Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Shqiperia eshte nje vend ne Europen Juglindore, ne perendim te gadishullit te Ballkanit. Ajo ndodhet midis koordinatave gjeografike 39 grade e 38' dhe 42 grade e 39' te gjeresise veriore dhe 19 grade e 16' te gjeresise lindore, ne largesi pothuajse te barabarte nga Ekuadori dhe Poli i Veriut. Siperfaqja e pergjithshme 28.748 kilometra katrore. Kryeqyteti i saj eshte Tirana.Gjatesia e pergjithshme e vijes kufitare eshte 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokesor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor. Ne veri e verili
Gjuha shqipe ben pjese ne familjen e gjuheve indoevropiane, ku futen gjuhet indoiranike, greqishtja, gjuhet romane, gjuhet sllave, gjuhet gjermane, etj. Ajo formon nje dege te veēante ne kete familje gjuhesore dhe nuk ka ndonje lidhje prejardhjeje me asnjeren prej gjuheve te sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, perkatesia e saj ne familjen gjehesore indoevropiane, u arrit te percaktohej e te vertetohej qe nga mesi i shekullit XIX, ne saje te studimeve te gjuhesise historike krahasuese. Ishte sidomos merita e njerit prej themel
Gjergj Kastrioti, qe muer fame me mbiemrin Skenderbe, ishte djali ma i vogel i Gjon Kastriotit, kryetari i nji prej familjeve princore ma te fuqishme te Shqipnis se Mesme. Gjergj Kastrioti lindi ne Kruje me 1405, mbas biografis se Barletit, me 1412 mbas mendimit te Fan Nolit. Legjenda popullore, qe u thur mbas gojedhanes, thote se e ama, Princesha Vojsava, kur priste femijen pa ne anderr se i dha jete nji dragoi qe ishte i madh sa e tane Shqipnija dhe perpinte Turqet me shumice. Gjergji kishte, kur lindi, shenjen e nji shpate ne krahun e djatht
Martesat e hershme ishin shume te ndryshme nga ideja e sotme e martesave. Paraardhesit tane primitive qendronin bashke per t'u mbrojtur dhe per te mbijetuar me shume, sesa per te krijuar lidhje te kuptimshme. Dhe, ne momentin qe numri i tyre ishte i sigurte, njerezit primitive formuan tribu, te cilave u qendronin shume besnike. Disa historiane besojne se martesat e para kane qene grup-martesash, qe duheshin kryer detyrimisht brenda tribuve. Dhe, pak kohe me vone, burrat dhe grate filluan te qendronin bashke dhe formuan familjet e vecanta. Qe ng
Fjalori me emra shqip, te bazuar ne emrat e perdorur nga iliret, arberit dhe shqiptaret brez pas brezi, i pergatitur nga gjuhetaret A. Kostallari, M. Domi, P.Daka, S.Mansaku, "Fjalor me emra njerėzish", Sh. B. 8 Nėntori, Tiranė, 1982. Ja lista e emrave ku ju mund te zgjidhni nje emer shqip apo ilir per femijen tuaj te porsalindur. Jemi shqiptare dhe do te mbetemi te tille perjete! Perse mos te jene dhe emrat tane,
Qysh ne fillim do te theksonim faktin, se problemi i shqyrtimit te historise se krijimit te himnit tone kombetar "Rreth flamurit te perbashkuar" (apo qofte edhe i berjes ose jo te nje himni tjeter), jane para se gjithash probleme per t’u diskutuar dhe rrahur nga muzikologjia shqiptare. Pohimi i ketij momenti ne hyrje te shkrimit tone ka nje rendesi te vecante, pasi, sic do te shohim me poshte, mungesa e analizave, debateve artistke dhe problemore mbi lenden ne fjale, ne me te shumten e rasteve ka sjelle shtremberime dhe keqkuptime te pavend lid
Trashegimia arkitektonike sa e larme per nga gjinite, po kaq e hereshme nga fillesa dhe e gjere per nga kohezgjatja, perben nje pasuri te rendesishme per historine e popullit tone. Fillimet e arkitektures ne vendin tone i shenon banesa prehistorike (deri ne shek 5 p.e.s.) ,e zbuluar ne Dunavec (vendbanim buze-ujor palafite) qe i takojne neolitit te mesem dhe ne Maliq qe i takojne neolitit. Banesa ndertohej mbi nje platforme druri qe mbeshtetej mbi hunj te ngulur vertikalisht ne taban.Ne Dunavec jane gjetur 87 hunj te tille te shperndare ne meny
"Me gjak jam shqiptare; me nenshtetesi, indiane. Persa i perket besimit, jam murgeshe katolike. Sipas thirrjes, i perkas botes. Por zemra ime i perket plotesisht Zemres se Krishtit". Nene Terezes, me shtat imcak, por me besim shkembor, te patundur, iu besua misioni te kumtonte dashurine e etur te Jezusit per njerezimin, vecanerisht per me te varferit nder te varfer. "Hyji vijon ta doje boten dhe na dergon ty e mua per t'u shprehur te varferve dashurine dhe meshiren e Tij". Ne shpirtin e saj, perplot me driten e Krishtit e me dashuri te zjarrte
Megjithese jezuitet erdhen me vone ne Shqiperi ata e rroken shpejt natyren dhe kulturen shqiptare. Bie ne sy revista e tyre patriotike "leka". Kurse per Franceskanet dallohet Pater Gjergj Fishta i konsideruar si poet Kombetar Shqiptar dhe themelues i alfabetit te gjuhes shqipe ne Kongresit te Manastirit. Polemika apo konkurrenca mes jezuiteve dhe franceskaneve nuk arriten asnjehere ne krize te kishes katolike ne Shqipetare. Per me teper ato kishin bashkuar gjithnje perpjekjete per te siguruar perkrahes ne fuqite e medha si Austria e cila kishte




