Parajsa Shqiptare
Pasqyra e dites
Shqiperia eshte nje vend ne Europen Juglindore, ne perendim te gadishullit te Ballkanit. Ajo ndodhet midis koordinatave gjeografike 39 grade e 38' dhe 42 grade e 39' te gjeresise veriore dhe 19 grade e 16' te gjeresise lindore, ne largesi pothuajse te barabarte nga Ekuadori dhe Poli i Veriut. Siperfaqja e pergjithshme 28.748 kilometra katrore. Kryeqyteti i saj eshte Tirana.Gjatesia e pergjithshme e vijes kufitare eshte 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokesor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor. Ne veri e verili
Gjuha shqipe ben pjese ne familjen e gjuheve indoevropiane, ku futen gjuhet indoiranike, greqishtja, gjuhet romane, gjuhet sllave, gjuhet gjermane, etj. Ajo formon nje dege te veēante ne kete familje gjuhesore dhe nuk ka ndonje lidhje prejardhjeje me asnjeren prej gjuheve te sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, perkatesia e saj ne familjen gjehesore indoevropiane, u arrit te percaktohej e te vertetohej qe nga mesi i shekullit XIX, ne saje te studimeve te gjuhesise historike krahasuese. Ishte sidomos merita e njerit prej themel
Gjergj Kastrioti, qe muer fame me mbiemrin Skenderbe, ishte djali ma i vogel i Gjon Kastriotit, kryetari i nji prej familjeve princore ma te fuqishme te Shqipnis se Mesme. Gjergj Kastrioti lindi ne Kruje me 1405, mbas biografis se Barletit, me 1412 mbas mendimit te Fan Nolit. Legjenda popullore, qe u thur mbas gojedhanes, thote se e ama, Princesha Vojsava, kur priste femijen pa ne anderr se i dha jete nji dragoi qe ishte i madh sa e tane Shqipnija dhe perpinte Turqet me shumice. Gjergji kishte, kur lindi, shenjen e nji shpate ne krahun e djatht
Martesat e hershme ishin shume te ndryshme nga ideja e sotme e martesave. Paraardhesit tane primitive qendronin bashke per t'u mbrojtur dhe per te mbijetuar me shume, sesa per te krijuar lidhje te kuptimshme. Dhe, ne momentin qe numri i tyre ishte i sigurte, njerezit primitive formuan tribu, te cilave u qendronin shume besnike. Disa historiane besojne se martesat e para kane qene grup-martesash, qe duheshin kryer detyrimisht brenda tribuve. Dhe, pak kohe me vone, burrat dhe grate filluan te qendronin bashke dhe formuan familjet e vecanta. Qe ng
Fjalori me emra shqip, te bazuar ne emrat e perdorur nga iliret, arberit dhe shqiptaret brez pas brezi, i pergatitur nga gjuhetaret A. Kostallari, M. Domi, P.Daka, S.Mansaku, "Fjalor me emra njerėzish", Sh. B. 8 Nėntori, Tiranė, 1982. Ja lista e emrave ku ju mund te zgjidhni nje emer shqip apo ilir per femijen tuaj te porsalindur. Jemi shqiptare dhe do te mbetemi te tille perjete! Perse mos te jene dhe emrat tane,
Qysh ne fillim do te theksonim faktin, se problemi i shqyrtimit te historise se krijimit te himnit tone kombetar "Rreth flamurit te perbashkuar" (apo qofte edhe i berjes ose jo te nje himni tjeter), jane para se gjithash probleme per t’u diskutuar dhe rrahur nga muzikologjia shqiptare. Pohimi i ketij momenti ne hyrje te shkrimit tone ka nje rendesi te vecante, pasi, sic do te shohim me poshte, mungesa e analizave, debateve artistke dhe problemore mbi lenden ne fjale, ne me te shumten e rasteve ka sjelle shtremberime dhe keqkuptime te pavend lid
Trashegimia arkitektonike sa e larme per nga gjinite, po kaq e hereshme nga fillesa dhe e gjere per nga kohezgjatja, perben nje pasuri te rendesishme per historine e popullit tone. Fillimet e arkitektures ne vendin tone i shenon banesa prehistorike (deri ne shek 5 p.e.s.) ,e zbuluar ne Dunavec (vendbanim buze-ujor palafite) qe i takojne neolitit te mesem dhe ne Maliq qe i takojne neolitit. Banesa ndertohej mbi nje platforme druri qe mbeshtetej mbi hunj te ngulur vertikalisht ne taban.Ne Dunavec jane gjetur 87 hunj te tille te shperndare ne meny
"Me gjak jam shqiptare; me nenshtetesi, indiane. Persa i perket besimit, jam murgeshe katolike. Sipas thirrjes, i perkas botes. Por zemra ime i perket plotesisht Zemres se Krishtit". Nene Terezes, me shtat imcak, por me besim shkembor, te patundur, iu besua misioni te kumtonte dashurine e etur te Jezusit per njerezimin, vecanerisht per me te varferit nder te varfer. "Hyji vijon ta doje boten dhe na dergon ty e mua per t'u shprehur te varferve dashurine dhe meshiren e Tij". Ne shpirtin e saj, perplot me driten e Krishtit e me dashuri te zjarrte
Megjithese jezuitet erdhen me vone ne Shqiperi ata e rroken shpejt natyren dhe kulturen shqiptare. Bie ne sy revista e tyre patriotike "leka". Kurse per Franceskanet dallohet Pater Gjergj Fishta i konsideruar si poet Kombetar Shqiptar dhe themelues i alfabetit te gjuhes shqipe ne Kongresit te Manastirit. Polemika apo konkurrenca mes jezuiteve dhe franceskaneve nuk arriten asnjehere ne krize te kishes katolike ne Shqipetare. Per me teper ato kishin bashkuar gjithnje perpjekjete per te siguruar perkrahes ne fuqite e medha si Austria e cila kishte




