo kishte nisur. Meritoi shumė ēmime pėr veprėn e saj, duke filluar nga Ēmimi indian Padmashri, nė vitin 1962, pėr tė vijuar me Ēmimin e rėndėsishėm Nobel pėr Paqen, mė 1979, ndėrsa mjetet e komunikimit filluan t'i ndiqnin veprimtaritė e saj me interes gjithnjė e mė tė madh. Si ēmimet, ashtu edhe gjithēka qė e vinte nė qėndėr tė vėmendjes, i pranoi "pėr lavdinė e Zotit e nė emėr tė tė varfėrve".

Gjithė jeta dhe vepra e Nėnė Terezės ėshtė dėshmi e gėzimit qė buron nga dashuria, e madhėshtisė dhe e dinjitetit tė ēdo njeriu, e vlerės sė gjėrave tė vogla tė bėra me besnikėri e me dashuri, e sidomos, e vlerės sė pakrahasueshme tė miqėsisė me Zotin. Por duhet theksuar edhe njė virtyt tjetėr heroik i kėsaj gruaje tė madhe, i cili u bė i njohur vetėm pas vdekjes sė saj. E fshehur nga sytė e tė gjithėve, e fshehur deri nga ata qė i qėndruan mė pranė, jeta e saj e brendshme u vu nė provė: pati pėrshtypjen e dhimbshme e tė vazhdueshme se ishte ndarė nga Zoti, madje se ai e kishte braktisur, ndėrsa nė shpirt i rritej gjithnjė e mė tepėr dėshira pėr ta pasur pranė. Atė qė po provonte e quajti "errėsirė". "Nata e dhimbshme" e shpirtit tė saj, e cila nisi nė kohėn kur sapo kishte filluar apostullimin mes tė varfėrve e qė vijoi gjatė gjithė jetės, e ēoi Nėnė Terezėn nė njė bashkim edhe mė tė thellė me Zotin. Pėrmes errėsirės, mori pjesė mistikisht nė etjen e Krishtit, nė dėshirėn e tij tė dhimbshme e tė zjarrtė pėr dashuri, duke u njėsuar me mjerimin e tė varfėrve.

Gjatė viteve tė fundit tė jetės, pa marrė parasysh problemet e shumta e serioze shėndetėsore, Nėnė Tereza vijoi t'i printe Kongregatės sė saj dhe t'u pėrgjigjej nevojave tė tė varfėrve e tė Kishės. Nė vitin 1997 Nėnė Tereza kishte 4000 motra, tė pranishme nė 610 shtėpi misionare, tė pėrhapura nė 123 vende tė botės. Nė mars tė vitit 1997 bekoi Eproren e re tė Pėrgjithshme, tė sapo zgjedhur, tė Misionareve tė Bamirėsisė e bėri edhe njė udhėtim jashtė shteti. Si pati takuar Papėn Gjon Pali II pėr tė mbramen herė, u rikthye nė Kalkutė ku kaloi javėt e fundit tė jetės duke pritur vizitorė e duke u dhėnė kėshilla simotrave. Mė 5 shtator 1997 jeta tokėsore e Nėnė Terezės arriti cakun e fundit. Qeveria indiane e nderoi me funeralin e Shtetit, nė pėrfundim tė tė cilit trupi i saj u varros nė Shtėpinė-Nėnė tė Misionareve tė Bamirėsisė. Shumė shpejt varri i saj u bė cak shtegtimi e lutjeje pėr njerėz tė besojmave tė ndryshme, pėr tė varfėr e pėr tė pasur, pa kurrfarė dallimi. Nėnė Tereza na lė testamentin e fesė sė patundur, tė shpresės sė pamposhtur e tė bamirėsisė sė jashtzakonshme. Duke iu pėrgjigjur thirrjes sė Jezusit "Eja, tė jesh drita ime!", u bė Misionare e bamirėsisė, "Nėnė e tė varfėrve", simbol i mėshirės pėr mbarė botėn e dėshmitare e gjallė e dashurisė sė etshme tė Zotit.

Mė pak se dy vjet pas vdekjes, pėr shkak tė pėrhapjes sė famės sė shenjtėrisė dhe hireve tė nxjerra me ndėrmjetėsinė e saj, Papa Gjon Pali II lejoi tė hapej ēėshtja e kanonizimit. Mė 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitė e bėra me ndėrmjetėsinė e saj.

Omelia di Giovanni Paolo II (Gjon Pali i II).

(Publikuar me 27 Dhjetor 2005 13:13)


© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
                             
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
1and1 - The largest Web Host in the World
Parajsa Njoftime Online
Hivemail - The missing update
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Parajsa Upload
Deshironi te dergoni materiale, dokumente, skedare me nje madhesi me te madhe se 10MB, atehere ju mund te perdorni sherbimin tone.
upload.parajsa.com

Bukuroshet e botes
Bukuria, ideja e se bukures pa komente. Jemi munduar te realizojmee krijimin e nje galerie me disa nga bukuroshet e botes.
bukuroshe.parajsa.com

Fjalor Emrash Shqip