Ne udhetimet e mia kam mesuar te mendoj si filozof, dhe po te mos beja ashtu, ankimi s'kish dobi. Per fat te mire era rreshti dhe vetem na ngau drejt bregdetit te Sulit, ku dolem ne stere. Me ndihmen e vendasve vazhduam udhen per ne Preveze. Keshtu, ketej e tutje nuk do t'u ze bese nafteve turq, megjithese Pashai pati udhezuar galeote te tij te me shpinin ne Patra. Prandaj do te shkoj ne Misolongji nga stereja dhe do te kapercej vetem nje gji deti te vogel ne Patra. E sa e sa ngjarje mund te te tregoja qe do te te zbavisnin, por me grumbullohen ne tru dhe as jam i zoti t'i radhit ne koke, as t'i shkruaj dot ne karte, veēse ne menyre te menjehershme. I dua shume shqiptaret. Nuk jane te gjithe myslimane, disa nga fiset jane te krishtere.
George Gordon, Lord Byron

George GordonMahnitja e anglezit 21-vjeēar nė tokėn e shqiptarėve. Letrat dhe shėnimet intime pėr magjepsjen pas Pashait tė Janinės, si dhe pse erdhi nė Shqipėri, aventurat e befasitė qė hasi te shqiptarėt


Bajroni: Tri ditėt e mia me Ali Pashė Tepelenėn
Miqėsitė dhe intimitetet qė Lordi i rrėfen nėnės sė tij

Zonjės Katerina
Gordon Bajron
Prevezė, 12 nėntor 1809

Nėna ime e dashur, ka ca kohė qė ndodhem nė Turqi: ky qytet ėshtė nė bregdet, por kam udhėtuar thellė nė principatėn e Shqipėrisė pėr tė vizituar Pashanė. Lashė Maltėn nė luftanijen "Spider" mė 21 shtator dhe brenda tetė ditėsh arrita nė Prevezė. Sė kėtejmi kam udhėtuar nja 150 mila gjer nė Tepelenė, nė pallatin veror tė Naltėsisė sė tij, ku qėndrova tri ditė. Emri i Pashait ėshtė Ali dhe e mbajnė pėr burrė me zotėsi tė rralla: ėshtė sundimtar i gjithė Ilirisė sė moēme, i Epirit dhe i njė pjese tė Maqedonisė. I biri, Veli Pasha, pėr tė cilin mė kanė dhėnė letra, qeverisė Morenė dhe ka influencė tė madhe nė Egjipt. Me njė fjalė ėshtė njė nga burrat mė tė fuqishėm nė Perandorinė Otomane. Kur arrita nė Janinė, nė kryeqytetin e tij, pas njė udhėtimi prej tri ditėsh nėpėr male, tė njė vendi me bukurira nga mė piktoresket, mora vesh se Ali Pasha gjendej me ushtrinė e tij nė Iliri, ku kishte rrethuar Ibrahim Pashėn nė kalanė e Beratit. I kishin thėnė se njė anglez nga derė e madhe ndodhej nė principatėn e tij, dhe i kishte dhėnė urdhėr komandantit nė Janinė tė mė bėnte konak e tė mė pajiste me tė gjitha tė mirat gratis, dhe ndonėse mė kanė lejuar t’u jap peshqeshe robėrve, nuk mė kanė lejuar tė paguaj asgjė send pėr harxhet e tjera.