Nje nga grate me te moshuara ne Shqiperi dhe ne bote vdiq ne moshen 117-vjecare. Qerime Hasan Bardhi, nderroi jete mbas kalimit te nje gripi te rende. Ajo lindi ne 3 Prill 1885 dhe jetonte ne fshatin Llonge e Letmit ne komunen e Lunikut, rreth 35 km nga qyteti i Librazhdit ne jug-lindje te vendit.
Kuriozitete 2002

Lajme te vecantaDisa nga lajmet mė tė veēanta tė vitit 2002: 7 Janar - Njė nga gratė mė tė moshuara nė Shqipėri dhe nė botė vdiq nė moshėn 117-vjeēare. Qerime Hasan Bardhi, ndėrroi jetė mbas kalimit tė njė gripi tė rėndė. Ajo lindi nė 3 Prill 1885 dhe jetonte nė fshatin Llongė e Letmit nė komunėn e Lunikut, rreth 35 km nga qyteti i Librazhdit nė jug-lindje tė vendit. 117-vjeēarja ishte nėna e nėntė fėmijėve, prej tė cilėve jetojnė gjashtė dhe mė i vogli ėshtė 67 vjeē. Qerime Bardhi kishte 102 nipėr dhe mbesa dhe ishte ndėr tė rrallėt njerėz nė botė qė jetoi nė tre shekuj.

11 Janar - Njė grua shqiptare lindi djalė kur udhėtonte me familjen pas pushimeve tė fundvitit drejt Barit (Itali), me tragetin "San Sovino". Djali u pagėzua me emrin Adriatik. Ngjarja e rrallė ndodhi nė bordin e tragetit "San Sovino" tė kompanisė sė lundrimit "Adriatika", rreth 20 milje larg brigjeve italiane. Trageti me rreth 1000 udhėtarė ishte nisur nga Porti i Durrėsit kur nė sportelin e shėrbimit u paraqit njė burrė shqiptar i alarmuar pėr gjėndjen e sė shoqes shtatzėnė. Gruaja e re lindi normalisht me asistencėn e personelit mjekėsor, i ndihmuar edhe nga disa gra shqiptare. Nė bazė tė rregullave italiane, prindėrit e djalit tė sapolindur u "detyruan" tė zgjedhin menjėherė emrin qė do ta shoqėrojė gjithė jetėn vogėlushin. Ata e quajtėn Adriatik, ēka do t'u kujtojė atyre dhe vetė fėmijės, vendin ku ka lindur.