Hipur nė kuaj tė vezirit, dola pėr shėtitje dhe pashė pallatet e tij e tė nipėrve, janė pallate madhėshtore, por tė stolisura sė tepėrmi nė ar e nė mėndafshe. Pastaj kalova nėpėr male pėrmes Zicės, njė fshat me manastir ortodoks, (ku fjeta nė tė kthyer), nė mė tė bukurin vend qė kam parė (pėrveē Cintrės nė Portugali). Tė nėntėn ditė arrita nė Tepelenė. Na u zgjat shumė udhėtimi prej shirave e rrėpirave qė prisnin udhėn. Kurrė s’do ta harroj pamjen e mrekullueshme me tė hyrė nė Tepelenė nė orėn 5 ndajnatherė kur po perėndonte dielli. Mė solli nė mend (me pak ndryshime tė veshjes) pėrshkrimin qė i bėn Skoti kėshtjellės Brankseme nė kėngėn e tij dhe sistemin feudal. Shqiptarėt me petkun e tyre (me mė tė bukurin nė botė, me fustanellė tė gjatė tė bardhė, tallagane tė qėndisura me ar me anteri e jelek kadifeje tė kuqe tė qėndisura me oje tė arta), me jataganė e pisqollė tė sėrmėt, tartarėt me feste tė gjata, turqit me qyrk tė madh e turban, ushtarėt togje-togje nė qoshkun e madh tė hapur nė ballė tė pallatit dhe skllevėrit arapė nė galeri tė madhe, tė gjatė me kuaj tė vendosur nė njė qilar pėrposht, dyqind atllarė tė shiluar dhe gati tė sulen nė ēdo moment, kalorės duke sjellė e duke shpėnė lajmet e ndryshme, daullet e mujezinėt qė thėrrasin izanė nga minaretė e xhamive - tė gjitha kėto me pamjen e jashtėzakonshme tė ndėrtesės vetė sajonin njė skenė tė re gėzimi pėr sytė e njė tė huaji. Mė pėrcollėn nė njė konak shumė tė kėndshėm dhe sekretari i vezirit erdhi tė mė pėrshėndesė, nė mėnyrė allaturka.

Tė nesėrmen mė shpunė tek Ali Pasha. Isha veshur me uniformė tė plotė shtabi, me shpatė madhėshtore etj. Veziri mė priti nė njė odė tė madhe tė shtruar me mermer, njė shatėrvan vrijonte ujėt nė mes tė saj, oda e shtruar rreth e rrotull me otomane tė kuqėrremtė. Mė priti nė kėmbė, shenjė e njė nderimi tė madh nga njė mysliman dhe mė vuri tė rri nė shesh nė krah tė djathtė tė tij. Kam njė terxhuman grek qė tė merrem vesh, por mjeku i Aliut, Femlario qė di latinisht mė shėrben pėr kėtė rast. E para pyetje qė mė bėri ėshtė se pėrse jam larguar prej atdheut nė njė moshė kaq tė re? (Turqit s’kanė ide pėr udhėtimet e pėr qejf). Pastaj tha se ministri anglez, kapiteni Leake, i kishte treguar se qeshė nga derė e madhe. Mė porositi t’i dėrgoj nderimet e tij nėnės sime, dhe ja tek po t’i dėrgoj nė emėr tė Ali Pashės. Mė tha se qe i bindur se isha prej oxhaku, se kisha veshė tė vegjėl, flokė kaēurrela dhe duar tė vogla tė bardha, dhe u duk shumė-shumė i kėnaqur nga pamja dhe paraqitja ime. Mė tha ta kisha si baba sa tė qėndroja nė Turqi dhe se ai mė quante si birin e tij.