11 Janar - Njė zog shqiponje u shit 18 mijė lekė nė qytetin e Shkodrės. Rreth katėr ditė mė parė 47-vjeēari nga fshati Shllak, Marash Marku, ndėrsa kishte dalė nė mal pėr tė gjetur ushqim pėr bagėti, ka gjetur nė folenė e saj njė zog shqiponje tė braktisur. Pasi e ka marrė me vete, ai e ka sjellė atė nė qytetin e Shkodrės duke e nxjerrė nė shitje. Ofertė pas oferte, ēmimi ka arritur deri nė 18 mijė lekė, ku fshatari nuk ka hezituar mė, por e ka shitur atė menjėherė. Ky ėshtė rasti i tretė qė fermerėt shkodranė sjellin nė qytet pėr tė shitur zogun e rrallė. Vitin e kaluar pikėrisht nė muajin Janar, nje fermer nga fshati Brucaj shiti shpendin e rrallė 15 mijė lekė. Ndėrsa, nė Tetor 2001, njė fermer nga Vermoshi shiti zogun e shqiponjės 21 mijė lekė.

15 Mars - Botohet teksti i plotė i poezisė "Nė mesditė Byroja politike u mblodh" e njohur si "Pashallarėt e kuq", shkruar nga Ismail Kadare nė vitin 1974,dhe e gjetur nė Arkivin Qėndror tė Shtetit. Kjo poezi shėrbeu si shkėndijė pėr njė debat publik i cili pėr herė tė parė vuri nė diskutim emrin e shkrimtarit tė njohur, nėse ai kishte qėnė disident apo i pėrkėdheluri i regjimit Hoxha. Poezia e zhdukur dhe e shkruar 27 vjet mė parė, me 29 strofa me nga katėr vargje secila ridoli nė skenė nė njė libėr tė shkruar nga njė disident i kohės sė Hoxhės, Maks Velo. Por ndėrsa libri i Velos mbi zhdukjen e kėsaj poezie shkatoi mjaft polemika, poezia e shumėpėrfolur si glorifikuese e regjimit Hoxha ose si armiqėsore ndaj regjimit , njihej nga shumė pak njerėz nė kohėn kur ajo u ēua pėr botim nė tetor tė vitit 1975 nė Gazetėn Drita(gazeta e vetme kulturore e asaj kohe). Mbi bazė tė kėrkimeve poezia u gjet nė Arkivin Qėndor tė Shtetit, dhe njė kopje e saj iu dorėzua stafit tė Gazetės Shqiptare mė 14 mars. Arkivi i Shtetit i pohoi Gazetės se "asnjėherė dhe askush nuk kishte bėrė mė parė tentativėn mė tė vogėl pėr gjetjen e kėsaj poezie". Shkrimtari Ismail Kadare, i njoftuar menjėherė pėr gjetjen e poezisė, nuk nguroi tė shprehej nga Parisi, pėr botimin menjėherė tė poezisė. "Unė kisha besim se ajo do tė gjėndjej njė ditė por jo kaq shpejt", citonte Gazeta fjalėt e Kadaresė, thėnė gjatė njė interviste telefonike. Duke u prononcuar pėr herė tė parė mbas polemikave qė shkaktoi kjo poezi nė media, shkrimtari i njohur cili u fol se do tė merrte postin e Presidentit tė Shqipėrisė nė qershor tė kėtij viti, njė propozim qė ai nuk e pranoi, cilėsoi se, "ishte imorale tė flitej mbi njė tekst tė palexuar". Kjo ėshtė e palejueshme pėr ēdo lloj etike, dhe tani publiku shqiptar ka mundėsi tė lexojė kėto vargje dhe tė gjykojė pėr ato qė janė thėnė", thuhet nė intervistėn e marrė nga kjo gazetė.

22 Maj - Njė pėllumb me njė unazė nga Malta ra nė duart e njė marinari shqiptar nė anijen "Frosina", teksa ajo udhėtonte nė ujrat Adriatike drejt portit tė Durrėsit. Pėllumbi, ngjyrė gri dhe moshė rreth 2 vjeē mbante nė kėmbėn e djathtė njė unazė plastike me dy parete, dhe nė letrėn e bardhė qė ndodhet mes tyre ishte shkruar me gėrma tė mėdha 10-1812 MALTA 2001. Ndėrsa, nė njė tjetėr unazė prej gome, ngjitur me tė ishin shkruar numrat 2140. Marinari 62-vjeēar, Rustem Sherifi, tha se "edhe herė tė tjera nė bordin e anijeve ku ai ka punuar janė ulur pėllumba me unaza, kryesisht nga Malta, ishulli nė qendėr tė Mesdheut". Gjatė vitit tė fundit disa gjuetarė kanė vrarė nė zonėn Durrės-Kavajė shpendė tė ndryshėm, tė cilėt sipas unazave qė mbanin nė kėmbė tė lėshuar pėr qėllime shkencore nga Greqia, Polonia dhe Jugosllavia.