Dhe me tė vėrtetė mė trajtoi si njė foshnjė, mė dėrgonte bajame e sherbet, pemė e ėmbėlsira nga njėzet herė nė ditė. M’u lut ta vizitoja dendur edhe natėn kur kishte nge. Pastaj si pimė kafe e duhan u tėrhoqa nga vizita e parė. E pashė edhe tri herė tė tjera. Ėshtė pėr t’u ēuditur se si turqit qė s’kanė tituj, trashėgimi dhe ka vetėm pak familje tė mėdha, pėrveē sulltanit, i japin kaq shumė rėndėsi fisit. Sepse pashė qė mė nderonte mė shumė pėr fisin se pėr titullin tim…

Naltėsia e tij ėshtė gjashtėdhjetė vjeē, shumė i ngjallur dhe jo shtatmadh, por ka njė fytyrė tė hijshme, sy tė larmė, dhe mjekrėn tė bardhė, shumė i pritshėm dhe sillet me atė farė sedėr qė mė duket se ėshtė veti e tė gjithė turqve. Por karakterin e vėrtetė e ka fare tė ndryshėm nga ē’duket nė fytyrė. Ėshtė tiran pa shpirt, i ngarkuar me mizoritė mė tė tmerrshme, shumė trim dhe aq gjeneral i mirė sa e quajnė Bonoparti muhamedan. Napoleoni dy herė i ishte zotuar ta bėjė mbret tė Epirit, po atij i pėlqen mė fort tė mbetet me anglezėt dhe i urren francezėt, si mė tha edhe vetė. E ēmojnė aq shumė sa i bėjnė lajka dhe francezėt dhe anglezėt, meqenėse shqiptarėt janė luftėtarėt mė tė mirė tė Sulltanit, ndonėse Aliu sa pėr sy e faqe varet nga Porta. Ėshtė luftėtar i fortė, por aq barbar sa edhe dorėmbarė, ata qė ngrejnė krye i pjek nė hell, etj. Bonoparti i dėrgoi njė kuti duhani me pikturėn e tij. Tha se kutia ishte e bukur, por sa pėr surratin, mund tė mos ia kishte dėrguar, pasi s’e hante malli shumė as pėr atė as pėr origjinalin.

Idetė e tij pėr tė kuptuar fisin e njeriut prej veshėve, duarve e tė tjera, tė ēudisin mjaft. Mua me tė vėrtetė m’u bė baba, mė ormisi me letra, mė dha njerėz tė mė ruajnė dhe ēdo lehtėsirė. Bisedimet e tjera midis nesh qenė lufta dhe udhėtimet, politika dhe Anglia.

Thirri ushtarin shqiptar qė mė shoqėronte dhe i tha tė mė mbronte me ēdo kusht. Quhet Vasil dhe si gjithė shqiptarėt ėshtė trim, kryekėput i ndershėm e besnik. Po ata janė mizorė, ndonėse jo tė pabesė, dhe kanė shumė mangėsi, por asnjė poshtėrsi. Ndoshta janė raca mė e bukur nė botė nga tiparet dhe gratė e tyre dendur janė tė bukura, por i kanė nė vend tė skllaveve. I rrahin, me njė fjalė i pėrdorin si kafshė samari. Ato lėrojnė e ēajnė tokėn, ato mbjellin. I kam parė tė ngarkuara me dru dhe tek ndreqin rrugėt e prishura. Burrat janė tė gjithė ushtarė dhe lufta e gjahu janė zanati i vetėm. Gratė merren me punė, por kjo nuk duhet t’i lodhė shumė nė njė klimė aq tė kėndshme. Dje, mė 11 nėntor, bėra banjo nė det. Sot ėshtė kaq nxehtė sa po tė shkruaj nė odė me hije, nė shtėpi tė konsullit anglez, me tri dyer tė hapura fare, pa zjarr. As zjarrishte s’ka nė odė, veē pėr tė gatuar. Nesėr nisem me njė rojė pesėdhjetė trimash pėr nė Patrė tė Moresė dhe pastaj pėr nė Athinė, ku do tė kaloj dimrin. Dy ditė mė parė desh u mbyta nė njė luftanije turke, nga budallallėku i kapedanit dhe i naftėve, ndonėse shtrėngata s’qe dhe aq e rreptė. Fleēeri qante dhe bėrtiste pėr tė shoqen, grekėrit u thėrrisnin tė gjithė shenjtorėve pėr ndihmė, dhe myslimanėt - allahut qė t’i shpėtonte. Kapedani ia dha tė qarit dhe u ul nė gjunjė dhe na tha t’i faleshim perėndisė, velat u grisėn, katarti dridhej, era frynte, po afrohej nata, dhe s’na mbetej t’ia mbanim pėr nė Korfuz qė ėshtė nė dorė tė francezėve ose tė fundoseshim siē tha Fleēeri nė mėnyrė patetike: nė "varr prej uji". Unė bėra ēmos ta ngushėlloja, por duket se s’ja mbushja dot kokėn, u mbėshtolla me brucėn shqiptare (njė shark i madh) dhe u shtriva shesh pėr tė pritur mynxyrėn.

Nė udhėtimet e mia kam mėsuar tė mendoj si filozof, dhe po tė mos bėja ashtu, ankimi s’kish dobi. Pėr fat tė mirė era rreshti dhe vetėm na ngau drejt bregdetit tė Sulit, ku dolėm nė sterė. Me ndihmėn e vendasve vazhduam udhėn pėr nė Prevezė. Kėshtu, kėtej e tutje nuk do t’u zė besė naftėve turq, megjithėse Pashai pati udhėzuar galeotė tė tij tė mė shpinin nė Patra. Prandaj do tė shkoj nė Misolongji nga stereja dhe do tė kapėrcej vetėm njė gji deti tė vogėl nė Patra. E sa e sa ngjarje mund tė tė tregoja qė do tė tė zbavisnin, por mė grumbullohen nė tru dhe as jam i zoti t’i radhit nė kokė, as t’i shkruaj dot nė kartė, veēse nė mėnyrė tė menjėhershme. I dua shumė shqiptarėt. Nuk janė tė gjithė myslimanė, disa nga fiset janė tė krishterė. Porse feja nuk i bėn tė ndryshojnė zakonet dhe sjelljet e tyre. Pėrbėjnė trupat mė tė mirė tė ushtrisė turke. Nė udhė e sipėr banova njė herė dy ditė rresht, dhe prapė tri ditė nė njė barakė nė Sallahorė, dhe s’kam parė ushtarė kaq tė lirė nė paragjykimet fetare, ndonėse kam qenė nė garnizonet e Gjibraltarit e tė Maltės dhe kam parė plot ushtarė spanjollė, francezė, siēilianė dhe anglezė. Kurrė nuk mė humbi gjė dhe mė ftonin gjithmonė tė shtrohesha nė sofrėn e tyre. S’kam njė javė qė njė kryeplak shqiptar (ēdo fshat ka kryeplakun e tij), pasi na ndihmoi tė dilnim prej luftanijes turke nė rrezik, si na ushqeu e na mbajti nė shtėpi, mua dhe ata qė na shoqėronin: Fleēerin, njė grek dhe dy athinjotė, njė prift grek dhe shokun tim Mr.Holbhousin, nė asnjė mėnyrė s’deshi ta pranonte shpėrblimin tim, por vetėm kėrkoi njė shkresė qė mė priti mirė, dhe kur ju luta tė pranonte pak zekina mu pėrgjigj: "Dua tė mė duash, jo tė mė paguash". Kėto qenė fjalėt e tija.

Ēudi se sa pak shkon paraja nė kėtė vend. Kur u ndodha nė kryeqytet, me urdhėr tė vezirit nuk mė lanė tė paguaj asgjė. Ndonėse gjithnjė pata gjashtėmbėdhjetė kuaj dhe gjashtė-shtatė veta pas, harxhet s’kanė qenė as gjysma e atyre tė tri javėve nė Maltė, sidoqė Sir.A.Balli, guvernatori, mė dha njė shtėpi pa qira dhe pata vetėm njė shėrbėtor.

Biri yt i dashur,
Bajron


P.S: Kam disa petka shqiptare madhėshtore, e vetmja plaēkė e shtrenjtė nė kėtė vend. Kushtojnė 50 ginea secila, dhe kanė aq flori tė qėndisur sa nė Angli mund tė kushtojnė 200 ginea. U njoha me Hysen Beun dhe Mahmud Pashėn, tė dy djem tė vegjėl, nipėr tė Ali Pashės nė Janinė. Janė krejt ndryshe nga ēunakėt tanė, kanė fytyrė tė kuqe si vejushat e lyera me tė kuqe, kanė sy tė zes, tė mėdhenj dhe tipare fare tė rregullt. Janė krijesat mė tė bukura qė mė ka zėnė syri dhe tė rrahur e tė stėrvitur qė tani me ceremonira tė Oborrit. Pėrshėndetja turke ėshtė njė pėrkulje e lehtė e kryes, me dorėn e djathtė nė zemėr, tė afėrmit puthen sa herė piqen. Mahmudi ėshtė dhjetė vjeē dhe shpreson tė mė shohė prapė, u bėmė miq pa kuptuar njėri-tjetrin, si gjithė bota ndonėse pėr shkaqe tė ndryshme. Mė kanė dhėnė njė letėr pėr tė atin nė More, pėr tė cilin kam letėr dhe prej Ali Pashės.