23 Qershor - Nė fshatin Shushicė, rreth 12 km. larg nga qyteti i Elbasanit, jeton njė grua e ditėlindjes 1880, e quajtur Hava Ruda. E martuar nė vitin 1895, kur ishte vetėm 15 vjeēe, Havaja pati 8 fėmijė, 6 prej tė cilėve i vdiqėn herėt, ndėrsa vajza e saj vdiq nė vitin 1990, nė moshėn 80 vjeēare. Ajo ka rreth 100 nipėr, mbesa e stėrnipėr dhe jeton me nipin saj, Musa Koēi. Koēi tha se, gjyshja e tij deri para njė viti bėnte triko, por tashmė qė ka humbur shikimin, ėshtė e detyruar tė lėvizė me ndihmėn e familjarėve. Jetėgjatėsinė e saj Havaja ia dedikon punės sė vazhdueshme dhe pėrdorimit tė bulmetrave. 122 vjeēarja Ruda kujton me nostalgji ditėt e shėnuara tė jetės sė saj si dhe luftrat e fillim shekullit. Sipas ēertifikatės sė saj tė lindjes mendohet se ajo ėshtė njė nga njerėzit mė tė vjetėr tė botės.

14 Shtator - Njė breshkė gjigande e ngordhur ėshtė shfaqur nė akuatoriumin e portit detar tė Durrėsit. Breshka e ujit, me pėrmasa afro 6-7 herė mė tė mėdha se sa njė breshkė normale toke, kishte nisur tė dekompozohej dhe detarėt e kanė larguar atė jashtė portit nė gjirin e Durrėsit. Sipas ushtarakėve tė Grupit tė 28-tė detar tė marinės ushtarake italiane, tė dislokuar nė portin detar tė Durrėsit, breshka e ngordhur u shfaq nė ujrat pranė kalatės 1 tė kėtij porti. Ajo kishte pėrmasa afėrsisht prej 100 cm gjatėsi dhe 80 cm gjėrėsi dhe pluskonte nė det e pėrmbysur sė prapthi. Duket se ajo kishte ngordhur disa ditė mė parė dhe kishte nisur tė dekompozohej. Nė ujrat detare shqiptare mė e pėrhapur rezulton lloji i breshkės Caretta careta. Nga data 2 korrik deri mė 2 shtator nė rrjetat e peshkatarėve shqiptarė kanė rėnė rreth 84 breshka tė kėtij lloji, por peshkatarėt nga mosnjohja e kanė braktisur kėtė kafshė tė rrallė, duke e lėnė tė ngordhė.

5 Dhjetor - Marash Sukaj ka sfiduar urimin e shqiptarėve "u bėfsh 100 vjeē". Nė pamje tė parė mund tė mendosh se plaku nga Tamara, rreth 70 km larg qytetit tė Koplikut, ėshtė rreth tė tetėdhjetave. Ka vetėm njė dėshmi se ai ka jetuar vitet 1800-1900 e po jeton edhe nė ditėt e sotme tė vitit 2002. Nė letėrnjoftimin e tij thuhet se ditėlindja ėshtė 5 Dhjetor 1891, por tė afėrm tė tij thonė se mund tė jetė mė i madh. Megjithatė, dokumenti personal vėrteton mė sė miri kėtė jetėgjatėsi tė tij prej 111 vitesh. Ai ka mbi 70 nipa e mbesa, stėrnipa e stėrmbesa nė breza. Edhe nė kėtė moshė Marashi pėr asnjė ēast nuk i ndahet punės, ndėrsa, ushqimi i tij i preferuar janė bulmetrat, pasi gjithė jetėn i'a ka kushtuar blegtorisė.

(Publikuar me 24 Dhjetor 2002 18:38)


© 2001-2008 Parajsa Shqiptare. All rights reserved.
                             
Parajsa Shqiptare Forum
Parajsa iWantMP3 Online - The Audio Search Engine
Posta juaj elektronike @parajsa.com
Parajsa Njoftime Online
Hivemail - The missing update
Parajsa Simply MyMusic
Parajsa Video Online
Muzika Shqiptare dhe e Huaj!
Lojra ne Parajsa.com
Njohje Shqiptare
  Radio Parajsa
Radio Parajsa Dancer     Radio Parajsa Dancer
  Zeri i Parajses
Shpresa-AL Sh.p.k
Fjalor Emrash Shqip