Shėnim
Kėtė letėr Bajroni ia shkroi nėnės sė tij nė kohėn kur po largohej nga Shqipėria (Janina), vend nė tė cilin kishte mbėrritur mė 11 tetor 1809. Ishte letra e parė qė ai i shkruante gjatė kėtij udhėtimi.

Letrat intime tė Bajronit
George Gordon, Lord Byron"Jam i bindur se je prej oxhaku, sepse ke veshė tė vegjėl, flokė kaēurrela dhe duar tė vogla tė bardha". Kėshtu i kishte thėnė Ali Pashė Tepelena, Xhorxh Bajronit, asokohe njė djalosh 21-vjeēar, i cili ishte bujtės nė sarajet e tij. Vetė Bajroni i shėnon kėto detaje nė njė letėr qė i dėrgonte nėnės sė tij, menjėherė pas largimit nga sarajet e Aliut, nė nėntor tė vitit 1809. "M“u duk shumė–shumė i kėnaqur nga pamja dhe paraqitja ime. Mė tha ta kisha si baba sa tė qėndroja nė Turqi dhe se ai mė quante si birin e tij… Dhe me tė vėrtetė mė trajtoi si foshnjė, mė dėrgonte bajame e sherbet, pemė e ėmbėlsira nga njėzet herė nė ditė. M’u lut ta vizitoja dendur, edhe natėn kur kishte nge", shėnonte poeti nė kėtė letėr tė gjatė, ku jepet njė tablo mahnitėse e Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Kjo letėr e botuar nė librin e pėrgatitur pėr botim nga Petro S.Luarasi "Ēajld Haroldi" nėn shqipėrimin e Skėnder Luarasit, botuar nga shtėpia botuese "Onufri", pėrmbledh dhe letra tė tjera qė Bajroni ua dėrgonte miqve tė tij, si dhe shėnime, pėr vende, zakone e njerėz tė shtrenjtė qė kishte njohur nė Shqipėri. Njėrin prej tyre e kishte mikun mė tė afėrt e mė besnik, njė shqiptar i urtė, me emrin Dervish, qė kėrcente shumė bukur dhe pėr tė cilin kurrė nuk u pendua deri nė ēastin kur u ndanė.

Gazeta po boton disa prej tyre, me rastin e 180-vjetorit tė vdekjes sė Xhorxh Bajronit, duke sjellė pėr lexuesin detaje dhe tė shkruara nga vetė lordi anglez. Por, kur dhe pse u shkruan kėto letra e shėnime, si ndodhi qė Lord Bajroni udhėtoi pėr nė Shqipėri, si e deshėn dhe i deshi shqiptarėt, si e njohu Ali Pashė Tepelenėn, detajet e takimit nė odėn madhėshtore, kujdesin qė tregonte Pashai pėr tė, si e vlerėsonte dhe si e mbronte me ushtarė nėpėr udhėtimet e tij, dhuratat dhe pėrshtypjet qė mori Bajroni nga sarajet e Pashait, ku qėndroi tri ditė, dėshira pėr tė udhėtuar nė Veri dhe miqėsia me djalin e Aliut, Veli pashėn, i cili e quante "trim" dhe "djalė bukurosh". a.p.

Pėrshtypjet
Miku im besnik Dervish Tahiri
Nė shėnimet e tij tek "Ēajld Haroldi" shėnon ndėr tė tjera edhe miqėsinė e tij me Dervish Tahirin, shqiptarin qė i qėndroi besnik deri kur u ndanė.

"Nuk ka komb tjetėr, tė cilit fqinjėt t’ia kenė frikėn aq fort ose ta urrejnė aq shumė sa kombi i shqiptarėve. Grekėt nuk i mbajnė pėr tė krishterė, as turqit nuk i mbajnė pėr myslimanė. Dhe me tė vėrtetė janė njė pėrzierje e tė dyve, ose mė mirė s’janė as tė njėrės as tė tjetrės fe. E kanė zakon tė bėjnė plaēkė - tė gjithė janė tė armatosur. Dhe arnautėt me festėn e pėrshtjellur, montenegrinėt, himarjotėt dhe gegėt thonė se janė tė pabesė. Tė tjerėt ndryshojnė disi nga veshja dhe veēanėrisht nga karakteri i tyre. Nga sa kam parė me sytė e mi, nuk mund tė flas veēse mirė pėr ta. Kam patur nė shėrbimin tim dy syresh, njė kaur dhe njė mysliman, nė Stamboll dhe nė shumė vise tė tjerė tė Turqisė ku shėtita, dhe rrallė mund tė gjesh njerėz kaq besnikė nė rrezik dhe tė palodhur nė shėrbim. Kauri quhej Vasil, myslimani Dervish Tahiri, i pari nė moshė mesatare, i dyti nė moshėn time. Vasilin na e dha pas Ali Pasha vetė me porosi qė tė na shėrbente neve, Dervishi qe njė nga tė pesėdhjetėt qė na pėrcolli pėrmes pyllit tė Akarnanisė, nė bregdetin e Akelosit dhe deri nė Mesolongji, nė Etoli. Atje e mora nė shėrbimin tim dhe kurrė nuk pata shkak tė pendohem gjer nė ēastin e fundit kur u ndamė. Dervishi i kėrcente shumė bukur vallet e vendit tė tij, qė sikundėr thuhet, janė mbeturina tė Pirikės sė moēme. Sidoqoftė kjo ėshtė valle burrash e kėrkon aftėsi tė madhe nė lėvizjet trupore, ėshtė fare e ndryshme nga Romeikja stupide, me tė hedhurat e tė pėrdredhurat budallaqe tė grekėrve".

Miqėsia me djalin e Pashait
Veliu mė thoshte: Mos shko te babai im

Nė udhėtim e sipėr "sot nė njė pallat e nesėr nė kasolle lopėsh, kėtė ditė me njė pasha e tjetrėn me njė bari", Bajroni u shkroi miqve shumė letra: pothuajse nė tė gjitha pėrmend Shqipėrinė e shqiptarėt me dashuri tė madhe.
Shokut Cam Hobhouse, qė qe kthyer nė Angli, i shkruan nga Tripolitza nė 16 gusht 1810.
"Veli pasha mė priti edhe mė mirė se i ati: po shkon tė bashkohet me Sulltanin dhe qyteti ėshtė i mbushur me asqerė dhe ēdo gjė ėshtė nė burbujė".

Pas pyetjes sė tij, se ku kisha ndėrmend tė vija, iu pėrgjigja se do tė kthehesha nė Shqipėri tė udhėtoja edhe mė thellė nė Veri, ai mė tha: "Jo, mos merr atė rrugė, po shko nė Larisa, ku do tė qėndroj edhe vetė pak kohė. Do tė kthehem nė Athinė dhe do tė vish me mua, do tė hamė e do tė pimė bashkė e do tė dalim pėr gjah".

Tha se dėshiron qė pleqtė (duke cilėsuar tė tillė Northin, Forestin dhe Stranenė) tė venė tek i ati, po tė rinjtė tė venė tek ai. Me fjalėt e tija: "Vechio con vechio, giovane con giovane!". Mė nderoi me emrin mik e vėlla dhe shpreson tė qėndrojmė nė marrėdhėnie tė mira jo pėr pak ditė, por pėr gjithė jetėn".

Prapė Hobhouseit i shkruan nga Athina mė 5 dhjetor 1810"Graham Cakerrel, Lusieri, vetė dhe njė baron bavarez, vamė nė Kepin Kolona, ku kaluam njė ditė. Nė atė kohė njėzet e pesė mainotė (piratė), qenė nė shpellat rrėzė shkėmbit, me disa lundrarė grekė, robėr tė tyre. Pyetėn kėta se qysh qenė ata frankėt atje lart? Njė nga grekėrit mė njihte mua dhe po gatiteshin tė na sulmonin, kur duke parė shqiptarėt e mi dhe duke pandehur se kishte tė tjerė atje pranė, i kapi frika dhe ua mbathėn kėmbėve".

(Publikuar me 15 Prill 2004 19:51)


© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
                             
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Hivemail - The missing update
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Fjalor Emrash Shqip